E premte, 24.09.2021, 12:34 PM (GMT+1)

Mendime

Shaban Peraj: Filloi sezoni i turizmit

E marte, 02.06.2009, 06:31 PM


Filloi sezoni i turizmit

Shkruan Shaban Peraj

Sezoni veror ka nisur të trokasë edhe në qytetin e Ulqinit. Kjo tashmë është evidente dhe ndihet kudo, në qytet, në plazhat e shumta që kemi, gjë që na jep shpresë e na bënë të besojmë se edhe përkundër krizës ekonomike ky vit do jetë vit i turizmit.

Ulqini, një qytet i lashtë e me traditë turistike ka cfarë t’u ofrojë pushuesve, qofshin ata vendas apo të jashtëm. Nga pikëpamja e potencialeve natyrore po edhe objekteve të shumta që disponon ky qytet, shihet me “zili” nga vendet tjera turistike për faktin se ata nuk disponojnë atë cfarë ofron Ulqini. Kjo ka bërë që jo njëherë të dalin shkrime dashakeqe e me antipropagandë për zhvillim të kësaj dege ekonomike nga persona që nuk ia duan të mirën këtij vendi.Të kota janë shkrimet e atyre që këtu na vijnë si mysafirë të ftuar e pastaj pritjen tonë e kthejnë në mospërfillje të miqësisë, sic është shkrimi i z. Ben Andoni, në revistën “Mapo”. Megjithatë, ne nuk jemi larg nga rezultati sepse tashmë kemi krijuar nje traditë në këtë fushë falë punës së atyre që merren me këtë veprimtari dhe falë potencialeve tona të mrekullueshme natyrore. Prezantimi i ofertës turistike që u zhvillua në disa qendra të njohura, banorët e të cilave shprehin interesim për të kaluar pushimet këtu kanë pasur mundësinë më të mirë për t’u njohur me plazhet, hotelet, restorantet e pjesët tjera të infrastrukturës turistike. Kjo është ajo që i mundëson turistit të sotëm (jo thjeshtë atij “patriotik”) pushim disaditor për të përjetuar argëtim të plotë. E gjitha kjo mund të arrihet në një kooperim të plotë të të gjithë aktorëve të përfshirë në mbarëvajtjen e rrjedhave turistike.  Kjo në një masë është realizuar për cka nuk mungon strategjia  e zhvillimit te turizmit gjë që e bënë Ulqinin me tërheqës, si nga turistët vendas ashtu edhe nga ato të jashtëm.
Si i tillë ai ka plazhin më të gjatë në vendet mesdhetare, me një gjatësi prej 14 km. sic është Plazhi i Madh, plazhin e vogël, plazhin e Valdanosit si dhe vendin më atraktiv sic është plazha nudistike në Adë. Në këto lokalitete janë edhe numri më i madh i hoteleve, restoranteve, disko, lojëra për fëmijë dhe soprte uji. Rritjen e numrit të pushuesve e kanë ndihmuar edhe investimet e shumta të bëra në vitet e fundit nga sektori privat.E gjithë kjo ka bërë që sivjet të ketë nivel të lartë të pastërtisë e higjenës në të gjitha plazhat tona, për cka kujdesen pronarët, ndaj cdo gjë funksionon si një sistem i tërë i destinuar të lulëzojë sikur në të gjitha vendet tjera me një ekonomi turistike më të zhvilluar se ne. Kjo bënë që shumë nga pushuesit të kenë mundësi pushimi, po edhe kalim të kohës së lirë për të vizituar Kalanë e Ulqinit, në kuadër të të cilit ndodhet edhe Muzeu arkeologjik, qytetin e vjetër të Shasit apo duke ndjekur muzikë “laiv” nga këngëtarët më të mirë nga Kosova e Shqipëria. Një arsye më tepër për të besuar janë edhe cmimet e pranushme që ofrojnë qiradhënësit privat, si edhe ata në sektorin shoqëror.Qëndron fakti  se për këtë sezonë turistike cmimet janë më të ulta  për 10-20 %, në kahasim me cmimet e vitit të kaluar.
Për problemet e mundshme që mund të paraqiten gjatë rrjedhave të sezonit turistik ka nevojë të kemi një rrjetë të konsoliduar të profesionalizmit për mikpritjen dhe akomodimin, një ide me figura të reja profesionale në agjenci turistike e cila në mënyrë direkte do të ndihmonte përfshirjen e njërit apo sektorit tjetër. Kjo për faktin se një aktivitet i tillë turistik, në të gjitha nivelet qoftë jep efektin më të lartë ekonomik në kuadër të komunës, po edhe te vet qiradhënësit duke e kthyer në pjesë ekonomike edhe traditën, kulturën që e kemi aq të pasur. Duke pasur parasysh se ne në këto momente disponojmë një infrastrukturë të mjaftueshme, si drita, ujë e të tjera si këta, kemi arsye të besojmë se këtu roli i shtetit me iniciativën private është kombinuar dukshëm në krahasim me vitet tjera. Pra, strategjia e zhvillimit turistik ekziston, investimet janë bërë dhe kjo bënë të mundshëm krijimin e një imazhi pozitiv për Ulqinin nga e cila varet e ardhmja e këtij vendi. Natyrisht se jo cdo gjë funksionon si duhet, kjo nuk ndodhë vetëm te ne, sepse në këto kohë ka mjaft probleme sic është mungesa e donatorëve, investitorëve, por mbetët të besohet se tani është kuptuar nga të gjithë ata që merren me këtë veprimtari se cdo gjë paguhet sipas cilësisë e asesi sipas momentit për të fituar vetëm në një sezonë cka do të bënte të na cojnë në humbje në të ardhmen. Për eliminimin e të metave tona kemi përvojë falë hapjes në tregun ndëkombëtar, nga ku e gjitha kjo mund të rregullohet nëpërmjet një marketingu efikas e në bashkëpunim me agjencitë përkatëse në vendet nga vijnë mysafirët. Pë këtë Ulqini tashme ka bërë emër dhe mund të thithë të gjitha kategoritë turistike me potencialet qe ka edhe pse mbetet shumë punë për të bërë sidomos në hartimin e katalogëve të mirëfillt turistik. Idetë dhe personat e nevojshëm ekzistojnë, kontributi i tyre nuk do të mungojnë dhe atyre u mbetet ta mbushin “këtë boshllëk” që propagandojnë negativisht (pa arsye) disa me shkrimet e tyre, por për fat ata janë të paktë dhe nuk mund te rrezikojnë famën, imazhin e Ulqinit si një vend i destinuar turistik.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora