E premte, 29.03.2024, 12:50 AM (GMT)

Kulturë

Hajdin Morina: Po vjen nusja (Cikël poetik)

E marte, 02.06.2009, 05:00 PM


Hajdin Morina

PO VJEN MUJA

(E shkruar duke pritur
shtatoren e Komandantit që
do të vendoset në sheshin
 “Mujë Krasniqi” në Klinë
më 6 qershor 2009, kur fillon festivali
folklorik “I këndojmë lirisë”)

Këtu ishte gjithkund
Gjithkund këtu ai është
Por po vjen Muja
Mujë Krasniqi po vjen

Po vjen të na ngrejë
Ballin përpjetë
Shtatlartë mbështetur
Në qiell

Po vjen Muja sërish po vjen
Të na kaltërojë syrin
Të na gjelbërojë kujtimin

Po vjen të jetojë vertikalisht
Ta mbajë lart qiellin e tetë
Të Lirisë

Po vjen me fytyrën e moçme
Të Atdheut  e të Flamurit tonë

Ai këtu ishte gjithkund
Gjithkund këtu është
Por po vjen sërish Muja
Mujë Krasniqi po vjen

GJIROKASTRA

Pse s’më the më herët
Lumja ti
Të gjitha këngët
Të gjitha vallet
Krejt librat më të mirë
Vetë i paske shkruar
Mbi gurë e majë Kalasë
Por ra mjegull pastaj

Pastaj hirin sërish e shprushe
Të zësh vend
Në Bibliotekat e botës
Me fjalët e Kadaresë
Dhe të Odise Kotës

ÇAST

Më 12, 13 dhe 14 maj 2009
Jetova në Gjirokastër
Pra afërsisht tri orë
Shijova akullin flakën
Dhe rrëfimet e Gurit

AGIM GJAKOVA

A e ke gjetur Fëmijërinë
Nëpër shkrumbin e qytetit

A e ke fshirë nga qafa
Ngjyrën e gurëve
Dhe të dheut të Kosovës

Deri vonë vonë jemi zgjuar
Vonë kemi mbjellë bimë të vona
Agim Gjakova



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora