Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Loro Boriçi, simboli i futbollit shqiptar

| E merkure, 10.06.2009, 05:23 PM |


Loro Boriçi, Kampion i Ballkanit
Loro Boriçi, Kampion i Ballkanit
Nga Irfan Rama
       
"Pasaporta" e Loro Boriçit

Vendlindja : Shkodër
Datëlindja : 04.08.1922 (vdiq me 25.04. 1984)
Gjatësia : 186 cm
Pesha e lojës : 80 kg
Klubet ku luajti: Vllaznia 1937?41; 1945?1949; Lacio 1941?1942; Partizani 1949?1957, Spartak i Vlorës 1957.
Klubet që drejtoi: Partizani 1954?1957; 1963?1972; trajner i kombëtares së Shqipërisë 1957, 1958,1963, 1965?1971, 1976, 1981
Ndeshje ndërkombëtare: 24 ndeshje me kombëtaren (6 gola) si lojtar; 20 si trajner

Trofetë: Kampion i Shqipërisë 1945, 1946 (Vllaznia); 1949, 1954, 1957, 1963, 1964, 1971 (Partizani); fitues i Kupës së Republikës 1949, 1957, 1968, 1970 (lojtar e trajner); Kampion i Ballkanit (si lojtar); Fitues i medaljeve të argjendta në Turneun e Hanoit, 1963 (si trajner); kampion i Ballkanit në klube, 1971 (si trajner)
Titujt : Mjeshtër i Merituar i Sportit, trajner kombëtar, Nderi i Sportit Shqiptar 2000 etj.

Atij i përkasin shumë epitete jo vetëm të futbollistit të madh e të "njëfarë" superelite të rrallë me karakteristika të fisme të lojës së magjishme, trajnerit me një bagazh të madh dijesh, eksperiencash e prodhimit të ideve, që sollën disa rezultate të rangut europian e botëror, por ai ishte edhe simboli i një njeriu të jashtëzakonshëm. Loro Boriçi përfaqëson simbolikën e futbollit dhe të sportit shqiptar. Ja çfarë tregon për të ish?futbollisti dhe ish?kolegu i tij, Mjeshtri i Merituar i Sportit dhe Presidenti i Nderit i FSHF?së, profesor doktor Miço Papadhopulli: "Loro Boriçi ka qenë një figurë e jashtëzakonshme e futbollit shqiptar, por jo vetëm e futbollit, por edhe e sportit shqiptar. Ai ishte një njeri i palodhur, altruist, njeri me një shpirt të madh, tepër komunikues e i sjellshëm. Si lojtar ai ishte një lojtar universal, lojtari që u shpall më i miri i Ballkanit në vitin 1946, kapiteni që mori Kupën e Kampionit Ballkanik. Ai ishte një tip centërfori i veçantë, i tipit Pele, që organizonte lojën, jepte topa të bukur, gjuante fort e shkëlqyeshëm, luante me kokë shumë bukur, pasi loja në atë kohë bëhej me krosime. Si trajner, te Loro unë shihja një Makarenko, një pedagog të shkëlqyer, që të bënte me zor që të luaje me metodat brilante të komunikimit. Shquhej si trajner në aspektin tekniko?taktik me dije të thella, një poliglot gjuhësh të huaja. Ai ishte njeriu i jashtëzakonshëm i dijes. Ai ishte edhe "ushtar" edhe "oficer". Komunikonte me futbollistët, si vëllau me vëllaun. Pasioni i tij, jeta e tij, ishte futbolli. E kam parë duke luajtur me Bullgarinë dhe Rumaninë për Ballkaniadën dhe ka qenë në një formë shumë të mirë, madhështore. Ndeshja më e madhe e tij është ndeshja Jugosllavi?Shqipëri, e luajtur në Beograd në vitin 1948, që përfundoi 0?0. E kam parë ndeshjen në Beograd në stadiumin "Havala". Luajti shkëlqyeshëm. Të gjitha gazetat jugosllave shtronin pyetjen: "Bobek apo Boriçi? Kush ishte më i miri i ndeshjes, shqiptari apo jugosllavi i famshëm?"

Loro Boriçi është njeriu i futbollit shkodran, ku sigloi dy kampionatet e para të pasluftës, në vitet 1945, 1946. Ai është ndër të paktët futbollistë shqiptarë që luajti me një ekip italian të Serisë A, siç ishte Lacio në kampionatet e viteve 1941, 1942. Kapiteni Boriçi udhëhoqi skuadrën përfaqësuese të Shqipërisë në fitoren historike të Ballkaniadës të vitit 1946 në Tiranë, duke sfumuar skuadra me emër si Rumania e Bullgaria. Ai është emblema e ekipit të madh të Partizanit në vitet 1949 deri në vitin 1957, ku në rolin e qendërsulmuesit që bombardonte portat kundërshtare dhe trajnerit i solli skuadrës kryeqytetase një varg kupash të kampionit e të Kupës së Republikës. Me emrin e tij në sferën e trajningut lidhet fitimi i medaljeve të argjendta në turneun e Hanoit, në fitimin e Kupës Ballkanike me Partizanin në vitin 1971. Ai është trajneri i madh i përfaqësueses shqiptare, që sigloi rezultatet sensacionale me Irlandën e Veriut 1?1 në Tiranë në vitin 1965, barazimin "varrmihës" ndaj RFGJ?së së Helmut Shënit në vitin 1967, që solli eliminimin e nënkampiones së notës nga finalet e Kampionatit Europian të Romës në vitin 1968. Apo i fitores së thellë 3?0 ndaj skuadrës përfaqësuese të Turqisë në vitin 1971. Boriçi është njeriu i Kinës, në mesvitet 1970, ku dha një ndihmesë të madhe në zhvillimin e futbollit kinez me stërvitjet, leksionet e drejtimin e skuadrave kineze. Dhe kinezët ia ditën shumë lektorit, pedagogut e njeriut që shkriu gjithçka nga jeta e tij në ato vite. Ato befasoheshin për orët e shumta që ai punonte gjatë tërë ditës.

Po cila është historia e këtij gjeniu të futbollit shqiptar? Që në fillimet e adoleshencës, Loro dallohej për cilësitë e tij futbollistike, që i pasqyronte me shokët e tij të lagjes dhe në kampionatet e lagjeve që zhvilloheshin në vendlindjene futbollit shqiptar, në Shkodër. Duke parë shtatlartësinë, teknikën e lartë që zotëronte dhe goditjet e fuqishme në portë, drejtuesit shkodranë të asaj kohe e fusin që në moshën 15?vjeçare në formacionin e të rriturve. Në kampionatine 7?të kombëtar të Shqipërisë ai zhvillon ndeshjen e parë të tij me Vllazninë kundër Dragojit të Pogradecit, më 6 qershor të vitit 1937. Ai është i papërmbajtshëm dhe në rezultatin fitues 5?0 për shkodranët, ku shënon katër gola në minutat e 60', 70', 75' dhe 82'. Gjiganti shkodran 186 cm i gjatë (më i gjati në historinë e futbollit shqiptar ndoshta bashkë me Taren) përshkruhet kështu nga bashkëlojtari i kohës, Ibrahim Dizdari: "Me thanë Boriçi në fuqi të katërt, kishte kenë ma mirë, mbasi çdo gol ka kenë i papritshëm dhe shuti mjaft i fortë e ndër qoshe. Superioriteti asht i Vllaznisë, i thellë, në të 15' Boriçi ja fillon bombeve nder qoshe, tue shënue të dytin gol nga 20 metra. Një minutë ma vonë Boriçi rreh dy herë me radhë shtyllën e syperme të portës... Në 25' Boriçi shënon një gol të fortë e të mrekullueshëm me 7 metro distancë, tue e çue numrin e golave në tre. Për pesë minuta Vllaznija zbret bukur, Dervishi kthen do topa e Boriçi, s'i rren halfin, prej 30 metrave jep një shut në qoshe të portës për tokë e gol, 4?0 për Vllazninë. Por golin ma të bukur të ditës e ka ba Boriçi në të 37-tën minutë nga 35 metra larg në qoshe të portës nalt." (B.Dizdari, Historia e Kampionateve të Shqipërisë, vitet '30). Por Loro nuk do të luante në kampionate për arsye me sa duket të rregullit të mosluajtjes së nxënësve, por Vllaznia e fuste në ndeshje apo miqësore, ku ai shënonte gola spektakolarë. Në vitet 1941?1942 shkon në Romë për studime dhe luan me Lacion e zhvillon dy kampionate. Në 1941 luan katër ndeshje, ndërsa në Skudeton më pas luan 14 ndeshje dhe shënon 4 gola. Dhe ai luante në një ekip me Piolën e famshëm të përfaqësueses italiane.

Suksesi më i madh i pasluftës për Shqipërinë është fitimi i Kampionatit Ballkanik në vitin 1946, kur Loro luante me kampionët e vendit, Vllazninë e Shkodrës. Ja çfarë shkruan Buletini Special i Ballkaniadës, që u botua në dy gjuhë, frengjisht e shqip në 1946 për ndeshjen Shqipëri?Bullgari (3?1) dhe Loron: "Pikërisht në të 30' Boriçi me një shut të mrekullueshëm shënoi golin më të bukur të ditës. Mbas pushimit në pjesën e dytë të lojës, skuadra vendase mori në dorë frenat e lojës dhe sulmoi me tërë energjitë e saj për të fituar, derisa në të 18' një shut i Boriçit i gjuajtur në penallti, për shkak të një faulli të rëndë që bëri lojtari bullgar Radoef, përplaste topin në rrjetën e Kastofit, duke nxjerrë në dritë golin e dytë për fitoren e skuadrës shqiptare".

Kapiteni Boriçi ngre kupën lart me fletët e dafinës në qafë dhe brohoritet nga tifozët e shumtë në stadium dhe në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Në vitin 1949 shkon te Partizani dhe mbetet idhtar i përjetshëm i tij. Klubi i kuq bëhet shtëpia e tij e parë. Partizani shpallet kampion i vendit dhe Boriçi golashënuesi më i mirë i kampionatit me 12 gola. Luan dhe drejton Partizanin njëkohësisht në vitet 54'?57', ku kurorëzohet me kupa e kampionate. Ai luan shumë ndeshje më përfaqësuesen në një hark kohor 7?vjeçar (24 ndeshje), ku shënon gjashtë gola, kundër Jugosllavisë (2?4) në Tiranë në vitin 1946, Bullgarisë (2?1, qershor, 1950 në Tiranë), Çekosllovakisë (2?1, dhjetor, 1952 , Tiranë), Polonisë (2?0, nëntor 1953, Tiranë) si dhe dy gola në Ballkaniadën e 1946-s.

Si trajner i përfaqësueses zhvillon 20 ndeshje zyrtare, ku nuk u shpëton disa shkarkimeve, pas humbjeve me danezët dhe gjermanët (1963, 1981) nga viti 1957 e deri në vitin 1981. Eshtë i dyti nga numri i ndeshjeve të zhvilluara dhe pikëve të grumbulluar (8 pikë) bashkë me Shyqyri Rrelin. Pas dy ndeshjeve të mëdha të Shqipërisë me RFGJ në vitin 1967 (0?0) dhe 1971 (0?1), trajneri i përfaqësueses gjermane do të shprehej: "Unë dua t'i bëj një kompliment shumë të madh skuadrës shqiptare dhe trajnerit të saj, kolegut tim Loro Boriçi. Edhe një herë komplimente për Shqipërinë e futbollin shqiptar dhe për skuadrën e tij të mirë." (17 shkurt 1967, Tiranë). "Dua t'i bëj komplimentet më të mira kolegut tim Boriçi, i cili e ka ngritur skuadrën e tij. Ndonëse fituam, barazimi do të ishte më i drejtë, pra do të isha dakord edhe me rezultatin 1?1" (17 shkurt 1971, Tiranë). Kjo ishte një pjesë e historisë së lavdishme të simbolit të futbollit shqiptar Loro Boriçi me rastin e 14?vjetorit të vdekjes së tij më 25 prill të vitit 1984. E rrallësisë shqiptare.

SPORTI SHQIPTAR