E merkure, 20.11.2019, 10:10 AM (GMT)

Kulturë » Kinema

Venecia, zemra e kinematografisë

E premte, 10.08.2007, 04:57 PM


Në 75 vjetorin e Festivalit të filmit në Venecia, ku është zemra e kinematografisë. Kjo ka të bëjë jo vetëm me atmosferën e qytetit të lagunave, por dhe me faktin që në Venecie lindi ideja për hapjen e një ekspozite filmi

"Kur merr Oskar, të rëndësishme janë paratë, ndërsa në Venecie janë regjisorët dhe aktorët.", është shprehur njëherë para gazetarëve, plot pasion, aktori hollivudian Shon Pen (Sean Penn). Por kohërat e arta të autorëve të famshëm, në festivalin e Venecias kanë kaluar. Megjithatë më 6 gusht Venecia shijoi edhe njëherë famën e kohëve të shkuara: Festivali më i lashtë i filmit, në botë, festoi 75 vjetorin e tij.
Festivali ndërkombëtar i Kanës është shumë i rëndësishëm. Aty lidhen marrëveshjet. Në festivalin e filmit në Berlin prezantohen rrymat e reja. Ndërsa në Venecie është zemra e kinematografisë. Kjo ka të bëjë jo vetëm me atmosferën e qytetit të lagunave, por dhe me faktin që në Venecie lindi ideja për hapjen e një ekspozite filmi. Para 75 viteve u hap festivali i parë i filmit në botë. Çmimin e parë e mori filmi horror "Dr. Jekyll dhe Mr. Hyde" i Ruben Mamulianit (Rouben Mamoulian). Ky film u shfaq në verandën e hotelit të ri Excelors, në plazhin e Lidos. Kryetari i atëhershëm i Bienales në Venecie Konti Volpi, ishte jo vetëm një industrialist shumë i pasur, por edhe një ndër miqtë e Musolinit. Çmimi fitues i festivalit mbante pikërisht emrin e Musolinit. Kjo tregon, që ky festival ishte nën kontrollin fashist. Ky aktivitet ishte i organizuar nga tri shtetet e fuqishme: Gjermania, Italia dhe Japonia. Çmime të tjera fituese iu dhanë Leni Rifenshtalit (Leni Riefenstahl) madje edhe djalit të Musolinit, Vitorio. Hapja e kësaj ekspozite i ngjante me një mbledhjeje partie. Fillimi i festivalit, në 1947, në oborrin e pallatit Dukal të Venecies, vlerësohet edhe sot si një ndër aktivitetet më të famshme të bienales së filmit. Pati dhe një çmim të ri- "Luani i artë", i cili renditet krahas çmimit "Oskar" dhe "Palmës së Artë" të Kanës, që janë çmimet më të lakmuara të filmit në botë.Koha e famshme e Bienales filloi. Në Venecie u zbuluan Akira Kurosava (Akira Kurosawa)dhe Ingmar Bergman (Ingmar Bergmann). Edhe regjisorët a famshëm italianë si Viskonti (Visconit), Antonioni dhe Felini (Fellini) kanë kurorëzuar këtu suksesin e tyre. Festivali i filmit u kthye në një platformë të sigurt për zbulimin e autorëve të rinj të kinematografisë. Viti 1968 shënon suksesin e filmit gjerman. Çmimi i festivalit iu dha Aleksandër Kluges (Alexander Kluge), me filmin "Artistët e hutuar, në kupolën e cirkut". Në të njëjtin vit ky festival u bë pikësynim i protestave rinore. Të njëjtat protesta të lëvizjeve rinore përfshinë festivalin e filmit në Berlin dhe në Kanë. Por vetëm bienalja e filmit në Venecie e ndërpreu aktivietetin e saj për 11 vite. Viti 1979: Një fillim i ri, por tashmë në një periudhë, kur numri i festivale të filmit kishte arritur shifrën 600. Këtu festivali i Venecies zbuloi filmin gjerman. Në vitin 1981 Margarete fon Trota (Margarete von Trotta) mori "Luanin e artë", për filmin e saj "Koha prej plumbi". Në vitin 1982 Vim Venders (Wim Wenders) mori çmimin e parë për filmin e tij kritik ndaj Hollivudit "Niveli i gjërave". Seriali i famshëm "Atdheu", i Edgar Rajcit (Edgar Reitz), u festua dhe u nderua, në të gjithë Venezien. Festivali i Venecies përfshin në historikun e tij rreth 25 drejtues dhe vlerësohet shumë në konkursin e botës së filmit. Pa Venecian nuk do të ekszistonin festivalet e tjera të filmit. Një konkurencë e fortë ishte dhe themelimi i një festivali të ri në Romë, dy muaj më vonë. Po kjo krizë u kapërcye. Tani po bëhen përpjekje konkurimi, në fusha të tjera. Bienalja e artit të filmit në Venecie është po aq e pathyeshme, sa vetë qyteti. Po bëhen plane për ndërtimin e një pallati të kinemasë. Qeveria e majtë, në Romë, ka premtuar dhënien e fondeve. Motoja e akivitetit është caktuar nga Federiko Felini (Federico Fellini) para shumë kohësh: "Rroftë kinematografia".



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT