Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Hysen Ibrahimi rizgjedhet Kryetar i Degës së LDD-së për Suedi

| E hene, 01.06.2009, 06:44 PM |


Pse zgjodhëm Akademik Nexhat Dacin dhe u rreshtuam pas tij ?

Sepse vet Kryetari Rugova zgjodhi këtë njeri, si njeriun më meritor në organin më të lartë  legjislativ të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ky njeri ka prirje të ideve me kuptime filozofike, akademike, shkencore e Kombëtare. Ndonëse nuk mund të mohohet karizma dhe imazhin të cilin e posedon karshi njerëzve më të mëdhenjë të botës akademike dhe politike - tha z. Hysen Ibrahimi, gjatë fjalës së tij.

Në prani të shumë delegatëve nga nëndegë të ndryshme të LDD-së dhe të shumë mysafirëve të tjerë në Helsinborg të Suedisë u mbajt Kuvendit i parë zgjedhore e LDD-së, Dega për Suedi. Pas intonimit të Himnit të Dardanis "Kur ka ra kushtrimi n'Kosovë", dhe nderimit me një minutë heshtje të arkitektit të Pavarësisë dhe kryetarit historik, dr. Ibrahim Rugova si dhe të gjithë të rënëve për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës, filloi punën Konventa e parë zgjedhore e LDD-së, Dega për Suedi. Konventen e shpalli të hapur veprimtari i moshuar në Suedi z.Ali Sadriu, kurse në Kryesi të Punës së Kuvendit u zgjodhen, Osman Ahmetgjekaj, Ali Rexhepi dhe Emin Rrustemi. Kurse procesmbajtës u zgjodhën, Rrahman Rrahmani dhe Avdi Rama. Ndërsa raportin e punës e shpalosi Kryetari i Degës së LDD-së për Suedi z.Hysen Ibrahimi, i cili ndër të tjera shtoi:

Pse zgjodhëm Akademik Nexhat Dacin dhe u rreshtuam pas tij ?

Sepse vet Kryetari Rugova zgjodhi këtë njeri, si njeriun më meritor në organin më të lartë  legjislativ të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ky njeri ka prirje të ideve me kuptime filozofike, akademike, shkencore e Kombëtare. Ndonëse nuk mund të mohohet karizma dhe imazhin të cilin e posedon karshi njerëzve më të mëdhenjë të botës akademike dhe politike. Nga angazhimi i tij, shofim se Kryetari Akademik Nexhat Daci, inspiron njerëzit me vepra konkrete që vërtetë kanë vizion politik, dhe janë të mbindërtuara mbi një përvojë të gjatë politike e kombëtare.  Ai duke folur për problemet me të cilat po ballafaqohet populli i Republikës së Kosovës, janë tema problematike sikur janë mbetur pa u prekur nga kjo qeverisje e që lidhen drejtpërsëdrejti me interesin e qytetarit të Kosovës, duke konstatuar:

„Kosova nuk ndërtohet as zhvillohet nga idetë dhe porositë boshe”. Kryetari Daci, preferon një qeverisje të re politike konkrete, që kish me ndryshuar jetesen e qytetarit, e cila kishte me dalluar shumë në ndertimin dhe zhvillimin e vendit, rritjen e numrit të shteteve për njohjen e Republikës së Kosovës, uljen e korrupsionit, sigurinë e vendit, hapjen e vendeve të reja të punës dhe shumë të mira që kisihin me qenë në shërbimin e banorit të Kosovës.

U rreshtaum pas Akademik Nexhat Dacit, sepse, ka njohuri të thella kuptimore për qasje në zgjedhjen e problemeve politike dhe që din të ç’faqë kuptime të tilla që janë adekuate me kuptimin e problemeve të jetës së qytetarit, me variacione të mjaftueshme për jetën më të mirë të tij. Pra është një politikan i vlerave të larta që ka motive politike, kuptimore dhe që janë të kapshme për qytetarin e Kosovës. Forcon bindjen e ideve kuptimore prej një lideri që mbështetë fuqishëm kërkesën e qytetarit duke u ballafaquar me mendime e ndjenja të njejta që ka ai.

Vet fakti është se kemi të bëjmë me një njeri të botës Akademike, na bën me dije se ky është njeri i verifikuar dhe i dëshmuar (me vepra që numerikisht janë të shumta),  i përshtypjeve duke aktualizuar paraprakisht dijen që i nevojitet Kosovës për ndërtimin dhe zhvillimin e saj.

Prandaj, përzgjedhja e Akademik Daci, nga kryetari Rugova, nuk ka qenë rastësishme e përzgjedhur. Por si e vetmja përzgjedhje e qëlluar që mund t’i qoj proceset politike të Kosovës përpara. Kryetari Rugova, e dinte se e ka të shkurtër jetën! Shtrohet pyetja ? A nuk ka mundur ai të bën ndryshime para se të vdes !? Nuk i bëri se e dinte se po e len njeriun me përmasa të vlerave kombëtare që ka kapacitetin për të argumentuar fakte që ofron zgjedhje për Pavarësinë e Republikës së Kosovës. Po e len njeriun e titulluar Akademik që do t’a vetëdisoj faktorin ndërkombëtar për njohje sa më të shpejt të Republikës së Kosovës, që din të përshkruan ambientin e jetesës së qyetarit, rrethanat historike, kohën e reailtetit ideal, që është i gatshëm të ju hyj sakrificave kur është në pyetje identiteti Kombëtar, që din të krahason situatatë e së kaluarës me të tashmet, din të krahason njeriun e botës së zhvilluar dhe njeriun që kërkon zhvillim për të dal nga rrethi i ambientit të ekzistencës në kushte më të mira për jetesë. Karakteristikë tjetër e kryetarit Akdemik Nexhat Daci, është orjenitimi i tij që të keqen apo tragjiken politike të njeriut të mos e shoh vetëm mbrenda ndjenjave personale, por e shef me keqardhje të mosvetëdisimit të tij personal, por që duhet bër përpjekje për tejkalimin e asaj gjendje në një gjendje krejtë normale duke e pranuar si të tillë, kur është në pyetje interesi kombëtar. Ka aftësi të larta që t’i neutralizojë ndjenjat e të gjithë atyreve që kanë initeresa personale, duke i drejtuar për t’u përcaktuar në interesa madhore të shtetit të Kosovës, dhe asnjëherë nuk dominon në personailtetin e tij individual karshi interesit të Çështje Kombëtare Shqiptare.

Lidhja Demokratike e Dardanisë, krenohet me Kryetarin e saj Akademik Nexhat Dacin, si njëra ndër figurat më të mëdhaja Kombëtare, politike dhe Akademike, që dëshmon prirje  me përvoja të reja të politikave zhvillimore, të cilat janë aktuale për botën perendimore, duke i ndjekur kërkesat e qytetarëve nga baza, që qytetari mund të kërkoj nga politikat e Lidhjes Demokratike të Dardanisë dhe vet Kryetari Daci, që të bën zgjërimin e tyre për t’u përfshi të gjithe sferat e jetës, me një zgjërim të madh të përmasave të horizonteve të mëdhaja zhvillimore. Gjatë qeverisjes me në krye Akademik Nexhat Dacin, do të vërehej menjëherë në ndryshmet cilësore që do të kishin hasur qytetarët e Kosovës, si rezultatë i ideve dhe i prirjes në përvetësimin e investitorëve më të mëdhenjë të Europës dhe botës, për arritje të reja – përfundoj z. Hysen Ibrahimi.

Pasi që raporti i punës u aprovua unanimisht nga të pranishmit u zgjodh Kryesia e re e degës së LDD-së. Kryetarë i Degës pa kundërkandidat dhe pa asnjë votë kundër u rizgjodh z.Hysen Ibrahimi, ndërs Kryesia e Re u zgjodh në këtë përbërje:

1.Hysen Ibrahimi, kryetar, 2.Osman Ahmetgjekaj, nënkryetar, 3.Zana Ibishi, nënkryetare, 4.Ali Rexhepi nënkryetar, 5.Rrahman Rrahmani, sekretar, 6.Avdi Rama arkëtar, 7.Adem Ahmeti 8.Emin Rrustemi,  9.Enver Jashari ,10.Rexhep Hajdini 11.Mursel Shkupolli, 12.Avni Jonuzi dhe 13.Ylber Gashi të gjithë anëtarë i Kryesisë.

KUVENDI DUAL ME KËTË DEKLARATË PËR MEDIA
                   
1.Strategjia e Lidhjes Demokratike të Dardanisë - Dega në Suedi, përkrahë fuqishëm politiken e Lidhjen Demokratike të Dardanisë me në krye Akademik Nexhat Dacin, për angazhim intensiv për heqjen e kësaj qeverie që nuk ka kapacitet të zhvillimit dhe ndërtimit të Kosovës, të njejten kohë angazhimin e saj për heqjen e  frikës së qytetarëve për kërkesat e tyre për një zhvillim më të hovshëm që do të shpejtonte proceset demokratike e ekonomike të Kosovës.

2.Dega e LDD-së për Suedi është e shqetësuar, se edhe pas 10 viteve të luftës, Kosova sot në liri,  populli i saj është duke u ballafaquar në skajshmëri të vështirë sociale (sipas të dhënave të televizioneve të Kosovës, që po i paraqesin herë pas here dhe gjatë vizitave tona në Kosovë që po i shofim për së afërmi), kurse qeveritarët tanë janë në skajshmëri të pasurisë. Fenomen që duhet zhdukur, po qe se e dojmë Kosovën të zhvilluar dhe të integruar.

3.Kërkojmë që kjo gjendje e vështirë sociale, të ndryshojë në të mirë të popullit, dhe të punohet për hapjen e vendeve të reja të punës.

4.Formimin e Ministrisë për Mërgatë, ku mërgata do të angazhohej përmes kësaj ministrije për një zhvillim ekonomik të Kosovës duke i joshur investitorët Suedez për të investuar, si synim i hapjes së vendeve të reja të punës për të rinjtë.

5.Angazhohet dhe kërkon nga institucionet e Kosovës për mbrojtjen dhe integrimin e grupeve etnike, minoriteteve në shoqërinë dhe në shtetin e Kosovës  ngjashëm me të drejtat e  minoriteteve si në shtetet perendimore, por mos të harrohen edhe shqiptarët në Kosovën Lindore, të ngritet zëri për të drejtat e tyre.

6.Kërkon për angazhimin e  institucioneve të Kosovës  për një qarkullim të lirë në gjithë teritorin e Kosovës,  integrimin e qytetit të Mitrovicës në një qytet të vetëm.

7.Kërkon nga institucionet e Kosovës në integrimin më të shpejt të Kosovës në BE, në NATO dhe për t’i mbajtur  lidhje të përjetshme miqësore me SHBA, të krijuara nga Presidenti historik dhe shpirtëror të Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

8.Me dhembje të thellë  shprehë keqardhje për të gjithë familjarët e të zhdukurve, duke kërkuar nga organet Suedeze që t’a përdorin autoritetin e tyre për kthimin e të gjithë të zhdukurve, të gjallë apo të vdekur që ndodhen në Serbi. Të zbardhet fati i të zhdukurve.

9. Përkrahë fuqishëm propozimin që autostrada Durrës-Prishtinë të emërohet me emrin e “Dr. Ibrahim Rugova”, i cili emër do të nderohet dhe respektohet nga i tërë populli i Kosovës dhe i Shqipërisë.

10.Është e shqetësuar thellë për sigurinë në Kosovë, sidomos kur ndodhi rasti i zhdukjes së heroinës afër 50 kg, nga vet policia, organ që pritet të mbaj sigurinë e vendit ! Për këtë duhet të mbaj përgjegjësia  Qeveria e Kosovës, vet kryeminstri.

Komisioni për informim:
Ali Rexhepi, Nënkryetar i degës.