Zemra Shqiptare

  http://www.zemrashqiptare.net/


Aleanca Poli i Lirisë: Programi Elektoral 2009

| E premte, 05.06.2009, 06:58 PM |


Aleanca Poli i Lirisë

 

Programi Elektoral 2009

 

Aleanca “Poli i Lirisë” është  krijuar si një bashkim i forcave politike të qendrës së djathtë (PDK, LZHK, PBD, PRD, PRRL dhe Partia Konservatore) si dhe me shoqatat e ish- te dënuarve politikë, te ish-pronarëve dhe të gjitha ata që vërtetë përmbysën sistemin komunist në Shqipëri, përballë të majtës së pareformuar në opozitë dhe PD-së e aleateve te saj në pushtet.

 

Ne Polin e Lirisë janë bashkuar ato parti politike, shoqata dhe individë, që ndjehen të papërfaqësuar në asnjë nga ato parti dhe grupime politike që pretendojnë se përfaqësojnë të djathtën dhe qendrën e djathtë shqiptare, që mbrojnë idealet dhe interesat e shtresave të caktuara të shoqërisë dhe parimet themelore te demokracisë perëndimore.

 

Qytetërimi perëndimor është ëndrra dhe objektivi ynë e qëndron në themel të politikës tonë. Vlerat për të cilat ne angazhohemi janë familja dhe dinjiteti i njeriut, liria dhe përgjegjësia, drejtësia dhe ligji,  solidariteti dhe besimi. Të gjitha këto së bashku janë vlerat e demokracive të vërteta perëndimore   që janë themeluar mbi pluralizmin politik, shtetin e së drejtës, pronën private dhe ekonominë sociale të tregut.

     

Krijimi i kësaj aleance politike parazgjedhore vjen në një moment shumë të rëndësishëm për Shqipërinë dhe qytetarët e saj, në një moment kur dy forcat  politike, që kanë qeverisur Shqipërinë në këto tetëmbëdhjetë vjet, janë më të vjetra se kurrë dhe kur ne të gjithë së bashku duam të ndahemi nga ky cikël  shumëvjeçar tranzicion, nga politika dhe politikanët e vjetër që janë përgjegjës për të gjitha dështimet politike, ekonomike, sociale e kulturore të këtyre viteve.

 

Shqipëria ka nevojë për një rigjenerim të thellë politik dhe moral.  Shqipëria ka sot probleme serioze me ndërtimin e shtetit të së drejtës,  ndërtimin e institucioneve të pavarura,  ndërtimin e një administrate shtetërore profesionale, të aftë dhe jopolitike ngritur mbi meritokracinë,  ka ende të pazgjidhur  çështjen e pronësisë, integrimin dhe dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë, ndërkohë që korrupsioni i lartë dhe krimi i organizuar mbajnë peng progresin e mëtejshëm dhe integrimin e vendit në Bashkimin Evropian

 

Partitë e vjetra në këto tetëmbëdhjetë vjet krijuan demokracinë e kryetarëve të partive dhe të klaneve të tyre, demokracinë e “klaneve të Bllokut”, duke dhunuar dhe uzurpuar liritë tona politike dhe ekonomike, të ardhmen tonë evropiane.

 

Në këto zgjedhje ne konkurrojmë përballë dy koalicioneve politike të grupuara rreth PD dhe PS, parti që sundohen nga mentaliteti i vjetër jodemokratik. Këto dy parti në këto tetëmbëdhjetë vjet nuk arritën të ndërtojnë trupin dhe shpirtin e demokracisë tonë, nuk arritën të krijojnë një pakt institucional midis qytetarëve të Shqipërisë për ndërtimin e të ardhmes së tyre të përbashkët.

 

Poli i Lirisë nuk është një krijesë formale, por një koalicion me protagonistë të reformave demokratike në vitet 1992 – 1996, ku bëjnë pjesë shumë themelues të Partisë së Parë opozitare, politikanë intelektualë dhe profesioniste të fushave të ndryshme me kontribute të veçanta politike dhe qeverisëse.

 

Me 28 qershor dy partitë e mëdha nuk ofrojnë qeverisje për qytetarët, por për liderët, për rrethet e ngushta, ortakët e biznesit, miqtë e familjen. Këtu është edhe dallimi kryesor mes vizionit tone politik, projektit tone politik dhe atyre qe ofrojnë partitë e tjera politike.

 

Aleanca Poli i Lirisë kërkon t’u japë fund këtyre modeleve politike. Ne duam te krijojmë institucione te forta politike, sidomos një parlament te fortë, që garanton qeverisjen, që merr e mban përgjegjësi.

 

Partitë pjesëmarrëse në Aleancën Poli i Lirisë synojnë të krijojnë një grup solid parlamentar të qendrës së djathtë,  besnik me qytetaret,  garant i shtetit ligjor, i stabilitetit, i demokracisë, i mbrojtjes se institucioneve kushtetuese nga revanshizmi i emrave te veçantë të të djathtës e te majtës, përfaqësues i denjë i interesave të qytetarëve, si në planin e brendshëm, ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

 

Ne kemi afruar ish të dënuarit politikë, ish pronaret, ish drejtuesit me të rëndësishëm të qeverisjes së suksesshme të PD-së në vitet 1992-1996, duke u bërë koalicioni më përfaqësues i të djathtës evropiane, i frymës së dhjetorit 90 dhe i aspiratave për një Shqipëri në mirëqenie e të integruar.

 

Me premtimin se ne e kërkojmë votën tuaj për të sjellë ndryshimin real, deklarojmë se partitë pjesëmarrëse në Polin e Lirisë janë sot tribuna e vetme e të djathtës shqiptare, e ish të përndjekurve, pronarëve, biznesit, besimtarëve në zot, familjeve në nevojë, të rinjve që duan shkollë e punësim, investitorëve të huaj, që duan siguri e veprim të ligjit.

 

Vota e juaj për Polin e Lirisë është vota për lëvizjen  e lirë të shqiptarëve në zonën Shengen dhe integrimin në BE që qeveritë e deri sotme ja u kanë mohuar.  Ne angazhohemi për të plotësuar të gjitha kërkesat e tyre brenda këtij viti që në  vitin 2010 kjo të realizohet.

 

Vota për partitë e Polit të Lirisë është votë për garantimin e vlerave themelore të demokracisë shqiptare, është votë për stabilitetin politik, është votë për interesat kombëtarë, është votë për reformat, votë për progresin, votë për zhvillimin ekonomik e social, votë për mirëqenien individuale të çdo qytetari.

      

Reformimi i sistemit të Drejtësisë

         

Në këto vite në drejtësinë shqiptare janë vërejtur të meta të shumta, që kërkojnë riparim të menjëhershëm sepse padrejtësia, vendime të ndryshme për një çështje, zvarritja e proceseve gjyqësore janë kthyer në karakteristika të sistemit tonë të Drejtësisë.

Për një shtet demokratik , një shtet të së drejtës, është me rëndësi forcimi i Institucioneve, raportet, ndarja dhe pavarësia e pushteteve, kuptuar kjo me kontrollin e ndërsjellët dhe ekuilibrin midis tyre.

Adoptimi i legjislacionit të  BE ne te drejtën e brendshme  pra përafrimi i legjislacionit vendas me atë te BE-se nëpërmjet strukturave te duhura administrative dhe gjyqësore, është kushti themelor për integrimin evropian te Shqipërisë dhe anëtarësimin e saj ne BE. Zbatimi i MSA-së kërkon angazhim te fuqishëm për sipërmarrjen e reformave të thella në drejtësi, të cilat duhet të synojnë rikthimin e besimit të publikut në sistemin gjyqësor dhe në pavarësinë dhe paanësinë e vendimit gjyqësor. Duke analizuar gjendjen e drejtësisë shqiptare, ne reflektojmë për reformat e ndërmarra dhe ato që duhet të ndërmerren ende, dhe mbi të gjitha, thellohemi në objektivat tona për të ndërtuar dhe konsoliduar një drejtësi bashkëkohorë. Në vijim po rendisim disa pikësynime dhe propozime te reformës ne sistemin e drejtësisë.

         Zhvillimet në gjyqësorin shqiptar janë në disa drejtime, në emërimet e gjyqtarëve të rinj qe vijnë nga Shkolla e Magjistraturës, në trajnimin dhe arsimimin e vazhdueshëm   ligjor të gjyqtarëve ekzistues( por ka kualifikim të pakët jashtë shtetit), në përcaktimin e kritereve objektive për karrierën në sistemin gjyqësor, në procesin buxhetor të pushtetit gjyqësor(me të meta planifikimi dhe  menaxhimi), imunitetin e tyre, gjallërimin e shoqatave profesionale të gjyqtarëve si mbrojtëse të interesave të tyre, në rritjen e numrit të grave në Gjykatat e Apelit dhe në Gjykatën e Lartë, dhe në drejtime të tjera.

Me gjithë arritjet, vërejmë se drejtësia ka ende probleme dhe mangësi, për tu ngritur  drejt standardeve bashkëkohore të një pushteti të pavarur, profesional dhe me integritet të lartë moral. Ne do të ndryshojmë dhe reformojmë disa mekanizma funksionale të pushtetit gjyqësor, për të garantuar drejtësisë dhe rifituar besimin e humbur tek drejtësia. Në përputhje me detyrimet e MSA-së dhe vërejtjet e Indeksit të Reformës Gjyqësore, ritmi i reformës në drejtësi duhet të përshpejtohet e fokusohet në këto drejtime:

   -Forcimin e përgjegjshmërisë dhe ndershmërisë te pushtetit gjyqësor nëpërmjet rritjes se transparencës dhe aksesit te publikut dhe uljen e shkallës të perceptimit të publikut për praninë e korrupsionit ne gjyqësor.

  -Garantimin e pavarësisë dhe paanshmërisë reale të pushtetit gjyqësor nga      politika, pushtetet e tjera dhe njerëzit e veshur me pushtet politik e shtetëror, nëpërmjet fuqizimit të institucioneve të vetëkontrollit dhe administrimit të   gjyqësorit;  

   -Rritjen e transparencës të gjyqësorit nëpërmjet pjesëmarrjes së publikut në   seancat gjyqësore dhe  publikimin e plote e të shpejtë të vendimeve gjyqësore;

   -Rritjen e efikasitetit, cilësisë dhe profesionalitetit në vendimmarrjen e gjyqtarëve të të gjitha shkallëve të gjyqësorit;

   -Ekzekutimin e vendimeve nga përmbarimi dhe të mos nxitohemi me privatizimin e tij;

   -Futja me ligj, sipas përvojës perëndimore e investigimit dhe hetimit, sidomos të çështjeve penale, me prokuror dhe hetues “privat” veprim që do të risi së tepërmi përgjegjësinë e organit të akuzës dhe cilësinë e hetimit dhe gjykimit duke ulur dhe korrupsionin  në sistemin e drejtësisë.    

          Me gjithë rezultatet e arritura, vërejmë se ka mjaftë probleme në ndërtimin e shtetit tonë të së drejtës, në funksionimin e institucioneve dhe në mënjanimin e krizave.  Poli i Lirisë mendon se është e domosdoshme të shqyrtohen bashkërisht  dhe qysh në fillim të legjislaturës këto probleme për të mënjanuar përplasjet ndërmjet pushteteve, institucioneve kushtetuse, mënjanimin e krizave dhe përcaktimin me ligj të kompetenca të tyre për të rritur bashkëveprimin dhe kontrollin e ndërsjellët.  Prandaj këto detyra duhen të jenë pjesë përbërëse dhe pa ndarë në një reformë me ato të drejtësisë (gjykatë e prokurori), që te hartohet e të miratohen së bashku e me konsensus. 

          Funksionimi shteti të së drejtës ose mekanizmi që e venë atë në lëvizje, përbëhet nga kompetencat e organeve të ndryshme shtetërore, përcaktimi më i saktë dhe i plotë i tyre, zbatimi i rreptë, njohja e tyre nga publiku, rishikimi tërësor i tyre sidomos nga organet vendimmarrëse duhet të konsiderohet si një detyrë parësore.

          Pjesë e reformës duhet të konsiderohen dhe shndërrimi i Kontrolli i Lartë të Shtetit në Gjykatë Llogarie sipas përvojës së vendeve të BE  Poli i Lirisë e quan urgjentë për parlamentin e ardhshëm ngritjen e sistemit të Gjykatave Administrative në nivelin dhe modelet perëndimore.

          Forcimi i shtetit të së drejtës nën kupton ekzekutimin e vendimeve gjyqësore çka deri më sot ka lënë për të dëshiruar për mungesë të vullnetit politik dhe ne angazhohemi për një kthesë. 

          Kanë kaluar vite nga hartimi i Kodeve Penale Civile dhe atyre të Procedurave përkatëse.  Janë bërë ndryshime përmirësuese por dhe shpërfytyruese, prandaj ka ardhur koha që të rishqyrtohen me të gjitha grupet e interesit me synim përmirësimin e tyre, thjeshtimin e procedurave të gjykimit, ankimit e shkurtimit të afateve; mbrojtjen dhe garantimin e jetës të qytetarëve dhe privatësisë së tyre.

 

Rendi

 

          Shteti i të Drejtës kërkon siguri në jetën e njerëzve, forcimin e kufijve, luftë ndaj krimit të organizuar e trafiqeve, që, siç tregojnë raportet e fundit ndërkombëtare, lënë për të dëshiruar dhe krahas tyre pajisjen me pasaporta biometrike, që  janë kushte për integrimin e vendit tonë në BE.

          Poli i  Lirisë do të këmbëngul në forcimin  e kontrollit kufitar për të ndaluar kalimet e klandestinëve, do të kërkojë ngritjen e Xhandërmarisë si forcë e armatosur, do të kërkojë riorganizimin e strukturave të policisë vendore (pa ato të rendit dhe kriminale) nën policinë bashkiake, siç e parashikon ligji.

          Një rëndësi të veçantë ka për Poli e Lirisë procesi i çarmatosjes, e cila për kushtet shqiptare nuk mund të realizohet pa një ligj bashkëkohorë për mbajtjen dhe përdorimin e armëve,  të shoqëruar me dënime të rrepta dhe fikse për shkelësit.

Ne shprehim bindjen se për ta bërë më të sigurt jetën për qytetarët shqiptarë dhe të pranueshme Shqipërinë në BE është e domosdoshme marrja së më parë e këtyre masave:

-         Rritje e profesionalizmit të Policisë të Shtetit.

-         Depolitizimi total i strukturave të Rendit

-         Garantimi i i statusit të punonjësve të rendit publik.

-         Krijimi i xhandërmarisë

-         Lufta kundër krimit të organizuar e trafiqeve (lëndë narkotike, armë, klandestine, trafiku njerëzorë etj).

-         Çarmatimi i popullsisë.

-         Pajisja e të gjithë shtetasve të R. Sh. me karta identiteti dhe pasaporta biometrike,

 

Ish të përndjekurit politikë

 

-Poli i Lirisë mbështet rezolutën e Këshillit të Europës për dënimin e krimeve të komunizmit. Ne e konsiderojmë të domosdoshme dhe një parakusht për një politikë të moralshme e demokratike nevojën për hapjen e dosjeve dhe ndarjen ligjore dhe të drejtë me të kaluarën e errët komuniste.

-Poli i Lirisë do të mbështetë krijimin e një Instituti Studimor për krimet e komunizmit me të drejtën e studimit dhe publikimit të këtyre krimeve kundër shqiptarëve.

 

-Poli i Lirisë angazhohet të paraqesë një parlament një ligj për denimin e krimeve të komunizmit dhe hapjen e dosjeve të sherbimit sekret komunist (Sigurimi i Shtetit).

-Nëpërmjet këtij ligji do të realizohet edhe largimi nga vendimmarrja politike  dhe institucionet publike e shtetërore të përsekutorëve të regjimit komunist dhe bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit (ligji i Lustracionit). Ky ligj do të miratohet me konsensus të gjërë politik në parlament brenda këtij viti.

 

-Poli i Lirisë mbështet  kërkesat e e shoqatave të ish-të përndjekurve politikë për dëmshpërblimin e viteve të burgut dhe të internimit.

 

-Poli i Lirisë nëpërmjet një agjensie të posaçme qeveritare pranë kryeministrit do të evidentojë gjithë detyrimin financiar që shteti shqiptar ka ndaj kësaj shtrese brenda vitit 2009 dhe do ta shlyejë brenda afateve të përcaktuar në ligj.

 

 

-Poli i Lirisë nëpërmjet programeve të vecantë do të mundësojë integrimin  e kësaj shtrese në shoqërinë shqiptare. Poli i Lirisë konstaton  se përfaqësuesit e kësaj shtrese janë pothuajse të përjashtuar nga institucionet shteterore dhe vendimmarrja politike. Në parlament, por edhe në institucionet e larta vendimmarrëse ka shumë pak përfaqësues të kësaj shtrese shoqërore, që u sakrifikua dhe u përsekutua në emër të lirisë dhe të të drejtave të njeriut gjatë regjimit komunist.

 

-Poli i Lirisë nëpërmjet programeve të vecantë në bashkëpunim edhe me partnerët tanë perendimorë do të mbështetë shkollimin dhe kualifikimin e politikanëve të rinj nga kjo shtresë nëpërmjet trajnimeve, kurseve ose bursave të akorduara për politikanët e rinj.

 

Pronat

 

Poli i Lirisë është i bindur se zgjidhja dhe rregullimi me ligj i çështjes së pronësisë në Shqipëri është një nga kushtet kryesore për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, një vënie në vend e një padrejtësie të regjimit komunist, por edhe një nga çështjet kryesore që përcakton drejtpërsëdrejti zhvillimin e vendit në planin ekonomik dhe shoqëror.

Për zgjidhjen e çështjes se pronësisë në Shqipëri ende nuk janë zbatuar dispozitat kryesore të Kushtetutës së Shqipërisë. Ligjet e hartuara deri tani për çështjen e pronësisë nuk kanë qenë dhe nuk janë të standardeve evropiane për faktin se nuk respektojnë  të drejtën e pronësisë, origjinën e pronës, mënyrën e fitimit dhe të tjetërsimit të pronës, duke shkelur hapur detyrimet që rrjedhin nga Kushtetuta, sidomos nga nenet 41 dhe 181 të saj.

Shtetëzimi total i pronës nga regjimi komunist dhe abuzimi me pronat gjatë viteve të tranzicionit ka krijuar vështirësi serioze për zgjidhjen e drejtë ligjore të kësaj çështjeje, ndërkohë që ka munguar vullneti politik për respektimin e të drejtave ligjore të pronarëve.

Poli i Lirisë angazhohet që brenda vitit të përmirësojë kuadrin ligjor për çështjen e pronësisë në Shqipëri, duke e sjellë atë në standardet e Bashkimit Evropian. Poli i Lirisë angazhohet që këtë reformë ligjore ta realizojë me konsensus sa më të gjerë politik, ku përfaqësuesit e pronarëve të jenë palë, duke synuar zgjidhjen përfundimtare të çështjes së pronësisë në Shqipëri brenda afateve të pranuara dhe të sanksionuara në ligj.

Brenda vitit 2009 Poli i Lirisë angazhohet:

a: të përfundojë procesin e  njohjes së pronës për të gjithë ish-pronarët

b: të përcaktohen pronat për kompensim fizik

c: të përcaktohen çmimet dhe afatet për kompensim monetar kur prona për arsye publike dhe në përputhje me ligjin, nuk mund të kthehet fizikisht.

Lirimi i shtëpive të ish-pronarëve brenda vitit 2010, duke përfshirë në buxhet fondin e plotë, që do të përdorët,  në përputhje me një ligj të veçantë, për strehimin e  banorëve që mbetën të pastrehë nga lirimi i shtëpive të ish-pronarëve.

Krijimi i fondit kombëtar të kompensimit të pronarëve dhe kompensimi i tyre, jo nëpërmjet shortit, po nëpërmjet zbatimit të detyrimeve që rrjedhin nga ligji për pronësinë në Shqipëri, i reformuar.

Asnjë tokë apo truall nuk mund të regjistrohet, pa u shpronësuar e shpërblyer më parë nga shteti.

Të verifikohen të gjitha pronat e përfituara nga zyrtarë të lartë të shtetit dhe të ngarkuarit me këtë detyrë, në këto 18 vjet, në zonat turistike, urbane etj. dhe të konfiskohen të gjitha ato prona të përfituara në kundërshtim me ligjin.

Kompensimi fizik dhe financiar të përfundojë , ashtu siç është parashikuar në ligjin aktual, brenda vitit 2014. Kompensimi fizik të bëhet vetëm me prona të mirëfillta shtetërore, ndërsa në kompensimin financiar, vlera e pronës të llogaritet me vlerën e tregut.

 

    Ekonomia

 

Ekonomia shqiptare ndodhet sot në një gjendje stabiliteti të brishtë makroekonomik dhe mungese të perspektivës e bazave për një zhvillim të qëndrueshëm. Karakteristikë dalluese është hendeku i thellë midis avancimit relativ të hapave reformues nga njëra anë, dhe prapambetjes apo deformimeve në realitetin e zbatimit të tyre nga ana tjetër. Klientelizmi dhe favoritizmi në marrëdhëniet me biznesin, thellimi i pabarazisë sociale, abandonimi i zonave të varfëra të vendit si dhe mosfunksionimi i institucioneve të tregut dhe konkurrencës, janë gjithashtu tipare pengesë të dukshme të kësaj situate.

Veç kësaj rritja mesatare e raportuar nuk shoqërohet ende në rritje  të mirëqenies së njerëzve. Sipas vrojtimeve, shumica e shqiptarëve e përcaktojnë situatën ekonomike si keq ose shumë keq. Ndërsa numri i qytetarëve që mendojnë se 2008-a ka sjellë një përkeqësim të gjendjes ekonomike është dyfishuar dhe papunësia konsiderohet një problem dy herë më i madh se sa ishte në 2005.

Po kështu nuk mund të flitet ende për formim të një klase të mesme pak a shumë të stabilizuar, që do të ishte në themel të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të vendit.

Po kështu politikat ekonomike,përparësitë dhe zgjidhjet afatmesme e afatgjata, nuk janë rezultat i një debati gjithëpërfshirës dhe vetë strategjitë zhvillimore të hartuara, ndonëse të shumta në numër janë tepër të varfëra, pa prioritete të qarta dhe pa studime impakti financiar dhe të pa harmonizuara me njëra tjetrën.

Brishtësia e treguesve makroekonomikë reflektohet në presionet e shtuara inflacioniste, të shfaqura në 2008. FMN paralajmëron se niveli i synuar për të ardhmen mund të ruhet vetëm në se “..evitohen presionet e brendshme ndaj kërkesës”dhe aplikohen “..politika të matura buxhetore dhe monetare” ndër të cilat ulja dhe kontrolli shpenzimeve administrative.

Administrimi i buxhetit publik përbën një tjetër problem të mprehtë. Ndërsa janë shënuar disa arritje në volumin e të ardhurave të grumbulluara në buxhet, kjo shoqërohet gjithashtu me inefiçiencë të dukshme në përdorimin e tyre, për shkak të kapaciteteve të administratës dhe veçanërisht korrupsionit të lidhur me ndërhyrje të drejtpërdrejtë të shtetit në favorizim projektesh e deri firmash të caktuara. 

Rreziqet potenciale makroekonomike janë te lidhura me: 1) thellimin e deficitit tregtar si pasoje e ritmit me te larte te rritjes se mallrave te importit ne krahasim me eksportet, gjë e cila krijon presion për zhvlerësim te monedhës vendase; 2) nivelin relativisht te larte te deficitit fiskal (5.7%) si rezultat i një politike fiskale “liberale”; 3) përqendrimin e larte te kreditimit për konsum (kryesisht mallrash importi); 4) borxhin publik qe mund te përkeqësohet (54%)

Një dukuri negative në ekonomi është se Shqipëria vazhdon të shënojë deficitin më të thellë tregtar përsëri në rritje mes vendeve të rajonit, me eksportet dhe importet ne një raport 1:4..Ku eksportet përbëjnë vetëm 10.4 % të PBB

Dobësi të theksuara paraqesin edhe struktura e produkteve ku rreth 66% e eksporteve tona përbëhen nga produkte me material të vendeve të tjera “porositëse”. Ndërsa produktet e bujqësisë dhe ato të industrisë përpunuese të produkteve tona bujqësore e blegtorale nuk e kalojnë shifrën 8-9%

Ne mendojmë se rruga me e shpejte dhe me efikase për ndreqjen e gjendjes në ekonominë shqiptare nuk është ndërhyrja shtetërore, as ne nivel biznesi  e as ne nivel sektori,  por eliminimi i barrierave me veprim të përgjithshëm,sepse për shkak të stadit të pazhvilluar, të situatave monopoliste e oligopoleve, si dhe të ndërhyrjeve antitreg dhe deformimeve të shumta politike, korruptive dhe klanore nga ana e qeverisë, ekonomia nuk është ende në gjendje të shfaqë spontanisht sektorët e degët “më premtues”. Kështu që eliminimi ose reduktimi në minimum i barrierave që pengojnë funksionimin e gjithë sistemit të zhvillimit ekonomik e shoqëror, dhe një tregu efektiv, përbën parakusht për një zhvillim të qëndrueshëm.

Me këtë nënkuptojmë transparencën e plotë mbi legjislacionin dhe një kthesë rrënjësore në zbatimin e plotë të ligjeve;  rritjen e kapaciteteve zbatuese, cilësisë së shërbimit  dhe etikës në punën e administratës; ngritjen reale të Institucioneve të tregut, politikëbërjes dhe monitorimit, garantimi i funksionalitetit, integritetit dhe pavarësisë së tyre si dhe një sistem funksionues Antikorrupsioni dhe Antirryshfeti në të gjitha hallkat e vendimmarrjes dhe zbatimit

Raportet ndërkombëtare kanë nënvizuar këto grup-barrierash:

Niveli i Institucioneve edhe pavarësia e tyre ( jemi në vendin 109, nga 134 vende).

E drejta e pronës si Institucioni më i rëndësishëm i mbetur pezull, madje i komplikuar artificialisht dhe që përbën pengesën kryesore për investimet private dhe zhvillimin.

Transparenca e qeverisë në politikëbërje, favoritizmi dhe korrupsioni,  (përkatësisht në vendin 122 dhe 108).

Stabiliteti Makroekonomik. Me gjithë deklarimin e përsëritur mbi suksese në këtë tregues, raportet e renditin Shqipërinë si vendin e fundit në rajon. Ne mendojmë se  në kushtet kur FMN nuk do të jetë më një mbikëqyrës direkt i buxhetit, hartimi i një rregulloreje transparente mbi shpenzimet buxhetore përbën prioritet.

Pengesat infrastrukturore, (energjia, rrugët, komunikimi, etj) me gjithë alokimet e mëdha të financave publike në këto vite realiteti i infrastrukturës mbetet ende shumë i prapambetur.

Efiçienca  e tregut (dominimi i tregut, politika efikase Anti-monopol), përbën një barrierë të cilën ne do ta adresojmë përmes një programi të posaçëm.

Klima e përgjithshme e biznesit. Qeveria ekzistuese e propagandon këtë si një fushë me sukses të padiskutueshëm, duke sjellë si “provë” të vetme regjistrimin e shpejtë të bizneseve të reja në një agjenci të vetme, dhe taksën e sheshtë. Ne mendojmë se një shtrim i tillë është ose sipërfaqësor e naiv ose thjesht propagandistik Sepse klima e biznesit është në situatë e ndikuar nga shumë më tepër faktorë, ku përfshihen të gjitha sa më sipër.

Gjate qeverisjes te deri tanishme ne ekonomi ka pasur ndërhyrje te shumta me karakter arbitrar populist e demagogjik te cilat nuk kane dhënë asnjë ndihmë për ekonomin vendase duke diskriminuar biznesin shqiptar. Ka ardhur koha për ndërhyrje reale sepse indiferenca nuk mund te justifikohet me. Kusht i pare është formalizimi i ekonomisë d.m.th njohja vetëm e veprimtarisë e ekonomisë dokumentuar, pra çdo veprim te kaloj nëpërmjet bankave, te deklarohen dhe te regjistrohen te gjitha pronat e luajtshme dhe te paluajtshme, te deklarohen dhe te depozitohen ne banka pasuritë monetare e te tjera.  Këto masa do te mundësojmë një Amnisti Fiskale ligjore çka do te japi një shtyse realisht te pamendueshme ekonomisë shqiptare.

Reformimi i ekonomisë shqiptare, kërkon hapësirë për biznesin i cili nuk duhet të ketë pengesa në nismat e ti.  Në këtë kuptim lufta kundër monopoleve dhe oligopoleve merr një rëndësi të veçantë. Ato duhet të zhduken për ti hapur në treg vend konkurrencës të lirë.  Fushë të tilla janë medikamentet, tekstet mësimore, telekomunikacionet, ndërtim dhe gjetkë.  Në të njëjtën kohë  duhet të përmirësohen legjislacioni dhe strukturat zbatuese për prokurimet, koncesionet, kontrolli të pasurisë së bashku me konfliktin e interesave dhe nepotizmin , sipas përvojës më të mirë perëndimore.

Shteti shqiptar duhet te nxis, te mundësojë e të privilegjoj investimet e biznesit vendase  dhe te qytetareve shqiptar, pra dhe te bankave ku depozitat janë , ne disa fusha prioritare si energjia, infrastruktura, industria agroushqimore, qofte dhe duke qene ne forme e një partneriteti publik-privat duke krijuar për këtë Grupe financiare, qe do te siguronte biznesin vendas për leverdi e investimeve dhe mundësit janë  te mëdha për shfrytëzimin nga shqiptaret te pasurive kombëtare.

Për një ekonomi te zhvilluar sigurimi i te ardhurave është me rëndësi te dorës te pare.  Tek ne Dogana dhe Tatimet janë kthyer ne veglat e politikes, qe ndryshojnë sa here ndryshon partia ne pushtet duke i kthyer ne çerdhe  nepotike e militantësh qe i përdorin dhe për përfitime personale.  Shume pak behet për ngritjen e tyre profesionale, për hartimin e një legjislacioni modern dhe evropian.  Një rezervë e madhe ne këtë lemë është zgjerimi i bazës tatimore, por, duke paguar ai qe fiton dhe konsumatori. Ne jemi kundër korrupsionit, kontrabandës dhe favoritizmit ne këto fusha te rëndësishëm për shtetin.  Sot nuk jemi ne vite e para te një shoqërie kapitaliste prandaj mendoj se ka ardhur koha për futjen  urgjente te kasave dhe me tej kalimin e TVSH nga dogana tek fatura e fundit konsumatorit.   Po kështu duhet te ndalet praktika e çmimeve referencës ne dogane, pa mënjanuar kontrolle administrative, një masë qe nxit korrupsionin, një masë represive dhe në kundërshtim me parimet e ekonomisë te tregut.

Janë marr veprime pseudoreforme fiskale, që godasin të varfrin dhe konsumin pra thellojnë krizën. Të tilla janë normat e reja për tatimin  mbi te ardhurat personale, nen parullën e taksës se rrafshët, qe bëjnë sikur lehtësojnë biznesin duke kaluar tatimin tek punonjësit.  Ne jemi te vendosur për caktimin e një dyshemeje rreth, 15000lek për frymë, nen te cilën nuk duhet te paguhet tatim për te ardhurat personale, pas kësaj duhet hartohet legjislacioni për deklarimin e te ardhurave personale, i cili  do te shërbej për  këtë tatim, duke paraparë dhe rimbursimin kur shpenzimet familjare kanë qenë më të mëdha se deklarimi. 

Po kështu duhet te hiqen pagat e referencës qe shërbejnë pikërisht për tu realizuar këtë 1% te PBB-se qe do t’u mungojnë te ardhurave nga tatim fitimi, nen pretekstin qe do te investohet, kur përfituesit janë kompani te mëdha qe eksportojnë fitimin pra nuk përmirësojnë jetesën e shqiptareve.

Në reformën fiskale që ne kërkojmë të ndërmerret një vend me rëndësi do të kenë përmirësimet në legjislacionin për lojërat e fatit, taksat vendore për pronat (ndërtesa, truall dhe tokë bujqësore), krahas përcaktimit të akcizave për mallrat monopol, por që asnjë rast nuk mund të jenë fikse,por në vartësi të çmimeve në bursë dhe politikave lehtësuese që ndërmerr shteti.

Për të përballuar dhe kapërcyer krizën globale shteti duhet të rishikoj qëndrimin e tij për politikat e kreditimit nga bankat, sigurimin e likuiditetit , përqindjen e interesit dhe sigurimin e depozitave, siç po veprojnë gjithë vendet e tjera.

Ne do të njohim realisht detyrimin që ka shteti për letrat me vlerë sipas vlerës së tyre nominale.

 

Bujqësia

 

Bujqësia shqiptare gjendet sot në nivelin më të ulët të 18-të viteve të tranzicionit, me ritme më të ulta se të zhvillimit ekonomik të vendit. Ndërsa rritja e PBB është rreth 6% në vit, bujqësia rritet nga 0-2,5 % në vit.

Bujqësia është sektori i vetëm për të cilin buxheti i shtetit nuk ka pasur në 5 vitet e fundit asnjë rritje e tij. Buxheti vjetor i sektorit të𡞱 bujqësisë është më pak se 50 milion Euro ose sa ¼ e buxhetit për mbrojtjen.

Sektori bujqësor nuk vlerësohet si sektor konkurrues për shume fermerë dhe për pasojë 1/3 e tokës bujqësore (240mije ha) nuk shfrytëzohet.

Shqipëria është një vend neto importues, Importet e produkteve bujqësore rriten me ritme shumë më të larta krahasuar me rritjen e eksporteve duke e thelluar më tej bilancin tregtar për ushqimet që arriti për vitin 2008 në rreth 550 milion Euro ose 160 Euro për person është deficiti ushqimor në Shqipëri.

Të gjitha këto fakte flasin për braktisjen e bujqësisë, që është pasuria më e madhe kombëtare që ne kemi.

Shkaqet për këtë gjendje janë të shumta:

·        problemet që lidhen me bujqësinë dhe ato të tregut të tokës bujqësor;

·        mungesë e plotë e kreditimit të volitshëm për bujqit dhe blegtorët vendase; mos organizimi i agrobiznesit prania e strukturave të vogla;

·        prapambetje në zonat malore, mbizotërimi i prodhimit të importit ndaj eksportit, të prodhimit bujqësore blegtorale;

·        prapambetje në monitorimin veterinar e fitosanitar çka frenon eksportet;

·        punësimi të pakët në fshat ( shifrat që publikohen janë fiktive);

·        investime të vogla në bujqësi;

·        mungesë të arsimit të mesëm profesional e tj);

 

Ndërhyrjen e shtetit në sistemin bujqësisë e kërkon pikërisht braktisja dhe prapambetja e saj.

Poli i Lirisë mendon se për të dalë në këtë gjendje është e nevojshme një kthesë rrënjësore me shumë aspekte:

në organizimin qeveritar të ketë vetëm një Ministri që të marre përsipër zhvillimin rural të  bujqësisë dhe të sigurisë ushqimore (të bashkohen bujqësia me mjedisin dhe pyjet dhe ujërat si dhe drejtoritë dhe strukturat e tjera në bazë).,

të shtohet (me shumëfishim) buxheti i kësaj ministrie për detyrat që ka,

të zbatohen format të kreditimit për ata që punojnë në bujqësi (grante dhe ulje të përqindjes së interesit të kredive që administrohen nga bankat, në shtimin në fuqizimin e arsimit profesional për fermerët dhe blegtorët shqiptar). 

Por veprimi më i rëndësishëm dhe i parë është unifikimi i legjislacionit për tokën (momentalisht janë në fuqi më shumë se 13 ligje, përfshirë atë 7501, që rregullojnë marrëdhëniet e tokës dhe të pronës,  dhe një pafundësi vendimesh që nuk e mbrojnë por përkundrazi, që kanë krijuar spekulime, padrejtësi dhe konfuzione.  Kjo do të rregulloj dhe ndihmoj bujqësinë shqiptare.

Shteti nuk duhet të shes më tokën, ta japi me qira e as ta fali me 1euro që është veprim spekulativ.  Ligji duhet të rregullojë njëherë e mirë, shitblerjen, tjetërsimin, ndërtimin në të dhe në tokën bujqësore, ruajtjen e fondit të tokës bujqësore, legalizime e të tjera. 

Po kështu me qenë se përmasat të vogla të fermave kanë prurë mospunimin e tokës, shteti duhet të stimuloi qiradhënien me mbështetje e lehtësi fiskale të dy palëve.

Për të mundësuar aktivizimin bujqësisë dhe blegtorisë në zonat malore që janë tej të varfra por që janë të lidhur me banimin në këto territor, me rruajtjen e mjedisit natyror ( florës dhe faunës), shteti duhet të ndërhyje për të lehtësuar jetesën në ato zona( arsim, shëndetësi dhe infrastrukturë), por dhe për mbështetjen të diferencuar kur punojnë tokën, pemëtarin dhe mbajnë bagëti, të ndihmoj për sigurimin e ushqimit në dimër.

 

Një rëndësi e posaçme do ti jepet arsimimit agro-bujqësor të fermerëve i cili është cënuar rëndë gjatë  viteve të tranzicionit  duke mbetur më i pazhvilluar krahasuar me fushat e tjera. Sot nuk ka asnjë shkollë profesionale në zonat rurale të vendit. Prandaj ne do të punojmë të hapim, sidomos në zonat malore, shkolla të mesme profesionale me profil agrar, mekanizator të bujqësisë, agroturizëm, veterinari, pyje e çdo profesion tjetër që lidhet me këtë sektor.

 

 Ndërtimi, Infrastruktura dhe Energjia

 

Duke e konsideruar Ndërtimin si një fushë të rëndësishme për ekonominë e vendit dhe zhvillimin e tij. Ne mendojmë se është i domosdoshëm partneriteti me grupet e interesit. Kështu do te mundësohet akses i plote i tyre ne ministrinë përkatëse dhe ne bashkitë e vendit duke garantuar tregun dhe nismën e lire, kontaktin dhe pranie e tyre ne KRRT, etj te cilat duhet te jene te hapura për biznesin, po kështu duhet ne sigurohen marrëdhënie te rregullta me hipotekat, për shkak te interesit reciprok dhe për mos te bllokuar tregun e ndërtimit sot ne kohe krize.

Një fushe tjetër për te cilën ne angazhohemi është rishikimi i legjislacionit ekzistues ne aktivitetin e nderimit. Kështu një pjesë e akteve ligjore duhet te rishikohen sepse ka mospërputhje midis ligjit, vendimeve, rregulloreve apo udhëzimeve. Duke shmangur e ndaluar zbatimin e politikave centralizuese dhe shtrënguese për biznesin. Këtu po përmendim manualin e analizave te çmimeve te ndërtimit sipas te cilit parashikohet qe te gjitha detyrimet tatimore llogariten sipas çmimeve dhe analizave te miratuara nga ministria. Po kështu edhe niveli i pagave referuese, pra jashtë çdo logjike te tregut.

Vërejmë se ka ligje dhe procedura , si ato te prokurimit publik te cilat duhen rishikuar, detyrimi i jashtëligjshëm dhe absurd  për te paguar tatim fitimin edhe për sipërfaqet e përfituara edhe nga pronaret e truallit.

Duhet te ndryshohet ligji për licencimin e shoqërive te ndërtimit qe ka krijuar kaos e pasiguri për to. Ne mendojmë se dhe ligji i ri për planifikimin hapësinor qe është propaganduar si modern dhe do te vendose rregull ne territorin e vendit do te këtë efektivitet te dyshimte dhe nuk ngjason me ligje te tilla te aplikuara ne rajon. Per nje ringjallje te aktivitetit ndërtimor ne Shqipëri duhet qe te hartohen sa me pare plane rregulluese te qendrave te banuara ne gjithë kompleksitetin e tyre.

Për përparimin e një vendi ndërtimi i një infrastrukture bashkëkohore ka rëndësi te veçante, kjo vlen si për infrastrukturën humane (shkolla spitale etj) ashtu edhe për atë ekonomike (rruge, telekomunikacione, energji etj). Ne këtë drejtim është bere shumë por ajo qe kemi është e pamjaftueshme për te siguruar  zhvillimin me ritmet dhe nivelin për tu integruar ne Evrope si dhe per mirëqenie, jete me te mire e cilësore.

Ne angazhohemi qe brenda legjislaturës te mbaroje Rruga e  Arbërit te kompletohet si superstrade korridori Hani i Hotit-Vlorë dhe Morinë-Vorë te pajisura me te gjitha mbikalimet ne rrugët sekondare dhe daljet për plazhet dhe qytetet, rrugët Levan-Tepelenë , Përrenjas-Korçë, Berat-Skrapar-Përmet-Tre Urat Këlcyrë-Tepelenë etj. Krahas tyre do te vazhdoje programi me BB për rrugët e fshatrave, me rëndësi për lëvizjen e njerëzve dhe prodhimeve bujqësore.

Nder pasuritë e rëndësishme te vendit tone qe lidhen me prodhimin e energjisë janë uji dhe ajri - pasuri kombëtare. Për te përmbysur gjendjen elektrike do te këmbëngulim qe te përfundojë brenda vitit te ardhshëm linja e transmetimit 400KV Elbasan-Podgoricë dhe nënstacioni përkatës i Tiranës qe do te mundësojnë furnizimin me energjinë e nevojshme me çmimet e bursës duke shmangur korrupsionin me kontratat shumëmujore, ana  tjetër e problemit është kufizimi i humbjeve jo teknike pra energjia e papaguar nga konsumatorët. Shteti duhet te garantoje çmim për 300 KV e pare dhe për kompensimet eventuale qe do ti bëjnë atij përfshirjen e një pjese ne ndihmën sociale dhe për te varfrit. Një fushe tjetër është ndërtimi i burimeve te reja energjetike ku mundësitë ne Shqipëri janë te mëdha por qe shumica janë bllokuar nga pseudo koncesionet me afate te shkelura dhe nuk janë ofruar biznesit vendas qofte dhe ne forme e partneritetit privat publik për te vene siguri ne leverditë e një investimi te tille. Është një fushe ku ne do te ndërhyjmë. E njëjta gjë mund te thuhet ehte për burime te tjera te rinovueshme.

 

 Politikat sociale

 

Ndryshimet politike në fillim të viteve ‘90 nga pikëpamja   social-ekonomike  janë shoqëruar me probleme te shumta shoqërore, te cilat

shoqëria dhe shteti e patën  te vështirë ti përballojnë ,  çka krijuan kosto shoqërore për individët e pambrojtur, familjet dhe komunitetet.

Programi i Shërbimeve Sociale të Polit të Lirisë, siguron një politikë të qartë për reformimin e sistemit të shërbimeve sociale, të cilat   do te ndërtohen mbi disa parime që shërbejnë si  baze për:

-hartimin e politikave shoqërore dhe, reformimin e sistemit;

-decentralizimin e shërbimeve shoqërore, ngritjen dhe ofrimin e shërbimeve ne komunitet;

-sigurimin e standardeve të sasisë e cilësisë së shërbimeve dhe zbatimin e tyre nga ofruesit e shërbimeve shoqërore.

Reforma qe do ndërmerret  në fushën e shërbimeve sociale, ka në themel ngritjen e shërbimeve në nivel komunitar, atje ku janë përfituesit dhe lindin nevojat e tyre, për të mbështetur dhe ndihmuar individin, familjen, grupin ose komunitetin, që të vet-funksionojnë, të jenë të pavarur dhe të përfshihen si të barabartë me anëtarët e tjerë të shoqërisë.

Në këtë procesin do të ridimensionohet roli i të gjithë aktorëve pjesëmarrës, duke rritur kompetencat e pushtetit vendor dhe rolin e shoqërisë civile në ofrimin e shërbimeve sociale dhe individi do të ndihmohet dhe mbështetet ne mjedisin ku ai jeton, duke respektuar, personalitetin, vlerat, aftësitë, veçantitë, parapëlqimet e tij.

Reformimi i sistemit te shërbimeve shoqërore parashikon qe :

-Shërbimet e përkujdesit rezidencial, te kalojnë gradualisht drejt shërbimeve me baze komunitare dhe të lëvizshme;

-Te zgjerohet llojshmëria dhe gjeografia e shërbimeve në përputhje me nevojat;

-Te rritet qëndrueshmëria dhe vazhdimësia e shërbimeve, te sigurohet  cilësia nëpërmjet standardeve te reja qe do te aplikohen.

-Të respektohen të drejtat e grupeve në nevojë për mbështetje sociale, të plotësohen nevojat e tyre dhe të nxitet integrimi në jetën shoqërore, veçanërisht për fëmijët, PAK dhe të moshuarit.

-Te nxitet  pjesëmarrja e biznesit social ne financimin dhe ofrimin e shërbimeve;

Qeveria  do te siguroje qe te gjithë shërbimet qe ofrohen nga operatore publike dhe private  te garantojnë një nivel te caktuar cilësie. Standardet e shërbimeve shoqërore përfaqësojnë  një tërësi parimesh qe garantojnë  parametrat e caktuar te cilësisë se shërbimeve.  Standardet do te përbejnë një dokument publik qe ndihmon përdoruesit e shërbimeve për ndërtimin e kapaciteteve dhe shërbejnë si baze për monitorimin e cilësisë se shërbimeve. Shqyrtimi dhe vlerësimi i politikave te shërbimeve është  gjithashtu një proces i nevojshëm për te përmirësuar efektivitetin e tyre.

Burimet e financimit për shërbimet e përkujdesit shoqëror do të përbëhen nga fondet e kushtëzuara të buxhetit të shtetit; nga të ardhurat vendore, nga fondet e projekteve të përbashkëta të qeverisë dhe donatorëve, kontributet e përfituesve, dhurimet, sponsorizimet dhe financime të tjera nga organizata, persona fizikë, juridikë apo individë.  Roli i tyre do të rritet më tej në të ardhmen.

Gjate këtyre viteve sistemi i pagave, ka pësuar ndryshime, rezultat  i premtimeve ne mitingje e takimeve here një kategorie here një tjetre. 

Ka nevoje dhe këtu për ristrukturime, kufizim te shtesave dhe shpërblime si gjithë bota perëndimore.  E njëjta mund te thuhet për shpenzimet administrative, qe janë ne nivelin e vendeve të pasura për zyra, vetura, telefona, poste të shumta me rroga të larta, udhëtime jashtë shtetit e te tjera.  Shkurtimi i tyre është një dukuri normale kudo, sidomos në  kohë krize, por fatkeqësisht jo tek ne.

Gjate këtyre viteve dhe sistemi pensionistik- kontributiv ka pësuar goditje qe nuk kane asgjë te përbashkët me reforma te vendeve BE dhe aspak ne dobi reale sot por sidomos dhe nesër te përftuesve.  Me uljen e fundit të kontributit të punëdhënësve shuma e kontributeve ulet në 21,8%, që është më e ulta e nga të𡞱 gjithë vendet e rajonit, që do të thotë dhe pension me te ulet, ne do te luftojmë qe te ruhen modelet kontributive, por, nga 1 me 2 qe është përpjesëtimi i pensionit minimal me maksimal te arrihet shkallë shkallë brenda legjislaturës ne 1:3,5-4 sa janë dhe përpjesëtimi i pagave kontribuuese.

E rëndësishme  është se kush del ne pension të ketë ne fund te legjislaturës si kudo ne bote një pension 60-70% te pagës neto.  Ndërkohë, shteti, nga buxheti i tij, duhet te përballoj diferencën ne fondi si detyrim ndaj atyre qe kane punuar ne vite perpara1993 dhe kjo është një detyrim primar krahas fondeve te ndihmës sociale(papunësi, bare-lindje, pa aftësi). 

Kjo sepse shoqëria që ne ndërtojmë dhe ëndërruam duhet të jetë jo vetëm demokratike, jo vetëm e lire por te siguroj mirëqenien dhe dinjitetin njerëzor për te gjithë. Përpjekje do të bëhen për zgjidhjen përfundimtarë me marrëveshje ndërshtetërore të njohjes së kontributeve për pension të emigranteve, çështje që po zvarritet.

 

 

 

 

 

 

 

Integrimi gjinor

 

Poli i Lirisë, e konsideron çështjen e integrimit gjinor,  si një çështje madhore kombëtare, sepse përfaqësimi i tyre në strukturat vendimmarrëse dhe në jetën politike:

-do të modifikojë natyrshëm vetëdijen dhe kulturën politike e qytetare

-do të ndryshojë natyrën e parlamentit duke përfshirë elementin gjinor në hartimin e politikave dhe ligjeve

-do të ndryshojë prioritetet e politikave dhe ligjeve

-do të ulë konfliktualitetin, në politikën shqiptare

-do të përmirësojë nivelin e qeverisjes

-do të përmirësojë imazhin e vendit

Poli i Lirisë u jep përgjegjësi dhe shanse të barabarta grave që kanë treguar vlera profesionale, etike, njerëzore dhe patriotike sipas parimit të meritokracisë

Poli i Lirisë, lufton për të rritur përqindjen e grave dhe vajzave, pjesë aktive e strukturave të saja në më shumë se 30% dhe do të përfaqësohet në zgjedhjet të ardhshme me shumë kandidate femra deri në kuotën 40-50%

Poli i Lirisë në të gjitha strukturat politikëhartuese e vendimmarrëse të shtetit shqiptar, në parlamentin e ri të krijuar pas zgjedhjeve të 28 Qershorit 2009, do të përfshijë çështjen në të gjitha politikat publike dhe private dhe do të kërkojë pavarësimin ekonomik si një ndër kushtet themelore për Integrimin Gjinor

Poli i Lirisë, siguron realizimin e një politike të  integrimit gjinor. Ne propozojmë  krijimin pranë ministrisë të punëve dhe çështjeve sociale me ligj të posaçëm të një Komiteti të Integrimit Gjinor me përfaqësues të grave parlamentare dhe atyre në qeverisje vendore, si dhe ekspertë të fushës, i cili do të propozoj të gjitha nismat  ligjore dhe aktet qeveritare për të siguruar barazinë gjinore në vendimmarrje në fushën ekonomike, arsimore shëndetësore, dhe sociale.  Për këtë Komitet do të parashikohet në buxhetin e shtetit Fondi Kombëtar Gjinor.

Integrimi gjinor do të realizohet brenda mekanizmave ligjorë dhe institucionalë, duke përmirësuar ata ekzistues, por edhe duke hartuar mekanizma të rinj, për këtë do bëhet rishikimi i legjislacionit mbi barazinë gjinore (në përputhje me standardet ndërkombëtare),fuqizimi dhe zgjerimi i fushave që do të ofrojnë mbrojtje nga diskriminimi gjinor,  krijimi i strukturave të reja qendrore dhe vendore për monitorimin, sanksionimin dhe ankimin e shkeljeve të barazisë gjinore.

Prioriteti i Polit të Lirisë, do të jetë një proces kompleks në të cilin faktorët që ndikojnë drejtpërdrejtë në këtë fuqizim do të konsiderohen si objektiva për tu arritur:  mundësi në arsim, kualifikim profesional, mundësi për punësim, mbështetje sociale e tj.  Për të arritur këto objektiva të rëndësishme, Poli Lirisë do të luftojë që shteti të krijoj lehtësira (fiskale, subvencione etj ) të gjitha bizneseve të cilat kanë në përbërjen e tyre mbi 50% gra. Një propozim i menjëhershëm, për të evituar pushimet nga puna, në këtë situatë krize, të të gjitha grave që kanë treguar aftësi profesionale dhe etike

Komiteti Ndërministror:

-do të vërë në shërbim të administratës publike dhe sektorit privat këto “baza të dhënash” cilat mund të konsultohen;  duke eliminuar ndërmjetësimin në gjetjen e punës  që të përputhen kërkesat e tregut të punës me ofertën;

- do të bashkëpunojë me Organizatat Ndërkombëtare, Evropiane dhe ato Jo Qeveritare dhe duhet të jetë si pikë referimi për të investuar me projekte në sektorët e nevojshëm;

- do të propozojë e do të bashkëpunojë me Ministrinë e Financave për të krijuar lehtësira në llogaritje e të ardhurave personale dhe në tatimin e tyre, e për sigurimet shoqërore, për gratë që janë të detyruara të qëndrojnë në shtëpi për kujdesie ndaj fëmijëve, apo familjarëve të moshuar, si dhe gratë pensioniste që rrisin nipat apo mbesat e tyre;

Fondi Kombëtar i Gruas:

-do të financojë projekte të cilat nëpërmjet propozimeve konkrete do të ndikojnë në nxitjen e punësimit të gruas;

-do të punoj për përfshirjen e grave në nevojë në programet e nxitjes së punësimit dhe formimit profesional si dhe përfshirjen e grave kryefamiljare në programet e nxitjes së punësimit dhe formimit profesional;

- do të ndihmojë dhe mbështet iniciativat private apo kolektive, të menaxhuara nga gratë, në zonat sub-urbane dhe rurale;

-Studim i forcave të punës mbi nivelin dhe karakteristikat e papunësisë femërore,  kualifikimin profesional dhe shpërndarjen lokale të fuqisë punëtore femërore si dhe potencialet reale të punësimit të qarqeve të ndryshme, problematikat dhe kualifikimin profesional të nevojshëm;

 

Program  për Arsimin dhe Shkencën

 

          Stadi aktual i zhvillimit te shoqërisë sonë demokratike është i lidhur  me formimin e institucioneve shqiptare prej njerëzve te arsimuar  nga një sistemi arsimor te mbështetur plotësisht ne parime universalisht te pranuara.

Aktualisht arsimit shqiptar i mungon misioni i përgatitjes së rinisë për demokraci ai vuan të njëjtat sëmundje prej të cilave vuan edhe krejt shoqëria shqiptare, si korrupsioni dhe qëndrimi kundërshtues ndaj ligjit, rregullit, institucionit dhe nuk mbështetet mbi parimin e të “mësuarit duke bërë”, për shkak të mungesës se mjeteve mësimore, laboratorëve, apo qendrave të mësimit profesional.

Objektivat dhe synimet themelore të programit:

-Të përgatisë rininë për demokraci dhe mbi standarde qytetare, duke promovuar dashurinë për vendin e tyre.

-Të ndihmojë zhvillimin ekonomik të vendit duke nxjerrë specialistë të përgatitur realisht nga pikëpamja profesionale dhe duke zgjidhur probleme konkrete që lindin në realitetin shqiptar.

-Të pajisë studentët me aftësi që i ndihmojnë për t’iu përshtatur  tregut e punës, por të kenë dhe  vetëdije për kompetencat individuale.

-Brenda 4 viteve te ardhshëm financimi i arsimit ne raport me vlerën e PBB te ritet nga 3.4 % në 5.4 % (me rritjen më të madhe në dy vitet e para)

-Misioni i arsimit dhe shkencës të detajohet në një plan afatgjatë për secilin nivel me mbështetje te gjere publike e politike .

Arsimi parashkollor, arsimi të detyruar dhe arsimi ë mesëm

Numri i fëmijëve në sistemin parashkollor do të rritet me 4% çdo vit deri në vitin 2020, do të rriten vitet e shkollimit gjatë dhjetëvjeçarit të ardhshëm nga 12 vjet në 15 vjet, rreth 95% e nxënësve që përfundojnë arsimin e detyruar te thithen ne arsimin e mesëm dhe 60 % e tyre do te orientohen drejt arsimit profesional, do te riorganizohet skema e kualifikimit dhe rikualifikimit te mësuesve dhe do te përmirësohen sistematikisht mjediset shkollore e bazat e tyre laboratorike.

Arsimi i lartë dhe kërkimi shkencor

Sistemi i arsimit të lartë do të zgjerohet në përputhje me kërkesën për të përgatitur rininë për demokraci, në përputhje me kërkesat e tregut dhe me numrin e studentëve që fitojnë konkurrimin. 40% e grupmoshës që kanë mbaruar shkollën e mesme të mund të ndjekin shkollën e lartë, në forma të ndryshme të saj.

Reforma ligjore

-Sistemi i arsimit të lartë dhe shkencës ka nevojë urgjente hartimin e një baze ligjore të re, duke filluar nga ligji, statutet e shkollave të larta dhe të gjitha aktet e tjera ligjore që burojnë nga to.

-Kjo bazë ligjore duhet të vendosë e transferoje një pjesë të madhe të përgjegjësisë së sistemit të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor brenda  shkollave të larta duke krijuar hapësirë për reformimin e tyre në të ardhmen.

-Aplikimi i detyrimit kushtetues mbi autonominë e shkollës se larte dhe lirinë akademike do të shoqërohet me dhënie llogarie publikisht për përdorimin e fondeve të dhëna.

 

 

Financimi

-Shteti do të jetë financuesi kryesor i shkollave të larta. Në 10 vitet e ardhshme kjo arrin  250 milion dollarë në vit, pa përfshirë investimet dhe financimin e kërkimit shkencor. 

-Shkollat e larta do të jenë të lira nga pikëpamja ligjore te kontraktojnë e përdorin për vetëzhvillim fondet e fituara nga shërbimet për te tretet.

-Shkollat e larta do të financohen në fillim të vitit me një buxhet të pa detajuar.

-Kërkimi shkencor do të financohet nga Fondacionit për Shkencën sipas programeve me konkurrim nga të gjithë faktorët mbi bazë të prioriteteve të zhvillimit të vendit.

-Shkollat e larta do të kontrollohen nga auditi i jashtëm dhe i brendshëm, për të qenë të sigurt se burimet financiare përdoren për qëllimin e dhënë.

-do të ristrukturohet Akademia e Shkencave dhe kërkimet albanologjike të cilat do të mbështeten fuqishëm financiarisht.

Akreditimi dhe kontrolli i cilësisë

Do të krijohet sistemi i ri i akreditimit dhe sigurimit të cilësisë së shkollave të larta  i pavarur nga Qeveria dhe me një cilësi të lartë ekspertize. Këto struktura   (me prani dhe ekspertësh të huaj) do të luajnë një rol të rëndësishëm në akreditimin e institucioneve të arsimit të lartë (publike e private), sigurimin e cilësisë, licencimin ose mbylljen e tyre në rast të mos plotësimit të kushteve.

 

Shëndetësia

 

Poli i Lirisë është i vendosur të ndërtojë një sistem shëndetësor me natyrë njerëzore dhe demokratike si dhe të sigurojë kujdes shëndetësor më të mirë dhe të garantuar për të gjithë qytetarët.

Ne synojmë :

1.     Rritjen e kapaciteteve për të menaxhuar shërbimet dhe institucionet    mënyrë efiçente që kërkon dhe rritje të kualifikimit të personelit shëndetësor

a.     që do të thotë menaxhim për shumëllojshmëri shërbimesh dhe cilësi shërbimi

2.     Rritjen e aksesit ndaj shërbimeve shëndetësore efektive

a.     që do të thotë kujdes shëndetësor cilësor për çdo qytetar

3.     Përmirësimin e financimit të sistemit shëndetësor

a.     që do të thotë reformim të plotë të sistemit të sigurimeve të kujdesit shëndetësor, duke dyfishuar kontributet e punëmarrësve dhe punëdhënësve (nga 1.7% secili në 3,4%)

b.     Rritjen e buxhetit për shëndetësinë duke e bërë atë gjatë qeverisjes të krahasueshëm me vendet e rajonit (nga 2,8 % në 4 % të PBB). Duke mos përfshirë pjesën e privatëve që do formalizuar.

4.     Përmirësimin e qeverisjes së sistemit shëndetësor

që do të thotë hartimin e politikave që ofrojnë zgjidhje afatgjatë në sistemin shëndetësor.

        Ne do punojmë për:

Reformim të plotë të kapaciteteve menaxhuese në të gjithë sistemin e shëndetësisë. Konkretisht, kjo do të arrihet përmes:

1.kombinimit të sektorit publik me atë privat, gjë e cila do të nxisë rritjen e cilësisë, efiçencën dhe përgjigjen ne vazhdimësi të kërkesave të popullatës për shërbim shëndetësor cilësor

2.dhënies me kontraktim të disa prej shërbimeve.

3. përmirësimit të menaxhimit në nivel klinike dhe të institucioneve që ofrojnë shërbim shëndetësor si dhe të skemave klinike që përdoren për të drejtuar trajtimin e pacientit, duke rritur aksesin e qytetarëve në nevojë për shërbim shëndetësor të garantuar.

4. në menaxhimi i institucioneve të ndara nga drejtimi mjekësor.

1.     Kualifikim dhe përgatitje e menaxhereve klinike për të gjitha spitalet rajonale dhe qendrat e tjera të rëndësishme te shërbimit shëndetësor

 

Shërbimet më të domosdoshme që prekin shumicën e qytetarëve dhe familjeve shqiptare do të trajtohen edhe më tej me shërbim falas. Askush nuk do të paguajë për këto shërbime bazë.

 

Prioritete ne programin e “Polit të Lirisë” mbeten:

-Hartimi një paketë bazë me listën e shërbimeve, të cilat do t’i ofrohen falas popullatës.

-Për shërbimet e tjera specifike, do të ketë trajtim të harmonizuar midis kostos që mbulon shteti dhe kontributeve në sigurimet shëndetësore që paguajnë gjatë viteve individët, që vlen si për shërbimet tek shteti ashtu dhe tek privati, por me të njëjtën kuotë.

-Qytetari nuk do të preket nga kostoja e shërbimeve, përkundrazi, do të marrë më shumë shërbime me cilësi më të lartë dhe në kohë më të shkurtër.

Ne gjithashtu jemi të vendosur të ofrojmë një mbulesë të qëndrueshme me barna, duke hequr monopolin për barnat nga BE, ShBA dhe disa vende të tjera dhe duke mundësuar rimbursimin për të gjitha farmacitë.

 

 

 

Kultura dhe Sportet

 

Duke vlerësuar trashëgiminë tonë kulturore vërejmë se realiteti i sotëm kulturor është çoroditës dhe  alarmant, vazhdohet me metodat e vjetra ku Ministria e Kulturës ka si qëllim kryesor ndarjen  e një buxheti qesharak, mungojnë  politikat në funksion të artistit dhe qytetarit dhe  politikat  për disiplinimin dhe kategorizimin e vlerave, por ka stimulim dhe nxitje të vulgaritetit dhe antivlerave. Institucioneve qendrore të artit dhe kulturës ju mungon tërësisht orientimi kombëtar në mbrojtjen, promovimin dhe ndërtimin e identitetit kulturor të kombit shqiptar.

    Ne ofrojmë  një reformë të mbështetur në tre kolona.

a-     Shndrimin e Ministrisë së Kulturës në një institucion që prodhon politika kulturore dhe kontrollon zbatimin e tyre. Shkëputjen nga Ministria e shpërndarjes së fondeve për veprimtaritë në vartësi të saj dhe kalimin këtë Enteve dhe Fondacioneve të krijuar prej. Do të ribëjmë një paketë ligjore mbi shpërblimin monetar të artistit duke u mbështetur mbi cilësinë dhe kontributet aktuale. Do të stimulojmë dhe mbështesim politika të diferencuara kulturore midis institucioneve qendrore të artit, institucioneve në qark dhe atyre private. Ku misioni i institucioneve qendrore është kultivimi dhe promovimi i vlerave më të mira të kulturës kombëtare dhe asaj botërore.

b-     Strategjitë e turizmit duhet  të realizojnë  nxitjen  e komunikimit institucional midis operatorëve turistikë dhe menaxherëve të produktit kulturor. Do të shtojmë investimet për vlerësimin e monumenteve të kulturës dhe qendrave arkeologjike për t’i bërë ato të arritshme nga vizitorët dhe pjesë të ofertës turistike të Shqipërisë.

c-     Në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme ne ofrojmë një strategji të plotë për rindërtimin e imazhit të Shqipërisë dhe shqiptarëve në botë ku  artistët dhe kultura shqiptare të ketë një rol të rëndësishëm. Për këtë qëllimi ne do të fillojmë ngritjen e Instituteve të Kulturës Shqiptare në kryeqendrat evropiane. “Shqipëria vendi që eksporton kulturë” do ti shërbejë edhe ruajtjes së gjuhës dhe identitetit kulturor të emigrantëve shqiptar.

     Poli i Lirisë mendon se  Shqipëri ka prapambetje në të gjitha aspektet e edukimit fizik dhe sporteve. Kjo ndodh për mungesë të politikave në favor të tyre, në mbështetjen e ulët buxhetore, në mungesën e theksuar të impianteve sportive,në ligje jo në përputhje me rregulloret ndërkombëtare, mosmarrëveshje të shumta ndërmjet federatave dhe shtetit, paqartësi ligjore për pronësinë.

     Poli i Lirisë do të punojë për ndryshim rrënjësorë të gjendjes. Për këtë:

   -dyfishimin e buxhetit për sportet qysh vitin e parë të qeverisjes, duke synuar në radhë të parë shtimin dhe përmirësimin e terreneve sportive ;

   -rishikimin e ligjit për sportin dhe zbatimin e tij me synimin që biznesi të jetë i interesuar të financojë për sportet e ndryshme;

   -dhënien e një autonomie më të madhe Federatave sportive.

 

Mjedisi

  

Mjedisi në Shqipëri paraqitet mjaft i degraduar, rezultat i qëndrimit të papërgjegjshëm të qeverisjeve të deritanishme  e shtimit të popullsisë në zonat urbane , shfrytëzimi pa kriter i  burimeve natyrore , shkatërrimi i zonave pyjore, mospërdorimi racional i tokës , ndërtimi pa një plan të miratuar urban etj, le të paraqesim veçan problemet kryesore:

Mbetjet Urbane: Trajtimi i mbetjeve urbane është bërë deri sot në mënyrë primitive. Tek ne prodhohen afro 600.000-700.000 ton mbetje /vit. Ato janë hedhur në vende të papërshtatshme duke krijuar vatra të rrezikshme për shëndetin e popullatës. Vetëm kohet e fundit ka filluar ndërtimi venddepozitave të reja për  disa qytetet , por këto janë shume pak krahasuar me nevojat. Ne angazhohemi të punojmë me Standardet evropiane që kërkojnë venddepozita të sigurta me standarde rigoroze.

Mbetjet  Industriale: Ne  kemi trashëguar një industri me teknologji të prapambetur e cila ka krijuar vatra të nxehta infeksioni apo degraduese për mjedisin. Ne do të punojmë  për rehabilitimin e terreneve te dëmtuara dhe eliminimin e materialeve ndotëse dhe toksike. 

Ndotja e ajrit: Kryesisht  nga gazrat e automjeteve , pluhuri , dhe impiantet industriale jashtë standardeve të BE ,  dhe ndotës të tjerë të dëmshëm për shëndetin e popullatës, me tregues shume larg normave të pranuara. Do ndërhyjmë për respektimin e normave zyrtare.

Ndotja e ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore: Ujërat sipërfaqësore kryesisht lumenjtë janë të ndotura nga derdhja  e mbetjeve   urbane si dhe kanale te ujërave të zeza duke ndotur  ujëra   nëntokësore.  Dëme janë shkaktuar dhe nga përdorimi pa kriter i shtratit të lumenjve.

 Poli i Lirisë kërkon qe te merren këto masa:

-Krijimi i legjislacionit të plote për mbrojtjen e mjedisit dhe forcimi i bashkëpunimit institucional.

-Monitorimi mbetjeve urbane dhe industriale, si dhe të ujërave sipërfaqësore e nëntokësore

-Masa për rehabilitimin dhe regjenerimin e terreneve dhe zonave të ndotura.

-Masa për mbrojtjen nga erozioni dhe keqpërdorimin e inerteve të lumenjve.

-Rigjenerimi i zonave të ndotura, nga veprimtaria industriale e urbane

-Marrja e masave  për mbrojtjen e plazheve të rrezikuar nga erozioni

-Të ndërpritet  shfrytëzimi i inerteve në lumenj;

-Respektimi i Konventës së Aarhusit.

-Përfshirja e komuniteteve ne vendimmarrje për mjedisin .

 

Politikat  dhe  Strategjia e Turizmit

 

Nga viti 2002 deri në vitin 2008 janë miratuar tre strategji të zhvillimit të turizmit të cilat përcaktojnë si produktet kryesore turistike: turizmin e diellit dhe të detit, turizmin e interesit të veçantë dhe turizmin e biznesit. Këto strategji shpesh teorike kane nevoje për plane veprimi dhe detyra të përcaktuara qartë , shoqëruar  me fondet e nevojshme.

 

Produkti qendror i turizmit duhet të jetë i përgjithshëm që i inkurajon vizitorët në “zbulimin” e Shqipërisë, si prezantimin e aspekteve te shumta te historisë, natyrës, arkeologjisë, kulturës se mënyrës se te jetuarit, kulinarisë dhe mikpritjes. Produktet e specializuara të turizmit mund dhe duhet të zhvillohen nën një çadër të përgjithshme, duke zgjeruar shumëllojshmërinë e produkteve të tregut turistik qendror dhe të tregjeve të specializuar.

 

Referuar konceptit të autenticitetit, strukturat e akomodimit, të ofrimit të ushqimit si dhe të tjera të mikpritjes kurdoherë duhet të zhvillohen në shkallë të vogël në të mesme, nga bizneset vendase.

 

Promocioni dhe marketingu.  Objektivi për të pozicionuar Shqipërinë në tregun ndërkombëtar si një destinacion turistik me vlerë të lartë detyron që promocioni dhe marketingu të trajtohen  në mënyrë profesionale, kërkon gjithashtu një strukturë shtetërore të promocionit dhe fonde të bazuar në drejtim profesional dhe të përberë nga specialiste të fushës së marketingut të turizmit duke krijuar dhe

Fondin Kombëtar  të Promocionit të Turizmit i cili synon të promovojë Shqipërinë në tregun ndërkombëtar si një destinacion turistik. Ky fond i cili do të sigurohet nga kontributi i bizneseve private do ti bashkëngjitet fondit të buxhetit të shtetit .

 

Legjislacioni.  Do të rishikohet gjithë legjislacioni dhe do të përshtatet me atë të vendeve të BE .Licencimi mbron konsumatorin nga abuzimi i bizneseve t pandershëm dhe siguron ofrimin e shërbimit profesional ( vendosja e standardeve dhe  yjeve ).

 

Që turizmi të ketë shtrirje gjithë vjetore duhet të stimulohet zhvillimi i turizmit kulturor nëpërmjet rregullatorëve fiskale. Detyrimi i TVSH në nivelin 20% i zbatuar për shërbimet turistike i vendos bizneset turistike shqiptare në pozite të vështirë dhe të pamundur për të konkurruar në tregun rajonal dhe atë ndërkombëtar. Vendet fqinje në rajon si dhe ato evropiane aplikojnë nivele TVSH përgjithësisht shumë më të ulta. Poli i Lirisë do propozojë aplikimin në masën 10% si për akomodimin dhe restorantet për ata që janë të licencuar dhe me yjet përkatës .

 

 Formimi profesional.  Shqipëria mund të zhvillohet si destinacion turistik i cilësisë në se vendos dhe mirëmban standarde të larta për shërbimet dhe produktet turistike, që janë elementet kryesore të suksesit në sektorin e shërbimeve. Pa standarde rregullatore nuk mund të këtë as sigurim të cilësisë, as njëtrajtshmëri të shërbimeve nga një zonë në një tjetër, as besim te konsumatorit për produktet turistike dhe as kontroll mbi zhvillimet e sektorëve turistike.

 

Shmangia e shtetit nga kjo përgjegjësi bie në kundërshtim me përgjegjësitë dhe detyrimet e dikasterit përgjegjës për turizmin për kualifikimin profesional, përgjegjësi kjo e realizuar në bashkëpunimin me institucionet e tjera publike, arsimore dhe profesionale.

 

Partneriteti me sektorin privat dhe donatorët . Bashkëpunimi me sektorin privat të turizmit duhet të përbëj një nga drejtimet kryesore të punës për Ministrisë përgjegjëse për turizmin, si për realizimin e aktiviteteve te marketingut, ashtu dhe të konsultimit të vazhdueshëm në lidhje me drejtimet e zhvillimit të turizmit dhe politikave që duhen ndërmarrë.

 

Për realizimin e mjaft aktiviteteve të marketingut si dhe projekteve në turizëm nevojitet të  bashkëpunohet ngushtë me agjencitë ndërkombëtare donatore të cilat janë aktive në zhvillimin e turizmit në Shqipëri.

 

Politika e Jashtme

 

Poli i Lirisë angazhohet për:

 

·        Garantimin e paqes dhe të sigurisë për qytetarët shqiptarë;

·        Garantimin e integritetit dhe sovranitetit territorial;

·        Anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian;

·        Rol aktiv në OKB, BE, KE, NATO dhe institucionet e tjera ndërkombëtare;

·        Marrëdhënie të qëndrueshme dhe të miqësore me vendet fqinjë;

·        Zgjerimin dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit politik; ekonomik e kulturor me Republikën e Kosovës;

·        Zgjerimin e bashkëpunimit dhe mbrojtjen e interesave të komuniteteve shqiptare kudo që ato jetojnë;

·        Forcim të mëtejshëm të miqësisë dhe bashkëpunimit me aleatin tonë të madh, SHBA ;

·        Bashkëpunim të ngushtë me vendet anëtare të BE-së;

·        Garantimin e të drejtave njerëzore të minoriteteve;

·        Zgjidhjen në përputhje me të drejtën ndërkombëtare të çështjes Çame.