Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Halit Bogaj: Udha e Kombit

| E enjte, 04.06.2009, 06:48 PM |


AUTOSTRADA

UDHA E KOMBIT

Nga Halit Bogaj

Sido që të quhet: Autostrada’’Ibrahim Rugova’’,’’Sali Berisha’’apo ‘’Udha e kombit’’, ajo e ka vetëm një kuptim:Bashkimin tonë kombëtar, siç e themi shpeshherë, i cili ishte i penguar qe 100 vjet.

Magjistralja e ndërtuar nga duart mjeshtërore të dy kompanive të fuqishme të SHBA-ve dhe Turqisë e ka edhe simbolikën tjetër se Kosova është motërzuar me këto dy shtete me ndikim të madh të cilat qëndruan paralelisht njëra me tjetrën gjatë realizimit të ëndrrës sonë shekullore për Pavarësinë e Kosovës.Këto dy shtete madhështore po vazhdojnë të na përkrahin pandërprerë/Turqia tek shtetet e veta motra muslimane, kurse Amerika tek shtetet e veta bija të Amerikës Latine/, për ta vazhduar pranimin e shtetit tonë prej tyre me ç’rast po lemeriten Serbia dhe Rusia, të  cilat nga çmendia dhe pafuqia e tyre do të përfundojnë në spitalin psikiatrik ngase askund nuk po u shkon fjala!.Përkundrazi.

Ndërtimi i Autostradës u bë realitet gëzimi për të gjithë shqiptarët që ishin të maltretuar kur kalonin nëpër rrugët e deritashme armiqësore/sllave/ nëpër të cilat na ndalonin, maltretonin, dënonin dhe na fusnin në burgjet e tyre mesjetare vetëm pse ishim shqiptarë dhe deri dje pa përkrahjen e askujt.

Nëpër rrugën tonë të tanishme do të ecim të lirë dhe pa kurrfarë rreziku për të dalur sa më shpejtë në Evropën e civilizuar së cilës i kemi takuar shqiprtërisht qindra vjet më parë dhe e shfrytëzojmë rastin ta falenderojmë që edhe ajo/bashkë me SHBA-të/na pranoi Pavarësinë pas 17 shkurtit të vitit historik 2008/ ambasadat e së cilës dhe ajo e Amerikës  u dogjën nga çetnikët  e frustruar nëpër rrugët e Beogradit/ për t’u bindur edhe njëherë të gjithë ata që na përkrahën se shqiptarët e Kosovës nuk mund të jetonin më me një Serbi të tillë aq të tërbuar dhe me ata njerëz aq fashizoidë të cilët na kanë pirë gjakun me shekuj.

Udha e Kombit shkaktoi nervozë të madhe tek fqinji verior të cilin demokrati i madh Sali Berisha e ftoi të kalojë nëpër Shqipëri dhe ta shkurtojë rrugën e vetë për në Evropë/çka edhe do të bëhet sigurisht pas disa vitesh pas ftohjes së gjakrave nacionaliste dhe pas integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin e vropian/.

Hapja e Tuneli ishte, siç është vlerësuar dhe po vlerësohet ,Ngjarja e tretë shqiptare përkah rëndësia historike, përballë Pavarësisë së Kosovës dhe Hyrjes së Shqipërisë në NATO, të cilave do t’u bashkangjiten edhe  ngjarjet tjera të radhës të cilat janë të njohura për të gjithë ne.

Ngjarjen e madhe të hapjes së Tunelit nga dy  kryeminsitrat shqiptarë e prishhi mospjesmarrja e opozitës nga dy anët e atdheut të ndarë padrejtësisht gjatë historisë sonë të dhembshme dhe tragjike.Këtë e pamë të gjithë dhe ishim të indinjuar me veprimin e tyre destruktiv për një ngjarje kaq grandioze të cilën disa vite më parë as që kemi mundur ta imagjinonim përveç kryetarit tonë profetik Ibrahim Rugova i cili e kishte paralajmëruar në vitet nëntëdhjeta me ç’rast disa  nga laikët dhe miopët e ndryshëm talleshin me të, ashtu siç talleshin edhe kur thoshte’’Kosova së shpejti do të inkuadrohet në NATO/..Ata që nuk ishin aty mbase do të përpiqen të arsyetohen por këtë nuk do të mund ta bëjnë në asnjë mënyrë ngase populli vëren çdo lëvizje që bëjnë të gjithë/pozitë dhe opozitë/.

Për opozitën shqiptare urrejtja ndaj kësaj rruge dukej se shkonte deri në një delirium të papërshkruar me ç’rast njëfarë socialisti i Shqipërisë doli në Televizion dhe llomotiste pa kurrfarë kuptimi duke thënë:’’Janë harxhuar mbi 1 miliard euro, kur kanë mundur të harxhohen vetëm 400 milion kurse me pjesën që do të mbetej do të ndërtoheshin qindra shkolla dhe spitale!!!’’.Ky farë kodoshi kishte siklet të madh pikërisht nga shkaku pse ishte ndërtuar Autostrada, pengimin e së cilës u përpoqën ta minonin që nga fillimi i saj. Na kujtohet njëfarë Erion Braçe lazdran i cili thuasje ishte kujdestar i polemikave të njëpasnjëshme me partinë në pushtet, duke mos ditur asnjëherë se çka fliste dhe përse sulmonte!

Pasi e dëgjuam nasihatllëkun e atij socialisti, na dukej sikur fliste nga Kalimegdani i Beogradit!

Gjatë promovimit të Rrugës së kombit/kuptohet përmes hapjes së Tunelit të saj/, u varros edhe njëfarë’’meraku’’i gazetarëve të majtë shqiptarë që kishin siklet se kinse Berisha dhe Thaçi nuk i kishin punët mirë në mes tyre!Madje-madje Hashim Thaçi nga euforia, emocionet dhe dashuria e madhe  që ushqente ndaj asaj rruge, disa herë e quajti Sali Berishën’’I nderuari Kryeministër’’, me ç’rast pasonin  përqafimet e ngrohta dhe duarshtërngimet mes tyre, ashtu siç bën vëllau me vëllaun, ndërsa gojëkëqinjtë dhe hasretxhinjtë e të gjitha ngjyrave le të merren me çështje fare të parëndësishme, siç veprojnë ata që asnjëherë nuk i shohin të arriturat tona kapitale.

P.S.Por ua pamë shumë për të madhe dy kryeministrave tanë që hezituan/nuk e di për çfarë arsyesh/ta permendnin emrin e kryetarit tonë historik Ibrahim Rugova, i cili ishte i pari nga të gjithë shqiptarët që /20 vjet më parë/ na tregoi se ‘’së shpejti do të ndërtohet kjo rrugë’’!

31 maj 2009