E enjte, 28.03.2024, 09:06 AM (GMT)

Mendime » Dardani

Ilir Dardani: Luljeta, dhimbja e rradhes!

E premte, 05.06.2009, 06:50 PM


Luljeta, dhimbja e rradhes!

Nga Ilir Dardani

Ne Vloren e Ili Flamurit (Ismail Qemalit) e Flamurtarit te madh lind dhimbja e rradhes. Nje burre pi dhe dehet. Kthehet ne shtepi dhe ne vend qe te fleje ne oren 03:00 te mengjesit, pasi e zgjon nga gjumi e grushton e shkelmon gruan e tij, ajo eshte gati per tu bere pjese e dheut!

Mashkulli meriton dru shume here, por femra kurre. Ne asnje rast femra nuk duhet qelluar, sepse gjithmone do te jete viktime e pafuqise fizike.

Maksimi fale rakise dhe te qenurit qenje e poshter, hanibale, Luljeten nuk e la te jetoje me shume se 33 vjet!!!

Pisat shqiptare, te cdo feje, e zbatojne me se miri traditen anadollo-aziatike, ku gruaja eshte PRONE PRIVATE dhe behet cte duash me te, biles edhe e vret, fiks sikur hedh corapet e vjeter, per te cilat nuk kerkon mendimin e askujt dhe nuk ke asnje pergjegjesi.

Ky mentalitet harbut eshte shume i theksuar ne Shqiperi, ndoshta pak me shume ne ate Shqiperine e Veriut, ku terreni i ashper ashperson edhe njerezit. Por edhe shtypja me e theksuar se ne Jug, ku Enveri beri krime me shumice, ka ndikuar qe njerezit te mbesin mbrapa kohes!
Te gjithe e dine se gabojne pasi kryejne nje krim, por jo perpara! Megjithate ata qe vrasin e meritojne qe pija t'u dale pasi te kene ndjere te ftohtin e dheut!

O shqiptare, o mendjezeze e zemerbarbar, mos vrisni, mos dhunoni femrat e pafajshme e te pafuqishme. Ai qe qellon nje grua nuk eshte burre, sepse nese ndeshet me burre behet per spital, me keq se Mero Baze para pak vitesh.

Mos vrisni krijesen e bukur...engjellore, mos vrisni askend o qenje te liga!

Kalbeni ne burg per gjithe jeten, meqe ska denim me vdekje!

Vdekjet e tilla jena Tragjedi Kombetare, me autore bijte e ketij Kombi te Cmendur!

Luljeta moter, Lule Jete ishe, por djalli nuk te deshi, sepse zemra e tij gjen rehati vetem ne ferra, aty ku do i shkoje shpirti monstres qe i besove jeten.
Me dhimbsesh jashtezakonisht shume sepse ishe shqiptare, ishe femer, ishe nene, ishe njeri!
Ti duhej te jetoje edhe te pakten 67 vite te tjera, por ky ishte fati yt...parajse e parakoheshme!
Femijet e tu nuk do e kene mamin, por as babin. Femija yt i vogel, djali 8 muajsh, kurre nuk do te shqiptoje fjalen me hyjnore: Nene! Zot!

Lamtumire!



(Vota: 13 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora