E premte, 19.04.2024, 10:15 PM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Të korruptuarit e të mefshtit, duhet të bien si mollt fice nga pema!

E diele, 07.06.2009, 02:22 PM


TË KORRUPTUARIT E TË MEFSHTIT, DUHET TË BIEN SI MOLLT FICE NGA PEMA!
/Zotit Lulzim Fushtica, shef i ri i zbulimit kosovar/

lulzim.fushtica@kpss-ko.org

Nga Kadri Mani

Zotni Lilzim Fushtica, tungjatjeta!
-Nuk po ju njoh, andaj as nuk po kam shpresë se ju do të jeni ai i vërteti!? Mos më daltë prognoza, por në kompleksin e politikës kosovare, me zenun pajazita... nuk shoh asnjë perspektivë?
-Ne me të gjitha argumentet dhe të jemi mbrapa propagandës gënjeshtare serbe, është turpi i turpit, apojo?
-Çka dreqin kanë zbuluar paraprakët tuaj!?- që të startoni ju guximshëm?
-Vrasjet me atentat të: vëllezërve Gërvalla e të Kadri Zekës, Enver Hadrit, Ahmet Krasniqit, Tahir Zrmës vetë i tretë, gazetarit Ali Uka, Enver Malokut, Xhemajli Mustafës, Ibush Kllokoqit, Selim Broshës... kush i ka gjurmuar!?!
-Vjedhja në polici i shpjegon të gjitha!!!
-Çka ndodhi me Dosjen e Krimit?- apo si po e quan humoristi i Meselejshën- Dosja e krymit!?! Policia vetë i denoncoi lajmëtarët, apojo? Dhe kush u thirr në përgjegjësi?
-Kam qenë i dënuar politik me 25 vjet burgim, prej të cilave i kam vuajtur 17-vjet; që do të thotë se edhe unë jam njofarë polici me përvojë, apojo?
-Po e përfundoj me një fjalë të urtë nga Fahri Thaqi: Pesimisti është një optimist i informuar mirë!
Shëndet.

Kadri Mani, kryeredaktor
www.zemrashqiptare.net

_______

Të nderuara lexuese e lexues, shkresa e sipërme është dërguar në e-mail privat, por meqë ngeli pa përgjigje, po e bëjmë publike, që të mos dalim fajtorë kolektiv e të mbetet faji jetim! Duhet që bashkërisht të jua gjejmë fajeve  mëmmatë e babatë, e që janë në midis të midisit të udhëheqjeve kombëtare-ndërkombëtare!!
Rrugët janë përplotë lypsarë të pastrehë, e midis tyre edhe infalidë të UÇK-së, kurse shokët e tyre rrahagjoksa (e që fjalorët sepratistë të Tiranës tiranike këtë fjalë nuk e kan!), milionerë e miliarderë, po çirren me fjalimet e tyre histerike për atdhetarizëm!
KEK-un po e rrjepin mercenarët e bejlerët, midis tyre edhe një gjerman, i cili krisi dhe iku pa therrë në këmbë!!
Ku janë paratë e tenderëve të shitjes së ndërmarrjeve?- he zoti i çmarroftë e dreqi i marroftë!?!
I pata shkuar në zyren pranuese ministrit për punë të brendshme, zotit Fatmi Rexhepi, por nuk më pati pranuar! Ju pata ankuar xhaxhait tij e mësuesit tim, zotit Rabit Rexhepi, më pati këshilluar që t’i kryeja studimet se kush i merr vesh punët e tyre!? Ai dha dorëheqje pas vrasjes së dy demonstruesve në rrugë, dhe erdhi zëvendësi...
I pata shkuar në zyren pranuese ministrit për punë të brendshme, zotit Blerim Kuqi, i  cili as më pranoi as u skuq!
Shkodra e ka lumin- Kiri, dhe shkodranët humoristë, kur shkon një udhëheqës i keq e vjen një udhëheqës i keq, po ju këndonin:
Kiri, Kiri/xhevahiri/shkoi i jati/ngeli i biri!!
Lexues e votues të nderuar, ndëshkoni me votën tuaj!!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora