E enjte, 28.03.2024, 11:58 PM (GMT)

Kulturë

Fatmir Terziu: Krijuesi emigrant dhe emri emigrant në letërsinë britanike

E merkure, 03.06.2009, 05:00 PM


Krijuesi emigrant dhe emri emigrant në letërsinë britanike

Nga Fatmir Terziu
 
Emri i emigrantit në jetën e përditshme është trajtesë mes opinionesh njerëzore, me anë të ndryshme trajtimi. Shkurt si një thikë me dy presa. Është i tillë  ky emër, pasi opinionet për të janë gati pro dhe kundër. Një palë mendojnë se emigracioni në Britaninë e Madhe është një domosdoshmëri jetike dhe i jep bum jetës dhe ekonomisë, ndërsa një palë tjetër janë të mendimit se emigrantët janë shkatërrues, përcarës dhe dëmsjellës. Midis këtyre të fundit ka nga ata që kanë depërtuar sa të shprehen se trajtimi i emigrantit si fugurë në disa vepra letrare e ka zbehur disi letërsinë. Kështu këtë mendim e kanë madje edhe disa krijues. Dhe ndërsa ky mendim është bërë pjesë e një debati krijuesish me mendim tepër kundërshtues, romani “Zemrat dhe mendjet” i shkrimtares Amanda Craig vjen si një përgjigje e shkëlqyer, në një kohë të duhur për këtë debat rreth emrit emigrant. Kritikja britanike Emma Duncan shprehet “Teksa lexoja këtë roman të shkëlqyer, Duncan, unë pashë se kjo histori vrasjeje e treguar nëpërmjet jetëve të intervistuara të mjaft emigrantëve përkatës është tjetër anë e medaljes, shumë pak e notifikuar; rezultati: ai e rrit vlerën e letërsisë”. (Duncan; 2 Qershor 2009: faqe,  15, Evening Standard). Kështu duke kuptuar thelbin e fjalës së Dunkan kuptohet qartë dhe pastër se emigrantët, sidomos krijuesit emigrantë janë ata që i bëjnë dhuratë në heshtje dhe me djersën e tyre, poaq edhe me trurin e tyre letërsisë britanike. Le të shohim më konkretisht këtë pikë. Po ti referohemi historisë së shqiptarëve në metropolin britanik dhe të rekemi pas emrave krijues ndoshta është pak vështirë të gjejmë “një kornizë të madhe” apo një ndikim krijues të hershëm. Përvec letrave të Faik Konicës, apo edhe disa normave letrare të disa intelektualëve të kryesuar nga Dervish Duma që krijuan seksionin shqip të BBC-së, vite më parë, ana e krijimtarisë mbetet disi një kënd që i përket viteve 2000, ose kohës së kristalizimit të emigrantit-krijues - shqiptar në këtë vend. Por, sidoqoftë historia londineze për emrin e emigrantit në fushën e letrave flet gjerë në aspektin e përgjithshëm.
Londra ka patur dy lulëzime të mëdha letrare dhe emigracioni ka qenë qendror tek të dy këta lulëzime. Gjatë së parës, më saktë gjatë gjysmës së shekullit të nëntëmbëdhjetë, Londra ishte shtëpia e disa romancierëve të mëdhenj si: Thackeray, Eliot dhe Trollope. Por ishte shkrimtari i madh Carl Dikens, që mrekullueshëm kapi dhe fiksoi shpirtin e jetës së asaj kohe. Ai shkruajti rreth shokimit të shoqërisë, të kërkuarës dhe të priturës, pakënaqësisë, pasurisë, varfërisë, sëmundjeve dhe borxheve, të shkaktuara këto nga dyndja e popullsisë që  mbushën Londrën përpos revolucionit të industrializimit të saj.
Por pas kësaj po ti referohemi në mënyrë të kujdeshme historisë së letërssisë, shohim se Londra për njëqind vjet a më shumë duket si e harruar si një objekt për krijuesit. Pastajshohim se aty nga fundi i shekullit të njëzetë ajo sërish rishfaqet në krijimtarinë letrare si një interes i zgjuar. Disa ngakrijimet e kësaj periudhe, sidomos ato të Martin Amis, janë një satirë sociale, nga vendasit për vendasit. Por ajo që Dunkan thekson si më shumë interesante të letërsisë së kësaj periudhe është krijimtaria që vjen nga të huajt. Krijuesit indianë, pakistanezë, kinezë, afrikanë dhe ata nga Evropa Lindore kanë rikrijuar një eksperiencë të re me ardhjen e tyre në Londër. Nëpërmjet krijimtarsië së tyre londinezët përpiqen të kuptojnë se c’ka bërë emigracioni për qytetin e tyre. Brezi i krijuesve të tillë si Zadie Smith me romanin “Dhëmbët e Bardhë” Monica Ali me romanin “Tullat e Lanës”; Hanif Kureshi me romanin “Buda dhe rrethina”; Gautam Malkani me romanin “Londonistani”, Andrea Levy me “Ishullin e vogël”, janë më së shumti ata që i kanë dhënë një fytyrë tjetër letërsisë britanike.
 Ka edhe një pjesë të vogël të shkëlqyer të gjeneratës së tretë të shkrimtarëve, që gjithashtu, ka vlera të tilla si Xiaolu Guo me “Fjalorin ekzakt, kinezce-anglisht për të dashuruar”, apo Kolin MacInnes  i cili zbuloi rëndësinë e Perëndimit për indianët pas ardhjes së shpejt të tyre gjatë viteve 1960 etj. 
Mes emrave krijues që i përkasin shqiptarëve natyrshëm mund të përmendim ata që kanë provuar krijimtarinë akademike dhe disa që synojnë të bëjnë emër me krijimtarinë e tyre në gjuhën angleze. Kështu i takon brezit të dytë të shqiptarëve të ardhur pas viteve nëntëdhjetë në Britani që të krijojnë një traditë më të mirë në fushën e krijimtarisë. Ndoshta të nevojshmen përbri emrit të Kadaresë që vjen në gjuhën angleze më së shumti nga frëngjishtja. 



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora