E enjte, 25.04.2024, 10:29 PM (GMT+1)

Kulturë

Baki Ymeri: Sokol Demaku dhe shqiptarët e Suedisë

E hene, 01.06.2009, 06:14 PM


Botime të reja  
 
Sokol Demaku dhe shqiptarët e Suedisë

Nga Baki Ymeri

Në serinë e botimeve të redaksisë së revistës “Shqiptari”, këto ditë e pa dritën e botimit në Bukuresht, monografia Historia e Qendrës Kulturore Shqiptare Migjeni / Albanska Kulturcetntrets Historia. Ky është kontributi i parë që reflekton të vërtetën për shqiptarët e Boråsit të Suedisë. Autori i saj, Sokol Demaku, me origjinë kosovare, është poet prozator, pedagog, publicist, redactor dhe veprimtar aktiv i diasporës sonë. U lind më 1954 në Arbri të Drenicës, kreu studimet albanistike në Prishtinë, aktualisht studion Pedagogjinë në Universitetin e Gethenborgut, ushtron profesionin e mësuesit dhe drejton revistën e përmuajshme “Dituria” dhe një radio lokale me emrin “Radio Dituria”. Njëherit punon si gazetar i lirë i programeve në gjuhën shqipe „Jehona” të Radio Suedisë. Faktikisht, ky është libri i tij i parë, kushtuar diasporës sonë, që del në sajë të bashkëpunimit ndërmjet shqiptarëve të Suedisë me komunitetin shqiptar të Rumanisë. Një pjesë e rëndësishme e lëndës del edhe në gjuhën suedeze, me artikuj të inkorporuar në kapitullin e pare, si: Iliria, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu (“Atlet i Krishtërimit, princ i Shqipërisë dhe truproja e mbrojtjes së Europës nga invazioni osman”), Fakte lidhur me Kosovën dhe Shqipërinë, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Kosova si koloni e Serbisë, Roli i NATO-s dhe Pavarësia e Kosovës, Më shumë se 15 milionë shqiptarë në gjithë botën, Shqiptarët sot etj.
Kapitulli i dytë ka të bëjë me historikun e Qendrës Kulturore Shqiptare “Migjeni”, pas të cilit pasojnë një serë artikujsh si: Suedia larg dhe afër, Dita e parë në Borås, Veprimtari intensive, Një ditë kulminante, Revista Dituria, Akademi solemne me rastin e Ditës s Flamurit, Ekspozita e Mimoza Veliut, Kulturë dhe solidaritet, Shqiptarët e Boråsit, Boråsarët dhe Radio Dituria, 70 vjetori i vdekjes së Migjenit, 100 vjetori i Kongresit të Manastirit, Java e bibliotekës nordike, Babadimri dhe Kosova në Boras, Migjeni, jeta dhe vepra e tij, Mendime nga bashkëpunëtorët tanë, Urime dhe përgëzime për revistën  etj. Librit ia shtojnë vlerën disa fotografi reprezentative, artikujt nga shtypi suedez mbi shqiptarët e Borasit, roli dhe solidariteti i diasporës shqiptare, apo fragmentet ku defilojnë kontributet dhe konsideratat e një serë bashkëatdhetarësh tanë të zellshëm në trojet e Skandinavisë, si Avni Dervishi, Rizah Sheqiri, Shyqeri Sejdijaj, Bahtir Latifi, Xhevahire Andersson, Igballe Nici, Sejdi Muzaqi etj. 



(Vota: 5 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora