Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhenc Bezhi: Çdo njeri është fajtor për të mirat që nuk i ka bërë

| E enjte, 04.06.2009, 09:43 PM |


Rudolf Scharping & Xhenc Bezhi
Rudolf Scharping & Xhenc Bezhi
Çdo njeri është fajtor për të mirat që nuk i ka bërë

Nga Xhenc Bezhi, Salzburg

Pas mbledhjes se Rambujesë Shtetet e Bashkuara te Amerikës se bashku me Shtetet e Bashkimit Evropian u detyruan te përdorin planin “B” e po thuajse as njëra prej këtyre nuk e kishte para menduar qe gjerat do te rrjedhin ashtu siç rrodhen. As kush nuk kishte paramendua se Serbia nuk do te nënshkruaj marrëveshjen e Rambujesë. Por me  qe  u detyruan  ti dalin zot fjalës se dhënë qe po nuk u nënshkrua marrëveshja nga pala serbe,Serbia do te sulmohet nga shtetet anëtare te NATO-së. Përkundër kërcënimit se do te sulmohet  me njëherë,  fakti i ri i zuri te pa përgatitur e u detyruan qe tek Millosheviqi te dërgojnë delegacione te ndryshme qe ta bindnin. E ne tjetrën ane politikë bërsitë e këtyre shteteve fituan kohë te mendojnë se çka duhet bere nëse negociatat nuk japin rezultat. Filluan  të japin deklarata të ndryshme për mënyrën  dhe arsyen e sulmimit. Disa prej burrë shtetasve ishin  te pa vendosur plotësisht për intervenim ushtarak te NATO-se e disa te tjerë e ndjenin si obligim dhe ndere intervenimin, sepse ky intervenim ishte i vetmi intervenim ushtarak i NATO-së qe kishte qellim humanitar.
Secili prej këtyre burrë shtetasve veç e veç  se pari duhej te sqarohej me popullin e vetë se përse shteti i tyre duhet te intervenoi, se fundi i fundit ishin  djemtë e atij populli qe do niseshin për ne lufte. Njeri nder këta burra ishte dhe ministri i atëhershëm i mbrojtjes  se Gjermanisë (1998-2002) Rudolf Scharping i cili para kamerave televizive foli me shume emocione e tha: kur fqinji  i ynë ne zemër te Evropës po vritet e po masakrohet , ku gra e fëmijë  po dëbohen nga shtëpitë e tyre e po i marrin malet për tu strehuar, ku për shtroje kanë token e ftoftë e për mbuloj qiellin, ku po ushqehen vetëm  me bar, ne nuk mundemi dhe nuk duhet qe te shohim anash thuajse as gjë nuk po ndodhe. Është detyre e jona njerëzore te reagojmë se për ndryshe historia do te na dënojë.
Me qe bisedimet nuk patën rezultat atëherë u vendos qe Serbia te sulmohet kryesisht me këmbënguljen e Shteteve te Bashkuara te Amerikës e qe pastaj shtetet tjera deshën  s`deshën u futen ne valle dhe ngjarjet  rrodhen ashtu siç e dimë te gjithë.
Arsyeja qe me shtyri te shkruaj  ketë artikull është fakti qe  mu me ketë zotëri pata rastin te takohem  para sa kohe ne një darkë Gala ne Salzburg.  Iu prezantova dhe e falënderova ne emrin tim dhe ne emër te popullit tim për te gjitha te mirat që ka bërë për popullin tonë. Faleminderit me tha: po a po me tregon se cilit popull i përket se pari e pastaj po bisedojmë? Po, i thash jam shqiptar prej  Kosove. E atëherë po ju them se me gjithë dëshirën për te bere ma shume, kam bere shume pak, apo ma mire me thane kemi bere shume pak për popullin tuaj, ka qene dashtë te intervenohet ma herët ne mënyre qe  te parandalonim  masakrat . Çdo njeri është fajtor për te mirat qe nuk i ka bere, në ketë rast ne si Bashkim Evropian. Sido qofte çka kam bere kam bere me dëshirën ma te madhe, dhe ndihem krenar nëse kontributi im sa do pak ka mundur ti shtyje gjerat përpara. Kam një respekt te veçantë për popullin tuaj.