E enjte, 25.04.2024, 07:21 AM (GMT+1)

Faleminderit

Halit Bogaj: Hamdi Gruda - një atdhetar i shquar drenicar

E premte, 05.06.2009, 07:41 PM


HAMDI GRUDA- NJË ATDHETAR I SHQUAR DRENICAR

Nga Halit Bogaj

Në ditët e  shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe pranimit të saj nga fuqitë më të mëdhs botërore, na ra ndërmend ta përkujtojmë edhe një atdhetar të shquar, drenicas me emrin Hamdi Gruda, I cili me tërë qenjen e tij ishte I preokupuar me çështjen konmbëtare.Në ditën historike të 17 shkurtit të vitit 2008, në një emission televiziv e pamë se ai gjendej në Aeroportin e Prishtinës duke e pritur villain e tij nga Gjermania I cili bashkë me bashkëatdhetarë të tjerë kishte ardhur për ta festuar Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.E shikoja Hamdi Grudën e lodhur nga pesha e rëndë e jetës se si në atë ditë të mrekullueshme shkurti kishte dalur në  Aeroportin tonë për t’ia kumtuar vëllait lajmin se Kosova u bë shtet i pavarur. Domethënë nga emocionet dhe dashuria e madhe ndaj atdheut, megjithëse në atë moshë të shtyer nga barra e viteve, nuk e kishin lënë Hamdi Grudën që ta priste vëllaun në shtëpi por kishte dalur atje.Në atë çast të prekës dhe duke e shikuar bizëqeshjen në fytyrën e tij, m’u mbushën sytë me lot nga lumturia e të gjithë neve për atë ditë aq të madhe.M’u mbushën sytë me lot nga gëzimi ngase edhe patrioti I shquar Hamdi Gruda e priti atë ditë madhështore për të cilën ishte skarifikuar ai me shokët e tij të ndjerë.U gëzova shumë ngase pikërisht ai dhe shumë  shokë të tij ishin ndër njerëzit më të merituar për arritjen e një dite të tillë,ndaj edhe fillova ta shkruaja kët shkrim me përpjekjet e mia modeste, krahasuar me kontributin e madh patriotik që ka dhënë atdhetari, Hamdi Gruda për çështjen tone kolosale kombëtare.

Pas përfundimit të Luftës së Dytë botërore dhe vrasjes së martirëve Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica në  fshatin Tërstenik të komunës së Drenasit, të cilët luftuan heroikisht deri në çastet e fundit të jetës dhe duke I  shkaktuar dëme të mëdha në njerëz armikut tone  sheklullor, në  Drenicë vazhdoi një  Lëvizje tjetër për liri dhe çlirim, në  krye me tribunin Arif Shala, I njohur edhe si Hoxhë Avdia.

Trimëria e tij e rrallë, për të cilin  shkruan Mehmet Shala në  Monografinë’’Një jetë e tërë në shërbim të atdheut’’, hyn edhe në zemrat e të rinjve të tjerë të cilët  I vazhduan idealet e tij të larta atdhetare. Të gjithë ata burra të  shquar I mbetën besnikë Arif Shalës deri në  vrasjen e tij mizore të cilën e realizoi UDB-ja në pritë, ashtu siç vepronte gjithnjë kur I vriste trimat tanë të mëdhenj dhe luftëtarët e lirisë..

Në grupin heroic të Arif Shalës bënin pjesë edhe:Fetah Bogiqi, Qazim Zogu, Idriz Rashiti, Muharrem Alushani/ babai I  Imer Alushanit, pjestar eminent I UÇK-së- I vrarë heroikisht ballëpërballë me forcat policore serbe/, Hamdi Gruga dhe shumë të tjerë, të cilët  e kishin mbajtur Kongresin e njohur të NDSH-së në  Blinajë..

Pra në mesin e atyre figurave të dalluara të cilat kishin vendosur ta vazhdonin luftën tone çlirimtare, pas rënies së Shaban Polluzhës dhe Mehmet Gradicës, për bashkimin e trojeve shqiptare, bënte pjesë edhe I riu Hamdi Gruda nga fshati Komoran. Me emrin e tij është e lidhur një epokë shumë e lavdishme ngase populli ynë nuk rreshti kurrë për t’u çliruar nga armiku ynë I përbetuar I  cili  e kishte vënë Kosovën nën kthetrat e veta .

Hamdi Gruda ishte pjekur para kohe për t’ iu hyrë operacioneve tejet të rrezikshme për jetën e tij dhe të familjes së gjerë, ngase UDB-ja atëherë maltretonte të gjithë të afërmit e patriotëve tanë të  shquar, duke I maltretuar edhe miqtë dhe fqinjtë e tyre..

Edhepse dihej se veprimet e tilla ndëshkoheshin me masat më drakonike që ushtroheshin ndaj poipullit tone të vuajtur dhe personave që merreshin drejtëpërdrejt me aktivitetet e rrezikshme, Hamdi  Gruda me stoicizëm të paparë hyri në atë Grup patriotic I cili ia dridhte themelet Beogradit zyrtar, duke mos e lënë të  qetë me planet e veta ekspansioniste, të  cilat kishte menduar se I kishte përfunduar njëherë e përgjithmonë.

I lindur nga një derë e madhe atdhedashurie dhe I rrethuar me njerëz të  shquar idealistë, Hamdi  Gruda nuk hezitonte fare që të angazhohej me tërë qenjen e tij për ta ngritur çështjen tone në nivelet më të larta, përkatësisht për t’ I realizuar përpjekjet e tij për bashkimin e viseve shqiptare të ndara padrejtësisht nga konferenca dhe kongrese të ndryshme. Në këtë rrafsh ai merrte detyra të drejtpërdrejta nga arkitekti kryesor Arif Shala. Të gjithë ata që i përkisnin asaj Organizate vepronin me mençuri të madhe, por edhe me sakrifica të sigurta sepse dihej fare mirë se çka do t’i gjente pjesmarrësit e saj.

Ditët  kalonin njëra pas tjetrës kurse bijt e shtrenjtë të atdheut vazhdonin punët e tyre të palodhshme në përhapjen e ideve çlirimtare për të cilat ishin  sakrifikuar breza të tërë.Ata nuk  dëshironin asgjë më tepër se popujt e tjerë të Ballkanit dhe Evropës, prandaj edhe ishin bërë si një  trup I vetëm për realizimin e qëlimeve dhe idealeve të tyre fisnike dhe kombëtare.

Lëvizja së cilës I përkiste Hamdi Gruda ishte një gurthemel I pamposhtur edhe për vazhdimin e mëtejmë të ngjarjeve që do të  vinin dhe t’u binin mbi supe të rinjve tanë studentorë të viteve gjashtëdhjeta dhe tetëdhjetëenjëta.

Hamdi Gruda, Fetah Bogiqi, Idriz Rashiti, Muharrem Alushani, Osman Beqa, Ibrahim Gashi/nga fshati Llapushnik/, Qazim Zogu e disa të tjerë, për veprimtarinë e tyre kombëtare u dënuan me shumë vite burgosjeje, me ç’ rast gati të gjithë këta burra për prokuror e kishin satrapin dhe antishqiptarin më të madh nga shqipfolësit, mikun e dëshmuar të Serbisë- Ali Shukrinë!

I kemi të freskëta edhe vitet kur edhe kryekrimineli Millosheviq, me rastin e heqjes së autonomisë së Kosovës e vuri në pushtet pikërisht Alinë e tij të dashur. Domethënë se të gjithë ne e dimë  se ai jonjeri ia kishte shitur shpirtin djallit, duke punuar me mish e me shpirt  kundër popullit të  tij.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora