E merkure, 24.04.2024, 09:27 PM (GMT+1)

Kulturë

Alfred Papuçiu: Kineasti shqiptar Bujar Kapexhiu dhe portreti i të madhit Freddy Buache

E marte, 02.06.2009, 10:49 PM


Kineasti shqiptar Bujar Kapexhiu dhe portreti i të madhit Freddy Buache

Nga Alfred Papuçiu

Kineasti zviceran Freddy Buache (Fredi Byash) i ka kaluar të 85-të vitet. Ai mbetet një nga figurat më të shquara të kinematografisë zvicerane dhe që ka folur me simpati edhe për kinematografinë shqiptare në rrethet e bashkëpunëtorëve dhe miqve të tij të shumtë. Në fund të prillit 2009, në Panairin Ndërkombëtar të Librit dhe të Filmit në Gjenevë, rastësisht takova Freddy Buache, pas shumë vitesh. Me të njëjtën pamje fisnike dhe ekspresive, më përqafoi dhe biseduam miqësisht, si para njëzetë vitesh, kur në Lozanë u zhvilluan ditët e filmit shqiptar, nën patronazhin e Kinematekës Zvicerane. Ai më pyeti për kineastin tonë Bujar Kapexhiu dhe për ecurinë e filmit shqiptar. Më dhuroi me autograf edhe një nga librat e tij të fundit, ku flet për kinematografinë botërore dhe veçanërisht për atë zvicerane. Freddy Buache më foli, kur e pyeta se me çfarë merret pas daljes në pension, se vazhdon të japë mësim si profesor për kinematografinë në Universitetin e Lozanës. Në të njëjtën kohë ai udhëton në shumë vende të botës ku e thërresin për konsulencën e tij të vyer në fushën e kinematografisë. Freddy shkruan gjithashtu një rubrikë javore për kinematografinë në gazetën zvicerane « Le Matin » (Mëngjezi).
Krijimi i Kinematekës zvicerane është një epope e vërtetë, duke marrë si shembull Kinematekën franceze dhe të tjera. Në këtë botë imazhesh dhe zërash dallohen dy figura madhore : Henri Langlois dhe Freddy Buache. Njëri është « dragoi i cili ruan thesaret », sipas Jean Cocteau, tjetri « njeriu që na drejton në labirinthet e kinemasë ». Këtë e konfirmojnë miqësisht, Michel Contat, Alain Tanner, Pietro Sarto, Jean-Luc Godard dhe Jacques Chessex, « satelitë të galaktikës Buache ». Njerëz ë atpasionuar pas kinemasë në gjithë botën, të shqetësuar nga zhdukja e kryeveprave të filmave pa zë, krijuan muze të kinemasë, apo siç quhen tani « kinemateka », duke u përpjekur të ruajnë një pjesë të thesareve që kanë një vlerë artistike ose të paktën historike. E para prej tyre u krijua në Stokolm në 1933. Pastaj vazhduan në Berlin (1934), Londër, Nju Jork, Romë (1935), Paris (1936) etj. Peter Bachlin, president i Klubit të Kinemasë « Filmi i mirë » (Le Bon Film), krijoi në Bazel të Zvicrës të parat « Arkiva Kinematografike Zvicerane » dhe menjëherë këshillohet me drejtorin e Kinematekës franceze, Henri Langlois. Kinemateka Zvicerane e mirëfilltë u krijua më 1948 në Lozanë.

Freddy Buache
Freddy Buache
Le të vijmë tani tek historia jonë e shumë viteve përpara. Më kujtohet se ishim ulur në taracën e Kinematekës zvicerane në Lozanë. Ishte pranverë. Një kohë e bukur dhe nga liqeni vinte një afsh i freskët. Atë natë do të organizonim “Ditët e filmit shqiptar”,  me ndihmën e Kinematekës zvicerane, një veprimtari që do të pasohej pak më vonë në Gjenevë tek “CAC Volter”, i Rui Nogerës dhe qytete të tjera të Zvicrës, Zyrih etj. Pranë nesh ishte ulur kineasti me famë botërore, drejtori i Kinematekës, zvicerani Freddy Buache, i cili diskutonte me një pasion të veçantë për ecurinë e kinematografisë gjatë viteve. Një njohës i thellë i kinematografisë botërore dhe që fjala e tij peshon në vlerësimin e filmave që shfaqen në Zvicër. Ai i inkurajonte kineastët tanë që të krijonin filma të rinj me tema nga historia e Shqipërisë apo edhe nga ditët e sotme, kur menjëherë, pa e marrë vesh, artisti, kineasti dhe piktori ynë Bujar Kapexhiu i cili vizatonte pa pushim, i dha portretin e vet të cilin e realizoi gjatë një minutë. E pashë Freddy Buache që u ngrit dhe e përqafoi me shumë dashuri Bujarin. Me ato flokët e gjata prej artisti dhe me sytë e tij shprehës, portreti ishte realizuar shumë bukur dhe jepte me nuancë të theksuar tiparet e bukura të njeriut të madh të filmit. Kineasti zviceran ishte shumë i prekur. Herë pas here ai hidhte sytë nga Bujari dhe nga ne, me një buzëqeshje të lehtë. Darka kaloi duke ngritur dolli për miqësinë midis dy popujve,  si edhe me urimin që shkëmbimet midis dy kinematekave të vazhdonin. Atë natë Kinemateka ishte plot me miq zviceranë dhe shqiptarë të cilët vlerësuan filmat e shfaqur. Ato janë shfaqur here pas here edhe për amatorët e filmave të vendeve të ndryshme të botës. Në fondin e artë të Kinematekës Zvicerane ndodhen edhe filmat shqiptarë, ndër të tjerë « Tela për violinë » etj…Herë pas here, kineasti Bujar Kapexhiu vjen në Gjenevë ku ka shumë miq kineastë që kanë qënë në Shqipëri dhe sëbashku mblidhemi dhe kujtojmë atë darkë të bukur në taracën e Kinematekës Zvicerane.

Bujar Kapexhiu
Bujar Kapexhiu

Bujar Kapexhiu është një regjisor, skenarist dhe aktor i mirënjohur shqiptar.


Regji
• Edhe ashtu edhe kështu (1989)
• Stolat në park (1988)
• Tela për violinë (1987)
• Dy herë mat (1986)
• Kaliza e grurit (1976)
• Lisharsi (1976)
• Majlinda dhe zogu i vogël (1976)
• Pika e ujit (1976)
 Skenarë
• Edhe ashtu edhe kështu (1989)
• Dy herë mat (1986)
Interpretime
• Dy herë mat (1986)
• Duel i heshtur (1967)
• I teti në bronz
• Gjurma (1970)


Le cinéaste albanais Bujar Kapexhiu et le portrait du grand Freddy Buache

Nous étions assis sur la terrasse de la Cinémathèque suisse à Lausanne. Ce soir-là nous organisions les “ Jours du cinéma albanais ” avec le concours de la Cinémathèque suisse. Près de nous était assis le cinéaste d’une renommée mondiale Freddy Buache qui discutait avec une passion particulière de l’évolution du cinéma au cours des années. Il encourageait nos cinéastes quand tout d’un coup, sans nous rendre compte, notre artiste et peintre Bujar Kapexhiu qui dessinait sans arrêt, lui a donné son portrait qu’il a fait en une minute. J’ai vu Freddy Buache se lever et  embrasser avec beaucoup d’affection Bujar. Avec ses cheveux longs d’un artiste et avec les yeux expressifs, le portrait était très bien réalisé et donnait une nuance très particulière aux traits très beaux du grand homme du cinéma. Le cinéaste suisse était vraiment touché. La soirée a passé avec les toasts pour l’amitié entre les deux peuples ainsi pour les échanges entres les deux cinémathèques. La cinémathèque ce soir-là était pleine d’amis suisses et albanais qui ont apprécié les films projetés…



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora