Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Selim Hasanaj: Më fal o Burr i Madh

| E merkure, 10.06.2009, 07:59 PM |


MË FAL O BURR I MADH
(Babë Mustafës per kujtim)

         
               I
Ti që perjetove ta shohish babën e coptuem,
ti që pa vëlla mbete sepse Ate e helmuen.
Ty që pronë e pasuni kolonet ti zapuen,
rrugave u rrite, por mbijetove sado të munduen.
 
               II
Ti , që per jeten në LIRI besove,
pa hezitim luftes per te ju bashkove.
Kater vite luftë kunder fashizmit,
dy vite maleve kunder komunizmit.
 
               III
Ti që në Drenicë, pave me sytë e tu,
se si vëllau kunder vëllaut ka luftu.
Lufta bahej, per hir të drapnit e cekiqit,
mbrohej Shaban Palluzha, nga sulmet e Malë Sadikit.
 
               IV
Ti që të gjitha mue mi tregove,
sa shumë loti të rrodhi e sa ofshamen e lëshove.
Fjalet tua ishin histori e gjallë,
tregoje të kaluemen , shpirtin per ta c`mallë.
 
                V
Dhe unë si fëmijë sa shumë të ndegjova,
kur  fillova shkollës dhe t`lexojë mësova.
Mësuesin tim tash kisha idol,
librat që ai na i mësonte kishin tjerë heronjë.
 
                VI
Milladini, Emini, Bora e Ramizi,
Sava e Josipi, Pijade e Fadili.
Ishin këta emna që nga mësuesi i mësova,
ata  që Ti mi mësove ti harrojë fillova.
 
                VII
Mbramjeve gjatë dimnit kur bante acar,
unë lexoja ndonji libër , e Ti m`shikjoje me mallë.
Biri im më thoje, veja kokës gishtin
Janë rrena këto libra, prralla t`komunizmit.
 
                 VIII
Historinë e sakt, unë ta tregojë,
asnji nga këta gjakpirsa nuk mund t`jetë heroj.
Heroj ishin ata, që me plisin në ballë
luftuen deri n`vdekje Atdheut zot me i dalë.
 
                 IX
Dhe unë naivi pysja veten ashtu si i ri
ku din ky plakush të tregojë histori?!
Unë besoja mësuesin, dhe moshataret që kisha
xhaxhin kisha idol, unë tjeter nuk dija.
 
                  X
Unë rritesha e Ti plakeshe,
n`pleqni u bane i heshtun.
Nuk folshe si perpara,
shumë rrallë ishe i buzqeshun.
 
                 XI
Mbaj mend ditën o Babë
kur ti pash lotet në sy.
Nuk e dija shkakun as arsyen,
sa më erdhi keq per Ty.
 
                 XII
Mendova, ndoshta të ka lodhë pleqnia
si nuk më shkojë mendja se je lodhë nga prrallat e mia!
Unë në fund të odes, ulun mbi trapazan
lexoja nji liber që Enver Hoxha emnin mban.
 
                 XIII
Ti Babë i dashtun, afer mu afrove,
Dy pika lot të duelen dhe nji ofsahmë leshove.
Ndegjom or bir, hudhe atë dreq nga dora,
E ka shkrue KATILI, e ty ta mësojnë do hora.
 
                  XIV
Pse se lexon Fishten, Koliqin e Konicen
kujtoje Marie Shllakun e Ymer Berishen.
Mëso per Ndu Perlleshin e Per Sadik Ramën
Kujtoje Tal Kurteshin se t`madhe e ka famen.
 
                  XV
Ka edhe shumë tjerë janë me qindra e mija
Burra atdhetar që i ka pas Shqipnia.
Ndersa këta që ti sod je tue i pa
robninë ne na suellen , na kanë lanë ner shka.
 
                  XVI
Oh sa shumë me fole, dhe zani të dridhej,
neper koken time dyshimi perhidhej.
Lotet të shkonin vadë, nuk muj i ndalojshe
me ata sy t`perlotun, permallshem më shikjojshe.
 
                   XVII
Tash mas shumë viteve, dhe me mallin per Ty,
kujtojë atë kohë t`merrshme me plot lot në sy.
Tash po të rrefehem, dhe po e pranojë
se fjalet TUA BABË, perherë i kujtojë.
 
                   XVIII
Kur isha i ri shumë pak ju besova
fjalet që Ti mi thoshe askujt s`ja tregova.
Jo pse kjo ishte punë me sekret,
por nga librat që lexoja indoktrinohej koka e shkretë.
 
                   XIX
Shumë moti jamë bind, dekada kanë kalu,
Nuk pata rastin falje met kerku.
Andaj sod këta rreshta, këtu po i rendisi
Thamë; M`FAL O BABË TY N`PARAJSË T`PUSHOFT SHPIRTI.
 
Selim Mustafë Hasanaj
Sarpsborg: 10.06.2009