E enjte, 25.04.2024, 11:18 PM (GMT+1)

Mendime

Shaban Peraj: Kënaqësia për të qenë deputet

E hene, 08.06.2009, 06:41 PM


Kënaqësia për të qenë deputet

Shkruan Shaban Peraj
                  
Opinionin për njerëzit duhet formuar sipas asaj se kush është sunduese te ta: e mira apo e keqja, por, megjithëkëtë, nuk është e drejtë që në politikë të veprohet jashtë kërkesave dhe interesit  të votuesve.

Gjithsecili nga ata që konkuruan për t’u bërë deputet në zgjedhjet e 29 marsit e kishin më të lehtë për të deklaruar vetën fitues të zgjedhjeve. Ajo që e bënte interesante cështjen ishte roli i politikës në këtë mes ku të gjithë pamë vetëm grindje, mosmarrëveshje e shumë pak kompromis e pajtim në mes garuesve që pretendonin të jenë përfaqësues të komunitetit shqiptar në Mal të Zi. Natyrisht se ishte e drejt e votuesve për të folur rreth problemeve të shumta, aq sa ishte e drejt e atyre që deshën të bëhen deputet për t’u marrë me politikë. Tani kur cdo gjë shihet e dihet, kur mandatet i fituan ata që ishin më të shkathët në thithjen e votave dëshmohet një dukuri që është prezente te ne shqiptarët (por jo vetëm te ne), që për të realizuar një palë zgjedhje shpenzojnë pa kufi, jo vetëm mjete materiale, po edhe kohë duke u marrur me sharje, fyerje, etiketime nga llojet më të ndryshme. E gjithë kjo ndodhi nga fakti se shqiptarët këtë dukuri e kanë kthyer në sport popullor, prej nga politika e bërë prej kandidatëve nuk bëri as më të voglën përpjekje për të parandaluar grindjet, përkundrazi i “fryu” problemet në atë masë sa cdo gjë u doli nga kontrolli duke bërë secili prej tyre politikë për interesa personale e assesi për të mbrojtur interesat e popullit. Për këtë ka shumë fakte, anipse politikbërësit tanë këtë dukuri nuk duan ta pengojnë nga ku secili arsyeton vetën me apo pa argumente, dhe kjo është dëshmur tash e 19 vjet prej nga dolëm të gjithë të humbur. Pikërisht ata dhe askuh tjetër me politikën e tyre “vizionare” e kanë ndarë popullin në rrethe, krahina, lagje pa pasur një politkë të kompromisit, të pajtimit, gjë që erdhi deri te përfundimi tragjik, jo i përfaqësuesve të popullit, sepse ata e kanë rregulluar vetën, po te përfundimi tragjik i votuesit.
Marrë në tërsi, zhvillimi i fundit i zgjedhjeve për deputetë dëshmoi se janë të paktë idealistët politikë që e shikojnë politikën si dicka që duhet ofruar votuesve, e të shumtë janë ata që këtu janë instaluar përmes “dyfytyrësisë” për të krijuar konflikte për interesa të tyre personale. Pse ndodhë kjo nga ky grup i dytë i politikanëve? Jo për arsye tjetër vecse për të kthyer politikën në mashtrime, për te marrë shumicën e votave. A nuk ishim dëshmitarë të kësaj politike ku secili subjekt me bartësit e listave merrej me intriga të llojit të vet e për të ulur profilin e kundërshtarit. Tani pasi kjo përfundoi ashtu sic përfundoi, dalin disa individë që akoma shpresojnë të bëjnë karrierë politike duke ndjekur rrugën e paraardhësve të tyre pavarësisht raporteve të “nxehta” që kishin deri dje me të zgjedhurit e popullit, në vend që të bënin përpjekje maksimale për të larguar politikanët grindavecë. Kjo sëmundje vazhdon dhe ne po e vuajmë duke e përqafuar atë si një dicka normale e duke sjellë në modë kulturën e mosmarrëveshjeve! Si të kuptohet ndryshe mosreformimi i tyre kur nga katër përfaqësues shqiptarë në Parlamentin e Malit të Zi nuk shihen akoma shenjat e para për formimin e Klubit të deputetëve. Të njëjtit kanë gjetur kënaqësinë për të qenë deputet e jo të mbrojnë interesat e atyre që u dhanë votat. Kaq u mjaftoi atyre që asnjëheë nuk bënë përpjekje për marrëveshje në interes të qytetarëve, nuk patën guximin për të informuar votuesit se cfarë bëhet realisht lidhur me privatizimin, rrjetin shkollor në gjuhën shqipe, cëshjtjen sociale të atyre që kanë mbetur pa punë, por gjithmonë dalin e thonë se ne kërkuam këtë e atë dhe asnjëherë në asnjë rast pas zgjedhje nuk u ballafaquan me votuesit, ata nuk u duhen më për të dëgjuar kërkesat e tyre, ndaj pas zgjedhjeve sillen e veprojnë sikur ndodhën diku “larg në qiell”, e jo aty ku jetojnë me gjithë komunitetin. 
E pra, kemi katër deputetë në Parlamentin e Malit të Zi nga ku secili prej nesh e ka kuptuar se e keqja më e madhe na ka ardhur nga koka, ku gjysma prej tyre vazhdojnë të trashigojnë mentalitetitin e veteve të kaluara. Përgjegjësitë publike që kanë marrë dëshmojnë për besnikërinë e vetvetës në idealin e të qenunit të pandryshueshëm dhe të pazëvendësueshëm. Kjo gjendje gjithnjë vazhdon të reflektohet mbrapshtë nga liderët tanë të vjetër dhe predominues. Kushtet nëpër të cilat po kalon shoqëria jonë kërkojnë reforma të reja, sa më shpejt aq më mirë, duke e ditur se qytetari ynë i thjeshtë mbetet gjithmonë i mashtruar duke u kënaqur me spektakle të pavlerë, si për të sotmen, ashtu edhe për të atdhmen. Nuk ka dyshim se ata që e kanë lëshuar vetën pas rehatisë, do të vijë një ditë që të bien aq poshtë sa të presin nga të tjerët edhe nevojat e përditshme! C’e do se të tillët, për shkak se vazhdojnë të shohin vetën në të njëjtën vijë me të kaluarën, shpesh herë as nuk arrijnë të dallojnë se kanë rënë nga maja e minares në fund të një grope.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora