E premte, 29.03.2024, 07:47 AM (GMT)

Mendime

Selim Hasanaj: Jo, edhe po të due, nuk muj heshti

E enjte, 04.06.2009, 06:31 PM


JO, EDHE PO TË DUE , NUK MUJ HESHTI?

Nga Selim Hasanaj

Që nga e premtja e kalueme bluej në kokë idenë per ta ba nji shkrim, por pak isha i nxan me disa punë tjera, pak hamendesha se a ja vlen ta bajë shkrimin dhe hamendjen time e largojë komenti i nji Hasan Shalës në shkrimin tim të fundit që u publikue në ZSH. Zotni H. Shala kishte shkrue se i duken shkrimet e mia të merzitshme të cilat trajtojnë temë të njejtë dhe perseriten në pafundësi. Tutje ai kishte shkrue se ati i pelqejnë shkrimet që aludojnë per tolerancë fetare, sepse (sipas ti) populli yn asht i njoftun pikrisht per tolerancen fetare.
Pra të premten që lamë mbrapa; 29.05.2009 isha deshmitarë i nji ndodhie dhe sado që kisha me deshrue të heshti, prapseprap nuk po mundem. Më kujtohet baba im Mustafa ( past ndjesë) kur thoshte: " Mos mem folë goja më flet kjo mbrapa..." edhe unë i inspiruem nga ajo që pash me 29.05.2009 në qytetin Gjøvik të Norvegjisë dhe i nxitun edhe nga komentuesi Hasan Shala po e bajë edhe nji shkrim i cili ashtu sikur edhe shkrimet e mia të deritashme të vetmin qellim kanë vetdijsimin e shqiptarve sepse mendojë se vetdijsimi ndihmon në aftësit e shumta e posaqërisht në aftësinë per tolerancë, qoftë ajo edhe fetare.
Shpesh ndodhë të ndihmojë djalin tim Petritin në punët e tija të firmes që ka, dhe zakonisht i ndihmojë kur i duhet nji vozites i kamionave të klases së naltë. Të premten në fjalë vozita nji kamion nga Oslo në Gjøvik. Aty jeton motra ime Ajshja me bashkshortin dhe fëmijet e vetë dhe unë paraprakisht thirra nipat që të më presin atje sepse duhej të më ndihmonin per shkarkimin e mallit që i dergohej nji familjeje e cila ishte në sherbime diplomatike në Norvegji dhe ishin nga Japonia.
Erdhi me mue nipi im Labinoti. Ai si i ri dhe i fuqishem per gjysem ore shkarkojë tanë atë mallë. Mue nuk më lejojë ta prek asnji send. Pasi u krye puna e dija se ai nuk do pranon shperblim me para andaj vendosa të shkojmë në nji restorant dhe ta hamë nji drekë së bashku. Ai si i ri nguli kambë që pas drekes të shkojmë në nji kafe ku do takojmë edhe Elidin vëllaun e ti ma të vjeter dhe unë me kënaqësi pranova. Kishte disa muej që nuk i kisha takue nipat e mijë dhe kjo ishte nji shans i mirë. Këtë qytet e njof mirë, asht diku 140 km në veri të Oslos. Veres asht i bukur dhe piktoresk, por dimnit asht teper i ftohët. Asht afer Lillehammerit, qendres së njoftun të sporteve dimnore.
Në qender të qytetit asht nji kafe me sherbim të hapun , pra në bahqe dhe aty gjithmonë asht perplot me musafir. Kur shkova aty së bashku me Labin ( kështu e thrrasim nipin tim) aty pash disa të ri tjerë që ishin në shoqni me Elidin nipin tim tjeter që na priste. Vetem nji nga ata e nifsha dhe dija se quhet Adnan dhe se asht kurd nga Turqia. Elidi më perqafojë fort dhe më bani vendin të ulem, ky asht daja im u tha miqve të vetë dhe ata secili me selamaleykum u pershendet me mue. Labi më shikjonte me droje sepse ai e dinë qendrimin tim, por unë vendosa të rri i qetë. Të tregojë tolerancë, dhe tek e fundit ata më pershendeten me mënyren e kultures së vetë. Ua këtheva të gjithve me HEJ në norvegjishte dhe nuk e zgjata. Pas pak erdhen pijet dhe ashtu të gjithë , pra unë dhe dy nipat e mij, dy shqiptarë nga Mitrovica dhe pesë të tjerë nga bota islame flisnim sejcili me ate që e kishte afer, pra muhabet mullini sikur thom neve istogasit. Ndodhte që të kalonte dikush me mjekerr dhe me kokë të rrueme dhe kur shifte këtë grup nga larg piskatke, selamaleykum bror ( norvegjisht vëlla). Valla bra, elhamdurulah, teshykyr etj , etj fjalë të gjuhes së tyne dhe derisa ata zgervalleshin kalimtaret vendas norvegjez si të friksuem me kokë ulun kalonin me shpejtësi sepse nuk mund duronin ato sqena banale primitive.
Ora afrohej të mesdita, pra ora 12. Kur papritmas ngriten të gjithë dhe me radhë mue si plak që isha më kerkojnë falje dhe thonë se po shkojnë në namazin e të premtes. Njani nga ta më tha: kommer du med os i namaz ? ( a do vish edhe ti me neve në namaz)Jo ja këtheva, unë jamë shqiptarë dhe nuk dijë cka asht namazi, ai e shikjojë Elidin , nipin tim dhe e pyeti; a nuk janë shqiptaret musliman?! Elidi nuk guxojë të fliste dhe unë prap nderhyna. Shqiptaret janë vetem SHQIPTARË  or efendi. E pastaj i kemi edhe fetë, por neve nuk lodhemi fortë per to. Mirë do flasim kur të këthehem më tha dhe vrapojë per mos me u vonue që të futet në radhen ku do i puthin prapanicat njani tjetrit. Unë u gëzova kur ai bastard iku, por u deshprova me nipin tim lElidin kur pash se cfarë shoqnie kishte. I fola shumë aty dhe edhe të nesermen. Por unë do shkruej edhe pak per ata njerz bastard që vrapuen të shkojnë në namaz të së premtes. Labinoti, nipi im së bashku me ata të gjithë me vite janë marr me punë të pista, kanë vjedhë, kanë luejt bixhoz, janë rraf me vendasit norvegjez dhe kjo i ka kushtue Labit që as pas 12 viteve qendrim në Norvegji mos të ketë status të sigurt qendrimi, bile para dy viteve ai rrezikohej per tu largue nga shteti me dhunë.
Fatmirësisht ma në fund Labi më ndegjojë dhe pasi kerkojë falje dhe pranojë veprat e këqia në polici ai tash asht vendos dhe ka qendrim të perhershem dhe pret edhe shtetsinë. Ai vetë më tha; a e shef daja Selim, tanë naten kanë vjedhë, tanë naten sonte shkojnë në festa me ndonji femen që mund ta njoftojnë dhe do pijnë birrë e venë ndersa tash keshe po shkojmë në namaz. Sa budalla isha me vite që humbja kohen me këta njerëz. Këta as nuk kanë komb as nuk kanë fe, janë të poshter më tha Labi dhe u ngritem. Elidi nuk erdh me neve, ai mbet aty per ti prit arkadashet e vet.
Unë u pajtova me Labin dhe vet me veti thash, nuk kanë fajë këta jo, fajet i ka sistemi i shtetit norvegjez.
Norvegjia ashtu sikur edhe shtetet tjera demokratike të Evropës asht PARAJSË  per krijesa të shemtueme me moral të shumfishtë. 

Selim Mustafë Hasanaj
Sarpsborg
Norvegji



(Vota: 9 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora