Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Lajme nga Hajdin Islami

| E hene, 08.06.2009, 05:29 PM |


Albulena Sadiku
Albulena Sadiku

Albulena Sadiku, emërohet në postin e Drejtoreshës Ekzekutive të INPO-së

Nga Hajdin ISLAMI

FERIZAJ, 8 QERSHOR 2009–Kushtrim Palushi, i cili me sukses ka udhëhequr Organizatën jo-qeveritare Iniciativa për Progres – INPO në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve të organizatës, mbajtur më 5 Qershor 2009, për shkak të angazhimeve të tij akademike ( si student i Juridikut dhe Sociologjisë), ka ofruar dorëheqje nga posti i Drejtorit Ekzekutiv të organizatës. Dorëheqja e tij është aprovuar nga Bordi i Drejtorëve në po të njëjtën mbledhje. Deri në zgjedhjet e ardhshme për pozitën e Drejtorit Ekzekutiv të organizatës, të cilat do të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm, Bordi i Drejtorëve unanimisht ka zgjedhur Albulena Sadikun për postin e Drejtoreshës Ekzekutive të INPO-së.

_________

Në Kosovë filloi sot “Java e Dhuruesve të Gjakut” me moton “Të arrijmë qëllimin 100 % Dhurues Vullnetar”
 

PRISHTINË,8 QERSHOR 2009-Me aktivitete të shumta  në gjithë territorin e Republikës së Kosovës që nga 8 e deri më 14 qershor do të organizohen aktivitete të shumta me rastin e “Ditës Botërore të Dhuruesve të Gjakut” e cili  tashmë është shpallur edhe “Java e Dhuruesve  të Gjakut”. Këtë vit moto e kësaj jave është “Të arrijmë qëllimin 100 % Dhurues Vullnetar”. Organizator të këtij manifestimi të madh i cili ka për qëllim dhurimin vullnetar të gjakut si dhe shpëtimin e jetës së njeriut janë: Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut, Organizata Botërore e Shëndetësisë – zyra në Kosovë, Shoqata e Dhuruesve të Gjakut si dhe Kryqi i Kuq i Kosovës. Ky aktivitet do të jetë i fokusuar kryesisht në Qendrat e Transfuzionit të Gjakut nëpër Kosovë si në: Prishtinë, Pejë, Gjakovë Gjilan, Mitrovicë,Vushtrri si dhe disa qendra të tjera.