E premte, 19.04.2024, 09:50 PM (GMT+1)

Mendime

Mark Krasniqi: Autostrada Durrës - Kukës-Prishtinë fitore kombëtare

E hene, 01.06.2009, 06:31 PM


Autostrada Durrës - Kukës-Prishtinë fitore kombëtare

Nga Mark Krasniqi, deputet

Për hapjen e tunelit në Kalimash dhe për vetë autostradën Durrës- Kukës- Prishtinë janë gëzuar të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë e veprojnë. Një gëzimt të madh e ka ndjerë edhe akademik Mark Krasniqi deputeti më i moshuar i Parlamentit të Kosovës. Në një shkrim të tij ekskluzivisht për gazetnë kobmëtare “Bota sot” ai shpreh vlerësimin e tij për këtë vepër madhore kombëtare. Ai nuk e fsheh gëzimin e tij për këtë kryevepër shqiptare për të cilën meritat më të mëdhaja ia përshkruan kryeministrit të Shqipërisë Sali Berishës. Profesor Marku për hapjen e tunelit në Kalimash shkruan:.

Shteti Shqiptar gjatë pavarësisë së tij njëqindvjeçare kurrë nuk ka pasur qeveri më të sukseshme, më demokratike dhe më atdhetare se qeverinë aktuale të kryeministrit të nderuar Dr. Sali Berisha, megjithëse edhe në të kaluarën historike Shqipëria ka pasur udhëheqës të ndershëm, patriotë e luftëtarë për lirinë e pavarësinë e saj.

Sot, më 31 maj 2009, është një festë e madhe historike për Shqipërinë, për Kosovën, për të gjithë shqiptarët anemanë botës, sepse u përurua hapja e tunelit Kalimash, dëpërtuan rrezet e fuqishme të dritës anëmbanë bjeshkës, për ta ndriçuar përgjithmonë rrugën kombëtare dhe ballkanike Shqipëri – Kosovë. Kryeministri i Shqipërisë, Dr. Sali Brisha me bashkëpunëtorët e vet, përuroi këtë dritë e cila nuk do të fiket më kurrë. Këtë moment festiv e përshëndeti përzemërsisht në emër të Kosovës edhe qeveria e Republikës së Kosovës, me kryeministrin Hashim Thaçi në krye. Rrezet e grohta të dritës që depërtuan tunelin e Kalimashit, ngrohen dhe gëzuan çdo zemër shqiptari në Kosovë e në të gjitha trojet etnike dhe historike shqiptare. Sali Berisha shpoi bjeshkët dhe u zhduk kufiri i dhunshëm shqiptaro- shqiptar.

Rëndësia e autostradës Durrës – Prishtinë ka rëndësi të madhe ekonomike, politike dhe kombëtare. Kjo rrugë mundëson qarkullimin e njerëzve dhe të mallrave me Shqipërinë dhe Detin Adriatik, jo vetëm të Kosovës e të Shqipërisë, por të të gjithë rajonit të Evropës juglindore. Kjo është rrugë e teknikës më moderne, e cila shkurton distancat dhe lehtëson kalimin e saj. Kjo rrugë mundëson dhe lehtëson integrimin ekonomik dhe kulturor të kësaj pjese të kontinentit tonë

Për Kosovën dhe për Maqedoninë, kjo autostradë ka rëndësi të madhe, sepse lidhemi direkt me të. Por randësi të posaçme ka kjo autostradë në planin kombëtar, sepse më në fund krijohen edhe mundësitë teknike për komunikim të lirë e të lehtë mes veti. Ne në Kosovë kemi përjetuar robëri të llojit të vet nën okupimin sllav të trojeve tona shqiptare, kur nuk kemi guxuar as ta përmendim Shqipërinë, kur çdogjë që aludonte liri e barazi kombëtare, ka qenë i rrezikshëm, kur politika e ,,bashkim-vëllazërimit’’ ka qenë politikë e kamuflimit të terrorit dhe gjendocidit të okupatorit serb. Tash marrim frymë lirisht, tash do t’i gëzojmë edhe ne rrezet e ngrohta të diellit të Sarandës, Vlorës, Durrësit, të Divjakës e të Shëngjinit, dhe ajriin e pastër të Alpeve shqiptare.

Kryeministri i nderuar, Dr. Sali Berisha, qeveria e tij dhe aleatët e tij partiakë e simpatizantë, kanë kryer një vepër historike e cila do të ndikojë pozitivisht edhe në opinionin politik ndërkombëtar. Shqiptari i vërtetë, siç është Sali Berisha, nuk bë zhurmë të madhe e të kotë, po bë vepra të mëdha, kolosale. Me tunelin supërmodern të Kalimashit do të krenoheshin edhe shtetet më të mëdha të Perëndimit. Sali Berisha ndërton rrugë moderne në jug e në veri të Shqipërisë, për ta bërë shtetin pjesëtar të dënjë të Bashkimit Evropian, të NATO-s dhe të institucioneve të tjera Evroatlantike. Sali Berisha, si burrë shteti me përvojë të madhe, ka bërë shumë miqë të Shqipërisë në mbarë botën. Ai është burrë shteti i pazëvëndsueshëm. Sali Berisha është sihariq për Shtetin Shqiptar dhe krenari kombëtare. Ai, qeveria e tij, ka bërë dhe bë shumë për Kosovën, e cila e do me gjithë zemër këtë atdhetar të vërtetë. Sali Berishën e çmon Amerika dhe Evropa, atë di ta çmojë e përkrahë populli i Shqipërisë, sepse kështu çmohet e përkrahet Shqipëria në rrugën e saj të përparimiit të gjithanshëm.

Gëzuar tuneli i Kalimashit, kjo aortë kombëtare!



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora