E enjte, 28.03.2024, 05:14 PM (GMT)

Kulturë

Halit Bogaj: Mexhid Mehmeti’’Monstrumada’’, përmbledhje në katër drama

E merkure, 10.06.2009, 05:13 PM


Mexhid Mehmeti’’Monstrumada’’, përmbledhje në  katër drama

Nga Halit Bogaj

I ushqyer vazhdimisht me ndjenja të fuqishme kombëtare dhe duke lexuar vepra të autorëve shqiptarë dhe botërorë, Mexhid Mehmeti arriti që lexuesit tonë t’ ia dhuronte një përmbledhje dramash me subjekt nga katër periudha të ndryshme kohore.

Të gjitha dramat e tij frymojnë nga bota dhe toka shqiptare, me theks të posaçëm në vuajtjet tona shekullore nga armiq të shumtë që ishin mësyer në mënyrë të pamëshirshme mbi trojet tona të lashta.

Autori i mirënjohur, në mënyrë të përsosur,  arrin që  të tipizojë karaktere  të pavdekshme që mbesin përherë në kujtesë si personazhe pozitive dhe negative.

Ai hyn thellë në shpirtin njerëzor, duke u përpjekur që me besnikëri sa më të amdhe ta kryejë misionin e tij të lartë letrar.

Ai gjurmon vazhdimisht në traditën tonë heroike , duke nxjerrë trima dhe heronj të dëshmuar që ishin mësuar me luftra të shumta dhe të përgjakshme. Krijon figura madhështore që flijojnë veten për t’u çliruar nga të tjerët, e sidomos skalit angazhimin e një personazhi i cili përpiqet ta shpëtojë nga ekzekutimi një djalë hasreti të një nëne shqiptare, i biri i së cilës ishte vënë para pushkatimit.

Dramaturgu M.Mehmeti, gjithnjë orvatet që vendosmërisht të mbetet besnik i një përshkrimi të një realiteti të zymtë që e kemi përjetuar nëpër valët e ndryshme të historisë sonë kombëtare.

Krijon edhe personazhe të egra negative  nga radhët e okupatorëve tanë të përbetuar, si në kohën e turkut, ashtu edhe të serbit.

Derisa pashai turk përpiqej të gjente tradhtarë dhe aleatë nga radhët e popullit tonë dhe ta shfaroste farën shqiptare, në periudhat e mëvonshme serbët karpatianë ua nxirrnin sytë shqiptarëve dhe ua hanin trurin. Ajo që ishte edhe më e tmerrshme, ata mburreshin me veprat e tyre morbide, të përcjellura historikisht nga stërgjyshërit e tyre gjakatarë. Mburreshin sepse të tillë ishin gjenetikisht në zemër  dhe në shpirt, për ta sjellur në vend porosinë e të parëve të tyre nga stepat ruse.

Në veprën ‘’Monstrumiada’’ kemi monstrumë të ndryshëm ogurzi, që veprimet e veta satanike i konsiderojnë si fitore. Ata vërtet janë bij djajsh shekullorë që janë përbetuar vetëm për të bërë zi e më zi ndaj qenjes sonë duke na maltretuar gjithnjë dhe pa u ngopur asnjëherë nga një vazhdimësi e tillë e lindur dhe e trashëguar nga vetë etnosi i tyre.

‘’Monstrumiada’’ vërtet është e mbushur përplot monstrumë të llojit specifik dhe të sojit të bishave të egra, që vetën e quajnë’’njerëz të civilizuar’’.Përpjekjet e tyre  përhershme për ta mposhtur këtë popull ishin bërë rutinore dhe si një obligim i tyre gjithëkombëtar, çfarë u pa edhe kohëve të fundit, me çka u trondit mbarë bota dhe civilizimi njerëzor.

Më në fund mbetën të vetmuar, ashtu siç e kishin merituar.

E vërteta e gjatë historike doli në shesh, duke dhënë rezultate konkrete që Kosova të bëhej varri i tyre përfundimtar, duke e humbur ëndrrën çmendurake se kinse ajo ishte ‘’ djepi i tyre’’!

‘’Monstrumiada ‘’ është një risi e viteve të fundit e cila mbush sadopak atë zbrastësinë e krijuar në lëmin e dramaturgjisë shqiptare, si një gjini mjaft e vështirë për t’u shkruar, por  e mbetur në harresë edhe nga vuajtje të shumta nën okupim tonë klasik, ashtu siç e përjetuan edhe të gjitha veprimtaritë e tjera kulturore, ekonomike, sociale etj.

Ishim të ndjekur, të maltretuar, të persekutuar dhe të likuiduar fizikisht gjatë atyre viteve të vështira ku populli përpiqej vetëm të mbijetonte. Mbi ne derdheshin dhe vepronin golgota të ndryshme që  nuk mund t’i mendonte mendja e shëndoshë njerëzore. Thjesht nuk mund t’i hapnim sytë në asnjë mënyrë, e mos të flasim për të krijuar diçka ambicioze. Ishin vite tmerri të paparë kur mbi këtë popull zhvilloheshin skenat më shtazarake nga armiku kujdestar të  cilin e pengonte gjithçka që ishte shqiptare dhe që frymonte shqip. Kjo  ishte gjeneza e definuar e ferrit njerëzor mbi këtë tokë të atdheut tonë të rrezikuar edhe nga shfarosja e përgjithshme fizike.

Pikërisht tek ai armik i ka rrënjët vepra e fuqishme e dramaturgut Mexhid Mehmeti, së cilës i përkushtohet me angazhim të madh për ta nxjerrë në dritë si një realizim tejet të qëlluar dhe të kërkuar qysh moti. Veprës ia kushton një pjesë të madhe të jetës së tij, duke i përshkruar të gjitha zezonat dhe lavditë tona shekullore.

Me sukses të madh arrin që ta krijojë një vepër të tillë origjinale dhe me peshë të caktuar në artin letrar, të cilën e karakterizon një përmbajtje që trishton me fatkeqësitë tona të njëpasnjëshme.

Për t’i kuptuar të gjitha ndjenjat e brendshme të dramaturgut, gjithsesi duhet të lexohet vepra e tij e mrekullueshme nga e cila mund mësojmë  shumëçka dhe t’i evokojmë edhe të gjitha ato që i përjetuam mbi supet tona dhe që ishim dëshmitarë të gjallë dhe aktorë të atyre skenave të llahtarshme.

Këtë vepër e dallon edhe dhuntia e krijuesit për të na bërë sa më të lehtë për t’u lexuar dhe sa më konkrete për t’u kuptuar, ndaj edhe për t’u luajtur në skenë. Në vepër mbetet hapësirë e madhe për të nxjerrë porosi të ndryshme të cilat na shpijnë në drejtim të vigjilencës sonë se armiku nuk flen asnjëherë.

Personazhet pozitive të saj janë të skalitura me veti të larta njerëzore dhe me ideale të pashuara për ta parë popullin e tyre në  dritë të vërtetë dhe në liri sa më të shpejtë.

Dashuria e pavdekshme ndaj folklorit shqiptar, i shërbeu autorit edhe  për një dramë tjetër,  vërtet të realizuar si duhet, aq më tepër për të na i kujtuar edhe përmasat legjendare të atij folklori.

Edhe titulli i saj’’Vdekja e hijshme’’, tregon se edhe vdekja burrërore ka bukurinë e saj, madhështinë e papërshkruar dhe jehonën shekullore në zemrat liridashëse njerëzore. Vdekja e hijshme është një amshim i përbetuar dhe një porosi e qartë  e cila duhet t’i përket çdo njeriu të gjallë. Kjo  dramë është lënë në fund, por ka lidhje të afërt edhe me monstrumin shpirtëror të një plake që bëhet shkaktare e vetëvrasjeve tragjike të kryepersonazheve të legjendës së njohur, duke mos i lënë të qetë dy të dashuruar as në botën e përtejme.



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora