E enjte, 25.04.2024, 12:31 PM (GMT+1)

Kulturë

Naser Aliu: Bizelizmi

E enjte, 11.06.2009, 08:59 PM


Naser Aliu

BIZELIZMI

Në një restorant të një enti federal në Gjermani: tre kolegë para meje, pas meje rreshti i gjatë. Hebreu:” zonjë, a keni një gjellë pa mish derri, ma ndalon religjioni,” zonja pohoi dhe i tregoi me gishtin tregues dy gjellët tjera me perime. Edhe për mua pa mish derri, tha përkthyesi nga Iraku. Unë buzëqesha. Që të dy më shikuan.

“ Ju do ta hanit njëri tjetrin në tigan, pa pritur të vihet në pjatë, e ja që të dy nuk hani mish derri!” i pëshpërita arabit para meje. Ai më shkeli në këmbë. Hebreu tundi kokën në shenjë pohimi...

Madje edhe që të dy bëhen synet, thash me vete; kanë aq shumë ngjashmëri sa edhe urrejtjen e kanë identike, të pakufishme dhe reciproke...

-Për mua pa mish lope tha përkthyesi nga India, ma ndalon religjioni. Zonja e shërbeu edhe atë.

-“E ju, çka nuk guxoni të hani, çka ju ndalon religjioni juve?”, m´u drejtua mua duke menduar se befasitë dhe rregullat përfunduan.

“ Unë guxoj të ha mishin e lopës dhe të derrit, zonjë, por nga karotat që shërbeni si kontorno, hiqni bizelet ju lutem. Ma ndalon feja ime.”

Të gjithë m´i zgurdulluan sytë dhe më shikuan me habi...

-“ Këtë nuk kam dëgjuar kurrë!”, tha zonja pas banakut herë duke më shikuar mua, herë duke mbushur pjatën.

“Zonjë, Enver Hoxha, diktatori jonë, na kishte ndaluar religjionet, ose besoje diktatorin ose përfundoje në burg. Dhe ne, disa të rinj, për ta sfiduar atë, menduam një fe të re, sepse nuk mund te ndalohej, ajo qe nuk ekzistonte publikisht. Dhe kështu krijuam bizelizmin.

Ne, dmth. bizelistët besonim se krejt universi para miliarda vitesh ishte një bizele apo i madh sa një bizele dhe rastësisht shpërtheu dhe kështu u krijua ajo që kemi sot. Nga çdo atom i bizeles u bënë planeta dhe ky proces vazhdon akoma... Pra nëse unë ha bizelen, ha universin dhe këtë mëkat nuk dua ta bëj...

Ajo zgjodhi tri karota dhe më lëshoi pjatën në dorë duke më shikuar e habitur...Interesante, shtoi ajo. Njeriu nuk pushon së mësuari...

E ç´ka thotë Zoti juaj për qametin - apokalipsin, m´u drejtua kolegu nga Iraki duke lëshuar pjatat në tavolinë.

“ Kur nuk rriten më bizelet, përfundon jeta në Tokë, ajo dëshmon për ekuilibrin e evolucionit, por jeta vazhdon jashtë...!”, i thashë unë.

Sidoqoftë më duket se bizelizmi qenka feja më e vjetër në botë, tha një koleg gjerman. Hebreu dhe arabi kundërshtuan...ne u shikuam në mes vete dhe vazhduam me drekën duke qeshur me të madhe...



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora