E merkure, 24.04.2024, 06:50 PM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Dramë e inskenuar nga romani: Nuset Tona

E enjte, 04.06.2009, 09:51 PM


Kadri Mani

 

Dramë e inskenuar nga romani:

 

NUSET TONA

 

E përshtati për skenë:

 

Sulejman Lokaj

 

Personazhet:

Arben Koha

Ademi (i zoti i shtëpisë)

Sadriu

Nazimi

Zuka

Hosija

Pashija

Rinori

Ylberi

Nimfa e madhe} Nusja e Madhe

Fitorja} e bija e Nimfës Madhe

 

Nimfa e vogël} Nusja e Vogël

Vlora} e bija e Nifmës Vogël

Sofati

Niku

Durimi i biri i Sofatit

Martini i biri i dytë i Sofatit

Hata e shoqja e Durimit

Mira e bija e Durimit

Uka çuni i Durimit

 

Sefa (mjek) vëlla binjak i Ajetes

Hava (e shoqja e Ademit)

Ajetja e bija e Ademit dhe e Havës

Shahini i biri i Ademit e Havës

Mahiri i biri i Ademit e Havës

Beci i biri i Ademit e Havës

Gjana e shoqja e Nikut }

Hyrija e shoqja e Martinit}

Blerimi çuni i ri i Martinit

Oficerë

Xhandarë

Ushtarë

 

(Në skenë një kullë trikatëshe e djegur dhe me disa pjesë të rrënuara të mureve. Shihet një pjesë e dyshekllakut të bukur me gurë të latuar dhe me një rend dritaresh të bukura. Poshtë dera e hyrjes me portal (qemer) gjysëmrrethi me gurë të gëdhendur bukur.

Lartë duhet të bjerë në sy oxhaqet e gjata e të punuara bukur që qëndrojnë vertikalisht si të jenë përmendore (shtatore) antike.

Nga dera e bukur e kullës del një figurë njeriu i veshur tërësisht me kostume kombëtare shqipatre: tirqe, xhamadan, opinga, shokë e shall, këmishë, qeleshe, por që të gjitha janë të bardha, bile edhe gajtanat e bardhë të tirqeve - e kudo që janë. Edhe fytyrën, qafën, duart duhet t’i ketë të bardha.

Del nga dera e kullës dhe ulet në një gur (sofat) që gjendet në njërën anë të derës. Fillon të flasë:

 

AUTORI: -Jam Arben Koha, jam shpirti i kësaj kulle. Kjo kullë ishte e familjes Thanaj, pasardhës i së cilës isha edhe unë. Tani jam shpirti i saj dhe do t’iu tregoj sonte diçka nga e kaluara e kësaj familje, që nga lashtësia e deri në ditët e sotme. Natyrisht rrënjët e familjes Thanaj fillojnë herët qysh nga koha që ky gadishull u pagëzua me emrin Gadishulli Ilirik, kur në të jetonin vetëm Ilirët. Ilirët ishin të ndarë në fise. Shumë nga fiset morën emrat e bimëve, pemëve, shtazëve e kështu me radhë, pra emra të botës bimore dhe shtazore që karakterizonin vendet ku jetonin dhe me çka merreshin. Kështu vendi që jepte dardha shumë, u quajt Dardhani – apo vend që jep dardha, tjetri vis (vend) u quajt: Dalmati – apo Delmat = sepese kultivonin delet. Një tjetër mori emrin: Mak – dhoni – sepse ky vend jepte Makun – apo hashashin me shumicë, më shumë se çdo vend tjetër... Pastaj vendi Daki: që poashtu doli nga emri i deleve që ju themi edhe daka, e kështu me radhë. Ilirët kishin edhe nënfise me emra drunjësh, siç është fisi i Druidëve – nga emri dru, pastaj, fisi Thanaj nga i cili me siguri rrjedh edhe i pari i familjes sime Thanaj, emër të cilin e mban familja ime deri më sot. Me siguri vendi ku kanë jetuar së pari të parët e mi ka pasur shumë thana. Apo ndoshta këtë emër e mori sepse nëpër kohërat që kaloi kjo familje u mbajt e fortë dhe mori epitetin- Thana, si druri më i fortë që është. Thonë që thana e ka drurin më të fortë, ndërsa mani (dudmani-  dudi) i ka rrënjët më të thella dhe më të shpërndara. Nejse, që të mos e zgjas, do të kapërcej Perandorinë Romake, Bizante, dyndjet barbare në këtë gadishull e sidomos dyndjet skllave (sllave), nga të cilët edhe filloi tragjedia e gadishllit Ilirik – tragjedia e popullit Iliro-Shqiptar. Ky gadishull emrin Gadishull Ballkanik filloi ta marrë pikërisht pas Kongresit të Berlinit. Para këtij kongresi pjesa më e madhe e Gadishullit Ilirik ishte nën okupimin e Perandorisë Otomane. Pjesën tjetër e kishte të okupuar Austrohungaria. Në të dyja këto Perandori pos Iliro-Shqiptarëve, jetonin tani, edhe skllavët (sllavët), edhe ata me emra të ndryshëm: Serbë – (sherbë), Kroatë, Sllovenë, Boshnjakë, bile disa Skllavë morën edhe emrin e Ilirëve autoktonë: siç janë maqedonët (Mak-dhanët). Disa vende Iliro-Shqiptare u skllavizuan. Morën emrat e vendit, siç ishte rasti me Malin e Zi. Ky emër doli nga toponimi Malësi – romakët këtë emër e shqiptonin Malzi – Ata zakonisht germën S, e shqiptonin Z.

Kongresi i Berlinit u mblodh për të “ndriçuar” kinse, disa gabime të Traktatit të Shën Stefanit. Të dy këto mbledhje kishin për qëllim kusuritjen në mes Rusisë e Perandorisë Osmane, pas përfundimit të luftës së tyre.

Kusuritja kishte të bënte me ndarjet e territoreve Iliro-Shqiptare në llogari të skllavëve fqinj. Për t’i mbrojtur trojet e veta shqiptarët, ndonëse të okupuar, thirrën Kongresin apo Kuvendin e tyre historik në Prizren me emrin Lidhja Shqiptare. Dërguen protestat e tyre në Kongresin e Berlinit. Gjyshi im nga babai që në ato kohë për çudi, kishte mësuar të shkruaj e të lexojë, na la këtë shënim (afrohet te porta e kullës heq një gur nga muri, fut dorën në mur dhe nxjerr një kuti metalike të duhanit, e hap, nxjerr një letër të palosur, shpalos dhe fillon ta lexojë, por para leximit errësohet skena. Në këtë kohë lëshohet një pano ku janë piktuaruar karakteristikat e sallonit të Kngresit të Berlinit. Në skenë vëhen disa karrige, kanabe, fotele, në të cilat janë ulur: Bizmarku dhe Dr. Willhelmi, ekspert për ekzaminime ushtarake. Dr. Willhelmi, sigurisht i cytuar apo i paguar nga serbo-skllavët; fillon t’i flasë Bismarkut se kinse sipas vijës zyrtare që kishte, gjurmuar, e kishte gjetur burime arkivore për t’i shpallur në Kongres si fakte historike me qëllim të robërimit dhe të zhdukjes totale të shqiptarëve, fillon biseda)

BIZMARKU: - Kush janë këta shqiptarët?

RD. WILLHELMI: - Zotëri Kryetar i Kongresit, fjala është për Tommorrin dhe Sharrin, dy maja të larta e të pashkelura, të ngjashme me Himalajën, ku sipas shkrimeve të njëfarë huluemtuesi që i paska vizituar këto vise, duke i ilustruar tekstet e veta me fotografi e me skica, ai i sheh këta si një racë e veçantë, të cilët dikush i paska quajtur Albanë, ndërsa ata e quajnë veten Shqiptarë, ngase jetojnë bashkë me shqiponja në ato lartësi marramendëse.

BIZMARKU: - Hëh, Albanët, Shqiptarët, Tomorr, Sharr, thjesht shprehje gjeografike, që tani duhet ndarë në ngastra kusuritjesh pajtuese midis fqinjëve të këtyre shqiptarëve. (kap disa telegrame) Po këto shkarravina të quajtura telegrame, anëkesa, peticione, memorandume e ku di unë çka tjetër, në të cilat flitet për njëfarë Kuvendi, shpalljen për njëfarë Shteti, për njëfarë flamuri të lashtë, për tradita e çka jo tjetër?

RD. WILLHELMI: - (qeshet ironikisht) Zotëri Kryetar, Ju siguroj se të gjitha janë trillime, legjenda, përralla. Një legjendë thotë se këta gjysëmëmajmunë, e paskan pasur flamurin e bardhë, kinse si simbol paqësor, por duke luftuar fiset mesvete, anëtarët e njërit fis vriten të gjithë. Vritet edhe flamurtari i tyre që qëndronte në hyrjen e një shpelle. Flamuri i bie nga dora dhe duke rënë poshtë, në drejtim të flamurit paska flutuar një shqiponjë, të cilën në fluturim e sipër, e qëllon shigjeta e fisit armik. Shigjeta me gjithë shqiponjën e qëlluar ndeshet me flamurin që binte poshtë në humnerë. Shqiponja së bashku me shigjetën e me flamurin ngulitën në shkëmbinjtë e rrëpisur. Gjaku i shqiponjës e skuq flamurin e bardhë. Shigjeta e kishte qëlluar shqiponjën në kokë, duke e ndarë në dy pjesë. Ashtu e gozhduar në shkëmb, dukej si shqiponjë me dy krerë. Kështu doli flamuri i kuq me shqiponjën e zezë me dy krerë në mes, që sot e mbajnë këta farë shqiptarësh.

BIZMARKU: - Legjendë interesnate. Po plisi i bardhë?

RD. WILLHELMI: - Me plisin e bardhë i imitojnë majat me borë të Tommorrit dhe të Sharrit. Por unë do të thosha se ajo kapelë më shumë i ngjanë një vezeje me brendi të prishur e të mykur.

BIZMARKU: - Po gjuha e tyre?

RD. WILLHELMI: - (qeshet) Gjuha, po çfarë gjuhe pashë zotin, Zotëri?! Albanët s’kanë gjuhë, pos çirrjeve: krra, krra, krra, të ngjashme me krrokamat e shqiponjave të tyre, me një r të  dyfishuar: si Rrapi, Krrapi, rropulli, rripi, rrepa e qindra fjalë si këto që dëgjohen nëpër gryka të shpellave të tyre, kur përlahen, këdojnë apo vallzojnë të veshur me dofarë tirqish, xhamadanësh të bardhë, të përthuara me gajtanë të zinj, si gjarpërinj apo si tigra me laralara... (errësohet skena,  ngrritet panoja e Kongresit dhe ndriçohet kulla me autorin përbri)

AUTORI:- (vazhdon):- Në Seancën përfundimtare të Kongresit të Berlinit, Bizmarku pa hamendje fare konkludoi: “Çështja shqiptare nuk përfillet”, dhe iu dha shenjë procemjatësve që ta mbyllinin këtë çështje si një “shprehje gjeografike” (Autori e palos letrën dhe e fut në kutinë e duhanit dhe e vë përsëri në vendin e vet në murin e kullës), le t’i mbetet kohës, pasardhësve tanë. Thonë, kur fisit Ilir, Druitëve, armiqtë jua dogjën dhe jua asgjësuan librat e shkrimet tyre, vedosën që çdo gjë ta mbajnë në mend, duke e përcjellë këtë mbamendje brez pas brezi. Duke i thënë babi të birit: mbaje mend biro, gjyshi dhe babai ma ka treguar këtë ngjarje, tregoju edhe ti fëmiëve tu, përsërijau papra. Kshtu vepruam edhe ne shqiptarët që kur ramë nën robëri dhe nuk na lanë të mësojmë shkrim e lexim, nuk na lanë të shkruajmë shkrim, që sipas mësimeve shnecore, e kemi shpikur ne të parët. Gjyshi im, letrën e të cilit e lexova, është quajtur pokështu si unë, Arben. Unë linda më 1908, mu në vitin e alfabetit të gjuhës shqipe, që u përpilua, apo më mirë të them, u ringjall alfabeti Pellazgo-Ilir në Kngresin e Manastirit. Pak ditë më parë para se të lindja, më kishte vdekur gjyshi dhe ma dhanë emrin e tij.

Edhe unë mësova të lexoj e të shkruaj dhe vazhdova të shënoj si gjyshi ngjarjet e familje time Thanaj, jo më me mbiemrin Thanaj, si Arben Koha, e një ditë ju drejtova kullës: (ndryshon ndriçimi i skenës) Edhe ti moj  kulla ime ndikove që të quhem Arben Koha, sepse iu qëndrove furtunave të të gjitha kohërave. Sa rrebeshe armiqësh të kanë goditur, duke zbrazur urrejtjen dhe mëllefin barbar mbi ty. Por për çudi, ja themelet tua janë këtu, me kulme të djegura e me mure të rrëzuara, por me oxhaqet që u qëndruan kohërave vertikalisht, si shtatore heronjësh antikë. Po të betohem kulla ime se do të eci gjurmëve të të parëve të mi. Do t’i luftoj të gjithë ata që duan ta shkelin truallin tim. Prej sot do të filloj të shkruaj edhe unë, të shënoj çdo ngjarje, do të mbaj ditar që të mos na humb biografia e familjes, as e kërij pragut tënd moj kullë; sepse në prag të çdo shtëpie fillon atdheu i secilit njeri. (ndryshon ndrçimi, autori i kthehet publikut përsëri) Kështu i fola kullës dhe ç’prej atij momenti fillova të shkruaj. Me plotë antuziazën vazhdova rrugën e gjysht, por tani jo me germa të huaja, por me germa të gjuhës shqipe. Shkrimet i fillova që nga ajo mbledhja e mallkuar e 13 qershorit 1978, kur kjo tokë u shndërrua në varre. Tragjedia kishte filluar vite më parë për ta arritur kulmin në jarin e vitit e1878, kur skllavët serbë përzunë me dhunë nga trojet e tyre shekkulllore mbi treqindmijë banorë shqiptarë dhe i bënë rafsh me tokë afër shtatëqind fshtra të Sanxhakut të Nishit, Leskovcit, Vranjës, Pirotit, Kurshumlisë, Prokuples, Dragushës e vende të tjera, që përmblidhen me një emër të përbashkët- Toplicë. I gjithë ai popull, burra e gra, pleq e të rinj e fëmijë, u detyruan me dhunë, që në dimër e acar të atij janari, më se një metër borë, t’i marrin rrugët deshë e dathë duke ikur nga torturat dhe nga shtëpitë e kallura flakë. Të marrin arratinë drejt jugut, drejt Kosovës. Gjysma ngeln të ngrirë nëpër borë, sidomos fëmijtë e pleqtë. Kur mësoja këto ngjarje, sikur dëgjoja buçimën e topavae, krismat e armëve, vringëllimat e thika prej shpatave e hanëxharëve. Britmat dhe kukamat e njerëzve të vrarë, të therur e të masakruar, pa kurrfarë faji. Ajo që nuk kapërdihej nga flaka, mbulohej me tokë të zezë për të mos ngelur asnjë dëshmi dhe çdo gjë të shndërrohej në harresë. Kjo ishte e para herë që themeleve të kullave tona u humbën gjurmët dhe në ato troje të të parëve tanë, nuk u ngritën më themelet e tyre. U bënë tokë e huaj, si shumë troje  të tjera të Gadishullit tonë Ilirik. Gjatë gjithë kësaj katrahure, flota angleze dhe e fuqive të tjera të Evropës, çanin valët e detit drejt tokës së fisit, drejt Ulqinit, duke kërkuar që shqiptarët që ishin ngritur me armë për të mbrojtur trojet e veta nga gllabërimi i fqinjve, t’i ngrisin flamurët e bardhë të dorëzimit, flamurët e bardhë të asimilimit, shkombëtarizimit, të zhbërjes së themeleve të Arbërisë.

Familja ime jetonte në Sanxhakun e Nishit, mu aty te Molla e Kuqe, siç i thonë denbabaden atij vendi. (errësohet skena, para kullës lëshohet një pano e pikturuar që paraqet ballin e një ode burrash, pra odën e kullës. Në ballë të vatres është i ulur Ademi, në anën tjetër i vëllai, Sadriu, në të dy anët e tyre janë vëllazërit tjerë. Nika, Sofati dhe Nazmiu, e mund të ketë edhe të tjerë).

 

PAMJA E III-të

 

ADEMI:- Familja jonë, sipas shkrimeve që na la gjyshi Arben, para shpërnguljes me dhunë nga Molla e Kuqe, kishte mbi 100 anëtarë. Gjatë ikjes në atë janar të acartë të 1878, familja jonë humbi më shumë se gjysmën e njerëzve. Ata që shpëtuan, u mirëpritën nga vëllezërit e tyre në Kosovë. Pas qershorit të vitit 1878, e tërë Kosova ishte e ngritur në luftë për të mbrpjntur trojet e veta nga fqinjët grabitqarë. Në këto beteja, u radhitën edhe ata meshkuj që shpëtuan nga ndjekja e dhunshme e janarit e 1878-tës. Shumë gra e nuse mbetën pa burra. Asnjëra prej tyre nuk e lëshioi familjen tonë që të rimartohen.

NAZMIU:- Në shkrimet e Axhës Arben, të Arben Kohës, siç e qunte ai vten, për Kngresin e Berlit thotë se aty shumë shtete fituan pavarësitë e tyre, bile edhe duke u zgjeruar në dëm të trojeve tona. Ne, edhepse aq shumë luftuam dhe krijuam bërthanën e shtetit, me Lidhen Shqiptare të Prizrenit, ngelëm prapë në Perndorinë Otomane e nën barbarizmat e fqinjve gllabërues. Kjo gjendje u rëndua edhe më tepër pas luftërave Ballkanike dhe luftës së Parë Botërore. Në luftrat Ballkanike, Perandoria otomane e humb luftën, ndërsa projet tona u ndahen fqinjve: serbë, grekë, bullgarë e malazias. Në mbledjen e ambasadorëve  të Fuqive të Mëdha, në Londër në vitit 1913.

Në këtë mënyrë ju këputën gjymtyrët shtetit shqiptatar. Që shpalli me mëvetësi të gjitha tokat shqiptare, në Vlorë më 28 nëntor 1912. Në të gjitha këto luftra dhanë kontributin e tyre edhe familja jonë.

ADEMI: - Familjes sonë, shkruan gjyshi Adem, pas egzodit i ndihmuan njerëzit që i mbajtën në konaqet e tyre, si dhe tërë shati ku jetonin. Jua falnin utrnën e  fshatit që ta ndërtonin shtpinë dhe të fillonin jetën e re. Në atë vend ndërtuan kulën, të ngjashme me atë që jua rrafshuan përtokë barbarët serbë te Molla e Kuqe.

Filluan të punojnë tokën e utrinës, blenë edhe tokë tjetër dhe gradualisht u ripërtrinë përsëri, prapë u bënë mbi 100 anëtarë të familjes. Por, në luftat që i përmendi Nazmiu u vranë mbi 35 meskuj të tjerë. Prapë gratë dhe nuset që mbeten të veja nuk e braktisën familjen tonë. Punuan e vepruan tamam si të ishin burra. Kështu familja jonë me sjellje të mirë, me punë e me luftë, fitoi respektin e tërë fshatit.

NAZMIU:- Vitet kalonin, shkruan axha Arben, dhe më 1908 edhe në Perandorinë Otomane ndodhën ndryshime të mëdha. Ranë sulltanët dhe u shpall Republika e Turqisë “Hyrrjeti”, siç i thoshin turqit. Edhe shqiptarët që ishin pjesëtarë, bile dhe shkaktarë të këtyre ndryshimeve, filluan kryengritjet e njëpasnjëshme që fitojnë, më në fund, shtetin e tyre. Fqinjët përsëi lakmonin që të përfitonin nga kryengritjet tona: 1908, 1909, 1910, 1911 dhe më 1912 kur edhe fqinët i shpallën luftë Truqisë, me qëllim që t’i grabitnin tokat tona, të cilat tanimë i kishm çliruar trojet tona na otomanët.

NIKOJA:- Mu për këtë shkak filluan Luftërat Ballkanike, shqiptarët vriteshin në luftë kundër Turqisë- të tjerët rrëmbenin trojet tona me “aminin” e shteteve Evropiane. Familjet shqiptare, shkruan axha Arben, përsëri u përzunë nga shtpitë tyre. Kështu e pësoi edhe familja jonë. Për të dytën e herë ikëm nga trojet tona, nga ajo utrinë që na e fali fshati dhe erdhëm këtu më në jug. Shumica e atij fshati erdhën me ne. Disa të tjerë, mjerisht, i shpëndgulën me dhunë për në Truqi dhe Shqipëri.

SOFATI:- Ne, me disa familje tjera të fshatit prej nga ikën, shkruan axha Arben, me ndihmën e fshtatarëve ku u strehuan, çelën, pastruan drunjë shkëmbinjë më një mal që kishte mbetur shkret, sepse familjarët pronarë të atij mali ishin vrarë e masakruar në Luftërat Ballkanike. Përsëri e ngrtiëm kullën edhe më të burkur se dy të parat. Meqë në këtë pyll filloi fshati i ri, mori emrin e familjes tonë Thanaj, sepse ishim numerikisht familja më e madhe. Ky fshat u rrit aq shumë, saqë sotë edhe qyteza Thanaj. (errësohet skena, ngritet panoja e odës e përsëri duket kulla dhe autori, Arben Koha)

AUTORI:- Kur plasi Lufta e Parë Botërore më 1914, m’u vra babai, ndërsa nëna më vdiq dy vite më vonë. Për mua u kujdes axha im Hafiz Thana dhe gruaja e tij nëna Zukë, që ishte bijë e Manajve e Malësisë së Madhe.

Axha Hafiz me nënën Zukë kishin katër djem. Ademin, Sadriun, Sofatin dhe Nazmiun. Nëna Zukë më rriti edhe mua si djemt e saj. Isha mocanik me djalin e saj të parë, Ademin. Është rendi të ju them se një pjesë e familjes sonë ngeli e krishterë, katolike, që nga robëria e perandorisë Otomane. Njëri prej atyre anëtarëve të familjes tonë është Nikoja, me të cilin i kam katragjyshat vëllezër. Nikoja leu katër vjet pas meje, pra më 1912, në Luftën Ballkanike. Babai dhe nëna e Nikës u masakruan nga fundi i kësaj lufte. Nënë Zuka e përvetësoi Nikën dhe e rriti së bashku me djem, si djalë të vetin. Kështu, djemt e vajzat rriteshin e martoheshin dhe anëtarët e familjes shtoheshin ditaditës. Ditët kalonin e kohërat ndryshonin. Në Shqipëri kishte kohë që sundonte mbreti i shqiptarëve Ahmet Uogolli. Kishte filluar të merrnin hov institucionet shtetërore. Ishin hapur shkolla të ndryshme. Ne, disa të familjes tonë ikëm nga mbretëria jugosllave dhe u regjistruam në shkolla të ndryshme të Shqipërisë, më vonë erdhi  edhe Namiu (errësohet skena, përsëri lëshohet panoja e odës së burrave, vazhdon biseda)

 

 

PAMJA E IV

 

ADEMI:- Burra, këta nuk mund të sundojnë gjatë në këto troje. E tërë bota është në lëvizje, sidomos Italia dhe Gjermania. Po iu vjen era luftë. Ne duhët të kemi kujdes e ti ruajmë vyrtytet tona kombëtare. A ju kujtohen fjalët e babës Hafiz kur na i përkujtonte fjalët e Abdyl Frashërit kur kishte folë në Lidhjen Shqipëtare të Prizrenit e ua kishte kujtuar fjalët e Mikel Marulit që i kishte thënë 400 vjetë më parë se:”cilit i takon vyrtyti atij i takon edhe atëdheu”.

SADRIU:-Na kujtohen, po si jo.

TË TJERËT:- Ashtu është, topi se luan.

ADEMI:-Ne na mbajtën gjallë virtytet tona, sidomos forca shpirtërore dhe guximi. Po t’iu ndodhnin  popujve tjerë mynxyrat që na ranë mbi kokë neve do të kukatnin si qyqet e malit. Cila shtëpi shqiptare nuk e përcolli  ndonjërin nga të dashurit e vet në varr, në burgje apo në dhera të huaja. Të gjitha këto  nga dhuna e fqinjëve barbarë. Ku ndodhë që nuset t’i zëvendësojnë burrat që ranë në altarin e atdheut, qoftë në punë e qoftë në luftë pa dëgjuar kush më të voglën ankesë. Këtu qëndron forca jonë.

NAZMIU:- Vërtetë kjo gjendje paqeje pa liri sështë gjë tjetër pos një qetësi para furtunës. Prandaj duhet ti shumëfishojmë forcat për tu rimëkëmbur nga shkatërrimet që po na i bëjnë çdo ditë këta barbarë. Rënia e moralit, dobësimi i vyrtyteve është vdekje dhe vetëvrasje për ne. Atë moral duhet ta ruajmë. Gjyshi Arben shkroi amanete e testamente. Këtë gjë e vazhdoi edhe axha Arben. Shpesh na interpretonte edhe Kanunin e Lekës. Shpesh na thoshte:”sikur gjithësia që ka vetëm një Zot edhe shtëpia nuk bën të ketë dy zot shtëpie por vetëm një. Zoti, thoshte axha, e ka bashkuar emrin e vet vetëm me emrin e zotit të shtëpisë edhe ne duhet ta dëgjojmë e ta respektojmë bacën Adem”.

NIKOJA:- Lehtë e ke ti dhe axha Nazmi, ju po vazhdoni shkollat e ne na ra lëkura e duarve duke punuar, por na ra edhe lëkura e trupit nga kërrbaçët e shkaut nëpër burgje e kudo. Mashkujt e kësaj shtëpie u janë bërë halë në sy. (Errësohet skena, ndriçohet autori. Gjatë kohës që flet autori në skenë vendoset një tendë ushtarake e hapur nga publiku, autori vazhdon)

AUTORI:- Axha Hafiz, ndjesë pastë, ishte një zot shtëpie i mrekullueshëm. E tillë është edhe nëna Zukë. Ajo bile edhe sot është zonja e kësaj shtëpie. Axha Hafiz e merrte bacën Adem gjithkund me vete për ta rryer e regjur mirë e mirë për ta bërë, siç thoshte, amzë bletësh, zot shtëpie pas vdekjes së tij. Ashtu edhe ndodhi. Axha Hafiz u vra duke mbrojtur pronën e vet nga kusarët barbarë më 1928 në moshën mestarare. E zavendësoi Ademi 20 vjeçarë. Ademit i ndihmnonte shumë nëna e vet, nëna Zukë por edhe vëllau i dytë Sadriu. Të gjithë e donin e ndëgjonin dhe e respektonin. Ademi menjëherë pas vdekjes së xha Hafizit u martua me Havën. Njëri pas tjetrit u martuan edhe të tjerët: Sadriu, Sofati dhe Nikua. Nazmiu dhe unë vazhdonim shkollimin në mbertërinë shqipëtare. Ademi si zot shtëpie e angazhonte Sadriun që të kujdeset rreth miqëve, dasmave, vdekjeve e tubimeve të ndryshme. Nikua dhe Sofati me djemtë e rinjë kujdeseshin për bagëtinë që nuk ishin pak. Nuk vonoi dhe Ademit, Nikut dhe Sofatit u lindën shumë fëmijë, djem e vajza. Kështui u bënë 65 antarë në këtë kullë të tretë me atë të mollës së kuqe. Por armiqët serbo skllavë nuk e gëlltitnin dot rritjen e dhe mirëvajtjen e kësaj familjeje (ndriqohet skena, në skenë një tendë ushtarake. Para tendës një tavolinë me makinë shkrimi. Një ushtarak qëndron dhe shkruan në makinë. Një oficer endet nervoz para tendës. Në skenë ka fshatarë, ushtarë dhe xhandarë të Jugosllavisë mbretërore të armnatosur me pushkë e në to shihen edhe singiat. Në skenë janë tre vëllezërit: Ademi, Sadriu dhe Nazmiu. Nazmiu është i lidhur me vargoj me duar prapa mu para tendës).

 

 

PAMJA E V-të

 

    OFICERI HOLLOZ:- ( i flet shkruesit) Familja Tana Sijevski i paska 30 anëtarë të vrarë në luftë kundër nesh. Kaloi java qysh kur e kemi urdhëruar këtë famije që të ndahet në dy pjesë: njëra pjesë duhet të kalojnë në fshatin prej nga kanë nisur Luftrat Ballkanike. Kjo familje paraqet rrezik për shtetin tonë. (Iu drejtohet gjandarëve dhe ushtarakëve) ky ka qenë urdhër që kërkon zbatim, jasno! (e qartë!)

 

XHANDARI I:- Por këta nuk po pranojnë të ndahen, po kundërshtojnë!

 

HOLLOZI:- Ha ha ha, nuk dashka bibani të shkojë në dasëm, po kush e pyet?! Për qafe e në tavë!

XHANDARI I:- Këta janë 65 anëtarë, po i ndamë përgjysmë ngelin nga 32 anëtarë mirëpo një po ngel tek...

HOLLOZI:- Cili po kundërshton më së shumti?!

XHANDARI I:- Ky këtu, i lidhur para jush!

ADEMI dhe SADRIU:- (Afrohen, ushtarë e xhandarë i rrethojnë me pushkë e bajoneta)

HOLLOZI:- Ti qenke ai që po kundërshton urdhërin shtetëror?!

NAZMIU:- Po, unë, si dhe çdo anëtarë i familjes sime!

HOLLOZI:- Pse?!

NAZMIU:- Sepse e kemi traditë të jetojmë bashkë, ashtu jemi mësuar e dini edhe vet!

HOLLOZI:- Çka po studion?

NAZMIU:- Shkollën ushtarake për oficer

HOLLOZI:- Ku studion?!

NAZMIU:- Në Durrës.

HOLLOZI:- Draq!

NAZMIU:- Quje ti Draq apo plaç ne e quajmë Durrës dhe pikë!

HOLLOZI:- Pikë a! (e thërret mjekun ushtarak) hiqjani prangat! Vizitoje (xhandarët e zgjidhin)

MJEKU:- Razumem gospodine (Kuptoj zotëri, i afrohet Nazmiut) zdishu!

NAZMIU:- (Shikon anash dhe fillon të zdeshet, heq setrën, këmishën, pantollonat, ngel vetëm në brekë)

MJEKU:- Zdishu lakuriq, si regrutët që zdishen!

ADEMI:- Zotëri  mjek, nuk ka nevojë ky është student i shkollës ushtarake. S’ka nevojë për kontrollë...

HOLLOZI:- Ty s’të pyeti kush! (ua bën me shenjë xhandarëve, ata e kapin Nazmiun dhe ia shqyjnë brekët duke e lënë lakuriq. Nazmiu ua kthen shpinën vëllezërve dhe të tejrëve nga turpi. Mjeku e viziton dhe ia vëren një shenjë në këmbë)

MJEKU:- Ç’është kjo shenjë në bulb të këmbës?!

NAZMIU:- Më ka kafshuar qeni kur isha i vogël.

MJEKU:- (Shkon te tavolina, ulet dhe shkruan diçka me makinë).

HOLLOZI:-(i afrohet mjekut dhe shikon atë çfarë shkruan dhe e urdhëron): Shkruaj! Aktëgjykim ushtarak: Në emër të mbretërisë Jugosllave i akuzuari Nazo Tanajeviç ka bërë vepër të rëndë penale: organizim të kryengritjes kundër ushtrisë të lartmadhërisë së tij, mbretit tonë të ndritur, ushtrisë së shejtë mbretërore. Arsyetimi: i akuzuari Nazo Tanajeviç si kadet ilegal i shkollës ushtarake në Draq ka organizuar kryengritje këtu në Serbinë e Vjetër. Ka formuar nga familja e tij aradhën sulmuese kundër ushtrisë sonë çetnike. Nga ajo aradhë janë vrarë 38 anëtarë të ushtrisë sonë, ndërsa Nazo Tanajeviç është plagosur në bulbin e këmbës së djathtë. Në bisedë me eprorin tonë është treguar tepër i ashpër. Kemi të dhëna se sajon toponime të reja si Shkup në vend Shkopje, Kërçovë në vend se Kiçevo, Shkodër në vend të Skadar e sa e sa të tjera. Është i rrezikshëm. Është ngritur në simbol kombëtar. Andaj gjyqi ushtarak vendosi që Nazo Tanajeviç të dënohet me vdekje dhe atë me gijotinë (te njerëzit e tubuar dëgjohet një reagim tmerri, Nazmiu ashtu lakuriq dhe i prangosur me durë e këmbë sulmon Hollozin. Ashtu veprojnë edhe Ademi me Sadriun, por ushtarët dhe xhandarët i rrethojnë me pushkë e  bajoneta.

HOLLOZI:- Kapeni! Hiqjani prangat (të tjerët veprojnë, Hollozi e nxjerr shpatën) duart lartë! (të tjerëve)- largohuni!

AUTORI:- Nazmiu mpihet, qëndron drejt si shtatore, ngrit duart lart e Hollozi me tërë fuqinë i bie shpatë në bel dhe e ndan Nazmiun në dy pjesë... Ademi dhe Sadriu por edhe shumë të tjerë bijnë  në gjunj nga sikleti sikur tua kishte shkurtuar dikush këmbët, duke lëshuar britma plot dhemshuri, edhepse Nazmiun nuk e shihnin se ishte i rrethuar nga ushtarë e xhandarë. 

HOLLOZI:- (i dëgjohet vetëm zëri) Merreni këtë stërvinë dhe shporruni. Tani jeni të ndarë tamam për gjysmë 32, e gjysmë do të ngelni këtu, ndërsa 32 e gjysma tjetër do të shkoni në vendbanimin prej të cilit keni ardhur këtu. Keni afat deri në orën 12 të ditës së sotme. Do të jeni nën mbikqrjen e ushtrisë dhe xhandarmërisë, shpërndahuni! (errësohet skena, ndriçohet vetëm autori)

AUTORI:- Njerëzit u shpërnadnë. Ademi dhe Sadriu iu afruan dy pjesëve të Nazmiut me sytë hapur nga dhembshuria me britma të pa artikuluara dhe me lotët që u ridhnin gurrë faqeve. Kur iu afruan, buzët e Nazmiut belbëzonin rrokjet: ama...net Mi...ke...sha dhe dha shpirt duke i rënë koka në prehër të Ademit. Ademi dhe Sadriu të ndihmuar dhe nga fshatarë të tjerë, mbështollën dy pjesët e Nazmiut me rrobat e tij dhe të vetat. Mblodhën të mbrendshmet e Nazmiut me një vend, lanë tokën e ulur në gjak dhe u nisën drejt shtëpisë të përcjellur nga ushtarë dhe xhandarë, të cilët i larguan fshatarët dhe s’i lanë që t’i përcillnin deri në shtëpi. Ademi mbante pjesën nga koka ndërsa Sadriu pjesën nga këmbët. Pikë gjaku ende rridhnin rrugës. (errësohet skena por gjatë kohës që ka folur autori, përgatitet skena tjetër që paraqet mbrendinë e një plevice apo punëtorie, pasdhome në oborr të kullës së Thanjve)

 

 

PAMJA E VI-të

 

(Në skenë është plevica, nga oborri vinë Ademi me Sadrinë duke bartur pjesët e Nazmiut. Sadriu e lëshon në një vend pjesën e Nazmiut dhe kërkon dhe e gjenë një tabut të ndërtuar apostafat për nevojat mortore. Ia shtron përfundi dy stola e ngrit pak më lartë dhe Ademi e lëshon i pari pjesën me kokën e Nazmiut pastaj të dytë e marrin pjesën tjetër dhe ia bashkangjesin pjesës së parë, e mbulojnë me shalla, shamija, këmisha e gjëra tjera. Gjatë gjithë kohës qajnë)

 

ADEMI:- (flet duke derdhur lot) Çudi ende kishte qenë gjallë kur iu afruam... Ç’deshi të na thotë me ato rrokje: ama...net... Mi...ke...sha...?

SADRIU:- Kjo fjalë është ndonjë amanet, e amaneti është punë e madhe...

ADEMI:- Eh, or vëlla Nazmi, kurrë nuk na ka munguar dashuria për ty... por nuk e kam shprehur sa duhet... droja mos po llastohesh... më fal... (qanë)

SADRIU:- Vëlla i dashur, duke të bartur rrugës... t’i prekja mollaqet e prapanicës... sa herë që baca Adem të puthte në faqe (e puth në faqe)... të veshëm, të mbluam... por ja që rripi na ngeli në dorë... se mu aty të preu shpata e xhelatit barbar...  (errësohet skena, ndriçohet autori që është poaty, pranë tyre)

AUTORI:- Meqë kulla është pak më larg plevicës, dikush nga të shtëpisë e dëgjoi hapjen e derës së oborrit dhe i pa Ademin e Sadriun të ngarkuar me diçka dhe pritnin të ngiteshin në kullë, por meqë kaloi një kohë pak si e gjatë, nga kulla dëgjohet zëri i Zukës, nëna Zukë nuk u durua pa i thirrë (dëgjohet zëri i nënë Zukës)

NËNË ZUKA:- (thërret nga kulla) Hosije... Hosije evlat, shko shpejt në plevicë dhe shiko se ç’po bëjnë Ademi me Sadrinë...

AUTORI:- Hosia, vajza 15-vjeçare e Sadriut dhe e Pashies, gruas së tij, duke vrapuar hyri në Plevicë. Ademi dhe Sadriu ndalin vajin dhe fshijnë lotët. Hosia u step. Shikoi si e hutuar herë babain e saj e herë Ademin, herë tabutin e mbuluar, herë rripin e përgjakur në dorën e Sadriut. Por si një statujë e gjallë mermeri iu drejtua kufomës, e zbuloi dhe e puthi Nazmiun në ballë, skur ndonjë kukull e kurdisur. E puthi ashtu sikur e zgjonte nga gjumi që të mos vonohej për në shkollë. E mbuloi përsëri, u doli mbrama Ademit e Sadriut, ua vuri duart në krah dhe u foli:

HOSIA:- Dëgjoni Bacë e Babush, mos m’u hidhëroni pse u hutova, pse u çudita dhe pse ju qortova në heshtje. Kështu më erdhi se kurrë nuk ju kam parë në një gjendje kaq të rëndë. Tani që mësova situatën, ju kuptoj... vëlla e keni e unë axhë që kurrrë nuk e kam dalluar nga vëllezërit e mi, por... me vajë e lot i vdekuri nuk ngjallet... atë e ngjallin veprat e veta... (i rrejdhin lotët)

AUTORI:- Burrat sikur u këndellën, por edhe u skuqën nga turpi. Një çupëlinë po i ngushëllonte burrat... një çupë për të cilën mendonim se nuk di gjë tjetër pos të qendisë e t’i ushqejë zogjët...

NËNË ZUKA:- (i dëgjohet zëri nga kulla) Hëh, shkoi shyta t’i marrë brirët dhe i la edhe veshët... Pashie, Pashie moj, vrapo e shih ç’po ndodh...

PASHIA:- (pas pak turr e vrap hyn në plevicë) Shih, këta rrinë në plevicë (sytë i shkonë kah tabuti, i afrohet kufomës, e zbulon dhe plot dhembshuri e puth kunatin në ballë, lotët i rrjedhin faqeve. Kthehet drejt burrave, vepron sikur e bija. Hosia ia lëshon rrugën dhe ajo e zë vendin e saj. Ua vë duart burrit e kunatit në kokë e në ballë, sikur jua heton dhe jua mat zjarrminë, duke jua shtrënguar me tërë forcën ballin sikur do t’i nxjerrë nga ankthi, dhe u flet): Pashë besën, çka po ndodh me ju? Po a nuk i varrosëm 38 anëtarë të familjes dhe gjithënjë keni qëndruar të fortë...

ADEMI:- Kjo vdekeje dallon nga të tjerat, kunatë, shumica e atyre u vranë në beteja me pushkë në dorë, pos atyre të Kongresit të Berlinit, të tjerët kanë luftuar dhe kanë rënë dëshmorë, kurse Nazmiun, lakuriq e të paarmatosur e prenë në bel me shpatë para syve tanë, pa qenë në gjendje të bëjmë diçka...

PASHIA:- Eh, rahmet i pastë shpirti... (ia merr shoqit rripin nga dora dhe ia jep Hosijes), na bijë, mbaje këtë rrip të Nazimit si kujtim ndaj tij që e deshe njësoj si vëllezërit tuaj: Rinorin dhe Ylberin. Tani o burra, është mirë ta dërgojmë kufomën në odë të burrave (Ademi dhe Sadriu e kapin tabutin) Prtini, ky tabut i ka edhe llozat (shkon dhe i sjell) Baba Hafiz, ndjesë pastë i ka mbarue bashkë me tabutin që të na qëllojë për këso raste. Vëni nën tabut, i kanë vendet e veta. Kapeni, kur të dilni jashtë, ngriteni tabutin mbi krahë, i vdekuri duhet të bartet mbi supe, rrafsh me kokat e të gjallëve (dy vëllezërit e kapin në krahë, pasi dalin nga dera, nënë e bijë u shkojnë pas, dhe nisen drejt kullës. Errësohet skena dhe kur ndriçohet duket oda e burrave, po ajo që është parë edhe më parë. Në odë futet katërshi që bart tabutin, të katërtit e mbajnë tabutin. Në odë janë: nënë Zuka, gra, nuse, fëmijë, djem, vajza. Disa hyjnë pas tyre. Dëgjohen dënesjet e mbytura por edhe me zë të lartë. E vendosin tabutin në mes të odës, duke e kthyer nga kibla. Nënë Zuka i afrohet tabutit, ia zbulon fytyrën, sytë i shtangën kur sheh të birin... Gëlltit dhimbjen e puth në ballë me mall, me zemër të cvilitur, e përmban veten, u kthehet të pranishmëve që tash kanë shpërhtyer në vaj dhe ulurimë. Shikimi i saj i step të gjithë dhe me një zë qortues e lutës iu flet)

NËNË ZUKA:- Mbahuni! Kësaj kulle nuk i kanë hije kukamat e lemeritjet! Qani, lotoni, shfryni zemrat, por përbahuni nga britmat për hatrin tim e të Nazmiut (në odë mbretëroi një heshtje varrri, vetëm lotët u rrjedhnin nga sytë. Nënë Zuka i afrohet Nazimit) Biri nënës... në vend se nëpër derë të odës të kësaj kulle të hynte nusja jote me duvak, më hyre ti i shtrirë, i vdekur në tabut dhe i larë në gjak, me siguri po nga ato bisha që morën jetën e 38 anëtarëve të kësaj shtëpie. (vaji e gjëma shpërthen përsëri) Mbahuni zogjtë e mi, Zoti ju lashtë shëndosh dhe jua forcoftë zemrën të gjithve... (zërat vajtues pashiten, Ademi e Sadriu siç janë veshur me kostume popullore, tirq, xhamadana të bardhë, por tani të përgjakur, sikur zgjohen nga ankthi:

ADEMI:- Oficeri serb, bisha që preu Nazmiun na urdhëroi që deri në orën 12 të ditës gjysma e familjes tonë, pra, 32 anëtarë e gjysmë duhet të ndahen nga familja dhe të shkojnë në fshatin prej të cilit jemi shpëngulur më parë. Duhet të përgatitemi se s’kemi shumë kohë.

NËNË ZUKA:- Qysh 32 vetë e gjysmë?!

ADEMI:- Eee, moj nënë e shkretë, për këtë arsye ne u ngujuam në plevicë. S’na bënte zemra të ngjitemi në kullë. Oficeri serb e preu Nazmiun në dy pjesë, duke i rënë në bel me shpatë... pjesën nga koka e barta unë, pjesën nga këmbët Sadriu...

NËNË ZUKA:- (Shikon tabutin, shikon rrotull e ndalet, e kupton ngjarjen) Of, bijtë e mi, ç’tmerr paskeni përjetuar! (lëshon një pëshertimë të thellë, në odë sërish fillon dënesja) Mjaft! Duhet t’i kursejmë Ademin e Sadriun, këta pasakn parë kiamet me sy... Oh zot...Ç’vdekje e llahtarshme... (në odë përsëri pushojnë britmat, tani jashtë dëgjohen zëra e barinjve të deleve, qenve etj. Të qarat dhe vaji i barinjve sa vjen  e shtohet duke iu afruar odës, disa dalin që t’i qetësojnë, por ata ashtu duke qarë futen në odë. Vajtimi ngritet edhe më shumë kur iu drejtuan tabutit, për ta përqafuar Nazmiun. Edhe në Odë fillojnë dënesjet përsëri  edhe më me zë.) Bijtë e mij, mos qani me zë të lartë, mos ia lëndoni shpirtin Nazmiut, përqafojeni me  rend, çmalluni me të, se duhet ta varrosim sa më shpejt. (pësëri mbretëron qetësia) Qani pa britma. Helmi e hidhërimi del jashtë me lot. Këtë gjë e dinë më së miri gratë dhe nuset tona, sidomos këto të dyja (pranë saj janë Nimfa e madhe dhe Nimfa e vogël, të cilat i afron edhe më afër, njëra i qëndron në të majtë e tjetra në të djathtë): Ja, këto fisnike ngelën pa burra edhe ata u vranë mizorisht në luftë me këta barbarë, ngelën të veja me nga një vajzë në rininë e tyre. Nuk pranuan ta braktisin këtë familje e të martohen përsëri. Ato derdhën shumë lotë. Ja edhe tani po u rrjedhin si krua. Edhe për hatër të tyre e të bijave të tyre të mitura duhet t’i ndalim brtimat, ta frenojmë veten në këtë gjëmë kaq të madhe. Po ndahemi nga Nazmiu i ndarë përgjysmë, po ndahemi mesvete. Gjysma e familjes duhet të ndahet nga kjo kullë, plot me kujtime tragjike, por edhe të gëzueshme... por marifet e trimëri është kur edhe në momentet më tragjike e në fatkeqësitë më të mëdha arrin ta frenosh e ta bësh zap vetveten, dhe ta ruash arsyen. Nuk duhet të dukemi si vajtorë përloshanë. Plaku im, ndjesë pastë, më thoshte: “Me lotët e popullit tonë do të formoheshin liqej e dete (në këto fjalë në odë futen Sofati e Nikoja, me djemtë e tyre të martuar, Florimin dhe Martinin. Ata kishin marrë vesh në fshat dhe me të qara e britma shkuan drejt tabutit. Nimfa e madhe ndërhyri):

Nimfa e Madhe:- (vë gishtin në gojë): pëssst, pushoni brtimat, qani me zë të ultë, nuk e shihni nënën Zukë se si qëndron e na jep zemër e forcë të githëve?! (i pushojnë britmat, afrohen dhe me radhë e përqafojnë Nazimiun, Sofati i drejtohet Ademit):

SOFATI:- Baca Adem, po më vie keq që kësaj mërzie po ia shtoj edhe një lajm të keq: xhandarët dhe ushstarët që po qëndrojnë para derës së oborrit na thanë se afati i nisjes po afrohet, dhe  se kanë ardhë ta mbikëqyeirn shpërnguljen, e ne ende nuk jemi ndarë. Nuke dimë se kush mbetet këtu e kush duhet të shkojë në truallin e  vjetër...

ADEMI:- A keni mund të bëni diçka, a mund të hyhet në atë kullë?

SOFATI:- Prej andej po vijmë, këto shtatë ditë qysh kur na urdhëruan që të ndahemi, kullës ia vumë kulmin, i kemi ndarë odat dhe i kemi shtruar, diku me dërrasa e diku me dhe. Edhe dyert e gardhiqet i kemi arnue.

ADEMI:- E për ndarjen e familjes, a keni menduar?

DURIM E MARTINI:- (njëzëri): Ne të dy e kemi planifikua njëfarë zgjidhje, nëse pajtoheni të gjithë.

ADEMI:- Të dëgjojmë.

MARTNI:- (E nxjerr një letër): pra, sipas disa kritereve kemi menduar të këtë ndarje: në këtë kullë do të ngelin: Nënë Zuka, Sadriu me të shoqen, Pashien, dhe tre fëmijët e tyre, Hosia Rinori dhe Ylberi. Pastaj ngelin: Sfati me të shoqen Sabilen dhe fëmijët e tyre: Durimin, me nusen e tij Hatën, Mirën dhe Ukën. Këtu nuk i kemi llogaritur të plagosurit e të sëmurët, ata do ngelin këtu. Baca Adem, djali yt Sefa, pasi është gjysmë mjeku do të qëndrojë këtu e të kujdeset për ta. Na vie keq që po e ndajmë nga motra binjake; Ajetja. Në kullën e vjetër shkojnë: Baca Adem me Havën dhe me fëmijët: Ajeten, Shahinin, Mahirin dhe Becin, thashë Sefa ngel këtu. Pastaj me bacën Adem shkojnë: Nikua me të shoqen Gjanen dhe me fëmijët: unë Martini me gruan time Hyrijen dhe vllau im Blerimi. Pastaj, Nimfa e Madhe me vajzën e saj Fitoren. Nimfa e Vogël me bijën e saj Vlorën, edhe këtu nuk i kemi parapa ushtarët e plagosur dhe të burgosurit, ata do të mbesin këtu, apo mund të vijnë edhe atje, që të bëhemi të barabartë. A pajtoheni me këtë ndarje?

AUTORI:- (pasi ndriçohet): pas kësaj pyetjeje të gjithë filluan ta shikonin njëri-tjetrin me lot ndër sytë, të nemitur sikur kurrë më nuk do ta shihnin njëri-tjetrin, edhepse largësia në me të dy trojeve nuk ishte më shujmë se 25 kilometra. Kur në këtë heshtje nuk kundërshtoi askush, Ademi mori frymë thellë dhe tha:

ADEMI:- Hajli qoftë! Na ndihmoftë i madhi zot! Të bëhemi gati shpejt e shpejt. Merrni ato që na duhet për fillim, ngutuni, përgatitini qerre e kuaj, bagtitë e krejt atë çka duhet, disa prej nesh duhet ta varrosim Nazmiun në oborrin e kësaj kulle... kapeni tabutin se na ka mbetur pak kohë (Ademi me Sadrinë me dy burra tjerë i afrohen tabutit. Nënë Zeka e përqafon edhe njëherë tabutin, ashtu veprojnë të gjithë, duke i rënë me dorë fëtyrës e duke e puthur Nazmiun në ballë. Pastaj secili vrapon që të përgatitet për rrugë. Burrat e kapin tabutin dhe dalin nga oda)

 

PAMJA E VII-të

 

(Në një skaj të skenës që tani duket sikur skaj i fundit i oborrit të kullës, Ademi me të tjerët janë duke hap varrin. Të tjerët sjellin çarçafë të bardhë në vend të qefinit, e mbështjellin gjysmën e Nazimiut, dikush shihet duke bartë rraçe, saçët, funda bukësh, kusia, enë, burjela, jorgana, jastekë, duket sikur i nxjerrin jashtë për t’i ngarkuar në qerret e kujave)

XHANDARI I:- (hyn në oborr): Koha e nisjes u afrua, hajde nisuni!

SOFATI:- (Nga vedni i varrimit) Vetëm  sa ta avarrosim vëllain, zotri.

XHANDARI I:- Vetëm gjysmën, atë nga këmbët, gjysmën tjetër atje, në Mavriq, në truallin e vjetër. Ashtu siç urdhëroi oficer Hollozi, jasno! (e qartë)! Ky fshat nuk to të quhet më Thanaj, por Holloz. Oficeri ynë e pagëzoi me ermirin e vet. Këtu do të sjellim nga Serbia familje luftarake çetnike. Dhe jo vetëm, këtu, por do ta popullzojmë krejt këtë vend që quhet Serbia e Vjetër. Është e drejta jonë historike, është djepi ynë, hajde, brže, brže! (shpejt, shpejt).

AUTORI:- (erësohet skena, ndriçohet autori) Burrat me zemër të plastë e nxjerrin gjysmën e Nazmiut nga varri dhe e lënë më një anë, pjesën tjetër e lanë në varr, e mbuluan me dërrsa të trasha bungu dhe pastaj e mbuluan me dhe. E lagën varrin me ujë, sipas adetit. U mblodhën i madh dhe i vogël, ia bënë duanë pa mundur t’ia falin xhenazen. Morën gjysmën tjetër të Nazmiut të mbështjellur mirë me çarçaf në vend të qefnit, e dolën në rrugë. E vunë në një qerre. Pranë i rrinte Hava me dy Nimfat. Të gjithë qanin, qanin për Nazmiun që varrosej në dy varre, qanin pse ndaheshin për të gjalli nga njëritjetri. Të dukej se qanin  edhe gurët e oborrit  e të kullës. U përqafuan me njëritjetrin duke u hallashtisë mesvete. Vaji shpërthen me të madhe kur nënë Zuka e përqafoi ashtu të mbështjellur Nazmiun. Këmbët nuk punonin, mezi morën fuqi të nisen. Karvani u nis. Ata më të moshuarit dhe fëmijët hypën nëpër qerret e ngarkuara me rraqe, të tjerët më këmbë. Para tyre ecte bagëtia e barijtë me qen me zinxhirë. Kokat iu ngelën të kthyera nga kulla e duart e ngritura në ajër, në shenjë lamtumire. Barinjtë jua mbyllën me kashtë kumbonat dhe zlet bagëtive në shenjë zie dhe u grahnin pa zë. Në të dy anët qëndronin ushtarët e xhandarët nga pesë metra larg njëritjetrit me pushkë e bajoneta në to, duke i nxitur që të ecnin më shpejt. Këtë egzod mortor e përcillte edhe kukama e një qyqeje diku në largësi. Fëmijët si në kor ia kthyen qyqes.

 

Kukur, kuku

Qyqja thërret

Nëna qyqes i bërtet

Ti moj qyqe kukullo

Për njerëz të ligj

Jo për hero!

 

Kështu gjysma e familjes Thanaj me 32 anëtarë të gjallë e me gjysmë kufome të ndarë dysh me shpatë, u nis për në truallin e vjetër në fshatin Mavriq prej nga ishin shpërngulur më parë. Pokështu me dhunë si tani. Prej të njëjtit armik. Duke lënë më shumë se kaq të vrarë e të masakruar. Kuku, kuku qyqja kukatë, kjo familje, ky popull kurrë nuk u bë rehat.

 

AKTI I II-të

 

(Në skenë prapë oda e burave ngjashëm me odën nga e cila u shpëngulën, por e pa gelqerosur. Një odë e lënë shkret një kohë të gjatë dhe sapo e mbluar me tjegulla. Mbrëmje, janë të ndezura llambat e vajgurit, secili bën diçka në odë, shtrojnë qilimat, jastekët, pastrojnë etj. Edhepse është verë, në vatër është i ndezur zjarri. Gati të gjithë janë në odë, burra, gra e fëmijë. Janë të lodhur, disa janë të shtrirë, disa i ka zënë gjumi, disa ende bisedojnë etj. Ngritet perdja, ndriçohet autori)

AUTORI:- Ja, gjysma e shpërngulur e famljes Thanaj, pas shtatë orësh ushëtimi arritën në Mavriq, në kullën nga e cila kishin ikur dikur, duke lënë pas vetes shumë viktima në këtë kullë që digjej zjarrë... Kur arritën, dielli sapo perëndoi, burrat të prirë nga Ademi, shpejtuan ta varrosin gjysmën e Nazmiut. Të tjerët, burra e gra e fmijë shkarkuan rraqet nga qerret, rehatuan bagëtnë. Futën rraqet në kullë, e cila u gjalërua nga prezenca e njerëzve që i kishin munguar vite me radhë. Burrat hapën varrin diku në fund të oborrit të madh. E zbritën tabutin nga qerrja dhe të përcjellë tani nga të gjithë anëtarët e famijes, por edhe të disa fqinjëve që erdhën në ndihmë posa morën vesh për ardhjen e tyre. Edhepse kulla ishte në të hyrë të fshatit, pak më larg shtëpive të tjera. Me lotë në sytë e varrosën Nazmiun, ende pa u errësuar tërësisht. Ashtu të lodhur u ngjitën në kullë, hangrën darkë shpejt e shpejt dhe u shtrinë gati të gjithë në odën e burrave, të tjerët nëpër fjetat e parregulluara ende sa duhet e si duhet. Mushkëritë e kullës filluan të marrin  frymë sërish, por tani në vend të njëqind frymëmarrësve, kishin brenda vetëm  triddhjetëedy prej tyre, e aty në oborr pranë saj, edhe një gjysmë kufome, posa të mbuluar me dhe. Jashtë dëgjohen lehjet e qenve, dhe ndonjë pëllitje e bagëtive.

(errësohet autori, ndriçohet oda)

ADEMI:- (Në ballë të oxhakut) Nikë, a e keni zgjidhur qentë?

NIKOJA:- Jo, baca Adem, duhet t’i mbajmë të lidhur disa net, derisa të ambientohen, përndryshe ikin e shkojnë në Thanaj te shoktë e vet që mezi i ndamë prej tyre.

ADEMI:- Po, besa, ke të drejtë, mos kanë harruar t’i ushqejnë?

NINFA E MADHE:- Jo bacë, nuk kemi harruar, por nuk hangrën, edhe ata i ka kapluar mërzia si të gjithë neve, më bënë të qaj kur i pashë ashtu, apo i ndëgjon?- ata nuk po lehin por po qajnë...

ADEMI:- Eeeh, moj bi, s’shtë çudi, ndarja e sotme është e pashembull në botë. As hunët as gjysmë barbarët tjerë nuk kanë vepruar kështu ndaj viktimave të tyre... Njeriu qenka vërtet, më i fortë se guri. S’është çudi që kjo tragjedi t’i ketë prekur edhe shpirtërat e kafshëve, siç janë qentë, që janë aq besnikë ndaj njeriut. Jo, jo, këta qenë besnikë nuk mund të quhen shtazë a kafshë. Kafshë e shtazë janë ata shki që vepruan në atë mënyrë! Një gjë të tillë nuk mund ta bëjë njeriu që i thotë vetes njeri... Oh zot, çfarë të bëmë që na i solle këto bisha kojshi? Na i hiq qafe o zot!

NIKOJA:- Eh, ore vëlla, edhe me gjithë këtë mynxyrë, duhet t’i kthehemi jetës, vështirë e kemi vërtet, por ç’të bëjmë? I gjalli me të gjallin dhe i vdekuri me të vdekurin. Duhet të jemi të fortë e t’i kthemi jetës... Së pari, nesër si të marrin vesh njerëzit që kemi ardhur, do të vijnë të na takojnë e të na urojnë ardhjen në trollin e vjetër e të braktisur. Por do të vijnë e të na nugushëllonë për Nazimiun. Disa prej fshatarëve ishin mbrëmë prezent në varrosjen e tij. Me siguri e kanë përhapur lajmin.

ADEMI:- Po, ashtu duhet të ndodhë, mirë thua, duhet t’i kthehemi jetës... Së pari, herët në mëngjes duhet ta gëlqerosim këtë odë, që të kenë ku të hyjnë njerëzit që vijnë të na ngushëllojnë. Mirë do të ishte t’i gëqerosim edhe dhomat e fjetjes, këtë gjë mund ta bënë edhe gtarë e vajzat. Pastaj vijnë me radhë shkallët dhe divanhanja.

NIKOJA:- Punë ka sa të duash, jo oborrri, jo stallat, muret e oborrit, dyert, gardhiqet e kështu me radhë. Ka vite që këtu ka munguar dora e njeriut. Për një javë, sa na dhanë afat hutat shkie, nuk kemi mundur t’i përmirësojmë gjithë ato prishje (errësohet skena, ndriçohet autori)

AUTORI:- Pastaj  fjalën e mor Beci, foli për përtritjen e ekonomisë me kultura të reja, farërash, bimësht, fidanësh, fisnikërimin e bagëtive etj., etj. Duke e dëgjuar ligjërimin plot entuziazëm, secili gjente detyrat dhe punët që i pritnin në ditët e ardhshme... dhe dalëngadalë i zuri gjumi të gjithë, që për këta njerëz të lodhur e të mërzitur, ishte balsami më i mirë. (errësohet autori, skena tani paraqet pamjen e kullës. Pranë portës është i ulur autori, i cili flet. Nga kulla e nëpër oborr enden e veprojë burra, gra e fëmijë.)

AUTORI:- Sot, posa zbardhi agu i dritës, i madh dhe i vogël u ngritën në këmbë. Puna e parë që bënë ishte gëlqerosja e odës. Të tjerët vazhduan punët e tyre që nga lëshuarja e pulave, të ushqyerit e tyre, mjelja e lopëve, buallicave, deleve, dhive, përgatitjen e sillës, drekës. Shkurt, secili gjeti punën e vet. Që në mëngjes filluan të vinë njerëz, fqinjë, miq e dashamirë që t’i ngushëllojnë për Nazmiun por edhe t’ua urojnë mirëseardhjen (gjatë kohës që flet autori nepër oborr e nga dera e kullës enden, hyjnë e dalin mbajnë në dorë ndonjë send, bëjnë diçka) kështu kaloi edhe kjo ditë vere, që ra muzgu dhe përsëri u tubuan në dhomë të gjithë (errësohet skena, përsëri lëshohet panoja e odës së burrave. Natë. Në ballë të ogjakut Ademi, në anën tjetër Nikoja. Në të dy anët burra, djem, gra, vajza, fëmijë etj.)

ADEMI:- Nikë vëlla, sot e tutje do të më qëndrosh pranë në vend të Sadriut, prej të cilit u ndamë dje prej së gjalli...eh, more vëlla mos na raftë që ta harrojmë tragjedinë e djeshme.

NIKOJA:- Ashtu është ore bacë, por ja, njerëzit me fjalët e ngushllimet e tyre, edhe sot sa shumë na i lehtësuan zemrën...

ADEMI:- Po, sa të zgjasë e pamja do ta ndiejmë veten më të lehtësuar por, nuk po më hiqet nga mendja amaneti i Nazmiut: ai farë emri Mikeshë...(dëgjohet një trokitje në derë të oborrit, dëgjohen edhe lehjet e qenit. Ademi e të tjerët ndalen në frymëmarrje, dikush e shikon në dritare) hajr qoftë, kush mund të jetë në këtë kohë?

 NIKOJA:- Dikush me llampë në dorë, Mahiri me hesap...(nuk vonon dhe në odë hyn një djalë i ri në kostum kombëtar i përcjellur nga Mahiri, i cili i mban dy valixhe në dorë. Të gjithë ngriten në këmbë)

MIKESHA:- Paçi jetë të gjatë burra!

TË GJITHË:- Të gjatë e të lumtur: e paq edhe ti or mik!

ADEMI:- (duke i treguar ballin e oxhakut) urdhëro, ulu e rahatohu...

MIKESHA:- Ju falemninderit (ulet në ballë të oxhakut këmbëkryq) burra, zoti ju lashtë shëdnosh për Nazmiun.

TË GJITHË:- Me gjithë ju lëna zot shnosh!

ADEMI:- Po si je ore djalosh?

MIKESHA:- Mirë, të falemnderit, po ju, si jeni me gajret?

ADEMI:- Paj, si të them, po mundohemi të mbahemi të fortë por...

MIKESHA:- Zoti ju forcoftë zemrën e ju lehtësoftë dhimbjet.

TË GJITHË:- Të faleminderit bre djalë i mirë, zoti të nderoftë...

MIKESHA:- (gati qan) kjo mërzia e juaj vëllezër është edhe e imja.

ADEMI:- Paq faqen e bardhë, bre mik, na fal, ne nuk po të njohim, ne pleqtë jemi rralluar... na ndihmo pak, nuk është adet të pytet musafiri se kush është dhe pse ka ardhë...

BLERIMI:- (Biri më i ri i Nikës, pasi shikohet me Mikeshën dhe ajo i jep nojmë me kokë) axha Adem, mysafiri i sotëm është mysafire e jo mysafir. Është Mikesha e fejuara e Nazmiut, është vajzë...

NIKOJA:- Vajzë me mustaqe?!

MIKESHA:- (heq mustaqet dhe qeleshen dhe i bijnë flokët e gjata krahëve, të gjithë shikojnë pa marrë frymë fare)

MAHIRI:- Po, babë, kjo është nusja e Nazmiut, nusja jonë...(të gjithë çohen në këmbë me lot në sytë)

ADEMI:- Mi-ke-sha, Mikesha e Nazmiut, ai me këtë emër në buzë e dha frymën e fundit (e kap në grykë) zoti të lashtë shëndosh kunatë dhe motra ime... (të gjithë shkrehen në vajë dhe ashtu me radhë e përqafojnë dhe e ngushëllojnë Mikeshën dhe ulën)

NIKOJA:- Ju na e hodhët neve (duke fshirë lotët) e ne tani do t’ua hedhim grave, të lutem vëri mustaqet dhe kësulën (mikesha e dëgjon) Blerim shko e thirri gratë e vajzat (Blerimi shkon dhe nuk vonon e hyn së bashku me gra, nuse, vajëzat e fëmijë, pasi përshëndeten me mmsafirin me fjalët mirë se erdhe, mirëmbrëma, a ke mujt bre mik etj, e ajo ua kthen me mirë se ju gjeta, zoti ju lashtë shnosh bre motra etj.)

ADEMI:- Uluni lirisht, me këtë mik nuk kemi havale.

NIKOJA:- Ky miku paska ardhë me e lypë Ajeten për grua (Ajetja ul kokën nga turpi) ju thirrëm që t’iu pyesim se çka po ua merr mendja juve?

HAVA:- (Si e trullosur) mësit i kujt je bre bir?

ADEMI:- Këta të rijnë nuk duan mësit, ky po e kërkon për vete.

HAVA:- (e zënë ngusht) ani more njeri bëni si të doni, djali qenka si rrezja mashallah... (qeshin të gjithë, Ajetja ngritet për të dalë nga oda e Hava e ndalë) ulu aty! (Ajetja ulet)

GJANJA:- (E kupton lojën e i kthehet Havës) eh mori kunatë këta si duket po tallen me ne! Lëkura dhe zëri i këtij djaloshi me mustaqe më ngjajnë se janë të një femre e jo të mashkullit...

AUTORI:- kur të gjithë të pranishmit nuk mund ta mbanin gazin, Mikesha u ngrit, hoqi musatqet, xhamadanin, plisin, shokë e tirqë. Të gjithë u mrekulluan kur para tyre doli vajza, nusja e tyre e re, nusja e Nazmiut të varrosur në dy varre. U ngritën përsëri të gjithë në këmbë dhe me lot e vaj u përqafuan përsëri me Mikeshën e ardhur nga Durrësi në Kosovë kur merr vesh për ngjarjen tronditëse.

MIKESHA:- (Ngritet, shkon dhe merr valigjet te dera ku i la Mahiri dhe vjen në vendin e vet përsëri)

ADEMI:- Po me çka erdhe?- me siguri nuk ke ardhë në këmbë me gjithë këto valixhe.

MAHIRI:- Mikesha ka ardhë me kalë babë, por vetë ka ecur në këmbë, sepse me kalë ka sjellë dy gurë mermeri, dy thasë ciment dhe këto valigje. Gurët dhe çimenton i solli për t’ia mbaruar varin Nazmiut. (të gjithë shikojnë me habi)

ADEMI:- Çka?

AUTORI:- Ademi u ngrit, mor njërën llampë të vajgurit dhe u nis për të dalë jashtë, shkuan dhe i panë gurët e mermerit që i solli Mikesha. U kthyen përsëri me lot gëzimi në sy.

ADEMI:- (duke hyrë) të falemnderit moj bijë për kujdesin që ke treguar por edhe për mundin që paske hequr duke ecur në këmbë. (ulen të gjithë).

AUTORI:- Mikesha hap valixhet dhe nxjerr dhuratat, gati për secilin. pasi jua ndau të gjithve, nga valija nxjerr një shami të qëndisur bukur, e afron te zemra.

MIKESHA:- Kjo dhuratë është për Nazmiun (e përqafon dhe ia fillon këngës me lotë:

 

Kam qëndisur këtë shami-e

Për Nazmin tim të ri-e

Për ta ruajt si sytë e ballit

Si shenjë të besës së shqiptarit

Por tash do ta mbajë Mikesha e tij

Për ta mbajtë kujtim në gji!

 

AUTORI:- Përsëri të gjithë shkrehen në vaj, duke mos ia ndarë sytë Mikeshës, secili po thoshte me vete: sikur të fejohej për Mahirin, për Blerimin, për Becin, që të mos shkojë diku tjetër. Pse t’iu fluturojë kjo dallëndyshe prej duarve e t’ua shkretojë kullën.... Erdhi koha e darkës... (errësohet skena, ndriçohet autori) Pasi hëngrën darkë, ndërruan edhe ndonjë muhabet e pastaj ranë për të fjetur. Mikeshën e mori Ajetja në dhomën e  saj (errësohet skena)

 

PAMJA E IV

 

(Përsëri lëshohet panoja me kullën e pikturuar, dhe në oborr shihen burrat duke punuar rreth varrit të Nazmiut. Dikush sjell rërën e situr, dikush bën cimenton. Dalëngadaë varri merr formën përfundimtare)

AUTORI:- (Pranë varrit të Nazmiut) Ja, pa zbardhë mirë dita, pos ndonjë foshnje, u zgjuan nga gjumi. Puna e parë që duhet të bënin, ishte rregullimi i sërishëm i varrit të Nazimit. Dalëngadalë varri mori formën e një lapidari, sepse ishte hera e parë që në këto anë bëhej një varr me gurë mermeri të latuar që shkëlqejnë si pasqyrë. Një gur mermeri ia vunë te koka, ku ishte i punuar bukur portreti i Nazmiut dhe nën portret ishte emri, data e lindjes dhe e vdekjes së Nazmiut, të shkruara me germa të metalta, të praruara. Ja, tani si duket çdo gjë përfundoi, rreth varrit po mblidhet gjithë familja, por edhe njerëz të tjerë të ardhur për ngushëllime. Të gjithë presin që çimentoja të forcohet pak që t’i mënjanojnë dërrasat që kanë shërbyer për t’i cimentuar gurtë e mermerit. Ja, fjalën e ka Martini.

MARTINI:- Familjarë, miq e dashamirë të dashur e të nderuar, propozoj një minutë heshtje për dëshmorin Nazmi Thanaj (heshtje, por edhe lot)

Lavdi dëshmorit të rënë për liri!

TË GJITHË:- Lavdi!

MARTINI:- Tani fjalën e ka Mikesha...

MIKESHA:- (pasi i del Nazmiut te koka) Fort i dashuri dhe i shtrenjti ynë Nazmi. Erdhi momenti që prej teje të ndahemi fizikisht, por kurrën e kurrës s’kemi qenë më afrër shpirtërisht! Shaminë e kujtimit (e nxjerr nga gjiri) do ta ruaj me besë e shpresë për fitore për të clën e flijove jetën tënde të re. Betohem përpara zotit, para teje edhe përpara familjes tonë të shtrenjtë që sot e tutje do të bëhem pjesë e saj dhe nusja jote për jetë të jetëve... Betohem se nuk do t’i koris veglat tuaja të punës dhe as armët tuaja të luftës. Me emrin tënd në gojë do të biem e do të zgjohemi. Prehu në amshim, o burri im, o jetëshkurti ynë i paharrueshëm (heshtje e lot) Lavdi të qoftë përjetë!

TË GJITHË:- Lavdi!

AUTORI:- Të gjithë qajnë qetë e qetë, të rrëmbyer nga kjo dhembje krenare. Ademi nuk u durua pa thënë diçka. Ju afrua Mikeshës, e puthi në ballë dhe i tha:

ADEMI:- Paq faqen e bardhë moj nusja jonë. Ti na solle në vete e na dhe zemër mu tani kur jemi të trullosur e të humbur nga dhimbja që na ka kapluar... Nuk gjej dot fjalë të të falenderohem për këtë sjelljen tënde burrërore e bujare... Por... Mori nuse, mori motër, mori bijë... Si mund të pajtohemi që ta humbasish rininë tënde pa gëzmin e prehërit tënd me fëmijë, pa përjetuar gëzimin, ndjenjën më të lartë për çka të ka krijuar perëndia, pra ndjenjën për të qenë nënë...(të gjithë shkrehen në vajë).

MIKESHA:- Jo, jo, baca Adem, nuk do të mbetem pa fëmijë, se së shpejti do të ma lind një fëmijë jote shoqe, teto Hava, të cilin do ta rris me dashuri, për vete për ju dhe për Nazimiun tonë të ndjerë. (errësohet skena, ndriçohet autori)

AUTORI:- Pasi u përshëndeten të gjithë me Mikeshën me lot në sy, u shpërndanë. Dikush u ngjit në kullë, dikush në punë. Pas këtij ceremoniali mortor, familjarët vazhduan punën edhe miq e akraba, siç thashë, dikush u ngjit në kullë, dikush u përshëndet dhe shkoi në shtëpinë e vet. Burrat pritën ngushëlluuesit në odë. Gratë pritnin mikeshat edhe gratë e farefisit. Disa gra të shtëpisë përgatitnin kafe e drekën. Burrave në odë jua sillnin drekën fqnjët me radhë, për aq ditë sa zgjatën ditët e ngushëllimit. Por fqinjët dhe i tërë fshati i ndalte miqtë e fshatrave më të largta që ta kalonin natën si mysafirë të tyre, që të mos i zinte nata rrugëve të largëta. Çdo gjë ecte si sahati, vetëm mërzia i rëndonte shpirtërat e gjithë familjes, dertet e nevojat tjera jua mirrte përsipër fshati, e sidomos fqinjët. (ngritet perdja përsëri oda e burrave, natë, llambat e ndezura, e radhitja e burrave si zakonisht)

 

PAMJA E V

 

AUTORI:- (është më i ndriçuar se të tjerët që janë në odë) Edhe kjo ditë kaloi duke përcjellur burra e gra që vinin për ngushëllime, por edhe për të ju shprehur mirëseardhje në kullën e  vjetër. (në odë dikush zbathet, dikush lanë këmbët e dikush lirohet nga rrobat e rënda. Dikush i ulur, dikush vë gjymat e çajit apo xhezvet e kafes në zjarrin e oxhakut etj.) Familjet e mëdha shumëanëtarëshe kanë veti patriarkale ku sundon akoma absolutizmi i burrave. Ndërsa familja e madhe Thanaj, edhepse ka një numër të konsiderueshëm anëtarësh, nuk ngjan me familjet tjera patriarkale. Kjo familje ka përvetësuar shumë botëkuptimet liberale, përparimtare, bashkëkohore, ku burri edhe gruaja, si të thuash, janë plotësisht të barabartë. Këtë proces emancipues e përforcoi edhe prezenca e Mikeshës për një kohë kaq të shkurtër, sidomos guximi i saj karshi burrave (ndriçohet tërë oda)

MARTINI:- Mkeshë, nusja jonë e dashur dhe e nderuar, për shkak të sakrificës që tregove dhe e dëshmove sot me betimin tënd para varrit të Nazmiut, ne të gjithë që sot e tutje do të të thërrasim Martire, sepse ti vërtet e martirizove vetëveten...

MIKESHA:- (e ulur pranë Ademit, pranë oxhakut) Ju falemnderit shumë vëllezërit e mi, por e kam vështirë ta pranoj atë emër të shenjtë. A nuk kanë thënë trimat e mençur: “Se nuk është mirë të ta këndojnë këngën për së gjalli, se pa u provuar nuk dihet trimi.

SHAHINI:- Pse ta ruash kurorën, ta rush kurorën me burrin e vdekur nuk qenka provë e mjaftueshme!?

MIKESHA:- Jo, kjo mund të jetë vetëm një parapërgatitje për provë. Provën e martirit e kanë dhënë Nazmiu e të gjithë ata që u vranë për këtë tokë, shumica pa armë në dorë. Kurse unë, ti, Martini, Blerimi, Mahiri, Beci e të tjerët që jemi veprimtarë, që jemi veprmtarë të çështjes kombëtare, e besa edhe disa nga motrat tona këtu, ende nuk na ka provuar zoti, që të dëshmohemi sa trima jemi. E ishalla nuk na bie hise ndonjë torturë që mund të na korit... Në rrethana të robërisë në të cilën po jetojmë, mund të na vijë radha që të dëshmohemi... lumi ai  që qëndron, në ato momente të vështira e që vdes me faqe të bardhë për lirinë e atdheut...

ADEMI:- Rrnofsh moj nuse. Të lumtë goja për këto fjalë të bukura. Të falemnderit që na tregove se djemtë tanë po u merrkan me veprimtari kombëtare. Asnjëri prej tyre deri mësot nuk na kanë treguar,  edhepse bukur shpesh janë burgosur...

MIKESHA:- Famile e nderuar, kam bindjen se të rinjtë e kësaj familjeje janë frikuar nga ai botëkuptimi partiarkal i të vjetërve: “Zogu mësoka pulën”, prandaj  edhe nuk janë hapur para jush. Duhet luftuar këtë mendim. Pavarëssisht nga mosha dhe gjinia, njerëzit duhet të jenë të barabartë.

MARTINI:- Për fat të mirë, të gjithë të moshuarit tanë po i përqafojnë idetë e të rinjve dhe po e luftojnë patriarkalizmin, janë përpjekur të na e tregojnë rrugën e drejtë.

MIKESHA;- Nuk kam dyshim, këtë e kanë dëshmuar heroizmat e kësaj familje që kaluan kufijtë për të mësuar dhe edukuar, siç janë Mësuesi e Gjmnazisi, që dhanë jetën në rrugën e arsimit. Pastaj heroizmat e juve të tjerëve që vuajtën nëpër burgje: ti, Mahiri e të tjerët. Bile unë pikërisht ty Martin dhe Mahirin u kisha pagëzuar me emrat- Mertir. Ty Martiti i Madh, ndërsa Mahirin- Martiri i Vogël.

NIKOJA:- Po pse moj nuse, ç’merita paskan këta?

MIKESHA:- Pse, nuk e ditkeni? (i sikon të gjithë, të gjithë rrudhin krahët).

NIKOJA:- Jo, nuk e dimë gjë...

MIKESHA:- Martini, pra, Martiri i Madh, ia ka vënë gkosim revolverit për ta shpëtuar shokun e vet të burgut, kur një polic serb ka tentuar ta vrasë, bile, do ta quaja edhe Mic Sokol (të gjithë qeshin) Jo, mos qeshni, nuk po zmadhoj as nuk po hipërbolizoj asgjë. Mic Sokoli duke i vënë gjoksin topit, asgjësoi dhe vrau një togë topxhinjësh turq dhe shpëtoi ushtrinë shqiptare, duke flijuar veten. Kurse Martiri i Madh, duke i vënë gjoksin revolverit, shpëtoi vetëm një shok të vetin. Por për nga gjesti dhe trimëria, nuk ka asnjë ndryshim nga trmëria e Mic Sokolit. Gryka apo kalibri i armës nuk ka rënsësi. Si topi si revolja shuajnë jetën. E shikoni, vetëm martirëve të vërtetë nuk iu dhembset jeta për atdhe. (të gjithë shikojnë me habi).

NIKOJA:- Shiko pashë zotin, paskam një bir të tillë, ani nuk flet, kërdhelja e dreqit! (qeshin)

MARTINI:- Të flas, e si të flas për vete baba?- kur ti i pari do të talleshe me mua.            

NIKOJA:- Heu, jetë e shkretë, heu, kam mund të vdes pa e ditur që paskam një bir martir të gjallë. (parpë qeshin)

MIKESHA:- (Nikës) Nëse nuk të mbetet hatri edhe ty baca Nikë ta kisha ndërruar emrin?

NIKOJA:- Jo nuse, nuk hidhërohem, më thirr si të duash, vetëm lakror jo, se do të më hante gruaja ime Gjaneja sa mbyll e hap sytë! (prapë qeshin).

GJANEJA;- Të hangërt dreqi! Ty s’të han as dreqi i mallkuar e lëremë unë!

NIKOJA:- Bash mirë bën të ma ndërrosh këtë emër, se as vetë nuk e di se ç’domethënie ka emri- Nikë?

MIKESHA:- Emrit tënd- Nikë, po t’ia shtojmë vetëm një shkrnjë, p.sh, germën- L, do të fitonim një metal shumë të çmueshlm, sikur që është- nikli. Pra nga emri- Nikë që nuk ka asnjë kuptim, në gjuhën shqipe, fitojmë ermrin e mineralit shumë të dobishëm,- Nikël, apo të përleqen?

NIKOJA:- Po, po më pëlqen dhe për hajr më qoftë!

TË GJITË: -  Për hajr të qoftë emri i ri Nikël!

NIKOJA:- Hajr paçi e ju falemnderit. Bile tani e di  se ç’do të thotë ky emër... (qeshin).

ADEMI:- Po mirë, po nuk na tregove pse Mahiri të quhet Martiri i Vogël?!

MIKESHA:- Për Mahirin më hollësisht ju flet Martiri i Madh.

MARTINI-MARTIRI I MADH:- ( e shikon Nikën)

NIKOJA:- Fol de, çka po më këqyr?

MARTINI:- Edhe Mahiri, vërtet është Martir, ashtu siç e pagëzoi motra, nusja jonë Mikesha. Duhet ta dini, pra, se asnjë i burgosur shqiptar në burgun ku ishin nuk është torturuar më shumë e më keq se Mahiri jonë. Shumë kanë vdekur nëpër burgje nga llojlloj torturash edhe më të lehta se të këtij, por ja që ky, falë zotit, i shpëtoi  vdekejes. Mahirin e kanë zdeshur lakuriq e me fasha të forta e kanë lidhur për karrige, duarsh e këmbësh, e edhe trupin, pastaj e kanë rrahur me radhë me kamxhik e me kërbaç, në të gjitha pjesët e trupit, e edhe në organet mashkullore. Ky i vogli ynë, jo vetëm që nuk ka zbuluar asgjë përpara hutave, por s’ka nxjerrë asgjë nga goja edhe pas atyre torturave. Shokët e qorrkës së burgut i kanë  thënë sherbet me lugë, duke ia fshirë shkrumbin nga buzët. Sot, kur njerëzit që nuk e dinë se çka ka vuajtur në burg, dhe pa qëllim të keq ia përmendin martersën, nusen, ky zihet ngushtë... Familjarë të dashur, kërkojmë falje që nuk ju kemi treguar se Mahiri apo Martiri ynë i Vogël, nuk mund të martohet kurrë... sepse e kanë paaftësuar policët serbosllavë për sa të jetë gjallë. Nuk mund të ketë trashëgimtar...

ADEMI:- Auu bir..., mozomëkeq... (çohet në këmbë, çohen të gjithë me lot në sy dhe e marrin  ngrykë me radhë e pa fjalë Mahirin) Iluzionet tona për martesën tënde na ranë në det...

NIKOJA:- Eu, eu, eu, as këtë trim nuk e paskemi njoftë deri më sot, vështirë e kemi t’ua bëjmë hallall, pse nuk na keni treguar... (të gjithë janë me lot në sytë)

MAHIRI:- (qeshet)

NIKOJA:- Po ti bile mos u  qesh, o katran!

MARTIRI:- E pse të mos qeshet baba, ky nuk pësoi nga triperi, por nga beteri... (vajin e kthejnë në gaz)

ADEMI:- Njeriut të gjallë i del edhe gazi edhe nga tragjeditë... Por kjo ngjarje nuk është aspak më e vogël se tragjedia e Nazmiut.

MIKESHA:- Eh, kujtimet për heronjtë, dëshmorët, martirët si për ata të vdekurit si edhe për të gjallët janë kujtime e kushtrime lirie. Mbesin yje të pashuara në qiellin e atdheut dhe në vetëdijen e kombit. (errësohet pak skena, ndriçohet autori)

AUTORI:- Të gjithë bien në mendime dhe mbretëron heshtje varri, vetëm bulku e ndonjë qen në largësi dëgjohen. Nuset e veja Nimfa e Madhe dhe Nimfa e Vogël e shikojnë me admirim Mikeshën ulur këmbëkryq mes burrave, duke menduar me vete: edhe na i kemi ndihmuar veprimtarët e atdheut, por Mikesha paska qenë edhe në burg bashkë me djemt e familjes tonë... Edhe vajzat e tyre... Fitorja e Vlora të mbështetura në nënat e tyre, ngjashëm po mendojnë: edhe ne të dyja do të veprojmë si meshkujt tanë, si nusja e Nazmiut, po qe nevoja edhe do të vdesim për atdhe, burgut nuk i frikohemi fare... Edhe Ajetja kishte rënë në mendime. Mendimet i shkuan në pjesën tjetër të familjes Thanaj. Ajo vendosi që nesër në mëngjes t’iu shkruaj një letër dhe t’i njoftojë për ngjarjet e reja, sidomos për Mikeshën dhe për cilësitë e saj. Mendonte se si t’ua dërgojë atë letër duke angazhuar Martirin e Vogël që ta kryej këtë detyrë. Ajo e dinte se Shqipja e vogël gjithënjë shkonte në Bajë te gejzeri i ujit për t’i sjellë gjyshës Zukë ujë për sytë. Martiri i Vogël me siguri do ta gjejë Shqipen në Bajë dhe do t’ia japë letrën, por edhe ta presë përgjigjen prej saj. Dhe kështu filloi të mbretërojë heshtja. Pas kësaj heshtjeje bisedat vazhduan përsëri deri vonë në mesnatë. Folën për historinë, për Teutën e Shotën për skendera e mic sokola. Për heronj e martirë, të vdekur e të gjallë që luftuan me dy fjalë në buzë: Ja liri, ja vdekje! Folën derisa i kaploi mbretëria e gjimit. (errësohet skena)

 

PAMJA E VI

 

AUTORI:-Agoi dita e re. Edhe kjo ditë kaloi me veprimet e Ajetes, e cla vërtet shkroi letrën, e gjeti Martirin e Vogël, e veshi me rrobat e leckosura që të dukej si ndonjë lyps dhe ia dha letrën, duke ia shpjeguar se si do të takohet me Shqipen atje në Bajë dhe se si do ta relizojë përgjigjen e letrës nga pjesa tjetër e familjes Thanaj. Pos këtij preokupimi të Ajetes, edhe anëtarët tjerë të familjes kaluan ditën duke bërë secili punët e obligimet e veta. Kësshtu kaloi edhe kjo ditë. Ra muzgu e meshkujt filluan të vijnë njëripastjetrit në odën e burrave. (ndriçohet skena)

 

(Në skenë prapë oda e burrave, dikush gjendet në odë e dikush vie, varë setrën në varëse, tjetri vie me ibrik e me legen për t’i larë këmbët, ndonjë tjetër grin duhan. Më vonë vijnë edhe gratë të prira nga Mikesha. Secila përshëndetë të pranishmit me: a u lodhët, a u mërzitët... duke marrë përgjigjet: mirëmbrëma, po ju a u lodhët, a u mërzitët, nuk po lënë daijtë e dheut me u mërzitë...etj., etj., errësohet skena, ndriçohet autori)

 

AUTORI:- Kështu, mbasi njëganjë u mblodhën në dhomë burra e gra, dhe pasi secili zuri vendin e vet, Mikesha e filloi e para bisedën. (përsëri ndriçohet skena)

MIKESHA:- Baca Adem...

ADEMI:- Fol evlat...

MIKESHA:- A u morët vesh ma bacën Nikël për mrekullitë e profetëve- Krishtin dhe Muhamedit, cili prej tyre ka bërë më shumë mrekullira?

NIKLI:- Kape njërin e mëshoi tjetrit... Muhamedi ka folë për tokë, Krishti apo Isaja ka folë për qiell...

ADEMI:- Jo besa, Krishti ka qenë më tepër tokësor. Hipur mbi gomar ka hyrë në Jerusalem. Ndërsa Muhamedi ka fluturuar në qiell me njëfarë shtaze të quajtur Burak...

NIKLI:- Te Krishti ka folur edhe gomarica e Ballaamit...

ADEMI:- Në mevludin kushtuar Muhamedit flet edhe qengji i pjekur...

NIKLI:- Muhameti ka mjekuar të sëmurët, Krishti ka ngjallur edhe të vdekurit...

ADEMI:- Profeti Krisht nuk u martua fare, Mihamedi kishte 13 gra...

NIKLI:- Krishti mijëra e mijëra të uriturve ua mbushi shportat me bukë e meshk, dhe kur u ngopën, tepruan tetë shporta plot me bukë... e na u mbytëm duke lavruar, mbjellë, korrë e prapë po ngelim pa bukë...

MARTIRI I MADH:- Njëherë në kohën e perandorinë osmane, një përfaqësues i qeverisë shkon në një fshat të shqiptarëve katlikë për t’i binddur që të kalojnë në fenë myslimane. Kur i sosi argmentet bindëse, një nga fshatarët e pyeti: Zotëri, kur erdhët në fshatin tonë, a e patë fushën? Qeveritari i tha, po, kishit fushë të mirë dhe mjaft të madhe, por m’u duk sikur e kishit lënë shkret, ishte tharë fare... Fshatari i tha: po, ashtu është, është krejtësisht e tharë, pa bar dhe asnjë bimë misri. Na ujë nuk kemi për ta ujitur kur merr vapë e madhe, dhe shi nuk po bjen, dhe ajo është shkrumbuar ktrejtësisht. Sa herë që na ndodh kështu, e lusim Krishtin që të na e nxjerrë një burim ujë, por kot... Nëse Muhamedi na e çelë një burim, ne menjëherë do ta pranojmë fenë Islame... Qeveritari ia ktheu: aaa... këtë nuk mnd t ju garantoj... kjo është punë e zotit... (qeshin të gjithë)

MIKESHA;- U mahitëm pak në llogari të profetënve... edhe ju na e bëni hallall...

ADEMI:- Hallall të qoftë, s’ka dert, besoj se edhe profetët janë mahitur ndonjëherë...

NIKLI:- E rëndësishme është që unë me vëllain tim Ademin apo Adamin, jemi pajtuar se si Muamedi si Krishti apo Isaja, të njëjtë janë. Janë të dërguar të perëndisë, që t’i ndihmojnë njeriut të bëhet njeri... Por... ja që nuk paska gjë më vështirë që të jesh njeri.

MIKESHA:- Po, mjerisht jemi ende shumë larg nga kuptimi i fjalës- njeri, edhepse kemi kaluar dymijë vjet që dëgjojmë fjalët e perëndisë nga këta profetë të dërguar... zoti nga ndihmoftë!

TË GJITJË:- Amin!

MIKESHA:- Kur në këtë botë të ketë njerëz me shpirt, siç na mëson zoti me libra dhe profetët e tij, siç na mësojnë njerëzit e mirë e të ditur, atëherë në këtë botë do të ketë paqe, dashuri e lumturi. Atëherë edhe kjo botë do të shndërrohet në parajsë për së gjalli, tamam ashtu siç na përgatit perëndia për pajsën pas vdekjes.

NIKLI:- Unë mendoj se edhe vetë emri shqiptar shkon baras me kuptimin e fjalës njeri. Nuk mnd ta quaj veten shqiptar nëse nuk jam së pari njeri! Për mua të gjithë ata shqiptarë që bëjnë vepra të këqia, qoftë edhe kur flasin ndonjë fjalë të keqe, ata nuk janë shqiptarë. Bile këtë gjë e kisha fut në kushtetutë: ai që vepron apo flet keq, t’i merret e drejta të quhet shqiptar!

MIKESHA:- Të lumtë, por kjo njësoj  vlen e dhe për fetë. Po qëse nuk je i njerëzishëm, nuk mund të jesh as i krishterë i mirë dhe as mysliman i mirë, as shqiptar i mirë dhe as njeri i mirë... Pra, të gjitha po lidhen me fjalën njeri. Kjo është baza e çdo të mire apo, ruana zot, e çdo të keqeje...

ADEMI:- Por, megjithatë, vështirë se do të bëhemi njerëz të mirë, po nuk patën frikë nga perëndia.

NIKLI:- Tamam  ashtu, hajni kur vjesh shikon  anash a mos po e sheh kush, harron se është duke e parë perëndia, po t’i shkonte mendja se po e sheh zoti, do të ndërgjegjësohej e nuk do të vidhte më.

MIKESHA;- Pra, njeriu derisa të vetëndërgjegjësohet se është njeri, e njeriu nuk mund të jetë njeri po veproi jonjerëzisht, ka nevojë për frikën nga zoti. Sepse, shumëkë mund ta mashtrosh për një kohë, pos perëndisë!

BECI:- Shkurt e shqip, po të jesh “njeri” nuk gabon as ndaj njerëzve as ndaj zotit... e ku ka njeri të tillë të pagabueshëm? (bisedën e ndërpret një e trokitur në derën e orobrrit. Dikush shkikon në  dritare).

ADEMI:- Le të shkojë dikush le të shohë se kush është...

MARTIRI I VOGËL:- (ngrihet e shkon...)

NIKLI:- Kush mund të jetë në këtë kohë...

ADEMI:- Të presim e të shohim...(heshtije, pas pak kthehet Martiri i Vogël). Hë kush ishte?

MARTIRI I VOGËL:- Është një lypës i leckosur, një djalë 15-vjeçar, emrin e kishte Novicë, thotë se e ka zënë nata dhe kërkon që ta strehojmë deri nesër...

ADEMI:- Ëhë, si duket qenka serb... Nejse, strehojeni dhe kujdesuni për të...(Martiri i Vogël e disa të tjerë dalin. Errësohet skena, ndriçohet autori)

AUTORI:- Pra, siç dëgjuat, Ademi dha urdhër ta strehojmë Novicën e zi e të varfër. Djemtë pasi i dhanë të hajë e të pijë, e çuan në banjë e lanë dhe e veshën me rroba të pastra. Kur Ademi në bisedë me të, e mori vesh se Novica ishte jetim, e ndali për rrogëtar, natyrisht me dëshirën e vetë Novicës. E caktoi që t’i ndihmonte Niklit ta mbante rreth bagtisë. Ky farë Novica shërbeu te Adem Thanajt plot tri vjet. Të gjithë e donin dhe e afronin sikur të ishte vëllai i tyre, sikur të ishte anëtar i familjes. Një ditë prej ditësh, Novica u zhduk. Nuk  dihej më gjë për të,  është i gjallë apo i vdekur. Të gjithë u shqetësun dhe u mërzitën sikur për një anëtar të familjes. Kaluan dy vite nga zhdukja e tij e nga Novica asnjë gjurmë, asnjë lajm, sikur ta ketë gëlltitur toka. Në ndërkohë Havës i lindi edhe një djalë, si të thuash me pleqëri, e pagëzuan me meririn Adem, dhe e thërrisnin Ademi i Vogël. Tani djali i ishte mbushur një vit. (bie panoja në një peyll të pikturuar)

 

PAMJA E VII

 

(Skena paraqet pyellin e punuar në një pëlhurë të madhe në prapavi. Nëpër skenë ka drunj të kashiruar, ndonjë cung e dru i prerë. Nëpër këtë pyell duken disa çetnikë bashibozukë me disa shishe rakish në duar duke pirë)

HOLLOZI:- Živeli...(Gëzuar!) Të pimë për çiftin e ri! Sonte do ta grabitim bijën e hazreti Ademit, Ajete Thanajn me të cilën do ta martojmë Novicën tonë të ri. Thanajve do t'ua thejmë krenarinë. Do t'ua zhdukim parimet e zakonet shqiptare. Do t'i bëjmë edhe ata siç jemi ne. Kjo është rruga më e sukseshme për pushtimin e trye. Këtë nuse do ta rrëmbejmë mu në ditën e Bajramit të Madh, festës së tyre fetare. Do t'ua rrethojmë shtëpinë para se të agojë dita. Mu atëherë kur të gjithë burrat e Thanaje e të fshatit Mavriq, shkojnë në xhami për ta falur Bajramin, xhamia gjendet në fshatin tjetër, pra do të jemi të lirë të bëjmë çfarë të duam (errësohet skena ose bie perdja. Para perdës ndriçohet autori)

AUTORI:- Ja, pra, Novica qenka bashkuar me grupe apo çeta bashibozukësht çetnikë të shtetit serb, me banditë, pijanecë, krimielë, vrasës, dhunues e çka jo tjetër, tamam si qent e çartur. Janë treqind sish, që në çdo çast janë të gatshëm t'ia fikin derën dikuj. Po edhe kujt tjetër pos Adem Thanajt, njërit nga krerët e malësisë ku punoi si shërbëtor Novica i zi, i cili e kishte pranuar propozimin e këtyre harambashëve për t'ia përmbysur sofrën Adem Thanajt, atij që e mbajti tri vjet dhe e deshi si bijt e vet. Këta treqind harambashë i kmandnte Hollozi. Po ai oficeri që e kishte nda më dysh me shpatë Nazimin, vëllanë e Ademit. Po ky Hollozi, sonte natën e Bajramit e ka ndërmend përsëri ta dhunojë këtë  familje martire. Diku pas mesnate fshati Thanaj ishte i rrethuar nga çetnikët e Hollozit. Ata lanë të lira vetëm rrugët nëpër të cilat burrat e fshtatit sot të shkonin në xhaminë e fshatit të afërm. Një orë para se të falej Bajrami, të gjithë meshkujt e familjes Thanaj, pasi u lanë dhe u veshën me rroba të reja, u nisën për në xhami. Ademi sikur parandjeu ndonjë të papritur, vendosi që në xhami të shkojë vetëm ai dhe Nikli, të tjerët nglën në shtëpi (ngritet perdja.)

 

PAMJA E IX

 

(Në skenë kulla e Thanajve në ballë, para saj oborri, anash saj dyert e oborrit dhe gardhi kunorë. Ende është errësirë, shihet Hava duke mbyllur derën e oborrit, pastaj i afrohet cungut të drurëve dhe filon të shkurtojë dru. Novica i afrohet gardhit, hip në të ngadalë dhe i duket koka mbi gardh.

 

NOVICA:

 

-Mirë mëngjesi o Teto Havë

Preje gjelin e shtine n'tavë

 

HAVA: (e sheh Novicën  dhe e njeh)

 

-Besa gjelin me gjithë dash

Ademi mbrëmë të përmendi bash

Për me t’pasë për festë ngat  veti

Se t’ka dashtë si djalë hasreti

Me njëherë po ta çeli portën

Ti Lum bëfsh që na e gëzove votrën (Hava niset kah porta, Novica kërcen gardhin dhe bie në oborr)

 

NOVICA:

 

-Mori Havë lëri ato llafe

Se s’kam kohë as me pi kafe

Por ti sot do të jesh shokuese

Ajetën tënde e dua për nuse!

 

HAVA:

 

-Ç’flet ashtu mor Novica i zi

Ajetja ty për vëlla të di.

Aje në mend a të kanë lënë

Kujtoje bukën që ta kemi dhënë.

Të kanë dashtë burra e fëmijë

Nuk t’kemi  fshehë nuse as bijë

Por nëse je kah bën mahi

Lëri shakatë se s’je më fëmijë

 

 

NOVICA:

 

-S’bëj shaka moj e uruar

Me treqind shkie ju kam rrethuar

Ja e marr Ajetën grua

Ja asnjë i gjallë s’keni për të shpëtuar...

 

 

AJETJA: (e dëgjon zënkën dhe del në oborr. Nëpër vrima të gardhit i sheh shkiet duke lëvizur, hyn brend dhe alarmon kullën. Dëgjohet zëri i saj)

 

-Rrokni armët se jemi të rrethuar! Jemi të rrethuar! (në dritare dhe frengji të kullës përnjëherë duken tytat e pushkëve. Në derë të kullës duket Ajetja me një sëpatë në dorë. Vrapon drejt Novicës, i bie sëpatë dhe ia këput dorën në krah. Rrafalli i shkive i qëllon nënë e bijë, por edhe ata bien të vdekur nga plumbat e kullës. Disa nga shkiet futen brenda në kullë. Brenda dëgjohen të shtëna pushkësh, ulërima fëmijësh, bërtima të grave dhe e burrave)

AUTORI: (Duket në derë) këtu brenda po zhvillohet lufta fyta-fyt me thika e honxhare e me çdo gjë tjetër. Gjaneja dhe Vlora po i stërpiknin shkijet me vajgur, Fitorja po jua hudhë fijet e shkrepësës të ndezura flakë, ja shkijet e kallur e të lemeritur po dalin jashtë dhe po shkrryhen nëpër tokë... por... gati të gjitha gratë e shtëpisë u vranë pasi lanë të vrarë dhe të djegur 60 shkije e disa të tjerë të plagosur. Dy nipat me Ademin e Vogël të lidhur në djep vrapuan drejt shkallëve të jashtme të kullës. Donin të hidheshin bashkë me fëmijën nga lart shkallëve në oborr, por Mikesha i zuri në momentin e fundit...

MIKESHA: (Krye shkallëve) mosni për hatër të zotit e të fëmijës!!

NIMFA E MADHE:- Mos na pengo, nuse, se na turpërojnë!

MIKESHA:-(i kap me rrëmbim dhe i largon) jo, fëmijën duhet shpëtuar, të futemi në odën e burrave (largohen).

AUTORI:- Vrapuan dhe u ngujuan në odë, e mbyllën derën. Mikesha mori një çarçaf të bardhë dhe e lidhi në grykën e pushkës që i kishte mbetur pa fishekë dhe e qiti jashtë dritares dhe e tundi në shenjë dorëzimi. Shkijet që ishin në oborr e panë.

MIKESHA:-Dorzohemi, dorzohemi, ndalni vrasjet...

HOLLOZI:- Kush dorëzohet, sa jeni atje?

MIKESHA:- Tri nuse e një fëmijë në djep.

HOLLOZI:- Zbritni poshtë shpejt!

MIKESHA:- Kujt po i dorzohemi, cili është eprori?

HOLLOZI:- Unë, komandant Hollozi...

AUTORI:- Mikesha mori tri thikat që i mbanin në dorë të tri nuset dhe i fshehu nën foshnjën e lidhur në djep. Hapën derën dhe që të trija me fëmijën zbritën shkallëve të jashtme të kullës. Zbritën në oborr që ishte i mbushur me viktima nga të dyja palët të shtrirë për tokë, të vrarë e të shpuar me bajoneta, thika e singi. Aty janë dy martirët Matini dhe Mahiri pastaj Shahini, Blerimi, Beci; Femrat: Gjaneja, dy Yllkat  dhe të gjithë barinjët si dhe Hava dhe Ajetja... Hollozi priti deri sa mjekët ia lidhn dorën e këputur Novicës, pastaj urdhëroi që të largohen duke lënë 60 haramëbashë të vdekur e disa të plagosur rëndë. U larguan me 230 e sa haramëbashë të gjallë. Disi e ndjente veten krenarë. Kishe ardhur të rrëmbente vetëm një nuse, kurse tani po kthehet me 3. Disa nga të plagosurit që mundnin të ecnin, i morën dhe ikën duke ja vënë zjarrin shtëpisë dhe duke e lënë vendin të larë në gjak. Në ndërkohë disa nga të rënët e shtrirë në oborr, filluan të jepnin sheja jete. Martirit të Madh i kaloi të fiktët që i kishte rënë nga plagët e marra, e ngriti kokën dhe ngadalë po shikonte rrotull. Kështu po vepronte edhe Shahini dhe Gjaneja. Të tre po shikonin njëritjetrin.

GJANEJA:- Te xhamia shpejt! Lëshon kokën pa fuqishëm, kështu i ndodhi edhe Martirit të Madh (errësohet skena, ndriçohet autori)

AUTORI:- Vetëm Shahini arriti të brofë në këmbë. Edheese ishte i plagousur, u nis drejt xhamisë për të dhënë kumtin. Duke lënë rrugës vazhdën e gjakut, arriti te xhamia. Kumti u dha. Hoxha ndërpreu faljen e Bajramit dhe urdhëroi: çohuni burra, se këtë namaz bajram në vend e çojmë nëse nuset dhe çunin i shpëtojmë dhe të plagosurve ju ndihmojmë; ata që kanë ymër të shpëtojnë... kaq u desht që 25 burra të armatosur të prirë nga hoxha t’iu  bashkangjitën Thanajve: Ademit, Niklit si dhe Sofatit, Durimit, Sefës, Sylës dhe Salihut, të cilët, nga shtëpia tjetër e Thanajve kishin ardhur ta falin Bajramin në këtë xhami, me qëllim që të takohen me Thanajt tjerë. Nikeli që ishte edhe major rezerv urdhëroi Durimin, Sylën dhe Salihun, të cilët ishin vrapues të njohur kuajsh, që të vrapojnë si pararoje dhe t’i zbulojnë kriminelët. Të tre iu hipën kuajve dhe fluturuan drejt cakut. E morën edhe Shahinin e plagosur, pasi Sefoja që ishte mjek, ia lidhi plagën. Së pari shkuan te kulla e djegur, sepse andej çonte rruga. Në oborr gjetën Gjanen e plagosur duke ia lidhur plagët birit të saj Martirit të Madh. Pasi panë me sy tërë tragjedinë, vazhduan rrugën që të shpëtojnë tri nuset dhe Ademin e Vogël. Kalorësit shumë shpejt zbuluan rrafshnaltën ku shkijet e lodhur ishin ndalur të pushojnë, të hanë e të pinë. Shpejt e shpejt u kthy njëri prej tyre që të lajmrojnë Nikelin dhe të tjerët për vendndodhjen e kriminelëve. Pasi që të gjithë i shin me kuaj, u takuan me lajmëtarin dhe bashkë me të arritën te rrafshlarta. Kuajt i lanë pak më larg rrafshlartës, që të mos bëhej zhurmë e tollovi. Nikeli në qetësinë më të madhe rreshtoi njerëzit në formacion gjysmërrethi, andej kah ndodheshin nuset dhe foshnja. Pritën momentin më të volitshëm që të japë shenjën për sulm. Çetnikët hanin e pinin të shkujdesur fare. Të trija nuset i kishin angazhuar që të kujdesen rreth Novicës. Mikesha ja lidhte dorën me fashë. Pranë Novicës hante e pinte me prijësit e tjerë komandant Hollozi. (Këto fjalë të autorit mund të eksplorohen edhe duke u parë veprimi i kësaj pamjeje në skenë)

 

PAMJA E IX

 

(Ngritet perdja. Tani në skenë shihet panoja me pyllin e pikrturuar me drunjtë e kashiruar nëpër skenë, cunga e shkëmbinj të ndryshëm gjithashtu të kashiruar. Çetnikët janë të shpërnadrë andej e këndej, shumica qëndrojnë të ulur, bile edhe të shtrirë gati të gjithë janë me shihe të rakisë e copa të mishit në duar,  janë të dehur e gjysmë të dehur).

NOVICA:- (Mikeshës) Nuse, unë kam qenë kallauzi i komandantit Holloz, ja ku është aty ai me dylbi te varura rreth qafës. Çoja pak mish kur të ma lidhësh dorën...

MIKESHA:- (e shikon Hollozin, hasmin që ja kishte prerë me shpatë Nazmiun e dashur. Sytë i qesin xixa nga zemërimi. Kthen kokën kah dy Nimfat u jep nojmë me kokë andej nga djepi. Nimfat e kuptojnë dhe ngadalë i nxerrin singiat e fshehura në djep. Shpejt e shpejt i futin në gji, njërën ja dhanë Mikeshës. Djepin me fëmijën brenda e fshehën pas një druri dhe e kthyen përmbys. Mikesha merr pjatën me mish dhe që të trija shkojnë drejt Hollozin. Nikli i fshehur me gjithë xhematin e xhamisë, i përcillnin veprimet e nuseve.

HOLLOZI:-(duke marrë mishin) ohoho! Sa të kujdeshme që jeni dhe zgjat duart për të përqafuar Mikeshën. Mikesha ia fut thikën në fyt. Ashtu vepruan edhe dy nusen tjera me shokët e Hollozit. Ia rrëmbyen pushkët dhe pa i parë askush zënë pozicionet pas drurëve apo pas ndonjë guri të madh. Nikeli kur sheh se ç'po bëjnë nuset, dha shenjën dhe përnjiherë krisën tridhjetë e disa pushkë. Çetnikët e rrëmbyer nga befasia, nuk dinin t'i gjenin as pushkët e veta e lëremë të dinin se në ç'drejtim po iu vinin të shtënat. Ashtu të trullosur e të dehur tapë, binin si fara në arë nga plumbat e njerëzve të Thanajve. Filluan të bërtasin e të kukasin kur panë se tridhjetë shkijë nga krismat e para nuk lëviznin më, por kishin mbetur  me sytë të hapur e me shishe të rakisë në gojë. Nikeli me luftëtarët e tij nuk i ndalnin të shtënat dhe secili plumb qëllonte kriminelët shkije.)

SHKIJTË:- Kush na rrethoi, mos u zgjuan të vdekurit e kullës? Të ikim! Mbaruam!

AUTORI:- Secili që lëvizte dhe bërtiste, binte përdhe nga plumbat që qëllonin pa ndërprerë. Pushkët e nuseve dhe të shpërtimtarëve e të tyre, nuk pushonin. Për një kohë të shkurtër u vranë 200 e tridhjetë e sa shkijë, e vetëm Novica i zi shpëtoi, duke rënë në një gropë pas një guri e që nuk ishte në gjendje të luftonte me një dorë, prandaj qëndronte ashtu pa lëvizur fare. Fitorja ishte e plotë, vetëm Mikesha ishte plagosur rëndë në gjurin e këmbës së majtë.

NIKELI:-(Kur pa se askush nga kriminelët nuk lëvizte më, u ngrit në këmbë, të gjithë vepruan njësoj. I pari që arriti te nuset e te djepi, ishte doktor Sefa. Iu afrua Mikeshës, të cilës i kishte rënë të fikët, ia kontrolloi këmbën. Tani pranë saj afrohen edhe të tjerët.)

SEFA:- Këmbën e ka në gjendje të pa shërueshme, duhet t'ia imputoj (këpus) mbi gju. (Në çantën që mbante rreth qafës, kishe ato çka i duheshin, ai filloi t'ia këpusë këmbën Mikeshës, e cila ende ishte në gjendje të fikët. Ademi me dy Nimfat shkoi te djepi i kthyer përmbys. Ademi i Vogël po qante sa mundte, kur e zgjidhi nga djepi Nimfa e Madhe, zbuloi se edhe fëmija ishte i plagosur lehtë në bulbin e këmbës së djathtë. Disa djem të tjerë e gjetën Novicën në vendin e fshehur dhe ia lidhën këmbët që të mos mund të ikte. Sefa sapo mbaroi punën me Mikeshën, e cila ishte ende e alivanosur, ia lidhi këmbën Ademit të vogël)

MIKESHA:- (Pasi këndellet nga alivanosja) Ç’ndodhi? Ku janë shkijet?

SEFA:- Beteja u fitua nuse. Shkijtë ja ku janë, po numrojnë yjet me mish e me shishe të rakisë në gojë, po bëjnë qejf (të g jithë qeshin).

MIKESHA:- (Shikon Sefën duke ia lidhur këmbën fëmijës). Po foshnjës çka i ka ngja?

SEFA:- Edhe ky është plagosur në këmbë, vetëm ti dhe ky fëmijë morët plagë, të tjerët jemi shnosh e mirë. Nga kriminelët vetëm Novica ka shpëtuar. Ja ku është i lidhur...

MIKESHA:- (Përpiqet të ngritet në këmbë por... vetëm në këtë moment e kupton që këmbën e ka të këputur) euu po mua ç’më paska ngjarë?! (heshtje varri).

SEFA:- (pasi e merr veten) bëhu e fortë trimëreshë, përhajr të qoftë plaga, kriminelët barbarë të kanë qëlluar në gjurin e këmbës së majtë. Plaga ishte e pashërueshme. Dhe sa ishte plaga e nxehtë, unë e shkurtova pjesën e dëmtuar të saj... nuk kisha rrugë tjetër... ti ishe e alivanosur dhe nuk dije asgjë për veten... të uroj shërim të shpejtë... shyqyr që mbete gjallë..

ADEMI:- shyqyr që të shpëtoi perëndia bijë, u shërofsh sa më parë. Të gjithëve na vie keq që bash ty të ngjau kjo tragjedi...

MIKESHA:- Ju falemnderit për këtë shqetësim tuajin që tregoni ndaj meje por... ç’është këmba ime në krahasim me humbjen e aq shumë anëtarëve të familjes suaj... Zoti ju lashtë shëndosh... të falemnderit Sefë, ju falemnderit të gjithëve që na shpëtuat jetën, e mbi të gjitha na shpëtuat nderin. Pa këmbë mund të jetojë njeriu, por si mund të jetoja pa nder... Nderi dhe fytyra e të trijave ishte në rrezik... (shikon Novicën) shkakëtar i të gjithë kësaj tragjedie është ky i mallkuari këtu. Bëhuni të fortë baba Adem, ju humbët gati tërë familjen...

DURIMI:- Ç‘presim, pse nuk po e pushkatojmë?

MIKESHA:- Jo, nuk do ta pushkatojmë, le të shkojë ashtu me dorën cung e le ta marrë edhe dorën me vete le ta mbaj për kujtim nga Ajetja. Le t’ju tregojë shkive se si dashurojnë nuset arbërore dhe pastaj le ta këndojnë atë këngën e tyre: Shqiptarja para altarit betohet/ se gjithmonë në shkije do të dashurohet! (Novicës) hajt! Ik! Theje qafën! Kurrë ditë mos pafsh! Humb egërsirë!

NIKELI:- Zgjidhjani këmbët! (e zgjidhin Novicën, i cili merr vrapin si i çmendur), e tani burra, duhet të ngutemi, t’i shërojmë edhe ata të plagosurit e kullës, nëse i gjejmë të gjallë. (errësohet skena)

AUTORI:- pasi në ndërkohë disa nga djemtë e kishin ndërtuar nje vig për ta bartur Mikeshën e pa këmbë... erdhën e vunë ngadal në vig dhe u nisën ngadalë për në kullë. U hipën kuajve që i kishin lënë më poshtë. Kur arritën te kulla, i lanë kuajt në livadh qe të kullotnin dhe hynë në oborr.

 

 

PAMJA E X-të

 

 

Përsëri oborri i kullës dhe kulla tani e djegur. Martiri i Madh dhe Gjaneja, nëna e tij dhe Shahini, ashtu të plagosur janë duke rreshtuar të vdekurit në njërën anë të oborrit. Të shtrië rresht janë: Hava, Ajetja, Martiri i Vogël, Blerim, Beci, Hyrija, dy Yllkat dhe barinjtë. Para tyre parakalojnë: Ademi, Sofati, Durimi, Nikeli, doktorr Sefa, Martiri i Madh, Syla, Salihu dhe Enveri me Mikeshën në vig, dy nimfat me Ademin e Vogël dhe njëtzet e dy fshatarët e tjerë, xhemati xhamisë.

NIKLI:- Vëllezër e motra, të mbajmë një minutë heshtjeje për njëzetepesë anëtarët e vrarë të familjes tonë. (heshtin njëi minuët) Lavti!

TË GJITHË:- Lavdi!

AUTORI:- (ndriçohet pak më shumë se drita e skenës) Në anën tjetër të oborrrit Martiri i Madh, Gjaneja dhe Shabani i kishin rrshtuar gjashtëdhjetë kriminelët e vdekur, e të plagosurve jua lidhnin plagët.

ÇETNIKËT E PLAGOSUR:- Vodeee! Vodeee! (Ujëëë! Ujëëë!)

ADEMI:- Jepuni ujë, ndihmojuni!

DY NIMFAT:- (Ju japin ujë).

SOFATI:- Pse ore katrana nuk erdhët të na uronit Bajramin që të ju pritnim me kafe e me llokume... (errësohet skena, ndriçohet autori).

AUTORI:- U hapën edhe njëzetepesë varre të familjes së shpërngulur të Thanajve. Anëtarët që mbetën gjallë: Ademi, Nikli, Shahini, Martini i Madh, Gjaneja,  Mikesha, Dy Nimfat dhe Ademi i Vogël, pas kësaj tragjedie ju bashkangjitën familjes tjetër nga e cila i patën ndarë me dhunë. Shkuan përsëri në qytezën Thanaj që tani serbët e quanin Holloz. Serbët erdhën të nesërmën dhe i morën viktimat dhe të plagosurit e tyre. Kështu, kjo kullë që u dogj  sa e sa herë, ngeli e zbrazët dhe e djegur përsëri. Tani familja e qytezës Thanaj me, ardhjen e këtyre nëndë anëtarëve të tjerë, u bë katërdhjetenjë anëtarëshe, nga tridhjetëedy sa ishin më parë. Zotshtëpie ngeli Sadriu, edhepse para se t’i ndanin, zotshtëpie ishte Ademi, vëllai i madh i Sadriut. Pasi kaluan disa ditë pas kësaj tragjedie që e shkaktoi Novica i zi, jeta e familjes Thanaj vazhdoi gurgullimin e saj.

 

AKTI I II

 

PAMJA I

 

Ngritet perdja, shihet oda e kullës, po e kullës nga e cila u ndanë tridhjetedy anëtarë e gjysmë dhe shkuan në Mavriq, në truallin e vjetër, të cilën e kalli Novica i zi. Shihej vetëm pjesa e ballit ku gjendet oxhaku i odës. Në ballë të oxhakut janë, në njërën anë Sadriu e në tjetrën Ademi. Rretheqartk janë burrat tjerë: Nikeli, Sofati, Durimi, Sefa. Martiri i Madh, Syla, Salihu, Enveri, Shahini etj., janë duke pirë çaja ose kafe.

SADRIU:- Vëllezër, bij e ju nipa, jeta kështu e paska, plot hidhërime e gëzime. Ja, pas aq shumë tragjedive që i ranë mbi kokë kësaj familjeje, po vijnë edhe çaste gëzimi dhe hareje. Pasnesër, kësmet, po i martojmë dy djemtë e mi binjakë, Rinorin dhe Ylberin. Nesër është nata e dasmës. Është dasmë e madhe. Siç e dini, kemi ftuar 300 krushq. Kësaj radhe, meqë plagët e shpirtit i kemi ende të pashëruara, nuk do të marrim daulle dhe as defa, por vetëm dy kngëtarë rapsodë  të mirë me çifteli e sharki. Nesër është e shtunë, nata e dasmës, vijnë miq, akraba e farefis. Fillon  dasma. Nuk e di a i kemi kryer të gjitha detyrat që të mos koritemi. Nëse kemi lënë diçka mangu, mund t’i kryejmë edhe nesër.

DURIMI:- Drutë i kemi shkurtuar dhe i kemi bërë gati.

SOFATI:- Edhe grurin për qyshkek (hashure) e kemi pastruar dhe e kemi shtypur.

SYLA:- Edhe qengjat, viçat dhe demat që do t’i therim, i kami caktuar. Kemi njoftuar edhe akçinjtë (kuzhinjerët),  ata nesër në mëngjes do të viijnë për t’i prerë e rrjepur, por duhet t’iu ndihmojmë edhe ne.

NIKLI:- Edhe sheqer, kafe e duhan kemi blerë.

SHAHINI:- Edhe lugët, pjatat e sofrat i kemi siguruar.

SADRIU:- E po, si duket, shumica e punëve qenkan kryer. Ju lumtë djema! (hyn Mikesha, i bëjnë vend në ballë të oxhakut, pranë Ademit)

MIKESHA:- A mos jua ndërpreva bisedën?

ADEMI:- Jo, jo, erdhe bash në kohë të duhuar. Djemt na treguan  se i kanë realizuar punët e veta, tash na trego ti si qëndrojnë pnët te gratë, a janë bërë gati?

MIKESHA:- Mu për këtë arsye erdha, edhe gratë i tëholluan krejt petët e piteve e të jufkave, i lanë enët, lugët, e gjërat tjera. Çdo gjë po shkon si sahati. Na u trashëgofshin djemt e nuset, e tërheqshin këmbën mbarë edhe për djemt e vajzat tjera!

TË GJITHË:- Të lumtë goja nuse!...(pauzë, heshtije, të gjithëve ju shkon mednja te tragjedia e  saj)

MIKESHA:-Eh, ç’ti bësh fatit... Nazmiun shkollarin tim ma ndanë në dysh kriminelët shkije. Nuk pati ymër ta përjetojë dasmën e vet dhe as këtë të nipave të tij. Po, më besoni, aq gëzim ndjej për këtë dasmë sikur të ishte dasma e Nazmiut, dasma ime ( i shikon të gjithë, e sheh se janë të pikëlluar), më falni që bash sonte e zura në gojë Nazmiun...

SADRIU:- Falë të qoftë bijë. Ne ta njohim shpirtin ty. E dimë se sa e fortë je, ti e di se të gjithë ne bashkëndjehemi me dhembjen tënde. Ato fjalë që i fole janë edhe fjalë të shpirtrave tanë. Nazmiun e kishim vllaun më të ri...

NIKELI:- E moj nuse, të paçim sa malet. Qysh se e there si kecin Hollozin, armikun e burrit tënd e të vllaut tonë Nazmiut, e gjithë qytetëza nuk të heq nga goja. Je bërë heroinë, idol dhe idhull i kësaj kulle. Je bërë simbol edhe i grave tona. Krenohemi me ty...

MIKESHA:-Të falemnderit kunat e vëlla... por, idol, simbol, e orë e kësaj kulle është nëna e juaj dhe e të gjithë neve, nënë Zuka, që kur na i lëshon sytë, pa folë fare, e kuptojmë se çka duhet të bëjmë. Sa e gëzushme është për këtë dasmë. Rinorin dhe Ylberin i ka ndalë atje poshtë dhe s’po i lëshon të vijnë në odë.

NIKELI:- E din mirë se rrallë do t’i sheh posa të martohen... (qeshin).

MIKESHA:- U çova se më presin edhe mua të ju ndihmoj ndonjë send, e pastaj duhet të ju bëjmë edhe darkën (e ndihmojnë të çohet pasi është me paterica), natën e mirë. Ju bëftë mirë darka.

TË GJITHË:- Të faleminderit. Natën e mirë (del, bie perdja ose errësohet skena)

 

PAMJA E II

 

Në skenë përsëri oborri i kullës ku spikaten dyert e oborrit që mund të jenë të hapura. Në një kënd është i ulur autori, është muzg, fillimi i një nate të bukur vere. Duket oborri i shtruar me qilima e sixhade, i cili gradualisht mbushet me krushq, është nata e dasmës.

AUTORI:- Edhe e shtuna, nata e dasmës erdhi. Meqë janë të ftuar 300 krushq dhe oda e kullës nuk mund t’i zënte, për këtë qëllim  shërbeu oborri i madh i Thanajve. E tërë kulla ju ngeli grave. Djemt që shërbenin, shpërndanin duhan e kafe me radhë, duke filluar nga më të vjetrit që gjithënjë gjenden në ballë të pjesës më të dalluar të oborrit e deri te më të rinjtë që vinin të ulur në fund. Në mes të dasmorëve, siç po e shihni, kanë zënë vend dy rapsodët, njëri me çifteli e tjetri me sharki. Secili dasmor që po hynte në oborr, pasi dorëzon dhuratat që po sillte me vete, ulët në vendin që i takon sipas moshës. Pasi ia urojnë mirëseardhjen, jua uron martersën e djemve (mund të dëgjohen disa dasmorë që vijnë duke jua urur përhajren e dasmës, e gjithë kjo që flet autori mund të shihet si veprim pa qenë nevoja të përshkruhet nga autori. Varet se cila formë përshtatet më mirë). I zoti i  dasmës, zakonisht, qëndron në fund të odës, në këtë rast në fund të oborrit, dhe qëndron në këmbë. Ata që vijnë, pos urimit, ndërrojnë edhe ndonjë fjalë me të pranishmit tjerë, por të gjithë e dinë se në dasmë, fjalën kryesore e kanë rapsodët (kënga e parë që këndojnë raprodët është kënga e Demë Ahmetit, të cilën sapo e kishin sajuar vetë këta rapsodë: këndimi i saj mund të vazhdojë aq sa ka nevojë). Kështu pastaj kënga pasoi këngën derisa u shtrua darka. Dasmorët i urojnë këngëtarët me fjalët: ju lumtë goja, zemra ju këndoftë, ju lumshin duartë etj., etj. Kur pushojnë këngëtarët, ndonjëri nga të moshuarrit që janë në ballë, tregon ndonjë ngjarje apo ndonjë shaka etj., pas darke sërish fillojnë këngën raprodët... kjo vazhdon gati deri në agim. E njëjta gjë pothajse ndodh edhe në taborrin e grave, vetëm se atje ka më shumë tollovi, për shkak të fëmijëve, për të cilët dasma është gëzimi më i madh. Rreth fëmijëve u angazhua më së shumti Mikesha, e cila ishte më e hareshme se kurrë. Hosia, motra e binjakëve që martohen, së bashku me vashat tjera këndonin duke i ra çiftelisë. Gratë tjera të shtëpisë kujdeseshin për çdo punë që çdo gjë të shkojë në rregull. Sidomos kujdeseshin rreth mikeshave. Pashia, nëna e djemve, pos punëve të shtëpisë, kujdesej edhe rreth djemve- dhënduarëve, Rinorit dhe Ylberit, se mos po ju ndodh ndonjë e papritur, sikur rexhës në grazhd të kalit,  sepse nuk dihet kurrë se ç’bie nata e ç’sjell dita. Më në fund, erdhi edhe koha e gjumit (arrësohet skena ose bie perdja)

 

PAMJA E III

 

Është ditë. Në skenë e njëjta pamje, oborri dhe dyert. Në një kënd qëndron autori.

AUTORI:- Sot posa u zgjuan të gjithë dasmorët, burra dhe gra, meshkujt e shtpisë përgatitën qerret me kuaj, seksanet e nuseve dhe grave që shkojnë me marrë nusen. Ato qerre zakonisht janë të mbuluara me qilima të bukur; pos grave të qerres, para qerres ulet një çun i vogël si shenjë paraprijëse që nuset të lindin djem. Që aq shumë i duhen atëdheut. Krushqit deri sa e hëngrën sillën, pinë kafet, këngëtarët kënduan edhe ndonjë këngë dhe erdhi koha e nisjes. Hypën në qerre e kuaj, por disa u nisën edhe në këmbë. 150 krushq shkuan në një anë, 150 të tjerë u nisën në anën tjetër, sepse nuset ishin nga fshatra të ndryshme. Sadriu me të dy bijt, Rinorin dhe Ylberin, ngelën në shtëpi. Me krushq shkoi Ademi në vend të Sadriut. Barinjtë shkuan te bagëtia në tëbane. Nga gratë ngeli Mikesha e ndonjë grua tjetër (në derë të oborrit i mbushur frymë hyn si i çmendur një bari).

BARIU:- Baca Sadri, 300 shkije kanë ra në tëbane... i kanë rrëmbyer me qindra dhen, dhi e gjedhe. Çdo gjë po shkretojnë, djemt e juaj janë duke luftuar me ta, por ata janë shumë...

AUTORI:- Gjatë kohës që bariu flet me zë të lartë, e dëgjon Mikesha që qëllon në shkallët e jashtme të kullës. Vrapon në dhomën e vet. Sadriu, Rinorei dhe Ylberi si vetëtima hyjnë brenda në kullë, armatosen dhe nisen në drejtim të tëbaneve. Nuk  vonon dhe nga kulla del Mikesha e veshur si mashkull me armët e Nazmiut, rreth belit kishte mbështjellë një rrethatore me fishekë dhe me fitila  dinamiti. Afrohet te porta e plevicës, merr shalën e kalit të varur në një direk, dhe futet në ahur, shalon kalin dhe ashtu me një këmbë siç është, i hip në shpinë dhe u nis turr e vrap në drejtim të tëbaneve. Por tani në luftë me shkiet ishin vrarë të gjithë barinjtë me qent e tyre. Barbarët bagëtinë e kishin vënë përpara dhe sa mund ju grahnin. Sadriu me të bijtë posa arritën, filluan luftën, por Sadriu u plagos rëndë në dorë, Rinori dhe Ylberi luftuan duke vrarë shumë shki. Mikesha ju kishte dalë shkive në anën tjetër kah nuk e pritnin fare. Zbret nga kali, hoqi shaminë që e kishte kujtim nga Nazmiu dhe ia lidhi kalit në jelët dhe e ktheu kalin në drejtim të shtëpisë, e trembi që ta largojë e të kthehet në shtëpi. Vetë e zuri një pozitë pas një shkëmbi dhe filloi të marrë në shenjë kriminelët që kishin vënë bagëtinë përpara. Saherë çitte, plumbi nuk i shkonte huq. Edhe nga pushkët e dy dhënduearëve krimenlët rralloheshin... por... në një momen pushuan pushkët e Rinorit e të Ylberit. Mkesha e kuptoi se djemtë ishin vrarë. Krinelët, më në fund, e kuptuan se nga vinin krismat që i shitonin sa herë që krisnin.

 U shpërndanë dhe e rrethuan Mikeshën nga të gjitha anët. Donin ta zinin të gjallë. Ajo u ndal, nuk qitte më, priste që t’i afroheshin sa më afër, ishin mbi 30 shki që kishin ngel gjallë. Mikesha nxori një shami të bardhë nga gjiri dhe e lidhi në grykën e pushkës kinse po dorëzohej. Kriminelët që deri në këtë moment ecnin zhagazi e përmbys, e duke u fshehur pas lisave, u ngritën në këmbë të gëzuar dhe vrapuan ta ngushtonin rrethin, duke ju afruar sa më afër Mikeshës. Ajo i fshehu nën setër fitilat e dinamitit që të mos bijnë e sy. Njëri nga shkiet iu afrua dhe e kapi për fyti, duke bërtit i habitur, dreq o punë, grua qenka! Mikesha kur pa se të gjithë kriminelët u afruan në afërsinë e duhur, aktivizoi dinamitin. Krisi bubullima, flaka e tymi kaploi qiellin... askush nuk ngeli gjallë... Gratë e fëmijët që kishin ngelur në kullë por edhe në fshat, të shqetësuara dëgjonin krismat, dhe kur, pas kësaj bubullime të dinamitit mbretëroi qetësia e varrit dhe asnjë krismë më nuk dëgjohej... morën guximin dhe u nisën të lemeritur dretj tëbaneve, vendit të tragjedisë. I bartën barinjtë dhe dhëndduerët e vrarë... i mblodhën copat e trupit të Mikeshës, ia lidhën plagën Sadriut dhe ashtu të ngarkuar me kufoma, u kthyen në kullën e Thanajve. Në njërin nga dhomat e fjetjes të njërit dhëndër i radhitën dy djemt, Rinorin dhe Ylberin, në dhomën tjetër i radhitën barinjtë sëbashku me copat e trupit të Mikeshës. Rinori dhe Ylberi ishin të veshur me kostume të reja kombëtare që pritnin t’u vinin nuset e tyre, por që nuk arritën të bëhen dhënduer. Në dhmën e djemve e sollën edhe Sadriun e plagosur dhe u kjdesën rreth plagës së tij. Gratë e mbetura në kullë e që i bartën të gjitha këto kufoma, u besatuan që ta ruajnë sekretin para dasmorëve dhe nuseve deri të nesërmën, ditën e tretë të dasmës. Me këtë gjë u pajtua edhe Sadriu. Dikur nga mbrëmja, pasi që ishin bërë bashkë në një udhëkryq, erdhën me nuset në oborr. Kur nuset zbritën nga seksanet, u dëgjuan dy krisma pushkësh, siç është zakoni. Të dy nuset i çuan në odën e burrave, i mbështetën në ballë të odës sipas adetit. Në oborr të kullës burat zunë vendet e tyre. Askush nuk kuptoi  as hetoi asgjë për tragjedinë që kishte kapluar shtëpinë. Por... nuk vonoi shumë dhe shenjat e tragjedisë filluan të dalin në shesh. Hosia, motra e dhënduarve të vrarë, plot gëzim kërkonte me sy t’i sheh vëllazërit atje lart në dyshekllak të kullës, që sipas adetit, duhet t’i shikonin nuset e tyre prej së larti. Dhe kur nuk i pa, filloi të pyes për ta e të kërkojë... Sekush nga gratë nuk ishte duruar dhe i kishte pëshpëritur në vesh se të dy vëllezërit e saj janë të vdekur, të vrarë në luftë me shkitë. Prandaj para të gjitha grave i ra të fikët, dhe duke u rrëzuar vrau kokën për një shkom dhe tërësisht e humbi vetëdijen. Disa nga gratë e kapën shpejt e shpejt dhe e dërguan në njërën nga dhomat e kullës. Mes grave atmosfera filloi të ndryshohet. Gratë e qerres që kishin sjellë nuset, kërkonin Mikkeshën. Mikeshën e kërkonte edhe Ademi i Vogël, që e donte aq shumë, sepse pas vrasjes së nënës së rij Havës, Mkeshën e kishte nënë të dytë. Filloi të qajë e të bërtasë, duke e kërkuar brenda e jashtë kullës. Në anën tjetër, edhe krushqit në oborr, hetuan që diçka nuk ishte në rregull. Këtë gjë  e ndien  edhe raprodët dhe ju humbi disponimi që të këndonin ndonjë këngë. Megjithatë, miq e akraba dëgjoheshin duke jua fatuar martesën e djemve, Sadriut, që disi e kishte marrë veten, si edhe Ademit dhe anëtarëve të tjerë të famljes. Edhe këta jua kthenin falendermet me radhë. Ashtu në këtë atmosferë të zymtë, vazhdoi ceremoniali i dasmës. U shtuar darka, u sollën kafe e çaja. Nata ikte, drita filloi ta shpërndajë errësirën e natës. Atmosfera në oborr e në kullën e Thanajve, bëhej gjithënjë e më e rëndë. Koha që të hynn dhënduerët dhanëdërr, moti kishte kaluar. Nuset ishin lodhur duke qëndruar në këmbë. Në këtë moment kaq të vështirë, Pashia, nëna e djemve, e cla kishte kohë që kishte marrë vesh kobin e zi, e bëri zemrën gur... thirri dy nga gratë, Gjanen e dnonjërën nga gratë tjera dhe ju tha:

 

PAMJA E IV

 

Në skenë duket balli i odës së burave, në anën e madhe të odës, në të djathtë të oxhakut, dy nuset me duvakë (me vellot e mbluara qëndrojnë “divan” në këmbë. Rretherrotull gratë e shtpisë dhe krushkat të ulura por edhe në këmbë. Heshtje varri... Pashia në fund të odës bisedon me gratë më një anë.

PASHIA:- Motrat e mia, çka të ju them, kur secila prej jush e di se çka ndien zemra ime, por edhe zemrat tuaja. Por, nuseve, këtyre fisnkeve fatzeza duhet t’ua them të vërtetën. Ky kob nuk mund të mbahet në fshehtësi më. Çka të bëj?... Djemt nuk janë më... po më mban në këmbë fakti se ata vdiqën duke mbrojtur trollin dhe pasurinë e vet... duhet të marr forcë e t’ua kumtoj rejave këtë lajm të zi. Ejani me mua se do të ndihem më e fortë (nisen drejt nuseve. U afrohet dhe jua zbulon fytyrat): Më dëgjoni rejat e mia, ja, po agon dita, e ju ende po qëndroni “divan” në këmbë,  duke pritur që të hyni në dhomat e juaja... Bijat e mija, zemra ime e di sa po vuaj që të ju kumtoj se çka i ngjau këtij konaku. Dje, kur krushqit e ne gratë bashkë me ta erdhëm të ju marrim që të bëheni nuse të kësaj shtëpie, treqind shki na ranë në tëbane që të na e rrëmbejnë bagëinë. Në luftë e sipër me ta, pos shtatë barinjve dhe nuses tonë, Mikeshës, u vranë edhe dy burrat tuaj...

(Të dyja nuset i lëshuan këmbët dhe ranë në gjunjë nga tmerri, sikru t’ua kishte këputur dikush këmbët... Pashia dhe gratë tjera i mbajtën që të mos rrëzohen dhe i ulën në vendet e tyre).

PASHIA:- Oh, e mjera unë e mjera, po pse nuk ju thashë të uleni para se të jua gandoj zerat me këtë lajm...

NUSJA E I:- Jo, moj nënë fisnike, mos u shqetëso për ne... Nuk mund të krahasohet dhimbja jonë me dhimbjene e zemrës së një nëne, e cila ka fuqi të përballojë humbjen e dy djemve, mu atëherë kur pritje t’i bëje me nuse... Mbahu nënë, zoti të ngushëlloftë e ta forcoftë zemrën e ta ruajt mendjen...

NUSJA II:- Zoti të lashtë shëndosh nënë, mbahu si të ka hije, djemt tu paskan vdek në luftë me 300 shki kriminelë. Djemtë  tu nuk kanë vdekur, por janë më të gjallë se ne. Ata do të jenë gjallë sa të jetë jeta.

PASHIA:- Ju falemderit bijat e sojit, nuset e djemve të mi...Me këto fjalë sikur m’i ngjallët djemtë...Zoti ju ngushlloftë edhe juve, dhe e paçi faqen e bardhë pas tashi... Unë nuk e përjetova atë gëzim që t’i sjell bijtë e mi në dhomat tuaja si dhënduer... (gratë shkrehen në vajë. Pashia jua afron ngat dy Nimfat) Ja, edhe këto dy nuset tona të veja janë. Edhe burrat e tyre u vranë duke mbrojtur pragun e kësaj shtëpie. Por këto, sidoqoftë, patën nganjë vajzë secila... e edhe vajzat e tyre u vranë duke mbrojtur shtëpinë... Dhe ja, pa kaluar viti, u shituan nga barbarët edhe burrat tuaj pa arritur të hyjnë dhëndërr. Bashkë me ta u vra nusja tjetër, Mikesha, që ishte poashtu e vejë. U vra së bashku me shtatë barinj dhe dy djemtë e mij... Të gjithë i kemi radhitur të vdekur në njërën nga dhomat tuaja... Heshtëm sa mundëm që të mos e prishnim dasmën... por, ishte e pamundur që kjo tragjedi të heshtej... Na e bëni hallall bijat e mia që aq shumë ju munduam sonte...

NUSET:- (ngriten në këmbë) Na prij nënë dhe bëhu e fortë, duam t’i takojmë trimat tanë...

PASHIA:- (i shikon me lotë në sytë, i shikon  edhe gratë, i kap nuset përdore, i ndihmojnë edhe dy Nimfat, errësohet skena)

 

PAMJA E V

 

Në skenë balli i një dhome tjetër, në dysheme janë të shtrirë dy djemtë, pak të veçuar nga tetë kufma tjera. Të gjithë janë të mbuluar me çarçafë të bukur, ndërsa dhënduerët dhe Mikesha me flamurë kombëtarë. Hyn Pashia me nuset dhe gratë tjera.

PASHIA:- (i zbulon me radhë) Ja, ky është i madhi, Rinori, ky tjetri është Ylberi.

NUSJA E PARË- RINA:- Nënë dhe ti kunatë, t’i mbajmë lotët... ne nuk i dëgjojmë, por shpirtrat e tyre na thonë: jetuam, luftuam, vdiqëm... mos na qani... Levdi ju qoftë të gjithëve! (i mbulojnë përsëri)

(Nuset ngrihen në këmbë, secla i qëndron të shoqit gatitu pranë kokës apo në të dy anët e secilit)

NUSJA II, -YLLKA:- Tani, më lejën tënde nënë, ne do të vazhsojmë rojën e nderit (dhe qëndrojnë gatitu pranë kufomaave)

PASHIA:- Ju falemnderit, bijat e mia, por jeni të lodhura. Disa orë keni qëndruar më këmbë... Zoti ju nderoftë, ju ngushëlloftë e ju nderoftë... Bijat e nënës... (duke dalë Pashia me gratë, lëshohet skena dhe ndriçohet autori)

AUTORI:- Dy nuset qëndronin pip në këmbë pranë burrave të vdekur e të mbluar me flamurë kombëtarë (dëgjohet lehja ose ciatja e ndonjë qeni. Ndonjë blegërimë e largët, por edhe zëri paqësor i bulkthit). Ja, bulkthi po ja thotë cërr-cërrave të veta, pa e kupruar se sa janë të pllakosur nga pikëllimi zemrat e njerëzve të kësaj shtëpie. Gjendja shpirtëore e nuseve është e tmerrshme. Ju vie turp të qajnë në këtë shtëpi ku shkelën për herë të parë... Sjellin ndër mend copëza kujtimesh... Tri vite më parë kishin dhënë përlqimin që të fejoheshin për këta dy trima... Kishin këmbyer letra e fotografi, flamurë të qëndisur, shamia kujtimesh e çka jo tjetër. Djemtë jua kanë përshtatur edhe emrat. Rinori të veten e pagëzoi- Rina. Ylberi të veten e qujati- Yllka. Tani këto e mendojnë veten, Rina me Rinorin, Yllak me Ylberin se si dorëpërdore ngjiteshin shpatijeve dhe gërxheve që të strukeshin nëpër shpella larg dreqit kojshi. Me vete thonë këta burrat tanë: një mijë herë do të vdisnin për ne, a mund t’u kthehet shpina burrave të këtillë? Jo, kjo do të ishte vdekje edhe më e madhe për prindërit e tyre. Si mund t’i bëjnë ballë momentit kur nuset e evladëve të tyre të vrarë u dalin nga shtëpia dhe të martohen me burra të tjerë? Si mund t’i lëmë këta trima që flijuan veten për familjen e për atdheun. Duhet të veprojmë ashtu siç veproi Mikesha që bëmat e saj i dëgjoi bota mbarë. Njërës nuse iu duk se foli diçka.

NUSJA E I – RINA :- Kunatë, mos këlthita, a mos fola gjë?

NUSJA E II – YLLKA :-Jo, kunatë, po unë?

NUSJA E I – RINA :- Jo, motër, as ti. Nuk qenkemi koritur shyqyr. Burrat nuk i duan gratë qaramane, të përloshura. Ne duhet të jemi gjysma e tyre. Trupat e veçantë me shpirtra të përbashkët.

NUSJA E II – YLLKA:- Nuset shqipëtare pasuri mbi pasuri kanë dy gishta fytyrë, prandaj u thonë burrave: Ti në gurë të thatë, unë në gurë të thatë.

NUSJA E I – RINA:- Këta djem të Thanajve i mbrojtën trojet e veta nga ardhacakët zullumqarë. Nuk i lanë të kalërojnë mbi mallin dhe nderin tonë. Si mund të ndahemi nga kjo familje që ka lind burra të këtillë?!

NUSJA E II – YLLKA :- Në kushte normale, qëllimi i martesës është vazhdimsia e jetës, por tash, në këtë kohë lufte grykëholla duhet të këndojë. Edhe ne duhet të vdesim me dy fjalë në goje ) ”ja liri, ja vdekje”.

NUSJA E I – RINA:- Po kunatë, kjo është shkalla më e lartë e vetëdiijes njerëzore...

AUTORI:- Gjelat tri herë kënduen, edhe bulkut iu shterr zëri... Diku larg një qyqe po dëgjohet. A ju kujtohet si ja kthenin fëmijët qyqes ( dëgjohet kori i fëmijëve):

 

Kuku kuku qyqja thërret

Nëna qyqes i bërtet

Qyqe kuku ti kukullo

Për njerëz të ligj jo për hero!

 

(Lëshohet perdja, auotori tani flet para perdes): Lindi dielli i ditës së tretë së dasmës. Dasmorët filluan të zgjohen. Shumica nuk kishin fjetur fare. Disa ishin kotur heraherës. Ata që e dinin ngjarjen, kishin parë ëndrra të llahtarshme. Të tjerët që nuk dinin ende se çka ka ngjarë, por që e ndjenin që diçka nuk ishte në rregull, po prsin të kuptojnë shkakun e kësaj atmosfere të zymtë ( hapet perdja).

 

PAMJA E VI

 

Tani në oborrin e shtruar bukur me qilima, fillojnë të vijnë dasmorët. Disa që kishin fjetur nën qiellin e hapur, po zgjoheshin. Disa të tjerë ende rrinë të shtrirë ashtu të veshur, duke biseduar. Shihet që ata nuk kishin fjetur fare. Nuk vonon e në skenë vijnë anëtarët e familjes Thanaj: Ademi me Ademin e Vogël për dore. Sadriu i plagosur tani me dorë të lidhur. Me këta janë dy nuset e reja, jo më me vellot e fustanet e nusërisë, por me rroba të përditshme, me pështjellakë e shamia të bardha në kokë. Nuset i shoqëronin: nënë Zuka, Pashija, dy Nimfat, Martiri i Madh, Durimi, Hatlla, Sefa, Nikli, Gjaneja, Sofati, Sabilja, Syla, Salihu. Të gjithë këta tani janë në plan të parë. Dasmorët tani mbesin të shtanguar e me gojë hapur, presin se çka do të dëgjojnë...

SADRIU:- Dasmorë të dashur e të nderuar, miq e akraba... U përpoqëm që të mos e prishim disponimin tuaj... Gëzimin e kësaj dasme... Por atmosferën e prishur të saj gjithëkush e ka ndier... Na falni që nuk patëm fuqi dhe tua kumtojmë tragjedinë që i ndodhi kësaj familje (mbretëron heshte e varrit) Dje kur pasiqë ju u nisët dhe shkuat të na sillni këto nuse që tani qëndrojnë pranë jush... Treqind kriminelë serbë barbarë sulmuan tëbanet tona për të na rrëmbyer bagëtinë. Shtatë barinjë tanë me aq fuqi që patën u kacafytën me ta, derisa vdiqën të gjithë... Njëri nga barinjët e fshatit erdhi dhe na tregoi...Unë me të dy djmtë e mi që kishim ngelur në shtëpi, rrokëm armët dhe vrapuam drejt tyre. Unë u plagosa por djemtë vazhduan luftën. Nuk vonoi dhe na u bashkua edhe nusja e Nazmiut, Mikesha e hipur në kalë. Ju doli shkive në anën që ata nuk e pritnin fare. Në luftë e sipër u vranë të dy djemtë e mi, pasi vranë shumë kriminelë shki. Kriminelët rrëmbyen bagëtinë dhe u sulën andej nga luftonte mikesha. Nuk vonoi dhe u dëgjua një krismë aq e madhe sa ngjante me krismën e rrufesë... Mbretëroi një heshtje. Asnjë krismë e pushkës nuk u dëgjua më. Nuk vonoi e vendi i ngjarjes u mbush me gra, me mikesha që kishin mbetur në shtëpi... Na mbartën e na sollën në shtëpi. Më ndihmuan edhe mua, ma lidhën plagën. Sëbashku me to shkova në drejtim të krismës tmerruese që u dëgjua.... Kur arritëm.... O Zot... se ç’na panë sytë... Trupra njerëzish të coptuar ishte mbushur vendi rretheqark. Në mes tyre trimëresha jonë Mikesha e bërë copë copë nga dinamiti që kishte marrë në arkën e Nazmiun. E kishte hudhur veten në ajr kur kriminelët barbarë e kishin rrethuar që ta zinin të gjallë...

DASMORI MË I VJETËR:- O. Sadri Thanaj, dhe të gjithë ju anëtarë të kësaj familje martire, bëhuni të fortë ashtu siç jeni mbajtur sa e sa herë me tragjeditë që përjetuat. Më lejoni që në emrin tim, por edhe në emrin e të gjithë dasmorëve që janë prezent, të ju shprehim ngushllimet tona të thella... Zoti ju ndihmoftë që të përballoni këtë dhembje aq të madhe për ju, për ne, si edhe për të gjithë shqipëtarët kudo që janë...ndërsa atyre që vdiqën në këtë luftë kaq të pabarabartë, lavdi ju qoftë për jetë të jetëve...

SADRIU:- Të falemnderit o miku i shtrenjtë i ksaj shtëpie. Paq faqen e bardhë ti e të gjitha këta miq e akraba, që fole edhe në emër të tyre. Na vie keq për këtë tragjedi që i shqetësoi dhe i goditi edhe zemrat tuaja.

Edhe unë këto fjalë e faleminderime po jua drejtoj në emër të gjithë këtyre anëtarëve të familjes Thanaj, që janë prezent këtu para jush, por edhe në emër të të rejave të mia (u drejtohet rejave): rejat e mia, me këta krushq  dasmorë ju sollëm në këtë shtëpi, që ta lidhni fatin martesor me bijt e mi, ju kemi zgjedhur me plot zemër juve si reja dhe prindërit tuaj fisnikë dhe familjet tuaja me nam e nder si miq... por siç e keni marrë vesh, djemt e mi dje u vranë në luftë me serbo-sllavët e mallkuar. Sëbashku me djem na u vra edhe nusja me emrin Mikeshë. Edhe asaj ja patën vrarë burrin, vëllain tim Nazmiun, pa arritur të bëhet dhëndër. Ngeli pa burrë, po kështu si ju tani. U vranë si ç’dëgjuat edhe 7 barninj, djem të rinj, por këto vdekje të tyre duhet të na lehtësojnë dhimbjet kur e dimë se e kanë paguar veten 300 herë. Unë si prind sëbashku me gruan time dhe gjithë familjarët e tjerë, do t’i bëjmë ballë edhe kësaj tragjedie, si shumë të tjerave që pllakosën këtë famiëje. Por, bijat e mia momenti i tanishëm kur më duhet të ju them: se duhet të ju kthej në gjinitë tuaja, duke ju ngushëlluar për burrat tuaj, djemtë e mi nafakëprerë. Duke ju uruar fat të bardhë e duke ju thënë: ju priftë e mbara me bashkëshortë të tjerë, që do ta kenë fatin të ju bëheni nuse. Ky moment, bijat e mia, qenka më i vështirë se të gjitha tragjeditë që deri sot i perjetova (ngushtohet shumë)

NUSJA E PARË:- Baba Sadri, ju falemnderit për ngushllmet që na drejtove dhe, edhe një herë pranoni ngushëllimet tona, si ju baba i shtrenjtë, ashtu edhe të gjithë anëatarët e familjes Thanaj, por edhe gjithë farefisi, miq dashamirë, fqinjë dhe akraba, të gjithë ju që sot jeni prezent këtu... bëhuni të fortë baba i dashur dhe i nderuar, ju nënë e shejtë Pashie, ju gjyshe Zukë, ju baba Adem e gjithë ju të tjerët. Se ne të dyja, ne nuset tuaja jemi marrë vesh mesvete se jo vetëm që marrim pjesë në këtë dhimbje të madhe familjare dhe kombëtare, por dëshirojmë të mbetemi rejat tuaja përgjithmonë... nëse e korisim këtë kullë e prindërit dhe farëefisin që na kanë rritur, na zëntë mallkimi i zotit, i familjeve dhe atdheut...

NUSJA E DYTË:- Që t’i mbahemi këtij vendimi, kemi ku të mbëshjtetemi. Kemi shembujt e Mikeshës, heroinës të kësaj kulle si dhe shembullin e dy nimfave dhe gjithë atyre bijëve dhe bijave të kësaj familjeje që dhanë jetën dhe ja ndritën fytyrën familjes Thanaj, atëdheut dhe mbarë shqiptarizmit. Edhe ne të dyja dëshirojmë të jemi gjymtyrë të gjalla të burrave tanë qe ranë në beteja, në fushën e nderit. Jemi gjysma e trupave të të fejuarve tanë me të cilën u lidhëm me fejesa të shejta këtu e 3 vjet më parë. Neve na vie keq vetëm për një gjë, që nuk qëlluam në luftë krahpërkrah me burrat tanë e të vdisnim së bashku me ta... prandaj prindër, motra, vëllezër, farefis, miq, akraba e kojshi, ngritni kokat të gjithë, sepse edhe kjo dhimbje kaq e madhe, na bën të krenohemi, se nuk ka vdekje më të lavdishme se të vdesësh për truallin tënd... u krenoftë kjo kullë dhe kjo familje për jetë e mot... e gjithë të rënëve lavdi ju qoftë! Zoti na ngushëlloftë e na dhëntë të marën... (të gjithë ngelin të shtanguar nga fjalët e nuseve, shumicës iu rrjedhnin lotët, mbretëronte një heshjte  varri)

SADRIU:- Familje, miq e dashamirë, këtë atmosferë që krijuan këto dy bija fisesh, nuk e kam pritur e as paraparë e as paramenduar. Prandaj nuk gjej dot fjalë falenderimi në këto çaste, pos të them: se deri sot i kam dashur dhe konsideruar si reja që do të ma gëzonin dhe shtonin konakun, duke u bashkuar me bijtë e mi, por tani e tutje do t’i dua si bija të shpirtit, por edhe si bijtë e mi, se këto me fjalët të tyre sikur m’i ngjallën dy bijtë e mi (iu afrohet dhe i rrok në grykë të dyjat): pranoni bekimet e mia...(jua vë dorën mbi kokë) zoti ju bekoftë (i puth në ball të dyja, kështu veprojnë edhe Ademi, nënë Zuka, Pashia dhe të gjithë Thanajt e pranishëm njëripastjetrit. (errësohet skena ndriçohet autori).

AUTORI:- kështu, të gjithë anëtarët e famijes Thanaj me lot në sytë i përqafuan nuset e tyre. Kështu vepruan edhe të gjithë të pranishmit. Vetëm Hosija, motra e dy dhendurëve, nuk ishte prezente, sepse asaj posa i kishte rënë të fikët, siç e kemi cekur më parë, e dërgoi në spital miku i shtëpisë, Sejdi Bogracka, pasi që kishte një simpati të veçantë ndaj saj dhe kishte ndërmend t’ua kërkojë për grua. Hosisë kur i ra të fikët nga tronditja shpirtërore, sepse mori vesh për vdekjen e vëllezërve, duke i rënë të fikët, bie me kokë për një stol (karrige) dhe me siguri kishte lënduar trurin. I hudhën ujë dhe u përpoqën t’ia kthejnë vetëdijën, por kot. Atëherë e thirrën Sejdiun dhe ai pa rënë në sy ngra krushqit, e dërgoi me një kaloshinë në spital. Mjekët pas një kohe e kthyen në jetë dhe pasi u këndjell mirë, e kthyen në shtëpi. Morën vesh se ç’kishte ngjarë dhe si ishte zhvilluar lufta dhe ç’kishin vendosur nuset. Morën pjesë në varrimin e të vrarëve, por pas ca ditësh, Sejdi Bogracka, çoi njerëzit dhe kërkoi Hosinë për grua, dhe ata ia dhanë, meqë në atë shtëpi kishin edhe një bi tjetër. Kështu e trashën edhe më shumë miqësinë. Nuk vonoi dhe “vada” u nda. Hosija nuk lejoi që të bëhet dasmë. Erdhën dy burra e dy gra dhe e morën Hosinë me kuaj. Sejdiu ishte kryetar (kmet) i fshatit, por Hosija nuk e dinte. Ai deshi e s’deshi duhej të kryente urdhërat e qeverisë okupuese të Serbisë. Kjo qeveri një ditë bëri bilancin e njerëzve të vet që ishin vrarë nga familja Thanaj (errësohet skena)

 

 

AKTI   IV

 

 

PAMJA E I-rë

 

 

Në skenë një zyrë e improvizuar, një byro me disa karrige apo kolltuqe. Në zyrë janë tre persona, dy civilë e një oficer i xhandarmërisë serbe, me disa dosje përpara. Njëri nga civilët lexon një dosje.

CIVILI I PARË:- Ja ç’shkruan në këtë dosje që gjetëm në kishë (lexon) që kur filluam t’i pushtojmë trojet e Arbanisë që nga viti 1185-86, gjithnjë hasëm në rezistencën e arbanasve. E sidomos të familjes Thanaj, e cila kishte mbi 100 anëtarë në një bashkësi familjare. Arbanasit edhepse ishin të gjithë të krishterë, në atë kohë ortodoks e katolikë, në çdo ndeshje lufatarake me ta pësonim humbje të mëdha. Na quanin paganë, të pa fe, skitnikë dhe barbarë. Sepse vërtet ne filluam ta pranojmë krishterimin në shekullin e IX, përkatësisht pra që nga viti 885-6. kur bizanti na dërgoi dy misionarë nga Selaniku: Qeridhon dhe Metodinë. Këta të dy e përhapën ndër ne, pos krishterimit edhe alfabetin.në këtë kohë, filluan edhe bërthamat tona shtetërore. Sidomos principata e Nemanitëve në krye me Stefan Nemanjën, me seli në Ras- Resavë (në Rashkën e sotme). Kur pas vitit 1054 krishterimi u nda në dy fe, në ortodokse dhe katolike, edhe nemanidët kaluan në fenë orodokse, të cilën fe e përqafoi perandoria bizantine. Nemonidët pasi u bënë orotoksë dhe pasi u miqasuan me mbertërit bizantinë, duke u dhënë e marrë bijat, bizanti filloi të na falë toka, dhe kështu nga Rashka u lëshuam drejt jugut, duke pronësuar gradualisht gjithë trojet e Dardanisë (Kosovës), kur në kohën e Dushan Nemanjës, kjo principatë u forcua, Dushani u shpall car (perandor), pasi me ndihmën e bizantit e pushtoi tërë Dardaninë dhe gjithë Ilirinë (Shqipërinë e sotme), pastaj Greqinë dhe Bullgarinë. Car Dushani përpiloi një kanun dhe ligj ku shkruante: “çdo pjesëtar i shtetit tim po u zu duke bërë kryq apo duke iu lutur zotit si katolik apo ndryshe nga feja ortodokse, do t’i këputet koka”. Që nga kjo kohë shqipëtarët katolikë, shumica prej tyre, u detyruan ta ndjekin meshën në kisha të cilën Car Dushani e kishte adaptouar dhe nga forma katolike i kishte bërë ortodokse. Disa prej tyre i rrënoi dhe në themelet e tyre ndërtoi kisha ortodokse, duke jua dhënë emrat e mbetërve nemanitë. Mesha në kishat tona orotodokse zhvillohej në gjuhën serbe. Dhe kështu ditaditës, shumë shqipëtarë harruan kombin dhe fenë dhe u bënë shkije, pra u bënë serbë, orotodoksë, dhe kështu, siç janë psh: Shala- Shaliq, Zogaj-Zogoviq, Balaj- Baloviq dhe me qindra mbiemra të tjerë që dikur ishin shqipëtarë dhe gradualisht u serbizuan.

CIVILI I DYTË:- Majft! Nuk do të na lexosh ndoshta gjithë këta emra shqipëtarësh... qenkan me qindra. Kërko ndonjë shënim për familjen Thanaj. S’kemi kohë, qeveria kërkon argumente që t’i hedhim në gjyq e t’i dënojmë.

CIVILI I PARË:- Ke të drejtë, këtë histori po e lëmë për më vonë, bile duhet edhe ta ndryshojmë.

OFICERI:- Shkruaje këtu anash (dikton): vërejtje të ndryshohet kjo që shkruhet këtu, shtoja: e urdhëruar e zbatuar me procedurë të shpejtë! (civili shkruan vërejtjen dhe fillon të shfletojë dosjen)

CIVILI I PARË:- (duke shfletuar ndalet) Këtu në këtë faqe po shkruan: ”luftrat që u zhvilluan para Kongresit të Berlinit më 1876-77, familja Thanaj nga 100 anëtarë që kishte humbi 20 prej tyre në luftë kundër nesh, por edhe kur me ndihmën e Fuqive të Mëdha, ne e shfrytëzuam rastin dhe shpërngulëm nga Sanxhaku i Nishit, Leskofcit, Vranjës, Pirotit, Kushumlisë, Prokuple, Dragushës, me një fjalë-Toplicës, kur me atë rast përzumë mbi 300.000 shqipëtarë dhe i bëmë rrafsh me tokë 700 vendbanime shqipëtare. Gjatë kësaj ndejkje dhe shpërnguljeje, në dimrin e acartë të janarit 1877-78, kjo familje humbi edhe 15 anëtarë të tjerë. Shumica e këtyre 300.000 refugjatëve ngelën të ngrirë nëpër borë, që arrite mbi një metër lartësi. Shtypi botëror shkruane  se gjysma e këtyre të ikurve vdiqën rrugëve të ndjekur e të vrarë nga serbo-sllavët, por edhe nga dimri i fortë i atij viti.

OFICERI:- Mjaft më pash zotin, gjeje ku shkruan direkt për famuiljen Thanaj...

CIVILI I PARË:- Mirë (shfleton dhe ndalet) Familja Thanaj, si shumë rrefugjatë të tjerë, kaluan në pjesën e Arbanisë, e cila edhe pas Kongresit të Berlinit sundohej nga perandoria Otomane. Pushteti turk jua caktoi një kodër ku ata duhej t’ia fillonin jetës përësri. Ishin gjithësej 65 anëtarë të familjes. Menjëherë ndërtuan një kullë të bukur. Filluan ta pastronin pyllin, duke hequr drunjtë, rrënjët, shkurret, gurët edhe shkëmbinjtë që të krijonin tokë buke. Kështu filluan të gjallërojnë deri në luftarat Ballkanike dmth. rrreth 34 vite. Luftën e parë Ballkanike e shpalën në aleancë me Malin e Zi, Bullgarinë dhe Greqinë. Këtë luftë ia shpallën preandorisë Otomane më 8 tetor 1912, por Arbanasit me kryengritjet e tyre ishin në luftë me otomanët, që nga viti 1908 e deri me shpalljen e pavarsisë së tyre më 28 nëntor 1912. Por luftën kundër otomanëve e fituam ne. Me këtë rast i okupuam edhe vendet që i mbate perandoria Osmane qe 500 vite: Kosovën e Metohinë, Maqedoninë dhe shumë pjesë të Arbanisë, bile edhe bregdetin e saj. Aleatët tonë të luftës kundër otomanëve, Bullgaria dhe Greqia, nuk u pajtuan me zgjerimin tonë, prandaj plasi Lufta e Dytë Ballkanike. Edhe gjatë këtyre luftrave, familja Thanaj dalloi me rezistencë ndaj nesh. Prandaj me dhunë e detyruam të shpërngulej përsëri në një vend tjetër. Kjo familje nuk e pushoi luftën dhe rezistencën ndaj nesh as pas Luftës së Parë Botërore. Diku pas vitit 1927-28, në kohën e mbretit Zogu i I, kjo familje prapë  numëronte 65 anëtarë, edhepse që nga shpërngulja e parë 1978, kur numëronte mbi 100 anëtarë, kishin vrarë e shituar mjaft prej tyre mbi 50 përqind. Duke parë rezistencën e tyre, vndosën që këtë familje ta ndajnë përgjysmë. 32 e gjysmë t’i shpërngulin përsëri në fashtin prej nga u shperngulën për së dyti herë, pra në fshatin Mavriq, ndërsa pjesa tjetër e kësaj familje 32 e gjysmë, ngelën këtu në fashtin Thanaj, ku patën ardhë pas shpërnguljes së dytë. Kur shkojnë në Mavriq, në mbeturinat e kullës së vjetër, ngritën një kullë madheshtore. Para se t’i ndanim, i ftuam të gjithë mashkujt e kësaj familjeje, bile edhe shumë fqinjë e bashkëfshatarë të tjerë. Kundërshtimi i tyre për ndarje ishte i madh, më së shumti kundlrshtonte Nazmi Thanaj, që ishte më i riu dhe ishte student i shkollës ushtarake në Durrës, në mbertërinë e Arbanisë  (Vërejte: akti i parë i kësaj pjese mund të fillojë edhe këtu si retrospektivë, por edhe kështu si vazhdim) oficeri ynë Hollozi, që ishte stacionuar me ushtri e xhandarmëri në këtë fshat, ku kishte vënë tendat në sheshin e fshatit. Kishte urdhëruar, të grumbullohen, siç thamë, i gjithë fshati dhe meshkujt e familjes Thanaj, dhe që i kishte rrethuar me ushtri e xhandarmëri. E urdhëroi Nazmiun që të zhvishej lakuriq  para turmës, e urdhëroi mjekun e tij ushtarak që ta vizitojë që të bindej se ishte i shëndoshë. Pastaj e pyeti se pse të kundërshtojë që të ndahej familja në dy pjesë, e Nazmiu iu përgjegj: e pse të ndahemi s’ka shumë kohë që na shpërngulët në këtë fshat, e pse duhet të ndahemi e të shpërngulemi për të tretën herë? Edhe nëse doni të na shpërngulni, na shpërngulni të gjithëve sëbashku, mjaft kemi vuajtur që ngra Kongresi i Berlinit. Atëherë Oficer Hollozi ia preu shkurt:“pushteti ynë ka vendosurt që kjo familje të ndahet përgjysmë dhe pikë” Nazmiu ia ktheu: “e si mund të ndahen përgjysmë 65 anëtarë, njerëz të gjallë?! Hollozi atëherë nxorri shpatën dhe e qëlloi Nazmiun ne bel dhe e ndau përgjysmë si një kallam misri dhe tha: ja si mund të ndahen 32 vetë e gjysmë do të ngelni këtu dhe 32 e gjysmë do të shpërnguleni për në Mavriq. Pastaj i urdhëroi vëllezërit: Ademin e Sadriun që t’i marrin pjesët e trupit të Nazmiut. Të gjithë të pranishmit u lemeritën. Pjesët e trupit të Nazmiut ishin ende të gjalla, hidheshin sa andej këndej, mezi i morën dhe i mbështollën me pjesë të rrobave të tyre. Nazmiu arriti t’i flasë dy fjalë, po ne nuk i kuptuam se fliste shqip. Hollozi dha urdhërin e fundit: Merreni! Njëra pjesë duhet të varroset këtu ndërsa tjetra atje në trojet prej nga keni ardhur. E shikoi orën dhe tha: afati i fundit për shpërnguljen tuaj është ora 12 e ditës së sotme. I urdhëroi ushtarët e xhandarët: Përcilleni, kryeni punen tuaj. Të keni kujdes, nisuni! Turma u shpërnda, vëllezërit me dy pjesët e Nazmiut, të përcjellë nga xhandarët që mbanin pushkët me singia në to, u nisën për në kullë. Varrosën gjysmën e Nazmiut dhe në orën 12.00 me gjysmën tjetër të Nazmiut u nisën për në truallin e braktisur më parë, në fshatin Mavriq. (këtu mund të marrë fund retrospektiva e aktit të parë dhe të fillojë akti i dytë)

CIVILI I DYTË:- Ndërpreje aman, e shndërruam këtë hulumtim në orë historie.

CIVILI I PARË:- (lexon dosjen) Familja Thanaj pesë vite pasi u shpërngul në trollin e mëparshëm në fshatin Mavriq, vazhdoi përsëri me armiqësi edhe më intensive ndaj pushtetit tonë serbo-sllav. Dy vite pas ardhjes në Mavriq, ku zotshtëpie ishte Ademi, kjo familje pranoi si shërbëtor Novicën e zi, 15 vjeçar. (vërejtje: edhe këtu mund të vazhdojnë pamjet me ngjarjet rreth Novicës dhe 300 kriminelëve të tij, por mund të jetë edhe përshkrim i atyre ngjarjeve), thonë se e trajtuan jo si rrogtar, por si anëtar të familjes, kjo familje gjatë këtyre dy viteve ishte shtuar edhe me dy anëtarë, me Ademin e Vogël, djalin e Ademit të madh, të zotit të shtëpisë, si dhe me të fejuarën e Nazmiut, Mikeshën që kishte ardhë nga Arbania të jetojë përgjithmonë në këtë familje. Për ardhjen e saj kuptuam shumë vonë, edhe kjo ishte shkolluar në Arbani. Novica pasi mbushi 3 vite si shërbëtor në këtë famije, iku dhe askush nuk e dite se kah shkoi. Novica duke bredhë andej-këndej, i pa kurrkënd që ishte, iu bashkangjit bandës së çetnikëve të Hollozit. Hollozi i nxitur si duket nga Novica i zi, i cili i thoshte se gjatë tri viteve që shërbeu në familjen Thanaj, ishte dashururar në bijën e Ademit, Ajeten 16 vjeqare. Prandaj që të mos kuptohej iku nga familja Thanaj dhe tani i kapluart nga pasioni epshor, iu rrëfye Hollozit dhe e cyti që me 300 harambashët e tij kriminelë të shkojë në fshatin Mavriq dhe mu në ditën e Bajramit kur burrat gjendeshin në xhaminë e fshatit tjetër, ta rrëmbejë Ajeten.

CIVILI I DYTË:- mirë, mjaft! Këtë ngjarje e di gjithë Serbia. E këndon çdo Arbanas, i madh dhe i vogël, burra e gra (vërejtje: edhe këto ngjarje mund të tregohen në retrospektivë, duke filluar prej këtu,  por mund edhe të përshkruhet ngjarja, varet nga dëshira e regjisorit)

CIVILI I DYTË:- (ia merr nga dora dosjen civilit të parë dhe lexon) Hollozi me 300 çetnikët e tij, pas mesit të natës e rrethoi shtëpinë e Thanajve. Pasi u sigurua që burrat shkuan në xhami, i afrohet portës së kullës. Në këtë kohë e shoqja e Ademit, Hava, del nga kulla me sëpatë në dorë, i afrohet cungut të drurëve për të shkurtuar dru e për të ndez zjarrin që të përgatisë ushqimet e bajramit. Novica e sheh dhe troket në derë të oborrit. Hava duke menduar që dikush nga burrat mund të ketë harruar diçka, shkon dhe i hap derën. Brenda futet Novica i zi, e përshëndet Havën dhe ajo ia kthen përshëndetjet, e gëzuar që qenka kthyer përsëri. Në këtë kohë në oborr del edhe Ajetja, ajo heton se kulla qenka e rrethuar, shkon ngadalë drejt cungut, rrëmben sëpatën dhe e sulmon Novicën dhe ia shkurton dorën në krah. Gjaku e kaplon Novicën. Atëherë çetnikët dikush për dere e dikush e kapërcen gardhin e me pushkët përpara që shkrepin, vrasin Havën dhe Ajeten. Alarmohet e tërë kulla. Mikesha, Gjaneja, dy nimfat, vajzat e dy nimfave, tre djemtë Martiri I, Martiti II dhe Shahini që nuk kishin shkuar në xhami, rrëmbejnë armët dhe dalin në dritaret e dyshekllakut dhe në të gjitha dritaret tjera prej nga filluan t’i vrisnin harambashët e Hollozit. Ashtu vepruan edhe të gjitha gratë e vajzat. Kur ngelën pa fishekë, dolën në oborr me singia, thika tërfurq e me çka jo tjetër, dhe filluan t’i therin njerëzit tanë.

OFICERI:- (ky nuk lexon po flet) Po, atëherë tanët u futën brenda, vranë gra e fëmijë, në odën e kullës u ngujuan dy nimfat me Mikeshën dhe çunin e vogël të lidhur në djep, që i shte njëvjeçar. Të tri nuset i fusin 3 thika në djep të fëmijës, Mikesha e lidh një shami të bardhë dhe e nxerr në druitare si shenjë dorëzimi.

 CIVILI I PARË:-(vazhdon pa lexuar) Po kur tanët kuptuan që po dorëzohen tri nuset e Thanajve bashkë me Ademin e Vogël, Hollozi urdhëroi të ndërpritet maskara, urdhëroi që të plagosurit lehtë të ndihmohen dhe t’iu lidhen plagët. Pastaj pasi rrëmbeu çdo gjë që ishte e vlefshme, ndezën kullën, vunë djalin dhe nuset përpara dhe u arratisën në pyll. Kur arritën në një rrafshlartë të rrethuar me pyje, u ndalën për të pushuar, filluan të hanë dhe të pinë raki dhe të bëjnë aheng  rreth nuseve, edhe pse i kishin lënë 60 shokë të vrarë dhe 3 të plagosur rëndë në oborr të Thanajve.

OFICERI:- (Vazhdon tregimin pa lexuar), Në ndërkohë, njëri nga djemtë e Thanajve që ishte i plagossur lehtë, ngritet dhe niset drejt fshatit ku ndodhej xhamia. Lajmëron xhematin për tragjedinë. Hoxha ndërpet faljen e namaz-bajramit dhe ju drejtohet burrave që ishin në xhami: Vëllezër, Bajram më të madh nuk ka se t’i shpëtojmë nuset, bijat tona dhe fëmijën nga thonjët e krimenlëve të mallkuar serbë. Të gjithë ju hipin kuajve. Më së pari shkojnë te kulla e Ademit, jua lidhin plagët të plagosurve, pastaj vazhduan ndjekjet. Para se ju afruan rrafshnaltës, ju zbritën kuajve, i lanë pak më larg që të mos dëgjoheshin dhe shkuan e jua zunë pritën në njërën anë. Nuset ishin duke shërbyer Holozin me raki e me mish, si edhe  eprorët tjerë. Mikesha ia lidhte dorën e këputur Novicës. Fëmija qante i lidhur në  djep. Pas pak nuset shkuan drejt djepit, i nxorën thikat që ishin të fshehura aty, dhe me to i prenë në fyt Hollozin dhe eprorët tjerë. Në të njëjtën kohë, kërcitën pushkët e njerëzve të Ademit  dhe për një kohë të shkurtër i vranë të gjithë harambashët tanë, të cilët, ashtu të lodhur e të dehur, nuk ishin në gjendje të bënin asgjë. Vetëm  Novicën e zi e lanë të gjallë. Ai me dorë të këputur nuk ishte në gjendje të bënte asgjë. Në këtë luftë u plagos Mikesha në gjurin e këmbës së majtë, si dhe fëmija, poashtu në bulbin e këmbës së djathtë. Atëherë mjeku i familjes Thanaj, Sefa, mori guximin dhe ia imputoi (ia këputi) këmbën Mikeshës mbi gju, sepse gjuri i ishte dëmtuat tërësisht, ia lidhi dhe ia rehatoi. Poashtu veproi edhe me Ademin e Vigël. Mbaruan një vig dhe e qitën në të Mikeshën e alivanosur, morën djepin e djalin e vogël  dhe u nisën për në kullën e  djegur, duke lënë Rrafshnaltën plot me kufoma të njerëzve tanë.

CIVILI II:- Thanajt pasi varrosën 22 anëtarë të familjes, shëruan tre prej të plagosurve tanë. Lajmëruan pushtetin tonë vendas, që t’i bartin 60 kufomat e kullës dhe 236 kufomat e Rrafshnaltës. Nëntë anëtarë të gjallë të familjes Thanaj u kthyen në truallin prej nga u ndanë, në qytezën Thanaj. Dhe kjo familje nga 32 anëtarë u bë 41 anëtarëshe.

OFICERI:- Ndërsa Novicën e padorë e lanë të lirë dhe i thanë: shko tregoi Serbisë tënde që ta lë rehat tokën tonë se kështu nuk fitojmë as njëri dhe as tjetri. (i drejtohet civilit të I): Ç’ka ka tjetër në dosje?)

CIVILI I:- Asgjë tjetër pos ngjarjes së fundit që bën fjalë për tragjedinë e dasmës të Sadri Thanajt, e cila edhe ashtu është e freskët në kujtesën tonë, që na e ngarkon shpirtin aq shumë, saqë është vështirë të hiqet nga mendja (vërejtje: edhe nga kjo skenë mund të fillojë retrospektiva e krejt ngjarjes që ndodh në dasmën e Sadri Thanajt, por mnud të ngelë edhe ashtu siç është).

CIVILI II: - Dëgjoni, unë jam i këshilluar që pas të gjitha këtyre ngjrjeve, me këtë familje të sillemi pak më butë, pak më mjeshtërisht e dhelprisht. Kam dëgjuar se me këtë familje është miqasuar Sejdë Bogracka, që është edhe kmet, kryetr i fshatiti fqinj. Duhet të gjejmë edhe ndënjë mik të tij, por që të jetë edhe ai “aleati” ynë, siç janë spiunët: Sefedini, Haliti, Hasan Hoxha. Ata i kanë nxit harambashët tanë që t’i sulmojnë tëbanet e Thanajve e t’ua rrëmbejnë bagëtinë. Duhet t’u japim para, armë ose grada, e këta pastaj do të veprojnë kinse sipas kanunit të tyre. Kanuni thotë se gjaqet paguhen edhe me para. T’ua paguajmë vrasjet e disa personave dhe të kërkojmë pajtimin e tyre. Ndoshta në këtë mënyrë i qetësojmë sadopak, nëse jo, atëherë t’i akuzojmë për vrasjen e gjithë atyre çetnikëve tanë.

OFICERI:- Sejda sipas pozitës që ka, na ka ndihmuar disa herë për rebelimet e arbanasve, besoj se do ta gëzojmë përkrahjen e tij, si mik i ri i kësaj familjeje.

CIVILI II:- Atëherë përvishjuni punës menjëherë, meritat do të ju shpëblehen. Za domovinu, napred! (për atdheun, përpara!)

DY TË TJERËT:- Pomoz bog! (na ndihmo zot!).

 

PAMJA E II

 

Në skenë një odë më e vogël burrash me oxhak-vatër në mes. Në odë janë duke hyrë: Sefedini, Haliti, Hasani e Sejda.

SEJDA;- Mirë se erdhët burra! Uluni, rehatohuni.

TË TRETË:- Mirë se të gjetëm Kryetar!

SEJDA:- (del nga oda) Hosie! Hosie moj! Na i sjell katër kafe dhe ujë të ftoftë! (kthehet):Më falni se nuk ju pyeta se çfare i pini?

TË TRETË:- S’ka gjë, çfarëdo që të jenë! Mirë bëre që porosite ujë të ftoftë! Vapë e madhe, auh, qenka freskët...

SEJDA:- Po, kullat janë të frskëta verës e të ngrohta dimrit.

SEFEDINI:- Zoti kryetar, e dimë se nuk është adet të pyetet mysafiri se përse ka ardhur. Ne ardhëm sot në këtë konak të dërguar nga kryetari i rrethit si dhe nga komandanti i xhandarmërisë së rrethit, që të të lusim që të na ndihmosh që ta pajtojmë familjen Thanaj me pushtetin, që të mos derdhet më gjak i pafajshëm nga të dy palët. (dëgjohet trokitja në derën e odës. Sejda çohet e shkon e hap derën, duket Hosia me kafe dhe ujë)

SEJDA:- Hosije, hyn brenda, ne nuk jemi aq familje patriarkale, folju mysafirëve (Sejda ia merr tabakanë, Hosia hyn brenda) Këta janë shokët e mij; Sefedini, Haliiti dhe Hasani.

HOSIA:- (e përmbajtur) Jungjatjeta burra.

TË TRETË:- Tungjatjeta nusja e kryetarit Sejdë.

SEJDA:- Grua, këta shokë e bashkpunëtorë të mij, kanë ardhur të bisedojmë për disa çështje familjare dhe kombëtare.

HOSIA:- Ani more burrë ju i dini punët tuaja. (don të largohet).

SEJDA:- Prit grua, ulu, kemi nevojë edhe për ndihmën tënde. Këta burra kanë ardhë që të na lusin që të ndërmjetësojmë ndërmjet gjinisë sate dhe pushtetit. Ta ndalim gjakderdhjen e të rinjve të pafajshëm. Tregohu sot burrëreshë, ulu!

HOSIA:- (duke luajtur rol) Është e natyrshme që në  shtëpi të këndojë gjeli e jo pula, si të duash ti, burrë të kam.

TË TRETË:- Paç faqen e bardhë, të lumtë, të falemnderit...

SEJDA:- Të lumtë! Nuk paskam gabuar në zgjedhjeen e fatit... (jua shpëndanë cigaret dhe jua ofron kafet. Hosia ulët pak më larg).

AUTORI:- (është i ulur në një kënd të odës) Derisa këta po pinë kafe me duhan, me dorë të mbështetur në mjekër po i shikon e po mendon. Po i kujtohen fjalët e Sejdës kur asaj i doli kllapia nga tronditja e trurit, kur i ra të fikët në dasmë, pasi mori vesh tragjeninë që ju kishte ndodhur vëllezërve të saj dhe familjes. Ai në spital i tha se e dinte se kush i kishte cytur 300 harambashët që t’ua grabitin bagëtinë Thanajve. Ju kujtua se jua kishte përmend të njëjtit  emra po të këtyre spiunëve që qëndrojnë sot para saj. Shpirti filloi t’i shqetësohej, por po pëmbahej, që të mësojë se pse kanë ardhur këta të mallkuar këtu. Sejda e lajmëroi me kohë që ta përgatisë një drekë të mirë, se do t’i vinin tre mysafirë. Po ku e dinte kjo e shkreta se kush janë ata. Tani zemra po i gufon nga marazi, por i duhet të përmbahet... (mysafirët i pinë kafet, pinë edhe ujët).

SEJDA:- Ju bëfshin mirë! (ngritet mbledh filxhanët e gotat dhe i vë në tabaka).

TË TRETË:-Të feleminderit nuse, kefatë kishin qenë të shkëlqyeshme.

HOSIA:- Falemnderit. (ngritet e merr tabakanë e niset kah dera).

SEJDA:- E tash  fisnikja ime shtrona sofrën e të hamë drekë. (Hosia del).

SEFEDINI:- Ngadalë, ngadalë bre burrë, se sa i pimë kafet. (Hosia ktheht me legen, ibrig dhe peshqir në duar. Dhe u qet për t’i larë duart. Sejda sjell sofren dhe jua vë përpara, lanë duart edhe ai. Hosia shkon e sjellë bukën, djathin, kosin... të gjitha në një tepsi.

SEJDA:- (ulët, jua ndan bukën kallamboqe, të pjekur me saç e me çerep. Jua ndan djathin, specat, jua shpërndanë lugët) Byjrëm burra bukë e kripë e zemër...

TË TERETË;- Ztoi ju dhashtë bereqet... (fillojnë të hanë. Hosia shkon të sjellë piten dhe pulën e pjekur mbi të).

HALITI:- Po pse ore Kryetar keni ra në kaq telashe...

SEJDA:- Po çfarë telasheje, çka ka falë perëndia, ju bëftë mirë.

HASANI:- Mirëpaçi, po vërtet, e paski tepruar...

SEFEDINI:- Na falë nusja e Kryetarit se, vërtet ju paskemi munduar sot.

HOSIA:- Jo, jo, nuk jam munduar, punët e përditshme, jemi mësuar.

SEJDA:- Merrni, hani, mos u ngutni. (Hosia  sjell bakallin me ujë)

SEJDA:- Na rri gati me ujë, grua. (Hosia mbush gotën me ujë dhe qëndron me gotë në këmbë. Të gjithë kërkojnë dhe pinë ujë njënganjë me radhë dhe vazhdojnë të mbllaçitin mish e pite).

AUTORI:- Po shikoj Hosoinë se si ia ka ngul sytë burrit të saj dhe po i kujtohet se Sejda i paska pas thënë sa ishin në spital, se, do të hakmirret për vëllezërit e saj, Rinorin dhe Ylberin, se do t’i vriste, Sefedinin, Halitin dhe Hasan Hoxhën. Pasi u martuan, kjo disa herë ia paska qitur ndërmend fjalët që ia kishte thënë në spital sa ishin të pamartuar. Sejda i paska pas thënë: Ti moj grua nuk po më dashke, po më cytë që të  vras e pastaj të më futish në burg e ti pastaj të më heqësh qafe. Ajo sonte po bindej se burri i saj po vërteton tiparet e spiunit, tamam siç janë këta mysafirë këtu prezent, që si duket i dhanë fund të ngrënit.

SEFEDINI:- Zoti e shtoftë, e shtrofshi me bollëk gjithëmonë...

HALITI:- Zoti ju dhashtë bereqet e ju ardhshim për të mirë.

HASANI:- Ju falëmnderit për këtë drekë, zoti ju nderoftë.

SEJDA:- Ju pastë bërë mirë burra! (Hosia mbledh mbetrinat, mbush tepsinë me mbeturina dhe largohet nga dhoma. Sejda i ndihmon, ngrit sorën, fshin e mbledh të fshirat në farashë. Merr legen dhe ibrig dhe ju qet t’i lajnë duart, jua ofron peshqirin që t’i fshijnë duart. Të tre mysfirët ulën në vendet e tyre të përparshme. Sejda ju shpërndanë cigaret dhe jua ndez)

SEFEDINI:- (Pasi thith tymin e cigares) Sot, sipas kanunit të Lekë Dukagjinit gjaku kushton 50 duket. (Hosia pasi merr edhe ndonjë send dhe del jashtë, kthehet dhe ulët në vendin e saj dhe dëgjon. Vërejtje: të shtruarit e sofrës dhe ngrënia e drekës mud të mos bëhen, s’prish punë).

SEFEDINI:- (Vazhdon) Pushteti i Serbisë na ka thënë se ata do të paguajnë vetëm dy gjaqe, të Rinorit e të Ylberit. Pra gjithësejt 200 duket. Për barinjtë kanë thënë se nuk paguajnë asgjë, sepse janë vrarë nga kriminelë bashibozukë që edhe shteti po jua sheh sherrin. Pastaj na thanë se barinjtë të parët i kanë pri sherrit. Si ore, të kundërshtojnë për dy-tre qengja e t’i sulmojnë me armë 300 hajdutë! Ndërsa për Mikkeshën thanë se ajo është e fejuara e Nazimit, armikut tonë, bile ata e quanin Nazo Tanasievski...

HOSIA:- Ju lutëm, edhepse ata kështu ju paskan thënë, ju keni kujdes e mos i lëndoni eshtrat e të dashurve të mij me emra fyes. Si do të ndiheshit ju po të ju tërrisja: Sejdo, Haso, Sejfo, Halo!

HASANI:- na falë fisnike, ne vetëm i përfolëm fjalët që ata i kishin shkrue në aktakuzën zyrtare, kaq.

HALITI:- Me këto që na thanë, nuk u pajtuam as ne. Ju thamë se barinjtë kanë mbrojtur pronën e vet. Ju thamë se po t’ua kishin kërkuar ndënjë qengj, me të mirë, duke ju dhënë bile diçka si kompenzim, ndoshta nuk kishin vepruar ashtu. Ju thamë se Sadriu  kishte ngel gjallë por i plagosur, i ka parë duke rrëmbyer bagëtinë e duke i vënë përpara me dhunë.

SEFEDIBI:- Edhe për Mikeshën ju folëm. Ju thamë se ajo disa ditë para kësaj ngjarjeje, ka qenë e grabitur nga harambashë e bashibozukë të tjerë. Madje e ka humbur edhe këmbën e tash e ka hudhur veten në ajër. Ata pasi biseduan mesvete, na thanë se  për secilin bari japin nga 25 duket. Ndërsa për Mkeshën i japim edhe 50 duket... Hë, si thuani?

HOSIA:- (pasi e shikon Sejdën) Le të vemdos zotëriu im, unë s’jam vetëm se një amvise.

SEJDA:- (I ngazëllyer) Për hajr na qoftë more. (Hosisë) Shko e na sill çajin fismike. (Hosia del) Domethënë për dy djemt e Mikeshën 150 duket, për shtatë barinjtë 175 duket, gjithsejt 325 duket (Sejda çohet sjell sofrën dhe fillojnë t’i numërojnë duketët që Sefedini i kishte sjellë me vete në çantë. Nuk vonon dhe në dhomë futet një djalosh i armatosur. Të gjithë që ishin duke numëruar, u shtangën në vend. Djaloshi me dorën në revole bërtiti:)

DJALOSHI:- kriminelë bre! Me ato verdhushka mund të bleni tjetërkë, por jo familjen Thana dhe as Arbërinë!

SEJDA:- (e njeh zërin e gruas dhe i bie në gjunjë) Aman grua!

DJALOSHI- HOSIA:- Mos më quaj grua qen i zgjebosur! Dashke të më pajtosh me hasmit, ë?! Më mashtrove dhe drekë ju shtrova he haram zoti jua bëftë! Të gjithë në gjunjë sikur përpara zotit në xhami!

HASAN HOXHA;- Oh, pasha shtatë kat tokë e shtatë palë qiej, do të paguajmë edhe për barinjtë edhe nga 50 duket!

SEJDA:- Pashë të gjithë të gjalët e të vdekurit, pashë sofrën e traditat e Arbërit, qetësohu...

HOSIA:- Mos m’i përmend ato fjalë të shenjta me atë gojë të ndytë. A e di ti o Sejdë Bogracka se palët kontestuese thërrasin secili pleqnarët e vet në log të kuvendit. Ku janë leqnarët e famijes time? Ju vetë paditës e vetë gjykatës, apo? Ktheuni kah kibla! (të gjithë kthehen kah qabeja. Hosia tytën e revolës jua mban në kurriz) Pakurrizorë, kaçamillët e përjargur. Ti Hasan Hoxha do të biesh në sexhde i pari. Hoxha gjithnjë prin (e qëllon me revole në kokë, pastaj vret Sefedinin, Halitin dhe i  dejtohet Sejdës) E di mirëfilli se çfarë po bluan e përbluan në atë rradakën tënde finoke. Shpreson në devotshmërinë tme... erdhi çasti të mësosh se aq sa jemi të devotshëm, poaq duhet të jemi të pamëshirshshëm. I rreptë kundër të rreptit, i ashër kndër të ashpërit, i egër kndër të egrit. Mizor kundër mizorit, ndryshe devotshmëria jonë do të shndërrohet në vetëzhdukjen tonë, dhe do të na dënon mësuesja e jetës- historia (dhe armës i jep zjarr...)

AUTORI:- Eh, edhe Sejda ra në sexhde... Hosia e futi armën në brez dhe doli nga shtëpia e Sejdë Bograckës, e mori rrugën për në gjini, ashtu e veshur si burrë...

 

PAMJA E III

 

Në skenë oda e kullës së Thanajve. Në odë burra e gra. Hyn Hosia e veshur si mashkull, të gjithë e shikojnë të befasuar.

HOSIA:- Mirë se ju gjeta o burra!

TË GJITHË:- (ngritën në këmbë) Mirë se të pruri zoti ore mik! Urdhëro dhe ulu! (ia bëjnë vendin në ballë të oxhakut)

ADEMI:- A mund erdhe bre bir?

HOSIA:- Erdha ngadalë, po si jeni? A jeni shëndosh?

ADEMI:- Të falemnderit, shëndosh e mirë jemi, po ju?

HOSIA:- Mirë ka dashtë zoti, mirë.

PASHIA:- (Hyn me sofër në dorë, i afrohet mysafirit) Mirë se ke ardhur more bir! (ia zgjat dorën, kur Hosia ia zgjat dorën e vet, Pashia e njeh dorën e bijës së vet) Shih, shejtanka (dhe e përqafon. Të tjerët shikojnë me habi, mos u çmend që po e përqafon njeriun e huaj) More të uruar, po a nuk po e njihni Hisinë tonë, a?!

BURRAT:- Mos more! A Hosia qenka, a?! (shkrehen në gaz dhe vrapoojnë ta përqafojnë)

ADEMI:- E po, ngjan kjo, ngjan.

NIKLI:- Po, po, por neve si shpesh po na ngjan. Nuk e patëm njohur as Mikeshën ndjesë pastë) Nuk i kishim pas njohur as fëmijët tanë që vdiqën si burrat. Hosisë, megjithatë, nuk i ka hije të hardalloset, derisa fle gji më gji me trimin e saj, që i premtoi se do t’ua marrë gjakun Rinorit dhe Ylberit!

HOSIA:- Mos u ngut, o baca Nikël. Trimin tim vetë të katërtin të prirë nga imami i  lashë të kthyer drejt kiblës me krye në sexhde, duke e falë drekën, iqindinë, akshamin, jacinë e të gjitha vaktet e treavitë, pa e ngritur kokën nga sexhja fare. Prandaj, ke të drejtë, sot jam pak si e hardallosur. Sot kam qenë prokurore publike, avokate, gjyqtare supreme dhe ekzekutore...

NIKLI:- Të lumtë pushka trimëresha e axhit! (ngrihet në këmbë e shkon dhe e merr ngrykë. Ashtu veprojnë të gjithë, shumica me lot në sytë. Në odë hyjnë disa nga fëmijët të bërë synet, të veshur me kostume tipike për këto raste. Ademi i Vogël mban një kapelë synetie ku dallohet një germë e madhe- M. Hosia e vë në prehër, dhe pasi e përqafon, e pyet:

HOSIA:- Ç’është pashë dadën kjo-M, e qndisur?

ADEMI I VOGËL:- Ajo do të thotë- Mashallah, dada Hosie.

HOSIA:- Ooo, mashallah të qoftë e të pastë dada Hosie (errësohet skena, ndrçohet autori)

AUTORI:- U shtru darka.  Pas darke Hosia jua shpjegoi ngjarjen fill e për pe. Dhe ranë në gjumë. Të nesërmën, pas një debati familjar, atin (kalin) ia falën Hosisë me shaminë e kjtmit në jele, që ia kishte lidhur vetë Mikesha në kujtim të Nazmiut, para se të vetëvritej. Hosia kur e mori atin nga dora e Sofatit, iu duk se kalit i rodhën lotëtët, të  cilët Hosia ia fshiu me shaminë e kjtimit. Hosia e përqafoi kalin dhe i tha: mos qaj alç, Mikesha vetë ka dashtë të vdesë asi soji... Unë ia mora hakun dje, mos qaj... dhe lotët e kalit u bashkuan me lotët e saj. Pas kësaj ngjarjeje, Hosisë i doli zëri në të katër anët. Ajo endej me rroba kmbëtare, fluturonte me atin e kuq të saj. Gjendej gjitëkund, natyrisht, duke pasur kujdes nga serbët.

Panikun më të madh rreth saj po e përhapte Novica i zi. Ai kahdo që shkonte toshte se Hosia është hata e madhe, kuçedër njëqind krerëshe, nëna e të gjitha kuçedrave. Dhe tregnte krahun pa dorë. Tamam kur Hosia arriti kulmin e namit e të famës, Serbia e shpalli gjendjen e jashtëzaknshme në zonën ushtarake të Nishit. Gjyqi ushtarak ngriti atakuzat dhe i burgosi: Ademin, Sadriun dhe Hosinë. Gjyqi pasi i arsyetoi aktakuzat për secilin veç e veç, duke i quajtur vrasës barbarë e të pashpirt, Hosia nuk duroi pa ndërhyrë dhe pa jua përmendur të gjitha të zezat që jua kishin shkaktuar familjes Thanaj, si dhe mbarë popullit të Kosovës. Në fund të senacës gjyqsore, iu kumtuan dënimet. Gjyqi ushtarak vendosi: Ademi u dënuae me 30  vjet burg, Sadriu me 25 vjet dhe Hosia me 15 vjet. Të gjithë u dërguan në Shtëpinë Ndëshkuse të Nishit. (ngrrihet perdja)

 

PAMJA E IV

 

Tani në skenë shihen grilat e një burgu. Para grilave endet gardiani me armë. Brenda grlave duket Sadriu me rroba burgu.

SADRIU:- O zot, më mirë të kisha vdekur sëbashku me demtë e mi, sesa të përjetoj që bija ime të gjendet në këtë burg famkeq... Oh bija ime, trimëresha ime (errësohet Sadriu, ndriçohet Autori).

AUTORI:- I vetmi ngushëllim i ngeli Sadriut besimi se Hosia është e zoja e vetvetes. Që ditën e parë të pranimit, Hosia i mahniti rojtarët me bukurinë e saj, gjeturinë e saj, sjelljen e saj, guximin si dhe me gjuhën e saj. Fliste serbishten më mirë se ata vetë (ndriçohet burgu. Pas grlave është Hosia duke dhënë gjenealet e saja para kujdestarit të burgut).

KUJDESTARI I BURGUT:- (duke shënuar në një regjistër) Për çka je e dënuar?

HOSIA:- për vrasje, vrasje të katërfishtë.

KUJDESTARI:- Serbë?

HOSIA:- Jo, shqipfolës, spiunë tuaj.

KUJDESTARI:- Si ashtu?

HOSIA:- Ashtu zotëri, përgjigjem për vrasjen e katër shtazëve të shëmtuara. Se po më torturoni, kur i dini të gjitha. I keni të gjitha proceset e gjyqit (kujdestari ngrihet e del jashtë, pas tij hyn një gardian)

GARDIANI:- Rendi Shtepiak dhe masat disiplinore t’i kam treguar që ditën e parë. Dëgjo! Jam shumë i mirë me të sjellshmit, s’ke pse të frikësohesh, vetëm duhet të jesh e dëgjuesme, dhe jam i gathëm të ju ndihmoj kurdo që ta kërkoni ndihmën time. Quhem Novicë, (largohet).

HOSIA:- (në medime) Një Novicë i zi dikur na e lakmoi Ajetën, dhe u bë hataja. Një Novcë tjetër tani, po i bardhë, po më vardiset me këto lloj fjalësh e lajkash. Si njëri si tjetri, derra derrash! (errësohet burgu, ndriçohet autori).

AUTORI:- Pas një jave, regjimi i burgut u ashpërsua tej mase, gardianët u çartën fare. Çirreshin kotnasikoti: jo krevati nuk qenka në rregull, jo pastërtia, jo ajo e jo kjo... Ani ndaj kuj, ndaj Hosisë e cila çdo gjë që prekte, e praronte. Gjatë dimrit dhe ditëve të para të panvetërs, Hosia nuk e hetoi lagështinë, por lagështia dalëngadaë pllakosi muret dhe dyshemetë. U shndërrua burgu me duhmë lagështie dhe myku, që i depërtonin në mushkëritë e saja të njoma, në bark e në kokë. Filloi t’i dhembte koka aq shumë, saqë u detyrua të kërkonte ndihmën e mjekut. Novica ia solli mjekun trashalluq, i cili pa e vizituar fare konstatoi se nuk është rast urgjent. Duke u larguar nga Hosia, i tha Novicës:

TRASHALLUQI:- Mos e lësho rastin. Qenka copë fare (del jashtë).

NOVICA:- (ktheht plot buzëqeshje, hap derën dhe futet në qeli) Po e zëvendësoj rojtarin që mungon. Jam i informuar nga një grumbull raprtesh ku ti ishe treguar rezistuese dhe grindavece, e parregullt, çikërrimtare dhe asociale. Por unë mbikëqyrësi yt Novica, nuk do t’i përfill ato lehje qensh...(errësohet skena, ndriçohet autori).

AUTORI:- Hosia u shtir sikur nuk e dëgjonte fare. Shkoi në qeli e mori qypin në të cilin e kryente nevojën  dhe doli përsëri në korridor e shkoi në nevojtore. Mbylli derën, e kryejti nevojën. Novica e nxori shishen e rakisë dhe iu afrua derës së nevojtorës dhe filloi të pijë raki. Hosia kreu nevojën fiziologjike, por stepej të trokiste që t’ia hapte derën. Ishe e sigurt se ai qen bir qeni nuk do të stepej nga punër e liga. E dinte fare mirë, se në duart e kujt gjendej. Megjithatë, vendosi të veprojë. Ju kjtua se aty në qelinë tjetër gjendej babi i saj, Sadriu, i cili s’ka gjë më të shenjtë se dy gishta fytyrë. Nxori nga gjiiri një litar që e mbante të fshehtë, që në rast nevoje ta varte veten. Mendoi ta varte veten duke u lidhur në grilat e nevojtorës, por të vdiste në nevojtore, nuk ja deshti shpirti... Po si ta ruaj Hosia robëreshë fytyrën? Futi litarin në gji, me shaminë e kujtimit të Nazmit dhe i tha vetes: “Këmbëngulja dhe qëndrueshmëria, triumfojnë. Ruaje gjakftoftësinë dhe aktro. Veshe trimërinë me urtësi, përpara me guxim) Dhe i ra derës me grusht, të dalë ku të dalë! Novica i ngazëllyer e me shishe në gojë e me sytë të skuqur nga epshi shtzarak që e kishte kapluar, futi shishen në xhep. Hapi derën dhe u fut brenda krahëhapur drejt hosisë. Hosia qëndroi si statujë e ftoftë, kur Novica u bind se Hosia u pajtua me fatin, e shtërngoi me afsh të papërmbajtur, filloi edhe t’ia zgjith ushkurin (baçin), Hosia i tha: e ke harruar derën e hapur or torollak! Novca i bie ballit me dorë dhe ushtarakisht u kthye kah dera për ta mbyllur. Hosia me shpejtësi rrufeje, rrëmbeu kibllën (vegëshin), u ngrit në maje të gishtave dhe me sa fuqi që pati e goditi Novicën në kokë. Qypi u bë copë e grmë, vetëm rrëfana (vega) i mbeti në dorë. Muti e shurra e kapluan ftyrën e trupin e Novicës, i cli u përplas me tërë peshën për tokë në cimenton e nevojtores, sa gjerë e gjatë! Duke iu dorëzuar vdekjes. Hosia e kontrolloi  veten se mos ishte stërpikur me flliqini, pa se ishte e pastër, vrapoi në qelinë e saj, me qëllim që sa ë shpejt ta varte veten, para se ta zbulonin Novicën. Mrëpo krisma e qypit dhe e përplasjes së Novcës për beton, e kishin dëgjuar rojet tjera të burgut.  Erdhën tre gardianë dhe e zbukuan rastin, u futën në qelinë e Hosisë, në çastin kur ajo ia kishte vënë vetes lakun në fyt. E zbritën nga karrigeja, e zdeshën lakuriq, të tretë me radhë e rrahnin me kërbaç. Hosia i shante me tërë zërin. Sadistë! Kriminelë! Rrugaçë! Bastardë! Derisa ju nda fryma dhe e la forca e ra shakull në dysheme. Trupi i  saj mori formën e zebrës nga të rënat e kamxhikut. Njëri nga torturuesit shkoi dhe e solli mjekun trashalluq. Tjetri mori një kovë me ujë dhe ia zbrazi Hosisë në kokë, Hosia lëvizi. Njëri nga gardianët tha: Ehu, gjallë qenka... Nëse do ta mbijetosh Novicën tonë, së paku do të të bëj të mos lindish fëmijë shqiptari, dhe kërbaçin që mbante në dorë ia futi në vaginë deri te doreza. Hosia nga dhimbjet e hatashme u mblodh  kruspull dhe u përdrodh si zorra në prush, dyshemeja u la në gjak. Mjeku trashalluq erdhi dhe pa e vizituar fare, përpiloi raportin diagnostik: Epilepsia dhe shizofrenia paranoide. Mjekim i detyrueshëm në çmendi me afat të pakufizuar. Nuk është në gjendje ta kontrollojë veten. U vërulet pesonave të pafajshëm, kriminele e rangur të parë... Pasi ia hodhën edhe disa kova ujë, Hosia filloi të vie në vete. Kur e hetoi se ishte lakuriq, ashtu e përgjakur, u nis zhagaz, mbërriti me mund diçka nga rrobat e saja dhe u mbulua disi me to, por ato ju ngjitën për trupin e zhveshur nga lëkura. Gardianët e kapën dhe e dërguan në çmendinë (errësohet skena-vërejtje: e gjithë kjo ngjarje mund të inskenohet, po qe nevoja)

 

PAMJA V

 

Në skenë duhet të shihet një dhomë që karakterizon me ndonjë element çmendinën. Mund të shihen disa persosnazhe që me lëvizje apo zëra tregojnë se nuk janë të shëndoshë mendësisht. Ndonjëri edhe mund të jetë në këmishën e të çmenduerit. Në një kënd shihet Dr. Eva, duke vizituar Hosinë, që është e shtrirë në krevat. Aty afër është edhe autori, të cilin nuk e sheh e nuk e dëgjon tjetërkush pos spektatorëve në sallë.

AUTORI:- Kujdestare e çmendisë është Dr. Eva. Ajo, posa e sollën Hosinë në çmendinë dhe e hetoi se asaj i ishte shkatërruar ani i fëmijës (mitra), urdhëroi që ta dërgojnë në sallën e operacionit; ia operuan mitrën. Kur u forcua pak, e çuan në bajë, e lanë dhe e veshën, dhe e shtrinë në një dhomë të posaçme. Pasi e mori veten pakëz, gjithënjë nën kujsesin e Dr. Evës, e cila ishte shumë grua e dashur e fisnike, tani ishte në gjendje të flasë e të komunikojë.

DR. EVA:- Eh, sa shumë të kanë rrahur, të është bërë lëkura tërë vijavija e ngjyngjyra, tamam si ylberi, prandaj më lëjo që tani e turje të të thërras- Ylbere? Si thua, të pëlqen ky epitet?

HOSIA:- Nuk di si të ju them doktoreshë? Po më pëlqen shumë, por e kam pak të vështirë, sepse Ylber quhej njëri nga vëllezërit e mi binjakë që m’i vranë katilët serbosllavë.

DR. EVA:- Ke të drejtë, por në këtë rast, emri Ylbere nuk të lejon që ta harrosh vlllanë.

HOSIA:- Ashtu është, por mbase unë nuk e meritoj këtë emër, sepse ai e dha jetën për familje e për atdhe... e unë...

DR. EVA:- Fakti se ti i përballove të gjitha këto tortura dhe ngele gjallë, nuk do të thotë se vlen më pak nga vëllai yt dëshmor. Ai ka vdekur njëherë, e ti ke vdekur e je ngjallë disa herë. Këtë e vëreton ngjyra a lëkurës sate disa ngjyrëshe, tamam si ngjyrat ylberore. (errësohet skena, ndriçohet autori).

AUTORI:- Dr. Eva, për çdo ditë, orë e çast, e vizitonte Hosinë. Hosia nuk ishte prekur e mikluar më butësisht e më me kujdes as nga nëna e saj, Pashia. Dr. Eva u soll ndaj Hosisë aq shpirtbardhë, siç ishte edhe manteli i saj. U soll si engjëll i vërtetë. Urdhëroi që ta lanin çdo ditë. T’ia mëkonin lëkurën dhe ta veshnin me ndërresa të pastra. Kështu, siç thotë një këngë e jona:

 

Shtatë ditë atë e lanë

Shtatë lëkura i ranë...

 

Pas shtatë ditëve Dr. Eva i tregoi Hosisë prejardhjen dhe jetën e saj. (errësohet autori, ndriçohet skena ku janë Hosia e Dr. Eva. Hosia tani ka të veshur këmishën e të çmendures).

DR. EVA:- Unë jam  nga Rumania, por jam shqiptare me prejardhje nga Arbëria. Jam në lidhje farefisnore me Elena Gjikën...

HOSIA:- me Elena Gjikën, Dora d’Istria? Princeshën rumune që ka shkruar libra në nëntë gjuhë të huaja?!

DR. EVA:- Tamam ashtu... E ditke cila është?!

HOSIA:- Po, e di, e kemi pas një nuse të shkolluar nga Arbëria që na ka mësuar shumë gjëra... Prandaj ju po silleni ndaj meje me kaq dashuri, sikur të ishit nëna ime... Ju falemnderit... Ju do të jeni nëna ime e dytë. Edhe ne e kishim në familje tetën Havë, gruan e xhaxhit Adem, edhe ky ndodhet në burg, ku isha edhe unë. Emri Havë do të thotë Evë, si emri juaj. Edhe atë së bashku me të bijën, Ajeten, e kanë masakruar katilët barbarë serbë.

DR. EVA:- Për familjen tuaj Thanaj kanë shkruar shumë gazeta. Ju vërtet jeni familje trime dhe atdhetare. Ndoshta për këtë arsye mbani mbiemrin Thanaj. Shpesh e dëgjoja gjyshin tim kur thoshte se druri i thanës është drruri më i firtë. Ndërsa druri manit i ka rrënjët më të shpërndara në tokë.

HOSIA:- Te ne ka edhe mbiemra Mani...

DR. EVA:- Po, ka, bile edhe në More, në jug të Arbanesë, ekziston fshati Mani, nga i cili, siç më thoshte gjyshi, e ka prejardhjen edhe Napoleon Bonaparti... Dudmanit i thonë edhe Morik, prej nga e ka marrë emrin e gjithë Morea.

HOSIA:- Edhe nusja jonë, Mikeshë e ka pas emrin, na thoshte se kombi ynë ka lëshuar rrënjët si dudmani: në Sicili, Kalabri, Turqi, Greqi, Egjipt, Amerikë, Rumani... E sa e sa vende tjera, tregnte ajo, por unë i kam harruar. Eh, e ndjera e hudhi veten në ajër me dinamit për të vrarë qindra barbarë serbosllavë, që e patën rrethuar (i dalin lotët).

DR. EVA:- Eee, lavdi pastë. Ajo paska vdekur si heroinë. Tamam si Oso Kuka, prandaj do të ngel e gjallë në kujtesën e breznive. Prandaj bëhu e fortë për hatër të saj. Mos e ligshto veten, mbahu (e përkdhel Hosinë. Errësohet skena me Hosinë, ndriçohet autori).

AUTORI:- Sa interesante është jeta. Për liri dhe për atdhe, punohet edhe nëpër burgje. Bile edhe në çmendinë. Dr. Eva dhe Hosia lidhën një miqësi të fortë, të ngushtë. Të nesërmën Dr. Eva i tha Hosisë (ndriçohet Hosia e cila është duke ngrënë bukë, e ulur në krevat, pranë saj është Dr. Eva)

DR. EVA:- Dëgjo Hosie, unë mund ta shpall të pavlerëshme diagnozën e atij mjekut të burgut, si dhe udhëzimin e gënjeshtët të drejtorisë të Burgut të Nishit. Kam mundur të të liroj nga kjo çmendinë, posa u forcove pas operaconit të mitrës. Kam mundur të bëj që të mos e veshësh këmishën e të çmendures, por atëherë do të të dorëzonin në duart e egërsirave të burgut, prej nga erdhe këtu. Prandaj, që të shpëtosh, duhet ta luash rolin e budallaqes, të çmendures të dorës së parë, që të mos iu biesh në sy policisë sekrete, që të mos marrin vesh se ti je e shëndoshë mendësisht, që të të mos kthejnë prapë në burg.

HOSIA:- E ç’duhet të bëj?

DR. EVA:- Shtiru si budallaqe, shtrembëroje gojën, qesh e qaj pa liddhje, nxirju gjuhën punëtorëve shëndetësorë, por edhe pacientëve të tjerë. Rri e heshtur si mumje. Nguli sytë dhe shiko në një vend të pacaktuar. Me një fjalë, sillu jonatyrshëm, por ruaju e mos u trego agresive, se atherë të rrahin e të keqtrajtojnë.

HOSIA:- Po, vërtet, po i rrahin dajak, si kaun në lakra... rojet e burgut dhe këta të çmendinës nuk po ndryshuakan fare.

DR. EVA:- Po, po, të ruajt zoti, janë të degjenerur deri në palcë. Unë atë oficerin Rafi e kam mik. Ai babain e ka arbanas, ndërsa nënën serbe. Gruaja i ka vdekur gjatë lindjes dhe ia ka lënë një djalë...

HOSIA:- Ani?

DR. EVA:- Ai një ditë më tha se do të ishte martuar me ndonjë vejushë... Hosi e dashur, shpirti po më dhemb kur po të shoh me këmishën e të çmendures... Nëse të shpalli të shëruar, do të kalbesh në burg... Në kushte normale nuk do të kisha parapëlqyer të martoheshe me të, por në këto rrethana, nuk duhet të ngurrosh fare... Momentalisht kjo do të ishte zgjidhja më e mirë... Ai të ka parë dhe si duket i ke pëlqyer...

HOSIA:- S’di ç’të them, e di se po mendon për të mirën time, zoti ta shpëbleftë me të mirë... Por për këtë punë kam dëshirë të konsultohem me babain tim, i cili është këtu në burgun e Nishit.

DR. EVA:- Mirë, do të bisedoj me Rafin, ai mund ta realizojë edhe këtë takim, besoj... (errësohet skena, ndriçohet autori)

AUTORI:- Pas kësaj bisede, të nesërmën së bashku me Dr. Evën, në vizitë erdhi edhe oficer Rafi. Hosisë i pëlqeu në të parë. Pasi biseduan dhe i shoshitën punët mirë e mirë, Hosia edhe Rafit i tha se duhet të bisedonte me babain, para se të vendoste. Rafi i premtoi se do t’ia sjellë babin nga burgu që ta vizitojë... Dhe vërtet, herën tjetër Rafi erdhi sëbashku me babin e saj, Sadriun, dhe Dr. Evën. (ndriçohet Hosia, hyjnë Dr. Eva, Rafi, Sadriu i lidhur për dorën e Rafit, të përcjellur nga një roje e burgut. Roja qëndron afër hyrjes, kurse këta i afrohen Hosisë).

HOSIA:- (Pasi e përqafon me mall babain) Baba ishtrenjtë, unë të kam thirrë...

SADRIU:- E di, bija ime, Rafi m’i tregoi rrugës të gjitha, për të gjitha më informoi edhe bija jonë e nderuar Dr. Eva.

HOSIA:- Ehh, babai im i shrenjtë, e di se çka zien në mendjen tënde. Ty të shkon mendja të fëmijët e mi, te nipat e mbesat tuaja. Bëhu i fortë baba i dashur se ajo telashe nuk ekziton më fare. Unë kurrë më nuk mund të lind fëmijë... Më kanë paaftësuar për jetë në mënyrën më barbare. Të kam prind e nuk mund të flas më tepër, më vije trup (qanë e mbështetut për babanë).

SADRIU:- i di të gjitha bija ime, (e përqafon), trimëresha ime, të pastë baba. Më tregoi Dr. Eva se si e ke mbrojtur nderin, duke e qëlluar në kokë me armëm më të ndyer kriminelin dhe ia ke zbardhur fytyrën vetes, tërë farefisit e mbarë shqiptarizmit... Heroina e babait, sa shumë ke vuajtur nga torturat...

DR. EVA:- Bëhu burrë i fortë, se ke përse, e paç me jetë të gjatë e plot shëndet këtë bijë trimëreshë...

SADRIU;- Kështu e paska shkruar zoti që të mos bëhem gjysh, as nga bijtë as nga bija (qajnë të dytë), megjithatë, bija ime (e shtrëngon), e ndi veten krenar e fatlum që  pata bij e bija heronj e heroina (i fshin lotët). Bija ime, doktoresha Eva ma tregoi rastin tënd dhe të Rafit, ky (e afron) pos gjuhës nuk dallon fare prej nesh, babanë e ka pas të gjakut tonë, i mendova të gjitha dhe nëse pajtohesh edhe ti, unë jam gati ta bekoj martesën tuaj... Në këto rethana, kjo është zgjidhja më e mitë... E kjo është meritë e dr. Evës, i falemnderit... Fol bija ime, mos ndurro?

HOSIA:- Të falemnderit baba, të falemnderit Eva, të falemnderit Raf. Edhe unë pajtohem se kjo është zgjidhja më e mirë.

SADRIU:- (i afron  dhe i përqafon) e po, u tashëgofshi bijtë e mi! Paçi jetë të gjatë e të lumtur e plot shëndet dhe dashuri (ia zgjatë dorën Rafit pastaj Hosisë dhe i përqafon të dytë, ia zgjatë dorën Dr. Evës) Të falemnderit bij e Arblrisë, princeshë e Rumanisë... Të shkoftë puna e jeta mbarë!

DR. EVA:- Të falemnderit vëlla i nderuar. (ju zgjatë dorën Hosisë dhe Rafit) u trashëgofshi. Kalofshi jetë të lumtur, plotë shëndet, harmoni e dashuri (ia zgjatë dorën Sadriut) Për hajr e qofshi me fat, edhe ti tëdalësh sa më parë nga burgu e gjithë njerëzit e tu. Të falemnderit që u pajtove me këtë zgjidhje, në këtë situatë.

SADRIU:- Kjo ëshë merita juaj, zoti të bekoftë! (errësohet skena, ndriçohet autori)

AUTORI:- Kështu, me shtrëngim duarsh, me lot e përqafime, Hosia dhe Rafi lidhën fatin e tyre në këto rrethana kaq tragjike. Roja e burgut që qëndronte pak më larg, e kthyeu Sadriun në burgun e Nishit. Kurse oficer Rafi gjeti dëshmitarët për kurorëzim. Rregulloi dokuentet se ai e merrte të sëmurën në kujdes e mbikqyrje personale me diagozën konstante: epilepsia dhe shizofrenia paranoide. Oficer Rafi ishte një demokrat i vlrtetë. Edhepse u martua me Hosinë, e cila tani e tutje mund të kujdeset për djalin që e kishte me gruan e ndjerë, ai nuk e largoi shërbëtoren, e cila që nga vdekja e gruas së parë kujdesej për këtë djalë. Por as Hosija nuk mund të rrinte pa punuar diçka. Ajo tani kujdesej edhe vetë rreth Rafit të Vogël, pastaj qëndiste, qepte e edhe lexonte. Edhe ushqimet filloi t’i përgatisë vetë. Edhe në treg dilnin bashkë ajo dhe shërbëtorja. Shkurt, ndihmonin njëratjerën.

Me fuqizimin e ushtrisë, fuqizohej dhe gradohej edhe Rafi dhe, pas tri vjetësh, përmes një avokati i kontestoi aktgjykimet e Ademit, Sadriut dhe Hosisë. Në rigjykim, që të tre u dënuan me nga 3 vjet... dhe pasi ato tri vite Ademi e Sadriu tanimë i kishin kaluar në burg, u liruan menjëherë. Ndërsa Hosia vazhdonte me diagnozën e saj nën kujdesin e Raifit. Në opinionin tonë shqipëtar, siç e kemi zakon të përgojojmë njerëzit, filluan të flasin se kinse, këta paskan bashkëpunuar me organet e burgut. Se familja Thanaj qenka degjeneruar se paskan bërë krushqi me pushtuesit. Adem Thanaj që shquhej si pleqnar i njohur, u mllefos shumë nga këto  thashetheme të pa baza.

Në familjen Thanaj gjatë këtyre tri viteve, kishiin ndodhur ndryshime. Ademi i Vogël të cilin Mikesha e ndjerë e quante- Synim, kishte mbushur 10 vite. Kishte marrë një edukatë të bukur. Të rinjtë e të rejat ishin liruar nga burgjet lokale, nga ushtria. Edhe në burgun e Nishit pasuan ngjarje të  ndryshme. Drejtori i Zendanit (burgut) të Nishit u pensionua në bazë të stazhit, të moshës. Ky organizoi në shtëpinë e tij një darkë solemne dhe thirri si mysfirë: oficer Rafin me Hosijen, mjekun- psikiatrin e burgut të Nishit, shoferin e tyre, titullarin për riedukim, gazetarin, xha Budën, miq e bashkëpunëtorë të tjerë. Dr. Eva erdhi pas darke që të takohej me Rafin dhe Hosijen, pasi që nuk i kishte gjetur në banesën e tyre. Shërbëtorja i tregoi se ku gjenden. Pas darkës, filluan bisedat me gotat e pijeve  në dorë. (ngrihet perdja, në skenë një dhomë e zakonshme qyteti apo sallon i mobiluar)   

 

 

PAMJA E VI

 

SHOFERI:- (55 vjeçar) Shqipëtarët janë egërsira. Autobusit i vie duhmë qelbësirë kur ata futen brenda. Pastaj kush po jua lejon atë flamur!? Si ore nuk po kuptojnë këta tanët se aty ku valon flamuri i tyre është edhe vendi i tyre... Pastaj, pse po jua lejojnë  shkollat, gazetat, administratën në gjuhën e tyre... Pse? Pastaj kush i duron lindjet e tyre! A s’e dini ore të shkretë se një ditë edhe pa luftë do të na invadojnë. Jemi gjallë e dhe të shohim.

HOSIA:- (nuk përmbahet) Po pse shqipëtarët qenkan aq të papastër?

SHOFERI:- Sepse, fenë e kanë të tillë, kurrë nuk lahen, feja jua ndalon.

HOSIA:- (qesh) po cila qenka ajo fe e tillë?

 SHOFERI:- Nuk më intereson...

HOSIA:- (i drejtohet drejtorit) Ne jemi mysafirët tuaj të barabrtë, kërkoj që edhe biseda të jetë e rrafshtë. Ç’është kjo arrogancë e ky poshtrim...

DREJTORI:- Ju kërkoj falje në emër të tij. Është i pa emancipuar. Ka qenë një kohë të gjatë në fllad.

SHOFERI:- Mos ma përmendni të kaluarën... dhe kush tha se jam i paemancipuar... po a e di ti or mik se sa e sa libra kam lexuar...

DREJTORI:- Po, po e di, ti e vë librin në timon, vozit dhe lexon njëkohësisht, bile pa aksidente fare. (qeshin).

HOSIA:- Dëgjo, unë deri më sot nuk kam pasur kohë t’i kushtoj rëndësi asnjë feje, por aq sa di, feja islame nuk është fe e ndytë, siç u shprehët ju. Çdo mysliman i falë 5 vakte në ditë. Para se të falet, pastrohet me ujë, merr abdes, siç thonë: i lanë duart deri mbi bërryla, shpëlan gojën, hundën, fytyrën, veshët, qafën, kokën, pastaj lanë këmbët deri tre gishta mbi zogj të këmbëve, pastaj lahen pas çdo marrdhenie bashkëshortore, që është larje e obligueshme, pastaj larja pas kryerjes së nevojës. Ja pra del se myslimanët janë njerëzit më të pastër në botë...

SHOFERI:- Kjo s’është e mundur... nuk mund të besoj...

HOSIA:- Unë ju shpjegova se si është e vërteta, nuk jam ngusht a beson a nuk beson dikush... pastaj, ju pyes çfarë zemre paskit ju... si do t’ju duket sikur dikush t’ua ndalonte juve gjuhën, shkollat, flamrin, lindjet, ku e keni shpirtin?! Harruat se pas Luftës së Dytë Botërore kur bota u bashkua në luftë kunder nazist-fashizmit, të gjitha vendet e kombet, e sidomos këtu në Ballkan, fituan disa të drejta, qoftë për gjuhë, për shkolla, për flamur, bile edhe ta ngrisin vetëdijen kombëtare.

DREJTORI:- Zonja dhe zotërinj më dëgjoni, do t’ju flas nga përvoja e një drejtori shumëvjeçar të burgut të Nishit. Dikur në fillim të punës sime edhe unë kam menduar njësoj si shoferi im sot. Andaj edhe nuk po ja zë për të madhe pse mendon ashtu. Këtu e kam edhe mjekun dëshmitar, e këtë e dini edhe ju të gjithë, se çfarë trysnie kemi bërë mbi të burgosurit shqiptarë, por kot, gjimonë ne kemi dalë të mundur dhe të turpëruar. Po tmerrohem nëse ka botë tjetër pas vdekjes. Ne e kemi  humbur këtë botë dhe botën tjetër. Të burgosurit shqipëtarë gjithmonë i kemi pritur me shuplaka, shkelma e kërrbaçë, i kemi gjakosur që nga maja e kokës e deri te thembrat e këmbëve, duke menduar se do t’i thyjmë me dorën e fortë, por kot. Të gjitha na janë kthyer bumerang. Ata na mundnin me dituri, me burrëri, me qëndrim dinjitoz e njerëzor. Titullari dhe mjeku mos të më lejonë të gënjej, se jamë plakur e po harroj... cili prej të burgosurve tanë serb e ka mbajtur grevën 20 e 30 ditëshe?

TITULLARI:- Asnjë.

MJEKU:- Asnjë.

DREJTORI:- Pra, asnjë serb për be. Përveç kësaj, të burgosurit shqipëtarë solidarizohen ndërvete dhe e lënë kokën për fjalën e dhënë. Miq, na jemi prishur dhe kemi humbur çdo virtyt e çdo cilësi njerëzore... (të gjithë e shikonin me sytë të zgurdulluar).

HOSIA:- ky shoferi i juaj, lëre se nuk i quan shqipëtarët Allbanci, por edhe emrin shqiptar e deformon duke e quajtur shiftar, sikur të thoshte: fushka e jo pushka, flan e jo plan. Ky këto fjalë me siguri nuk i shqipton me germen f, por me germen p të cilën e shqipton për mrekulli...

DOKTORI:- Kam përshtypjen se sonte u sulmua shoferi ynë me pa të drejtë. Detyra e tij nuk ja lejon të thellohet në terminologji, e sidomos në terminologjinë e një populli armik dhe primitiv.

DR: EVA:- Nuk pajtohem me fjalët tuaja koleg, se emrat shqipëtar apo Albanac bëkan pjesë në terminologjinë e rëndë e aq më pak nuk mund të pajtohem me shprehjen tuaj ku thatë: të një populli armik e primitiv.

DOKTORRI:- Nuk e di pse fyheni, pse nxeheni kolege!?

DR: EVA:- Unë ende nuk jam nxe aq sa duhet të nxehem, sepse me të vërtetë jam e fyer, sepse edhe unë i takoj atij popullit, siç e quajtët ju armik e primitiv... Sepse rrjedh nga familja shqipëtare e principatës së Gjikajve që me dekada e udhëhoqën Rumaninë, qoftë në pushtet e qeverisje, qoftë në arsim e kulturë. Jam stërmbesa e Elena Gjikës apo Dora De’istrias famëmadhe, që ishte gruaja më inetelegjente e Evropës që fliste dhe shkruante në 9 gjuhë të ndryshme evropiane. Në kohën e vet ajo dhe arbëreshi Jeronim Derada ishin personalietet më të njohura të kulturës e të shkencës gjuhësore evropine, e të mos përmendi me qindra rilindas kombëtarë shqipëtarë që mosnjohja e tyre prej jush edhe mund të lejohet, por këto i di e gjith bota e qytetëruar...

DOKTORRI:-Kolege, më falni që po ju ndërpres, por edhe ju më fyet kur thatë: se juve edhe mund t’u lejohet, demek unë po i takuakam botës të paqytetëruar!?

DR: EVA:- O koleg, me mantel të bardhë, ne nuk duhet të merremi me politikë, ndërsa ju për hatër të politikës suaj shoveniste, e keni hudhur pacienten Hosije Thanaj në çmendinë me dy diagnoza fallce: epilepsinë dhe shozofreninë paranoide. Turp i turpit.

DOKTORRI:- Kolege! Bëhu më konkrete dhe më korrekte.

DR: EVA:- Ju s’keni të drejtë të thirreni në korrektësi, e sa i përket konkretes po, do të bëhem më konkrete. Ju, me këto dy diagnoza të kobshme e keni fshehur tentimin e dhunimit dhe të shkatërrimit të një nëne të ardhshme me mjete masakruese, duke e hedhur në çmendinë të burgosurën Hosije Thanaj ose Tanasijevska, siç e keni pakëzuar ju. Po këtë Hosije që është sonte këtu, sëbashku me bashkëshortin e saj oficerin Raf...

 DOKTORI:- Këtë lajthitje apo shovenizëm, siç e quajte ti, duhet ta ndajmë bashkarisht, sepse edhe ju i keni vërtetuar diagnozat e mia...

DR: EVA:- O koleg! Nuk është fjala për lajthitje, njerëz jemi edhe mund të lajthitemi, por këtu është fjala për krim me paramenim, të cilën drejtësia dhe gjyqi e dënon. Unë i kam vërtetuar diagnozat e tua arbitërare dhe të bëftë mirë.

DOKTORI:- (ngritet gjysmë i dehur i afrohet varëses për të marrë mantelin) Kurth i përgatitur...

 DREJTORI:- Stop. Stop! Ulu të lutem... po të betohem se Dr. Eva nuk ka qenë fare e ftuar. Ajo erdhi vetë pas darke, ju e patë vetë. Ka shkuar te Rafi, nuk e ka gjetur. Shërbëtorja i ka treguar se ku janë dhe ka ardhur të takohet me ta. Ulu dhe qetësohu! (mjeku ulët) asnjëri nga ne individualisht nuk jemi fajtor. Faji dhe fatkeqsësia është kolektive. Unë nuk doja të torturoja të burgosurit, por detyra, ajo na shtyri që ta tejkalojmë shoqishoqin në gara poshtëruese. Më i miri dilte ai që bënte më së shumti krime ndaj shqipëtarëve. Ndëgjoni miq, vetëm në këtë mënyrë kam arritur deri në pension, përndryshe do të më hante ora e ligë me gjithë rroba. Unë po ju flas nga pervoja ime e penologut: fitorja dhe nderi janë të shqiptarëve, disfata dhe turpi janë tonat. As brezat e ardhshëm nuk mund ta lajnë turpin tonë, pasionet tona të sëmura për pushtimet  e tokave të huaja, por kur njeriu hyn në valle, duhet të vallzojë.

BUDA:- E shihni... e të gjithë ata që kundërshtonin të merrnin pjesë në ato krime monstruoze, i kemi larguar si të papërshtatshëm, armiq e kundërshtarë...

DREJTORI:- Po, të gjithë ata që nuk patën energji t’i torturojnë shqipëtarët, i quajtëm tradhtarë të popullit... Prandaj më nuk e akuzoj mikun tim (ia vë dorën mbi supe) nga se unë vetë do të kisha dhënë  dorheqeje po të mos të ishte i përshtatshëm.

Dhe ju miq, mos mendoni se u ndreqa... Jo, i ndrequr dhe i pastër ka qenë dhe ka ngelur ky (ia vë dorën mbi sup), fqinji ynë Buda. Ka pasur momente kur më është dhembsur pse mbeti autodidakt, pa u shkolluar, por tash duhet të t’i dhembsem unë atij. Ky mbeti pa pension e unë... pa fytyrë!

Çka po i mungon sot Budës? Në shtëpi të vet,  në tokë të vet. Zot shtëpie e zot i çdo situate të tashme dhe të ardhme.

GAZETARI:- Kur na e tërhiqte vërejtjen për paudhësitë tona, të gjithë e quanim shqiptarofil...

DREJTORI:- Ne me shkollë-trullana, Buda pa shkollë- i zgjuar (Buda qeshet). Shikojeni se si qeshet me devotshmëri, ngaqë e ka ndërgjegjjen e pastër. Gjithnjë ka bërë përpjekje që të na largojë nga ligësitë tona, na ka sharë e qortuar, derisa në shenjë proteste u largua prej nesh. U largua kur një grup shokësh tanë të dehur me shlivovicë e me shovenizëm kërkonim që për aperitiv të pijmë gjak shqipëtari! Dhe kështu sot jeton pa pension.

Sa herë na ka nxitur që të lexonim veprën madhore të autorit poashtu autodidakt, Mark Milanit: “Doket dhe zakonet e shqipëtarëve”. Na thoshte se ajo vepër duhet të jetë bibla jonë... Se pa fqinjësi të mirë kurrë nuk je rehat as në shtëpinë tënde... Dhe na i numronte paudhësitë e harambashëve hutianë përgjatë historisë...E ne nuk dimë gjë tjetër mbi dhe pos urrejtjes! He mozomëkeq për ne! Por ju ruhuni e mos u shprehni si unë, përndryshe e humbni dtyrën (qeshin). E unë sonte dua të shfyrhem. Se për detyrë e njëfarë atdhetarizmi ekstrem  e shoven, e kemi shkelur çdo të drejtë të tyre, e çdo virtyt tonin. Thënë shkurt. Na ka marrë lumi!

HOSIA:- Eh, virtyti, virtyti... Arbreshi i kohës së Renesancës, Mikel Maruli, nuk kishte thënë kot :” Cilit t’i takojë virtyti, atij i takon edhe atdheu.”

DREJTORI:- Ushtarët tonë qajnë kur jua presin flokët, e tuajt nuk qajnë as kur jua presin kokat! Ne në paudhësinë tonë bashkpunojmë me rrugaçë, vjedharakë, dhunues e vrasës mizorë, kundër militantëve shqipëtarë; kur i pyesim pse veprojnë aq mizorisht kundër tyre, ata dhunues përgjigjen:  Për ta shfryer mllefin! E për çfarë mllefi është fjala, unë penologu në pension, nuk e di, përveç nëse mund ta lidhi këte mllef me edukatën abstrakte, nacionaliste e shoveniste, me të cilën i jua kanë ushqyer, se: jemi popull i zgjedhur, se ne jemi popull qiellor! Se fqinjët tanë: Shqipëtarët, boshnjakët, kroatët, vëllëhët, hungarezët e të tjerët, nuk janë si ne. Ata paraqesin rrezik e pengesë për prosperitetin tonë, për daljen tonë në det! Ja pra, këta bashkpunëtorë mizorë i lëshojmë si qent e dresuar kundër të burgosurve politikë shqipëtarë, që t’i bezdisin e t’i cfilisin. Ja ku është këtu titullari për riedukim, le të më përgënjeshtrojë po mundi...

TITULLARI:- (duke qeshur nxjerr një fletore shënimesh dhe e shfleton) E mora çantën me vete se zyra ime po rinovohet. Po, kemi raste të shpeshta të vërsuljeve fizike të llojllojshme, nga ato tinëzare pas shpine me grushte, me dru e me thikë, dhe kur vijnë në vete në spital, ata shpallen fajtorë.

DOKTORI:- Shoku drejtor, ma paskit kaluar në studimin e njerëzve...

DREJTORI:- Nuk je i obliguar të më quash shok, nuk jam më udhëheqësi yt dhe as ti vartës imi. Por o mjeku im i deritashëm, ti me kompani dhe unë deri sonte, nuk mund të thelloheshim në studime, më lejoni të ju pyes: Përse shqipëtarët janë të fundit në Evropë e në Botë, në listën vetëvrasëse?

DOKTORI:- Nuk e di!

DREJTORI:-Nuk e di apo nuk do ta dish, e po ja përse, sepse ata kanë ideale e ne kemi barqe! Ne jemi popull i mërzilaftë, e që përpara dreke urren vetveten, e pas dreke gjithë botën! Ne zgjohemi të hidhëruar nga gjumi, dhe fjalët e para që i shqiptojmë janë: keq, keq e shumë keq, ose këpusim ndonjë sharje në adresë të dikujt apo të askujt, apo në adresë të Zotit. E shqipëtarët zgjohen me këngë apo me vjersha në gojë, të lumtur! Të lumtur për ditën e re, për ardhmërinë e sigurt, edhe pse të shtrirë nëpër betoniere të burgjeve, sepse kanë ideale, zgjohen të lumtur  për ditën e re... Se po afrohet dita e pavarsisë së tyre, këtë gjë po e shoh me sytë hapur. Këtë e kam studiuar mirë po s’kam guxuar ta them, po e them tash këtë mes nesh, pasi u lirova nga urdhëri i Jezuitëve dhe Jezitëve... Më falni, fola pak si tepër sigurisht nga dalldia e ahegunt apo nga mllefi i politikës sonë të gabuar e të dështuar... Le të më falë Titullari i nderuar!

TITULLARI:-Jo s’ka përse, unë deshta të shtoj edhe diçka, radhori im i të burgosurve politikë shqipëtarë, thënë mes nesh, me këtë radhor i quajmë (racë e veçantë njerëzore), për qëndrueshmërinë  dhe kualitetet që kanë treguar! Edhe unë pajtohem se ne nuk jemi fajtorë. Ne zbatojmë urdhërat që na vijnë nga lart. E nga keqtrajtimet po mbushet pusi dhe po shpërthen diga, dhe grevat rrëmbyeshëm po vërshojnë burgjet e atherë si të xhindosur po vërsulemi me llojlloj  represionesh ndaj grevistëve. Ne jua kemi ndaluar gazetarëve hyrjet në burgje- zyrtarisht. Ja po flas këtu para gazetarit tonë. Personeli i bugjeve është korruptuar fare. Tre janë suspenduar nga puna. Francezi, Iliqi dhe Qiklopi, dhe tash gjenden në gjendje krize edhe paralize! (jashtë dëgjohet një muzikë dhe kënga:

 

Shqiptarja përpara altarit betohet

Gjithmonë ajo në huta dashurohet!

 

AUTORI:- Është gjysma e natës. Për ballë vilës së drejtorit ka dasmë; muzikantë e dasmorë të dehur bëjnë zhurmë e këndojnë.

DR. EVA:- (doktorit), Koleg, të pëlqen kjo këngë?

DOKTORI:- Po, pse pyet?

DR. EVA:- Ngase e dija se të pëlqen. Të pëlqen ngase nuk është e vërtetë dhe ngaqë është shoveniste. Si qëndron e vërteta, vashat shqipëtare matrohen për huta apo vashat hutiane çmenden pas shqipëtarëve? (shikon me gojë hapur) E shihni se ku shpie vetëmashtrimi. Koleg, institucioni ku punoj unë zyrtarisht quhet çmendinë, por realisht çmendinat e vërteta sot janë burgjet dhe redaksitë hutiane, tek ne flasin përçart pacientët, tek ju flasin përçart personeli, ne i mjekojmë të çmendurit, ju i çmendni të shëndoshët.

AUTORI:- Doktori u ngrit ashtu si ishte i dehur, u kap për shtylle të varses që t’i arrijë sendet e veta. Të gjithë u ngritën pas tij ashtu pijanecë e gjysmëpijanecë siç ishin, përpos Xha Budës dhe gazetarit, Hosija dhe Rafi nuk ishin esull krejtësisht. Të përcjellur nga nikoqiri, dolën nga dhoma. Kur u kthye drejtori i pensionuar, ju tha të pranishëmve:

DREJTORI:- Ju të dy nuk shkrepët asnjë fishek!

BUDA:- O sarhoshi i djallit, po si nuk paskemi folur, harrove a? A do të t’i përsëris jalë për fjalë ato që fola? E për gazetarin ke të drejtë apo jam gabim, si duket edhe ky ka belbëzuar diçka... Por ky në të shumtën e rasteve vetëm dëgjon e nuk flet fare, por më shumë shkruan e çka nuk shkruan... (e shikon gazetarin me ngulm e armiqësi) Organet më vitale të shqipëtarëve mëshnetken, veshkët , sytë, zemrën, trurin, gjakun dhe vrerin do t’ua kullufisnim me oreks.

GAZETARI:- Kush po i dëshiroka ato meze shqipëtare?

BUDA:- Ti dhe kompania, gazeta jote. Ç’të duhen, or faqezi ato romuze në atë gazetën tënde “laramane” kush po ju cyt të shkruani për moralin e shqipëtarëve dhe dëgjo këtu, fjalët: kulturë, moral, nder, përparim, drejtësi, barazi... Të mos jua dëgjoj më në praninë time, ato janë fjalë të shenjëta e nuk do të lejojmë t’i mbllaçitni me ato gojët tuaja të ndyta në ato organe vitale të shqipëtarëve që ju i doni për meze, qëndron guximi dhe tërë forca e tyre, të cilat ne nuk i kemi e që kurrë nuk do të kishte mundësi t’i përvetsojmë, e sidomos ju që të mos zhgaravisni me budallallëqe shoveniste, bre të mallkuar qofshi...

DREJTORI:- Të lumtë Xha Buda. Në gazeta duhet të shkruhen fjalët më humane, që opinioni të edukohet ashtu si i ka hije njeriut... Këtë duhet ta kultivojnë të gjitha mediumet e shkruara edhe elektronike... Që të na zbardhin faqen e zezë e të hyjmë faqebardhë në Evropën e bashkuar (errësohet skena, ndriçohet autori)

AUTORI:- Kaluan disa vite, Rafi i vogël u rrit, ishte në shkollën e mesme. Po Hsinë e donte shumë, mu si ta kishte nënë të vërtetë. Hosia mbushi katërdhjetë vite. Oficeri Raf ishe graduar në kolonel, kishte marrë detyra më të larta ushtarake. Hosia shpesh shkonte në treg të Njëshit, herë me shërbëtoren e herë vetëm. Përpiqej të takonte dikend nga Arbëria, sepse meqë situata kishte disa vite që ishte acaruar, lidhjes me familjen qenë shkëputur.

Në Arbëri, pas luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, qeveriste UNMIK-u dhe KFOR-i. Pra, OKB dhe forcat e NATO-s, familja e Thanajve, pos pleqve, të gjithë kishin marrë pjesë në luftën e UÇK-së. Pasaportet e UNMIK-ut Hutjana nuk i pranonte, prandaj askush nga Thanajt nuk mund të shkonte në Hutjanë që ta vizitojë Hosijen. Hosija e kuptonte situatën, por e dinte se mund të ketë ndokush nga shqiptarët naivë që shëben ende me pasaporte Hutjave: Sot, meqë është ditë pazari në Njësh, Hosia shkon në Pazar. Atje takon një mesoburrë 50-vjeç duke shitur vezë dhe një çifteli, dhe ia mori medja se është shqiptar.

I bleu vezët dhe e luti që t’ia bie në shtëpi. Fshatari, pasi e mori vesh se është shqiptare, iu hoq frika dhe pranoi që t’ia dërgojë shportën me vezë në shtëpi. Hosia i dha fshatrit të hajë drekë, vetë mori një letër dhe laps dhe shkroi dy letra. Njërën për Rafin e tjetrën për Dr. Evën. I falenderon të dytë për krejt çka kanë bërë për të. Ju tregon se ajo po kthehet me familjen e vet në Arbëri. I shkruajti ca fjalë të bukura edhe për Rafin e Vogël, të ciln e kishte rritur vetë. E la letrën mbi tryezë. Dhe u vesh shpejt e shpejt, mori gjërat elementare për rrugë dhe i tregoi fshatarit se do të niset për në Arbëri dhe se i kishte të gjitha letra e udhëtimit në rregull. Hangri edhe ajo disa kafshata bukë, fshatarit ia bleu edhe çiftelinë, të cilën me një letër ia dedikoi Rafit të Vogël që tanimë ishte bërë burrë dhe ndodhej në shkollë. Dolën nga shtëpia, Hosia mbylli derën, e la çelësin në vendin e caktuar që e dinin vetëm ata, dhe u nisën për në Arbëri me një autobus që shkonte deri në kufi- Kufirin Hutjan e kaluan pa pengesa. Udhëtuan këmbë deri te kufiri i Arbërisë (errësohet skena).

 

PAMJA XI

 

(Në skenë karakteristika e një kufiri shtetëror). Policët e UNMIK-ut e të SHP të Arbërisë. Afrohet fshatari dhe Hosia për të kryer frmalitetet kufitare)

NIKUA:- (pasi hap pasaportën e Hosijes) Hosia... mbesa ime! (shtang)

HOSIA:- Xhaxhi Nikë (dhe i hudhen njëritjetrit në grykë).

AUTORI:- Ngelën një kohë të gjatë në përqafim duke derdhur lot gëzimi. Nikua, u largua e shkoi  të informojë në shtëpi që të mblidhen të gjithë në kullë. Kërkon leje, pasi luti ta zëvendësjë dikush, mori veturën dhe u nisën për në shtëpi në Thanaj. (errësohet skena, ndriçohet autori).

AUTORI:- Siç thamë, Nikua kishte lajmëruar të gjitha brigadat e TMK-së, por edhe vendshërbimet tjera. Në odë të burrave- vëllezërve të vrarë, Sofati, Durimi, Hata, Ademi i Vogël, Ademi, Sadriu, Gjaneja, Pashia, Sabilja (ishin plakur shumë), pastaj: Shahini me nusen. Mjeku... me nusen, Fllanzën, pastaj barinjtë: Kushtrimi e Liridoni, Bashkimi e Agoni; fëmijët: Teuta, Krenarja, Jehona, Fatbardha, Çlirimi, Liria, Rilinda, Rilindi, Afrimi, Përparimi, Flamuri, Gëzimi, Shpëtimi, Fitimi, Nerënxa, Graniti, Shega, Rrezja, Ermali, Ermira, Agmia, Kthesa, Kroni, Valoni, Dafina, Drenusha, Pajtimi, Pajtimja. Erdhën edhe Mirashi me të birin Arsimin. Hosija u përqafua me të gjithë me lot gëzimi. Vetëm nënën Zukë nuk e gjeti. Ajo kishte vdekur gjatë ekgzodit. E kishin varrousr pranë gjyshit Hafiz. Pasi u përshëndetën dhe u çmallën, Arsimi u ngrit dhe ia filloi valles duke kënduar. Të gjthë, pos dy-tre pleqëve e plakave, u ngritën dhe u hodhën në valle...

Të nesërmen, të gjithë shkuan te varret e dëshmorëve e të martirëve të familjes së vet. Hosia vuri lule mbi kokat e të gjithëve: Nazimit, Mikeshës, Martirit të Vogël, Blerimit, Agronom Becit, Ajetes, Havajës, Hyrijes, Fitores, Vlorës, Gjimnazistit, Nazit, Mësuesit, Poetit, Shabanit të Madh, Shabanit të Vogël, Abdullahut, Xheladinit, Rinorit, Ylberit, Latit, barinjëve të mitur... Pasi mbaroi me lulet, doli në ballë të familjarëve dhe i tha këto fjalë: I përkujtuam luftëtarët e familjes tonë që ranë për liri dhe për bashkim kombëtar e territorial. Të mbajmë një minut heshtje në shenjë falenderimi (heshtje)... Lavdi paçi për jetë, toka e lehtë ju qoftë të gjithëve, jehoi fjala e fundit! Lavdi të gjithë martirëve të kombit!

“Kombi që nuk i harron bijtë e vet të rënë në luftë për liri, nuk do të ketë mort kurrë.”

 

(Populli)

 

 

 

Kadri Mani
Kadri Mani
Kadri Mani u lind më 23 nistor 1937, në fshatin Makresh i Poshtëm, komuna e Artanës. Është Magjistër i gjuhës dhe letërsisë shqiptare në pension, ka qenë i dënuar politik me 25 vite burgim, me tri përsëritje, prej të cilave i ka vuajtur 17 vjet, aktualisht është Kryeredaktor i Agjencisë së Lajmeve Zemrashqiptare.

Deri më tani ka botuar këto libra:

“Shqipja e lartësive” (kurorë sonetike), 1988

“Falë të qoftë gjaku!” (poemë), 1997; ribotimi-2008

“Nënë Tereza e Shqipërisë” (kurorë sonetike), 1998

“Shqipëtarët janë atje!” (publicistikë), 1999

 



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora