E premte, 19.04.2024, 01:24 AM (GMT+1)

Mendime

Hajriz Demaku: Askush nuk mund ta anashkalojë ''Besën Kombëtare'' të profesor Ymer Berishës

E diele, 07.06.2009, 11:06 AM


ASKUSH NUK MUND TA ANASHKAKOJË “BESËN KOMBËTARE” TË PROFESOR YMER BERISHËS

MIT’HAT FRASHËRI ERDHI NË KLINË!

Nga Hajriz Demaku, veteran i NDSH-së
 
Më 11 shtator 2005, nga udhëheqja e Partisë së Ballit Kombëtar në Klinë u organizua një akademi përkujtimore për 28 dëshmorët e rënë në betejën e çelisë së Jellofcit. Në sallën ku u mbajt kjo akademi përkujtimore, fotografia e Mit’hat Frashërit dhe e Adem Jasharit ishin vendosur në vend të dukshëm, por jo edhe fotografiaa e kmandantit e udhëheqësit politiko-ushtarak të të gjitha kryengritjeve jashtë Shqipërisë londinneze, pra edhe i këtyre dëshmorëve, profesor Ymer Berishës.
Partia e Ballit Kmbëtar, në pamundësi për të gjetur ndonjë anëtar të gjllë për të rritur partinë e tyre të Ballit po përpiqen të marrë ish-ushtarët e lëvizjes “Besa kombëtare” e t’ia japë Ballit Kombëtar e kryetarit Mit’hat Frashëri, i cili më sa di unë, kurrë s’ka qenë në Kosoë. Të gjithë e dinë që në Kosovë si institucion Balli Kombëtar nuk ka ekziastuar, por ka pasur individë të ardhur nga Shqipëëri dhe menjëherë janë inkuadruar në Besën Kombëtare, pra prej vitit 1944 e deri në vitin 1990 nuk ka pasur parti tjetër në Kosovë, përveç Partisë Komuniste dhe Besës Kombëtare. Por s historianë po shkruajnë në dokumentet arkivore të mbledhura nëpër arkiva komuniste, të cilët me lloj-lloj termash neve na quajnë herë ballistë, herë separatistë, herë irredentistë, por kurrë çfarë ishim, nacionalistë.
Ata që thonë se në Kosovë si institucion ka pasur Ballë Kombëtar, le të thonë se kush ka qenë kretar i asaj partie dhe ku dhe kur u themelua, si dhe sa ka vepruar. Këta 28 nacionalistë të rënë në betejën e Çelisë së Jellofcit ishin të gjithë anëtarë të “Besës Kombëtare” dhe ushtarë të profesor Ymer Berishës e jo anëtarë të “Ballit Kombëtar”, as ushtarë të Mit’hat Frashërit.
Në këtë akademi përkujtimore kishte ardhur prej Shqipërie një anëtar i familjes Zeqir Isufi nga Dushi-Gjyrgjeviku,të cilit serbët ia patën djegur në zjarr 22 anëtarë të familjes dhe kishte dëëshirë ta përdhëndesë këtë akademi – nuk iu dha fjala. Në akademi folën zëvendëskryetari i Kuvendit Komunal të Klinës z. Prenkë Gjetaj. Z. Zekeria Cana, Dr. Muhamet Shatri, Dr. Rizah Sadiku, si edhe Dr. Jusuf Bajraktari.
Vërejtje kam në kumtesën e Dr. Rizah Sadikut, sekretar organizativ i Ballit Kombëtar në mërgatë, i cili në asnjë rast  nuk e përmendi profesor Ymer Berishën, por vetëm Mit’hat Frashërin dhe Ballin Kombëtar, sikur në këtë akademi përkujtimore edhe me rastin e 60-vjetorit të Kuvendit të Dobërdolanit dhe zbulimit të lapidarit të Ymer Berishës dhe Merije Shllakut, gati u anashkalua puna e profesor Ymer Berishës, sikur të kishte filluar punën Ymer Berisha më 4 gusht 1945 në Dobërdol. 
Askush nuk e përmendi themelimin e “Besës Kombëtare”më 28 nëntor 1944 në shkollën fillore në Abri dhe organizimin e luftës në Drenicë, të cilën vetë strategu i madh e pati organizuar.
Ky pra ishte Ymer Bersiha, i cili organizoi të gjitha kryengritjet në Kosovë. Të gjithë këta burra të Kuvendit të Dobërdolanit, i cili u mbajt më 4 gusht 1945 dhe dëshmorët e Çelisë së Jellofcit, të rënë më 12 shtator 1945, ishin paraprakisht luftëtarë të Shaban Polluzhës, janar-shkurt 1945 dhe anëtarë të “Besës Kmbëtare” të cilët i drejtonte profesor Ymer Berisha, deri në vrasjen e tij më 11 korrik 1946 në Hereç të Deçanit.
Prej përfundimit të luftës në Drenicë e deri më sot asnjë historian i Drenicës as i Kosovës nuk gjeti kohë për të ardhur në fshatin më të madh të Drenicës, në Abri, e për t’i petur banorët vendës për këtë ngjarje të madhe historike kombëtare që ka ndodhur në këtë fshat më 28 nëntor 1944.
Në këtë kuvend themelues të “Besës Kombëtare” kanë marrë pjesë mbi 120 burra të këtij fshati, po aq edhe nga fshatrat tjera të Drenicës e më gjerë, por tani kanë mbetur vetëm nja 15-20 burra të këtij fshati, po aq edhe në fshatrat tjera të Drenicës e më gjerë, persona të gjallë, dhe ende me argmente mund të nriçohet kjo ngjarje historike.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora