E shtune, 20.04.2024, 04:48 AM (GMT+1)

Mendime

Pirro Prifti: Humbja e Zgjedhjeve e paevitueshme për PS dhe Koalicionin e Majtë

E hene, 01.06.2009, 06:55 PM


Humbja e Zgjedhjeve e paevitueshme për PS dhe Koalicionin e Majtë 

Nga Pirro Prifti, Analist

Grupi i vjetër i PPSH dhe servilët e tyre që po parazitojnë në PS, PSD, e në ndonjë parti tjetër të majtë janë përgjegjës për gjendjen e rëndë që ka kapluar spektrin e majtë spektër i cili jo vetëm që nuk po gjen rrugën për tu shkëputur realisht nga e kaluara por po mundëson nëpërmjet njerëzve pa identitet të mbijetojë duke formuar grupe, shoqata të ashtuquajtura shoqëri civile apo dhe parti të majtë si G-99,  që më tepër ngjan me 99-shat e rrugës sesa me një parti normale.
Këto grupe janë pjesë të klanit ish-komunist  që drejtohet në hije nga dy drejtuesit aktualë të PS dhe të PSD të dy tepelenas që mbajnë përgjegjësi për mos reformimin siç duhet të së majtës. Këta përfaqësues duhet të ishin tërhequr prej kohësh nga pozitat që kanë dhe nga politika, por këmbëngulja e tyre për të qëndruar në politikë ka krijuar precedentin që çdo kush i nomenklaturës së kuqe mund të vazhdojë të drejtojë, se nuk i thotë njeri gjë. E ky problem që tashti para zgjedhjeve të 28 qershorit kur ata pa pikë turpi vendosin emrat e tyre për kandidatë për deputetë do të thotë shumë: sfidë dhe arrogancë ndaj demokracisë, sfidë dhe arrogancë ndaj elektoratit të majtë, sfidë dhe arrogancë ndaj popullit dhe shtetit shqiptar cili do të hyjë në Europë me drejtues ish-komunistë!?
Herë fshehurazi e herë pa turp, ata me dashje kanë ngadalësuar dhe shtrembëruar të majtën shqiptare aq sa është vështirë që e majta të reformohet seriozisht e vetëm për shkak të tyre e klanit të tyre që ka marrë disa karakteristika të Ali Pashë Tepelenës.
Njihet prej 2 shekujsh e ca se si Ali Tepelena (Pashai) kaçaku i krahinës, mori ofiqet nga sulltani dhe pasi e tradhtoi, formoi një territor të administruar nga ai popullata e të cilit vuajti tmerrësisht nga mizoritë e pashoq qofshin shqiptarë apo grekë. Sipas të dhënave me mijra shqiptarë e grekë u vranë e u masakruan nga ky Pasha mizor me dy Hareme (njëri për dylberet dhe tjetri për dylberët), të cilit qejflinjtë e Tepelenës i këndojnë këngë  duke përfshirë që nga Hormova e duke mbaruar në Janinë. Gjëmat e mëdha të tij njihen sepse një pjesë e shqiptarëve që banuan aty u larguan nga frika e tij por dhe nga hakmarrja e sulltanit i cili shkretoi zonën, dhe krahinën.
E përmenda këtë pjesë të historisë së Shqipërisë të shkruar jo saktë qoftë nga historianët tanë, qoftë nga dëshira për të lartësuar një figurë të shëmtuar nga ana morale dhe historike që s`na nderon aspak- sepse mesa duket, kjo periudha e post komunizmit ka nxjerrë në pah disa veçori të disa politikanëve nga kjo krahinë, një pjesë e të cilëve janë të nderuar e të respektuar, por disa individë të tjerë që për fat të keq kanë mbijetuar në postet drejtuese të së majtës shqiptare (edhe pasi ata kanë patur poste të rëndësishme në kohën e PPSH), por duke treguar disa tipare malinje të personalitetit të tyre të ngjashme me ato të Pashait  të Tepelenës : pra atë  të mbijetesës me çdo kusht në raste konfliktesh e ndryshimesh, atë të marrjes së servilëve (njerëz pa individualitet dhe intrigantë) përreth vetes, duke i vënë ata në poste të rëndësishme partiake në mënyrë  që të kenë mbështetje (autokratë dhe armiq të demokracisë), duke përdorur mirë bërrylat për t`jua futur të tjerëve (intrigat), dhe duke përfituar nga rasti të bëhen të pasur e të pushtetshëm duke mos rënë në sy (dezinformimi).
Pikërisht këta të mbijetuar në kohën e demokracisë të cilët vazhdojnë të mbahen me thonj e dhëmbë pas pushtetit qoftë partiak qoftë atë ekzekutiv, njëlloj si në kohën e diktaturës (sepse s`mund të rrinë pa pushtet), kanë arritur çuditërisht që në raport me popullatën e zonës nga ata vijnë, e duke prishur çdo raport brenda partive dhe koalicionit të majtë,- të kenë më shumë deputetë se Korça, Gjirokastra, Shkodra, Kukësi, Peshkopia biles dhe të rretheve të tjera në periudha të ndryshme të demokracisë (1991-2009).
Megjithatë duke parë statistikat partiake të kohës së diktaturës, vërehet se ndonëse partiakë nga rrethet e përmendura më sipër kishte më shumë, por në poste të rëndësishme rrinin dhe atëherë tepelenasit.
Gjendja në të majtën shqiptare pavarësisht nga ngjyrat e ylberit, karafilat e kuq, sfondi mashtrues i një të majte të shëndetshme është e rëndë dhe po të shihet me kujdes vihet re menjëherë se ka një ndarje të vërtetë të interesave të elektoratit të majtë me drejtuesit e elektoratit të majtë ndarje që ka të bëjë me interesat ekonomike pra, drejtuesit e majtë të vjetër dhe të rinj (të miratuar nga të vjetrit) kanë si qëllim pasurimin dhe janë bërë elita e të pasurve të vendit.
Me të drejtë lind pyetja: ç`duan këta njerëz në drejtimin e të Majtës?
 Ka një ndarje ideologjike të parimeve të social-demokracisë perëndimore me të cilat duhej ndërtuar spektri i majtë me atë që u thuhet elektoratit të majtë dhe me atë që i serviret internacional socialiste dhe BE. Dhe këtu janë fajtorë ish Ministrat e PPSH dhe ata që u shkojnë pas.
Ka një copëtim të së majtës e cila ka ardhur si rezultat jo vetëm për shkak se drejtuesit e Partive të së majtës aktuale shqiptare kërkojnë të jenë në rast fitoreje në zgjedhje- thelat më të majme të drejtimit (me synimin që të pasurohen sa më shumë e t`i ndajnë pasurinë me servilët që do t`i pasojnë)- gjë që tregon se aspiratat e social -demokracisë janë shkelur me këmbë prej kohësh, por edhe për shkak se elektorati i majtë po del tashmë pas 19 vitesh nga kthetrat e narkozës së nostalgjisë komuniste (ku, prania e dy ish ministrave të asaj kohe deri në ditët e sotme- e ka zgjatur atë gjendje makthi për të gjithë elektoratin e majtë).
Ka dhe një proces tjetër interesant i cili për fat të keq është negativ, sepse në vend që të  ndihmonte të majtën në reformimin e saj, praktikisht po e dëmton atë, aq më tepër kur në Partinë e re të krijuar G-99 kanë hyrë djem e vajza të reja që drejtohen nga një arrogant i ri (i cili jo vetëm se nuk  ka asgjë të re t`i japë elektoratit të majtë përveçse po i kërkon votën se ashtu e kanë mësuar të tjerët) i cili po i mashtron nëpërmjet mësimeve djallëzore marksiste-leniniste të mësuara nga ish- nomenklaturistët e kuq, por dhe nga lobi çifut i cili po e financon për qëllimet e veta dhe mesa duket për t’u pasuruar dhe të marrë pushtetin me dinakërinë e ish-komunistëve dhe me paratë qyl nga ky lob, i cili nuk po e kupton se kë po financon.
Në përfundim, gjendja e të majtës është e rëndë dhe as që mendohet të fitojë zgjedhjet ashtu e përçarë siç është, por më tepër të vjen keq kur sheh që drejtimin e saj e kanë zënë xhaketat e vjetra së bashku me klinentelistët bashkiakë, të cilët po majmën e po fërkojnë duart për nga lehtësia me të cilën u ra në dorë bashkia dhe politika.
Me sa duket mjaftoka të flasësh me zhargonin e majtë, mjaftoka të shash kundërshtarin, mjaftoka të vjellësh vrer për kryetarin historik të së majtës, dhe.. ndodh mrekullia e gënjeshtrës: elektorati i verbër i së majtës voton për çfarëdo individi që i servirin këto dy klane të rrezikshme.
Por megjithatë, ka shumë militantë të majtë të vërtetë që po shohin se si po rrokulliset drejtimi i Partive të majta. Këta po përpiqen të reformojnë të majtën por, së pari duhet që elektorati i majtë të shohë të vërtetën se ç`po ngjet me Koalicionin e tyre të ndryshkur nga këta vampirë të kuq.
Të shpresojmë që në të afërmen më të afërt, të reformohet e majta shqiptare sipas parimeve të internacionales socialiste dhe ekonomisë post-kapitaliste të tregut në mënyrë që Shqipëria dhe shqiptarët të integrohen në Europë pa ish-ministrat komunistë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora