E enjte, 18.04.2024, 11:59 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Të pushtosh momentin

E shtune, 06.06.2009, 01:19 PM


Fjalime të paharrueshme presidenciale janë shumë të paktë dhe shumë të rrallë, por fjalët e Ronald Reaganit në Berlin dy dekada më parë, do të mbeten të përjetshme

Në mbasditen e ngrohtë dhe të vrenjtur të 12 qershorit të vitit 1987, Ronald Reagan qëndroi përpara Murit të Berlinit dhe tha vetëm gjashtë fjalë që goditën thellë miliona njerëz që i rezistuan sundimit Sovjetik në gjithë Europën dhe midis ithtarëve të demokracisë në të gjithë botën. "Zoti Gorbaçov", tha ai i vendosur, me një grimë zemërimi dhe indinjate, "shëmbe këtë mur." Ishte një moment i rëndësishëm për Reaganin, që kishte luftuar komunizmin gjithë jetën e tij dhe si president kishte bërë shkatërrimin e "perandorisë së djallit " qëllimin e tij primar. Fjalët e tij kanë rezistuar në kohë.

Ndërsa admiruesit e tij përgatiteshin atë javë të festonin 20-vjetorin e fjalimit të tij historik dhe siç shumë menduan nëse retorika inspiruese presidenciale ka vdekur, pyetja është sesi një president arrin të kapë një moment dhe të përcaktojnë një epokë, ashtu siç bëri dhe Reagan. Nuk ndodh shumë shpesh-shumë rrallë, thonë ekspertët, në më shumë se dy shekuj historie amerikane. Por studiuesit e politikës, historianët, këshilltarët e presidentit dhe ekspertët në komunikimin publik, kanë tendencë të bien dakord mbi faktorët që lejojnë një shef ekzekutivi të flasë për epokat. Një moment i tillë, thuajse gjithmonë del nga një krizë, kur një president ngrihet në lartësinë e rastit dhe bashkon apo frymëzon kombin-"kur një njeri është i ulur në Zyrën Ovale dhe historia shfaqet në derë", thotë Sekretari për Shtypin e Shtëpisë së Bardhë, Tony Snow. Por nuk e bën këtë vetëm. Në shumicën e rasteve njerëzit e tij të afërt dhe këshilltarët janë të domosdoshëm. "Ka momente kur një periudhë rrjedh dhe një njeri që e kupton këtë, e ndjen, dhe e vlerëson atë," thotë Mo Fiorina, i vjetër në Institucionin Hoover Institucion dhe studiues politike në Stanford. "Nuk ka rëndësi nëse je Roosevelt apo Reagan, nëse momenti nuk është i duhur, nuk funksionon".

Sekretari i mëparshëm për shtyp në Shtëpinë e Bardhë për Presidentin Klinton, Mike McCurry thotë: "Pjesë e tij është fraza e paharrueshme që përcakton për vendin një ndryshim të madh përmes të cilit po ecim ose kap një moment krize".

Për të qenë i sigurt, Reagan, njëherë aktor i cili shkëlqente në skenë, kishte më shumë se thjesht emocionin e këtyre momenteve. Ai kuptoi se fjalët mund ta bashkonin kombin dhe gjithmonë kërkonte për mënyrën që t`i jepte zë, një vendi dhe një kohë të veçantë. Por edhe presidentë të tjerë, janë munduar të ndalojnë apo të ndryshojnë historinë me fjalët e tyre:

Abraham Lincoln, fjalimin e tij në Gettysburg në 19 nëntor të vitit 1863, ia dedikoi fushën e betejës së Luftës Civile dhe i mbushur me frymëzim i bëri thirrje popullit për këmbëngulje. "Shtatë vjet më parë", tha Lincoln, "etërit tanë sollën përpara në këtë kontinent një komb të ri, të krijuar në liri dhe të dedikuar nga qëllimi që të gjithë njerëzit janë të barabartë... Është për ne që jemi akoma gjallë, të mbarojmë atë që ata filluan dhe sollën në këtë pikë me aq fisnikërisht. Është më tepër për ne të jemi këtu dhe të çojmë përpara punën e mbetur përgjysëm-që nga paraardhësit tanë të kemi devocionin për atë çështje për të cilën ata harxhuan dhe pikën e fundit të devocionit të tyre- që të kemi sigurinë që jeta dhe përpjekjet e tyre nuk shkuan dëm-se ky komb, nën udhëheqjen e Zotit, do të rilindë sërisht në liri-dhe ajo qeveri e njerëzve, nga njerëzit, për njerëzit, nuk do të vdesë nga toka".

Abraham Lincoln, në fjalimin e tij të dytë inaugurues në 4 mars të vitit 1865, përzjeu një spiritualitet lirik me dëshirën e zjarrtë të kombit për paqe dhe shërimit nga përgjakja e Luftës Civile. "Pa dashakeqësi ndaj askujt". tha Lincoln, "me dashuri për të gjithë, me vendosmërinë për të drejtën, siç Zoti na bëri ta shikojmë atë, le të përfundojmë punën që kemi nisur, të shërojmë plagët e këtij kombi, të kujdesemi për atë që e çoi përpara këtë betejë dhe për jetimët dhe vejushën e tij, të bëjmë gjithçka për të realizuar dhe mbajtur gjallë paqen mbi kombin tonë dhe me të gjitha kombet e tjera".

Franklin Roosevelt, në fjalimin e parë inaugurues të 4 marsit, 1933, siguroi amerikanët e lëkundur se ata do të dilnin nga kriza nqs do të kishin kurajo. Kështu para së gjithash FDR tha, "më lini të pohoj besimin tim të vendosur se e vetmja gjë nga e cila duhet të kemi frikë është vetë frika-e panjohur, e paarsyeshme, terror i pajustifikuar, i cili pengon përpjekjet e nevojshme për të ecur përpara".

Lajme të rrëfyera

John F. Kennedy, në fjalimin e tij inaugurues në 20 janar të vitit 1961, i bëri thirrje një brezi të ri idealistësh për të vepruar: "Le të bëjmë që fjala të shkojë përpara kësaj kohe dhe këtij vendi, si për miqtë dhe armiqtë, që pishtari i ka kaluar një tjetër brezi amerikanësh...Dhe kështu, shokët e mi, pyesni veten jo se çfarë mund të bëjë vendi për ju-pyesni veten se çfarë mund të bëni ju për vendin tuaj".

Gerald Ford, në një fjalim kombit në 9 gusht, të vitit 1974, i bëri thirrje ribashkimit të vendit mbas dorëheqjes së Richard Nixon. "Shokët e mi amerikanë", tha Ford, "ankthi i gjatë i kombit tonë ka mbaruar".

George W. Bush, në një moment spontan në 14 shtator të vitit 2001, mobilizoi Amerikën mbas sulmit terrorist të 11 shtatorit. Bush rrëmbeu bririn e një demi kur punëtorët e rrezikuar kërcënuan se ata nuk do ta dëgjonin atë, ndërsa qëndronte në rrënojat e Sheshit Zero në New York. "Unë ju dëgjoj", deklaroi Bush. "E gjithë bota ju dëgjon. Dhe ata që hodhën poshtë këto ndërtesa, do të na e dëgjojnë zërin shumë shpejt".

Republikani Frank Luntz, autor i veprës Fjalët që Funksionojnë: Nuk është se çfarë thua, është çfarë njerëzit dëgjojnë, thotë se sekreti i një presidenti është të jetë "inspirues." Adds Luntz: "Duhet të ketë një kohë krizë, sepse mbrojtësi ynë ka rënë... Nuk jemi Republikanë apo Demokratë. Jemi amerikanë. Duhet të ketë një moment presidenti ku çdo njeri duhet të jetë i vëmendshëm, një ndarje eksperiencash. Më e rëndësishmja nga të gjitha, njerëzit duhet të besojnë dhe duhet të besojnë se ata (presidentët) besojnë në atë që thonë".

Peter Robinson, fjalim shkruesi i dikurshëm i Shtëpisë së Bardhë, i cili shkroi fjalimin "shëmbeni këtë mur" dhe është tani studiues në Institucionin Hoover, tregoi për U.S. News prapaskenat e asaj ngjarje. Siç ndodh shpesh me fjalimet e mëdha, këshilltarët e presidentit nuk e panë qëllimisht. Ndihmësit e Reganit folën me ekspertë të jashtëm mbi marrëdhëniet Lindje-Perëndim dhe pothuajse të gjithë këshilluan të mos nxisnin asnjë konflikt apo të vinin në siklet liderin e ri Sovjetik, Mikhail Gorbachev, në ndalesën e tij në Berlin. Specifikisht, ekspertët thanë, mos e përmend fare murin. Madje njëri nga ekspertët sugjeroi se, gjermanët janë mësuar me këtë barrierë dhe nuk shqetësohen më.

Por Robinson mësoi ndryshe. Ai udhëtoi drejt Berlinit Perëndimor për të inspektuar vendngjarjen dhe gjeti meritë të madhe për murin. Gjatë një mbrëmje festive në qytetin e ndarë, mikëpritësja e tij tha se nqs Gorbachev ishte serioz përsa i përket reformës, ai duhet të heqi murin. Një tjetër Berlines tha, se e motra jetonte rreth një milje larg dhe ai nuk e kishte takuar atë për 20 vjet. "Si mendoni se ndihem për këtë mur?" pyeti ai i mërzitur. Robinson arriti në përfundimin se "poshtë sipërfaqes ata e urrenin atë mur çdo ditë të jetës së tyre". Robinson pa edhe diçka tjetër-potencialin për një moment të fuqishëm, të paharrueshëm. "E dija që ishte një fjalim i madh", tha ai, ndërsa ecte përgjatë murit, duke parë Gardhin Brandenburg dhe Reichstag afër, selia e mëparshme e Parlamentit Gjerman dhe duke ndjerë "dramën e atij vendi".

Lajme të rrëfyera

Por kur u kthye në Washington, në fillim pati pak mbështetje për sugjerimin e tij se Regani do të kërkonte heqjen e murit. Ai e dinte atë, me historinë e Reganit që kundërshtonte të ashtëquajturën "perandoria e djallit" të komunizmit dhe besimi e tij në kundërvënien sovjetike, Regani do të donte të thoshte diçka kuptimplotë. Robinson gjithashtu dinte se Reagani, duke qenë se kishte qenë aktor, i pëlqente shumë momentet dramatike. Presidenti do të mendonte në çdo hap për vizitën e tij-duke ditur se ai do të qëndronte përpara murit, me kryqe të vizatuar në vendet ku ishin vrarë njerëz në kërkim të lirisë. "E dija se ai nuk mund të vinte këtu dhe të nxirrte nga goja banalitete", tha Robinson. "Ky ishte ai. Ai do të ndjente fyerjen e dinjitetit njerëzor dhe do të donte të thoshte diçka të jashtëzakonshme".

Në 18 maj, më pak se një muaj para udhëtimit, presidenti u takua me ata që do të shkruanin fjalimin, për të diskutuar mbi të. Tom Griscom, drejtues i komunikimit në Shtëpinë e Bardhë, pyeti presidentin se çfarë mendonte mbi tekstin. "Mendoj se është një i mirë dhe i fortë", tha Regan.

I lajmëruar se njerëzit mund të ishin të aftë të dëgjonin fjalimin e tij në radiot e tyre kudo në Europën Lindore dhe ndoshta edhe në Moskë, Robinson e pyeti se çfarë do të donte t'i thoshte njerëzve të zënë robër.

"Është ajo pjesa në të cilën flitej për rënien e murit", u përgjigj Regan. "Kjo është ajo që t`iu them atyre".

Shefi i Staff Howard Baker kundërshtoi, duke argumentuar se kjo pjesë tingëllonte "jopresidenciale" dhe ekstreme. Zëvendes Sekretari i Shtetit për Sigurinë, Colin Powell, ra dakord. Këshilltarë të tjerë argumentuan se kjo do të njolloste me turp Gorbacovin dhe të rriste presionin mbi të.

Por Griscom kundërshtoi, duke argumentuar se Regan kishte nevojë të thoshte diçka të madhe dhe linja "rrëzoni këtë mur" do ta bënte shumë mirë këtë punë.

Por çështja mbeti në ajër.

Regan vuri në vijë çdo gjë në Itali, ku priste një samit ekonomik, pak më parë se të ndalonte në Gjermani. Robinson i kishte dhënë Reganit kopjen e kundërshtueses me një sërë fjalimesh të tjera dhe shënime për t'i patur gjatë udhëtimit. Zëvendës Shefi i Stafit të Shtëpisë së Bardhë, Ken Duberstein, mori mënjanë Presidentin dhe i dorëzoi atij fjalimin e Berlinit, të hapur në pjesën kryesore dhe i kërkoi atij ta lexonte, duke i bërë të ditur se disa nga zyrtarët e administratës kundërshtuan gjuhën.

Duberstein tha se ishte linjë shumë e mirë, por Reagani ishte presidenti dhe ai duhej të vendoste. Reagan lexoi atë pjesë dhe tha, "Mendoj ta lëmë kështu". Në limuzinë, rrugës për në Murin e Berlinit për fjalimin në fjalë, Duberstein e kontrolloi atë edhe një herë. Ai e pyeti presidentin të rishikonte pjesën e fundit, që përmbante "hidheni poshtë këtë mur".

Lajme të rrëfyera

Reagan, duke i rënë miqësisht mbi gju, duke qeshur tha: "Djemtë në Shtet do të më vrasin për këtë, por është e vetmja gjë e drejtë për t`u bërë". Ai gjithashtu i tha shokëve të tij më vonë në konfidencë se ai donte të përmendte veçanërisht Gorbacovin për t`i dhënë atij gjithë përgjegjësinë mbi murin-dhe për ndarjen e Europës Lindore.

Në këtë mënyrë, në mbasditen e atij Qershori dramatik, Reagan paraqiti linjën e tij. Anëtarët e stafit, të cilët kishin refuzuar këtë fjalim, mbetën të "tmerruar", thirrën Martin Anderson, ndihmësin e Reaganit në atë kohë. Reagimi i medias ishte mjaft i vakët. Shumica e kritikave të Reaganit menduan se ai ishte një naiv i pashpresë dhe se muri do të mbetej i paprekur.

Por Reagan pa diçka që të tjerët humbën. Ai përfundoi se U.S.S.R. po kalbej nga brenda dhe se nëse Perëndimi do të vazhdonte të ushtronte presion ekonomik, ushtarak dhe diplomatik, ai do të binte. Miliona europianë jetonin nën komunizëm, në veçanti pjesa Lindore e Gjermanisë, e morën mesazhin e Reganit me zemër dhe ndjenë se të paktën Presidenti amerikan po i mbështeste ata. Në Kremlin, burimet Ruse thanë se, Gorbaçovi komentoi fjalimin duke thënë "vetëm një aktor që po bën aktorin".

Por shumë shpejt zbuloi se fjalët e Reganit kishin patur efekt. "Papritur, jeta pa atë mur do të merrte një kuptim", tha Robinson. "Ai i lejoi një hapësirë të re imagjinatës".

Nga ana e tij, Reagani ndjeu impaktin menjëherë. "Shoh dhjetra mijëra njerëz që çlirohen", shkroi ai në ditarin e tij në 12 Qershor. "Mora pjesë në një pritje madhështore- ndërprerë 28 herë nga përshëndetjet gëzuar".

Zgjati pak kohë-dy vjet më shumë-përpara se të binte çekani i parë. Kur më në fund Gorbaçovi lejoi të prishej muri, goditje mbas goditje, në vitin 1989, ishte e qartë se fjalimi i Reganit nuk ishte vetëm një moment shkëlqimi teatrik. Mrekullisht, Bashkimi Sovietik u përça, ashtu siç paramendoi Regani. Perandoria e djallit u zgjidh. Dhe fjalët e Reganit, morën magjepsjen e profecisë.


Përgatiti:

KLARITA BAJRAKTARI - RD



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora