E premte, 19.04.2024, 02:38 AM (GMT+1)

Kulturë

Alma Hyska (Civeja): Beratit i detyrohemi të gjithë

E marte, 02.06.2009, 05:40 PM


Flet këngëtarja e mirënjohur shqiptare, tashmë emigrante në Gjermani, Alma Hyska (Civeja)

Beratit i detyrohemi të gjithë

Nga Albert Zholi

ALMA Hyska (Civeja), një këngëtare inteligjente , e qeshur, e dashur, plot dinamizëm në një koncert të zhvilluar para disa ditësh në pallatin  e Kulturës së qytetit të Beratit i ka befasuar të pranishmit me zërin e saj. E ardhur enkas nga Gjermania me rastin e shpalljes së znj. Vitore Stefa Leka “Qytetare Nderi”  dhe shpalljes së Beratit  “Qytete me vlera të veçanta nën mbrojtjen e UNESKOS”, ajo në këtë koncert shpalosi vlerat e saj si një këngëtare profesioniste, tashmë e pjekur, me një repeetor të pasur me këngë në disa gjuhë të huaja. Tashmë ajo njihet në shumë vende ku ka emigrantë shqiptarë, pasi zëri i saj është i veçantë ashtu sikundër dhe këngët e saj. E mirënjohura Alida Hisku, pas koncertit shprehu konsideratat më të mira për këtë këngëtare, duke e cilësuar si një këngëtare me perspektivë të padiskutueshme. Pas koncertit ajo u shpreh se ishte një nga ditët më të emocionuara, pasi kjo sallë e lidhte me shumë kujtime. Duartrokitjet e publikut dhe lulet e hedhura mbi të kur këndonte ishin respekti më i madh që spektatori i rezervoi në këtë shfaqje. Tashmë pas koncertit ajo po ideon albumin e parë në shqip, që sipas saj do të jetë një befasi.

Znj. Alma, ju para disa ditësh që bashku me këngëtaren e mirënjohur Alida Hisku, ishit në Berat për një koncert në qyetin ku keni filluar karrierën artistike. Cili ishte qëllimi i ardhjes, në këtë fund pranvere?

Unë jam martuar në qytetin e mrekullueshëm të Beratit. Qytet me tradita. Qytet magjik. Qytet që të mrekullon natën dhe ditën. Në këtë qytet që është 16 km larg qytetit tim të lindjes Kuçovë. Në këtë qytet kam kënduar në fëmini. Kam plot 17 vjet larguar. Ishte kënëgtarja e mirënjohur Alida Hisku, ajo e cila më ofroi një bashkpunim. Pra me rastin e marrjes së titullit “Qytetare Nderi” e qytetit të Beratit të znj, së nderuar Vitore Stefa Leka (poete, shkrimtare, bamirëse, aktiviste e shquar në diasporë) dhe me rastin e marrjes nën kujdestarinë e UNESKOS të qytetit të Beratit, me kërkesën e kryetarit të Bashkisë Berat, unë erdhë me gjithë dëshirë në qyetin e njerëzve të mij të këndoj për Vitoren dhe Beratin.

Ju jeni njohur dhe më parë me znj. Vitore Stefa leka?

Unë nuk e kisha takuar, por kisha dëgjuar shumë për të. Këngëtarja Alida Hisku, por dhe shumë shqiptarë në diasporë në koncertet që kam dhënë në Gjermani, Zvicër apo Itali, e mbanin nëpër gojë për kontributin e saj në ndihmë të emigrantëve por edhe në përballjet publike në shtypin vendas në mbrotje të të drejtave të bashkëatdhatërve të saj.

-Pra me Beratin dhe Kuçovën ju lidhin shumë gjëra, na thuaj diçka  kur  keni filluar  për herë të parë të këndoni, dhe kush  ju ka zbuluar?

-Unë kam filluar të këndoj për herë të parë që në moshën tre vjeçare me një trio në qytetin e Kuçovës. Më vonë kam kënduar në moshën 9 vjeçare ku kam marrë edhe çmimin e dytë ku kam kënduar vetëm. Kënga quhej “Treni”.

Një tren i vogël nisi rrugën,
Rrotat përmbi shina u vërsulën,
I ndërtuam vetë me duart tona.

Kompozitor  ka qenë Dhimitër Truga në Kucovë. Pas  kësaj kënge  jam aktivizuar  gjithmonë me Shtëpinë e Kulturës Kuçovë deri në vitin  e parë që  kam shkuar  në shkollën e muzikës në Berat. Jam aktivizuar më  tej me aktivitete  në Berat dhe në Kucovë. Në vitin 1989 kam marrë pjesë në Festivalin e Radio Televizionit me këngën “Për  njeriun, jeta flet”. Me muzikë  të Sajmir Skëndulit.

-A keni marrë  çmim në këtë festival?

- Jo, nuk kam zënë çmim, por jam cilësuar nga  juria si një këngëtare  e  re me një zë të veçantë. Kështu kam vazhduar edhe në festivalet e  Pranverës.

-Po në festivalet e Pranverës, në  çfarë viti ke marrë pjesë?

-Në vitin 1990 me një këngë të Naim Gjoshit. Pastaj në festivalin e  Radio Televizionit me një këngë “Gjarpërushja” po të Naim Gjoshit.

-Kush ju ka zbuluar si talent?

-Si talent më ka zbuluar në Kuçovë Dhimitër Truga dhe Mito Lala. Mito Lala është një nga kompozitorët më të mirë të qytetit të Kuçovës  si edhe Dhimitër Truga. Ai ka shkruar më shumë se 500 këngë.

-Për sa kohë ishit në Shqipëri, në sa festivale të  RTSH dhe të Pranverës keni marrë pjesë?

-Unë kam marrë pjesë në 2 festivale të RadioTelevizionit Shqiptarë dhe në tre koncerte të Pranverës.

-Kur ikët në Gjermani?

-Në gusht të vitit 1992 unë jam  larguar nga Shqipëria për në Gjermani.

-Me  kë  jetoni në Gjermani?

-Në Gjermani jetoj me familjen. Në fillim kam ikur me  bashkëshortin tim që quhet Eduart Civeja i cili ka studiuar në Akademinë e Arteve. Atje  si fillim si të gjithë shqiptarët e  tjerë  që kanë  pasur vështirësi, 7 vjet nuk  jam marrë me muzikë. Kam bërë punë të ndryshme.

-A të mungonte muzika ato vite?

-Më mungonte shumë, por  edhe as vetë nuk e kuptoj tani se si unë ato 7 vjet nuk jam munduar të bëj  diçka. Ka qenë edhe gjuha që ka ndikuar.

-Pse vendosët të shkoje në Gjermani?

-Aty burri ishte i ftuar  nga një mik për një orkestracion. ARRD. Kjo ishte edhe arësyea që ne  vajtëm në Gjermani. Si  të gjithë shqiptarët e tjerë menduam edhe ne të qëndronim në Gjermani. Ishte koha e viteve të para të tranzicionit dhe Shqipëria kishte një ekonomi të shkatërruar.

-Ju në këtë kohë a vazhduat kurse kualifikimi për muzikë?

-Po. Jam future në disa kurse të shkurtëra. Por nuk u mora me muzikë të drejtpërdrejtë. Unë u bëra  nënë, dhe  sot kam dy djem, tani ata janë  një 15 vjeç  dhe një djalë 7 vjeç edhe iu  kushtova më tepër  familjes.

-Kur filluat për herë të parë në Gjermani ti kushtoheshit  skenës ?

-Për herë të parë në Gjermani ka qenë viti 1988. Ka  qenë një koncert  i një qendre kulturore, kanë qenë njerëz të ndryshëm të degëve të nndryshme ku festonin Vitin e Ri. Aty, unë këndova dy këngë. Kam kënduar një këngë të Selin Dion “Titanikut” dhe  një këngë të Hjustion. Ishin dy kamera televizive RTL dhe  një television tjetër. Aty më panë disa menaxherë. I pëlqyen këngët e mia. Kariera  ime në Gjermani ka filluar pak e nga pak derisa tani unë merrem me muzikë.

-Kush janë bashkëpunëtorët e tu në Gjermani?

-Unë këndoj me grupe të ndryshme. I këndoj të gjitha këngët në gjuhë të ndryshme pasi këto janë të preferuara më tepër. Kur këngëtarja e një grupi është e sëmurë edhe pse unë atë grup nuk e njoh, shkoj dhe këndoj me atë grup. Sigurisht me një provë paradite pasi unë këndoj live. Grupet nuk kanë emër por  janë nga shtete të ndryshme si anglezë, francezë dhe unë këndoj në  gjuhën e tyre anglisht, gjermanisht, italisht, spanjisht.

-Kush ka qenë  koncerti më i  bukur që ke dhënë në Gjermani me këto lloj grupesh?

-Koncerti më i bukur ka qenë në sallën e  Salsburgut, Rebul quhet.  Kanë qenë vetëm të ftuar, aktorë  filmash, moderatorë, regjizorë, etj.

-Kush ka qenë vlerësimi më i madh i juaji që u është bërë si këngëtare?

-Në Gjermani unë në cdo koncert që kam shkuar jam ndjerë shumë  e vlerësuar. Profesionistët më kanë thënë, si ka mundësi që ti nuk  je e njohur  me këtë zë të bukur.

-Sa  spektatorë  ka pasur  ky koncerti në Rebul?

 -Kanë qenë më shumë se një mijë veta. Pastaj në koncerte  të tjera nga 300 spektatorë.Koncertet e tjerë kanë qenë të organizuar si koncerte  firmash.

-Ju keni bërë edhe një album me këngë të huaja, si titullohet ky album, dhe si u realizua?

-Albumi nuk ka një titullim. Shumë simpatizantë të këtyre  koncerteve  më  thonin se a keni diçka që neve të dëgjojmë? Ky qe edhe qëllimi im që unë e bëra cidinë pak shpejt, që këtyre njerëzve që kishin simpati t’ia  dhuroja sa  më shpejt për Vitin e  Ri.

-Cfarë  këngësh ka albumi juaj?

-Albumi është me këngë të huaja, këngë të këngëtarëve të mëdhenj

-.Si u ndjeve në këtë concert në Berat duke pasur parasysh skenat e Gjermanisë, Italisë?

-Unë u ndjeva shumë e emocionuar. Kishin kaluar 17 vjet dhe mbas  këtyre viteve të jesh pësëri në këtë skenë është një emocion i madh. Unë prandaj zgjodha dhe një këngë shqip si “Pragu i vegjëlisë” . Unë nuk kam lindur në Berat por 17 km më larg, në Kuçovë.  Unë kam ardhur tani në vendin tim dhe kjo është edhe ideja  ime që këtë vit unë  do të realizoj një album me këngë shqipe. Një album me këngë të vjetra të miat, dhe me këngë  të reja. Këtë do t’ia  lej kohës.

-A keni menduar të ktheheni përfundimisht në Shqipëri?

- Unë jam shumë e kënaqur me këtë ardhje të befasishme. Shqipëria  ka ndryshuar shumë. Unë  ndjehem mirë edhe këtu.  Kam 17 vjet në Gjermani por edhe në Tiranë  është bukur me këto ndryshime që të relaksojnë. Por që unë të kthehem përfundimisht në Shqipëri këtë  t’ia  lemë kohës.

-A të është bërë pengesë familja në këtë rrugë kaq të vështirë?

-Prindërit e mi kanë shumë dëshirë që të më shikojnë në skenë.Ata thonë se ne krenohemi kur  ti këndon. Edhe bashkëshorti im më ka ndihmuar dhe më ndihmon edhe në Gjermani por edhe në Shqipëri. Unë isha pak me dyshim dhe i thoja se kanë kaluar shumë vite, dhe ai vendosi që unë të vija dhe të këndoja në vendin tim.

-Kush janë këngëtarët tuaj të preferuar shqiptarë ?

-Këngëtarët e preferuar shqiptarë të rinj  janë Juliana Pasha, Anjeza  Shahini, dhe Elsa Lila. Kurëse nga të vjetërit është Irma Libohova, pa dyshim dhe Alida Hisku.

-Keni ndonjë peng  për  skenën?

-Tani për tani jo. Mendoj se kam kohë për ti realizuar të gjitha objektivat.

Jeni supersticioze?

Ndonjëherë edhe jam. Jeta është e çuditëshme dhe pa dashje mëson gjëra të reja që të ngjiten vetiu brenda vetes.

A lexoni libra shqip në Gjermani?

Këtu...ah ! Librat. I kam dashur dhe i dua. Janë një pasuri e madhe për çdo njeri. Por skam pas shumë kohë. Megjithëse nuk është justifikim.

Pushimet ku i bëni kryesisht?

Itali, Spanjë, por më shumë në Shqipëri. Se çka ky vendi ynë. Deti ka ngjyrë dhe erë tjetër. Të mrekullueshme.

Alma dhe veshja. Ne skenë kishit një veshje intersante...

(Qesh). Jam shumë e dhënë pas veshjes. Por jo manjake që të harxhoj.Atë që marr e marr sipas gusots që ti rezistoj sadopak kohës.

Në këtë vizitë në Shqipëri çfarë do të veçonit?

Që Shqipëria ka ndryshuar. Njerëzit po ashtu. Por mbi të gjitha njoha miq të rinj si gazetaren e mirënjohur Arta Mezini si dhe poetët Petraq Pali dhe Namik Selmani. U njoha sadopak me jetën skenike shqiptare që më kish munguar.

Keni vese?

(Qesh), S’e di. Por di që nuk pi duhan dhe pije alkolike.

Cështë për ju dashuria?

Frymëzimi më i madh i jetës.

Shtypin shqiptar e ndiqni?

Ndjek në televizion lajmet e gazetave. Me sa kam parë po bëhet gjithnjë dhe më profesional.

-Për   herë të parë   unë kam filluar  të këndoj në  moshën 7 vjece kam qenë me një trio në  qytetin e Kucovës.Atë  vit  kam  kënduar  me  tre vajza  të tjera dhe në moshën 9 vjece  kam këndua r për  hetrë  të parë po nq qytetin e  Kucovës  dhe kam  marrë cmimin e  dytë



(Vota: 5 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora