Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Hajdin Islami: Në Prizren shënohet sot 131-Vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

| E merkure, 10.06.2009, 06:39 PM |


Në Prizren po shënohet sot 131-Vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Nga Hajdin ISLAMI

PRIZREN,10 QERSHOR 2009-Në Prizren sot kanë filluar aktivitete të ndryshme me rastin e shënimit të 131-Vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit(LSHP). Ky manifestim i madh po organizohet nën patronatin e Kryetarit të komunës së Prizrenit, Ramadan Muja. Po ashtu sot në “Shtëpinë e Bardhë” në Prizren është mbajtur edhe një Akademi solemne me rastin e kësaj dite të rëndësishme për popullin shqiptar. Prizreni sot i ka dhënë titullin ”Qytetar Nderi” personalitetit të njohur nga Shqipëria, Kudusi Lame. Ndërsa Rrjeti i Organizatave Shqiptare nëpërmjet në komunikate ka njoftuar se për sot kanë përgatitur aktivtete të shumta me rastin e kësaj dite.