Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Selim Hasanaj: Sa janë shqiptarët besnik të Kanunit të Lekës?!

| E merkure, 10.06.2009, 07:24 PM |


SA JANË SHQIPTARËT BESNIK TË KANUNIT TË LEKËS ?!?

Nga Selim Hasanaj

Edhe nji herë nga zemra falenderojë z. Kadri Sherifi i cili hapi nji temë interesante me shkrimet e veta me dhjet nentituj në të cilat janë perdorë mbi katermbdhjet mijë fjalë dhe të cilat i ka  perbledh  me titullin KANUNI I NEGLIZHENCES. Unë para dy tri ditve bana nji shkrim dhe aty e pata quejt z. Kadri Sherifi , Faik Konicë i shek dekaden e parë të të cilit po e perfundojmë. Ashtu sikur z. Ajet Nuro edhe mue shkrimet e z. Sherifi më impresionuen dhe edhe unë pash se të thuhet : " NESE FLIJA ASHT USHQIM KOMBËTARË KOSOVAR, OKB-ja NUK DUHET TA PRANOJË KOSOVËN SI ANTARE! C`FAR KONTRIBUTI MUND TI JAP KËSAJ ORGANIZATE NJI POPULL QË HA FLI? NJI POPULL ME PSIKOLOGJINË E KOMPLIKUEME SIKUR FLIA! NJI POPULL TË CILIT NUK JA VRET NDERGJEGJEN IDEA E FLISË, ASHT NË GJENDJE TË BAJË DHE GELLTISË EDHE ABSURDITETE TJERA TË TË NJEJTIT NIVEL..." Pra vetem këto fjalë pothuej se mjaftojnë që z. Kadri Sherifi të thirret Faik Konica i këti shekulli.
Neve si popull jemi të mësuem me na lavdue, me na lajthitë, me na i rreh krihet jo veq kur kemi të drejtë ose bajmë dicka mirë , por ma së shumti kur gabojmë, kur nuk kemi të drejtë dhe kur bajmë punë të pamira. Do i numrojë disa shembuj para se me dal te merita që ka Kadri Sherifi per tu krahasue me Faik Konicen, në mos per tjeter padyshim per guximin e tij qytetar që të kritikoj, ta ndanë të miren nga e keqja dhe të bardhen nga e zeza. Neve ( brezi im me mbi gjysem shekulli jetë) të gjithë jemi deshmitarë se si dikur në kohen e pushtetit serbojugosllav kur duhej të zgjidhen politikajt lokal e edhe ata komunal e ma lartë, gjithmonë neper mbledhje kemi shkue vetem sa per të pa se kush cka po flet dhe kush kend po e propozon! Dhe aty kemi propozue, kemi perkrah kandidat të paaftë, injorant, servil, e gati edhe analfabet. Kjo ndodhte per dy arsye. E para asht se njerzit e shkolluem dhe të aftë i kemi pas zili dhe jemi perpjek ti pengojmë në ecjen e tyne perpara në karierë dhe e dyta edhe njerzit e shkolluem dhe profesionalist të vetdijshem per pengesat që do i kenë pikrisht me njerzit e vet, me familjaret dhe me të afermit zakonisht u kanë ba OJNA kandidimeve dhe posteve. Ato poste i pranojshin injorantet dhe ata tash ashtu cfar ishin normal se merrnin turr dhe gjithmonë ua kemi pa sherrin. Unë mbaj mend kur dikush ka propozue dikend per dicka, dhe kur turma ka plas në gaz sepse kandidati që propozohej ishte nji palaqo me të cilin banin shaka krejt lagjëja, por megjithate ai zgjidhej sepse propozuesi thoshte , ai ka kohë të mirret me punë të kota! Aspak nuk e shifshim se ishim neve të gjithë që mirreshim me punë të kota,ndersa ai që neve qeshnim me te ai do mirrej me punë me randësi, por sa do ishte i zoti per to?!
Nga pervoja ime jetsore tue jetue neper vende të ndryshme të Evropes , ku edhe pata rast të shof dhe sado pak edhe ti njof popujt e shumtë të kulturave të ndryshme kamë ardhë në perfundim se sa u perket traditave neve shqiptaret padyshim jemi popull që vetem per nji qime floku ndryshon nga popujt e shteteve dhe kulturave islame. Edhe flia, teknika dhe mjeshtria e pregatitjes së saj ka gjasë se na ka ardh së bashku me osmanllinjet dhe neve e adoptuem si ushqim kombëtarë me të cilin mburremi. Pra e shkrova teknika dhe mjeshtria dhe jamë i vetdijshem se at teknikë dhe at mjeshtri askush nuk na e lakmon. Neve mburremi me flinë, dhe harrojmë se neve me at mburrje tregojmë se jemi ba FLI.
OKB-ja nuk han fli dhe nese neve nuk kemi dicka tjeter per ti ofrue asaj me të drejtë thotë Kadri Sherifi se vendi i jonë nuk ishte dasht të jet në OKB. Ky asht guxim qytetar, dhe guxim qytetar kanë vetem individet e ngritun dhe të arsimuem të cilet qytetnimin dhe kulturen e kanë mbi nivelin e kombit të vetë. I tillë ishte Faik Konica dikur dhe i till po del Kadri Sherifi sot.
Pra besojë se sado pak e arsyetova mendimin tim per z. Kadri Sherifi dhe tash do vazhdojë me shkrimin adekuat që i vuna titullin ma nalt. Sa janë shqiptaret besnik të Kanunit të Lekes!?
Kësaj pyetje i pergjigjem me pyetjen; sa asht Kanuni ligj, urdhen, forcë, zakon etj, etj  që sundon me individin shqiptarë dhe me ate shqipfolës. Unë mendojë se Kanuni ashtu cfarë ai asht, origjinal apo i perziem asht ligj dhe forcë sunduese per shqipfolsat ndersa shqiptaret as që e njofin Kanunin. Shqiptaret njofin arsimin, zhvillojnë kulturen e vetë tradicionale pa e perzie me asnji fe as sekt, pa e perzie me Kanun as me Sheirat.
Shqipfolsat gjithmonë per ti arsyetue veprimet e veta të liga dhe pise, veprimet vrasese , kriminale e banale, ata si mbulojë apo satisfaksion thonë se po veprojnë në emen të Kanunit. Mendojnë ta shfajsojnë veten e ta fajsojnë traditen. Bajnë kështu sepse injoranca e tyne , karakteri i tyen i ultë stimulohet nga faktori i jashtem anmiqësorë. Dhe populli jonë anmiq ka në radhë të parë komshit e vet serbo sllav dhe greket në jug.
Unë kamë në vitrinen e librave të mija Kanunin, Kuranin dhe Biblen. Kanunin e kamë mesa mbajë mend që nga botimi i parë i tij në Dardani diku në fillimin e viteve 1970-ta. Askund aty e as në Bibel nuk kamë lexue se kur vdes njeriu dhe pas vetes len gruen e vej, me nji ose ma shumë fëmi, ate duhet ta martojë së pari vëllau i të vdekunit e nese nuk ka vëlla kushdo kjoft tjeter i fisit. Neve jemi deshmitarë të shumë martesave të tilla neper të gjitha fshatnat shqiptare të ethnikumit tonë shqiptarë.
Martesa të tilla gjithmonë ka pas tek popujt kurd, turq, qerkez, afgan, palestinez,pers etj, etj, këta popuj të fesë dhe kultures islame.
Dihet se shumë vrasje dhe ngatrresa në mes të shqiptarve kanë ndodhë pikrisht per shkaqe të këtyne martesave, andaj mendoj se Kanuni këtu nuk ka faj. Faji asht te adoptimi i kultures së huej të cilen kulturë e adoptuem dhe edhe sot me trend shokues e adoptojmë permes fesë.
Askund në Kanun as në Bibel nuk kamë lexue se nese vdes grueja e re, gjinia e saj, pra familja ku ajo ka lind duhet ti ofrojnë dhandrrit nji nuse tjeter derisa te vdekunes janë  tue ja mbulue trupin me dhe në varr. Nusja tjeter zakonisht asht motra ma e re e të vdekunes. Edhe kjo traditë e popujve me fe dhe kulturë islame të cilen neve e kemi ba pergjat viteve deri sod.
Kanuni shqiptarë sa u perket martesave na mëson se as mbrenda shtat gjeneratave në fis nuk banë të martohemi e jo që nusen e vëllaut të vdekun ta kthejmë sikur thonë edhe per fëmijë të moshave të mituna kur grueja e ve asht dyfish ma e vjeter.
Kanuni shqiptarë na mëson se GRUEJA - FEMNA nuk guxon të torturohet, nuk guxon të vritet dhe në prezencen e saj as nuk guxon të mirret gjaku pra të kryhet hakmarrja. Kultura dhe ligjet isalme të Sheiratit edhe gruen e dhunueme e denojnë si të pamoralshme ( në vend që ti denojnë dhunuesin-it) dhe grue shkreten e mbysin me gur derisa ajo asht e groposun deri në fyt.
Andaj unë posa lexova shkrimet e z. Kadri Sherifi u inspirova tejmase sepse ato më pelqyen. Janë shkrime të thukta, kanë vlera të mëdhaja sepse nuk i nenshtrohen rregullave strikte të tabu temave; mos e prek KANUNIN  se asht i shejt, mos fol per atë e mos folë per këtë, shprehi këto primitive tonat, z. Kadri Sherifi ka guxim, ai asht i arsimuem dhe i ngritun, andaj ai ka mbledh të metat që i ka Kanuni dhe ato të meta ai i kritikon deri në deklasim dhe me këtë ai lufton të keqen tonë ma të madhe HAKMARRJEN (sikur e thotë ai) ndersa unë e quej VËLLAVRASJE.
E quej ndryshe nga kadri Sherifi dhe nuk pajtohem me te per këtë pikë sepse neve si popull pothuej asnji herë nuk jemi hakmarr kunder pushtuesit, kunder dhunuesit, kunder anmikut të gjakut tjeter. Neve kemi falë, neve kemi harrue, neve kemi ba veshin shurdher dhe syt e verbet nese dikush i huej na ka ba keq, por neve gjithmonë kemi kjen të pamëshirshem kunder njani tjetrit, kunder të afermit kunder njerzve të nji gjaku si neve. Andaj mendojë se faji i Kanunit që si traditë apo kod zakonor na mbet dhe e kemi në krahasim me fajin e jashtem asht minor. Faji i jashtem asht tek perqafimi i jonë i vlerave të hueja dhe at perqafim neve e bajmë disi shpejt dhe pa dhimbje, pa dukje ashtu tinzisht. Bahemi ma PAPË SE PAPA. Po pra këtë shprehje e perdorim shpesh per njani tjetrin reciprokisht sepse jemi të tillë.
Asnji popull nuk do e merrte per thanje të menqme-filozofike ate: PER INATI TË RES MË VDEKT DJALI, pastaj NJI GJARPEN QË S`ME HAN MUE RRNOFT NJIQIND VJET etj , etj thanje këto banale nga të cilat njeriut normal i vie vajë kur i ndegjon.
Jemi i vetmi popull që vlerat dhe kualiteti na pengon dhe i luftojmë ato me tanë forcat. Jemi i vetmi popull që kenaqemi me pak dhe kjo ndodhë nese per at PAK duhet të angadhohemi dhe kjo deshmon se jemi popull dembel-pertac , ose jopuntorë. Këtë e arsyetojmë me fjalet; hajt se mirë boll asht, hajt se nuk ka dert, hajt se e kryej masandej etj, etj.
Jemi i vetmi popull që luftojmë per me pas e jo me dijt. Jemi i vetmi popull që dijen e vlersojmë me letra të shkrueme pra me diploma të cilat shpesh i blejmë edhe me para, me korupsion e edhe me kerrcnime e shantazh. Pra per të gjitha këto që i shkrova jemi i vetmi popull që jeton në Evropë dhe asht i tillë, sepse si neve janë të gjithë popujt e fesë dhe kultures islame, popuj këta që kurr nuk e nalen luften VËLLAVRASESE ashtu sikur neve. Popuj këta që per kulturë kanë qajin të ziem me gjygym mbi gjygimin dhe që , halven, bakllaven, hurmet dhe numrimin deri në tridhejt e tre të cilin numrim e mësojnë permes tespihve e quejn kulturë ashtu sikur neve shqiptaret që e kemi flinë per kulturë kombëtare.
Dhe si perfundim po thamë se shqiptaret dhe shqipfolsit ashtu si konglomerat dhe mishmash krijesash nuk respektojnë fort KANUNIN  e as kodet dhe ligjet tjera qofshin ato fetare apo shtetnore, ata ato i respektojnë vetem nese detyrohen dhe nese kanë interes. Këto tipare janë tipike të kultures islame. Nese i kuptojmë të metat tona, nese i menjanojmë zakonet dhe adetet e hueja , kryesisht ato të popujve islam padyshim neve do bahemi ma të mirë dhe do ecim perpara në hap me zhvillimin e civilizimin njerzor. Kur thamë kështu unë nuk mendojë se duhet të preket feja dhe besimi islam. Le ta praktikojnë këtë fe ata që e ndjejnë dhe e besojnë, por mos ti perziejnë obligimet fetare islame me zakonet dhe traditen e vetë kombëtare. Nese duhet ti lëshohet pe njanes tue e sakrifuikue tjetren atëherë shqiptari duhet ta sakrifikojë fenë per kombin.
Kështu mendojë unë dhe kështu jetojë me bindjet e mia. Kamë bindjen se shqiptaret, bile edhe ata të besimit krishten e perziejn KANUNIN  dhe zakonet tradicionale me ato që i solli Turqia pushtues per pes shekuj. Duhet ti flakim ato zakone.

Selim Mustafë Hasanaj
Sarpsborg
Norvegji