Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Mazllum Saneja: Letër e hapur Ministrit të Kulturës të Polonisë...

| E merkure, 10.06.2009, 07:55 PM |


MAZLLUM  SANEJA

LETER E HAPUR MINISTRIT TE KULTURES DHE TE TRASHEGIMISE KOMBETARE TE
POLONISE, Z. BOGDAN ZDROJEWSKI DHE  DREJTORIT TE INSTITUTIT TE LIBRIT
Z. GRZEGORZ GAUDEN,

Shpreh mirenjohjen time te thelle si poet dhe perkthyes letrar qe me keni ftuar te marr  pjese serish ne Kongresin e Dyte Boteror  te Perkthyesve Letrar te Letersise Polake ne bote, qe u organizua fale Juve, qe u mbajt ne Krakow qe nga data 03.06-07.06.2009, ku ishin te pranishem 267 perkthyes nga tere bota. Ju jem shume mirenjohes qe me keni lejuar te lexoj edhe kumtesen time "Rrjedhat e letersise shqipe qe nga fillimet e saja deri te letersia bashkekohese shqiptare", kumtese e cila  u mireprit nga pjesemarresit e ketij Kongresi. 
Nderkaq, gjeja qe me nevrikosi dhe me hidheroj  aq shume ishte ndarja e Cmimit Trans-
 atlantik ne fushen e perkthimit letrar te letersise polake ne gjuhe te huaja, te cilin cmim Juria ia ndau   perkthyeses serbe Biserka Rajcic, nga Beogradi i Serbise, duke anashkaluar emra te medhenj ne fushen e perkthimit letrar. Se kendejmi, une si nje perkthyes i letersise polake tashme tredhjete e dy vite me radhe, qe kam perkthyer me se 20 libra nga letersia polake ne gjuhen shqipe, per te cilen gje jam lauruaredhe me Cmimin me prestigjioz ne fushen e perkthimit letrar ZAIKS (1976) e kam ndier vetveten paksa te lecitur, te mohuar dhe nencmuar nga Juria e caktuar e cila fare nuk i marr ne konsiderate kerkesat e perkthyesve te tjere, te cilet me siguri kane vlera me te medha se sa perkthyesja e shperblyer.
Thene te verteten kjo nuk me cudit fare kur juria e caktuar ne krye me Adam Zagajevskin
(kryetar i Jurise, poet i perkthyer dhe i shperblyer disa here ne Beograd), Julian Korhauserin(anetar i  jurise, poet i perkthyer dhe i shperblyer ne Beograd, i njohur me qendrimin proserb dhe antishqiptar)  dhe Andreas Bodegard(anetar  i jurise, perkthyes letrar nga Suedia).
Eshte e udhes te ve ne spikame se fjala e thene e z. Adam Zagajevski ne mbremjen
 solemne ne Krakow(ne amfiteatrin e Teatrit "Jul Sllovacki") nuk ishte vetem promovimi i laureates
serbe Biserka Rajcic, po para se gjithash ishte promovimi i tere popullit serb dhe i Serbise, qe sipas  z. Zagajevski "Serbia dhe populli i shumevuajtur serb me se shumti kane hequr te zite e ullirit gjate  regjimit te Sllobodan Millosheviqit, dhe se tere elita intelektuale serbe e edhe perkthyesja jone e mirenjohur serbe Biserka Rajcic ne kushte dhe rrethana te luftes ka pasur vullnetin e madh te perkthej  letersine tone, e cila tashme eshte e njohur ne Serbi"
Se kendejmi shtrohet pyetja: Cfare e shtyri z. Zagajevski te flase me nje ton te tille,
te flas me paternalizem dhe dhembje te madhe per kombin serb, i cili lansuaka Sllobodan Millosheviqin,  qe eshte produkt  i vete popullit serb. Ketu nuk duhet harruar faktin se po ky Adam Zagajevski vite me pare nga vete dora e Dobrica Qosiqit  ne mjedis te Beogradit mori shperblimin kombetar serb, kur dihet mirefilli se Dobrica Qosiq eshte babai i nacionalizmit serbomadh, i cili vite me radhe bashke me akademike te tjere serb kane pergatitur skenarin famekeq per likuidimin fizik te Shqiptareve te Kosoves dhe te Boshnjakeve te Bosnjes. Nderkaq, ju njoftoj me siper se perkthyesja jone nga Beogradi , laureatja
e sivjeme Biserka Rajcic jo nje here ne tere shtypin serb dhe polak sulmoi ne menyre te paskrupullt popullin shqiptar te Kosoves ne kohen e spastrimeve etnike, duke na atribuar si nje popull i eger dhe  terrorist.
Per fund doja te theksoj qe ne te ardhmen te shikoni dhe te analizoni me thelle se kujt
 duhet dhene cmime te tilla prestigjioze, qe keto cmime t'i marrin, ne radhe te pare, perkthyesit dinjitoz te  letersise polake ne gjuhe te huaja, vepra e te cileve perkon me njerezoren, te miren dhe te bukuren, se perkthyesit do te duhej te jene ndermjetesues ndermjet kulturave dhe popujve e jo cfare beri  Adam Zagajevski, duke lavderuar dhe himnizuar popullin dhe letersine serbe, duke anashkaluar dhe harruar ne menyre tendencioze se ne keto hapesira ka edhe popuj dhe kultura te tjera, qe sipas shkrimtarit te madh humanist Ryszard Kapuscinski i cili me te drejte thote"Fal perkthyesit zgjerohen horizontet tona, mendimet tona, thellohet mirekuptimi im, dija jona dhe ngjallet ndieshmeria jone"
Dhe me kete theks e mbyll kete leter.

Varshave, 
Mazllum Saneja
Poet dhe Perkthyes
10 qershor 2009