E marte, 23.04.2024, 08:33 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Mediat e huaja, jehone celjes se tunelit

E marte, 02.06.2009, 06:22 PM


Nga Koha Jonë

Perurimi i tunelit te Kalimashit nga kryeministri i vendit Sali Berisha dhe ai i Kosoves, Hashim Thaci ka sjelle pasqyrimin e kesaj ngjarje ne agjencite e lajmeve me prestigjioze ne bote. Keshtu agjencia e lajmeve nderkombetare me qender ne SHBA, The Associated Press ka publikuar nje shkrim te gjate ne lidhje me ceremonine madheshtore te organizuar ne Kalimash. Sipas kesaj agjencie, kryeministri Berisha dhe homologu i tij kosovar, Hashim Thaci peruruan te paren autostrade e cila lidh dy vendet pas dy dekadash komunizmi. "Ky takim eshte pare si nje hap me para drejt forcimit te marredhenieve mes shqiptareve etnik ne te dy anet e kufirit"-theksohet ne shkrimin e AP. Me pas ne te pershkruhet atmosfera e Kalimashit gjate pritjes se dy kryeministrave, duke u ndalur ne dekorin e krijuar nga flamujt shqiptare dhe ata kosovar. Me pas agjencia prestigjioze e lajmeve citon kryeministrin Berisha gjate fjales se tij. Ne shkrim theksohet edhe fakti qe rruga kushton 391 milion Euro dhe po ndertohet nga nje firme Amerikano-Turke. "Kjo rruge pritet te forcoj marredheniet ekonomike mes dy vendeve", - konkludon agjencia ne shkrimin e saj. Ne shkrim theksohet fakti se kjo rruge pritet te fuqizoje ekonomikisht edhe veriun e Shqiperise, duke qene nje zone e cila per shkak te infrastruktures nuk ka pas zhvillim te madh. Nga ana tjeter The Associated Press nxjerr ne dukje faktin se gjate 50 viteve te komunizmit Kosova dhe Shqiperia kane pas kontakte te pakta me njera tjetren dhe kane vuajtur si pasoje e regjimeve te egra komuniste.

Agjencia e lajmeve AP qe eshte cituar deri ne Tajvan News online dhe e sheh hapjen e tunelit qe lejon ndertimin e nje rruge te shpejte qe do te shkoje ne Kosove, 20 vjet pas rrezimit te komunizmit, si nje hap qe do te afroje me shume shqiptaret ne te dy anet e kufirit.

Rrjeti i mirenjohur televiziv amerikan, CNBC, si dhe ai Euronews, do te citonin Kryeministrin Berisha kur i emocionuar tha se "sot ne kemi vendosur se nuk ka me male, nuk ka me pengesa, nuk ka me asgje qe shpirterisht ose fizikisht te ndaloje kete komb" duke u thelluar me pas ne analizen e perfitimeve qe do te sjelle kjo rruge si ne rritjen e madhe te fluksit te turizmit drejt brigjeve shqiptare qe do te arrihen ne vetem 4 ore.

Edhe agjencia prestigjioze e biznesit BusinessWeek do te shprehej duke vecuar fjalet e Kryeministrit te Kosoves, Thaci se me kete tunel Shqiperia dhe Kosova, Tirana dhe Prishtina jane me prane se kurre dhe do te qendrojne keshtu pergjithmone.

Agjencia IntelliNews me lajme nga 16 vende te Evropes Qendrore dhe Lindore, me 10 vjet eksperience, ka pasqyruar ngjarjen qe pritet te jape efekte ekonomike te fuqishme ne zhvillimin e rajonit.

Rrjetet televizive BBC, Deutsche Welle dhe Zeri i Amerikes i dhene gjithashtu peshen qendrore ne edicionet e tyre ngjarjes se Kalimashit.

Zeri i Amerikes e prezantoi ngjarjen me simboliken e takimit te dy kryeministrave ne mesin e tunelit te Kalimashit, pas rrezimit edhe te pengeses se fundit qe shenoi bashkimin e te dy aneve te tij. Kryeministri Sali Berisha hipi vete dhe drejtoi makinerine e rende qe cau murin ndares te mbetur. Delegacioni nga Kosova priste ne anen tjeter.

Mbi domethenien e perfundimit te punimeve ne njerin prej dy objekteve me te veshtire te autostrades qe do te lidhe Shqiperine me Kosoven, BBC ka vecuar deklarimin e kryeministrit Berisha qe tha se rruga qe permes tunelit te Kalimashit do te zgjatet me tej drejt Kosoves, 'bashkon kombin' dhe 'integron pervec shqiptareve dhe maqedonasit, serbet, bullgaret dhe gjithe rajonin e Ballkanit".

Kanali i lajmeve (Nachrichten CH.) ne Gjermani e ka komentuar festimin e "Republikes se Shqiperise" dhe te "Kosoves se qeverisur nga shqiptaret" per lidhjen e pare me autostrade si "nje hap tjeter drejt afrimit".

Agjencia "Rinashita Balkanica" ka njoftuar gjithashtu hapjen e tunelit pas nje sere njoftimesh ne radhe per ecurine e punimeve ne 800 metra thellesi te malit.

Lidhja me e shpejte mes Shqiperise dhe Kosoves eshte bere e ditur dhe ne citimin e Agjencise Gjermane te lajmeve SDA e cila ka vecuar deklarimin se "vendet jane ndare nga historia dhe padrejtesia".

Perurimi i kryeministrit Berisha dhe Thaci ka gjetur pasqyrim nga agjencia e lajmeve DPA te cilat komentojne se lidhjet politike dhe ekonomike mes dy vendeve pritet te intensifikohen tani.

Radio B92 e Beogradit me burime te agjencise se lajmeve Beta duke cituar dhe mediat shqiptare, e ka pasqyruar me vemendje takimin simbolik ne mes te tunelit qe shpreh lidhjen e kombit te ndare. Ngjarja e madhe per shqiptaret kudo qe jane sjell ne ato qe citon B92 shprese dhe integrim.

Gazetat shqiptare kane pasqyruar gjithashtu ne vend qendror perurimin e dites se diel, ku nje mur simbolik i shembur nga ekskavatori ne te cilin ishte kryeministri Berisha, celi nje nga galerite e tunelit me te gjate te rruges qe do te shkurtoje distancat me Kosoven.

Gjithashtu kjo ngjarje e madhe per kombin shqiptar eshte paraqitur gjeresisht edhe ne SHBA permes The Boston Globe, The Herald. Sun, Cleveland online, Sun Nees, etj., si dhe ne agjencine turke te lajmeve World Bulletin.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora