E marte, 27.09.2022, 09:59 PM (GMT+1)

Kulturë » Ypi

Edison Ypi: Leter Gencit te Vizionit, per Dellin e ekranit

E hene, 01.06.2009, 06:00 PM


Leter Gencit te Vizionit, per Dellin e ekranit

Nga Edison Ypi

Shporre dellin qe po ta le mbi ekran kopilin Genc.

Genc, vertet ende s'po e kupton se s'po ke te besh me nje njeri por me nje dell?! Ende s'po e sheh sa i zi eshte?! Ende nuk e kupton se po mban prane monstren me te shemtuar tranzicionale shqiptare, lugatin qe te kall daten, shemtirin qe nuk eshte bere as per ta pare as per ta lexuar, as per ta degjuar, por vetem per ta peshtyre dhe shporrur?! Ende te duhet kohe per te konstatuar se ajo kreature bastarde nuk eshte as bime, as kafshe, as shtaze, as njeri, as anti-njeri, por tamam anti-materie?! Nuk po ia sheh o Genc dellit brenda ne bark; 20 macoke qe cirren per nje cope mish; 40 skile qe i turren nje pule, 100 grepa qe duan te zene nje peshk?! S'e ke vene re vet', a s'te kane thene, se s'ka asnje individ ne jeten publike shqiptare qe delli te mos e kete pergojuar, se te gjithe largohen prej dellit si nga SIDA, se eshte aq i ndyre dhe i peshtire sa te gjithe te pergojuarit dhe te pergojuarat prej tij, edhe pasi shpifen dhe intrigohen, pra edhe pse demtohen, nuk kerkojne kurre shpagim ndaj tij, por vetem harrim dhe perbuzje, ikje dhe vetem ikje nga vrroma si nga kolera?!

Genc, flake dellin se po ta qurros ekranin.

Delli, kur ishte te Berisha, ne pamje te jashtme, hiqej sikur vet' bente gazetari ndersa Berisha bente politike. Por lart' e posht' tallej ne nje mije menyra nga me perverset per te lene te nenkuptohej se e kunderta ishte e vertete, se ai "inteligjenti", pra delli, bente politike, ndersa Berisha, meqenese i kushtonte rendesi shtypit, bente gazetari. Kurse, ne fakt, si dell skadent i lindur qe eshte, i papajisur me asnje talent natyror, meqenese nuk ka absolutisht asnje lidhje me asnje frymezim, me asnje hov te brendshem, as per gazetari, as per politike, as per ndonje gje tjeter periferike qe te kete ndonje lidhje me njeren apo me tjetren, bente, apo me mire te themi, bente sikur bente, lepirje te cilat se brendshmi i dukeshin, biznes.

Qerroje Genc zagarin se po ta turperon televizionin.

Sepse ai tani me ty po ben te njejten gje si me Berishen para teje dhe si do beje me te tjeret pas teje. Ne siperfaqe po kerkon te lere pershtypjen se vet po ben gazetari ndersa ti po ben biznes. Por eshte me se e qarte se nen rrogoz, pra mbi dysheme, po kerkon te ta hedhe duke te lene ty pergjegjesine e te berit gazetari manipolative, ndersa vet' biznes. Ndersa, edhe me thelle, pra nen dysheme, apo nen dhe', si pafundesisht i poshter qe eshte, sipas tij per konsum elitar kjo, po rreh te hiqet sikur ty t'i ka lene te gjitha dhe vete nuk po ben as biznes as gazetari, por dicka tjeter fare, dicka te larte dhe te rendesishme, qe as ti as shume te tjere nuk e bejne dot por po e ben ky bicimsezi, politike.

Genc, digje lugatin me vajguri, se pas pak do jete vone.

Sepse delli qe te ka zene deren, ne thelbin e vet, eshte katundar, nga ata te trashet fare, qe nuk qyteterohen kurre. Nga ata katundare qe, ne lufte me qytetaret, me pune qyteti nuk lodhen kurre. Kujto se c'te ka punuar kur te kishte larg. Perfytyro se sa vrer po grumbullon per ty tani qe te ka aq afer dhe si po te deperton neper skuta qe as ti vet nuk e di ku i ke.

Genc, mos te genjeje mendja se dellin ta sheh kush. Ka nje proverb qe thote se; "Edhe teatri me i keq i ka disa spektatore". Ji i sigurte se tille eshte teatri qesharak i dellit tend.

Genc, pastroje halene se shume shpejt do ta qelbi krejt televizionin.

Hiqe Genc vrromen qe po ta peger televizionin me genjeshtrat e nje gazete qe s'shitet.

Genc, as eshte pare as eshte degjuar qe redaksionalet delirante te nje gazete periferike pothuaj inekzistente te lexohen ne nje televizion te madh nga i njejti mashtrues ordiner.

Genc, mos vazhdo ta besh mekatin qe te nxjerresh pernate ne televizion nje monster qe i dekurajon shqiptaret ne ate mase sa t'u vije turp nga vetja, jo vetem qe jane shqiptare, por edhe qe jane njerez.

Genc, eshte e vertete se "Grimca eshte me e madhe se e tera, dhe e tera eshte me e vogel se grimca". Por kjo, vetem ne kuptimin filozofik, e aplikuar sidomos ne rrethana sentimentale, por jo edhe ne kuptimin e marredhenieve faktuale. Sepse nuk mund te thuhet se TemA eshte me e madhe se Vizion Plusi dhe Vizion Plus-i me i vogel se TemA, si po rreh delli ta aplikoje marredhenien e tij djallezore me ty dhe televizionin tend.

Genc, hiqe mizen TemA nga ytha e viganit Vizion Plus. Se nuk eshte cudi miza kanceroze permes ythes t'ia fusi ne gjak helmin viganit.

Lere Genc dellin te mbytet ne pellgun e helmit qe vet' volli.

Genc, e pamundur te mos e dish se keto dite nje nga te demtuarit prej derrdellitjeve te dellit, e ka paditur dellin ne Gjykate. Delli zorraxhi vetem leh dhe nuk shkon kurrkund. Te demtuarit nga shpifjet e dellit, vetem heshtin dhe respektojne shtetin ligjor. Nuk e sheh ti kete?!

Genc, pse t'i them un' ty keto?

T'i them sepse une Vizion Plusin e konsideroj edhe timin. Po Genc po, hic mos u cudit. Kjo, ne kuptimin qe Vizion Plus eshte sigurisht prone private, por meqenese eshte shume i madh, eshte edhe pasuri kombetare. Dhe, si i tille, duhet ruajtur. Ty Genc ndoshta te kujtohet nje shaka' e kripur e kohes se Diktatures. Ajo me nje pasagjer qe kishte udhetuar ne nje makine dhe kur zbriti refuzoi te paguaj duke i thene shoferit se makina eshte pasuri kombetare. Nje te degjuar kete, shoferi i pataksur nga c'i tha shejtan-budallai, gerrmoi shpejt-e-shpejt ne nje kuti, nxorri nga kutia nje vidhe te vogel dhe te ndryshkur, ja zgjati pasagjerit dhe i tha; Merre kete! Eshte pjesa jote nga pasuria kombetare qe eshte makina ime, dhe nem parate. E qarte fabula besoj, dhe e tepert ta zgjas.

Genc, mos e lejo me rrugacin hajdut te cilin "ke qef te mos e shofesh" te kryeje punet e veta me duart e tua ne nje televizion qe "ke qef ta shofesh".

Genc, lagja ime ne Tirane eshte e madhe sa Kavaja. Atje, une, sa here qe blej ndonje TemA i them shiteses; He moj, te ka mbetur ndonje TemA per mua?! Ajo gjithmone me thote te njejten gje; Sot je i pari! Prej pese vitesh qe jam ketu, prej 5 cope TemA-ve qe marr c'do dite, shes mesatarisht 1 TemA ne 3 dite. Dhe une insistoj; Edhe tani qe TemA po zbulon gjithato skandale?! Tani edhe me zi, ma pret shitesja, duke ngritur perpjete 4 TemA-t e mbetura. Genjeshtrat e kesaj far' gazete te denuar me perbuzje publike lejon ti Genc te lexohen ne televizionin tend?! Mjaft pra mjaft, mos e shpjer kaq larg mireberesin, se mireberesia e tepruar kthehet ne te kundert kur eshte e tepert.

Flake dellin Genc.

Jo me duart e tua. Thuaju kater gazetareve te Vizion Plus-it. Njeri te jete ai qe eshte sigurisht me miliona here me i talentuar se delli, Turi i Perralles. Tjetri, apo tjetra, te jete Jonida. Ke per te pare sa me qef do vine. Dy te tjeret zgjidhi vete. Porositi te kater te perdorin doreza llastiku te ruhen nga infektimi. Mesoji ta bejne flakjen si perket nje delli. Thuaju ta fusin dellin ne nje thes dhe thesit t'ia lidhin gryken. Thesin me gryke te lidhur me dell brenda, ta hedhin ne nje carcaf. Carcafin ta kapin te kater ne secilin cep. Pastaj te ngjiten ne katin e 12 te gratacielit. Qe andej ta hedhin dellin. Sa me larg. Pertej Dajtit. Me ndonje zgeq te Golloberdes do ishte e mira, ku te kalbet pak nga pak, mishin t'ia hane ujqerit, gjakun t'ia lepijne macet e egra, kerrmen t'ia cukisin korbat.

Po s'bere keshtu, s'ke tjeter menyre per t'u cliruar nga kopja e keqe e djallit qe lindi nje nate te erret kur planetet ishin ne pozicionin me te keq. Perndryshe s'do mundesh dot kurre ta lash njollen qe po ta ngjit larua qe lehjen e quan investigim, xerxelene inteligjence, shkarrashkrimin tekst, i pafytyri qe s'ka as dell gazetari, as dell shkrimtari dhe asnje lloj tjeter delli sepse dell eshte i teri.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora