Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Evropa ngjyroset blu, e djathta triumfon

| E marte, 09.06.2009, 06:10 PM |


Nga Koha Jonë

E djathta triumfon ne Evropen e Bashkuar. Partite e ketij spektri politik kane arritur te sigurojne mazhorancen ne Parlamentin Evropian, ne votimet e kryera ne 27 vendet anetare te Bashkimit Evropian. E djathta do te kete ne parlamentin e ardhshem 265 vende, duke i dhene keshtu nje goditje te forte Partise Socialiste, e cila ka siguruar vetem 159 vende. Force e trete, renditen Liberal-Demokratet me 81 vende, radikalet te katertit me 54, Partia e Gjelber me 51, Konfederata e te Majteve te Bashkuar 34 vende, te pavarurit 18 e te tjeret, plotesojne 88 vendet e mbetura. Shifrat tregojne nje fitore te paster te se djathtes evropiane dhe rritje te popullaritetit te saj. Per socialistet ishte nje disfate, pasi humben pjesen me te madhe te vendeve ne parlament, 56 te tilla.

Analistet thone se kjo vote djathtas, i dedikohet faktit se njerezit kane humbur besimin tek e majta, per menyren se udheheqesit e saj e kane perballuar krizen e ekonomike dhe si pasoje e mungeses se nje plani tjeter alternativ, per daljen nga kriza. Sipas tyre, masat e deritanishme kane pasur pak ndikim ne jeten e perditshme te qytetareve. "Socialistet nuk paraqiten zgjidhje per krizen. Ata nuk treguan se jane ne gjendje ta udheheqin Evropen te dale nga kjo krize dhe ne kete drejtim, jane fajtore. Shohim qe partite e djathta jane shume te forta, sidomos ne pjeset anti-evropiane ne vendet e vogla dhe per kete ka nje arsye", shprehet Daniel Gros. Sipas tij, gjate viteve te fundit, Evropa eshte drejtuar ne favor te vendeve te medha, politikat dhe axhenda ka shkuar ne favor te tyre. Dhe si lider te rinj te Evropes, te djathtet i kane percaktuar tashme prioritetet e tyre: Ratifikimin e Traktatit te Lisbones, brenda ketij viti dhe dhenien e nje mandati te dyte per Presidentin e Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso.

"Jemi krenare qe kemi fituar keto zgjedhje. Do te bejme c'eshte e mundur te ratifikojme Traktatin e Lisbones, brenda ketij viti. Ne e kemi bere publik qendrimin tone lidhur me nje mandat te dyte te Presidentit aktual te KE, Hoze Manuel Barroso, vendim ky qe do te zyrtarizohet ne 4 korrik", deklaroi Zhozef Daul, lider i Partise Popullore Evropiane. Pjesemarrja ne keto zgjedhje ishte 43 %, me e uleta ne historine e zgjedhjeve ne bllokun 27 anetaresh. Ne France, partia ne pushtet UMP e presidentit francez Nikolas Sarkozi siguroi te pakten 28 per qind te votave, krahasuar me vetem 17 per qind te fituara nga opozita socialiste. Ne Gjermani, triumfojne liberalet me 10 per qind te votave dhe koalicioni CDU i Kancelares Angela Merkel, qe ndonese ka marre 38.2 per qind te votave ka humbur 6.3 pike. Ne Spanje, ne avantazh eshte opozita e djathte e Mariano Rahoj. Ne Austri, humbje historike per Social Demokratet dhe nje sukses i madh per Partine Popullore OEVP. Ne Hollande, Partia Kristian Demokrate e kryeministrit Balkenende ka marre 20 per qind te votave. Fitojne te djathtet edhe ne Bullgari dhe ne Portugali. E njejte eshte atmosfera edhe ne Hungari, ku e djathta ka marre 67 per qind te votave duke shkermoqur shpresat e socialisteve per fitore. Greqia eshte nder te paktat vende ku fitoi e majta, me 39 % te votave.

Bregu: Fitorja, Evropa ka gjetur rrugen e saj te zhvillimit

Zedhenesja e fushates se Partise Demokratike, Majlinda Bregu, njeheresh ministria e Integrimit, komentoi dje ne nje konference per shtyp fitoren e qendres se djathte ne Evrope, duke theksuar se ky avantazh zgjeron bindshem fitoren e saj ne te gjithe Evropen, edhe ne vendet ku qeveris koalicioni me qendren e majte. Ne emer te Partise Demokratike, Bregu pershendeti kete fitore te madhe te partive simotra ne te 23 vendet anetare te Bashkimit Evropian. "Kjo fitore eshte nje tjeter deshmi e qarte, qe tregon se Evropa e ka gjetur tashme rrugen e saj te zhvillimit, "right is right", duke votuar djathtas", deklaroi zyrtarja e larte demokrate. Nese, sipas saj, sic ka deklaruar dhe presidenti i Partise Socialiste Evropiane, kjo eshte dita me e trishtuar ne historine e Socialdemokracise ne Evrope, per Partine Demokratike Shqiptare dhe per gjithe shqiptaret, kjo fitore perkthehet si nje mbeshtetje e fuqishme per liberalizimin e vizave. "Kjo fitore perkthehet per zhvillimin e metejshem te projekteve madhore, qe qeveria shqiptare ka ndermarre e ka projektuar te ndermarre ne mandatin e saj te dyte per ta cuar edhe me tej, zhvillimin e ketij vendi", vleresoi Majlinda Bregu. Ajo theksoi se kjo fitore na deshmon se Shqiperia, ka perkrahes e miq te medhenj ne Komisionin dhe Parlamentin Evropian.

ZGJEDHJET EUROPIANE

Qendra e djathte 267 vende

Partia Socialiste 159 vende

Aleanca Liberale-Demokrate 81 vende

Partia e gjelber 51 vende

HUMBJA

Karakteristikat kryesore te zgjedhjeve per Parlamentin Evropian jane; humbja e votave prej partive qeveritare, rritja e numrit te votave per partite e djathta ekstremiste dhe pjesemarrja e ulet ne votime.

VOTIMET

Ne nivelin e BE-se votuan rreth 43 per qind, qe eshte nje rezultat negativ. Votimet nisen te enjten, me 4 qershor ne Hollande dhe ne Britanine e Madhe, te premten dhe te shtunen pasuan votimet ne gjashte vende te tjera anetare. Ndersa te dielen u votua ne 19 vende.

Votuesit europianë dënojnë të majtën

Nga Gazeta Shqiptare

BRUKSEL Votuesit evropianë u besojnë konservatorëve të djathtë më shumë se të majtës, për menaxhimin dhe përballimin e krizës më të rëndë ekonomiko-financiare që ka përfshirë kontinentin që pas Luftës së II-të Botërore. Ky ishte mesazhi kryesor i zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, që përfunduan me rezultate të fuqishme për konservatorët në pushtet në Gjermani, Francë, Itali dhe Poloni, por humbje të mëdha për socialistët në pushtet në Britaninë e Madhe, Spanjë dhe Hungari. Partia e ekstremit të djathtë, kundër-emigracionit, Partia Kombëtare Britanike, (BNP) ka fituar për herë të parë në zgjedhjet për Parlamentin Europian, mes sugjerimeve se partitë e ekstremit të djathtë kanë marrë më shumë vota në disa vende. Në Holandë, euroskeptikët, partia anti-islamike e Geert Ëilders, doli e dyta në zgjedhje. Në Austri, Partia e Lirisë e ekstremit të djathtë e ka dyfishuar prezencën e saj. Partitë e krahut të djathtë, po ashtu duket se kanë dalë mirë në Hungari dhe Finlandë. Votimi mund të zbusë presionet politike ndaj programeve të mëdha të shpenzimeve për rimëkëmbjen ekonomike, por duket se nuk do të ngadalësojë reformat për rregulla financiare më strikte, që pritet të jenë kauza kryesore e legjislaturës së re të Parlamentit Evropian. Zgje-dhjet mbar-evropiane do të ndihmojnë gjithashtu edhe konservatorin Hose Manuel Barroso të sigurojë një mandat të dytë pesëvjeçar në krye të Komisionit Evropian, me një mandat për forcimin e mbikëqyrjes mbi të gjitha tregjet dhe institucionet financiare. Rezultatet e fuqishme të partive të gjelbra janë një mesazh i qartë se ligjet për luftën kundër ndryshimit të klimës dhe promovimin e energjisë së pastër do të jenë prioritare në axhendën e asamblesë së re. Në Gjermani, që më 27 shtator zhvillon zgjedhjet kombëtare më të rëndësishme në Evropë, kristiandemokratët e kancelares Angela Merkel rezultuan me shanse të mëdha për të triumfuar ndaj partnerëve aktualë socialdemokratë në "koalicionin e madh", dhe për të formuar një koalicion të ardhshëm të qendrës së djathtë me liberalët e partisë Demokratët e Lirë. Disfata e së majtës pothuajse në të gjithë kontinentin, përveç Greqisë dhe Sllovakisë, ishte një nga zhvillimet dhe rezultatet më të rëndësishme të këtyre zgjedhjeve. Lideri i Socialistëve evropianë, Martin Schultz e konsideroi humbjen si "një mbrëmje e trishtuar për socialdemokracinë në Evropë". Pjesëmarrja e përgjithshme në zgjedhje ishte në një shifër të ulët rekord prej afro 43 për qind, për shkak të apatisë së elektoratit të amplifikuar edhe nga kriza ekonomike. Edhe pse pjesëmarrja ishte pak më e ulët nga 45.5 për qind që ishte në vitin 2004, ajo tregon se votuesit e kanë të vështirë identifikimin me Parlamentin Evropian. Trendi konservator "mund të duket paradoksal", pasi sondazhet tregojnë që votuesit kërkojnë një rol më të fuqishëm të shtetit në rimëkëmbjen e ekonomisë dhe rregullimin e financave. Por, konservatorët si Merkel dhe presidenti francez Nikolas Sarkozi, kanë arritur të "ta pushtojnë" këtë territor duke rezultuar më bindës se e majta.