E enjte, 24.09.2020, 01:08 PM (GMT+1)

Plus » Shoqëria

Homogjenizimi i kulturës globale

E shtune, 06.06.2009, 01:22 PM


Satelitet, kabllot, Walkmene, video kaseta, CD dhe çudi të tjera të teknologjisë së argëtimit kanë krijuar arteriet përmes së cilave argëtimet moderne po homogjenizojnë gjithë kulturën globale. Me përmbysjen e Murit të Berlinit dhe përqafimin e ideologjive të lira të tregut në vendet ish-komuniste, me të vërtetë i gjithë planeti po lidhet me muzikën, filmat, lajmet programet televizive dhe produkte të tjera kulturore që nisin fillimisht me filmin dhe studiot e regjitrimit të Shteteve të Bashkuara. Impakti i këtij homogjenizimi në diversitetin e pasur kulturor të komuniteteve në të gjithë botën është gjigande dhe konturet e tij po bëhen gjithmonë e më të qarta.

Ndryshe nga automjetet amerikane, setet televizive dhe veglat e makinave, produktet e kulturës amerikane po përfshijnë gjithë globin. Ritransmetimet e Dallasit dhe Cosby show mbushin ekranet e televizionit në çdo kontinent. Hiti i vitit 1990, Pretty Woman u bë filmi më i shitur i të gjitha kohërave në Suedi, Izrael, brenda pak javëve nga dalja e tij. Disneyland është sot një perandori globale; mishërimi japonez i saj jashtë Tokios, pret rreth 300,000 vizitorë në javë dhe Euro Disneyland, një park në periferi të Parisit, që zë një sipërfaqe prej 1/5 të gjithë sipërfaqes së qytetit, mendon të presë më shumë vizitore se Kulla Eiffel, Kisha Sistine, Muzeumi Britanik dhe Alpet Zviceriane, të gjithë së bashku.

Kur ra Muri i Berlinit në fund të vitit 1989, familje të Gjermanisë Lindore, u mblodhën në Berlinin Perëndimor për të shijuar kënaqësitë e kapitalizmit; çka donin më shumë ishin portokallet dhe disqet pop-musik. Në Rio, fëmijet në shkolla zbukurojnë librat e tyre me figura të Michael Jackson. Në Kashmir, adoleshentët këndonin nën zë këngët e Bitellsave. Tregjet e perimeve në Madras, akoma nxjerrin lulelakrën. Në të gjithë botën njerëzit dëgjojnë muzikën pop dhe shikojnë video që ofrojnë eksitim, arratinë dhe ndjesinë e lidhjes me një botë më të madhe. Pjesa më e madhe e këtyre konsumatorëve të produkteve kulturore globale hane të rinj.

Si qeveritë, familjet dhe strukturat globale po kalojnë një krizë, për shkak të ndryshimeve gjithëpërfshirëse të shoqërisë së shekullit të njëzetë, artistët pop kanë dalë si figura autoritetesh globale. Falë mikrofonit dhe kameres, disa megayje mund të komunikojnë pushtet dhe paraqitjen e lidhjeve të forta në distancë të largët. Si prindërit, mullahët, burokratët dhe politikanët, iu kërkojnë pak fansave të tyre, të gëzojnë dhe të vazhdojnë të blejnë. Në ato pak raste të bëra publike, kur yjet e rrokut, i bëjnë thirrje audiencës në mbarë botën për çontribute personale - për shirat në pyje, për lehtësimin e krizës, të burgosurit politik - derdhja globale është befasuese.

Kompanitë e argëtimit global po i mbajnë shpresat e tyre në 2/5 e njerëzve në Tokë që janë nën moshën 20-vjeçare. Konkurrenca për të kapur miliona fansa të rinj në moshë të hershme është intensive. Sony ka nxjerrë në treg për fëmijët linjën "Sony im i Parë" të radiove lodra, etiketën për fëmijë Sony Music dhe një Librari të madhe videosh për fëmijë.

Shpikja më e madhe teknologjike e viteve 80', për përhapjen e argëtimit global ishte MTV. Në fillim të vitit 1993 programet e MTV-së mbërthyen mbas ekranit rreth 210 milion telespektatorë në 71 vende. Rrjeti kabëll, i cili filloi në gusht të vitit 1981, deklaron se ka miliona shikues në Europë dhe mbi 50 milion në Shtetet e Bashkuara. Ka eliminuar që tani një tjetër rrjet të quajtur VH-1. Viacom, kompania meme, gjithashtu ka një kanal për fëmijë të quajtur Nickelodeon. (Në vitin 1990 hiti i saj ishte shfaqja Ren & Stimpy, film vizatimor i një Chihuahua hiperaktiv dhe një mace që nxjerrin topa leshi.) Pronari i këtij rrjeti global është Summer Redstone, një multimilioner nga Bostoni, i cili krijoi pasurinë e tij në teatër. Edhe pse emri i tij është i panjohur për publikun e gjerë, ai është bërë një nga edukatorët më të ndikueshëm për brezin e ri në botë. Siç MTV dha lajmin e planit për të shtrirë në gjithë botën rrjetet e veta të argëtimit, Kinë, Kore dhe Taivan dhe të lançonte Ren & Stimpy në Europë, Redstone festonte mbërritjen e fëmijës global. "Njesoj si adoleshentët janë njësoj në të gjithë botën, fëmijët janë njësoj në të gjithë botën", deklaroi ai.

Edhe pse qindra miliona fëmijë dhe adoleshentë në të gjithë botën, dëgjojnë të njëjten muzikë dhe shohin të njëjtaj video dhe filma, produktet e argëtimit të shpërndara në të gjithë botën nuk po krijojnë një ndërgjegje të re globale - përveçse një pasioni të egër për më shumë të mira globale dhe eksperienca të jetuara nga të tjerë. Imazhi ekzotik i videove muzikore ofron iluzionin e të qenurit në lidhje me fryma kulturore në të gjithë botën, por kjo ska lidhje me parashikimet e ndërgjegjes së filozofeve që nga Kanti deri te Marshall McLuhan, të cilët shpresonin për një identitet të përcaktuar global me mirëqenien e të gjithë rracës njerëzore dhe me vetë planetin. Deri këtu, ka qenë ndërgjegja e komoditetit që është stimuluar më shumë. Përhapja e komercializmit prodhoi muzikë popullore, shumica e krijuar në Shtetet e Bashkuara, po nxitohet si një hedhje poshtë e një barriere ideologjike, njëherë e një kohë e shkëlqyer. Rënia e komunizmit e bën më të thjeshtë eksportin e muzikës, filmit dhe videos në Europën e Lindjes, ish- Bashkimin Sovjetik dhe Kinë. Por futja e arritjeve të gjëra të botës drejt historive globale dhe tregut muzikor, nuk është një punë e thjeshtë. Në vitin 1990, Rudi Gassner ishte presidenti i BMG International dhe ishte në përgjegjësinë direkte të biznesit muzikor të Bertelsmann. "Prioriteti ynë", tha ai, është "përcaktimi i veprave të një baze botërore ekskluzive për BMG, për një përdorim botëror". Muaj përpara bashkimit të Gjermanisë, Bertelsmann punësoi dikë për të drejtuar forcën e shitjeve për Republiken Demokratike Gjermane, ku, Gassner tha ai, po mbështetet në mbledhjen e mbi 15 milion klientëve. "Qëllimi ynë tjetër", shkroi ai është gazeta e brendshme e 1990, "që përfshin dhe Hungarinë, Çekosllovakinë dhe Poloninë". Por ai parashikoi "probleme të mëdha për ne, për shkak të detyrimeve monetare... Nuk do të bëjmë menjëherë para; nuk do të jemi të aftë të nxjerrim para. Por ndjej se për ca kohë ne duhet të jemi atje, të jemi një nga të parët, nëse jo të parët, ... për arsye politike dhe strategjike".

Barriera më e fortë ideologjike që mbetet për muzikën amerikane, televizionin dhe filmin është Fondamentalizmi Islamik. Në epokën Khomeini në Iran, produktet e kulturës amerikane ishin simbolet supreme të rënies satanike. Sa më fanatikë bëheshin autoritetet iraniane dhe saudite, në qëllimin e tyre për purifikimin e kulturave të tyre tradicionale, aq më shumë njerëzve iu ndaloheshin muzika dhe filmat. Klubet e nëndheshme lindën në të gjithe Iranin dhe tufa njerëzish vinin për të parë videokaseta të emisioneve të fundit amerikane dhe sigurisht filmat X-rated. Videokasetat pirate të Michael Jackson shiteshin për $50 dhe diskot nën dhe i kishin me shumicë. Rojet islamike rregullisht i sulmonin këto aktivitete, por vitet e fundit ka patur disa shenja liberalizimi. Teknologjitë e depertimit janë kaq të fuqishme sa industria po planifikon për ditën kur Irani do të ribashkohet me tregun global në muzikë dhe filma. Në Arabinë Saudite ku rroku Perëndimor ishte njësoj i neveritshëm për familjet, përveç rasteve kur ishin jashtë vendit, në ndonjë festë private, ardhja e gjysëm milioni ushtarësh amerikane dhe rrjetit Desert Shield FM-107 me transmetuesit e tij të shumtë në të gjithë vendin, solli një tronditje kulturore. Sapo lufta mbaroi, policia fetare intensifikoi fushatën e saj për të çliruar mbretërinë e shkretuar, nga të gjitha gjurmët kulturore të protektorëve të saj. Por kohët e fundit është një betejë e humbur.

Potencialin më të madh të zhvillimit muzika pop e ka në Amerikën Latine dhe në Azi. (Afrika pothuajse nuk përmendet kurrë.) BMG Ariola Discos Ltd. Vepron në Brazil dhe ka 55 përqind të tregut. Rreth 80 përqind të disqeve të shitura nga artistët vendas. Sot, vetëm 50 milion nga 150 milion brazilianët blejnë disqe. Por në pak vite Gassner parashikon, "edhe gjysma tjetër do të jenë aktiv ekonomikisht, duke dyfishuar potencialin e tregut tonë".

Muzikantët, kritikët shoqëror dhe politikanët në vendet e varfëra të Azisë, Afrikës dhe Amerikës Latine, janë të shqetësuar se depërtimi masiv i tingullit transnacional, jo vetëm do të kufizojë mundësitë për punësim për artistët vendas, por gjithashtu do të dënojë muzikën tradicionale të kulturës së tyre lokale. "Frika ime është se në 10 apo 15 vjet të tjerë, ajo që me gjithë kasetat që gjetën rrugë në fshatrat më të largëta dhe me asnjë nga muzikat e tyre të mundshme, njereëzit do të ndikohen nga kjo lloj muzike e lirë". Ky shënim nga një muzikant nga Sri Lanka karakterizon ankthin në të gjithë botën e paindustrializuar, që produktet e muzikës industriale do të fshijnë qindra, ndoshta mijëra, vite në muzikën tradicionale. "Edhe pse jemi vend i vogël, prapë kemi mënyrën tonë të të kënduarit, shoqërimi, intonacioni, lëvizje dhe kështu me radhë. Ne mund të ofrojmë një kontribut të vogël, por shumë të dallueshëm në kulturën botërore, por mund edhe të humbasim..."

Në vitin 1980 lëvizja ambientaliste filloi të popullarizojë idenë e rëndësishme, se diversiteti biologjik është një burim i çmuar global, se zhdukja e kërmijve hedhës, zogjve të mrekullueshëm tropikalë dhe e brumbujve afrikanë, do ta varfëronte tokën dhe do të kërcënonte mbijetesën e qenies njerëzore. Lëvizja e mjedisit kulturor nuk ka organizata të fuqishme për të promovuar mesazhet e tyre, por ka një lektorat global të paorganizuar. Ndjenja se kultura botërore do të degradojë nëse humbet diversiteti, është shumë e përhapur tek artistët, konservativët kulturorë dhe nacionalistët. Këto çështje akoma janë të pushtuara nga pushteti absolut i kulturës popullore globale, e cila kërcënon tradicione kulturore lokale dhe komunitete tradicionale nga të cilat lindin.

Impakti i industrisë globale muzikore në karakterin e muzikës lokale, ka qenë thelbësor. Ylli i popit indian Babydoll Alisha këndon këngët e Madonnës të përkthyera në hindisht. Artistët tunizian, tashmë përdorin sintetizatore të zakonshëm për të shoqëruar gajdet tradicionalë në koncertet live. Nevoja për financim për instrumente elektronike të shtrenjtë dhe varësia në aksesin e elektricitetit po ndryshon kulturën muzikore lokale.

Në Trinidad futja e rregjistrimeve multikanale ka transformuar perspektivën e punësimit të bandave të famshme të çelikut. Do të ndodhte që njëqind muzikantë do të grumbulloheshin në kopështin e dikujt, secili me tamburin e vet të sintetizuar dhe dy mikrofonë do të rregjistronin çdo gjë për të bërë kaseta lokale. Tani, sipas raportimit të Roger Wallis i Koorporatës së Transmetimit Suedez dhe Krister Malm, drejtor i Muzeumit të Muzikës në Stockholm, disa nga muzikantët më të mirë sot "regjistrojnë të gjitha pjesët e ndryshme në kanale të ndryshme në kohëra të ndryshme. Miksi final... mund të jetë teknikisht perfekt, por nuk përfaqëson më komunikimin kolektiv të 100 muzikantëve dhe audiencat e tyre".

Globalizimi i tregut muzikor dhe teknologjia e kanaleve regjistrues, ka bërë të mundur krijimin e tingujve të rinj në të gjithë botën. Gjithçka nga zouk, rhi, dhe jit nga Afrika dhe salsa nga ishujt Karaibe, deri te psalmet e Indisë të njohur si bhangre, janë të miksuar me një varietet të llojit pop amerikan, për të krijuar një përzierje që është i promovuar kudo në botë si "ritmi botëror". "Lambada", i promovuar nga interpretët francezë si kërcimi mani i Brazilit, në origjinë është nga Bolivia. Një version i regjistruar i kësaj muzike të performuar më shumë nga muzikantët Senegalezë, u shndërrua në një hit global. Paul Simon përdori këngëtarë afrikano-jugorë dhe këngë për albumin hit të tij Graceland, por ai shkroi fjalët e tij dhe mesazhi politik u dobësua.

Muzikantë lokale sigurisht janë të eksituar nga audiencë, fama dhe paratë që kompanitë ndërkombëtare mund t`iu ofrojnë atyre, por disa janë të shqetësuar se traditat kulturore të tyre po humbasin dhe po përdoren për të bërë një produkt internacional. Kompanitë, edhe pse shumë të shqetësuara për mbrojtjen e pronës së tyre intelektuale nga pirateria, nuk ndjejnë asnjë keqardhje për çrrënjosjen e muzikës indigjene nga toka e lindjes dhe nga trajtimi i saj si një komoditet i lirë. Nga një kufi shumë të hollë midis hyrjes në traditat e muzikës ekzotike dhe të vjedhësh këngë dhe ndonjëherë ky kufi shkelet.

Rritja spektakolare e argëtimit komercial global, ka frymëzuar një numër shpjegimesh. Roli i teknologjisë ka qenë shumë i rëndësishëm. Rrjetet e botës, përmes transmetimit global të fotografive, bisedave dhe muzikës me satelit, kanë përshpejtuar përhapjen e një tregu global për filmat, videot dhe programet televizive. VCR për shtëpi, baret, qendrat e kujdesit ditor, autobuzët, dhomat e pritjes dhe infermieritë drejt një zinxhiri të ri të teatrove. Në ishullin e Siquijor në Filipine, banorët akoma mblidhen në "The Hangout" për të ngrenë halo-halo (akullore, kokoshka, fruta dhe fasule) dhe të shohin Rambon në videokasetë. Në Kolumbi, autobuzat e linjave të largëta, mbajnë gjithë fansat e filmave të natës të mbërthyer mbas karrigeve të tyre (dhe të tjerët të zgjuar) me Robokopin. Orët, njëherë e një kohë të menduara si komercialisht të parëndësishme, janë shndërruar papritur në kohë tregtare; të pagjumët, invalidët, fëmijët me të ardhura të mjaftueshme për të marrë me qera një film, me patatina të çdo lloji, mund të fusin një videokasetë në videorragjistratorin e tyre në çdo moment të ditës apo të natës. Programet e vjetra televizive dhe të dala jashtë sateliti apo të lëvizur me kabëll drejt shtëpive, shkollave dhe burgjeve në të gjithë botën, duke realizuar një lloj pavdekësie, që më parë iu mohohej shumicës së produkteve kulturore. Jo shumë poetë të vdekur, dijetarë apo edhe novelistë të librave më të mirë, nuk qëndrojnë përjetësisht nëpër rafte bibliotekash, por falë videokasetave dhe urisë gati universale për filma, muzikë dhe programet televizive amerikane, yje rroku dhe aktorë filmash që kanë vdekur, mbahen në jetë përgjithmonë.

Një shpjegim më bindës për përqafimin e audiencës për argëtimin global është se po mbush boshllëkun e lënë nga rënia e jetës tradicionale familjare pothuajse kudo, dhe atrofikimi i jetës civile dhe humbja bindëse e besimit në politikë. Kultura popullore vepron si një përthithës për të marrë kohë të lirë dhe energji që në kohët e herëshme janë përdorur për të rritur dhe edukuar fëmijët apo për pjesëmarrje në aktivitetet politike, fetare, civile apo dhe komunitare ose në zeje, lexim dhe përmirësimin edukativ të vetes. Por aktivitete të tilla sot tingëllojnë pak të dala mode, edhe pse teoria politike akoma qëndron në supozimin se këto aktivitete janë kryesore për funksionimin e një shoqërie demokratike. Gjithmonë e në rritje, eksperiencat përmes filmit, videove dhe muzikës janë zëvendësuese për jetën civile dhe komunitetin. Ndërsa bëhet gjithmonë e më e vështirë për të rinjtë në shumë vende të botës, të krijojnë role të kënaqshme, nguti i tingujve dhe imazheve komerciale ofron shpëtim.

Në produktet kulturore globale të Shteteve të Bashkuara mund të cënojnë ndjeshmërinë lokale, por të paktën shumica e tyre janë të krjuara aty. Në Amerikën Latine dhe pjesë të Azisë, filmat amerikanë dhe programet televizive dominojnë udhët ajrore. Nuk kushton pothuajse asgjë teë marrësh një film të vjetër Hollivudian ose një rishikim të Lucy ose Mr. Ed. Akoma më pak programe antike si Dallas spo L.A. Ligjet kushtojnë më pak se një program lokal me një talent lokal dhe produkti i Shteteve të Bashkuara është njësoj si të fitosh një audiencë më të madhe. Nga 4,000 filmat e shfaqur në televizionin brazilian, sipas producentit brazilian, Luis Carlos Barreto, 99 përqind janë nga vende të pasura, shumica Hollywood. Televizioni është forca më e fuqishme për edukimin e masës në shumë vende të prapambetura. Nacionalistët kulturor në Amerikën Latine dhe në vende të Azisë janë të zemëruar se mësuesit me ndikimin më të madh të brezit të ri janë studiot e filmave hollivudianë dhe agjensitë e reklamave globale. Por tendencat e fundit në të gjithë botën - përparimet në teknologjitë e ndërfutura, privatizimi, dhe komercializimi i medias elektronike - po e bëjnë atë tmerrësisht të vështirë për familjet dhe mësuesit, për të konkuruar me mediat globale për përkujdesjen e brezit të ardhshëm.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora