E premte, 29.03.2024, 10:16 AM (GMT)

Kulturë

Arsim Halili: Reflektime nga gazetaria në krijimtari letrare dhe anasjelltas

E merkure, 10.06.2009, 06:59 PM


VËSHTRIM  I LIBRIT  “IDE   TË  TRAZUARA” AUTORIT   BILALL MALIQI

Reflektime  nga gazetaria në krijimtari letrare dhe anasjelltas

Nga Arsim Halili

Në  vazhdën e shumë publikimeve nga krijimtaria letrare, qoftë në poezi, prozë, apo diçka të këtij lloji, megjithatë Bilalli, po na ofron  çdo ditë me tutje inovacione në fushën e krijimtarisë letrare. Në jubileun e tij, të nxjerrjes në dritë të dhjetë botimeve, ai  vendosi që pas nëntë veprave të botuara, veprën e tij të dhjetë, ta nxjerrë të një lloji të veçantë.  Mund të themi lirisht se është ndoshta botim i parë i këtij lloji, jo vetëm në Luginë, gjithsesi kjo është  vërtet, por konsideroj edhe në hapësirat tjera shqiptare. Libri titullohet  “ Ide të trazuara”
Pse ky titull kështu?
Çka e shtyri autorin t’i qaset kësaj problematike?
Cilat janë efektet e librit ?
Pse e bëri Bilalli këtë reflektim  nga fusha e gazetarisë?! 

QASJE REFLEKSIVE

Ai përmblodhi  intervistat e botuar në revistat “Perspektiva” dhe revista “Diellori”, ato i kompletoi në një libër të vetme të cilët lexuesit do ta shohin dhe do t’i japin opinionet e veta rreth rëndësisë së librit.  Me sa shihet në libër këta artikuj,  janë të botuar gjatë këtyre dy viteve të fundit, respektivisht nga viti 2007. Kjo është struktura e librit që e ka përmbledhur autori.
Por le të ja hedhim një sy në këndvështrimi, ku do të mundohemi t’i japim opinionet tona rreth botimit të këtij libri . Fillimisht  e cekëm  atë, se pse ky titull kështu?!
Fatmirësisht, Bilalli duke qenë edhe në cilësinë e gazetarit, por edhe te shkrimtarit, ai e reflekton këtë edhe te njëra edhe te tjetra. E them këtë se duke qenë gazetar, ai gjurmon jo vetëm për ta kryer një punë përditshmërie,por është një hulumtues për të gjetur dhe ofruar lexuesve edhe të rritur edhe të vegjël, njerëz me pietet që vërtet kanë bërë emër qoftë në letërsinë për të rritur, pse jo edhe për fëmijë.
Dhe reflektimi tjetër është se Bilalli, duke qenë një krijues letrar, tani më përvojë, ai i gjen krijuesit nga skajet e ndryshme. Nga krijuesit e intervistuar nxirret shumë çka nga përvoja e tyre edhe profesionale edhe artistike, për të cilën gjë si duket, di ku ta prek çështjen, për të ofruar sa më shumë  lexuesit informacion me interes. Autori nuk mëton vetëm për ta kryer një rutinë ditore në gazetari, sepse i tillë lexuesi së pari do të njihet me personalitete të ndryshme letrare, do të akceptoj më qartë mendimin e çdo krijuesi, si nga këndi letrar, por edhe ai intelektual.  Bilalli përmes pyetjeve nuk nxjerr vetëm atë se  çka thotë për momentin krijuesi i intervistuar, por aty do të shohim energjinë e tyre pozitive të punës që e bëjnë ata. Pastaj do të shohim gjykimet e tyre ne përditshmërinë letrare, se çka është duke shkuar në vijë të drejtë, e çka është duke devijuar nga kjo rrugë. Thjeshtë Bilalli ka ofruar te lexuesi shumë çka në interes. Duke filluar nga lexuesit e rëndomtë, deri te ata që kanë edhe qasje studimore, ndaj këtyre krijuesve dhe veprave të tyre. Nëse te lexuesit, me ose pa dashje, nuk kanë arritur të shohin dhe t’i lexojnë, nëpër revistat  e lartpërmendura, ndonjërin nga këta krijues të përmbledhur në librin “ Ide të trazuara”.

EFEKTET

Ata tani  në këtë libër, jo vetëm e kanë atë mundësi të formojnë botëkuptimin, për secilën krijues veç e veç dhe të nxjerrin përfundime, dhe efektin se  cili nga krijuesit, ka apo nuk e ka atë arsye çfarë e thekson gjatë intervistës. Ky libër  ka edhe elementet ideo –estetike nga ajo se si shprehen artistët e intervistuar gjatë komunikimit , sepse aty shihet se idetë e tyre nuk janë shprehur brenda një rrethi vicioz, por është shumë më shumë se kjo. Në brendësinë e librit shohim se janë shprehur edhe me figura stitilistike, ashtu siç dinë të shprehen në përditshmërinë e tyre letrare. Ata që e lexojnë më vëmendje do ta shohin se ka arsye të shumta, për tu lexuar ky libër.  Në këtë rast, mos e lexoni për autorin, jo për krijuesit e përmbledhur në këtë libër, por për veten e tuaj, sepse nga  gjithë këta mendimtar të artit letrar, në qoftë se e nxjerrim, qoftë edhe një gjykim real, mund të formojmë bagazhin tonë të njohurive  letrare, e lëre më, se mund të mësojmë shumë më shumë,  nga ajo që po shprehmi në këtë vështrim.
Të gjitha ato mendime, ato ide, që i kanë shprehur  krijuesit  kanë edhe kreativitetin e tyre artistike, por për të gjitha këto autorit të nderuar të librit, ju ka dashur një mund, për të arritur deri te ky qëllim.  Natyrisht në fund  është kurorëzuar me sukses i gjithë aktivitetit tij, jo vetëm në gazetari, gjë edhe ato faqe te revistës i ka begatuar, por edhe sot do t’i shtohet bibliotekave , duke filluar nga ato: individuale, deri te ato komunale, e kombëtare, me një libër të botuar rrallë ndër ne. 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora