E premte, 19.04.2024, 06:53 AM (GMT+1)

Shtesë » Shoqëria

Studimi, femrat flasin 546 fjalë në ditë më shumë se sa meshkujt

E shtune, 06.06.2009, 10:08 AM


Janë vetëm 546 fjalë që i ndajnë femrat nga meshkujt. Dikush mund të thotë që ato janë vendimtare, por matematika nuk është as ideologji e as politikë: zonjat artikulojnë në ditë vetëm 546 fjalë më shumë në krahasim me meshkujt. Një grup psikologësh nga Universiteti i Teksasit dhe Arizonës ka shqyrtuar regjistrimet e debateve të 400 studentëve, gjysma meshkuj e gjysma femra, të periudhës nga viti 1998 deri në 2004.

Regjistrimet

Regjistrimet janë realizuar falë një aparati të veçantë të mbajtur nga pjesëmarrësit, i cili hynte në funksion në mënyrë të papritur. Duke bërë një llogaritje të zakonshme, femrat qëndrojnë më përpara se sa meshkujt, me 16215 fjalë kundrejt 15669 të meshkujve. Por, sipas statistikave, kjo diferencë nuk mund të jetë përfundimisht domethënëse. Rezultate të kënaqshme janë vënë re edhe nga një individ te tjetri, meshkuj e femra: personi më elokuent ka folur gjatë një dite 47 mijë fjalë, ndërsa më i spikaturi arrin të “llomotisë” diçka më shumë, ose më pak se 500 fjalë. Nëse meshkujt mund të mbeten të mahnitur nga rezultatet e publikuara nga studimi i amerikanëve, gratë mbështesin faktin se bisedat e tyre për veshjet, fëmijët, kuzhinën, dashurinë, korrespondojnë pak a shumë me futbollin, makinat dhe motorët, palestrën, futbollin, kompjuterët dhe elektronikën, futbollin.

Kërkimi

Sigurisht që çështja nuk është vetëm numerike. Kërkimi i publikuar në revistën “Shkenca” godet një teori në veçanti dhe disa të tjera në përgjithësi. Libri i neuropsikiatres kaliforniane, Ljuen Brajzëdin (Louann Brizedine), “Truri femëror”, ka ndezur shumë debate pas publikimit të tij. Ai pohon se truri i një femre dhe truri i një mashkulli ndryshojnë shumë nga njëri-tjetri për shkak të aktivitetit të ndryshëm hormonal. Progesteroni dhe testosteroni janë elementët bazë të sjelljes dhe identitetit, me të gjitha pasojat e mundshme. Për shembull, impulset e adoleshentëve, si pasioni për mesazhet, apo për të bërë shoping, tërheqja për kukullat, apo ajo për makinat, mendimi për seksin, të gjitha këto mund të shpjegohen me këtë fakt. Për neuropsikiatren, femrat flasin trefish më shumë në krahasim me meshkujt, 20 mijë kundrejt 7 mijë fjalëve dhe ky është një tipar biologjik.

Femrat

Për femrat, të folurit shumë është një çlirim stresi dhe u jep një kënaqësi të madhe fizike, ashtu siç japin drogat. Pra, le të sqarojmë një fakt të rëndësishëm: e folura është një tipar që natyra ia ka dhuruar femrës. Këtë e di mirë ish-rektori i Harvardit, Laurens Samërs (Laërence Summers), i cili rrezikoi vendin e punës sepse u shpreh që femrat janë aq pak të zonjat për të përballuar shkencën, saqë në fushën akademike kanë shumë pak sukses. “Për vite me radhë jam ndarë mes ideve të mia politike dhe atyre që na thotë shkenca. Por shpresoj vërtet që femrat ta perceptojnë botën ndryshe nga meshkujt dhe nëse bëjnë kujdes mund të marrin vendime mjaft të mira se si ta drejtojnë jetën”, është shprehur neuropsikiatria për revistën “Ne/s/eek”.

Përballja e kërkime

Universiteti i Teksasit dhe Arizonës
Fjalët e shqiptuara çdo ditë nga një grua janë 16215, nga një burrë janë 15669

Kampioni:

400 studentë (gjysma meshkuj dhe gjysma femra)
17 orë në ditë biseda të regjistruara për periudha nga 2-10 ditë

Ljuen Brajzëdin “Truri femëror”

Fjalët e shqiptuara çdo ditë nga një burrë janë 7 mijë, nga një grua 20 mijë
Diferenca ndërmjet materieve gri mes burrit dhe gruas varet nga hormonet seksuale
Në krahasim me meshkujt, femrat janë më të lirshme në prodhimin e emocioneve



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora