Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Isa Mulaj: Reagim: Raportet e gënjeshtërta nuk mund të quhen fakte

| E enjte, 04.06.2009, 06:08 PM |


Reagim: Raportet e gënjeshtërta nuk mund të quhen fakte

Nga Isa Mulaj
isaamulaj@hotmail.com
 
 “Gabimi nuk bëhet lajthitje derisa ju refuzoni ta korrigjoni atë. Ne duam ta pranojmë përgjegjësinë e plotë për gabimet tona, dhe ne presim që ju të na i tregoni kur ne i harrojmë ato. Pa debat, pa kritikë, asnjë administratë dhe asnjë vend nuk mund të ketë sukses, dhe asnjë republikë nuk mund të mbijetoj.”—John F. Kenedi
 
I nderuar Armend,
Këtë temë për raportet e UNDP-së rreth Kosovës ishte dashur ta postoni në një rubrikë të veçantë, e jo si vazhdimësi e debatit bukur të gjatë në përmbajtje ndërmjet Ardian Harrit dhe Bardh Frangut për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe aplikimin e saj në BE. Ose, ndoshta keni pasur frikën se postimi si i veçantë pa pjesëmarrjen e debatit krejtësisht tjetër të Ardian Harrit dhe Bardh Frangut nuk do t’i jepte rëndësinë e duhur këtyre raporteve! Sidoqoftë, po përqendrohemi pak në këtë që postuat.
Raportet e Paralajmërimit të Hershëm (RPH) të UNDP-së për shumicën e publikut qëmoti janë të njohura si diçka që nuk kanë të bëjnë as me paralajmërim e as me diçka të hershme. Për shembull, kur i pyesni qytetarët e anketuar për nivelin e kënaqjes së tyre me punën e Policisë së Kosovës (shih paragrafin tuaj të fundit) pas disa ditëve kur ndodh vjedhja skandaloze e mbi 50kg drogë dhe materiale tjera përcjellëse në shtabin e Policisë dhe ky lajm bënë “bum” edhe sot e kësaj dite, nuk është kurrfarë paralajmërimi, sepse dihet. Paralajmërim do të ishte sikur shumica e të anketuarve të mendonin sikur Plisat (fansat e Prishtinës), të cilët u drejtoheshin policëve: “Hej, ka sa po shkon killa (e drogës)”? Policia ka arrestuar disa prej tyre, megjithëse nuk kishte aq të drejtë deri sa nuk e zgjidhi problemin, askush nuk dha dorëheqje, askush nuk u dënua, etj. Ky pra do të ishte deri diku paralajmërim i hershëm. 
Nuk po komentojmë më shumë rreth “fakteve” të RPH-ve të UNDP-së, sepse, fakti se ato nuk kanë qenë dhe nuk janë fakte, është fakt.
Bashkangjitur po jua dërgoj komentet e disave, duke përfshirë edhe veten, rreth RPH-ve të mëhershme, që tregojnë se raportet e tilla nuk kanë të bëjmë me fakte, paralajmërime dhe të hershme. Paralajmërimi i hershëm është term i përdorur në ushtri si sistem radarësh identifikues i caqeve/rreziqeve me rreze të gjatë veprimi.
Po që se e shihni të arsyeshme, jua dërgoni “analistëve” vendorë të UNDP-së dokumentet e bashkangjitura. UNDP-ja dhe USAID-i si financues i këtij projekti, i ka marrë disa herë. Vendorëve në UNDP dhe USAID gjithmonë u intereson vetëm nepotizmi dhe klientelizmi i analistëve në këto raporte. Ky është paralajmërimi më serioz në Kosovë, për çka unë kam marrë konfirmime nga të huajt se “[T]ë tillë jeni në përgjithësi; nuk kemi çka u bëjmë. Duket se e keni ves ose sëmundje të lindur. Si analistët dhe analizat e tyre, ashtu edhe shteti”!  
Me respekt
Isa
Për më shumë hollësi, shiko dhe dëgjo fjalimin historik të John F. Kenedit në vitin 1961: http://www.youtube.com/watch?v=RaH-lGafwtE


Date: Sun, 17 May 2009 07:37:12 -0700
From: armendmuja@yahoo.com
To: alb-shkenca@alb-net.com
Subject: [Alb-Shkenca] UNDP, Kosove: Lansohet Raporti i Paralajmerimit te Hershem

Programi i Kombeve të Bashkuara për zhvillim  bëri prezentimin  e fakteve të shpejta të Raportit mbi Paralajmërimin e Hershëm ( http://www.kosovo.undp.org/?cid=2,114) në një konferencë për shtyp që u mbajt sot, e Premtë, 15 maj, në zyret e UNDP-së.
Faktet e Shpejta të Paralajmërimit të Hershëm # 24 ofruan përceptimet e qytetarëve lidhur me krizën globale ekonomike, ndryshimet në të ardhura të familjeve, punësimin dhe aktivitetin e bizneseve si dhe nivelet e kënaqësisë me institucionet qeveritare dhe prezencën ndërkombëtare në Kosovë (KFOR, UNMIK, EULEX). Raporti i fundit, gjithashtu shpalos trende interesante lidhur me brengat e qytetarëve, përceptimet mbi korrupcionin, gatishmërinë e komuniteteve për të punuar me njëri tjetrin dhe dallimet në mes komuniteteve të ndryshme mbi problemet kryesore me të cilat ballafaqohet Kosova.
Kosovarët, pa marrë parasysh etnitetin, mendojnë se janë të afektuar nga kriza globale ekonomike. Një numër i madh të anketuarish ndjen efektin përmes çmimeve më të larta, humbjes së vendeve të punës dhe rënies së ndihmës financiare nga familjarë që jetojnë jashtë vendit. Për shumicën e kosovarëve, çështjet ekonomiko sociale – papunësia, varfëria, mungesa e rrymës dhe korrupcioni, janë problemet më madhore me të cilat ballafaqohet Kosova. Këto brenga janë shënuar si faktorë kryesor që kërcënojnë stabilitetin e Kosovës. Gjithashtu duhet cekur se për herë të parë, qytetaret e etnitetit Serb kanë deklaruar se papunësia dhe varfëria mund të jenë kërcënime kryesore për stabilitetin e Kosoves për ndryshim nga raportet e kaluar ku shqetesimet për përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike  ishte perceptuar si rrezik kryesor.
Për shumicën e respondentëve, mbi 90%, institucionet kosovare janë përgjegjëse për situatën ekonomike. UNMIK-u nuk shihet më si më përgjegjësi për situatën politike. Afër 70% të respondentëve këtë përgjegjësi ia atribuojnë qeverisë së Kosovës dhe partive politike. Kënaqësia e njerëzve me institucionet qeverisëse ka rënë paksa. Anketa tregon se rreth 38% të respondentëve janë të kënaqur me punëne qeverisë së Kosovës, rënie kjo prej diku rreth 19% nga tetori i viti 2008. Besimi i qytetarëve kundruall sistemit gjyqesor  mbetet shumë i ulët, me vetëm 20% që janë të kënaqur me punën e tyre.
Kënaqësia me punën e UNMIK-ut ka vazhduar të bie. Shumica dërrmuese e shqiptarëve (85%) dhe 52% të serbëve nuk pajtohen me prezencën e mëtutjeshme të UNMIK-ut në Kosovë. Megjithatë, kënaqësia me punën e EULEX-it ka shënuar rritje dhe tani është në  30%. 
Ka një rritje të respondentëve që nuk ndihen të sigurtë në rrugë (43%) në krahasim me 20 % në tetor 2008. Per dallim nga ngritja qe eshte shenuar ne Korrik dhe Tetor te vitit 2008, si Policia e Kosoves ashtu edhe KFOR-i ka shenuar renie te nivelit te ken ne Prill te vitit 2009. Në anën tjetër, numri i serbëve që janë të gatshëm të punojnë me shqiptarët është ngritur nga 21% vitin e kaluar në 48%. Është brengosëse se numri i shqiptarëve të vullnetshëm për bashkëpunim ka rënë në 30 % në krahasim me afërsisht 60% që ishin në favor të bashkëpunimit në korrik të vitit 2006.
Verzioni Elektronik i Fakteve te Shpejta mund te shkarkohet nga website zyrtar i UNDP Kosovo: www.ks.undp.org
Armend Muja
(Zëdhënës i UNDP-së, zyra në Kosovë. Shënim i komentuesit)

From: Ardian Harri <ardian_harri@yahoo.com>
Subject: Re: [Alb-Shkenca] Aplikimi ne BE - Shkrim i The Times
To: alb-shkenca@alb-net.com
Date: Saturday, May 16, 2009, 4:56 PM