Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Selim Hasanaj: Kadri Sherifi, Faik Konica i shekullit 21

| E diele, 07.06.2009, 01:09 PM |


KADRI SHERIFI FAIK KONICA I SHEKULLIT 21?

Nga Selim Hasanaj

Asht kjo thanje e z. Ajet Nuro dhe unë e huazova ( pa e pyet) per titull të këtij shkrimi që do mundohem ta bajë per të thanë dicka, per të kontribue sado pak në shkrimet e z. Kadri Sherifi të cilat ky i banë dhe të cilat lexuesi mund dhe duhet ti lexojë në veib faqen; sivis.net faqe kjo ku z. Kadri Sherifi ka mbledhë në formë libri shkrimet e tia me titullin KANUNI I NEGLIZHENCËS të cilat shkrime i ka të ndame në 10 nentituj që janë:
1. VARIACIONE ME TË NJEJTEN TEMË
2. KANUNI I NEGLIZHENCËS
3. DASMA TOROLLAKE
4. KATER BESIME - NJI BESË
5. KANUNI DHE KAFJA
6. MESJETA NË MESDITË
7. KALLZIMI I GJAKMARRJES
8. CITATET
9. QYMYRI DHE DIAMANTI
10. GJAKMARRJA MUND TË C`RRENJOSET
Unë i lexova me vemendje këto shkrime briljante, shkrime të cilat ishte dasht ti lexojë cdo shqiptarë dhe shkrime të cilat duhet të bahen liber dhe ai liber të zavendsojë KANUNIN DHE KURANIN  në vitrinat e librave të familjeve shqiptare, ose të qendron mes të dyjave por paksa ma i ngritun që të shifet edhe ashtu simbolikisht se ky liber i vogel në sasi por i madhë - kapital në vlerë qendron mbi fenë dhe edhe mbi kodet "ZAKONORE"  të cilat kode pa asnji dyshim pergjatë shekujve nen pushtime barbare të pushtuesve me kultura , fe dhe tradita të ndryshme kanë psu ndryshime gjithnji tue ju pershtat ligjeve, fatvave, dekreteve dhe formave tjera të pushtuesit i cili administronte gjithëherë me dhunë shqiptaret e pushtuem.
Nuk pretendojë se jamë njohes i mirë i këti problemi të cilin mjeshtrisht dhe me guxim të paparë qytetar e shtjellon z. Kadri Sherifi, nuk kamë qellim as të komentojë apo kritikojë z. Sherifi dhe shkrimet e tija briljante, unë vetem do mundohem ta plotsojë pak z. Kadri Sherifi dhe shkrimet e tia , pra ti bashkangjitem si aneks me ndonji fjali e cila kamë shpresë se do i pelqejë edhe z. Kadri Sherifi edhe lexuesit shqiptarë. Së paku unë kështu shpresojë dhe kjo edhe më shtyni të shkruej per temen të cilen z. Sherifi e ka hap, e trajton per bukuri dhe në mënyren ma studioze por e cila temë nga vet z. Kadri Sherifi asht e hapun dhe jo veq se jep mundësi që edhe të tjeret të shkruejn , por ai në realitet fton të tjeret, fton gjithë kombin që ti bashkangjiten dhe së bashku ta crrenjosin pergjithmonë smundjen ma të rrezikshme shqiptare GJAKMARRJEN.
Nuk do mirrem me seciln kapitull të shkrimeve të z. Kadri Sherifi vec e vec, unë do kaloj ashtu nga njani në tjetrin por kryesishtë do fokusojë në termin GJAKMARRJE  dhe VËLLAVRASJE. Do mundohem ta spjegojë dallimin e ketyne të dyjave dhe të argumentojë se cila asht ma e keqe dhe sa ajo e keqe asht me rranjë në KANUNIN E LEKË DUKAGJINIT e sa jo.
Kadri Sherifi në kapitullin e parë mjeshtrisht shtjellon temen e TANUSHES, bijes së krajlit. Ai këtë e banë nga kujtesa e tij që ka ndegjue per legjendat per Tanushen e bukur dhe të riun shqiptarë/turk që lufton per ta marr per grue Tanushen. Pengesë asht baba i saj. Krajli. Pse nuk asht kjo bukuroshe shqiptare perderisa ngjarja zhvillohet në trojet shqiptare pyet autori Kadri Sherifi!? Pse djali që lufton per ta marr Tanushen nuk paraqitet si shqiptarë gjithmonë , ai paraqitet si turk?! Unë pikrisht këtu në këtë pyetjen e tij u inspirova të bajë këtë shkrim me të cilin edhe njiherë e perserisë se deshrojë vetem të shtojë dicka dhe ta perkrah z. Sherifi se asesi të bahem kritik i mendimeve të tija. Unë ndjehem i vogël perkrah z. Sherifi dhe shkrimeve të tija briljante që të bahem tash kritik i tyne.
Legjenda per Tanushen zhvillohet në hapsinat e trojeve shqiptare, por Tanusha nuk asht shqiptare, asht bijë e hasmit dhe per ta marr Tanushen duhet të perdoret lufta, pra forca dhe dhuna. Ai që lufton per ta marr Tanushen sado që jeton në tokat shqiptare ai në legjendë paraqitet si turk! Tash unë baj pyetjen a ishte legjenda e Tanushes ma e vjeter apo ma e re se koha e pushtimit turk dhe ati serboslav ma heret dhe ma vonë e deri në ditet e sotme të trojeve tona shqiptare?!
Athue rastësisht asht edhe në gjuhen serbe versoini i kësaj legjende! Dhe athue rastësishtë në të dyja versionet i riu që lufton per bukurinë e Tanushes asht TURK e jo shqiptarë apo serb! Unë mendojë se kjo legjendë asht e thurun nga bashkpunimi i të dy pushtuesve gjegjësishtë nga gershetimi i kulturave të dy pushtuesve, ati që veq ishte i akomoduem dhe ishte vendos pergjithmonë në trojet tona, pra i serbve dhe i ati që kishte ardhë me administraten e vetë dhe forcen ushtarake të pamëshirshme të jeniqerve sherbtor ose vrases me pagesë të pushtetit osmanli. Pushtuesi i akomoduem ( serbosllavet) ishin vazal të Turqisë Osmane, dhe ata per ta zhduk elementin autokton vendor , pra faren pellazgo ilire që dominonte aty që nga krijimi i jetes në tokë perdornin mënyra dhe forma ma të paskrupullta dhe nji nga ato forma ishte që shqiptaret të shpallen turqi dhe kështu të bahet historia false se në Siujdhesen Ilirike kanë jetue serboslavet deri me ardhjen e Perandorisë Osmane dhe se nji ditë kur kjo Perandori do largohet me veti duhet ti merr edhe mbeturinat e veta muslimane, pra edhe shqiptaret. Se kamë të drejtë në këtë konstatim ka deshmue koha sepse edhe sod e kësaj dite janë deshmitaret e shpernguljeve të dhunshme nga tokat dhe pasunia e tyne e qindra mijra familjeve shqiptare të cilat që nga krijimi i jetes në tokë kanë jetue deri në dyert e Beogradit të sotshem. Pra asesi nuk ka pas mundësi të jet djali që lufton per Tanushen shqiptarë, ai ishte turk, Tanusha nuk duhet të paraqitet si bijë e nji pasaniku - feudali shqiptarë e cila dashunohet në nji sherbtor, të varfen poashtu shqiptarë që ishte e verteta e legjendes, por ajo duhet të paraqitet ashtu si u paraqit per qellime të politikes afatgjatë ekspansioniste serbosllave. Fatkeqësishtë këtë politikë e perkrah edhe pushteti Turk-osmanli dhe legjenda per Tanushen mbet e turbullt dhe jo e kjartë. Por kur duhet të paraqitet baba ai tash mund të jetë shqiptarë sepse ai bahet vrases i ati që mendon se vajza e ti asht e bukur. Lojna dhe trillime këto per ta paraqitë poshtrues, të mbrapambetun, të eger dhe anticivilizues shqiptarin dhe per ta arsyetue gjenocidin sistematik që serbosllavet banin  kunder shqiptarve ethnik në Siujdhesen Ilirike.
Dhe tash ta marr per bazë këtë legjendë dhe të kthehem te KANUNI I LEKË DUKAGJINIT  që asht tema e shkrimeve të z. Sherifi dhe që z. Kadri Sherifi i hudhë fajin e GJAKMARRJES  , plagë kjo e cila mbet deri në ditet e sotme në trojet tona.
Unë jo fort moti kamë lexue dy libra të mrekullueshem të studjuesve me renome; Prof. Mathey Aref, profesor i Sorbonës dhe Profesorit shqiptarë Dhimitri Pilika ku që të dy këta vertetojnë se diku mbi gjashtdhjet mijë vite para epokes tonë ka egzistue shteti modern PELLAZG  dhe ai shtet ka pas KUSHTETUTEN e vetë e cila ka kjen aq moderne sa edhe sod do e lakmonin shumë popuj. Tash neve dim se KANUNI asht permbledhje e kodeve zakonore të cilat per herë të parë i mblodhi dhe i shkrou tue e ba liber AT SHTJEFEN GJEQOVI. Unë bajë pyetjen se a do ishte reale të mendohet se KANUNI asht "mbeturinë" e Kushtetutes per të cilen flasin Profesoret Aref dhe Pilika? Unë per veten time kështu mendojë dhe thamë se PO!
Tash vras mendjen dhe thamë; po si banë që ajo që u percuell si gojdhanë nga brezi në brez derisa nuk u shkrue në leter, por që burimin e ka në nji KUSHTETUTË tash të del kaq i keq, kaq diskriminues per vetveten dhe popullin e vetë?! Mendojë se deri me ardhjen e serbosllavëve në trojet tona dhe ma vonë edhe pushtuesve turq, Kanuni nuk ka kjen i tillë cfarë asht sod. Mendojë se në doket shqiptare zakonore të trashegueme brez pas brezi asht fut edhe elementi diskriminues sllav që nga koha e dinastive të Nemanjiqve e pa dyshim ma së shumti në kohen e sundimit mizor dhe barbar të Stefan Dushanit si dhe asht fut per së tepermi elementi fetar islam sipas ligjeve KURANORE të SHEIRATI në kohen e pushtimit pesë shekullor turk.
Unë këto teori të miat i bazojë në faktet e thjeshta, fakte këto të cilat i kemi pa dhe i shofim perditë.
Marr shembull RITET dhe mënyrat e mbajtjes së tyne nga neve shqiptaret pa dallim besimi fetar që neve i kemi. Riti "traditë" i fejeses, i kanaxheqit, i darsmes dhe i kunorzimit asht pothuej 95% i njejtë me TURQIT, KURDET, ARABET, PALESTINEZET, PAKISTANEZET, AFGANET etj, etj popuj këta të kultures islame. Kështu asht edhe me ritin e mortit. Me asgja nuk dallon mënyra e varrimit dhe krejt ceremonia tjeter që bajnë shqiptaret me ate që e bajnë popujt e naltpermendun islamist. Unë kamë lind në nji fshat shumnacional afer Istogut dhe mbaj mend se deri vonë edhe vetë serbet kishin traditë gadi të njejt me neve sepse edhe ata ishin ndikue nga pushtimi turk islamist, por ata megjithate pas clirimit nga pushtimi Turk ju këthyen traditave dhe kultures së vet sllave, ndersa neve na ndaluen të kultivojmë kulturen tonë shqiptare per qellimet e veta ekspansioniste dhe pushtuese, por na stimuluen të bahemi turq anadollak. Andaj unë mendojë se kjo ka ndikue ma së shumti që KANUNI i jonë të jetë i pameshirshem dhe të jetë KANUN I NEGLIZHENCËS  sikur me të drejtë thotë z. Kadri Sherifi.
Mendojë se per tu marr me studjimin e KANUNIT,  per tu marr me shkakun pse edhe sot në shek 21 tek neve egziston ligji i hakmarrjes per të cilin ligj ma së shumti fajsohet pikrisht KANUNI I LEKË DUKAGJINIT, së pari duhet të spjegohen termat GJAKMARRJE ose HAKMARRJE dhe VËLLAVRASJE. Unë personalisht mendojë se neve si popull nuk hakmirremi as nuk marrim hak: Mendojë se popujt tjerë të botes së qytetnueme janë edhe sod e kësaj dite ma hakmarres se neve. Unë mendojë se neve jemi POPULL VËLLAVRASËS dhe lus z. Kadri Sherifi si studjues i mirfillt dhe njeri i zoti , ti banë nji sy kritik shkrimeve të tija (e perserisë edhe njiherë) të mrekullueshme dhe ta shef: A JEMI NEVE POPULL HAKMARRES apo VËLLAVRASËS. Nese i del se jemi hakmarres atëherë ai me të drejtë fajson kryekëput KANUNIN. Ama nese i del se neve jemi popull vëllavrases e lusë ta gjenë fajtorin dhe ta sulmon atë. Unë e kamë gjetë moti dhe e thamë se FAJTOR ASHT FEJA ISLAME DHE LIGJET E SHEIRATIT të cilat edhe janë fut padrejtësishtë në KANUN.  Nuk e thamë këtë se due ta mbrojë KANUNIN i cili vertetë me formen dhe permbajtjen e tij sot asht fajtor per vrasjet per hakmarrje apo gjakmarrje, por e thamë thjesht nga fakti se kamë argumente me të cilat vertetojë se shqiptari nuk asht HAKMARRES, por ai asht VËLLAVRASES. Në Istog serbet dhe malazezet kishin pushtetin dhe per gjysem shekulli ata jetoni në hap me modernizmin ndersa shqiptaret ishin popull i klasit të dytë. Stanoje Lushiqi para SHADERVANIT  në Pejë nji shqiptari i shkel me kamion djalin e vetem dhe ky shqiptar zez i falë gjakun aty per aty. E merr si TAKSIRAT si vrasje pa qellim. As gjyqi nuk e denon Stanoje Lushiqin sepse ate e ka lirue nga pergjeqsia baba i viktimes. Se Stanoje Lushiqi ka mund të jet ul mas vollanit të kamionit i dehun me shlivovicë askujt nuk i ka hanger palla. Rapsodi Bajrush Doda e thurë kangen elegji: DITË E ZEZË ISH KANË E HANJA. Me kaq puna perfundon, nji nanë dhe dy motra mbesin me duer në gji, pa birin e vetë të vetem dhe dy motrat pa vëllaun e hastretit. Kjo pat ndodhë diku në mes viteve 60-ta të shek të kaluem.
Në mes viteve 70 në fshatin tim Lubozhdë, tezaku i babës tim, djali i Selim Idrizaj diku 17-18 vjeqar nuk e paguen bileten e autobusit kondukterit shqiptar dhe tanë rrugen nga Peja deri në Lubozhdë vjen tue u perla me te. Kur arrin para shtepisë së vetë ku edhe ishte stacioni i autobusit, ai posa hapet dera e autobusit i bie grusht kondukterit plak dhe shqiptarë dhe ik me vrap per të dal nga dera e parë e autobusit, kercen posht dhe ashtu në ikje trupon rrugen dhe at moment vie nji kamionet të cieln e voziste nji malazez nga Banjica të cilit i kamë mbajt mend vetem emnin VUJO dhe e shkel tue e lanë të vdekun djalin e Selim Sadri Idrizaj. Familja e viktimes, pra baba dhe axhallaret i falin gjakun Vujo malazezit, por kurr nuk i falen gjakun konduktorit dhe shoferit shqiptar. Ata u fajsuen per vdekjen sepse ata paskan kjen SEBEPI  i fatkeqësisë. Këso shembuj ka me qindra mijra neper tanë hapsinen e ethnikumit tonë andaj i tham zotit Kadri Sherifi se vet fjala  SEBEP(që asht e futun edhe në KANUN) NË MES QINDRA FJALVE TJERA deshmon per ate se sa asht shqiptarë KANUNI DHE SA KA FAJË PER VRASJET PER HAKMARRJE. Unë ato i quej vraje me temel tradite islame sepse edhe neper shtetet e botes kudo që janë, per ditë njeriu shef se sa anmiq me njani tjetrin janë popujt musliman. Luftat ma të cmenduna dhe ma të egra panderpre zhvillohen që nga paraqitja e islamit si fe në radhë të parë në mes vet muslimanve apo popujve islam. Mendojë se me KURANIN  si fundament  duelen ligjet e SHEIRATIT dhe me ato ligje rival, ortak, kundershtar asht ai ma i afermi tue fillue nga vëllau e tutje. Unë vitin e kaluem e pyeta nji kurd pse ata martohen me vajza të familjes. Ai mu pergjigj se në kulturen e tyne akti martesor konsiderohet si adet, ku femna duhet ti sherbej mashkullit per ti kënaq ai epshet e veta seksuale, per ti lind fëmijë dhe per tu kujdes per shtepi e familje. Akti seksual asht nenqmues dhe se nuk muj e mendojnë që dikush i huej të bajë seks me vajzen e axhas, dajes, tezes, halles etj. Per mos me mujt kush me na thanë: unë jamë ai që ta shkerdhej ate papo at femen neve i martojmë vetë. Pra i dashtuni z. Kadri Sherifi dhe i dashtuni lexues, ma fajtor se KANUNI  per mbrapshtitë tona primitive edhe ato të vëllavrasjes apo gjakmarrjes asht feja ISLAME  që si ligj ka  SHEIRATIN.
Dhe per ta perfundue këtë temë këtu këtë herë unë falenderojë z. Ajet Nuro që ma dergojë faqen ku unë lexova shkrimet e Z. Kadri Sherifi, falenderojë vetë z. Kadri Sherifi per letren që më dregojë mbramë masi unë i kisha shkrue nji shkrim të shkurt z. Ajet Nuro dhe ja tash masi pash se zoti Kadri Sherifi asht intelektual dhe ai vet asht i interesuem ta shef mendimin e tjerve per shkrimet e tia unë bana këtë shkrim.

Selim Mustafë Hasanaj
Sarpsborg
Norvegji