E premte, 19.04.2024, 03:58 PM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Jahë Sadrija: Themelet e kullave të fshatit Ponoshec, tri herë u stërpikën me gjak të ri…

E enjte, 04.06.2009, 10:30 PM


Kohët kanë ndryshuar, por e kaluara jonë nuk duhet harruar

Themelet e kullave të fshatit Ponoshec, tri herë u stërpikën me gjak të ri…

Nga Jahë Sadrija

Në fshatin Ponoshec, që shtrihet 13 km në veripërendim të Gjakovës, 6 km larg kufirit Kosovë-Shqipëri, rrëzë Alpeve Shqiptare, rrodhën kënga e loti sëbashku.
U pëkujtua 11-vjetori i 16 dëshmorëve e martirëve të UÇK-së, 10- vjetori i lirisë, 1-vjetori i pavaresisë, si dhe dëshmorët e martirët e vitit 1914 dhe 1941-45.
Homazhe e kurora lulesh u vunë mbi varrezat e 131 dëshmorëve  dhe maritirëve të këtij fshati të rënë nga egësirat okupuese serbo-malaziase.
Çdo gjë, që lihet të zhduket në heshtje, që tretet në tym, e bie në vorbull, është për ne dënim. Një vetëdije e tillë, na shtynë përpara, i jep ngjyrën e posaçme jetës sonë, e zbardh të kaluaren e përgjakshme të popullit  shqiptar në përgjithësi, e të fshatit Ponoshec në  veçanti.
Kohët kanë ndryshuar, por e kaluara nuk duhet harruar.
Përmasat tragjike të fshatit Ponoshec, në një të kaluar shekullore, me krime tragjike nga pushtuesit serbo-malazias, është një tragjedi, me përmasa të mëdha.
Kriteri themelor i këtij shkrimi është realiteti i hidhur historik, për të mbijetuar në këtë fshat, që nga viti 1914 e më tej.
Themelet e kullave të fshatit Ponoshec, tri herë u stërpikën me gjak të ri…
Në vitin 1914, që njihet si periudha e Veshoviçit, brenda një ditë në këtë fshat, nga çetnikët malazias u pushkatuan 94 burra.
Edhe sot në qendër të fshatit gjendet varri kolektiv i 94 martirëve

Më vonë në vitin 1941-45, pas pushtimit Gjerman, forcat e errëta serbo-malaziase, në tradhti në mes të fshait, brenda pak orësh pushkatuan edhe 23 burra të pafajshëm të këtij fshati:

Zeqë Syla
Selim Kastrai
Bajram Sadrija
Smajl Kurti
Shaban Dula
Ramadan Duqi               Haxhi Imeri                   Isuf Ahmeti
Ukë Ademi                      Isuf Imeri                     Selmon Bekaj
Demush Sadrija              Hamez Ademi               Avdyl Sejdija
Selmon Isufi                    Sadik Ademi                 Adem Islami
Isen Rama                       Ukë Ademi                     Metë Sadiku
Zeqir Ademi                     Demush Sadrija            Ramë Zeqa
Mustafë Sejfija                 Selmon Isufi                  Tafë Alija
Musli Rexha                     Ibish Zeqaj

Është kjo ngjarja e dytë e rëndë me vrasje masive, që pos dhembjes, fshatin Ponoshec e pengoi të shtohej me familje te reja. 

Në fundshekullin e kaluar okupatorët serbo-malazias i verboi drita e ditëve të reja që do të do vijnë.
Harruan se koha për të skallavëruar popujt e tjerë ka kaluar, një epokë me erë të re po frynë, era e demokracisë dhe e së drejtës për vetëvendosje.
Trupa ushtarakë, paramilitarë e çetnikë, të dërguara nga udhëheqësit e Beogradit në vitin 1998 i shpallën luftë Kosovës.
Si rezultat i kësaj tragjedie të filluar, lindi UÇK-ja si mbrojtëse e vetme e popullatës së pafajshme shqiptare të Kosovës.
Ditët kalonin e jeta në Kosovë bëhej gjithnjë e më e rënde. Forcat e UÇK-së të betuara ``Ja  liri, Ja vdekje`` i drejtuan pushkën forcave serbe, së pari në Drenicë, për të vazhduar në Gllogjan, në Dukagjin e në tërë Kosovën.
Në prill të vitit 1998, në fshatin Smolicë, u themelue Shtabi i Logjistikës, për të vazhduar çdo fshat me Shtabet Lokale.
Lufta kishte filluar, më 3 maj të vitit 1998, forcat e UÇK-së në fshatin Ponoshec i shpallën luftë frontale policisë serbe. Disa policë të plagosur dhe një makinë e tyre e dëmtuar, ishte bilanci i kësaj dite.
Banorët e fshatit Ponoshec pas 12 orë luftimesh, të ndihmuar nga shtabi i Morinës, arritën të terhiqen deri në fshatin Popoc, të pa dëmtuar në faktorin njeri.
Ishte kjo meritë e ushtarëve të Ponoshecit, dhe më shumë e komandant ``Hoxhës``-Riza Aliaj, dhe Komandant ``Bardhecit``-Gazmend Imerit.
Çdo gjë shkonte në favor të luftës së UÇK-së të fshatit Ponoshec deri më 12 maj, ditën kur 12 pjestarë të UÇK-së nga ky fshat, bien dëshmorë për të mos vdekur kurrë. Kësaj tragjedie i shtohen 10 të plagosur, 2 martirë, 2 të zhdukur, 17 të burgosur dhe më shumë se 30 fëmijë jetimë.


 
Sinan Rexha              1977              Adem Bajrami           1956
Gazmend Imeri         1976               Sadri Neziri               1948 
Gëzim Duqi               1975              Avdyl Duqi                 1937
Hajdar Ademi            1974              Bajram Zymberi         1962
Mehmet Dula             1972              Elez Imeri                   1940
Kasim Uka                 1970              Ramë Neziri                1912
Pëllumb Ademaj         1966
Murat Dula                  1964
Ramiz Rexha               1962
Shefqet Rexha              1962

E zbehur ishte këto ditë jeta në këtë fshat, mbi të cilin rrezet e diellit të lirisë, akoma nuk e kanë terun gjakun e njomë të dëshmoreve e të martirëve dhe të plagosureve.
Familjarë, fshatarë, bashkluftëtarë e nxënes të shkollës së fshatit, ishin mbledhur, për të përkujtuar të rënët i lirisë.
Në oborrine shkollës u mbajt një tubim përkujtimor në shenjë nderimi e përkujtimi të luftëtarëve të rënë. Në këtë tubim mori pjesë kryetari i KK Gjakovë, Dr. Pal Lekaj, i cili para të pranishëmve, pos tjerash u shpreh me këto fjalë ``Pesha e rëndë e krimit nga regjimi i egër serbo-malazias nga njera anë, dhe nga ana tjeter gjaku i njomë i dëshmorëve nuk po na lejojn të shkeputemi nga e kaluara``.
Këtë ditë nxënësit e shkolles së fshatit, shfaqen nje progrom kulturo-artistik, me këng e ricitale kushtuar dëshmorëve të këtij fshati, sipas agjendës së ndërtuar nga K.O i fshatit, u bënë homazhe dhe u vunë kurora lulesh tek varrezat, të martirëve dhe dëshmorëve të të trija pushkatimeve shekullore.
Lavdi dëshmorëve e martirëve të fshatit Ponoshec!
Lavdi dëshmorëve e martirëve të gjithë kombit shqiptarë!



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora