Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Berisha: Zgjedhjet, pse do t'i fitoje PD

| E premte, 05.06.2009, 07:21 PM |


Kryeministri u ndal gjate mbreme ne "Opinion" ne programin e mandatit te dyte nese do ta fitoje. Ai ka folur per procesin zgjedhor duke apeluar per pajisjen e te gjithe shqiptareve me karta. Mbreme ne emisionin "Opinion" te gazetarit Blendi Fevziu, ne Tv Klan, i shoqeruar nga ministrat Basha, Bode, Ruli dhe Olldashi ka prezantuar programin e tij qeverises per kater vitet e ardhshme. Njeheresh, Berisha nuk ka munguar te deklaroje per levizjen e lire te qytetareve brenda vitit te pare te mandatit te dyte.

Cilat jane 6 prioritetet bazike te PD-se, per kater vitet e ardhshme?

Bilanci i 4 viteve qe shkoi, eshte ai qe anetaresoi Shqiperine ne NATO, qe e beri Shqiperine vend aplikant, per ne BE dhe i solli shqiptaret, ne prag te levizjes se lire, pa viza. Eshte ai bilanc qe beri qe, shqiptaret te parakalojne dy vende te BE, ne rroga dhe pensione. Beri ate, qe, nje vend i vogel te jete ne krye te vendeve, per rritjen ekonomike. Ai beri qe te shembet muri i korrupsionit. Ai bilanc beri qe, Shqiperia te ngjitet ne catine e botes, per lirine fiskale, te jete me e mira ne Ballkan, per luften kunder korrupsionit. Por ky bilanc me sherben mua si baze per te dale perpara shqiptareve. Kurre ndonjehere pa keto arritje s'do te isha ne gjendje t'u servirja shqiptareve projektin tim. Sot dal me nje projekt te veshtire, ate qe kerkon mijera ligje dhe reforma, ne menyre qe qytetaret e ketij vendi, qe 18 vite me pare ishin te paret ne bote per varferine, te parakalojne e te renditen perkrah me vendet e BE-se.

A eshte Shqiperia ne krize?

Keshtu eshte thene dhe kater vite me pare. Nuk shoh endrra naten. Keto qe kemi arritur ne, na bejne qe qeveria jone e ardhshme, t'i jape shqiptareve projektin me ambicioz. Projekti im nis me:

1 - Konceptin per Shqiperine evropiane. Sot 96% e shqiptareve mbeshtesin anetaresimin e vendit ne BE. Eshte mbeshtetja me e madhe qe ekziston sot ne Evrope. Per mua Shqiperia evropiane eshte kur: Qytetaret te jene me te drejta dhe kushte te ngjashme, te njejta, me disa nga vendet anetare ne BE. Ne kete gare nuk them se ne do te parakalojme Francen apo Holanden. Por ne duam qe standardet e shqiptareve, qe jane shkollimi, punesimi, furnizimi me uje, drita, realizimi i levizjes se lire, te kapin te standardin e te pakten 6 vendeve anetare te BE. Ne menyre qe, pas kater vitesh, asnje te mos thote me se, ne jemi larg dhe nuk plotesojme kushtet.

Atehere cfare duhet bere per te arritur standardet evropiane?

Duhet te realizohet levizja e lire per te arritur ne keto standarde. Premtimi im eshte qe ne vitin e pare te mandatit te dyte, shqiptaret te levizin pa viza. Kolegu im Gruevski pati fatin se paraardhesi i tij, i kishte bere pasaportat biometrike. Une po i bej me standardet me te shkelqyera te teknologjise me moderne. Kjo eshte nje nga 6 kushtet qe duhet te plotesohen nga ana e Shqiperise per liberalizimin e vizave. Nese behet fjalet per korrupsionin, Shqiperia u shpall me e mira ne Ballkan ne luften kunder ketij fenomeni. Nese behet fjale per krimin e organizuar, ne nuk jemi me rruge kryesore droge, per shkak te tolerances zero ndaj krimit dhe trafikut. Nese koleget e mi perreth e kane nisur me karta e pasaporta biometrike punen, une jo. Levizja e lire eshte premtimi im solemn. A ishte ketu zv/presidenti i KE-se, Zhak Barro ai qe tha se: Shqiptaret do te levizin te lire ne Evrope, brenda vitit te pare te mandatit te dyte.

Zoti Basha, mund te flisni ju me konkretisht per liberalizimin e vizave?

Procesi per liberalizimin e vizave ka nisur ne mars te vitit te kaluar, dhe po vijon sipas parametrave te percaktuar. Fillimi i punes caktoi dhe arritjet e para te Shqiperise. Vleresimi paraprak i Komisionit, ai para fundit te vitit u be publik, nenvizoi faktin qe, Shqiperia ka permiresuar dukshem sigurine. Nderkohe qe Shqiperia u vleresua ne raportin e mars-prillit, per sigurine ne dokumentacion. Progresi i dukshem dhe i qarte i Shqiperise, u be i qarte ne ecurine pozitive ne kater shtyllat qe duhen realizuar per liberalizimin e vizave, pra dhe per procesin e prodhimit dhe pajisjes se shtetasve me pasaporta biometrike. Sipas burimeve diplomatike, eshte e qarte se Shqiperia e ka rrugen te hapur per te liberalizuar vizat, brenda vitit te pare, ne mandatin e dyte. Eshte nje afat perfundimtar. Ritmet me te cilat nisem prodhimin e kartave dhe pasaportave, jane te mira dhe kam bindjen se do te realizohen, ne afatet e caktuara.

Ministri Basha thote se kemi ecur para me pasaporta e kartat. Pse nuk i niset qe ne fillim te mandatit tuaj, keto procese, pasi do t'i kishit perfunduar tashme. I premtuat me 2005, nuk i keni bere. Pse?

Nuk u nis me prodhimin e kartave vetem per shkak te standardit. Une isha dakord qe te nisej menjehere, por standardi i sigurise se tyre ishte tjeter. Per standard duhej me pare regjistri elektronik i gjendjes civile. Atehere i dhame perparesine absolute regjistrit. Jane 14.000 regjistra te gjendjes civile nga krijimi i shtetit deri me sot, te cilet u kaluan ne forme elektronike. Tani kemi baze elektronike te te dhenave per te krahasuar cdo gje. Keto 4 vite punova me perkushtimin me te madh per kete reforme. Kam qene dhe do te mbetem i vendosur qe te votojne te gjithe, por kjo do konsensus me opoziten. Nje nga arritjet e mia ne te ardhmen, eshte qe shqiptaret te votojne ne menyre dixhitale. Kjo kompani qe po jep kartat dhe qe eshte e para ne bote per kete proces, po funksionon me 1/3 e kapacitetit te saj, sepse kaq eshte fluksi i qytetareve. Ka hapur 500 qendra dhe paguan 1000 punonjes. Fluksi eshte 14 mije ose 15 mije. Ju kemi bere nje mije here thirrje qe t'i marrin. Opozita ka bere cdo dite perpjekjet me te perbindshme per t'i dekurajuar shqiptaret. Kane aplikuar 1.2 milione shtetas per leternjoftime elektronike deri me sot. Ne rrethina te ndryshme te vendit, ne qendra, pavaresisht se nuk justifikohet dita e punes, kompania vijon pune. Rrine hapur zyrat per 5 vete. Une s'mund t'i marr me police njerezit, jane te mirepritur te shkojne te marrin kartat. Opozita jone, s'ka hallin tek kartat. Rama e ka hallin tek certifikatat. Eshte maniak i certifikatave dhe e sheh se po i vjen fundi, nga mosha dixhitale. Ndaj ai ka frike.

Po nese opozita nuk merr pjese ne zgjedhje?

Ai qe nuk vjen ketu, te dale e te paraqese programin. Ai qe eshte tutkallosur me karrigen e bashkise, qe u ofron shqiptareve standardin me te turpshem, e nuk udheheq listen, ai se meriton te hyje. Ai eshte Enveri i dyte. Shqiptaret do te bejne zgjedhjet me te lira ne historine e tyre. Ne '96, opozita u stacionua dhe realizoi nje skenar skandaloz. Nese Rama e ben ne qellim ne vetvete t'ua prishe dasmen shqiptareve, ju mendoni se do pyese njeri per te. Do marre damken e bojkotuesit dhe shqiptaret do te votojne me kenaqesine me te madhe. Ta dije zoteria, se ai eshte i prishur ne fytyre. Ai para se te dale ne TV ben 3 ore makijazh. E di jam psikolog.

Pse nuk uleni e diskutoni per problemet e opozites, bete Kodin bashke?

Ne menyre absolute kemi perfillur cdo kerkese te tyre deri me sot. Ishin kundershtare te flakte me dokumente te dhenies falas te kartave. Dhe po te isha opozite, s'do keshilloja t'i jepte kartat falas. E pranuam qe jo falas. Kerkuan te ulen prape kartat ne fund. I thashe tani te gjithe ata qe nuk e kane emrat ne liste, te marrin me cmime te ulura. Shkoni tek qendrat e aplikimit tani, qe kompania funksionon me 1/10 e kapacitetit. Ka paditur tani PS nje qytetar qe qenka nje mashtrues qe ka marre nje here karten edhe e merr per se dyti. Por ate e ka paditur vete kompania, e cila eshte e interesuar. Ai se merr, se ka te njejtin emer e fytyre.

Ka favorizime politike ne ndarjen e dokumenteve?

U bej thirrje miqesore anetareve te PD, PS e te gjitheve: ndihmoni sa te mundni cdo qytetar te aplikoje, se bejne nje detyre te madhe. Kartat me te shumta jane ne qytetet e medha. Keto ne dore i ka opozita per t'i ndare, dhe une nuk i akuzoj ne ndahen ne menyre partiake apo jo. Por duke qene se zgjedhjet e lira, jane elemente perberes per integrimin, referendumi i Lisbones eshte jetik. Ndaj absolutisht kam mirekuptimin me te madh, per perpjekjen qe te mos t'i dergojme asnje stimul negativ, zgjedhesve. Do jete jo realiste, te presim deri para ketij referendumi, nje zhvillim te madh.

Mbetet punesimi prioritet i dyte i programit?

Bode: Ne mandatin e pare krijuam 80 mije vende pune. Ritmet e larta ekonomike, jane e vetmja siguri qe krijon me shume punesim. Nuk ndoqem praktikat e se majtes per punesim publik, sepse eshte strukture teorike. Punesimi u be me shume ne sektorin e tregtise, infrastruktures. Ne kater vitet e ardhshme, pretendojme te shkojme ne 160 mije vende pune. Duke qene se ekonomia jone eshte e qendrueshme dhe pavaresisht krizes, eshte e mundur nje shifer e tille te arrihet. Ndertimi, industria, bujqesia etj, kane ndikuar ne rritjen ekonomike dhe qendrueshmeri.

Ruli: Shqiperia s'ka me dileme te modelit ekonomik. Ne 2003-2004, thuhej se rritja ekonomike eshte rritje pa investime. Rritja ne keto 4 vjet, po vjel nga kapitali fizik.

Meta tha se ka plan vertet te rritet numri i te punesuarve, por rrezikojne qe te humbin 100 mije vete, industria e fasoneve?

Nuk ka aq vete kjo industri. Kane me pak se gjysma.

Berisha: Per te gjithe ata qe kane interes per reforma ekonomike dhe ndalen ne te, asnje sukses ne kete vend, keto 18 vite, nuk ka qene me i madh se sa reforma ekonomike fiskale. Shqiperia po vleresohet se ka bere nje kapercim te mahnitshem, ne ekonomi. Tek ne funksionon, ne menyre me te perkryer, standardi liberal. Nuk ka vend ne Evrope, qe te kete bere uljen me dramatike te taksav, ne nje kohe kaq te shkurter. Asnje vend ne Evrope nuk ka dyfishuar rrogat dhe pensionet. Kur erdha ne pushtet, eksportet shqiptare ishin 650 milione dollare. Sot jane 1.3 miliarde. Ketu eshte prodhim dhe vetem prodhim. Kurre kjo ekonomi, po te mos bazohej ne prodhimin, nuk do t'i rezistonte krizes.

Nga nje ane ju shfaqeni per ulje taksash, me pas thoni se jeni perkrahes per rritjen e rrogave. Mos ndoshta kjo perben modelin tuaj te zhvillimit, qe nuk ndodh ne asnje vend tjeter?

Une besoj ne taksat e ulura. Sa here te jem ne pushtet, me pasion te vecante, do te rris rrogat dhe pensionet. Qeverine do ta le ne diete. Ka nje energji njerezore, qe e aktivizon. Qendrimi im ndaj energjise, nuk perputhet me tregun. Zvogelo dhe shto rrogat. Nga qeveri e badigardeve, u krijua ne qeveri civile. Nga administrate me shofere, kalohet ne administrate pa shofere.

Bode: Modeli yne eshte tipik liberal. Ai u bazua ne uljen e taksave dhe ne mbeshtetjen, pa kufi, te ofertes. Na dha rezultat, pasi na mundesoi rritje ekonomike. Ne e dinamizuan ekonomine, krijuam raporte te reja me politikat qe ishin ne krah te ofertes. 80% e administrates iu dyfishuan pagat, po keshtu dhe per pensionistet. Patem rritje, qe ishte kater here me e larte se ne ish qeverisjen e PS-se. Kjo u arrit per faktin se ne vijuam me qeverisjen e vogel dhe ritme te larta ekonomike. Borxhi publik, per shqiptaret, sa vjen dhe ulet gjithnje e me shum, ne kater vitet tona te qeverisjes. Nuk ka per te arritur kurre ne nivelin e vitit 2005, ku borxhi publik ishte 59%, e prodhimit ne vend.

Kreu i opozites, foli per nje model te ri zhvillimi te Shqiperise, dhe se burimet e deritanishme kane shterur. Si e shpjegoni nje qendrim te tille?

Ai qe eshte i papune sot, e po na ndjek. Atij nuk i intereson kjo, por se ku do punesohet. Jane 6 parqe industriale qe do te ngrihen, ne 6 qytete te ndryshme te vendit. Ketu do punesohen dhjetera mijera nepunes. Po ku tjeter, jane firmosur e po punohet per 104 hidrocentrale. Por do ndertohen edhe 320 te tjere.

Ne e kemi nxjerre Shqiperine ne treg per vlerat e saj dhe kemi ecur shume shpejt.

Gjenerator i punesimit eshte biznesi, te cilit ne serish do t'i adresohemi. Ne kemi bere revolucion fiskal dhe ne daten 9 inaugurojme qendren e re per licencat dhe one stop shop. Ne do ta bejme Shqiperine, edhe per konkurencshmerine e biznesit, te suksesshme, ashtu sic u shpall per klimen e biznesit. Me priten ne tregun cam, me shume entuziazem dhe me thane se Rama u kishte katerfishuar taksen per ta. "Hiqja barren biznesit qe ai te shpertheje". Kjo eshte motoja jone dhe kete ne do te bejme.

Po biznesi vendas si do te stimulohet?

Ai eshte vektori kryesor i biznesit te huaj ne Shqiperi. Nga biznesi i huaj perfiton se pari ai vendas. Ne kemi favorizuar biznesin, por nuk do te benim kurre diferencime.

Privatizimet, ne nje vend nuk perfundojne kurre. Ja ku eshte rruga qe po ndertohet. Kur te perfundoj ajo, mund te jepet me koncension. Privatizimet nuk mbarojne kurre.

Thone qe industria e zhvilluar shume, mund te jete shkaterruese per vendin, ne te ardhmen. Si i pergjigjeni akuzave se ju po shkaterroni perspektiven afatgjate te vendit, per perfitime tuajat afatshkurtra?

Kjo me kujton nje kohe te zeze, kur "orient ekspresi" do te kalonte ne Shqiperi dhe njerezit i manipuluan. Ata dolen me sopata dhe ai u anulua. Shqiperia absolutisht do te behet nje nga vendet me te zhvillua industriale, duke ruajtur edhe standardet e mjedisit. Derdhjen ne Vlore e beri Edi Rama dhe ata qe u arrestuan, dilnin ne fushate per te. Strategjia e Rames eshte antiglobale.

Jane dyfishuar kredite e keqija, jane ulur remitancat dhe eksportet. A mund te quhet kjo krize ekonomike?

Bode: Ne nuk jemi ne krize, sepse keto nuk kane te bejne me krizen. Statistikat tregojne se, ne do te kemi nje rritje ekonomike prej 3%, ndonese ne kemi nje parashikim, sipas te cilit, do te kete nje rritje prej 4.2%. Ekonomia e vendeve nuk matet me ndonje marke te vecante qe eksporton, ajo eshte nje mekanizem qe krijon pune dhe mireqenie.

Berisha: E verteta eshte se ne nuk po eksportojme sherbime, por prodhime. Ne e kemi rritur prodhimin ne vend dhe eksportin e tyre.

Bode: Rritja per vitin 2009 ka per te qene rritja me e madhe, qe mund te kete ndonje vend tjeter, pergjate ketij viti.

Olldashi: Ne jemi pergatitur per te pasur nje rrjet kombetar rrugor, ne parametrat me te mira. Ne kemi si projekte kryesore, dy degezime Veri-Jug dhe ai qe lidh portet e vendit. Ne lidhje me projektin e pare, kemi ndertuar nje pjese te mire te aksit te Hanit i Hotit dhe pjesa tjeter pritet te filloje. Po keshtu Shkoder-Vore, po dublojme, Lushnje-Fier e cila eshte bere dhe do te vazhdohet edhe me tej. Aksi i Kalimashit behet i kalueshem brenda muajit. Po ndertohet rruga e Arbrit. Do te fillojme nga Quksi, ne Qafe Plloce. Po ndertojme Levan-Tepelene, Tirane-Paper-Berat. Ne janarin e ardhshem mbyllim te gjitha keto akse te rendesishme. Pjesa tjeter e punes eshte lidhja e komunave me akset kryesore dhe ajo e ndertimit te rrugeve rurale, me akset kryesore rrugore. Investimet e bera ne tete vite nga PS kane qene 27 miliarde leke, ndersa ne i kemi cuar 178 miliard leke te reja. Jane 2055 km rruge teresisht te reja, te bera, 1948 akse kombetare te rikostruktura, 1980 km rruge, jane bere me grande, per zonat rurale. Jene bere gjithsej 5983 km rruge dhe se shpejti do i bejme 6 mije kilometra.

Berisha: Shqiperia me rruge moderne, eshte kushti kryesor per Shqiperine Evropiane. Koha eshte gjeja me e cmuar dhe ne funksion te kohes, ne do te bejme qe, qytetari nga Gjirokstra te vije ne Tirane, per 2 ore. Ne do te bejme qe shqiptarit koha t'i kushtoje sa i kushton evropianit. Nese ne pretendojme te zhvillojme vendin, ne do te bejme qe aty ku qytetari jeton, te zbrese ne aksin kombetar, brenda 15-20 minutash. Kjo eshte e veshtire, por do ta bejme. Ne nje ane do te bejme asfaltimin total. Akset me te shkurta, jane jetike per vendin. Ne do te detyrohemi te studiojme cdo komune, per te hapur rrugen sa me te shkurtur, per ne aksin kombetar. Ne do te bejme nje Shqiperi nga e para, per sa i perket rrugeve. Por eshte nje segment i Boshtit te Jugut, nje segment i Arbrit dhe ai Koman-Fierze, qe jane akoma pa u bere.

Olldashi: Ne kemi nje projekt, sipas te cilit cdo destinacion nga Tirana, do te lidhet me kryeqytetin, ne jo me shume se 150 minuta. Per dy ore e gjysme, qytetaret edhe nga Vermoshi edhe nga Saranda, do te vijne ne Tirane.

Ka nje plan per lidhjet e rrugeve me portet kryesore ne vend. Kush eshte prioritet per qeverine, rruget e komunave apo ato nacionalet?

Berisha: Jane te gjitha prioritet. Asgje ne bote nuk eshte me e lidhur, se me portin e Vlores. Sepse ky qytet, ka prioritet, pasi ka ujerat me te thella dhe ka mundesi te kete portin me gjigand. Prandaj duhet korridori, i cili transformon teresisht gjeografine e ketij rajoni. Pastaj eshte Boshti i Jugut, i cili afron Saranden me Gjirokastren dhe Tiranen.

Po Tirane-Elbasan me tunel?

Berisha: Eshte 100% projekt i sigurt, por nuk ka detaje ne lidhje me tunelet dhe raportet. Duket cudi qe administratat kane favorizuar lidhjen me jugun me veriun. Nderkohe qe korridori lindje-perendim ka me shume qarkullim. Pse nuk eshte pare ky aks me prioritet?

Berisha: Kjo sepse rruga e Arbrit nuk mund te marre peshen e korridor aktual. Nuk ka trafik ne Librazhd-Elbasan dhe do te shohesh se eshte bere matje.

Olldashi: Pervec rrugeve, ne kemi investuar edhe ne ujesjellsa. Ne ujesjellsa ne kemi 8 miliard leke me shume se me pare. Ne kemi ne program edhe mbulimin e te gjithe vendit me impiante, per perpunimin e ujerave. E kemi gjetur me zero dhe kemi bere shume te tilla deri tani. Do te zgjidhim perfundimisht problemin e strehimit dhe kemi hedhur bazen kryesore.

Koha Jone