Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fjalamania zeja kryesore e politikës

| E enjte, 16.08.2007, 11:34 PM |


Nga Jeton Kelmendi, Bruksel

Jeton Kelmendi
Në çështje të mëdha duhet mendim i pjekur por gjithsesi edhe guxim. Politika si komponent me rëndësi krucjale në jetën e qytetarëve, dita ditës po bëhet gjithnjë e më e pa besueshme.  Në veçanti tek qytetarët e vendeve të dala nga sistemi komunist.
Pas ndryshimit të sistemit, nga ai një partiak tek sistemi pluralist lulëzojnë emra dhe iniciativa politike, në programet dhe realitetin e tyre vërehet një yrysh me fjalë të mëdha dhe boshe ose fjalamani siç quhet në filozofinë politike. Opinioni i gjerë, të gjitha i han në fillim, mirëpo kur çdo gjë fillon të duket në praktikë, zhgënjimi fillon dhe çështja nis të marr tjetër konotacion. Liderët politik dhe bagazhet e tyre fillojnë të zbehen. Vërehet një fjalamani e paskrupullt e cila të shumtën e rasteve është ana tjetër e realitetit. Kur jemi tek rënia e besimit, duhet thënë se bashkë me mosbesimin nis edhe  një far  ironie ndaj realitetit të krijuar në vend. Së paku kështu dukej realiteti që përjetuan disa nga vendet që kaluan tranzicionin, si Kroacia, Bullgaria, Polonia, Hungaria, Maqedonia etj.
Çështja e Kosovës është diçka krejt ndryshe, madje edhe përtej fuqisë së imagjinatës e lere më realitetit. Nga shumë prizma Kosova e vonuar,  gjatë tranzicionit u gjet në pat pozitë nga shumë kënde të veprimit. Përjetimi deri të fillimi i ndryshimeve, ishte shumë fish më i vështirë se vendeve të tjera, por shikuar nga prizmi real edhe puna e politikanëve vendorë ishte shumëfish më e vogël, për të mos thënë tmerruese. Koha kërkonte që në fillim të viteve të Lirisë së Qytetarëve,  një mobilizim të te gjitha segmenteve të dijes dhe edukimit, në at mënyrë që vonesa të mund të kompensohej.
Fillimi dhe deri vonë, përkoj me përjashtime dhe akuza e kundër akuza, etiketime dhe kundër etiketime.  Çdo gjë morën politikanët me veti dhe për vete pos punës konkrete, punës në ndërtimin e shtetit. Për vitet e humbura, Kosova ka mundur ta ndërtoj sistemin e vet dhe aparatin shtetëror, ngase deri në një far mase edhe funksionon si një gjysmë  shteti.  Të gjitha këto që duhej ndodhur nuk ndodhën, kurse ato që fare s’ duheshin, ndodhën dhe erdhëm deri te kjo dita e sodit.    
Fjalamania në instancat dyfishe

E para kap një hapësirë të gjerë. Politikën ndërkombëtare që nga faktori Amerikan që është Alfa e Planetit dhe vendeve që janë  përkrahëse e SHBA-ve dhe nga ana tjetër Rusia që duket kësaj radhe më e vendosur.
Çështja e Kosovës, u bë një çështje prej më të mprehtave, në relacionet Perëndim-Rusi. Kështu që pothuaj se çdo segment i planeve të shqiptarëve, po ashtu edhe i SHBA-ve doli jashtë suazave të parapara. Në fillim u shty koha e fillimit të zgjidhjes së statusit të paraparë me rezolutën 1244, pastaj edhe vet procesi dhe përfundimi i negociatave u shtynë. Është e natyrshme se faktori i jashtëm nuk qan kokën, se shqiptaret u vranë dhe u dëbuan nga vatrat e tyre, thjeshtë donë vetëm ta përmbyll çështjen, mbase kjo edhe shihet qarte nga çdo kënd i qasjes reale. Fundja me çdo të drejt ndërkombëtare një popull prej 89% sa janë zyrtarisht shqiptar të regjistruar në statistikat e Bashkimit Evropian, kanë të drejt të vendosin për fatin e vet, mirëpo mbasi politika e Kosovës nuk është e sinqertë ndaj popullit ndodhin këto që po i shohim dhe po na kërcënojnë çdo ditë.      
Politikanët shqiptarë u bënë vegla të kotësisë së kohës shterp dhe të dëgjueshëm  të  politikës ndërkombëtare ose siç thonë “në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtarë”, çdo gjë ka filluar edhe më shumë të mjegullohet.
 
Se çka është fjalamania. ShBA-të dhe shumica e vendeve të BE-së, që nga propozimi i të dërguarit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara zotit Marti Ahtisari, kanë shprehur hapur mendimet e tyre për pavarësinë e mbikëqyrur, siç kishte propozuar Ahtisari, me privilegje të mëdha për minoritetin serb që përbëjnë afro 6% e popullit në Kosovë. 
Rusia kërkoj që të krijohet një ekip vëzhgues dhe ajo ndodhi, kërkoj negociata shtesë dhe pa ndërmjetësuesin e parë, edhe kjo ka hyrë në zbatim. Politikanët perëndimor kanë hyrë prapë në lojën shtesë, por tani me formacion të ri dhe gjithnjë vazhdojnë avazon e  deklaratave të tyre, se ne mbështesim planin e Marti Ahtisarit. Ahtisari në lojën shtesë është vëzhgues. Si mund ti thuhet ndryshe kësaj pos FJALAMANI.
Në filozofinë politike, Fjalamani quhet realiteti që ndodh konkretisht dhe shihet qartë, por që thuhet ndryshe nga dikush edhe pse dihet se nuk është ashtu. Kjo është e vërteta e fjalamanisë nga fish i parë. Sa i përket anës shqiptare, ndoshta nuk qon aq peshë tek ta, se kanë filluar ta humbin besimin, mirëpo nga ana tjetër me fjalamani perëndimi ka filluar ta humb kredibilitetin edhe nga qytetarët e vet përballë Rusisë. Këto shihen edhe si shkepe të anës së djathtë të njerëzimit.
Në fishin e dytë fjalamania është edhe më e padurueshme, sepse ajo vjen nga politika vendore kosovare. Një mekanizëm paralel dhe jo legjitim- Grupi i Unitetit, me unitet nder grupor vazhdon me thënie boshe, se ne nuk negociojmë për pavarësinë, ne nuk lejojmë ndarje, ne e kemi përkrahjen e Bashkësisë Ndërkombëtare  dhe kështu me radhë. Cila është vërteta këtu. Ky grup super institucion, ka marrë për sipër çdo gjë, si krijimin e Kushtetutës dhe çështjeve të tjera që i duhen një shteti për të funksionuar normal dhe edhe pse është bërë tepër vonë nuk ka bërë gjë konkretisht.  Kosova do të jetë shtet i pavarur thonë disa prej tyre, për derisa tjetri thotë ketë kohë do të bëhemi shtet e at ditë do ta shpallim pavarësinë. Pas pak dite ftohen dhe këto fjalë kanë një formulim tjetër në të shprehur.
Transparenca ndaj popullit, politikanëve “kryetarë të unitetit”, do t’ju ofronte autoritet dhe respekt në popull, kurse fjalamania dihet, pushtet dhe gjepa dhe para të majme.
“Liderët e GU”,  kanë zgjedhur të dytën dhe për vetën sigurisht nuk kanë gabuar, por ora është në minutat e fundit.