E merkure, 24.04.2024, 12:37 PM (GMT+1)

Kulturë

Ksenofon M. Dilo: ''Gomari'' që kërkon pushtet...

E enjte, 04.06.2009, 06:25 PM


Ksenofon M. Dilo

“GOMARI” QE KERKON PUSHTET….

Mëngjes .Papritur u dha alarmi “Partia në rrezik !Përbindëshat duan poste!”
  Kudo vrapohej,udhë më udhë e shteg më shteg…si në acarr të asaj dite.Asgjë tjetër veç  britma e vrap..Më të fortat britma ato të kryetarit sektorit,sa harritën deri në  ngjirrje” Të shpëtojmë  Partine nga rreziku që I kanoset .”
  Gjithëve një hije e zbetë në fytyrë u kish rënë:-“Rreziku ! ”…
“ Rreziku?!  Ku është?!”
 Dikush ja bënte me gisht:-Atje- teej!
-Kuuu!?
-Në katin e dytë,tek zyrat.-ish zëri I sekretarit partisë
 Tërë turma me kazma,kova,legena anadej u drejtua. Si të xhindosur ,dukeshin njerëzit?! Ç ‘gjëmë  ishte  kjo?!
Ç’të shikonin?!!!
Si një armik klase,qëndronte i heshtur dhe krenar. Tepër i rrezikshëm,guximtar dhe shume i vendosur ne të tinë…,nga zyra e kryetarit  nuk lëvizte..Gjën ngushëllim te nevoja për të qënë “kuqo” Triumfalisht kish hyrë né zyrën e shtetit komunist..
 Po…ç’të donte vallë?
Dukuria  melankolike e zyrtarëve e pamohuarshme .Ndërsa ai i  vendosur, i denjë për ti shoqëruar si ortak i tyre.Zotësia e tij e vendosi atje ku e kish vëndin..
Në raport me  veprimin,“Uni” i ka pozën e një  aparatçiku…
A  mos vallë dhe  ai kërkonte post ?
Të katër burra,që mundoheshin nuk e nxirrnin,që se nxirrnin dot nga zyra, aq këmbëngulës ish!.. Të xhindosur e,me djersë çurk  ,né alarm  se,  mos  sa herë lëvizte bishtin   fluturonin mbeturina edhe te fotografia e udheheqësit varur te muri …Fotografi  kjo, që dhe né  shtëpi duhej ..tu ish prezent …    ndryshe,   ngrinte  krye  dyshimi.. Pérpjekjet e tyre fëminore  për të ruajtur vehten  ... të kota ëdhe pse, çoku shoqëroheshin dhe- me gazra që i lehtesonin  stomakun..mysafirit.. !
 Ata kishin rrëmbyer për vehte ndërgjegjen-  Reflektonte kështu, sipërfaqja e aparatit shpirtëror të tyre
 Sé fundi i bënë një privilegi:  E morën né krah…
Qumështi i nënës u dolli, deri…sidomos kur e zbritën  nga shkallët ..deri sa u dhanë tek dera…
Pas këtij ankthi e.. qeshura shpërtheu.  E qeshur , e qëshur që ngriu né buzë .
-Nxitoni,nxitoni të fshehim gjurmët…!
C’të shihnin brënda? Sa herë dëgjonte krismën e kërcitjeve të potkojve te këmbeve  tij mbi dyshemenë  e dhogtë shpërndarë gjate nates,bile dhe tani né prezencë të shokëve , si  një amalgam uniform kudo e ku mundej: mbi karrike, mbi dysheme,mur,tavolinë,telefon e..deri  te ndonjë shkresë me vlera politike…
  Filloi pastrimi.  Tërë kjo çudi…?! Po.. më e madhja ndotje …deri tek telefoni?!
C’gjëmë  e  zezë!!!
 I tërë ky provokacion !
 Bërë shokët e partisë helm e vrer..Tu mirrje lulen nga dora !
 Përherë e më e rëndë ngjante avaria…
 Kalonin minutat e  sa vinte shtohej shqetësimi : C’do thotë tani qëndra e njoftuar ?!
Hëmë,po kjo? Gomari né zyra ç’kërkonte?!- sillej e pyeste kryetari sa mëndje-lehtë dhe zëmer-lig  që, zor se donte njeri. E ..shumë e inatoste dhe tani, pallja e furishme e  hajvanit…
 -Armiku bën ç’do gjë që i del përpara,-shtoi propagandisti i pikëlluar.
   Dhe këtë e bën-nxorri zë  sekretari   i nxirë né fytyrë!
Frika gllabëroi shpirtin e këtyre  që ua ndjente lëkura…ndoshta për ndonjë të ardhme të afërt…tani… ndjenja e fajit është memëce,nuk i thotë: je fajtor !
 -Jashtë –ia-ia-ia-të e gomarit.
Nuk dihej pse thërriste…e sa më shpejt lëvizte aq më tepër forconte zënë.  Mos vallë që i morën pushtetin?!!!
Jo. Saktë nuk dihej,edhe me shkelmat që i binin sa mundnin barkut e ku  mundnin ,ai,po,  i vendosur të mos fliste..
 -Mjaft ! Lëreni gomarin! Gomari-gomar është ! Nuk ka faj-bëri zë drejtori i shkollës. E,dukej i kënaqur:-shyqyr, që  gomari nuk kish zënë  postin e tij.
 -Shokë!-foli pastaj barkaleci i shkollës-Nëpërmjet gomarit  armiqtë tanë na tregojnë(ua ,e zbuloi) sa na duan,sa na çmojnë dhe sa aftësi kemi . ç’vigjëlentë jemi.   Oh!... Psherëtiu,duke  vënë duart né kokë. Të gjithë e shihnin dhe e kuptonin : sa i trashë né kurm aq dhe,né mëndje.
  I dyzuar, ndërmjet frikës që,ndjen prej eprorëve të tij dhe ambicjeve karjeriste,si zakonisht,e futi mendimin dhe ndjenjën e vet né kallëpet e pregatitura prej të tjerëve…né tip të markës  enveriste duke i dhënë zjarr farkës , staliniste :
  -Jemi serjozë ne,-shtoi. Nuk e lëshojmë vëndin që na ka besuar Partia- dhe  vazhdoi—Armiku  punon të na marri pushtetin,që me gjak e kemi marrë  dhe ,duke i mbetur besnik idealit komunist që, e ka pervehtësuar né skenën e gjërë e plot labirinthe të luftes sé klasave,  e ngriti më lart zënë:
Po  vetëm  kur të kalojnë mbi trupat tanë,kushdo qofshin ata .. se,partine tonë e kemi të fortë, shokë, ajo di ti zbulojë e, si kurdoherë,do ti dënojë pa mëshirë..
 - Po flet njëlloj si né mbledhje-u dëgjua një zë nëpër buzë…Vështirë të bindish të tillë të sëmurë..
Vështrimet  u dhanë nga zëri i nëpërbuzëshëm. Për çudinë e të gjithëve ky zë vazhdoi edhe më kumbues…
  Të tjerë  mendonin:” Mirë ua kanë bërë. Gomarë janë,gomarin po,shok e kanë. Pse mos i kenë të barabarta dhe të drejtat? Pse ai pa post? Ndermjet diskutimeve,mbriti e famëshmja telefonatë.
 -Përgënjeshtroheni ! Na diskreditohet Partia,  Pushteti ynë popullor.
  E qeshura e turmës ,qetësisht mbytëte këto fjalë… Pas këtij qameti  aq të madh,gomari misterioz qetë- qetë kulloste te ai bregu për karshi pa lejuar kërkënd ti afrohej E tregonte këtë me turfullimën e me kapistrën që  mirrte bran duke lëvizur kokën si me vërtik e shoqëruar dhe me ndonjë shkelm né zakon të tij… Ja tani dhe një e pallur e tij e fuqishme që nisi me një ecje të shpejtë e plot dinamizëm me kokë përpjetë,dukej sikur thoshte :
 -S’më dhatë post mos m’u afroni! Rroftë  forca !..”Fiziku” është gjithçka. Jam né pushtetin tim.

                                 .        .         .

 Ç’janar fatlumi ky për partine dhe për gomarin.
- Për  Partine : Shyqyr gomari nuk protestoj kolektivisht.
-  Për gomarin. S’pati ligje të dënonte gomerë,s’kishte kushte që né poste të mos viheshin gomerë
Deshmia : E vërteta  e ndriçuar- ulja që i kanë bërë  vatanit ata ,që absolutizuan tiraninë më të turpëshme, mohuan ZOTIN dhe shemtuan ATDHEUN  ,ngadhnjoi forca mbi te drejtën,”njeriu shtazë-mbi njerinë-njeri.” Prandaj,të sëmurit nga kanseri i kuq  nuk i do lejuar përpjekja për të bërë rolin e magjistarit por,shpëtimi i shpirtit  të tij nga kjo sëmundje !  .. S’ka dyshim kanë frikë nga afrimi i shërimit të sëmundjes ndaj,  më tepër ka epërsi nevoja të jenë kunder të deklasuarit se,  vullneti  i shërimit nga ky kanser !
Vlera:Jeta e njeriut ka kuptim me sa ka mirësi morale.”Burri s’matet me pëllëmbe - thotë mënçuria  sheperjote -  po ,me zëmër” Egërsia ,sadizmi, nuk eshte forcë po dobësi,poshtërim se ,është formë kafshërie,prandaj  dhe njeriu ka te drejtë të fitojë po,jo me forcen e shtazes po me karakterin e lartë,fisnik  me madhështine shpirtërore  që i thonë virtut,me fuqinë e  mendimt”mëndja –fuqi dhe jo fuqia-mend”pra, me idal ku ngadhnjon jeta njerëzore.



(Vota: 12 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora