E enjte, 28.03.2024, 12:55 PM (GMT)

Kulturë

Luan Çipi: Poezi malli

E premte, 05.06.2009, 05:44 PM


KITARA

Kitara, varur në mur
Ka shumë vjet që rri e pret
Unë, i rrudhur, zëmër gur
Pluhurin ja shkund me pecetë.

Diplomant në mjekësi,
Sa larg, o bir, mu largove:
N’Amerikë, në pafundësi
Emigrant jetën e shkove.

%

Dhe lejleku shkon e vjen
Kthehet te shtroja me bar
Dallëndyshja gjen folenë
Si gjithë zogjtë shtegtarë.
%
Ne, të plakur, na djeg malli,
Telat ndryshken në kitarë…
Ktheu, bir, të t’puth te balli,
Të këndojmë, si dhe më parë.

Shqipëria jonë e dashur,
Kjo mrekulli perëndie,
Po ju thërret,”me buzën plasur”,
Kërkon mençuri e dije.

Çka ti arrite ndër vite
T’i gëzojmë, duke shpresuar
Se, do ja mbërrijmë asaj dite
 Mëmëdhenë për të nderuar.

Tirane, më 03.01.06

THIRRJE TIM BIRI,
Merguar ne Amerike

Kaman, o bir i mërguar,
po të dërgoj thirrjen time.
Ti, do ndihesh  dëshpëruar,
po, unë, jam “copë e thërrime”.

Në ato vite të mbrapshtë
jeni rritur me mundime:
Dhunë e punë ditë e natë.
Ëndërrime e mendime:

Gjithmonë të të kishim pranë,
të lehtësonim pleqërinë,
gëzuar ta jepnim xhan,
sa të puthim ballin, sinë.

Dipllomou e hajde shpejt!
Na është kthyer pasuria.
do t’u presim porsi mbret.
Do gëzoi e gjithë Shqipëria:

Vjen Kamani e Nikolasi,
trashëgimtarët e parë,
vallja, kënga do buçasi,
Zoti na e bëri mbarë!

Ata vijnë për të pushuar.
Me kohe do t’u vijë dëshira
Gjithkohes per te qendruar
Kjo eshte zgjedhja, më e mira.

Tiranë, më 06,12,06

VIZA E REFUZUAR

Një djalë, një djalë të vetëm kam.
Po, vallë, ku është  tani?
Është larg. Na ndan një oqean,
Sa breng e mall ndiej në vetmi.

Do desha të veja. Të ikja me vrap.
Po, mua s’më lënë. Dyshojnë se s’vij.
 s’kthehem më prapë
e, në Amerikë do rri.

Po, pse kjo shtrëngesë
për njerëzit e mirë?
Si s’ka asnjë shpresë
të jemi të lirë?

Kush, thua, kush më mbyll shteg
në USA Ambasadë?
Një konsull, “shuluvrek”
Zeshkan dhe i gjatë.

Me siguri, vigani
S’njeh mall vatani,
e gjykon me zili:
“nuk kthehet Shqiptari”.

Po, ç’e dua unë veriun me acar?
Ç’e dua unë Çikagon?
Kur gjithë vitin e kam behar,
ç’më duhet dimri i akullt?

Unë dua djalin tim!
Për të më dogji malli,
o gjatosh shpirt zi
i lart, sa mali .

Ç’po bën kështu, o  dru i thate?
Po flet ndryshe,  jo anglisht.
Po ndan motër, vëlla, nënë e at.
Po mohon Budë, Muhamet e Krisht.

Po i jep Shtëpisë (së Bardhë)
ngjyrën tënde,
Statujën  e  Lirisë
po tund nga vëndi.

Ndaleni, hiqeni këtë shuluvrek,
që pas do ta kthejë historinë,
kur vë shtigje e hap hendek
dhe privon e përdhos lirinë. 

VIZA  AMERIKANE

Në Ambasadën Amerikane, sërish, shkoj e kërkoj vizë,
Një djalosh, soj irlandezi, po më merë në intervistë.
-Këtë radhë, i dashur konsull, me presin në Seint Luiz
Djali, nusja (dy doktorë), kanë mbjellur dhe një filiz

-Kush je ti, o burrë i moçëm, ku punon e ç’rrogë merr?
-Kam punuar, sa jam lodhur, po tash forcat mu kanë shter.
Pensionist, djalosh i bukur, shtatëdhjetedy vjeç, plak.
Këto pyetje s’ka pse bëhen: ç‘do pasojë e ka një shkak.

-Jo, në Amerikë s’do shkosh! Kërkesa të kundërshtohet!
Me atë, të paktë pension, as udhëtimi s’përballohet.
S’ bindemi se do të kthehesh. Do të rrish në Amerikë.
Me kaq mbaron intervista. Am sory. Tani ik!

-Të iki. Po pse të iki, pa i marrë dhe ca shpjegime?
-Ik, se tjetrin ke në radhë, nuk ka më kohë për sqarime!
-Pagova 100 dollarë, ti kohën e bën thërrime.
Katër herë që po vij, ju, gjithnjë me prapësime.

-Dale, prit, o i uruar! Kam dokumente me fakte, përse po më bën me faj?
Dua ta shoh Amerikën, ku ka derdhur djersë babai;
Të shoh tim bir edhe nusen, dhe nipin amerikan.
Të lutem, të më dëgjosh ç’po  të them, e jo ç’të thanë.

Kam investuar edhe unë, lum e kam derdhur paranë
Për djalin tim të vetëm, për dy mjekë amerikanë.
Të sodis, të admiroj demokracinë e kulluar.
Refuzimi s’është gjë tjetër:”qenie e diskriminuar”.

Ti më përflet pensionin nuk sheh asetet që kam,
Ç’e do plaku Amerikën, veriun që ngrin e than…
Kur behar  kam gjithë vitin, ku kam motrën edhe vëllain
Ku kam vajzë, mbesa e nipër, miq e shokë, shpirt e xhan?

Po vdiqa n’ Amerikë, aq para sa kam në banka
Ndroini, pa pasur drojë në këmborë, zile e çanga
Në Shqipëri të më riktheni, bijë, ju a lë amanet
Melodia e vendit tim do të më ringjall  për jetë.

31.03. 06

DITA MË DUKET NJË MUAJ

Të larguar, persë gjalli,
s’ta them dot, sa shumë po vuaj.
Nuk paska më keq se malli:
Një ditë më duket një muaj.

-Prit, Luan, më i duruar,
se jam lidhur këmbë  e duar!
-Nuk pres dot. Kemi kaluar,
gati, pesëdhjetë vjet  martuar.

Ti, atje, në Amerikë,
Gatuan e bën pazarin,
kujdese për nipin Nikë..
Unë, këtu, shoh kalendarin.

Nuk kanë ngelur më vite
T’i jetojmë për të tjerë.
Nipat tanë janë në  lindje,
në agime, në pranverë.

Drejt perëndimit ne vemi,
diej që zhyten në dete,
kohë të tepërt nuk kemi.
Aq sa është ta mbajmë për vete.

Kthehu shpejt, nga vendi i huaj!
S’ka më ujë. Shteroi burimi,
Dita më duket një muaj
Nuk pres më. Mu sos durimi.

NA DOGJI  MALLI

Vallë, kush po zbret në fusha?
Gushë bardhat, llërë bardhushkat!
Prin e çan pengesat Dela,
Sikur fluturon mbi tela,

Sojleshë e sorkadhe mali,
Dil, ju thotë! Kush do të dali?
Fat të bardhë na pati djali.
Lum Zoti, që na e fali.

Sos e bukur, leshrazezë,
Po, dhe me diplomë në brez,
Të gjithë le ta marrin vesh
Në Amerikë-doktoreshë.
%
Po, Lina ime leshverdhë
Pupulakja,  zemër gjerë
Kapërcen çerqe e gjerdhë
Çdo ditë e rrëmben një vlerë

Atje, larg, në Kanada
Merr licenca, jep provime,
Dhe, si mjeshtër mbi usta,
Kudo prin, vogëlushja ime.
*
Për to ne na dogji malli,
Mijëra milje të larguar.
Duam ti puthim te balli,
Shih me sy e prek me duar…

Së shpejti në Amerikë
Pritna, pritna, o Kaman!
Të fortë e zemër çelik
Ne pa ju s’e japim xhan.

11 maj 2002

MALL

Njezetë ditë më parë
Ne, ishim në Vlorë.
Atje, lamë beharë
Këtu, gjetëm borë.

Shkëlqen Niagara,
Zbardhet Kanadaja,
Mbuluar nga bora…
Oh, s’ka si Kavaja.

S’ka si Pisorruga*,
Nuk gjen kund, si Vlora.
E mirë Misisuaga,
Po, se sheh nga bora.

Mississuaga,04.04.09

*Rrugicë në qytetin e Vlorës



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora