E hene, 14.10.2019, 09:42 PM (GMT+1)

Kulturë » Kinema

Robert Redford, "diellori" 70 vjeçar i Utah

E shtune, 18.08.2007, 09:53 PM


PËRVJETORI

Është përpjekur të jetë thjesht dhe tërësisht Robert. Aktori i famshëm, me temperament të gjallë dhe të fortë, e padyshim edhe i pashëm, në fakt ka arritur të eksplorojë më së miri në vetvete. Një "kureshtje" e përmbushur kjo, të paktën për sa i përket ekranit, e që mban më shumë peshë, sidomos në një përvjetor të 70-të. Pakkush mund të mendojë këtë yll të Hollivudit në një moshë të thyer apo "fizikisht të dobët", pasi pavarësisht viteve, ai është gjithnjë atletiku, "rebeli", reporteri i palodhshëm, i adhuruari…

" Të mplakesh mund të jetë biografike, por paqja e brendshme është atje: nëse ti jeton plotësisht jetën…". Kështu shprehet në një intervistë Redford, ndërsa flet për fillimet e jetës së tij si piktor dhe ndikimin që pati më vonë ky art në jetën e tij në ekran. "Fillova jetën time si artist, një piktor. E shoh botën përmes këtyre lenteve, gjithë jetën time", vijon ai, teksa komenton të qenit njëherësh aktor, regjisor, producent…

Një "rrëfim" intim, i butë për Perëndimin ku u lind dhe që e shpërfaq edhe më si "njeri me ngjyra dielli".

"Zemra ime është në Perëndim. Jetoj në Nju-Jork dhe jashtë tij. Kjo është jeta ime, por jam lindur në Perëndim dhe ju e dini sa i rëndësishëm është Utah për mua…".

I njohur si ylli i madh i viteve '70-të, biond, me pamje të këndshme dhe buzëqeshje të gjallë, Redford u shndërrua në një idhull pas të cilit "dalldisnin" gjithë gratë e botës. Me talentin e një burri që shtrihej përtej buzëqeshjes së shkëlqyer dhe pamjes së "fortë" nga era dhe rrezet e Utah.

Padyshim i admiruar, i respektuar dhe mbase burri të cilin e kanë zili meshkujt e tjerë.

I pasur, i këndshëm dhe me një jetë të gjatë. Por nëse ndalemi qoftë dhe një çast për të analizuar Robert në raport me seksin tjetër, mund të themi se është pikërisht ky i fundit që e ndihmoi të eci e që më pas e adhuroi atë.

Romanca ishte çelësi i suksesit të tij. Loja në filma me gra, si: Barbara Streisand, Faye Dunaway, Meryl Streep dhe Michelle Pfeiffer ishte padyshim një "çiftëzim" i goditur dhe një fletëhyrje më e lehtë për në zemrën e publikut.

I martuar në moshën 21-vjeçare me Lola Redford (e cila la përgjysmë kolegjin për t'u martuar me të më 1958) karriera e tij si aktor filloi me shfaqje televizive në programe, si: The Twilight Zone (1959), Alfred Hitchcock Presents (në tre episode të ndryshme, 1955, 1962), Maverick (1957), Naked City (1958), Route 66 (1960) dhe në shown Dr. Kildare. Ndërsa në fillimet e karrierës, shtëpia e tij do të ishte Broadway…

Hap pas hapi me rolet

Ndonëse gjithnjë e më shumë në vitet pasardhës prania e tij në skenë është më e paktë, ai vazhdon të jetë një figurë e fuqishme në industrinë kinematografike. Si një regjisor fitues i Academy Award e gjithashtu si "kampion" në prodhimin e pavarur të filmave në Amerikë. I lindur nga Charles Robert Redford Jr. në 18 gusht 1937, në Santa Monica, CA, ai ndoqi Universitetin e Colorado-s në bejsboll. Pasi shpenzoi një vit si punëtor nafte, udhëtoi në Evropë, për të jetuar si piktor në Paris. Më pas u kthye në SHBA, ku u vendos në Nju-York City për të ndjekur karrierën si aktor dhe në 1959 bëri debutimin e tij në Broadway me një rol të vogël në Tall Story. Për të vijuar më tej me role më të mëdhenj dhe të mirë në produksione si: "Pema e lartë" (The Highest Tree), "Hëna e vogël e Albanit" (Little Moon of Alban), dhe "E shtunë një Nju-Jork" (Sunday in New York) e pasuar, me një numër shfaqjesh televizive. Më 1962 ai bëri debutimin e tij filmik në "Terri dhe Denis…" (Terry and Dennis Sanders)…

Do të kishte një rol qendror në 1963 në Broadway në produksionin "Këmbëzbathur në Park" (Barefoot in the Park), e cila e lançoi Redford duke i dhënë rëndësi dhe i hapi dyert e Hollivudit, ku më 1965 ai aktroi njëri pas tjetrit në disa prodhime filmike. Një vit më vonë ai rikthehet në "Gjueti dhe tokë e dënuar" (The Chase dhe This Property Is Condemned), por ashtu si në filmat e tij të mëparshëm ata ishin në kuadrin e "dështimit". I ofrohet një rol në filmin e Mike Nichols, " Kush i trembet Virxhina Vulf" (Who's Afraid of Virginia Woolf?). Rol të cilin Redford e refuzoi duke e parë veten si të papërshtatshëm dhe shpenzoi disa muaj relaksi në Spanjë. Kthimi i tij në Hollivud ishte përballja me ofertën për të interpretuar krah yllit Jane Fonda në përshtatjen filmike të "Këmbëzbathur në Park", që përfundoi më 1967 me komente të mira dhe përgjigje pozitive të audiencës.

Redford më pas u ndodh në "I diplomuari dhe vogëlushja Rosmari" (The Graduate dhe Rosemary's Baby) dhe për të interpretuar në një 'western' të titulluar "Blue". Vetëm një javë para xhirimeve, ai hoqi dorë nga projekti, që rezultoi në një sërë procesesh gjyqësore dhe në një periudhë të gjatë inaktiviteti; me thyerje të besimit të tij dhe me një histori karriere plot pikëpyetje. Ai u konsiderua një propozim i rrezikshëm nga shumë producentë.

Më tej, në 1969, ai dhe Paul Newman interpretuan së bashku si "Butch Cassidy” dhe “Sundance Kid”, një Western revizionist masivisht i suksesshëm i cili e ekuilibroi Redford në anën e superyjeve të kinemasë. Me gjithë këtë, dy filmat në vijim, gjatë 1969-ës dështuan që të dy. Pas dështimeve të njëpasnjëshme edhe në vitin 1971 dhe në 1972, shumë vëzhgues të industrisë ishin gati të shkruanin fundin e tij.

Por me gjithë këtë, po në 1972 "Kandidati" (The Candidate) dhe Jeremiah Johnson u shfaq dukshëm mirë. Dhe me Sydney Pollack në 1973 në melodramën romantike "Ashtu si jemi" (The Way We Were), përkrah Barbara Streisand, shkëlqimi i artë i Redford "golden-boy" ishte kthyer. Në të njëjtin vit ai u ribashkua me Newman dhe regjisorin e tyre në "Butch Cassidy", George Roy Hill për "Thumbimi" (The Sting), një film për mashtrimin e epokës së depresionit i cili mori shtatë "Academy Awards", duke përfshirë titullin e nderit për Fotografinë më të Mirë. I kombinuar me arritjen impresionuese financiare, Redford 'ngriu' në lartësinë e një "megastari" të ri të Hollivudit.

Projekti pasardhës e gjen Redford duke punuar me regjisorin Jack Clayton në 1974 në përshtatjen e "I madhi Gatsby" (The Great Gatsby). Ai gjithashtu qëndroi dhe bëri përpjekje të mëvonshme edhe për filmin pasardhës që i vendoste ngjarjet në mjedisin e 1920-ës, "The Great Waldo Pepper" (1975). Më vonë, po në të njëjtin vit interpreton në një thriller, përpara se të portretizonte reporterin e “Washington Post”, Bob Woodward më 1976 në "Gjithçka për burrin president" (All the President's Men), një dramatizimi i mrekullueshëm i Alan J. Pakula për investigimin e të famshmit skandal i Watergate. Veç kësaj, për të prodhuar një nga shfaqjet e tij më të forta deri tani në film, Redford u paraqit edhe si producent pasi bleu fillimisht të drejtat e Woodward dhe librit të Carl Bernstein me të njëjtin emër. Në 1977- "Ura e përtejme" (A Bridge Too Far) pasoi para se Redford të largohej dy vjet nga ekrani. Ai u rishfaq vetëm në 1979 me "Kalorësi elektrik" (The Electric Horseman), i pasuar një vit më vonë nga tjetër film. Në 1980 ai u shfaq për herë të parë edhe si regjisor me dramën familjare "Njerëz të zakonshëm" (Ordinary People), i cili fitoi katër "Oscar" duke përfshirë edhe çmimet si Fotografia më e Mirë, Regjia më e mirë dhe Aktori më i Mirë mbështetës (për Timothy Hutton).

Tashmë, interesi i Redford për aktrimin është zbehur. Pas "Verdikt" (The Verdict), rol "i mbushur" nga Newman, ai nuk u shfaq përpara kamerës për katër vjet. Kur më në fund u kthye më 1984 me "I thjeshti" (The Natural), ngazëllimi i publikut për të nuk ishte shuar. Më 1985 me "Jashtë Afrikës" (Out of Africa) ai debutoi krah të njohurës Meryl Stree, film i cili "peshkoi" tetë çmime Oscar, duke përfshirë edhe Fotografinë më të Mirë. Filmi "Legal Eagles”, më 1986 nga ana tjetër, ishte gjithashtu komercial dhe kritika "e mbyti" atë. Kjo bëri që Redford t'i kthehej karriges së regjisorit, më 1988.

Dokumentari "Të mbrojmë nënën Tokë" (To Protect Mother Earth) më 1989 e solli Redford në një mënyrë tjetër. Mbështetës i shumë aktiviteteve për mbrojtjen e mjedisit, emri i Redford mungon sërish në ekran për shumë vjet deri në rikthimin në 1990 me Havana. Ylli "ngeci" me "Këpucët atletike" (Sneakers) - 1992, por përpjekja e tij më domethënëse atë vit ishte përpjekja e tij regjisoriale për të tretën herë, duke duartrokitur "Lumi që rrjedh" (A River Runs Through It).

Në 1993 Redford shënoi kulmin e karrierës te filmi i shumë diskutuar, "Propozimi".

(Indecent Proposal). Kjo u pasua më 1994 me 'Quiz Show', një ekzaminim i mprehtë i TV lojës-show të skandaleve të 1950-ës të cilën shumë kritikë e konsiderojnë si drejtimin më të përkryer deri më tani. Pas dramës romantike në 1996 "Up Close and Personal", ai filloi punën me përshtatjen e novelës së Nicholas Evans "Pëshpërima e kalit" (The Horse Whisperer). Filmi, me lojën e Kristin Scott Thomas dhe Sam Neill, ishte një shtjellim për dashurinë, por që fatkeqësisht dështoi sipas shumicës së kritikëve, të cilët u ankuan se filmi ishte shumë i gjatë dhe i butë. Megjithatë, më shumë se një nga këta kritikë e dinte se pavarësisht të metave të filmit, pamja e të "ashprit" Redford që sheh vëngër, do të tërhiqte dhe joshte nën kapelën e kaubojit. Prodhuesi i filmave do të kthehej me kamera në vitin 2000 si regjisor dhe producent me "Legjenda e Vance…" (The Legend of Bagger Vance), një dramë nën lojën e Matt Damon, një kampion golfi "i venitur", kutisë së tij misterioze të çajit (Will Smith), dhe gruas që ai dashuron (Charlize Theron). Filmi ishte një përzierje mes sentimentales me fantazinë dhe publiku e mirëpriti. Redford kthehet sërish të interpretojë vitin tjetër në "Kështjella e fundit” dhe “Loja e spiunit" (The Last Castle and Spy Game)….

Përkrah punës së tij si aktor dhe regjisor, Redford i është "përkulur" forcës së industrisë së filmit si themelues i 'Sundance Institute', një organizatë e përkushtuar kryesisht për të përkrahur prodhimin e pavarur të filmave amerikanë. Në fillim të viteve '90-të, Festivali i përvitshëm "Sundance Film Festival", i mbajtur në Utah, është shfaqur si një nga festivalet ndërkombëtare me reputacion për lançimin dhe përkrahjen e talenteve të reja…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT