E enjte, 25.04.2024, 04:08 PM (GMT+1)

Kulturë

Arsim Halili: Intervistë me Shqipe Hasanin – poete

E enjte, 04.06.2009, 06:31 PM


Intervistë me Shqipe Hasanin – poete
 
Krijimtaria – bujtina ime shpirtërore
 
“Vepra me vlera  hapë shtigjet e botës që marrin karakter pozitiv, dhe me zë kumbues jehon”- thotë poetja Shqipe Hasani.

 
Nga Arsim Halili

Një prezantim të shkurtër
 
Jam Shqipe Hasani nga Prishtina. Kam të mbaruar shkollën e mjekësisë, Fakultetin Filologjik – dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin  e Prishtinës. Gjatë studimeve jam punësuar në Qendrën Klinike Universitare – Klinika për Radiologji dhe Onkologji ku punojë teknike e Rëntgenit. Krahas periudhave që është dalluar puna ime, krijimtarinë e kam pas bujtinë shpirtërore e cila ka funksionuar nëpër revistat e ndryshme letrare, mandej edhe në botimet e vëllimeve të cilat sot preken dhe lexohen. Ato janë: “Shiu  i vetmisë”, “Qielli i varreve”, “Akuareli i dhembjes” dhe “Premtim i lënë peng”
 
Zanafilla e krijimtarisë suaj artistike?
 
Është me rëndësi për ta shpalos zanafillën e krijimtarisë se ajo më duket që kur unë jam lindur, ajo lindi me mua. Por, pa varësisht, periudhave të cilat më përcollën poezinë e barta me peshën, përjetimin, muzën, përkatësisht, shpirtit ia gjeta një kënd, ku rrinë aty, e fshehur nën gjakun poetik.
 
Cilat motive i trajtoni në shkrimet Tuaja?
 
Motivet në vëllimet e botuara janë të ndryshme. Secilës kohë i kam bërë përpjekje, t’ia përshtatë vargjet e mija, veç është e vërtetë se origjinaliteti i hapur, në secilën vepër, ka bërë jehonë, dhe është dalluar universi im ndaj botës reale.
Për këtë, edhe lexuesi i cili nuk ma njeh personalitetin, përmes vargut del në pah, me dhembjen e kohës, me mërgimin e shekullit, me luftën e atdheut dhe me lirinë e shumëpritur, si dhe me lirikën, qoftë me atë patetike apo erotike etj,. Vetëm se, mund të them se çdo motiv e ka vlerën e vet me tema të nduardurshme.
 
Mund të na flisni për vështërsitë, por edhe për efektet pozitive?
 
Vështërsitë e krijimtarisë, sidomos për një krijuese, flas (femrën) e stome, janë ato të theksuara, sepse për ta siguruar kohën e shkrimit apo leximit, duhet ta derdhësh mundin. Duhet të kujdesesh që fëmijët ti mbash pranë si nënë, nëpunëse, amvise, kështu që gjithçka lobohet rreth meje dhe përgjigjet për mua, por të gjitha për t’i arrit nuk është vështirë kur e ke ndjenjën dhe vullnetin e punës, dhe nga ajo të dallohesh me suksese të arritura, është diçka shumë e madhe dhe shumë pozitive, por edhe efektive, si dhe kërkimtarë në hyjninë e letërsisë.
 
Në cilin zhanër ndiheni më rehat?
 
Poezia më fle më shumë në shpirtë. Përveç poezive për të rritur, shkruaj edhe për fëmijë. Mandej, edhe prozë, novela, por ajo që rri varrë i varur  në qerpikë syri dhe lëvizë gjaku nëpër vrullin e trupit, është poezia që mund ta quaj pjesë e shpirtit.
 
A keni përshtypjen se disa krijues bëjnë art vetëm për emër apo duhet ofruar vërtetë vlerë lexuesit?

 
Shikuar në hollësi, apo në përgjithësi, secili krijues i cili identifikohet me emër, që rrugëton nëpër labirintet e letërsisë, nuk duhet të mbështetet në  faktin se ka botuar vepra dhe është i njohur, mirëpo duhet krijuar hapësirë tek çdo lexues se nga ato vëllime veprash, qoftë me një apo me më shumë vepra, mund të citohet vlera artistike e veprës së krijuar është bazike që arrin kulminacionin për të fituar përshtypje nga lexuesi.
Me një fjalë, them se vepra me vlera  hap shtigjet e botës që marrin karakter pozitiv, dhe me zë kumbues jehon. Thjeshtë, për ta njohur emrin, duhet ta njohin arritjen efektive të veprës, e për këtë le t’i mbetet kohës.
 
Shkruani për të rritur apo edhe për fëmijë?
 
Deri tani kam botuar vëllime për të rritur, krahas kësaj duke u nisur nga realiteti që ta njoh botën e fëmijëve, shkruaj edhe për fëmijë nga se të kompletuar e kam një përmbledhje që mendoj ta botoj në fillim të vitit të ardhshëm, sipas planit që e realizoj.
 
Cili është idoli juaj prej krijuesve të mëdhenj?

 
Në letërsi idol i kam shumë krijues të mëdhenj botëror, ndërsa nga ata të letërsisë së sotme me kënaqësi lexoj veprat e shkrimtarit Qerkin Ismajli, Ramadan Haziri, Reshat Sahitaj, Ragip Sylaj, Rushit Ramabaja, etj,.
 
Çka planifikon Shqipja për të ardhmen?

 
Po e ardhmja ime ka një spektër të gjerë në letërsi, deri në fund të  këtij viti shpresoj të botojë romanin që jam në përfundim të tij, dhe ta shoh një perspektivë më të madhe në botën krijuese të letërsisë.
 
Bashkëpunimi Juaj me krijues të tjerë?

 
Shumë pak i lë hapësirë bashkëpunimit me krijues, sepse vet natyra ime femërore, përmban në vete një mori obligime, angazhime të jetës personale, ditëve të përditshme, sepse një pjesë e kohës më ngel në punë, e pjesa tjetër në përkushtim të familjes. Vetëm sa i përket kohës së lirë, qoftë në bashkëpunimin me krijues jam shumë e mangët.
 
Sa po trajtohet apo (ndihmohet) në shoqëri krijuesi?
 
Në rrethanat e sotme, çdo krijues ka vështërsitë e veta në ekstazë të hapur, po flas për botën krijuese të femrës që, ajo që më preokupon është mospërkrahja e plotë, e cila hasë në sfida të ndryshme dhe vështërsia e saj defilon nëpër sakrifica të një botimi.
 
Çka do t’u kishit sugjeruar krijuesve të rinj?
 
Me rrjedhën e kohës, me njohjen e krijuesve të rinj, citoj: “Sa më shumë të lexojmë, aq më shumë do të pasurohet shpirti jonë krijues, ngase edhe arti ka vlerën e vet që stimulon ndjenjat emocionale e shpirtërore dhe të japim botës mesazhe të qarta për mes vokacionit të bukur poetik”.
 
Mesazhi Juaj?
 
Më shumë përkrahje për krijuesit, më shumë përkrahje për femrën krijuese, më shumë origjinalitet! 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora