E enjte, 28.03.2024, 03:27 PM (GMT)

Kulturë

Nehat Jahiu: dy Luma të një nëne…!

E hene, 01.06.2009, 11:52 AM


Nehat Jahiu

DY LUMA TE NJE NENE…

Kishin kaluar vite të tëra dhe ne ëndrruam ëndrrën e përjetshme të realizimit…! ëndrruam dhe vetëm ëndrruam që një ditë për ta gjetur shpresën e humbur…! Dashurinë e zhuritur dhe dallgën e trazuar shpirtërore të tronditur …! Nuk e dij as vet se sa kohë  mishi dhe thoi  ishin ndarë…! Nuk e dij…! Rrëfenin pleqtë e plakat dikur në odat tona.. .!  Aty pranë oxhakut…! Në netët e vona të dimrit…! Rrëfenin deri natën vonë burrat e vendlindjes…! Burrat e fisit…! Burrat e gjakut…!  Nuk dihej saktë ku ishin dhe ku jemi…!  Nuk diheshin vëllezërit e një fisi…! Vëllezërit e një gjaku…! Vëllezërit e një tamli…! Nuk ishin takuar…! Kishin kaluar vite…! Kishin kaluar shekuj…! Dhembjen dhe mallin stërgjyshërit, gjyshërit, prindrit dhe ne e mbanim ndrydhur e shtrënguar mes dhëmbve dhe shpirtit të përvluar …! Vite e vite…! Shekuj e shekuj…! Të ndarë…!  Nga një krrua që ujiti këtë tokë të lashtë në ]do pëllëmbë që e kishte hise të saj…!  Andej…dhe këndej…! E kjo tokë ishte e rrethuar me tela…! Tela me gjemba…! Vite me radhe…! Shekuj me radhë…! Pa e parë vëllai, vëllanë…! Vëllain e një gjaku…! Vëllain e një tamli…! Dhe erdhi një ditë e pritur…! E shumë…! E pritur…! E ëndrruar shumë nga stërgjyshërit…! Nga gjyshërit…! Nga baballarët tanë…! Nga ne…! Dhe…! Ama shumë brezëra tani nuk ishin në mesin tonë…! Në mesin e të gjallëve…! Ishin tretur në varre të ndarë njëri me tjetrin…! Prej tokës së tyre…! Prej tokës së tyre të ndarë…! Të rrethuar me tela…! Me tela…! Tela me gjemba…! Treteshin në varre me mallin e kujtimin e një vëllai të një gjaku e të një tamli…! Pa e parë njëri tjetrin vite e shekuj me radhë…! Eh, dashuri e përmallim i paharruar…! Shembje…! Këputje telash…! Telash me gjemba…! Përqafime…! Malli e dashurie…! Shpirtërat e trazuar…! Shembeshin…! Përqafime…! Përqafoheshin vëllai me vëllanë…! Vëllai i një gjaku…! Vëllai  i një tamli…! Vëllai i….!  U shemben muret…! U këputën telat…! Telat me gjemba…! U takuan dy Luma…! Luma e Kukësit dhe Luma e Orizarës…! Dy Luma të një nëne…!  Të troshitura troha-troha…! Dy lotë të kthjellët si vesa e mëngjesit të vjeshtës…! Rrodhën gropëzave të syve  të mi dhe të poetit gojëëmbël Agimit! (Agim Spahiut). Tërë natën biseduam me mallin e dhembjes së gëzimit e të dashurisë…!  Deri në mëngjes nuk futëm pikë gjumi në sy…! Sonte…! Pas shumë vitesh…! Pas shumë shekujsh…! U bashkuan dy Luma të një nëne…!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora