E shtune, 20.04.2024, 10:22 AM (GMT+1)

Faleminderit

Mexhid Yvejsi: Hafiz Ali Ulqinaku

E premte, 05.06.2009, 07:36 PM


Hafiz Ali Ulqinaku
Hafiz Ali Ulqinaku
Hafiz Ali Ulqinaku
(1855-1913)

Nga Mexhid YVEJSI, Gjakovë

Hafiz Ali-Riza Ulqinaku është një figurë e shquar fetare-atdhetare, që i përket periudhës së Rilindjes Kombëtare, por që nderohet në të gjitha trojet shqiptare…
             Lindi në vitin 1855, në Ulqin, në mëhallën “Ranë, që ndodhët pranë detit. Është djali i Jakub Behlulit, që rrjedh prej një familje të njohur barkëtarësh.
             Ali-Rizai ishte një djalosh i zgjuar, kështu që babai i tij, Jakub Behluli, e dërgoi për të mësuar tek dijetari më i njohur i Ulqinit, myderriz Salih Hylja…
             Myderriz Salih Hylja ishte një pedagog i dalluar, ishte hafiz i shquar, atdhetar i dëshmuar… Në kohën e “Lidhjes së Prizrenit” (1878-1881), Hafiz Salih Hylja udhëhiqte degën e “Lidhjes së Prizrenit” në Ulqin…
             Hafiz Ali-Rizai, si nxënës i Medresesë, luftoj me pushkë në dorë, përkrah luftëtarit, profesorit të tij, Myderrizit, Hafizit,  Salih Hylja,  për liri, duke luftuar, duke i mbrojtur trojet shqiptare nga Mali i Zi…
             Kur Mali i Zi i pushtoi trojet shqiptare, në vitin 1880 mbi 400 familje shqiptare u detyruan të largohen nga Ulqini dhe fshatrat dhe u shpërngulën në Shkodër  e rrethe, ndër këto familje ishte edhe familja e Hafiz Ali-Riza Ulqinakut….
             Hafiz Ali-Riza Ulqinaku i vazhdoj studimet në Medresenë e Shkodrës derisa diplomoi. Pas diplomimit filloi veprimtaria e tij në fushën e arsimimit, edukimit…
             Në vitin 1882, kur ishte në moshën 27 vjeçare, emërohet mësues në shkollën fillore, në lagjën Dudas, në Shkodër. Shtatë vjetë më vonë, në vitin 1889 emërohet mësues në Lezhë.
            Në qytetin e Lezhës, përveç detyrës së mësuesit, ka shërbye edhe si imam e myfti.
            Hafiz Ali-Riza Ulqinaku ndrroi jetë me 23 prill 1913, në Shkodër.
            Ky burrë i nderuar, ky burrë i kulturuar, përveç që ishte fetar, atdhetar, luftëtar, hoxhë, imam, myfti e mësues, ai ishte edhe krijues…
            Duke pas parasysh kohën kur ai u muerr me krijimtari, nuk teprohet nëse cilësohet se ajo krijimtari i solli shqiptarëve shumë dobi…
            Ishte ndër të parët tek shqiptarët që ka shkrue, përkthye, botue, vepra fetare-letrare, edukuese-moralizuese…
Në vitin 1884 ka botuar një përmbledhje me tri vepra të veçanta, të cilat janë:
1. Përkthimi shqip i veprës turke “Huda Rabbim”
2. Mevludi, në katër kapituj, me 634 vargje.
3. Një-Ferrëfenjës, me 804 vargje.
 
             Përveç këtyre veprave të botuara, në dorëshkrim ka hartuar një abetare dhe tre fjalor të  ndryshëm.
            Fjalori i parë është në vargje, turqisht-shqip.
            Fjalori i dytë është Fjalor Alfabetik, turqisht-shqip, kurse fjalori i tretë është:
            Fjalor shqip-turqisht, i cili përbëhet prej 4000 fjalëve.
           
                    DY-TRI FJALË RRETH “MEVLUDIT”

             Mevludi është vepër e poetit të njohur turk, Sulejman Çelebiut, të cilën e ka përkthye në gjuhën shqipe Hafiz Ali Rizai. Ky përkthim është adaptim, përshtatje në gjuhën shqipe, është një poemë që i kushtohet lindjes apo ditë-lindjes së Pejgamberit, Muhammedit (a.s.)
             Këtë vepër e ka shkrue, përkthye, adaptue, në moshën 18 vjeçare, në vitin 1873, kurse është botue me 1885. Kjo vepër pranohet si kryevepër sepse i ka udhëzuar, frymëzuar shumë brezi, jo vetëm në aspektin fetar, por edhe në atë kombëtar…
           Në parathënie të “Mevludid”, ndër të tjera, Hafiz Ali-Riza Ulqinaku tregon pse e shkruen  në  gjuhën shqipe:

“N'gjuhën shqipe kam qëllim un me i tregue
Që kështu vllaznit sa do pak me përfitue",
(sepse gjuha shqipe....)

 Asht nji gjuh' qi me kalem s'asht kollanis".
"Kushdo, qi t'a vejn hesap ndonji hata
M'godit aj qi t'a shof, i baj rixha".

         Ndërsa, për rëndësinë e lindjes së të Dërguarit, ndër të tjera, shkruen:
         
”U ndriçue jeta, kur leu Ai Resul,
Qiell e tok' m 'at sahat u mbush me Nur.
Kushdo të don prej xhehenemit nexhatë,
Le të bin tuj qa me lot ai sallavatë.”

        Më në fund, mjafton të themi se Hafiz Ali-Riza Ulqinaku, me krijimtarinë e tij, u përpoq ta ruej, ta zhvilloj gjuhën e ëmbël shqipe, në një kohë, kur gjuha shqipe, konsiderohej gjuhë armike…



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora