E premte, 19.04.2024, 09:50 PM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Revista "Shqipëria etnike" Nr. 1/2009

E shtune, 30.05.2009, 10:26 PM


SHQIPËRIA ETNIKE
Revistë e pavarur tremujore:
informative-kulturore-politike
Për:
-Shqipërinë Etnike në kufijtë e saj
-Riatdhesimin e Shqiptarëve
të dëbuar me dhunë
-Luftëtarët e Rënë të Kombit Shqiptar
Viti IX nr. 1/2009 Nistor-Shkurtor-Larcor- 2009
Çmimi: për Mërgatë: 5 CHF, 3 €, 3 $
për Vend: ( Kosovë-Maqedoni-Shqipëri) 1.50 €
Prokredit Bank- Prishtinë-(Kadri Osmani)
Nr. i llogarisë:1110162085000136
Drejtor: Gëzim Marku
Kryeredaktor: Gani Mehmeti
Zv.Kryeredaktor: Halil Xani
Redaktorpërgjegjës: Adem Berisha
Zv.Redaktorpërgjegjës: Kadri Mani
Lektore: Jeta Bytyçi
Kompjuterist: Besnik Mehmeti
Anëtarë Nderi në Redaksi:
Rexhep Bunjaku, Ibrahim D. Hoxha,
Fetah Berisha dhe Ramadan Rexha
Simboli: Qamil Nivokazi
Adresa:
"Shqipëria Etnike"
c/o Kadri Osmani            
Kodra e Diellit
Rr. “Mehmet Gradica” nr. 64
10000 Prishtinë
etnike@gmail.com
Redaksia ka të drejtën e redaktimit
e të lekturës të punimeve
Shkrimet dhe fotografitë mund
të kthehen: me kërkesën dhe
shpenzimet e autorit.
________________________
Numri i parë i revistës tonë
"Shqipëria Etnike" doli më 10
Qershor 1999: në 121-vjetorin e Lidhjes
Shqiptare të Prizrenit 1878-1999; prandaj
kjo Lidhje është busulla jonë orientuese 

__________
 
KRYEARTIKULLI

NATO NË KOSOVË - SHQIPËRIA NË NATO
 
Nga Gani Mehmeti

                                                                                                         
Një binom i kërkuar qëmoti. Duke ditur forcat, arsenalin ushtarak të Jugosllavisë dhe lidhjen e saj me Bashkimin Sovjetik, pastaj ndikimin e Serbisë në Jugosllavi, shqiptarët kanë qenë plotësisht të vetëdijshëm, se vetëm me lidhjen me një superfuqi, mund të çliroheshin nga kthetrat serbe, nën të cilat kishin rënë që me rastin e ndjekjes së Perandorisë Osmane nga trojet shqiptare. Shih, për këtë, më shumë se kurrë më parë, kësaj radhe ditën si duhet të gjenden shqiptarët:  ikën  nga serbët e pabesë, nga serbët grabitqarë dhe iu bashkuan popujve të përparuar, popujve liridashës të shekullit XX.
Nuk po hyjmë në histori, por duhet ecur përmes historisë. Nuk po përsërisim në shkrimin tonë ecjet dhe mbetjen e Kosovës dhe viseve tjera shqiptare nën Jugosllavi, dhe ndarjen e tyre nga Republika e Shqipërisë. Krejt kjo ka qenë inetres i blloqeve dhe etja e madhe për pushtimin e trojeve shqiptare nga fqinjtë tanë shovinistë: serbët, malazezët,  grekët dhe  maqedonët, tek të cilët kemi mbetejet tona territoriale, një ditë do duhej  që këto mbetje nëpër shtete tjera, t`i bashkangjiteshin shtetit të tyre – Shqipërisë.
Me mençurinë e ideologut  dhe themeluesit të Pavarësisë së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovës, Kosova u rreshtuar  si duhet. Ai u lidh me shtetet përparimtare që më nuk kishin koloni, u arrit deri në çlirimin e saj, ende jo të plotë. Megjithatë, çizmja e serbit  është larguar nga Kosova, dhe në Kosovë, që nga viti 1999 është NATO, që vazhdon të kontrollojë kufirin e Kosovës. Dhe tani, mud të themi se NATO është në Kosovë, me çka duhet kuptuar se edhe Kosova është në NATO, tash e dhjetë vite më parë. Kjo u realizua  sistematikisht, që nga viti 1990, duke përfituar dhtetet më të forta po dhe liridashëse, si SHBA dhe shtetet tjera evropiane, në fillim me rrugën dhe programin paqësor të Rugovës, mund të themi ende para se të kishte shpikur Bashkimi Evropian, ne kemi thënë atë kohe: Me laps – në Evropë. Ndërkaq, kur u pa se vetëm me laps Serbia nuk kuptonte, atëherë, me vend dhe me kohë – doli Ushtria Çlirimtare e Kosovës në skenë, dhe, me koordinimin e të dyjave – rrugës paqësore dhe asaj luftarake, ishin gërshetuar mendja dhe forca, para se Kosova të hynte në NAO, NATO hyri në Kosovë.
Shqipëria u desht të punojë shumë,  u desht të bëjë shumë punë deri sa i plotësoi kushtet e futjes së saj në NATO, plot 41 vjet mbas daljes së saj nga Blloku Socialist – Pakti i Varshavës. Shqipëria, nuk i dimë shaqet, por që me daljen e saj nga Pakti i Varshavës, do të kishte mundur të inkuadrohej në paktin NATO, ndoshta. Përse nuk është bërë kjo, ndoshta është më shumë kryneçësi, se sa mosbesim. Por, gjithsesi, na e merr mendja se ka qenë një rast i volitshëm, pse jo, edhe sa ishte vetë Enver Hoxha në krye të saj. Por, nejse. Kjo le t`i takojë dhe i takon së kaluarës. Shqiptarët duhet të kenë mentë dhe të veprojnë e të punojnë tani e tutje. Më mirë vonë se kurrë! Prandaj, Urime Shqipëri për hyrjen në NATO! Urime, sepse një krentar (pleqnar) imi thotë: “Luftën e ke fituar kundër armikut, nëse ia ke marrë miqtë”. Ne i kemi marrë tani për tani, por duhet ruajtur. E që t`i ruajsh miqtë, që t`i mbash ata për vete, nuk them se duhet të jesh (mbetesh) servil, as i nënshtruar, por me sjellje miqësore, me sjellje shoqërore në nivele të barabarta.
Sot mbetet që në mënyrë argumentuese, me fakte, të cilat nuk mungojnë, ne të ecim në formimin e një shteti shqiptar, duke i futur të gjitha trojet tona në të. Armiqtë nuk është me rëndësi se si do ta quanin këtë shtet: Shqipëri Etnike, Shqipëri e Madhe apo vetëm Shqipëri. Një gjë duhet ditur, sado që të bëhet Shqipëria – kurrë nuk mund të bëhet e madhe ajo. Jo, sepse dihet kah i ka pasur kufijt ILIRIA. E në ata kufij, sot për sot nuk mund të kthehet. Iliria ka qenë në gjithë Gadishullin e sotëm Ballaknik, duke përfshoirë edhe Greqinë e sotme.
Me një fjalë, Shqipëria londineze, është vetëm Zemra Shqiptare, pjesët e tjera i kemi jashtë, në shtetet fqinje të kësaj Zemre. Shih për këtë, edhe revista jonë quhet “Shqipëria etnike”. Zemra është në trup që simbolizon Shqipërinë. Koka do të ishte Kosova, njëra dorë do të ishin Sanxhaku (Tregu i Ri) me  trojet tjera shqiptare në Mal të Zi, dhe, Toplica do të ishte dora tjetër. Ndërkaq, që të dy këmbët na kanë mbetur në Greqi. Në Maqedoni e kemi një pjesë të trupit. Pra e kemi një Shqipëri të cunguar shumë. E si të cunguar edhe funksionimi i saj çalon. Kjo do të çalojë deri atëherë sa nuk i ka të bashkuara gjymtyrët, dhe se, deri atëherë ka dhimbje, nuk është plotësisht e shëruar.

_________

Kërkim falje për botimin me vonesë të revistës tremujore “Shqipëria etnike”
 
Anëtarët e rinj të Stafit, Gani Mehmeti, Halil Xani dhe Adem Berisha, si shkak për vonesën e revistës, paraqesin dy arsyetime: ndërprerjen e shpeshtë të rrymës në qytetëzat e tyre provinciale Besianë-Skënderaj-Rahovec, si dhe mungesën e përvojës se kinse ende nuk i paskan të qarta rubrikat?- dhe gati krejt sërish e bëra vetë!
Në këtë rast vlen t’ua këndojmë një këngë kapuçash: a t’i falim a të mos i falim/çiljau derën e marrshin malin! (Kadri Mani, një biçim insani!)

__________

Shanset e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë

Nga Enver Bytyçi, 30-04-2009

Tridhjetëepesë dosje nga 35 shtete janë depozituar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë të Hollandës, për të pohuar ose mohuar pavarësinë e Kosovës. Është kjo një gjykatë e themeluar nga OKB-ja, e cila shqyrton sjelljet ndërshtetërore në marrëdhëniet ndërkombëtare. Legjislacioni i saj janë konventat, marrëveshjet, rezolutat e Këshillit të Sigurimit e të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Janë 15 gjyqtarë, të cilët marrin vendimin në bazë të verdiktit të këtyre ligjeve ndërkombëtare, secili prej tyre me sovranitet të plotë dhe asnjë prej tyre bashkëkombas me ndonjë gjyqtar tjetër.
Këta 15 gjyqtarë zgjidhen dhe emrohen nga OKB-ja përmes një seleksionimi me kusht aftësinë profesionale, integritetin e personalitetin e tyre. Si rregull e me ligj askush nuk mund të ndërhyjë në kompetencat e kësaj gjykate, e cila gjykon dhe merr vendime të prera për akte konkrete, pra, për shkelje të kontratave ndërkombëtare nga shtete, persona dhe subjekte të caktuara.
Nisur nga këto kompetenca, qeveria serbe ka arritur që legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës ta dërgojë në këtë gjykatë, duke e denoncuar aktin e shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008, si një "akt në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare". Beogradi kishte mundur në tetor të vitit të kaluar të fitonte shumicën e votave të anëtarëve të OKB-së, që të fitonte të drejtën që këtë çeshtje ta dërgonte në Hagë. Siç kanë njoftuar në Beograd, mbi 1000 faqe material është depozituar nga qeveria serbe në Gjakatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ku "argumentohet" se pavarësia e Kosovës qenka e pajustifikuar nga pikëpamja e ligjeve ndërkombëtare. Ndërsa qeveria e Kosovës ka dërguar gjithashtu më 17 prill të këtij viti dosjen e vet, siç thuhet me 200 faqe material kryesor dhe nja 300 faqe të tjera me materiale ndihmëse. Nga 35 shtete, 21 prej tyre kanë dëshmuar me shkrim në këtë gjykatë në favor të pavarësisë së Kosovës. Tadiq dhe Jeremiq në Beograd kishin reklamuar një mbështetje të gjerë ndërkombëtare në dëshminë kundër pavarësisë së Kosovës. Por ata nuk mund të siguronin përkrahjen e më shumë se 13 vendeve, nga rreth 200 shtete anëtare të OKB-së.
Kjo përkrahje e mangët për Beogradin dhe padinë e tij nuk është thjesht një dështim në përpjekjet e qeverisë serbe për të kthyer mbrapsht një proces të pakthyeshëm, shpalljen legjitime të pavarësisë së Kosovës. Ajo që bie në sy është fakti se nga pikëpamja sasiore dhe cilësore përkrahja është shumë herë më e madhe në favor të Kosovës dhe të drejtës së saj për të qenë e pavarur e sovrane nga Serbia. Legaliteti i pavarësisë së Kosovës në Gjykatën e Hagës do të mbrohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Japonia, Çekia, Zvicra, Shqipëria, Austria, Finlanda, Polonia, Luksemburgu, Estonia, Norvegjia, Holanda, Sllovenia, Letonia, Irlanda, Danimarka, Maldivet dhe Sierra Leone. Qëndrimin serb, sipas të cilit Kosova ka shkelur të drejtën ndërkombëtare më 17 shkurt 2008, do të përpiqen ta argumentojnë Rusia, Kina, Qipro, Rumania, Egjipti, Sllovakia, Libia, Spanja, Irani, Brazili, Argjentina, Azerbajxhani dhe Bolivia.
Nga kjo listë vihet re se shtetet, të cilat prodhojnë rreth 70% të GDP në shkallë botërore, janë vënë në mbrojtje të pavarësisë së vendit. Ndërkohë që vendet në krah të Kosovës janë gjithashtu promovueset e farkëtueset e lirisë së kombeve, të demokracisë ndërkombëtare, si dhe të të drejtave njerëzore. Për pasojë janë vende inicuse të hartimit të ligjeve demokratike, që kanë miratuar OKB dhe organizma të tjera ndërkombëtare. Kjo mbështetje cilësore e bën të padyshimtë një vendim të Gjykatës Ndërkombëtare në favor të legjitimitetit të vendimit të marrë më 17 shkurt 2008 për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.
Ndërsa në anën e Serbisë qëndrojnë shumë vende problematike në promovimin e lirisë e të demokracisë. Rusia ka probleme me Çeçninë, por edhe në Dagestan e me Gjeorgjinë dhe në këtë pikë i ngjan Serbisë në rastin e spastrimit etnik e të asgjësimit të shqiptarëve në Kosovë. Pokështu Kina ka probleme të tilla në Tibet e Ingusheti. Irani, Libia, Bolivia, Egjipti etj., sëbashku me Rusinë dhe Kinën, janë gjithashtu vende të njohura për deficite në zbatimin e vlerave demokratike dhe respektimin e lirive dhe të drejtave njerëzore e qytetare, çka i ofron përsëri me sjelljet e Serbisë në Kosovë dhe në rajone të tjera të ish-Jugosllavisë. Bën përshtypje fakti që katër vende të Bashkimit Europian i janë bashkëngjitur iniciativës anti-Kosovë të Serbisë. Këto vende, Rumania, Qipro, Spanja dhe Sllovakia nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe përpiqen që të luajnë rolin e kalit të trojës në politikën e përbashkët të sigurisë europiane. Por është interesant fakti që Greqia, një vend ky që nuk e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur, nuk i është bashkëngjitur katër vendeve të tjera të BE-së. Ky mund të jetë një sinjal i qartë se politika e Athinës ndaj pavarësisë së Kosovës mund të ndryshojë. Se cilat janë arësyet e këtij ndryshimi radikal, kjo ka pak rëndësi. E rëndësishme do të jetë, nëse qeveria greke do ta njihte pavarësinë e Kosovës.
Në parashikimet e një vendimi të Gjykatës Ndërkombëtare, shihet se ka shumë spekulime. Ka analistë, të cilët mendojnë se ky vendim nuk është obligativ, por është thjesht një vendim këshilldhënës. Sidoqoftë, edhe nëse vendimi i GJND do të jetë i tillë, ai do të ketë ndikimin vet në rrejdhat e mëpasme. Disa të tjerë thonë se ka mundësi që vendimi të jetë "as mish, as peshk", domethënë një vendim politik, i cili u jep të drejtë të dy palëve, edhe Kosovës, edhe Serbisë. Një parashikim i tillë për vendimin që merr një Gjykatë e tillë me autoritet, duket pak i pabesueshëm. Në Prishtinë janë bërë deklarime se ky vendim do të jetë në favor të pavarësisë së shpallur më 17 shkurt 2008. Natyrisht që është heret të parashikohet një vendim i saktë, sepse do të duhet më shumë se një vit që GJND të japë verdiktin e saj. Deri në vendimmarrje janë gjithashtu dy faktorë që do të luajnë një rol përcaktues: I pari ka të bëjë me argumentet që janë përdor e do të përdoren për të legjitimuar pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës dhe i dyti ka të bëjë me numrin e vendeve që do ta njohin pavarësinë e Kosovës në të ardhmen.
Për argumentet e përdorura nga të dy palët, askush nuk mund të shprehet qartë, derisa këto dokumente nuk janë në dorën e publikut. Megjithatë, një retrospektivë e zhvillimit të ngjarjeve, e proceseve politike dhe statutore në Kosovë, gjatë gjithë shekullit të XX, çon në përfundimin e pakontestueshëm se akti i shpalljes së pavarësisë është legjitim dhe i mbështetur në të drejtën ndërkombëtare. Një Kosovë e masakruar prej strukturave shtetërore serbe në katër fushata të gjera gjatë 88 viteve, një Kosovë me një milion e gjysëm të shpërngulur e të pakthyer në vendlindje, si dhe me 130 mijë të vrarë e të masakruar në këto 88 vite, thjesht për shkak të identitetit etnik të ndryshëm nga ai i serbëve, është arsyeja kryesore pse ajo e meriton pavarësinë dhe sovranitetin e saj.
Një Kosovë me dëshmi të panumërta të luftës e të përpjekjeve të saj për të qenë e pavarur e sovrane, madje për t'u bashkuar me Shqipërinë, është gjithashtu arësyeja kryesore për legjitimitetin e saj si shtet. Kosova me statusin e barabartë me republikat në Federatën Jugosllave, sipas kushtetutës së shkurtit të vitit 1974, si dhe anulimi me dhunë i këtij statusi në mars 1989, mbeten argument i pakundërshtueshëm në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës. Një Kosovë, e cila për gati dhjetë vite kishte ndërtuar një shtet pralel me Serbinë, duke zgjedhur presidentin, parlamentin dhe qeverinë e saj legjitime, duke ndërtuar sistem arsimor, shëndetësor e taksash të pavarur nga Serbia (1989-1999), është gjithashtu faktor dhe arsye e mjaftueshme për të provuar të drejtën e saj për të vetëvendosur, si dhe aftësinë e saj për të ndërtuar shtetin e së drejtës. Gjithashtu, një Kosovë e administruar për gati nëntë vite nga OKB, instrument i së cilës është vetë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, është prova e parafundit për legjitimitetin e shpalljes së pvaësisë së saj. Dhe sëfundi, një qëndrim e pandërprerë destruktiv i qeverisë së Beogradit për ta penguar dhe shkatërruar procesin, deri me veprime të dhunëshme, mbetet dëshmi e asaj, se Kosova dhe banorët e saj, veçanërisht shqiptarët shumicë dërrmuese, nuk mund të besojnë kurrë më se "Macja nuk i ha mëlçitë", pra se Serbia nuk u rikthehet metodave të Milosheviçit për spastrimin etnik dhe diskriminimin e shqiptarëve. Këtë praktikë e dëshmon edhe sjellja serbe ndaj pakicës shqiptare në Kosovën Lindore, të cilët i janë nënshtruar një fushate të gjerë dhune e represioni. Ndërkaq qytetaria e shqiptarëve para e pas shpalljes së pavarësisë, si dhe dështimi i parashikimeve serbe për destabilizim të rajonit në rastin e pavarësimit të Kosovës, janë provë tjetër e së drejtës së këtij vendi për shtetin e pavarur e sovran, pra, që Kosova të jetë subjekt ndërkombëtar, njësoj si Serbia dhe vendet e tjera anëtare të OKB-së.
Kurse pala serbe mund të përdorë vetëm "dy argumente", nëse do të quheshin argumente: Të ashtuquajturin fakt se Kosova ka qenë pjesë e Serbisë dhe të ashtuquajturin fakt tjetër, se "Në Serbi qeverisin forca demokratike". Të dyja këto mëtime mund të përgënjeshtrohen e të hidhen poshtë me kundërargumente dhe dëshmi të shumta. Dhe këto janë e duhet të jenë argumente historike, argumente politike, argumente sociale, etnike, argumente që lidhen me sjelljen brutale serbe ndaj shqiptarëve në të gjitha kohët, edhe në kohët kur Serbia mendohej të ishte "demokratike" dhe "properendimore". Është shumë lehtë të provohet se as qeveria e sotme e ashtuquajtur perëndimore e Beogradit, nuk ka dhënë e nuk jep asnjë shenjë për të përligjur imazhin "demokratik". Ajo nuk ka shfaqur pendesën më të vogël për krimet makabre të Serbisë në Kosovë, ajo vazhdon të legjitimojë kushtetutat e Milosheviçit të pas vitit 1989 për Kosovën e Serbisë, deri në pikën që njësoj si Milosheviçi e Rankoviçi, e quajnë Kosovën jo me emrin e saj, por tjesht me emërtimin shovinist "Kosovë e Metohi". Ndërsa ngjarjet e sotme, kur serbët përpiqen të ndalojnë me dhunë kthimin e shqiptarëve dhe ndërtimin e shtëpive të shkatërruara nga vetë këta serbë në veri të Mitrovicës, janë e duhet të jenë provë e sjelljes serbe ndaj shqiptarëve shumicë në këtë vend. Është momenti më i volitshëm kur politika dhe diplomacia shqiptare të jetë në ofensivë dhe jo difensivë, si deri më tash.
Nisur nga të gjithë këta faktorë të thënë si dhe shumë faktorë të tjerë të pathënë, mund të konkludohet se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë nuk e ka të vështirë të konfirmojë të drejtën e shqiptarëve dhe pakicave të tjera në Kosovë për vetëvendosje, të drejtën e saj për shtet të pavarur e sovran.
Ndërkaq angazhimi i madh për të siguruar njohje të reja të shtetit të pavarur të Kosovës, është e do të jetë argument i një rëndësie të veçantë, në të njëjtën masë sa edhe provat e lartpërmendura. Kosovën e kanë njohur 59 vende deri më sot. Në këto vende bëjnë pjesë SHBA-të dhe të gjitha vendet demokratike të Europës: Japonia, Kanadaja, Turqia, Arabia Saudite etj. Bilanci është vërtet i jashtëzakonshëm, nëse kemi parasysh se të shtatë vendet më të industrializuara, 22 vende të BE-së e 25 vende të NATO-s e kanë njohur Kosovën si shtet. Ajo që i ka dhënë dhe i jep peshë të drejtës së Kosovës për të qenë e pavarur e sovrane, është njohja nga të gjitha vendet fqinje, çka do të thotë se kushti për qëndrueshmëri, paqe, stabilitet dhe fqinjësi të mirë, në formimin e shteteve të reja- është i plotësuar. Ky fakt e nxjerr Serbinë në minorancë dhe e bën përgjegjëse për çdo rrjedhojë negative destabiliteti në rajon.
Shenjat janë shuëmë të mira për një valë të re njohjesh pas aktit diplomatik të Arabisë Saudite. Por është me rëndësi të fitohet njohja edhe nga ndonjë ose disa vende, të cilat kanë depozituar në favor të Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. P.sh.: mund të fitohet Irani, Egjipti e ndonjë vend i Amerikës Latine. Kjo do të çlegjitimonte në ekstrem kërkesën e Serbisë dhe do të sillte një erozion të madh në përpjekjet e saj për ta penguar zhvillimin normal në Kosovë e në rajon. Njohjet e reja do të ishin vazhdim i argumentit se pavarësia e Kosovës ka sjellë stabilitet në rajon, në kontinentin europian dhe në botë. Displina politike dhe qëndrimi paqësor dhe i përmbajtur i shqiptarëve si dhe numri i njohjeve, janë dy aspektet kryesore, të cilat do të provojnë se pavarësia e Kosovës është e ligjshme.
Nga pikjëpamja juridike, nuk mungon baza për ta legjitimuar të drejtën e Kosovë për të qenë shtet i pavarur e sovran. Disa nga dokumentet themelore, mbi bazën e të cilave ka të drejtë Kosova ta fitojë juridikisht të drejtën e saj në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë janë:
- Karta e Kombeve të Bashkuara e 26 dhjetorit 1945.
- Statuti i Këshillit të Europës i 5 majit 1949.
- Deklarata e Përgjithshme e të Drejtave të Njeriut, miratuar në Mbledhjen e Përgjithshme të Asamblesë s Kombeve të Bashkauar, më 10 dhjeor 1948.
- Konventa e OKB-së e 9 dhjetorit 1948, për parandalimin dhe dënimin e akteve të gjenocidit dhe krimeve kundër njerëzimit.
- Konventa europiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirisë themelore të tyre, e 4 nëntorit 1950, si dhe protokolli i Këshillit të Europës, i 20 marsit 1952, për mbrojtjen e të drejtave njerëzore dhe lirive themelore.
- Protokolli i Këshillit të Europës numër 4, (16.09.1963), nr. 6 (28.04.983), nr. 7 (22.11.1984), e numër 13, (03.05.2002, për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore të tyre.
- Marrëveshja Ndërkombëtare për Evitimin e çdo Forme të Diskriminimit Racor e OKB-së, e miratuar më 07.03.1966.
- Pakti Ndërkombëtar i të Drejtave Qytetare dhe Politike, i Kombeve të Bashkuara, të datës 19.12.1966, në të cilin thuhet: "Të gjithë popujt kanë të drejtën e vetëvendosjes. Në bazë të kësaj të drejte, ata vendosin vetë në liri të plotë për statusin e tyre politik si dhe për zhvillimin ekonomik, social e kulturor". (Pjesa I, Akti 1), si dhe protokolet përkatëse në mbështetje të këtij pakti të OKB-së, të datës 19.12.1966, për të drejtat politike e qytetare, 15.12.1989 etj. Në këtë pjesë është tashmë shkencërisht i argumentuar fakti se shqiptarët në Kosovë formojnë një bashkësi të qëndrueshme me kontunuitet të vazhdueshëm si popull shtetformues.
- Pakti Ndërkombëtar për të Drejtën Ekonomike, Sociale dhe Kulturore, të OKB-së, të datës 19.12.1966.
- Marrëveshja Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara, e 10 dhjtorit 1984, kundër torturës, sjelljes jonjerëzore e dënimeve mizore.
Këto dokumente të së drejtës ndërkombëtare, janë vetëm një pjesë e bazës juridike, në ballafaqim me të cilat është e sigurt fitorja në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, dhe legjitimimi juridik i pavarësisë dh sovranitetit të Kosovës. Çdo nen dhe pjesë e këtyre akteve juridike, mund të konkretizohet me fakte rrëqethëse të krimeve serbe në Kosovë. Por mund të përdoren dhe dokumente të tjera, si ato të OSBE-së, Bashkimit Europian etj., të cilat njihhen si subjekte të së drejtës ndërkombëtare dhe janë shkelur nga sjellja brutale e shtetit të Serbisë në Kosovë. Në këto marrëveshje, akte e konventa, mund të ballafaqohet pra çdo nen i tyre me praktikat serbe në Kosovë, dhe përmes kësaj të motivohet pakundërshti e drejta e vetëvendosjes.
Por jo më pak të rëndësishme janë përcaktimet ndërkombëtare për Kosovën në etapa të ndryshme të zhvillimit të konfliktit shqiptaro-serb, në dhjetë vitet e fundit të shekullit të kaluar. Ekzistojnë rezoluta të shumta të Këshillit të Sigurimit, rezoluta të shumta të Këshillit të Europës, të OSBE-së, të Parlamentit dhe Bashkimit Europian. Por dhe formulimet në dokumetet përmbledhëse dhe deklarimet e këtyre organizmave shërbejnë si provë e pakontestueshme për këto zhvillime. Gjithashtu vlejnë si dokumente e dëshmi deklarimet e shefave të organizmave ndërkombëtare, si p.sh.: të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Kofi Anan etj.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka nisur punën e saj. Serbia është nismëtare e këtij procesi. Ajo mësepaku ka synuar frenimin e njohjeve të reja të shtetit të Kosovës. Në këtë pikë Beogradi duket se po dështon. Dështimi më i madh i tij ishin njohjet që erdhën nga Maqedonia e Mali i Zi. Dështimi i dytë i madh është fillimi i një vale njohjesh nga vendet arabe. Nëse këtij procesi do t'i bashkëngjitet dhe Vatikani, atëherë vetë Spanja kryeneçe do të vihej në siklet, pa folur për vendet e Amerikës Latine dhe disa vende të Afrikës. Dhe Vatikanit i takon më se fundi të vendosë për të drejtën e lirisë së shqiptarëve dhe kundër vullnetit të Serbisë, e cila ka shkaktuar shumë dhimbje e tragjedi njerëzore.
Ndërkaq, ministri serb i Punëve të Jashtme, duke ndjerë rrezikun e dështimit në këtë gjykatë, është deklaruar se "Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, edhe nëse atë do ta njohë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë". Por nëse ndodh kjo, atëherë nuk do të gjenden më vende në Europë që të thonë "E kuptojmë qëndrimin serb ndaj Kosovës". Përkundrazi, këtë qëndrim do ta zëvendësojë qëndrimi kritik, sipas të cilit "Nuk e kuptojmë këtë qëndrim të Serbisë". E prej këtej do të vijë për sëdyti herë pas kohës së Milosheviçit të izolimi politik i Beogradit. Dhe nëse dikush në Beograd shpreson te Moska, Lukashenko duhet tua ketë mësuar leksionin se Moska nuk është e zonja të ushtrojë influencën e saj më as në Ukrahinë e në Gjeorgji, jo më deri në Serbinë e rrethuar me vende anëtare të NATO-s e të Bashkimit Europian.
 
________

Atdhetari korçar DHIMITËR ZOGRAFI (1878 – 1945)

U lind në Korçë. Në fund të shekullit XIX sëbashku me vëllezërit emigroi në Rumani. Më 1906 merr pjesë në themelimin e shoqërisë patriotike të shqiptarëve te Bukureshtit “Bashkimi-Unirea”. Një nga organizatorët e mbledhjeve që u zhvilluan në fillim të nëntorit 1912 në Bukuresht. Aty theksoi se patriotët “kanë besim të plotë në veprimin e Kombit shqiptar pas udhës që tregoi z. Ismail Qemal Beu e se kanë për të bërë sa mundet me gjithë shpirt e me të gjitha mënyrat për shpëtimin e Atdheut” ( “Shqipëri` e Re”, Kostancë, datë 29 nëntor 1929).
U zgjodh delegat i kolonisë shqiptare të Bukureshtit për të marrë pjesë në Shpalljen e Pavarësisë. Më 28 nëntor 1912 firmos vendimin e Pavarësisë me siglën “Dimitri Zografi”. Anëtar i pleqësisë. Në dhjetor 1912, bashkë me Dhimitër Emanoilin, shkon në Brindisi e prej andej kthehet në Korçë nga ku largohet më 1917. Kundërshton vendimet
e padrejta të Konferencës së Parisit në kurriz të popullit shqiptar dhe firmos protesta drejtuar kryesisë së saj në qershor 1919. Vdiq në Bukuresht.
Shënim: Të dhënat historike dhe hipotezat e paraqitura në këtë artikull, nuk prezantojnë një qëndrim zyrtar të stafit të gazetës.
Përgatiti: Niko Kotherja
Marrë nga Revista “Qyteti im”

__________
 
KOSOVË JE LOTI, DHEMBJA DHE GJAKU IM

Nga Hysen Këqiku, 24-03-2009
 
            Nexhat Rexha është një personalitet i shquar i lëvizjes kombëtare dhe kulturore, jo vetëm në komunën e Dardanës por edhe më gjerë. Ai, që nga koha kur Kosova e lëshoi zërin e kushtrimit, iu përgjigj në të gjitha  fushat ku e pa të nevojshëm kontributin e tij si njeri e si intelektual.
            Angazhimi I tij me përkushtim si profesor i gjuhës shqipe, si drejtor i gjimnazit në Dardanë, si nënkryetar i saj dhe tashti si deputet i Kuvendit të Kosovës, regjistroi një ecje drejtë rrugës nga e diktoi ecja e Kosovës nëpër shtigje drejt  lirisë.
            Nexhat Rexha[1][1], profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe, kultivoi ndikim shembullor tek nxënësit dhe bashkëpunëtorët e tij në shumë fusha. Ai në këtë ecje regjistroi dhe la gjurmë të pashlyeshme edhe në letërsi.
 
            Që në librin e parë “Ndrydhja e pikës K”, libër me poezi për të rritur, e botuar nga Edicioni Botues i Klubit letrar “Nositi” në Dardanë në vitin 2003, regjistroi  përkujdesin e tij shpirtërore për atdheun e nëpërkëmbur nga thundra e pashpirt dhe gjenocidiale e Serbisë.
 Këtë rrugë e vazhdoi edhe në librin e dytë me poezi “Unazë qiellore” e botuar nga NB “Gjon Buzuku“ në Prishtinë më 2005, Nexhati, përveç psherëtimave të regjistruara në dy veprat e para me poezi, bëri edhe përcjelljen e  botimeve të ndryshme dhe  bazuar në kujdesin që ai pat për këtë fushë veprimtarie, shkroi për  përshtypjet,  duke bërë një libër  me vlerësime  kritike me titull “Ligjërime përjetimesh”, të cilën e botoi  në EB të Klubit Letrar “Nositi” në Dardanë në vitin 2005.
            Libri me poezi “Ndrydhja e pikës K”, është një  përjetim i dhembshëm dhe krenar si për nga  përjetimet kolektive po ashtu edhe për nga  qëndresa titanike e popullit tonë, jo vetëm në këto dy deceniet fundit (1981-1999) por që nga koha kur në këto troje iu tha “bukës bukë e ujit ujë”.
             Psherëtimat e mbrujtura nëpër vargjet e kësaj përmbledhje, regjistrojnë vazhdimësinë  tonë në këtë nënqiell  tragjik jo për fajin tonë, se “dikujt i ramë në qafë”, por pse  u gjetëm  përballë  “yrysheve fantazmë”,  dhe “Yrysheve  lukunish, në këtë botë mizore”.
            Vetë titulli i librit përmban një metaforë, një të vërtetë historike sepse gjatë gjithë kohërave, nga armiq të shumtë e dyndës të ndryshëm, u ndrydh e u shtrydh Kosova dhe, kur të gjithë kthehemi në retrospektivë dhe i kujtojmë ato katrahura që i regjistroi historia, s’ka se si të mos adhurojmë  fatin e shpëtimit kombëtar.
            Kjo vepër, të mos themi jetësore, se Nexhati është i ri dhe do të shkruaj edhe vepra tjera, përbëhet prej pesë nëntitujve – cikleve, të cilët po ashtu si edhe vetë titulli  në vete përmbajnë  kuptime figurative të fuqishme: ”Dalja nga ferri i Dantes”, “Përkëdhelje miopësh”, “Gjurmë të
 
pashlyera”, Harlisja ditore” dhe Ëndërrshpresë në pakufi”.  Dhe përmbajnë 64 poezi të një vlere të lartë ideo - estetike dhe artistike.
            Bashkë me shumë poet që shtegtuan kësaj hullie të pafundme imagjinatave edhe Nexhati, duke ushqyer ndjenja të ngrohta dhe të qëndrueshme mbi historinë e një trualli nëpër shekuj, e begatoi dhe e fisnikëroi me varg artistik dhe me vlera të reja .
            Nexhat Rexha me veprën e tij “Ndrydhja e pikës K”, u gjet në shërbim të realizimit të ekstazës shpirtërore për ngjarjet reale që i përjetoi bashkë me kolektivitetin shqipfolës në Kosovën e “ndrydhur” duke i bërë një dhuratë të çmueshme edhe historisë kombëtare për:
           
            “Një ëndërr trishtuese
            Që fillon dhe mbaron në kolonën
            Me plagë, qëndresë e lindje
            Të  reja për një ditë pranvere
            Në Kosovë”
                                    (“Kolona pa skaj”, faqe 7)
           
            Kur e kujtojmë atë pamje trishtuese të kolonave të gjata rrugëve të bardha të botës, të atyre që linin plangun shekullor prapa shpine dhe duke ecur atyre shtigjeve, largoheshin nga  toka e qullur me gjak nëpër histori, edhe atëherë kur ato pamje i pamë me sy edhe tashti kur i lexojmë vjershat e këtij shkrimtari, me një shpirt të madh,  do të parashtrojmë pyetje “kush është njeri” (në kuptimin e fjalës) dhe ku janë ata!? Kur…
           
            “Nëpër udhëkryqe fatkeqësi
            Me dallgë në shfrenim
            Me shumë satanë
            E më pak virgjëreshë.”
                                    (Njeriu”, faqe 8
 
 
            Për tërë këtë pamje, për të gjitha ato mizori, për gjithë atë mllef dhe urrejtje të zbrazur mbi njeriun tonë  duke u përgjigjur për pafajësinë tonë nëpër histori, Nexhat Rexha e pasqyroi në formë artistike, në formën më shpirtërore, në formën reale, pa apostrofa të tepruara por me një notë besnike reale i thundroi në varg të ngjeshur me ndjenja e dhembje për situata të krijuara, kudo në vendin tonë, sepse atëherë në atë botë  të mbshtjellë me mjegull nga miopë, ishte kudo njësoj sepse “grykësia shtrin bërrylat mbi tryezë”, “shpalosen  shfaqje makabre”, “Instinktet zgjohen në qortim” dhe “oborrtarët edhe më tej dergjen para mikrofonave”.
            Autori, me vargjet e mbrujtura me figura të qëlluara, zbrazë  një dhembje që del përmes ekstazave pa apostrofa dhe klithje  nënçmuese siç ndodh nga shumë krijues pa përvojë të bollshme. Nexhat Rexha është i vetëdijshëm se të mirat nuk vijnë pa vetëflijim. E tërë ajo rrugë e gjatë kombëtare, me shekuj të tërë, bëhet për një qëllim sublim dhe nëpër atë ecje, e cila vazhdon edhe më tutje, është sakrifikuar e derdhur gjak  i njerëzve më të devotshëm, fatmirësisht  duke lënë gjurmë krenarie në atë rrugë historike.
            Dhe, derisa kjo rrugë nuk ndalet edhe shpresa e shkrimtarit është e fortë dhe bindëse se e mira patjetër do të ngadhënjejë:
           
“Në këto troje të lashtësisë
            Po fryn një erë e re
            Bashkë me uratën e shekujve
            Kësaj radhe rilindën shumë ante.”
                                    (“Lashtësi”, faqe 13)
 
            Duke lexuar këtë përmbledhje vjershash që në fillim  e deri në fund  si fjalë kyçe, autorit i ka shërbyer  fjala “udhë”, sikur i tërë frymëzimi  është  strehuar në këtë shprehje, që si metaforë  tregon  udhëtimin tonë historik
 
në hapësirë dhe kohë. Llojllojshmëria  e temave të rrahura në vargjet e vjershave, tregon se  Nexhat Rexha  është poet i angazhuar në kontemplacionet poetike të cilat gjithnjë e më tepër i liron nga trajtat  e tejkaluara. Këtu regjistrohet suksesi kryesor sepse shumë poetë që kanë dal me veprat e para nuk kanë mundur të lirohen nga ato trajta që poezinë e ngarkojnë me parulla, simbole, thirrje, ofshama, etj. Nexhat Rexha i udhëhequr nga një metaforë udhëton shtigjeve si një shtekëtar i guximshëm dhe si i tillë, kërkon  atë që ia ka dhuruar poezisë së tij. S’kemi se si të mos mbetemi të ngazëllyer dhe të kënaqur me artin që na e afron në udhëtimin e tij. Ai ka ecur nëpër atë “udhë shterpë”, “pranë dy kodrave në puthje” dhe ajo “Udhë lakuriqe”, “udhë përtej lumit” dhe “udha është e gjatë, në përditshmëri”
           
“Hapat tanë hapërojnë
            Hapat tanë turpërojnë
            Hapat tanë gjurmojnë”
                        (“Koha në lëvizje”, fqe 36)
           
Metafora e udhëtimit, herë-herë na del në sipërfaqe si diçka që e shohim dhe e njohim, sepse janë hapat tanë të cilët, nganjëherë me veprime të pamatura “kanë vrarë më shumë se plumbi” sepse ata hapa herë-herë kanë bërë lëvizje të dobishme në aspektin e ndihmës në aspiratat tona, sepse ndonjëherë na kanë turpëruar prandaj, mbetet që  hapat tanë të korrigjohen e të jenë gjurmues sepse :
           
            “Udha është e gjatë veç ndërgjegjja  jote
            Vret më shumë se plumbi.
                                             (“Koha në lëvizje”)
           
Udhëtimi ynë nëpër kohë dhe hapësirë shpesh e, në të shumtën e rasteve, na ka hasur në pengesa aq të mëdha sa  e ka penguar  në masë të madhe, lëvizjen, sepse  dikush
 
që më kohë ka bërë hije, nëpër të cilat ka lëvizur  pa e parë syri i botës së ndërgjegjshme dhe, në atë lëvizje është bërë “truprojë e mexhës, me gurin endacak” dhe kur bazohemi në histori sa herë ka lëvizur ai gur –sinori, kemi bërë pyetje: Ku qenë gjyshërit tanë! Të njëjtën pyetje do ta bëjnë edhe  vogëlushët tanë:
 
           
“Ndërsa vogëlushët tanë do të thonë
            Një ditë si ne më parë
            Ku ishin prindërit tanë”
                                  (“Koha në lëvizje”)
           
            Autori më tutje e vazhdon udhëtimin nëpër histori të padrejtësive të mëdha, kur në ato udhë të “shëtitjeve boshe” edhe “nepërka shëtit pa ngurrim” edhe pse bota  ia “shihte këmishën e magjisë”.
            Në këto poezi, pikërisht këtu shihet tejkalimi i vjershave narrative dhe futja me sukses në botën e poezisë me figura dhe shprehje letrare.
            Nexhat Rexha këtë e arrin përmes shprehjeve të gjetura për ta pasqyruar artistikisht e më me ndikim se sa të shpjegosh me orë të tëra nëpër orë të historisë.
           
            “Hijet e Karpateve lëshojnë krisma të zeza“
                                                            (“Lulet në lapidar”)
           
Ky udhëtim historik i autorit nëpër  shtigje  të atdhetarisë hasë në heronjë dhe dëshmorë që sakrifikuan për  të vetmin virtyt që ia vlen të derdhet gjaku dhe, u derdh. Këtu kemi Kadri Zekën dhe “Vorret e amshimit”, kushtuar “Dëshmorëve të janarit”, Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin, Ridvan Qazimin e të tjerë. Në udhëtim bashkë me ta edhe autori takon “grykësit në kërkim për një hapërim” për të protestuar  karshi botës së qytetëruar e cila hesht si mumja e, e keqja hapëron në udhëtimin e vet.
 
           
            “Tmerr për botën e qytetëruar
            Dhe në këtë fundshekull
           
Pse vriten lulet e njoma
            Për ëndrra atdhedashurie”
           
            ( “Lulet e pranverës së përgjakshme”, faqe 61.)
 
Orientimet e poetit ashtu siç na dalin në këtë vëllim janë në të vërtetë angazhime që e përditshmja të flasë në vargje.
            Të shtatë dhjetë e tetë faqet e kësaj përmbledhjeje shënojnë një kontinuitet motivesh e preokupimesh të përhershme në jetën tonë, herë si projektim i kujtimeve mbi ngjarjet  e kaluara dhe të atyre të përjetuara.
            Me fjalë tjera përmbyllëse kjo vepër është një e kaluar dhe e përjetuar  që herë - herë  kufizohet me përsëritjet e motiveve, me qëllim të sforcimit të  simboleve, metaforave, personifikimeve dhe  tek e fundit në të gjitha këto lëçitje dhe mbrujtje, nuk mbisundon ndonjë patos i theksuar për një të ardhme edhe pse autori e ka të qartë atë vizion. Kjo tek e fundit është maturia e natyrshme e autorit dhe krejt e kuptueshme  ajo që sforcohet në vargun:
 
            “Kosovë je loti, dhembja dhe gjaku im”


[2][1] Nexhat Rexha, (1956), U lind në fshatin Topanicë, komuna e Dardanës, shkollën fillore e kreu në vendlindje kurse të mesmen në Dardanë. Në vitin 1980 diplomoi në FF në Degën Gjuhë dhe Letërsi Shqiptare në Shkup.
Veprat letrare:
“Ndrydhja e pikës K”, botoi “Nosit”, Dardanë 2003,
“Unazë qiellore”, poezi, NB “Gjon Buzuku”, Prishtinë 2005
“Ligjërime përjetimesh”, kritika dhe reqensione, EB “Nositi” Dardanë 2005.
Jeton dhe vepron në Dardanë.
 
 __________

Agim Gjakova

KTHIMI I SHOKËVE NGA
KAMPI I PËRQËNDRIMIT

Sollën besimin e thelluar në ballë
revoltën e shtruar në buzë
sollën qëndresën e shtrënguar në dhëmballë
buzëqeshjen e shndërruar në muzë,
sollën të ardhmen e përshpejtuar në eshtra
tradhtinë e çmontuar në gënjeshtra...
Shekulli përdori vulë fytyrën tuaj
si shkëmbinjtë në faqet e maleve
kur vulosi frymëprerë e pa bujë
djepin e idealeve.

__________

Reagim

Këndvështrimi i zotit Azem Vllasi
 
Nga Tefik Ramadani-Qarri

t.ramadani@web.de
 
  Të nderuar, jam duke e përcjellë me kujdes emisionin "Kontrastet", kushtuar ngjarjeve të vitit 1981. I nxitur nga këndvështrimi i z. Azem Vllasi, vendosa të reagoj përmes një pjese të shkëputur nga "Kujtimet e një ish të burgosuri", në dorëshkrim. Shkruan Tefik Ramadani, ish i burgosur politik.
Revolta e madhe e popullit pritej të shpërthente për çdo ditë. Dhe, ajo shpërtheu, me tërë vrullin e saj, me një dhe dy prill 81, në Prishtinë në demonstratat tanimë të njohura. Me një prill, që nga ora nëntë, filluan të grumbullohen njerëzit e revoltuar. Turma u rrit tej mase mbasdreke, kur punëtorët dolën nga puna. Mund të them me pa frikë se atë ditë në Prishtinë ishin grumbulluar afër 100.000 njerëz. Dhe, ajo ditë ishte madhështore. Atë ditë, publikisht, nga goja e atyre mijëra njerëzve, u kërkua për Kosovën statusi i Republikës, kërkesë kjo, që u përhap në të kater anet e globit.
Unë isha bashkë me dy kolegë të mi, Eshtref Ismajlin nga Shumi i Strugës, arsimtar në shkollën teknike të Prishtinës dhe, Sheremet Cakajn, mësimedhënës i matematikës, me të cilin punoja në shkollë të mjekësis. Afër nesh, në këndin para kino-vllaznimit, ishin nxënesit e mi, klasa e laborantëve, me sa më kujtohet, në krye me Skënder Krasniqin dhe Vehbi Tahirin, të cilët nuk më lejonin t’u afrohesha. Gjendeshim fare prane lisit, afër komitetit krahinor, në të cilin, dikund rreth ores 17, hypën dy veta, për t’i lexuar kërkesat në emër të demonstruesve. Kërkesat me megafon i lexoi personi me mustaqe dhe me nje kapele në kokë, për të cilin më vonë do të mësoj se ishte z. Hydajet Hyseni, nga Përlepnica e Gjilanit. Ishte mrekulli të degjoje dhjetera mijëra njerëz, të shndërruar në një gojë, që brohorisnin, duam Kosovën Republikë. Por, mrekullia nuk zgjati shumë. Fiks në ora 19:15 minuta, filloi sulmi i pamëshirshëm i policisë, me bomba gazi lotësjelles dhe shkopinj. Njerëzit iknin nga mundnin prej policëve të tërbuar.Vala e njerëzve më mori me vete, dhe, vetëm te shtëpia e pleqve kam arritur te shkeputëm prej mases se tmerruar. Mbrrijta vonë në banesë.Vetëm Arta e vogël po flinte. Arta kishte le ne janar. Sot kur më pyet se në ç’kohë ka le, unë i them se, ti ke le bashkë me Republikën e Kosovës, dhe shpresoj shumë, se ti do ta gëzosh atë. Por, ajo që ndodhi të nesërmën, më dy prill, ishte diçka e papritur. Ajo ditë i përngjante luftës së vërtetë. Sulmet bëheshin edhe gjoks më gjoks. Dallimi ishte vetëm se ne ishim duarthatë, ndërsa policët të armatosur deri në dhëmbë. Atë ditë ranë edhe viktimat e para (numri i saktë i të vrarëve kurr është sqaruar). Më dy prill, unë isha, kryesisht, te halla e sporteve "25 Maji". Për të gjuajtur policinë, gur kishte mjaft, sepse pikërisht ato ditë shtrohej rruga para hallës së sporteve. Më ka mbetur në kujtesë, shtëpia e Delibashiqëve, nga e cila pa ndërprerë, shtihej me pushkë në drejtim tonin, me ç‘rast vritet një i ri dhe plagoset një fëmijë. Pas kësaj, demonstruesit tentojnë me vinçin që ishte aty, ta rrëzojnë këtë shtëpi, por pasi s’mundën, ia shtinë flakën. Drejtuesi i vinçit, një punëtor i "Ramiz Sadikut" (gjithnjë mendoj se ishte Rrahman Bahtiri), kërcen nga kabina, duke lëshuar vinçin mbi pizgauerët e policisë, me ç’rast i shkatërron tre prej tyre. ËshtË interesant se kjo shtëpi, me vite të tëra, është lënë ashtu, me dritare të thyera e të tymosura nga zjarri, me të vetmin qëllim, që kështu të akuzoheshin shqipetarët, për kinse "dhunën" e ushtruar mbi serbët e "gjorë".
Kjo ditë, ishte e rëndë për Prishtinën, dhe për tërë Kosovën. Atë ditë u pa, se pushteti komunist, serbo-jugosllav, ishte po ai që kishte qenë gjithmonë: i egër, shovenist dhe i pa mëshireshëm. Po atë ditë, dikund kah ora 21, në emër të udheheqjes së Kosovës, doli me një deklaratë për opinion, kryetari i Kryesisë së Kosovës, z.Xhavit Nimani. Në atë deklaratë, ai tha për herë të parë, se është fjala për "tentim kundërrevolucionar", dhe për forca armiqësore, që dëshirojnë të shkatërrojnë vllazërim-bashkimin e kombeve dhe të kombësive të Jugosllavisë. Udheheqja e pavendosur e Kosovës, të cilën ngjarjet ‘81 e kishin gjetur në një gjumë të thellë, filloi t’i kryente detyrat, që ia kishte imponuar qendra në Beograd. Ndërsa të nesermën, përmes radios, popullit iu drejtua edhe "prijësi dhe heroi i Kosoves", z. Fadil Hoxha, i cili e tha atë "margaritarin" e tij të njohur, kur studentet dhe rinine e Kosoves i pagezoi me epitetin"plehu i Kosoves",qe"bira e minit do tu kushtoj 300 grosh".Vertete,mijera shqiptarve iu gjet bira e minit.I shkreti xha Fadil,vertete kishte rastin te behej hero i Kosoves.Por jo,tani ishte e kjarte se heronjet e vertete te Kosoves siq ishin Shaban Polluzha,Gjon Sereci,Emin Duraku,Xhevdet Doda,Ymer Berisha,Marije Shllaku,hoxha Idriz Velekinca e shume te tjere,qe moti hanin dhe.Me fjalet e udheheqjes se pavendosur dhe qyqare te Kosoves u hap rruga e ndjekjes se pameshirshme te shqiptarve,dhe te sulmit mbi qdo gje shqipetare,e cila ndjekje po vazhdon edhe sot,dhe nuk dihet se kur do te ndalet.Menjehere,partia,me aminin e qeverise federale,filloi aksionin famoz te diferencimit dhe te burgosjeve masive te shqiptareve.Bartes te ketyre aksioneve ishin edhe shume shqiptare,qe aso kohe mbanin pozita te ndryshme ne organet partiake dhe shteterore.Diferencimi mori hov,sidomos,pas nderrimit te Z.Bakalli,dhe ardhjes se z.Azem Vllasi ne krye te Komitetit Krahinor.Ky diferencim se pari filloi ne universitet.Pjesa me emadhe e intelektualve ne universitet rrinte ne heshtje,ose pa bere ze i ngrinte gishtat per ti denuar demonstratat si kunderrevolucionare.Te paket ishin ata( si Prof Gani Jashari e dr Skender Karahoda e tj.) qe i denonin demonstratat ne menyre energjike.Akademiket Ali Hadri,Gazmend Zajmi,Mark Krasnici kurr si denuan demonstratat si kunderevolucionare (kujto Akademike Hadrin kur i thote A.Vllasit,vellacko, ruaje njerin gisht per vehte,se per mua njeri te mjafton),ndersa,mund te thuhet lirishte,se intelektualet e vetem qe atehere e mbrojten hapur kerkesen per Republike ishin: i nderuari Mr.Ukshin Hoti (intelektuali dhe luftetari me i sakrifikuar per Republiken e Kosoves),Mr.Halil Alidemaj,rexhisori Ekrem Kryeziu e ndonje tjeter,por ata u burgosen menjehere.Vti 81,do te mbetet i shenuar ne histori,sepse pikerisht ketu ndodhi ajo thyerja e domosdoshme e diskursit te imponuar politik nga pushtetmbajtesit komunist,mbi zgjidhjen e drejte te ceshtjes nacionale te shqiptarve ne Jugosllavi,sepse,pikerisht ngjarjet e vitit 81 e bene me dije se ceshtja e shqiptarve nen Jugosllavi nuk ishte e zgjidhur.Per shkak se pushtetembajtesve kosovar,pranvera e vitit 81 ua hoqi maskat e "baballarve te kombit",ata edhe sot e kesaj dite,edhe pse rralle flasin, mundohen ti njollosin keto ngjarje dhe drejtuesit e demonstratave i denoncojne si njerez te shitur.Sipas strukturave shteterore Jugosllave te Kosoves,ngjarjet e vitit 81,jane veper e pushtetit Serb,me cellim qe Kosoves ti meret autonomia politike.keto struktura kishin filluar te besonin ne idene e jugosllavizmit,dhe ne bindjene rrejshme,se Kosova ne federaten Jugosllave e kishte statusin e Republikes,asaj i mungonte vetem emri.Nuk e kuptonin dot, se Jugosllavia e Titos kishte vdekur dhe ishte varrosur bashke me Titon ,ne Dedinje.Me apo pa ngjarjet e vitit 81,Beogradi do tia merte Autonomine Kosoves (sic e quante Ukshin Hoti,autonomi e brishte,te cilen edhe nje fllad vere e rrezon per toke).Ata kishin pritur vetem vdekjen e Titos.

_________
   
U themelua grupi letrar Papa Kristo Negovani

Në një Kuvend të organizuar nga studentë dhe profesorë të Fakultetit të Edukimit të Universitetit të Prishtinës, u themelua Grupi letrar i këtij Fakulteti. Kuvendi, i drejtuar nga mësimdhënësi Begzad Baliu fillimisht zgjodhi kryesinë prej pesë anëtarësh, kryetarin dhe sekretarin e grupit. Kuvendi mori vendim që grupi letrar i Fakultetit të Edukimit të mbaj emrin e patriotit të shquar, martirit të shkollës shqipe Papa Kristo Negovanit. Në kët Kuvend u përcaktuan edhe disa detyra, që dalin deri në fund të këtij semestri: një ligjëratë për personalitetin e Negovanit, një orë letrare dhe një ekspozitë. Në vjeshtë të po këtij viti do të organizohen edhe disa aktivitete të tjera: tryeza letrare, ekspozita dhe mundësisht numri i parë i revistës letrare.
B.B.
 
I dashtuni Profesor Baliu,
Lexova me knaqësi të madhe lajmin e formimit të klubit të ri që do të marrë emnin e martirit kombëtar Papa Kristo Negovani.
Urimet e mia ma të mira për këtë nismë që meriton përkrahjen e të gjithëve
Në mes të meritave që ka nisma juej ashtë edhe zgjedhja e emnit. Nji grup shkollarësh shqiptarë kosovarë myslimanë vendosin të japin emnin e nji prifti orthodoks shqiptar klubit tyne; kjo tregon tolerancën fetare shqiptare në formën e saj ma të naltë. Kjo ashtë pikërisht toleranca fetare për të cilën na shqiptarët flasim aq shum, e me krenari. Ju lumtë! Ky ashtë nji shembull që nuk ka  shembull në vende tjera...!
Përzemërsisht, Sami Repishti

__________
 

Adem Berisha, mësues, poet, publicist
Adem Berisha, mësues, poet, publicist
Adem Berisha/Një cikël vjershash

PISHTAR DITURIE
/ Mësuesit tim, Avdyl Krasniqi/

 
Yll drite netëve të pa hënë,
netëve të errësirës, mizorisë e tmerrit,
bëre atë që çdo kush nuk mund të bën
hape derën e parajsës, mbylle derën e ferrit.
 
Shpërndave rrezet e diturisë
në qytet e fshatra të largëta malore,
për të shkulur rrënjët e prapambeturisë
si relikt i robërisë shumëshekullore.
 
Ti u dogje e u shkrine si qiriri
duke qenë pishtar i diturisë,
Ti nuk ishe kokëtul si kungull misiri
as analfabet me diplomë i qeverisë.
 
Të ndoqën, burgosën, përsekutuan...
gojën donin ta mbyllnin me dry,
kontributin e dhënë kështu të shpaguan
kurrë nuk gjetën kompromis me Ty.
 
Sot je ballhapur me kokën lart
askush më nuk mund të tallet me Ty,
për  veprën tuaj të ndritur e të artë
me shkronja ari do të shkruhet në histori.
 
O Avdyl Krasniqi, mësuesi im i dashur!
breza e breza që ke arsimuar,
për dëshmorët që atdheut i ke falur
përulem para teje, kështu më ke edukuar.

TRUP I HUAJ
 /Serbisë gjakatare/

 
Si kuçedër e tërbuar
me plot të zeza e shëmti,
erdhe në këtë tokë të bekuar
të gjakosësh e të bësh kërdi.
 
Mizoritë tuaja të papara
me çka ti mburresh në vazhdimësi,
për të zi të kanë bërë të jesh e para
dje, sot, nesër e gjithnjë.
 
E ushqyer me gjakun e të tjerëve                              
si përbindësh i mallkuar,
gjithë do të kesh fatin e të mjerëve
përherë do të jesh e ndëshkuar.
 
Do të denoncojë Pashtriku,
do të gjykojë Drenica e Rugova,
përherë do të kesh epitet armiku
cep më cep, do të dënojë Kosova.
 
Si trup i huaj ik nga ke ardhur
degë më degë kërce vendit tuaj,
ndryshe këtu varrin e ke të hapur
as nënë Rusia, përherë nuk do të ruaj.

TË JETOSH KU DIGJEJ GURI
 
Sa lot rrodhen kësaj toke,
sa dashuri përjetësisht janë shuar,
ç’ përjetoi zemër e kësaj nënëlokeje
as guri nuk do të kishte duruar.
 
“Njeriu është më i fortë se guri”
prej kohësh të diturit e kanë thënë,
lum si ai që ka zemër burri
para vështirësive të qëndrojë në këmbë.
 
Stuhi çmendurishë barbare të mbijetojë
çfarë bota nuk kishte përjetuar,
në tokë të djegur jetë të re të fillojë
e dhimbshme, por për t’u mrekulluar.
 
Të qëndrojë si lis shumëshekullor me rrema,
me rrënjë të thella në këtë tokë,
me zjarr në gji që ndizet përbrenda
e llavë vullkanike që nuk shuhet dot.
 
Zogu i shqiptarit pjellë e kësaj toke
para saj nuk ven e as njeh fis, fe e stuhi,
për të vdes se e ka të vetmën nënëloke
më parë e do vdekjen se të jetojë në robëri.
 
LULET NUK U THANË
 
Mbi lulet që sapo kishin lulëzuar
në të tyren pa u venitur,
bie një brymë e shëmtuar
gjithë rritën për të iu fashitur.
 
Luleve që fletët kishin lëshuar
e rriteshin nga një pëllëmbë në ditë,
urithi i verbër rrënjët ua kishte shkurtuar
për t’i tharë, kurrë të mos shihnin dritë.
 
Pa u penduar për të shëmtuarin mëkat,
pa vrarë mëndjen nga është duke shkuar,
dikush punonte ditë e natë
tokë e ajër për të iu helmuar.
 
Për të iu zënë edhe diellin
ngrohtësinë të mos e shijonin,
për të iu nxirë edhe qiellin
mëkatarët parreshtur punonin.
 
Por lulet sa vijnë e shtohen
prej njërës shpejt bëhen tri,
me energji mahnitëse ngrohen
anë e kënd vendit i japin hijeshi.
 
Nuk duan t’i ngrohë diell i huaj
as ajër të ndotur të thithin,
nuk duan askush me ato të luaj
vendin e tyre duan të stolisin.
 
Atë vend që perëndia e kishte bekuar
ku me shekuj prehen eshtërat e të parëve,
brez pas brezi që për të ishin flijuar
kurrë të mos e lenin në duar të barbarëve.

_________
                                   
Ese
 
Atë shikim s’do ta harroj kurrë!
(kushtuar babait tim të dashur)
 
Nga Sadri Sadrija

Çdoherë njeriun, e sidomos të riun, e tërheq e kaluara, pavarësisht çfare do të ketë qenë ajo.
Për mua e kaluara do të mbetet si e kaluar dhe do të jetoj me dashurinë e së tashmes dhe të së ardhmes.
 
Nga e kaluara më mbetet një kujtim i paharruar
 
Dita kur para syve të mi ma arrestuan babanë tim.
Nga e gjithë e kaluara, ai kujtim çdo ditë më troket në mendje dhe çdo herë që e kujtoj, sytë e mi më mbushën me lot.
Ne shikimin e tij vërehej pikëllim e dhembje dhe mbi të gjitha aty ishte një oqean i mbushur me ujë që nuk shterronte kurrë. Në atë kohë unë isha i vogël, por e dija se ç’është të jetosh pa babanë, dhe ne sytë e mi mbizotëronte një mall i madh, malli për babanë tim të dashur.
Sytë e babait tim ishin lutës, më dukej që kërkonin mëshirë nga unë, por isha i vogël dhe nuk mund ta ndihmoja për asgjë.
Edhe sot e asaj dite do ta mbaj mend atë shikim të paharruar…! Dhe në vete më gacëron dëshira ngashëryese: pse, o pse, nuk isha ca më i madh, e çafarë do të bëja?- do të më pyetni.
Asgjë më shumë dhe asnjë grimë më pak sesa nga shembujt brilantë të të parëve tanë- mic sokolët, oso kukët e  qorr ilazët... atëherë,  dhe shaban, adem e hamzë jasharët uçkëistë sot...
Këtë e them me bndje, ngase ishim rini revolucionare migjeniane, dhe klithnim tok:
 
Si s’e kemi një grusht të fortë
që Serbisë kokëngjeshur
t’ia hedhim trutë në tokë!
 
Dhe klitjhjet tona i ndjeu Zoti e NATO:
 
dhe e rrethuan dalëngadale
kur ishte gjendja katastrofë soaciale
e për çdo kritikë
këthitëm shqim
të faleminderit Amerikë
deri në amshim!
 
Ponoshec, 13-03-2009    

__________
 
Ramadan Asllani/Një cikël vjershash
 
KU TË FSHIHEM?!...
 
Ik prej shkaut, ik prej “shqiptarit”!
Rrah e vret... shkau, spiunon “shqiptari”
Shqiptarët në burg brenda e “jashtë”,
Është rëndë të fshihesh prej “shqiptarit”.
 
Larg është, afër është – qiriu mbi varr,
Kush e ndezi, kush e fiku – prapë në “terr”.
Vetëm qeni e ndjen urinë dhe vrapon ta marrë,
Drita e kuqe kur do të zbardhej, atëherë i dukej ferr.
 
Dhe prapë “shqiptari”, pa e me shkaun!
Unë i pari, ti i dyti – gjarpri në mes,
Nusja nuk po lind – foshnja në bark vdes,
Jehovai dhe Satani kontrabandë n’maunë.
 
Shkau, “shqiptari”, greku, italiani vret e pret,
Me gjak, me para, me vdekje për jetë pa jetë të tretë,
Edhe në tokë, edhe në  ujë, edhe në qiell pa diell,
O i malit, për mal, në mal, malësor burrëror!
 
Prishtinë, më 26 tetor 1998
 
SHKRONJË E NJËJTË
 
Fatkeqësisht që nis emri i armikut shekullor,
Me shkronjën e emrit tim mijëvjeçar.
 
Fatkeqësisht që të dy ndodhemi në Ballkan,
Dhe tërhiqemi për ta copëtuar hartën e tij.
 
Ai Shkini të Madhe, Unë Shqipëri Etnike,
Ai me shajkave, Unë me plis.
 
Dheu i vogël nuk i zë dy fise,
Ti o shka - këtu nuk ke hise!
 
Prishtinë, më 4 tetor 1998
 
HAVA PRET NË KOSOVË
 
Nuk e di si ka ardhur orienti me deve,
E ne nuk kemi mundur të ikim me kuaj.
Ai na pushtoi me “merhaba” arabe,
Me arkitekturë e me çaj.
 
Me gjarpër na e lidhi gjuhën,
Duke na shpënë përtej Evropës,
Nën hiramin e Saharës
E hamë Hurmën e Adamit
Hava le të presë në Kosovë,
Derisa Zoti t’i bashkojë.
 
Kaçanik, më 24 nëntor 1995 
__________
 
“Kosova i lindi intelektualët që i duheshin ndërsa Shqipëria i shkatërroi ata që i kishte...”

Intervistë me Dr. Lazër Radi*

Nga Blendi Fevziu

Jeta ka gjithmonë momente të caktuara që ndikojnë në të. Kur ju tregoni për të shkuarën tuaj, nuk mund ta fshihni që ajo ka pasur një moment të tillë. Mua më duket se pikërisht kjo ikje tragjike nga Kosova përbën fatin dhe fatalitetin tuaj. Ashtu si ndër fabulat kërkohet "il pusilis" d.m.th. qëllimi i saj moral, po ashtu edhe në jetën e njeriut duhet të kërkohet "moventi" - shtytësi që e nxit të veprojë. Unë jam kosovar: ideja e iredentizmit më ka përcjellë - si hija e ime - në çdo hap të jetës e të punës. Më vjen mirë se edhe tanim pas gjashtëdhjetë vjetësh prej emigranti, me të gjitha karakteristikat kam mbetë kosovar i thjeshtë: qoftë në të folme, qoftë në sjellje e qoftë në mentalitet. Kam besue gjithmonë - e vazhdoj të besoj edhe sot e kësaj dite - se Kosova një ditë duhet dhe do të bashkohet me Atdheun "amë". Kjo Shqipëri që kemi sot e që i thonë "Shqipëri e tremmbëdhjetës" është e cunguar e si çdo trup i gjymtë është i mangët dhe i shëmtuar. Shqipëria, në kufijtë e vet të natyrshëm, etnikë, mund të jetë shtet dhe komb integral. Kjo ide e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë - në entuziazmin tim rinor - shpesh herë më ka çue të kërkoj aleanca jo fort të përshtatëshme dhe të futem edhe në ndonjë rrugë të gabuar.

Flitet shumë tashmë se idetë komuniste në rrethet gjimnaziste të asaj kohe ishin në modë. Pjesmarrja e juaj në to i takonte kësaj mode apo ishte një përfundim i vërtetë në të cilin ju kishit arritur?

Kjo pyetje është e bukur, e vështirë dhe interesante. Deri në vitin 1934, Gjimnazi i Shkodrës ishte një institucion i qetë - pa rryma politike dhe ideologjike të asnjë lloji. Me shtetëzimin e shkollave, Gjimnazi u shtua me elementë të rinj, me nxënës që vinin nga Jezuitet dhe nga Fretërit. Në klasën time, ndër të tjerë erdhi Qemal Stafa, Xhemal Broja, Pashko Gjeçi, Vasil Llazari, Spiro Bellkovi etj. Deri në këtë kohë për asnjë lloj ideologjie nuk flitej kund. Me ardhjen e këtij elementi të ri filloi një gjallëri në gjithë shkollën. Në fillim u mendua të shtihej në dorë shoqëria "Besa Shqiptare", e cila në ato kohëra ishte në apati të plotë. Në bazë të Statutit të kësaj Shoqëria, aty kishte mundësi për veprimtari më të gjera kulturore, artistike, letrare dhe sportive. Aktivitete, ku mund të grumbulloheshin dhe të aktivizoheshin të rinjtë e kësaj shkolle. Filloi kështu të shkundej pluhuri i apatisë. Me pak mundim dhe pak peripeci kjo Shoqëri u mor nga grupi përparimtar. Menjëherë filluan veprimtaritë. Gjendja financiare e Shoqërisë ishte përtokë. I duhej kushtuar rëndësi teatrit, mbasi ai mund të ishte i vetmi burim të ardhurash. Ne na duheshin para sepse kishim për qëllim të nxirrnim edhe revistë tonë. Pra, u krijua një gjallëri e entuziasëm në gjithë Gjimnazin. Por, as indoktrinim e as ideologji ende nuk shifej kund. Në këtë kohë vjen në Shkodër Selim Shpuza. Ky kontaktin e parë e mori me Zef Malen që njihej pak a shumë si njeri i ditur, i përgatitur mirë dhe me idena të majta. Aty u takua dhe rrinte shpesh me Prof. Skënder Luarasin, që ishte edhe Drejtor i konviktit "Malet Tona". Doemos të gjitha këto kontakte bëheshin me kujdes dhe konspiracion të madh. Pikërisht në valën e punës, kur ishim duke përgatitur shfaqjen e dramës "Spiuni" - më njoftojnë se të nesërmen pasdreke do të takohem në shtëpinë e Ramiz Xhabies. Shtëpia e Ramizit ishte në një vend mjaft të përshtatshëm e konspirativ për mbledhje të tilla klandestine. Do të shkonim një nga një dhe në orë të ndryshme, me libra në dorë sikur shkonim të studjonim bregut të Liqenit, që ishte diku aty afër. U mblodhëm. Ishte Vasil Llazari, Xhemal Broja, Ramiz Xhabija, Qemal Stafa dhe unë. Isha i vetmi përfaqësues i Konviktit "Malet Tona". Foli Vasil Llazari. Na tregoi qëllimin e mbledhjes, na foli për komunizmin, u ndal shumë për konspiracionin dhe për rëndësinë që kishte formimi i kësaj celule të parë komuniste të Gjimnazit të Shkodrës.

Pjesa e dytë e pyetjes është nëse idetë komuniste të asaj kohe ishin "modë"?

E vërteta është se një pjesë e madhe e gjimnazistave ishin të etshëm për një "rinovim" të krejt strukturës shtetërore e shoqërore të vendit. Këto dëshira të tyre i shprehnin në hartimet e tyre, në shfaqjet teatrale që organizonin, e në atë revistë që së ahpejti kishin ndërmend të nxirrnim. Mund të duket vërtetë "modë" po të mendohet se nukleusi i parë komunist i Gjimnazit të Shkodrës përbëhej nga djem të pasurish; I vetmi i papasur ndër ta isha unë, i konviktori i "Malet Tona" dhe emigrant kosovar. Megjithatë, ndonëse nuk kishim një kulturë të mirëfilltë komuniste na ishim për një Shqipëri të drejtësisë, të lirisë dhe demokracisë.

A keni besuar vërtet atëherë se vetëm komunizmi mund ta shpëtonte Shqipërinë?

Dhe me që jemi këtu, ç'mendoni për orientimin e atëhershëm të këtyre grupeve, ato ishin të orientuara gabim që në fillim apo devijimi i tyre nisi më vonë pas formimit të partisë komuniste. Doemos, po të mos kishim besuar në një gjë të tillë nuk do t’i ishim futur kësaj pune. Sa për orientimin këtë e kishim të pakët dhe për kompensim përpiqeshim të bëheshim vetë krijues të ideologjisë komuniste. Ndër në studentët, më i pregatituri në këtë drejtim ka qënë Vasil Llazari. Ky kishte kontakt direkt me Zef Malën dhe ky i fundit me Selim Shpuzën, që kishte jetuar disa kohë në Bashkimin Sovjetik dhe kështu sillte prej andej eksperiencën e tij komuniste... Nëpërmjet profesorit të frëngjishtes Paul Goujon-it, merrnim revista e gazeta të së majtës që botoheshin në Francë. Na kishin ardhur edhe disa libra të Trockit. Ashtu të etshëm për të ditur nuk lamë gjë pa lexuar. Një ditë Qemal Stafa na tregonte se kishte lexuar diçka nga Mihail Shevçenko dhe kënaqesh me një episod ku autori tallej me Gjeneralin Popullor Budioni dhe me mustaqet e tija. Me këtë donte të na e theksonte se sa demokraci e sa liri shtypi kishte në Rusi. Nuk ka as më të voglin dyshim se imazhi i ynë për komunizmin ishte krejt ideal dhe njerëzor. Devijimi për të cilin po flitni ju erdhi më vonë, pas formimit të partisë. Fakti se të gjithë këta nismëtarë e në mënyrë të veçantë anëtarët e grupit të Shkodrës, të cilët o i zhduku fizikisht ose i eliminoi ndër burgje e internime, flet më së miri se çdo gjë është bërë më vonë - nën ndikimin sllav.

Nasho Jorgaqi në një libër të vetin ju quan "renegat" - si, dhe, pse, u shkëputët nga grupi komunist i Shkodrës?

Me kalimin e kohës grupi erdhi duke u organizuar. Filluam të ndahemi në celula treshe. Materiali propagandistik na vinte nga Mali i Zi në broshura të vogla. Filluan kontaktet me studentë e puntorë komunistë malazias. Takimet i bënim në Vrakë ose në Kalanë Rozafat. Në këto takime unë isha i pashmangshëm sepse e njihja mirë serbo-kroatishten. Nuk më kujtohet data, por në një takim që patën me studentët komunistë të Podgoricës që kishin ardhur në Shkodër "për eskursion", gjatë një bisedë disaorëshe, ata filluan të na japin direktiva konkrete: të sabotonim institucionet fetare (sidomos ato katolike), të fillonim nga vrasjet d.m.th. të ushtronim njëlloj terrorizmi politik etj. Etj., bile njërit prej tyre i shpëtoi një shprehje e tillë: "Vrisni nga këta, ka shqiptarë sa të duash..." U trondita. Gjithë atë natë reflektova dhe erdha në përfundim se duhej të shkëputesha nga ai grup. E kisha pak të vështirë sepse tani kisha punuar mjaft dhe në konviktin e "Maleve Tona", ishte punuar fort mirë në organizimin celular. Në mëngjes mblodha treshen time Elez Brahën, Hajdar Dushin e Xheladin Hanën dhe u tregova për vendimin që kisha marrë. U erdhi shumë keq - por, qenë plotësisht dakort me mua. Në veçanti njoftova edhe shokët e mi Haki Tahen dhe Emin Durakun. Edhe ata si kosovarë u bindën se ai nuk ishte komunizëm, por një antishqiptarizëm sllav që donte të hakmerrej me dorën tonë kundra shqiptarëve. Në mbledhjen më të parë që bëmë në shtëpinë e Ramiz Xhabisë deklarova: "Jam kosovar, i dëbuar nga Kosova prej serbomëdhejve. Erdha në Shqipni, në Shkodër për të studjue e për të qënë i vlefshëm për Shqipni e për Kosovë dhe jo për të bërë politikën e serbit në Atdheun tim. Të jeni të sigurtë se nuk do të dekonspiroj asgjë prej kësaj që kemi realizuar edhe sikur të ma rrjepin lëkurën..." Sot, di të them se i qëndrova atij Betimi. Pra qysh në vitin 1937, u divorcova dhe preva çdo marrëdhënie me komunizmin, bile duke kaluar në kahun e kundërshtarëve të tij...

Ju keni jetuar të famshmet vitet tridhjetë, dhe kemi dëgjuar se keni shkruar një libër për atë kohë. Ç'mund të na thoni?

Është e vërtetë se kam jetuar në mjaft raste interesante dhe shpesh jam gjendur vorbullën e ngjarjeve. Është e vërtetë se për këtë periudhë kam shkruar një libër të titulluar: "Shqipëria në vitet ‘30”...
Për mua, dhe në këndvështrimin tim, ajo kohë ka qenë një nga periudhat më të rëndësishme të lulëzimit të kulturës shqiptare, madje në njëfarë mase personalitetet e asaj periudhe i kanë munguar zhvillimit të mëvonshëm të Shqipërisë.
Kur ju dëgjoi që flisni për njohjet tuaja me ta më duket sikur kam përpara një figurë shumë interesante... Sikur të përdornim një term ekonomik shumë të modës sot, do të thoja se vitet Tridhjetë kanë qenë një "boom" i vërtetë i kulturës dhe i letrësisë shqiptare. Në ato vite patëm krijimet poetike të Lasgush Poradecit, Migjenit, Petro Markos, Nexhat Hakiut, Vedat Kokonës, Mitrush Kutelit, Ali Asllanit prozën poetike të Nonda Bulkës, një publicistikë të shkëlqyer të njerëzve të talentuar si Krist Maloki, Vangjel Koça, Branko Merxhani, vëllezërit Toto, Tajar Zavalani, romancierë e novelistë si Ernest Koliqi, Sterjo Spasse, Haki Stërmilli, Mustafa Greblleshi etj. Gazetarë të mirëfilltë si Nebil Çika e Zoi Xoxe, pa përjashtuar klasën e shkëlqyer të klerikëve katolikë, ku shkëlqenin Gjergj Fishtës, Vinçenc Prennushi, Lazër Shantoja, Zef Valentini, Bernardin Palaj, studjues e shkencëtarë si Eqerem Çabej e Aleksandër Xhuvani e shumë e shumë të tjerë që në këtë çast nuk më kujtohen. Pjesën më të madhe të këtyre i kam njohur dhe kam punuar me ta.
Migjeni dhe Koliqi kanë qënë dy miqtë e tu të afërt, madje për Migjenin Ju keni shkruar edhe një libër (natyrisht të pabotuar) ndërsa për Koliqin keni heshtur. Ç'mund të thoni tani për ta? Të dy, edhe Koliqin edhe Migjenin i kam pasë miq dhe motivues në jetën time. Ernestin qysh në vitet e gjimnazit kur e pata profesor historie, ma vonë në redaksinë e revistës "Illyria" e me në fund kur ishte profesor e Katredës së Gjuhës Shqipe në Universitetin e Romës. Përsa i përket Migjenit, fati e desh që të qëndroja një verë të tërë me të në Pukë. Isha me të në vitin 1936, që mund të konsiderohet edhe si viti i krijimeve të tij më të bukura. Ai qe vit i pjekurisë së tij të plotë si poet e si prozator. Jetova me të nën kulmin e shkollës verore të Pukës, në dy dhoma ngjitur njëra tjetrës. E pashë duke punuar e duke dhënë mësim. Bisedoja me të për gjithçka - isha gjimnazist dhe i etshëm për të ditur çdo gjë. Migjeni ishte përherë i gatshëm, përherë i buzëqeshur, përherë me zemër të hapur. Në vitin 1964, u përpoqa t’i përmbledh kujtimet e mia në një libër të vogël "Shenime dhe Kujtime", i cili për shkak të kushteve të mia të izolimit politik nuk mundi ta shohë dritën e botimit.
Pjesa e dytë e pyetjes është për Ernest Koliqin. Në kohën e diktaturës askush s’mund ta përmendte emrin e Koliqit. Edhe pse Eqerem Çabej, i cili e kishte mik dhe koleg, në konspiracionin më të madh i thoshte Profesor Skiroit: "Lexoj gjithmonë "Shejzat". Të lutem, i thuaj Koliqit mos t’i ndërpresë por, me çdo sakrificë t’i vijojë". Për punën dhe veprën e Koliqit kam ndërmend të bëj studime të veçanta, mbasi në Romë munda të siguroj materiale të bollshme për jetën dhe veprën e tij.

Mendoni se qëndrimi ndaj tyre deri më sot ka qënë ekstrem apo i afrohet së vërtetës?

Për sa i përket Migjenit është shkruar besoj më shumë se për çdo poet tjetër shqiptar. Fantazia dhe interpretimi dallkauk dhe i indoktrinuar arriti deri aty sa mendohej ta shpallnin "komunist pas vdekjes"(!?!)
Që në shkrimet e para që botova për Migjenin në gazetën "Drita" - e premte 9 shtator 1938, - ku thoja se: "poezia e tij fort e çmueshme nuk i takon asnjë drejtimi - përveçse shprehjes së ndjenjave të dashurisë njerëzore". Në këto vitet e fundit, mbrenda mundësive të mia të jetës në kampin e "dëbimit", jam përpjekur të shkruaj mjaft, si për Migjenin ashtu edhe për veprën e tij. Mendoj se kur të botohen këto shkrime, mund të formojnë një kontribut modest për ata që do të merren me studime të hollësishme për jetën dhe veprën e Migjenit në kushte më të mira, më të lira dhe nën frymën e një demokracie pluraliste.
Kurse ndaj Ernest Koliqit diktatura ka mbajtur një qëndrim tepër ekstrem, dhe poshtërues. Ajo që më ka dhimbur është pikërisht një shkrim i vonë në një parathënie mbi Migjenin, ku në mënyrë të paskrupull fyhesh një korife i fjalës dhe kulturës shqipe, si Koliqi. Jam i bindur, se ata që e kanë bërë një gjë të tillë, shpejt do të pendohen e ndoshta do t’u duhet t’i kthehen pështymës së tyre...

Deri tani jemi mësuar ta shohim Migjenin si një gjeni të zymtë e të mënjanuar ndërsa Koliqin vetëm si kolaboracionist. Ç'mund të na thoni për Migjenin dhe Koliqin Njeri, për intimitetet me ta?

Migjenin, kohët e fundit turbekulozi ia rëndoi së tepërmi shëndetin. Kjo ndoshta ishte edhe shkaku i zymtësisë dhe trishtimit të tij, shprehur në mënyrë të veçantë në poezitë e fundit. Përsa i përket mënjanimit të tij, mendoj se edhe kjo ka arsyet e veta. Si natyrë Milloshi ishte njeri i shqoërueshëm, bile edhe gazmor, me një humor shumë elegant. Shpesh herë mbrëmjeve, autoritetet lokale të Nënprefekturës së Pukës e ftonin për një seancë pokeri. Migjeni vazhdimisht humbiste sepse nuk e kish as dinakërinë e kundërshtarëve dhe as fuqinë financiare të tyre. Megjithatëm edhe pse humbës, e mbante tërë atë shoqëri me qyfyre të këndëshme. E, në qoftë se - siç thotë Cvajgu - në bixhoz kuptohet karakteri i njeriut, atëhere mund të themi për Migjenin se ishte njeri që e dinte dhe e donte shoqërinë. Siç e thashë edhe më lart, në poezitë e fundit ai me të vërtetë ishte i zymtë, por "mënjanimi" i tij nuk ka ardhur as nga sëmundja e as nga dobësimi i tij shpirtëror, por nga dëshira - siç ma thoshte ai vetë - që atij dimri 1936 - 1937, d.m.th. në pushimet e tia shkollore të përfundonte "Novelat e qytetit te veriut". Brenda kësaj kohe të shkurtër, ai mundi t’i shkruajë gjithë novelat e tij. Pra vetizolimi, ishte rrjedhojë e pasionit të tij për t’i dhënë vehtes mundësi që të mbyllte një kapitull të rëndësishëm të jetës së tij...
Përsa i përket Ernest Koliqit - jo vetëm ju, rinia e sotme, por edhe brezat e mëparshëm e keni njohur vetëm nën nofkën e "kolaboracionistit". Kjo është një fatkeqsi që kërkon kohë për t’u shkulur nga mendja. Por, jo vetëm kjo fjalë, por kanë qenë të shumta parrullat e famëshme të fabrikuara në arsenalin e propagandës komuniste si: kolaboracionist, tradhëtar, spiun, agjent, poliagjent, trafikant armësh, i shitur, kalemxhi etj. etj. Mendoj se ju të rinjtë e Shqipërisë Demokratike duhet të distancoheni nga të tilla shprehje bajate dhe helmuese propagandistike. Përpiquni vetë që prapa çdo epiteti të tillë, të ndaloheni tek "njeriu" dhe tek “vepra” e tij, ta studjoni dhe të nxirrni konkluzione të reja. Dhe do të shikoni se Koliqi do t’ju shfaqet krejt ndryshe nga ajo çka e ka paraqitur propaganda komuniste, e perfeksionuar në sharje, shpifje dhe denigrime njerëzish dhe personalitetesh.
Po vijmë tek Ernest Koliqi. Siç e njoh unë dhe siç e paraqet vepra e tij, ai është ndër atdhetarët dhe shkrimtarët më të shquar që ka nxjerrë Shkodra, bashkë me Luigj Gurakuqin e Vaso Pashë Shkodranin. E gjithë vepra e tij e sidomos, kohrat e fundit para vdekjes me rivistën "Shejzat" shihet e gjallë kjo frymë intelektuale dhe ndjenja e lartë patriotike e tij.

Jeni nga publicistët e rinj të njohur të asaj kohe. A keni diçka për të thënë për veten dhe për shtypin e asaj kohe?

Kam shkruar në tri periudha të ndryshme:
Në kohën e Zogut deri në vitin 1939: si gjimnazist jam marrë krysisht me shkrime të vogla letrare: me skica, me prozë poetike, me përshkrime të shkurtëra dhe poezi.
Gjatë kohës së pushtimit italian: kam shkruar artikuj për të përditëshmen “Tomorri” që drejtohej nga Vangjel Koça, mik dhe udhëheqës shpirtëror i imi. Në këtë gazetë kam bashkëpunuar për afro një vit dhe kam shkruar një varg të gjatë artikujsh. Bashkëpunimin në këtë gazetë ma ndërpreu Drejtoria e Shtypit, pasi qeveria Jugosllave kishte protestuar pranë qeverisë italiane, për karakterin irendentist të artikujve të mi, ku unë aludoja për një sulm të mundshëm të Italisë kundës Jugosllavisë.
Mbas kapitullimit të Italisë kam bashkëpunuar në gazetën "Bashkimi i Kombit" të drejtuar nga intelektuali Akile Tasi - shqiptar i vërtetë dhe njeri i jashtëzakonisht i ndershëm. Artikujt e botuar në këtë gazetë kanë një frymë bashkimi dhe karakter iredentist, me një të veçantë dashurie për Kosovën time martire që në atë kohë po shqetësohej nga bandat çetnike. Me këta artikuj konsiderohej se kisha arritur një pikë mjaft të lartë në publicistikën shqiptare dhe mund të them se artikujt e mi qëndronin në një nivel me artikujt e publicistave me eksperiencë si Xhelal Mitrovica, Masar Sopoti, Eqerem Telhaj etj. etj. Artikujt e shkruar në vitin 1944 edhe sot i lexoj me andje. Shumicën e tyre i kam firmosë me pseudonimin “Ushtima e Sharrit”, me inicialet L.R. ose thjesht pa emër fare siç ishin pjesa më e madhe e kryeartikujve.

Mbaruat gjimnazin në mënyrë të shkëlqyer dhe befas, falë rastësisë, morët një të drejtë studimi për në Itali, gjë mjaft e vështirë për një emigrant si ju. A mos ky moment ka ndryshuar vërtetë gjithçka në jetën tuaj të më vonëshme?

Posa mbarova shkollën e mesme, nga dëshira e madhe për të vazhduar studimet e larta, iu drejtova me një letër Mbretit Zog. Nuk pata përgjigje! Iu drejtova me një letër të dytë. Nga fundi i korrikut, ndërsa po bëja plazh te Currilat e Durrësit, vjen vëllai pa frymë dhe më njofton se po më kërkonte mbreti në plazhin e Durrësit, në palafitën e tij të ndërtuar brenda në det. Pas dreke u paraqita në hyrje ku më doli një oficer. I thashë se më kishte kërkuar vet Mbreti. U fut brenda dhe pas pak minutash doli e më njoftoi se duhej të paraqitesha në vilën dykatëshe përbri ku do të më priste Lalë Krosi... U zemërova dhe u ktheva në Durrës i dëshpëruar pa takuar njeri! Pas disa ditësh më shkoi ndërmend t’i drejtohesha Don Anton Zogaj-t, famulltarit të Durrësit, e t’i lutesha që të ndërhynte pranë Ambasadorit të Italisë, Françesko Jakomonit për të më akorduar një bursë. Don Antoni më dha një rekomandim dhe u interesua gjallërisht deri sa më nxorri jo një bursë por një ndihmë prej 1000 frangash në vit. Me këtë ndihmë të vogël u regjistrova në Fakultetin e Drejtësisë.
Më katër prill gjej mbi tavolinën e dhomës sime një bilietë vajtje-ardhje për në Tripoli me motonaven më të madhe të botës "Augustus", një biletë tjetër për tren deri në Napoli edhe ajo vajtje-ardhje si edhe 500 lira italiane në të holla, për ndonjë shpenzim të veçantë. Këto i kishte sjellë një karabinier dhe e zonja e shtëpisë ishte e detyruar të njoftonte nëse isha nisur apo jo. M’u duk një udhëtim interesant dhe e pranova. U nisa. Më 7 prill kur po gjendesha në mes të detit Mesdhe, nga mikrofonat e radios e mora vesh se trupat italiane kishin zbarkuar në Durrës dhe po vazhdonin pushtimin e vendit pa hasur rezistencë. Tani e kuptova se qëllimi paska qenë të më largonin nga Roma për ato ditë që do të zgjaste pushtimi. Kur u ktheva - gjithshka kishte marrë fund dhe njerëzit po e vazhdonin jetën dhe punën e tyre sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Edhe unë vazhdova studimet. Në pushimet e verës erdha në Shqipëri, në Durrës. Një ditë vendosa të shkoj në Tiranë dhe të takohesha me Vangjel Koçen, që ishte Drejtor i gazetës “Tomorri”. Vangjeli më propozoi të shkruaja në gazetën e tij. Gazetaria dhe publicistika ka qënë përherë ëndrra dhe dëshira e ime më e madhe. E pranova. Fillova bashkëpunimin, bile me një zell shumë të madh. Ky është një moment shumë i rëndësishëm në jetën time dhe pikërisht ky mund të quhet momenti që ndryshoi çdo gjë në jetën time të mëvonëshme.

Që më 23 Nëntor 1944 ju u arrestuat dhe Gjyqi Special ju dënoi me 30 vjet burgim.. Ju akuzuan për bashkëpunim me okupatorin. Çfarë do të thoni për këtë gjyq dhe për këto akuza?

Ishte një ditë e zymtë Nëntori, kur një shok i im i dikurshëm i Konviktit dhe i gjimnazit Abaz Sali Shehu - si Kryetar Këshilli i Tiranës së Re - po i kontrollonte një nga një të katër pallatet e Lanës. Unë atëhere banoja në një apartament në pallatin e fundit. Nga dritarja ndiqja gjithë lëvizjet e tij. Kur u fut në hyrjen tonë, hapa derën dhe i thirra. Si shokë të vjetër "u puthëm dhe u përqafuam me mall". Pasi u interesua se ku banoja, hiku! Nuk kontrolloi asnjë apartament në atë hyrje. Nuk kaloi as një gjysëm ore kur një togë partizanësh e rrethuan pallatin tonë. E kuptova! Do të më arrestonin! U vesha me rrobe të rënda e me çorape leshi. Trokiti porta dhe tre partizanë me mashinka sovjetike në dorë u dhanë përpara. Duke m’u drejtuar më thanë: "Eja me ne deri në Këshill të Lagjes - vetëm për një pyetje!” Ishte një tekst shabllon i atyre ditëve, ku shumica ekzekutoheshin. Qe data 23 nëntor 1944, gjashtë ditë para se të çlirohej Beogradi, mbasi data e 29 Nëntorit u bë festë kombëtare edhe për Shqipërinë. Ky ishte një veprim i koordinuar mirë nga jugosllavët që drejtonin partinë komuniste shqiptare në parashikim të një shkrirjeje të afërme të Shqipërisë me Jugosllavinë. Më thirrën vetëm për një pyetje, por, për fat të keq kjo pyetje - zgjati 45 vjet, një muaj e 17 ditë, sepse në të u përfshinë burgje, internime e dëbime pafund...
U dënova nga Gjyqi Special nën akuzën "Agjitacion e propagandë në favor të qeverisë kuislinge dhe okupatorit fashist". Fjala ishte për artikujt që kisha shkruar në gazetat “Tomorri” dhe "Bashkimi i Kombit". Dua të ndalem pak tek Gjyqi Special pasi ky gjyq u shëndrrua në një arenë të vërtetë cirku: rolin e arixhiut e luante prokurori Bedri Spahiu, i cili u tregua me të vërtetë mjeshtër i improvizimeve dhe i teatralitetit politik. Me thirrje histerike gjoja në kulmin e zemrimit për të akuzuarit, që ia rrëzonin akuzat, bënte sikur kapte mikrofonin dhe sikur do t’i binte kresë të pandehurit të pafajshëm. Në majë të gjuhës e kishte fjalën "tradhtarë", të cilën e përdorte në çdo tri fjalë. Salla brohoriste dhe këndonte këngët e “Hakmarrjes...”. Një spektakël makabër... Asnjëherë Shqipëria nuk kish pasur aq shumë tradhtarë saç dolën ato ditë nga të ashtuquajturit "gjyqe të popullit". Qoftë në serinë e parë të artikujve në gazetën "Tomorri", qoftë në ata të publikuar në gazetën "Bashkimi i Kombit" unë kisha sulmuar Jugosllavinë në mbrojtje të Kosovës martire. Siç duket të mbroje Kosovën ishte tradhëti kombëtare... Pra, nëse kisha bërë ndonjë faj, këtë e kisha bërë kundër Jugosllavisë. Megjithatë, preferova më mirë të dënohesha pa faj nga shqiptarët se sa me faj nga serbo-malazezët.
Një pyetje pak më specifike: luftën ju e keni parë vetëm si një luftë të pastër nacional-çlirimtare apo edhe si një luftë civile që përcaktonte përkatësinë e pushtimit pas saj. Nuk e kam të qartë pyetjen: ti do të dishë nëse unë luftën e kam parë si luftë të çlirimit kombëtar, apo si një luftë të bërë nga një parti e vetme për të marrë pastaj pushtimin në dorë?! Pikërisht këtë desha të di: cili është mendimi i juaj?
E gjithë lufta e zhvilluar ka qënë një mashtrim i madh gjithpopullor. Prapa flamurit të çlirimit kombëtar fshihej qëllimi i marrjes së pushtetit nga partia komuniste e cila, nga ana e saj, manipulohesh nga emisaret e Titos të kualifikuar dhe të talentuar për krime e kompllote si Miladin Popoviç, Vukmanoviç Tempo dhe Mugosha, - të cilët nën maskën e internacionalizmit proletar synonin të gllabëronin Shqipërinë. Po të ishte një luftë e mirëfilltë për çlirimin kombëtar nuk do tu kthehej pushka forcave nacionaliste, nuk do të prisheshin marrëveshjet me krerët nacionalistë, së pari në Pezë me 16 shtator 1942, e më pas edhe prishja e marrëveshjes së Mukjes më 2 dhe 3 gusht 1943, pikërisht se atje kërkohej që Kosova të ishte pjesë e Shqipërisë. Për këto arsye ajo nuk mund të quhet luftë nacional-çlirimtare, por vetëm një luftë civile për marrjen e pushtetit.

Ç'farë mendimi keni për Enver Hoxhën?

Mendjemadh, injorant, vrasës dhe shkatërrues i çdo gjëje të mirë dhe të çmuar që kishte populli shqiptar.

Po për komunizmin shqiptar?

Ashtu si për Enver Hoxhën.

Si e shikoni ju zhvillimin e kulturës paralelisht në Kosovë e në Shqipëri gjatë kohës së diktaturës së Enver Hoxhës? Më pëlqen të përsëris një shprehje që e kam thënë edhe diku tjetër: “Kosova i lindi intelektualët që i duheshin ndërsa Shqipëria i shkatërroi ata që i kishte...”

Nga viti 1944 kur u arrestuat e deri në shkurt 1991 kur falë lëvizjes së studentave ju u liruat - keni jetuar një periudhë mjaft të vështirë burgimesh, internimesh e dëbimesh. Jo vetëm unë dhe familja e ime, por i tërë Kombi atyre duhet t’u jetë mirënjohës fuqive të mëdha që rrëzuan Murin e Berlinit po dhe lëvizjes së studentave shqiptarë që iu kundërvunë diktaturës... Liria është edhe vepra e tyre madhështore. Me një rini të tillë, e ardhmja e këtij vendi nuk ka si mos të jetë e shkëlqyer. Për një gjë më vjen keq: pjesën më të mirë të jetës e kalova burgjeve e kampeve. Siç, e thashë më lart 45 vjet: janë një jetë e tërë. Sa do t’i kisha dhënë Atdheut me atë entuziasëm e vullnet që kisha, në atë kohë. Erdha si emigrant dhe me shumë sakrifica munda ti kryej të plota të gjitha studimet. Nga Kosova erdha në Shqipëri, por edhe këtu e jetova fatin tragjik të Kosovës. Këtu, po ai qëndrim që mbahej ndaj Kosovës, u mbajt edhe ndaj kosovarëve që ishin ose që erdhën më pasë në Atdheun - amë.

Ne u takuam bashkë në Itali këtë vit kur pas gjysmë shekulli ju dëgjuat të ju thërrisnin përsëri Dr. Radi dhe në fund të fundit te ju respektojnë si njeri e jo si i persekutuar apo i enargjinuar. Ishte një ëndërr apo diçka më tepër?

Në Romë, në qytetin ku u realizova dhe u shkatërrova si intelektual, kthimi pas pesëdhjetë vjetësh i tejkalon të gjithë kufijtë e ëndrrës. Atje unë shkova të takoj rininë time të humbur, shkova të takoj Romën magjike që m’i ndezi ëndrrat, shkova të takoj shokët dhe miqtë e dikurshëm; shkova të takoj edhe gjithçka shqiptare që ka ky qytet: duke filluar nga Holta Çakçirin, pafajsisht e mbetur e dënuar, Nermin Vlora Falaski këtë grua të shkëlqyer që krenarisht e shfaqte të qenit shqiptare, nga Sheshi Skënderbeg e deri tek Zoja e Shkodrës në Gjenancan, nga varri i Koliqit tek refugjatët e shumtë shqiptarë... Pra, në Romë kërkova të takoj gjithçka shqiptare: aty ju gjeta edhe me ju, gjeta edhe gazetarët shqiptarë të RAI-t Albert Akshinë, Petro Vuçanin e Gjon Kolndrekën, gjeta aty shqiptarin fisnik Taf Previzi dhe politikanin Dr. Mentor Çoku...

*Nuk kemi informacion mbi daten e publikimit te intervistes

Një shtet të së drejtës, përpara këngëve të "Hakmarrjes...”

Blendi Fevziu interviston Dr. Lazër Radin

Pas 80-vjetësh, dëshmitar i kulturës dhe i politikës shqiptare, a ju ngjan vetja si një kapitull historie?
Vërtetë jetova gjatë e falë kësaj jetëgjatësie dhe interesave të mia për gjithçka, kam qenë dëshmitar i shumë periudhave të rëndësishme të Shqipërisë moderne si në kulturë ashtu edhe në jetën politike të saj. Në këtë vorbull amplitudash ngjitëse e zbritëse është edhe jeta ime. Nuk ndjej veten as si kapitull historie dhe as si kapitull letërsie: më shumë veten e ndjej një kapitull të parealizuar midis këtyre dy pasioneve të hershme të jetës sime. Sepse sipas mehe, ka njerëz që e marrin jetën për dore dhe e çojnë ku duan ata, por, shumicën e njerëzve i merr jeta përdore dhe i përplas ku dëshiron ajo. Sigurisht do të doja që të mos isha tek e dyta, pasi jam i sigurt se nuk bëj pjesë tek kategoria e parë. Megjithatë, jeta e ime e parë sot nga piramida e tetëdhjetë viteve më duket interesante. Gjithmonë kam besuar tek jeta, kam qenë prej atyre që mund të quhen "optimistë pa shkak". E kam dashur jetën edhe atëherë kur ajo tregohej e ashpër, cinike e pamëshirshme, jo veç me mua por me gjithë popullin tim. Kjo brenda meje ishte edhe shpresë edhe dëshpërim. Unë i kam të shkruara një pjesë të mirë të kujtimeve të mia. Ndoshta nji ditë, kur unë të mos jem më, ndokush mund të ketë interes për to...

Cili ka qenë fati i jetës suaj?

Fatin e jetës sime unë do ta krahasoja me fatin e bibliotekave të mia. Që fëmijë e kam patur pasion leximin. Gjithë të hollat që arrija t’i mblidhja me vështërsi të panumërta i ktheja në libra. Në moshën 13-vjeçare kisha një bibliotekë prej afro 1000 librash, të cilën përdhunshëm e braktisa kur na dëbuan famijarisht nga Prizreni. Kur studioja në Romë, edhe aty sëmundja e hershme e librave, më shtyu të krijoj një bibliotekë të kulturës së përgjithshme dhe të asaj juridike. Një bibliotekë shumë të pasur. Më mbeti atje me shpresë së mbas lufte do të mund t'i sillja në Shqipëri. U ktheva pas 50-vjetësh në Romë, me shpresë se mund t'i gjeja diçka: ishin zhdukur edhe njerëzit, edhe librat! Ndërsa gjithë librat nga koha e gjimnazit dhe ato çka kisha mundur t’i sillja nga Italia, mbasi më burgosën, librat i mori të gjithë biblioteka e Durrësit, e cila e shpërbleu nënën me 150 napoleona letër!!! Mbas gjithë këtyre bibliotekave të humbura, ende sot kam një bibliotekë modeste, në kushtet e asaj diktature që jetonte në armiqësi me kulturën, shenjë të dashurisë sime për librin dhe mbijetesës. Prandaj s'gjej krahasim më interesant për fatin e jetës sime se sa me fatin e bibliotekave të mia.

Po fatkeqësia?

Fatkeqësinë time e konsideroj pjesë të fatit. Jam burgosur 27-vjeç, në kulmin e energjive dhe të vrullit krijues. Nuk do ta quaja veten fatkeq sikur diktatura të më kishte gjetur plak dhe liria të ri. Diktatura mplaku jo vetëm rininë time, ajo mplaku rininë e një kombi me çmenduritë e saja: fatkeqësia ime nuk ka qenë vetëm e imja...

Keni qenë mik i Migjenit dhe i Koliqit: ç'ruani ende nga ata?

Për të dy këto figura të rëndësishme të kulturës shqiptare ruaj kujtimet më të mira. Edhe pse ata s’e njohën nga afër njeri-tjetrin, e deshën njëri-tjetrin dhe, në vijën ideale ata morën e dhanë me njëri-tjetrin. Po të ndjekësh në thellësi prozën e të dyve, do të vëresh se tek "Novelat e qytetit të veriut" ndjehet mendësia koliqiane ashtu si tek "Tregtar flamujsh" ndjehet ndikimi i prozës së shkurtër migjeniane. Ndërsa Migjeni mbeti i padiskutueshëm për letërsinë shqipe, për Koliqin u hesht, po jo vetëm kaq! Në të vërtet, nuk u hesht, por u përpoqën me të gjitha mënyrat ta nxijnë (siç dijnë të nxijnë kalemxhinjtë) gjithë veprën e tij. Megjithatë, koha ka vulën e vet dhe unë jam i bindur (dhe jo vetëm unë) se Koliqi është një element themelor në “tabelën e Mendelejevit”, ai e ka vendin e vet të padiskutueshëm në letërsinë shqiptare. Do të thoja se nuk është Koliqi që ka nevojë për vlerësimin tonë, jemi ne që kemi nevojë për vlerat dhe veprat e tij. Për Migjenin, kam përfunduar një libër ku, krahas kujtimeve, kam bërë edhe një analizë të veprës së tij, të cilin besoj ta botoj së shpejti.

Në vitet e luftës keni punuar si gazetar. Ç'mund të na thoni për gazetarët e asaj kohe?

Shqipërisë, në asnjë kohë s’i kanë munguar gazetarët. Siç ju shpjegova edhe më sipër, në moshën 27-vjeçare unë e mbylla karrierën time, kështu mund të them se kam qenë një “diletant i apasionuar”, me gjithë të mirat dhe të këqijat që mbart me vete kjo shprehje. Kam filluar të shkruaj në shtyp qysh prej vitit 1934, në "Vatrën e Rinisë" të Vasil Xhaçkës e deri në vitin 1944 ku e mbylla ciklin e publicistit në gazetën "Bashkimi i Kombit" me pseudonimin "Ushtima e Sharrit" dhe "Gjergj Komneni".
Gazetaria është e vështirë në paqë e jo më në luftë. Nuk ishte e lehtë të punoje gazetar në atë kohë kur ende nuk qe qartë rrjedha e ngjarjeve. Megjithatë unë mund të them se penat e Branko Merxhanit, të Vangjel Koçës, të Ismet Totos, të Nebil Çikës e shumë e shumë të tjerëve kanë lenë emër të madh në historinë gazetarisë dhe publicistikës shqiptare.
Gjatë luftës, unë isha i bindur se situata në Ballkan nuk kishte asgjë të përbashkët me idealet e shqiptarve. Fakti që në krye të drejtimit të lëvizjes në Shqipëri ishin emisarët jugosllavë, ishte treguesi i qartë i këtij kompromisi me pasoja tragjike... Ata, kishin ardhur të mbronin interesat e tyre toksore në dëm të shqiptarëve, gjë e cila u pa qartë atëherë, por u vërtetua e po vërtetohet përditë e më qartë edhe sot. Unë mendoja se shqiptarët, në kontekstin e asaj lufte, duhej të luftonin pushtuesin e ri dinak e mashtrues, të pashkëputur nga pushtuesit e vjetër.

Më 1945 u dënuat nga Gjyqi Special. Si do ta përkufizonit jetën nga kjo ditë e deri në 1991?

Ju thashë se në "Gjyqin Special" unë isha më i riu. U dënova me 30 vjet burg vetëm për artikujt e shkruar. Nuk kam pasë asnjë funksion shtetëror gjatë gjithë kohës së okupacioneve. Për mua "Gjyqi Special" qe një udhërrëfyes për kohën që po vinte. Ai shërbeu si një shkollë "diabolike" për gjithë gjyqet e ardhshme. Nën shëmbullin e tij dhe nën ndëshkimet e tij “shembullore” do të punonin edhe gjyqet të pafund të diktaturës.
Të gjithë frikeshin se një ditë mund t'i priste një gjyq i tillë: s’ka rëndësi në kishe folur, apo kishe heshtur, ishe i pakënaqur apo ishe i lumtur, ishe kundërshtar dhe armik apo "shok" e “bashkëluftëtar”. I panumërt do të ishte numri i të ndëshkuarve. Më i shumtë qe numri i atyre që nga ndëshkues të tmerrshëm, u kthyen në të ndëshkuar... Revolucioni po hante bijtë e vet...
Jetën time e gjej në kontekstin e këtyre gjyqeve pafund. Të gjithë ishim në rresht dhe prisnim rradhën. Diktatura bënte edhe “privilegje”, duke na futur njerëz pa rradhë në gjyqet e saj, të cilat ishin në një farë mënyre edhe spektaklt makabre të saj. Megjithatë s’mund ta quaj veten krejt të pafat, sepse mbrrita gjer në kufijtë e atij mëngjezi ku do t’i shihja të rrëzoheshin statujat e dhunës, kjo jo thjesht për të kënaqur egoizmin tim, por për të besuar të gjithë tek shpresa. Unë kam jetuar me frymën e lirisë. E kam krijuar brenda vetes në të gjitha format e mundshme që mund të krijojë një njeri në rrethana tragjike dhe e kam pritur atë qoftë edhe si ngushllim për moshën time.

Vitet e gjata të burg-internimit a kanë lënë gjurmë urrejtjeje dhe hakmarrjeje në shpirtin tuaj?

Kësaj pyetjeje do t'i përgjigjen tërthorazi. Sa më e ashpër të jetë një diktaturë, aq më të mëdha janë tmerret e saj dhe aq më e fortë duhet të jetë përplasja me të. Sot, për diktaturën flitet si për një nocion abstrakt, sikur ajo nuk ka qenë diçka reale dhe e prekshme. Si intelektual, nuk mund t’i pranoj ndjenjat patologjike. Nuk mund t'i pranoj as ngjyrosjet e forta të urrejtjes. Unë mund të them se diçka nuk e pëlqej, nuk e pranoj, nuk e dua, përpara se të them "e urrej". Unë kërkoj një shtet të së drejtës, shumë më përpara se të këndoj këngët e "Hakmarrjeve..."
Koha e sotme po shfaq një fenomen të çuditshëm dhe paradoksal. Ata që e vuajtën diktaturën u treguan më shpirtmëdhenj, ata që e ushtruan atë janë të pakënaqur që s’mund ta vazhdojnë atë. Urrejtja dhe hakmarrja ka mbrritur sërish atje prej nga u nis. Thirrjet për "Thyrjet e kafkave", për "Listat e zeza", për "Nostalgjitë për të djeshmen"... diku e kanë gjetkë burimin, apo jo...

Si mendoni ju, a ka letërsi të ish të përndjekurve dhe cili do të jetë funksioni i kësaj letërsie?

Nuk ka letërsi të ish të persekutuarve. Bile do të thoja se termi "letërsi e ish të persekutuarve" është një term fyes që gatuhet nëpër guzhinat e realsocit! Koha tregoi se njerëzit megjithë dhunën e pësuar krijuan vepra arti. Jo vetëm vjersha, tregime, drama e romane, por edhe piktura, edhe skulptura, edhe këngë, etj., etj. Ata janë pjesë e pandarë e gjeografisë shpirtërore të këtij populli. Ç'do do ndodhte sikur të mos qe shkruar asnjë rresht nga këta njerëz? Kjo do të tregonte o se jemi një popull me shpirt të thellë nënshtrimi e skllavi o se "diktatura" ka qenë me të vërtet aq e ëmbël, si në poemat e autorve që sot s’di në ndjehen të fyer për hipokrizinë e tyre. Më duket se po ndjehet në atmosferë një tendencë për ta asgjësuar ose të paktën për t’i mënjanuar këtë letërsi, vetëm për të ruajtur "aureolen" dhe majat e arritura në pesëdhjetë vjet diktaturë... Megjithatë unë i besoj kohës.

Si e kaloni kohën dhe me se po merreni?

Nuk kam shumë kohë të lirë, pasi punoj pothuaj gjithë ditën. Si e kaloni kohën? Shkruaj, përkthej, korrigjoj dhe botoj diçka. Kam përfunduar "Kujtimet e mia me Migjenin". Jam duke punuar një material për vitet 30-të. Kam dërguar për botim një përkthim nga Mark Milani i Malit të Zi: "Jeta dhe zakonet e shqiptarve". Kam përkthyer katër vepra të Platonit; të gjitha i kam gati për botim. Po merrem me "Enciklopedinë e historisë së botës", që më ka marrë shumë kohë...
Punoj, punoj megjithse po e ndjej se energjitë po më pakësohen. Duke punuar mendoj se vdekja do t'më harrojë deri sa t'i mbaroj punimet që kam ndër duar. Gjej rastin të ju falenderoj që më zbuluat se jam gjallë...

Tiranë, më 30.03.1995

Kam besuar se Shqipëria do ta kishte një 20 shkurt

Remzi Lani interviston Dr. Lazër Radin

- Dr. Radi “Zëri i Rinisë” që ka intervistuar personalitete të njohura të politikës, kulturës dhe shkencës shqiptare ju drejtohet pak me vonesë. Le ta themi hapur, ne nuk ju njihnim. Ju ishit një nga ata të cilët regjimi ju kishte dënuar përveç të tjerash edhe me “heshtjen totale”, apo jo?

- Së pari falenderoj “Zëri i Rinisë” që vazhdon të mbetet derë e hapur jo vetëm e njerëzve të kulturës, shkencës dhe politikës, por edhe e njerëzve të panjohur, të dënuar me heshtje gjysëmshekullore!
Këtij kalvari, shumë si unë, i provuan të gjitha, që nga burgu, internimi, demaskimi, izolimi, ndëshkimi i fëmijëve e gjer tek heshtja e indiferencës totale. Në të vërtetë heshtja jonë ishte protestë, por edhe një lloj mimetizimi përballë makinës së tmerrshme të diktaturës shqiptare. Këtu do të kujtoja fjalët e oratorit të famshëm të parlamentit francez Abatit Sejez, i cili gjatë gjithë periudhës së terrorit të Revolucionit Francez s’e hapi gojën dhe, kur pas rënies së Robespierit e pyetën: “Ku ishe Abat gjer tani?”, ai u përgjegj: “Zheveky” d.m.th. (jetova) munda ta nxjerr kokën gjallë... Heshtja në kohën e diktaturave është diçka krejt normale dhe e zakontë, por heshtja me të cilën të mbulon demokracia është e tmerrshme. Të dalësh nga heshtja duke ulëritur, duke kërkuar të ngjitesh në piedestal persekutimin tënd, nuk më duket diçka e arsyeshme për cilindo intelektual. Sot, për mendimin tim, flamurin e persekutimit kanë nisur ta ngrenë lart të përkëdhelurit, ose mediokrit e djeshëm. Prandaj kam zgjedhur heshtjen përballë kësaj lufte ku shumkushi rrëket të mbajë flamurin.

- Jeta e juaj në një farë mënyre ndahet në katër periudha: fëmijëria në Kosovë, rinia në Shkodër, koha e mesme në burg dhe internim, dhe së fundi pleqëria në demokraci. A do t’ishit dakord me këtë ndarje?

- Kam lindur në Prizren dhe jam larguar prej andej në moshën katërmbëdhjetë vjeçare. Kam mbaruar Gjimnazin e Shkodrës në vitin 1938, në kohën e artë të viteve ‘30, ku shumë prej figurave të asaj kohe i kam njohur direkt ose indirekt. Ju nuk më kujtoni periudhën e tretë të jetës sime: studimet në Universitetin e Romës, ku kam mbaruar juridikun dhe jam lauruar në filozofinë e së drejtës me maksimumin e votave. Kjo është periudha më e trazuar dhe më energjike e rinisë sime. Në moshën 28 vjeçare i nënshtrohem diktaturës gjer në ditët e dhjetorit të 90-tës.

- Keni njohur Migjenin, Qemal Stafën, Ernest Koliqin dhe intelektualë të njohur të viteve ’30. Cila është optika e juaj për vitet 30, ende të paqarta për lexuesit tanë?

- Me Migjenin kam patur fatin ta kaloi një verë të tërë më 1936, viti i krijimeve të tia më të bukura. Me Qemal Stafën kam qenë në një klasë në Gjimnazin e Shkodrës dhe kemi qenë bashkpunëtorë shumë aktivë e të ngushtë në shoqërinë “Besa Shqiptare”. Ernest Koliqin e kam patur mësues ne Gjimnaz, udhëheqës shpirtëror në krijimet e mia letrare dhe më vonë koleg në Universitetin e Romës.
Vitet ’30 u bënë vazhdimi më i bukur i rilindasve dhe i pasrilindasve. Gjëja më e bukur e shkrimtarëve të rinj të atyre viteve ishte përpjekja e tyre fisnike për ta bindë veten dhe lexuesin se jeta shqiptare fshihte në gjirin e vet një bukuri dhe një atraksion të tillë sa me të vërtetë e meritonte ta jetoje. Do të mundohem të paraqes një vizion apo një optikë, siç thoni ju, të asaj periudhe ende të paqartë për lexuesin e sotëm. Shqipëria e asaj kohe nuk kishte akoma një qendër kulture që të rrezatonte mbi tërë vemdin. Tre qytetet kryesore me një jetë kulturore të vetën, ishin Shkodra, Gjirokastra dhe Korça. Në Shkodër botoheshin dy revista “Hylli i Dritës” dhe “Leka”, që kishin një nivel të lartë kulturor, ndërsa dy revistat e tjera “Cirka” dhe “Kumbona e së Diellës” synonin t’u drejtoheshin lexuesve mesatarë. Ndër to rriheshin probleme shoqërore e letrare, por, që të gjitha kishin për qëllim ta ngrinin Atdheun tonë në një shkallë të qytetërimit europian. Në Gjirokastër dilte gazeta “Demokracia” e Vangjel Koçës dhe e Branko Merxhanit. Rreth kësaj gazete ishin grumbulluar një grup të rinjsh vullnetmirë, të cilët, nën drejtimin e Branko Merxhanit po inicioheshin në filozofinë dhe sociologjinë moderne. Edhe Korça kishte një rreth të mirë të rinjsh intelektualë, që vazhdonin traditën e tyre të famshme në fushën letrare e shoqërore. Tirana, vendi më i prapambetur nga pikëpamja kulturore dhe intelektuale, në vitet ’30 nisi të luajë një rol shumë të rëndësishëm: po bëhej qendra e unitetit kulturor kombëtar. Pra, forcat intelektuale të periferisë nisën të lakmojnë kryeqendrën ku nisi të marrë formë e shtat unjisimi kombëtar. Nuk mund të rri pa përmendur këtu lëvizjen letrare të të rinjve të grumbulluar rreth revistës “Illyria”. Redaktorë të kësaj reviste ishin Branko Merxhani, Karl Gurakuqi, Vangjel Koça, Odhise Paskali, Anton Logoreci, Ismet Toto, Ernest Koliqi, Stefan Shundi, Lazër Shantoja, Et’hem Haxhiademi etj. etj.
Duke gjykuar politikisht mund të them se të gjithë intelektualët e rinj të viteve ’30 ishin në barrikadën kundërshtare me qeverinë dhe mbretin. Por, për hir të bashkimit të kombit, ishin gati të bënin edhe lëshime po të shikonin një kthesë reale të klikës sunduese. Për fat të keq ato reforma e lëshime që bënin sundimtarët nuk ishin tjetër veçse lojëra dhe manovra politike. Ata nuk e kuptuan apo nuk deshën ta kuptojnë se ishte një domosdoshmëri, një nevojë imperative, që kombi të futej në rrugën e demokracisë dhe të përparimit. Ata nuk e dëgjuan zërin kushtrimtar që po rrihte në kuadratin e historisë shqiptare. U rrëzua qeveria liberale e Mehdi Frashërit. Mehmurët patën frikë nga kultura: Shqipëria mori rrugën e greminës. Megjithatë, vitet ’30 mbeten periudha më e artë e letërsisë shqiptare.

- Si e gjykoni ju Migjenin? Si e vlerësoni trajtimin që i ka bërë atij kritika letrare e realizmit socialist?

- Migjeni ishte një njeri jashtëzakonisht i thjeshtë. Vetëm një verë kam jetuar me të. Ai i jepte një rëndësi të veçantë qëndrimit dhe sjelljes. Në çdo çast të ditës që nga paraqitja e jashtme të ngjallte respekt. Sëmundja e bënte të ndjeshëm ndaj gjithçkaje. Ishte sa entuziast, aq edhe i trishtë. Duke patur një kulturë solide dhe integrale, ishte një njohës i thellë i Niçes dhe i ditirambeve të tij, një adhurues i Shopenhaurit, prozën e të cilit e konsideronte si model të prozës elegante. Njihte mjaft mirë prozën dhe poezinë ruse të pararevolucionit, dashuronte me shpirt, duke ndjerë afinitet me poezinë e Branko Radiqeviçit dhe të Leopardit. Studjonte Dostojevskin dhe kishte libër të nënjastëkut “Vëllezërit Karamanov”. Lexonte me dëshirë gjithë veprat bashkohore e moderne që botonte “Nolit” (Nova Literatura). Gjithashtu lexonte me ëndje Naimin dhe adhuronte Koliqin. Ndoshta nën ndikimin e tij ai nisi të shkruajë “Novelat e qytetit të veriut”. Pra, midis kësaj gjendjeje komplekse shpirtërore e kulturore ai ngriti veprën e vet. Migjeni nuk ishte një mit, mit atë e bëri zhdukja e papritur. Ai qe një rrufe: midis flakës, gjëmimit dhe zhdukjes qe një periudhë aq e shkurtër sa askush s’mund të besonte në vdekjen e tij. Figurën e tij e rrit fakti, se ndërsa shkrimtarët e tjerë të viteve ’30 rrekeshin të gjenin drejtimet e duhura letrare, Migjeni ishte konkret dhe i drejtpërdrejtë, si një poet europian e modern. Ai e shtroi trasenë ku duhej të ecte letërsia shqiptare. Për sa i përket “Kritikës së realizmit socialist”, ajo i dha një pamje të njëanëshme duke ia ngushtuar hapësirën e duke ia marrë frymën. Me siguri Migjeni do të ndjehesh i fyer përballë një gjykimi të tillë.

-Keni botuar një pjesë të kujtimeve tuaja për Koliqin. Varri i tij gjendet në Itali, librat e tij nën çelsa të rëndë, vetëm si kopje të rralla të arkivit. Si e përfytyroni takimin e lexuesit të sotëm me Ernest Koliqin?

- Vërtetë kam botuar diçka të thjeshtë në shenjë kujtimi për profesorin, mikun dhe kolegun tim. Do të doja të bëja më shumë sepse kam vënë re se ndërmjet shkrimtarëve të çensuruar përmenden dendur Fishta, Konica dhe lihet në gjysëmheshtje Koliqi, intelektual i mirëfilltë, poet, prozator, studiues, përkthyes e krijues i Institutit të Studimeve Albanologjike në Universitetin “La Sapienza” të Romës.
Është tronditës fjala e juaj “librat e tij nën çelësa të rëndë, vetëm si kopje të rralla të arkivit...”. Por unë mendoj se ky harrim qëllimkeq do të kalojë shpejt. Para disa ditësh më ra në dorë një botim i mrekullueshëm i Koliqit “Tregtar Flamujsh” nga Shtëpia Botuese “Buzuku” në Kosovë. Akulli u thye! Të mendosh se sa shumë mund i është dashur këtij populli për ta krijuar kulturën e vet kombëtare dhe të shohësh me sa lehtësi janë përpjekur ta shkatërrojnë këtë kulturë: të pushton një trishtim i tmerrshëm.
Megjithatë Koliqi sot është përballë dyerve të hapura të Shqipërisë. E, më parë se të vijnë eshtrat e tij nga ekzili, duhet të hiqet pluhuri i veprës së tij. Sigurisht, pasi të jetë lexuar vepra e tij nga rinia shqiptare ai nuk do të ketë nevojë për monument, sepse vetë vepra e tij do të jetë një monument.

- Dr. Radi, pasi folëm për “të tjerët”, le të flasim për ju. Ç’kanë qënë për ju këto 45 vjet të sundimit komunist?

-Nëse është një kor i madh i përmasave të një populli që akuzon dhimbshëm, unë jam një zë i këtij kori. Në kulmin e rinisë e të vrullit, iu nënshtrova burgut, pas meje gruaja, na vdiq fëmija. Pas daljes nga burgu kalvari i pafund i interrnimeve nëpër kampe të panumërta. Isha laureuar doktor në drejtësi dhe avokat, e megjithatë m’u desh të punoja bujk i thjeshtë, marangoz, manipulues plehërash organike, hekurkthyes, bojaxhi, disenjator etj. etj., vetëm e vetëm për të mbijetuar. Unë nuk mund t’i them me dy rreshta, se ç’ishin për mua 45 vjetët e diktaturës. Pësova po atë fat që pësoi intelektuali dhe kultura në përgjithësi. Sot kam dëshirë që gjithnjë e më pak të flas për këtë kohë, në mënyrë që vetë heshtja të japë përmasat e një largësie sa më të madhe prej asaj. Ndërkohë, kur çdo fjalë mund të kthehej në akt-akuzë, kam punuar diçka, si kujtimet e mia, dy a tre libra me poezi, disa studime si dhe disa përkthime nga gjuhë të ndryshme. Vërtetë kjo është fare pak por është diçka!

- A shpresonit se jeta juaj do të kishte edhe këtë fazë të katërt, siç e quajtëm ne? Cilat janë preokupimet tuaja aktuale?

- Sa më të vështira ishin kushtet e jetës, aq më e madhe bëhej shpresa. Shpresa është gjëja e fundit që vdes tek njeriu. E them sinqerisht se e kam besuar ardhjen e kësaj dite. E kam besuar se Shqipëria do ta kishte një 20 shkurt, të cilin arrita ta shikoj me sytë e mi. Sot besoj se një ditë jo të largët ta shoh edhe Shqipërinë e Vërtetë. Kjo kërkon jo vetëm durim e qëndresë, por duhet t’i përgatiten edhe kushtet kësaj dite. Nëse do t’i japim shpejt trajtën shtetit demokratik, nëse do të dotë arrijmë të forcojmë lidhjet tona me botën, nëse do të mund të merremi vesh mesvedit, kjo ëndërr e trazuar do të jetë fare pranë realizimit. Kësaj ëndrre sot i kam kushtuar gjithë energjitë e mia.

- Si intelektual, si i gjykoni ritmet dhe tendencat e zhvillimeve demokratike në Shqipëri. Si ish i persekutuar si i gjykoni raportet, marrëdhënjet ndërmjet “fitimtarëve” dhe të “mundurve”.

- Diktatura dhe vetizolimi i gjatë kanë përçudnuar shpirtin demokratik të popullit shqiptar. Sot flitet shumë për demokraci e për demokratë. Por, a kemi sot demokraci të vërtetë? Them se jo! Dhe pse populli shqiptar e dëshmoi gjatë kalimit nga diktatura në demokraci, sot e përditë ndodhemi përballë paradoksesh. Ndodh që populli të jetë më demokrat se parlamentarët e vet. Pra, parlamenti duhet të bëhet një shkollë ku do të mësohet parlamentarizmi, shqetësimi qytetar, sensi i tolerancës dhe i mirëkuptimit. Një gjë e tillë nuk arrihet lehtë. Duhen spastruar ose si i thonë sot rëndom “rinovuar” mendësitë. Duhet spastruar rutina dhe institucionet nga mendësitë frenuese, duhet luftuar psikologjia e tarafit, e ryshfetit, e parazitizmit dhe e korrupsionit. Sot është koha e provës dhe e aftësive. Tendencat e zhvillimit duhen doemos të na afrojnë me Europën, ta fitojmë kohën e humbur dhe t’i bashkohemi asaj me dinjitetin tonë karakteristik. Nuk mendoj se ka fitimtarë dhe të mundur, të gjithë jemi fitimtarë nëse do të dimë të drejtojmë këtë anije drejt brigjeve të Europës. Fitimtarët janë përballë provës, të mundurit përballë si opozitë. E domosdoshme është konvergimi i të dyja palëve në interes të popullit. Si ish i persekutuar mendoj se midis fitimtarëve mund të kish elementë më cilësorë nga rradhët tona... Duhen luftuar formalizmat dhe përpjestimi dhe të futen realisht në punë individë kompetentë e të aftë për t’u përballuar me detyrat e mëdha të kohës.

- “Letërsia e burgjeve” filloi të botohet. Ju jeni një nga ata që keni shkruar në burg. Si e mendoni inkuadrimin e “letërsisë së burgjeve” në kuadrin e përgjithshëm të letërsisë shqipe?

-“Letërsia e burgjeve” që ka filluar të botohet, është shënja e parë e demokracisë. Ajo ka një specifikë të veçantë sepse është ngarkuar me protestën, revoltën, gjendjen shpirtërore si dhe dëshirën për liri. Do të ishte mirë të ngrihej një grup pune për mbledhjen, redaktimin, studimin dhe botimin e këtyre shkrimeve të ndihmuar nga shteti, sepse jo gjithçka e shkruar burgjeve do të hyjë në thesarin e letërsisë kombëtare. Nuk më duket i gjetur emërtimi “Letërsi e Burgjeve” sepse së fundi kam lexuar poezi të pabotuara të Miokom Zeqos dhe të Xhevahir Spahiut, të quajtura “poezi sirtaresh”. Shumë të tjerë nuk kanë shkruar nëpër burgje, por rrethana të përafërta me burgjet. Për mua do t’ishte më dinjitoze të quhej “Letërsi e Protestës”.

- Dosjet: të hapen apo të mos hapen?

- Është e vështirë t’i jepet një përgjigje e prerë kësaj pyetjeje, sepse cilado përgjigje do të mbarte me vete rrezikun e një konfuzioni të madh dhe të një çorodije mbarëkombëtare, duke patur parasysh terrorin nëpër të cilin kaloi gjithë një popull.
E zëmë për një çast se dosjet do të hapen. Sigurisht do të riktheheshim në luftën e klasave dhe tek vetëgjyqësitë gjë që në rrethanat e dizekuilibrit të sotëm do të ishte më shumë dëmprurëse për kombin.
Ç’do të ndodhte sikur të mos hapen dosjet. Do të ndodhte që jo vetëm dëshmitarët e rremë, torturuesit, por edhe persekutorët do të livadhisnin sipas qejfit duke penetruar gjer në hallkat më delikate të demokracisë së brishtë shqiptare.
Kështuqë duhet gjetur një rrugë e mesme ligjore: një komision i veçantë shtetëror të merret me studimin, arkivimin dhe skedimin e të gjitha dosjeve të veçanta. Presidenti ose një person i ngarkuar prej tij duhet të informohej për çdo hollësi.

- Si e keni ndjekur ju zhvillimin e kulturës, paralelisht në Kosovë dhe në Shqipëri, gjatë periudhës së diktaturës komuniste?
 
- Kosova i lindi intelektualët që i duheshin, ndërsa Shqipëria i shkatërroi ata që kishte. Shqiptarët nën Serbi jetuan nën një Jugosllavi pak a shumë të hapur ndaj Perëndimit, kurse Shqipëria dhe intelektualët e saj jetuan nën një izolim të plotë. Mbas viteve ’70 shqiptarët nën Jugosllavi e braktisën sa mundën komunizmin dhe iu përkushtuan kulturës dhe studimeve shqiptare duke nxjerrë shkencëtarë, studjues, letrarë e politikanë të kalibrit europian, ndërkohë kur Shqipëria akoma po vazhdon të tulatet me të kaluarën kobzezë.

- Kosova! Si e përfytyron ditën e kthimit në Vendlidje? - Kosova!

Prizreni, është ëndrra ime më e madhe, dëshira më e flaktë e gjithë jetës sime. Zoti, deri tani, m’i ka plotësuar të gjitha dëshirat. Duket se ka vendosur të ma realizojë edhe ëndrrën time të madhe: të shoh edhe një herë Vendlindjen time, Prizrenin tim. Ditën e kthimit në Vendlindje e përfytyroj si kthimin e Uliksit ne Itakë. Me një ndryshim, ai pas shumë peripecishë dhe aventurash udhëtimore, më në fund, pas njëzet vjetësh, mundi t’i hedhë çengelat në Itakë. Po unë? Po m’u dha mundësia të kthehem në Vendlindje, këtë e bëj pas 62 vjetësh, prandaj edhe malli, edhe dëshira janë tri herë më të mëdha...

- Një ndër temat më të nxehta të shtypit të sotëm është roli dhe përgjegjësia e intelektualëve nën diktaturë dhe në proçeset demokratike. Si e shihni ju këtë problem?

- Nuk duhet të harrojmë për asnjë çast se pa kulturë nuk mund të bëjmë asnjë hap përpara. Do të mbetemi primitivë të përjetshëm! Unë jam kundra denigrimit të intelektualëve. Nuk është i drejtë kriteri - që aplikonin monistët - sipas të cilit njerëzit dhe puna e zhvilluar në një epokë të caktuar të gjykohet e të dënohet sipas parimeve që përfiton epoka tjetër e mëvonshme. Dihet se në një kohë të çoroditur edhe veprimet do të dalin të çoroditura! Në një epokë anormale - siç ishte ajo e komunizmit - do të bëheshin gabime e faje jo nga qëllimi dhe vullneti i keq i vetë njeriut, por nga diktakti i kohës në të cilën kanë jetuar. Shqipëria sot ka një çetë të mirë intelektualësh. Mendoj se është detyrë e demokracisë t’i afrojë këta njerëz t’ua hapë horizontin dhe t’i ndihmojë ta kapërcejnë shok-un e asaj periudhe të mbrapshtë të diktaturës comuniste, në të cilën fati i çoi të lindin, të rriten, të kulturohen dhe të punojnë. Intelektual nuk bëhet njeriu as në një ditë e as në një vit! Duhen sa e sa vite shkolle, shumë studime, shumë djersë e punë për të arritur shkallën e një specialiteti në kulturë, shkencë dhe art. Njerëzit tanë të kulturës që patën fatin e keq t’i shërbejnë diktaturës duhet të përpiqen ta njohin veten, t’i mohojnë mashtrimet doktrinale që kanë mbrojtur, të klimatizohen me vlerat etnike iliro-shqiptare, t’i shtrohen punës duke zbuluar dhe duke zgjuar vlera në gjirin e kombit tonë, të punojnë me devocion për ngritjen dhe rindërtimin e Atdheut mbi baza të shëndosha drejtësie, lirie dhe demokracie. Me një bashkëpunim të tillë, me një grumbullim të tillë forcash intelektuale, do të mund të futemi në rrugën e madhe për krijimin e kushteve të shëndosha për një bashkëjetesë kombëtare të pastër, pa paragjykime e pa qëllime dinake. Ecja e një kombi nga një periudhë e errët në një periudhë tjetër mbarësie e drite quhet rilindje. Këtë rilindje pra e kanë për detyrë t’ia dhurojnë Atdheut ata që dijnë më shumë e që ndjejnë në damarët e tyre gjakun e shqiptarit. Ja kështu e gjykoj unë rolin e intelektualit që vjen nga diktatura dhe që integrohet në proçesin demokratik shqiptar.

- Cili është mendimi i juaj për Ismail Kadarenë?

- Ismail Kadareja së bashku me Rexhep Qosen janë dy shqiptarë të mëdhenj që ka nxjerrë vendi ynë në këtë shekull të njëzetë. Shqipëria do të ketë nevojë gjithmonë për këta ambasadorë të letrave shqiptare.

- A besoni në një përparim të shpejtë të Shqipërisë?

- Unë besoj në përparimin e Shqipërisë, sepse besoj në vitalitetin e popullit tim. Përsa i përket ritmit të këtij përparimi ai varet nga aktivizimi i qeverisë, puna e popullit si dhe nga ndihmat që mund të na vijnë nga Komuniteti Europian dhe Amerika.
Ju faleminderit.

(Zëri i Rinisë, e shtunë 2 Maj 1992)

Lazër Radi - Biografi

1916, me 29 janar, lind në qytetin e Prizrenit, (Kosovë) në një familje patriotësh, i fundmi i katër fëmijve.
1922-1929, frequenton shkollën fillore dhe të mesme në qytetin e lindjes
1929, si rezultat represionit serb mbas arratisjes së vëllezërve nga shërbimi ushtarak detyrohet të marrë udhën e mërgimit, në Shqipëri…
1930-31, vazhdon një vit të shkollës së mesme në gjimnazin e Tiranës
1931-1938, vazhdon gjimnazin e Shkodrës, në konviktin “Malet Tona”
1935-1938, fillon botimet e para në shtypin e kohës (Shtypi, Kombi, Drita, Diana, kryesisht me emër, me inicialet, L.R., apo me pseudonimet Lara, Lapredi, Ladi…)
1936, në verën e atij viti, në shkollën verore të Pukës, ku jepte mësim e motra, njihet me poetin Migjeni…
1936, grupi përparimtar i shkollës, ku bënin pjesë autori, Qemal Stafa, Xhemal Broja, etje. përgatit për botim gazetën “Shkëndija”
1937, ndodhet në Romë me grupin e njëqind studentëve shqiptarë
1938, përfundon me sukses gjimnazin dhe bën të gjitha përpjekjet për të vazhduar studimet në Jurisprudencë në La Sapienza të Romës…
1938-1942, vazhdon studimet në Itali
1940, bashkëpunon me gazetën “Tomorri” dhe “Tomorri i vogël” me një seri artikujsh, gjersa ndalohet me protestë të ambasadës jugosllave.
1942, laureohet me 110/110 Doktor juris dhe ftohet si asistent profesor në katedrën e prof. Vito Cesarini Sforza.
1942, kthehet në Shqipëri dhe nis stazhin e Avokatisë pranë studios së avokat Golgotës në Durrës…
1943-1944, publikon një seri artikujsh redaksionalë në gazetën “Bashkimi i Kombit” me emër, iniciale dhe me pseudonimin “Ushtima e Sharrit”
1943, në dhjetor martohet me Vitore Vushmaqin.
1944, merr liçencën e avokatit dhe nis ta ushtrojë atë.
1944, me 23 nëntor, arrestohet nga partizanët që kishin marrë pjesë në çlirimin e Tiranës
1945, dënohet me grupin e parë të të arrestuarve, në Gjyqin Special, me tridhjetë vjet heqje lirie,
1944-1954, vazhdon odiseja e pafund e burgjeve të tmerrit komunist
1952, i arrestohet edhe e shoqja dhe dënohet me dhjetë vite burg
1954, lirohet nga burgu dhe pa mbushur dy javë interrnohet fillimisht në Savër e më pas në kampin e intelektualëve, në Kuç të Kurveleshit.
1944-1958, interrnimi në kampin e Kuçit të Kurveleshit
1956-1957, lirohet nga burgu e shoqja dhe u lind fëmija i parë
1958-1962, i interrnuar në kampet, e Shtyllasit, Radostinës, Gradishtës dhe Çermës.
1959-1963, i lind fëmija i dytë dhe i tretë
1962-1990, i interrnuar dhe dëbuar në kampin e Savrës. Punon si mekanik, murator, marangoz, hekurkthyes, dizenjator dhe punëtor krahu në fushë…
1976, del në pension pleqërie
1982, demaskohet publikisht si armik i popullit dhe i pakënaqur nga regjimi.
1985-1990, nis të shkruajë kujtimet në tre vëllime, përgatit dy libra me poezi, plotëson veprën “Një verë me Migjenin”, përmbledh kujtimet mbi Mirash Ivanajn, përkthen librin “Qytete dhe Fantasma” të Duçiqit
1988, përkthen poemën e jashtëzakonëshme të Jevrem Bërkoviqit “Stalini, Moxarti dhe Maria Judina”, e cila qarkulloi fshehtas dorë më dorë.
1990, kthehet në Tiranë mbas një odiseje gati gjysëmshekullore persekutimi çnjerëzor.
1991, bën përpjekjet e para për të botuar shkrimet e para në shtypin opozitar…
1991, rikthehet në Romë pas një gjysëm shekulli dhe vihet në kontakt me shokët e dikurshëm të shkollës. Aty njihet dhe ndihmon dy gazetarët e rinj, Blendi Fevziu dhe Armand Shkullaku.
1992, nis të botojë intervista dhe artikuj të shumtë në shtyp (Z. Rinisë, RD, Kombi, Drita Islame, Patrioti)
1992, zgjidhet kryetar i degës së Tiranës, për partinë e Unitetit Kombëtar dhe boton një seri artikujsh në gazetën “Kombi”
1993, për mospërputhje parimore, jep dorëheqjen nga PUK
1992-1998, themelon së bashku me një grup patriotësh, Lëvizjen Demokratike të Bashkimit të Shqiptarëve. Organizojnë takime të shumta të kësaj lidhje në mjaft qytete të Shqipërisë.
1993, boton së bashku me të birin vëllimin poetik, “Muret e Muzgut” dhe përkthimin e poemës “Stalini, Mozarti dhe Maria Judina”
1993-1994, një seri gazetash të majta, si ZP, Kushtrim Brezash, Populli Po, Kombi, e sulmojnë paturpësisht përmes pseudonimesh. Megjithatë ai vazhdon të shkruajë e të botojë, artikuj të shumtë në përkujtim të viktimave të genocidit komunist.
1994-1997, boton gazetën “Bashkimi i Shqiptarëve”, e cila luftoi denjësisht për çështjen kombëtare jashtë kornizave demagogjike të kohës…
1994, boton librat dokumentarë “Misteret e një Ministri” dhe “Rrëfim për Dinejt e Dibrës”, ndërkohë vazhdon të punojë e të shkruajë, deri në 14 orë në ditë në kushte tejet të vështira. Përkthen Frojdin, Jungun, një “Enciklopedi të historisë së botës” dhe një seri veprash të mbetura dorëshkrime…
1995, boton librat me përkthime “Epopeja e njeriut” e vëllezërve Ivanaj dhe “Jeta dhe Zakonet e shqiptarëve” e Mark Milanit
1996, boton librin e dytë poetik “Shpresa vdes e fundit” dhe monografinë “Njeriu i rrugës së gjatë”
1997, i vdes e shoqja, Vitorja, me të cilën kishte ndarë vitet pafund të tmerrit komunist.
1997-1998, e megjithatë vazhdon të botojë përkthimet “Platoni, vepra”, dhe “Qytete dhe Fantazma” të Jovan Duçiqit, studimin “I pari Gjyq Special në Shqipëri”, memorialin “Shqipëria në vitet ‘30”, vëllimin poetik “Anzave të Sharrit” novelën “Apollogjia e Sokratit në Tiranë”
1998, me humbjen e gruas dhe mërgimin e të birit, shëndeti i tij vjen duke u rënduar gjithnji e më tepër, gjersa mbylli sytë mëngjesin e 23 shtatorit, ditën e daljes nga shtypi të librit që aq shumë e kish për zemër “Një verë me Migjenin”
1998, Shoqata e të Përndjekurve Politikë i organizon një varrim madhështor.
 
___________

Këze (Kozeta) Zylo: Në lëndinat e prillit (Cikël poetik)

Një cep të buzës!

Sa herë vdes e ngjallesh prapë,
Ti e ëmbla dashuri,
Çuditërisht ti helm kurrë s’ke,
Veç me afsh më ndjell në gji!
Herë me ndroje, herë pa ndroje,
Rrëshqet mëndafshit në kaltërsi,
Dhe pastaj në lëndinë Prilli,
Pimë nektar ne të dy!
Herë butë-butë, e herë trazuar,
Në puthjet tona, çmenduri,
Një cep të buzës ke kafshuar,
Marrosem unë, marrosesh ti!

Pa frymë

Ç’ka që digjet zemra ime?
Miturakja dashurore,
Buzët si qershia skuqen,
Në agshole pranverore!
Vështrimit tënd rri hutuar,
Nga një re që psherëtin,
Herë e zbrazët, herë ngarkuar,
Më mek të tërën, më lë pa frymë!

Strehë e ëmbël

Streha ime, strehë e ëmbël,
Erdha sonte nëpër ëndërr,
Aromë mora tek saksitë,
Sytë e nënës m’u bënë dritë…!
Hapa portën me ngadalë,
Dhe në gjunjë rashë përdhe,
Një këngë labe e pikëlluar,
Më prishi ëndrrën, për atje.
E rrënqethur, me vrap çohem,
Vetull e hënës mbi nënkresë,
Aty qëndroi gjersa u ktheva,
Besnikja ime, sa të vdes.

Në lëndinat e prillit

Në lëndinat e prillit,
Të verdhat aguliçe,
M’i morën mend.
Ëndrrat e mia të ylberta,
Fërgëlloheshin,
Në zjarrminë e trupit tënd!

Psherëtimat

Psherëtimat tona të largëta,
U hodhën si fishekzjarre në qiell,
Për të ngrohur natën e acartë,
Dhe botën, që ka kohë pa diell!

Thembër e Akilit

Mik i dashur, zemër burri,
S’e kuptoj pse hesht tani,
Gjithë zogjtë çukitën diellin,
Veç Akili në mëri!
Mik i ëmbël, mos ik larg,
Se dhe tendën do ta gjej,
Më bëre skllave pakuptuar,
Briseida s’mund te jem…!
Miku im me aromë shpirti,
Ke ca kode, s’ti kap dot,
Shaloja hënës vetëm sonte,
Buzë shtratit, do të puth fort!
Lutja ime flatërtare,
Është e brishtë, gjithë ëmbëlsi,
Por kur buzët nuk e prekin,
Thëllëzë bore, ngel për ty!
Shpirt im, bilbil i Prillit,
Liberty, thembër e Akilit…!

Manhattan, 2009

___________

Gjonlekajt

Nga Ali Podrimja, 26-04-2008

Pranoj se nga Gjeka, botues kryesisht në gjuhën angleze i veprave kapitale nga letrat shqipe siç është “Kanuni i Lekë Dukagjinit” i Gjeçovit, veprat madhore të Faik Konicës si dhe të shumë të tjerave, zbulova atdhetarizmin e vëllaznisë Gjonlekaj.
Gjakova qytet i njohur për traditë qytetarie e shqiptarie, në vitet 60-të u shndërrua në qendër kulturo-arsimore, ku gravitonin shqiptarët nga gjithë hapësira e këndej gurit të padrejtësive të kongreseve të shek. XIX.
Vitin kur më kishin larguar nga shkolla nuk mund ta harroja. Ishte për shkak të vargut “Kosova është gjaku im që nuk falet “ që në vitin 1998 u bë betim i UÇK-ës. Në takimin e fundit letrar para se të largohesha nga vendlindja, takova nipin e Hotëve të rënë nga Mbishkodra, i cili më vonë më foli për Trieshin dhe malësorët trima, që rrinin krah Dedë Gjo Lulit.
Guximi i Gjekës paralajmëronte se ky pinjoll i kësaj familjeje përgatitej për një maratonë kombëtare. Në kodin e tij etik vërehej dhe prania e autorëve të hershëm të letrave shqipe si dhe të bashkëvendësve të tij: Atanas Gega, autori i një vepre të rëndësishme për Skënderbeun, Mirash Ivanaj, Nikollë Ivanajt si dhe të shumë martirëve që mbeten udhëve të atdheut.
Në Universitetin e Kosovës në fund të viteve '60-të ishim përballur me eksodet e ndjekjet si dhe me zbrazëtinë shqiptare nga represionet e shtetit të atëhershëm sllav. Propaganda pansllave me një ofensivë të tërbuar elaboratesh e librash, ku falsifikohej çdo gjë shqiptare, shkonte aq larg sa ne, shqiptarët, nuk konsideroheshim as si njerëz!
Mjafton të shfletojmë Toma Oravacin, Vladan Gjorgjeviqin, Haxhi Vasiljeviqin, Jovan Cvijiqin, Stojan Protiqin (Balkanus), Nushiqin, Ivo Andriqin (Nobelist, kroat i serbizuar), Batakoviqin, Tihomir Gjorgjeviqin, Dimitrije Bogdanoviqin, Dimitrije Petroviqin, Jovan Tomiqin, Stojan Novakoviqin. Më vonë flamurin e nacionalizmit serb e ngritën lart edhe Dobrica Qosiqi, Shesheli si dhe politikanë e krijues të tjerë serbë.
Në një atmosferë me plot trysni e të papritura, e keqja na ishte kafshatë e hidhur e përditshmërisë. Shqiptarët arrinin dhe tej shkretëtirave të Shamit, siç do thoshte miku e poeti Azem Shkreli, ndërsa Amerikën e kishim aty te dera dhe e konsideronim shpëtimtare tonen, megjithëse, zbrazej hapësira dhe tkurrej atdheu. Shpërbërjet ndodhnin dhe brenda hapësirës sonë. Në Kurvelesh kisha takuar një degë të Gjonlekajve. Në Vlorë (2002) përurohej libri im “Litari i ankthit” (botim i “Toenës”). Në mbrëmje mua dhe ca poetë botuesi na çoi në Kuç, ku ndodhi dhe befasia me degën e Gjonlekajve, të cilët tregonin për rrënjën e të parëve të tyre, si dhe për trimëritë e baballarëve. Thoshin se ishin nga Kuçi, i cili shtrihet tej kufirit verior. Dhembja e tyre gjendej diku: mes luledielli/ dhe lulehënës… do thoshte Mario Soresku. Vëllaznia e Gjonlekajve kishte përjetuar eksode dhe përplasje me ish-regjimin.
Më 15 janar 1970, Gjeka kaloi në Itali për të vazhduar udhëtimin tej Atlantikut. Me vete bartte një bagazh dhembjeje. Ishte hera e dytë që kërkonte ishullin e vet, por dorë nuk hoqi kurrë nga ajo që ia lanë të parët. Në SHBA e hasim në vijën e parë të rezistencës kombëtare, qoftë përmes protestave, shkrimeve e botimeve të ndryshme nga Shtëpia botues “Gjonlekaj Publishing”, e themeluar për të vetmen arsye që metropoleve botërore t’ua shpaloste botën shpirtërore të popullit që i takonte si dhe t’i kundërvihej propagandës së egër pansllave, duke u ofruar të vërtetën për atë që ndodhte në Gadishullin Ilirik.
Shtet as parti nuk qëndronin pas Gjekës. Krah të fortë kishte vëllezërit Lucën dhe Tomën, që nuk kursyen asgjë rreth projekteve të ndryshme, qofshin ato nga rrafshi kulturor apo politik. Gjeka ishte i bindur se Kosova do të lindë nga lufta.
Në vitet 1980 me prof. Anton Çetën dhe me ca intelektualë ndodheshim në malësinë e Mbishkodrës, në Traboin, për Pajtimin e Gjaqeve me ç’rast kërkuam dhe varrin e Dedë Gjo Lulit. Ajo që nuk harrohet është ngritja e Flamurit Kombëtar në mes të Tuzit, ku u gjendem të rrethuar nga policia. Në mesin tonë gjendej dhe poeti i shquar malazez, Jevrem Bërkoviq, i cili deklamonte vargjet e veta: në damarë të mi nuk di gjak iliri rrjedh, shqiptari apo sllavi…
Ish-presidenti rus Gorbaçov kishte vizituar Serbinë (1989) dhe udhëheqjes së saj iu kishte drejtuar: “Kosovës t’i hiqet autonomia!” Kjo e kishte tmerruar maratonin e Mbishkodrës. Së pari, Gorbaçovi ishte nderuar për paqe me Çmimin “Nobel” nga Stokholmi dhe, së dyti, ky farë paqedashësi nuk mundi të lirohej nga shqiptarofobia as gjatë luftës sonë të fundit. Sapo mësoi për heqjen e autonomisë plotë 15 ditë me demonstruesit qëndroi Gjeka para Kombeve të Bashkuara. Ishte çështje hamletiane: nuk bën të dorëzohej para asnjë kërcënimi pansllav. Për gjenocidin që ndodhte në Kosovë, në prill të vitit 1999 ambasada ruse nuk e pranoi Memorandumin e demonstruesve. Ishte e qartë se përplasjet me pansllavizmin do të vazhdonin edhe në të ardhmen. Ekzistuaka diçka e jotja që të trimëron. “Kanuni i Lekë Dukagjinit” , i shpërndarë thuaja se në të gjitha metropolet. Gjeka e konsideronte kod kombëtar, ku gjenden edhe 64 nenet për mikpritjen shqiptare. “E pse të nëpërkëmbët çështja e Kosovës?”, kishte ngritur zërin para demonstruesve, fjalët e të cilëve nuk u kishin rënë ende në vesh të mëdhenjve.
Pikërisht në tetor të vitit 1989 në Nju-Jork Kisha katolike “Zoja e Shkodrës” organizoi “Simpoziumin kushtuar 300 vjetorit të vdekjes së Pjetër Bogdanit”. Gjeka si njëri nga organizatorët kishte propozuar të ftohet patjetër Dr. Ibrahim Rugova, njohës i veprës së Bogdanit. Qëllimi i tij ishte afrimi i Kosovës me SHBA-në. Hapi i Rugovës vërtet ishte i vogël, por domethënës. Dardania kishte filluar të zgjohej dhe të merrte frymë, të dilte nga izolimi jugosllav.
Në vitin 1995 u mbajt “Konferenca e Dejtonit”, ku merrnin pjesë protagonistët kryesorë të përgjakjeve në Ballkan. Informimi ishte mjaft seleksionues. Kasapi i Ballkanit, siç e quante Millosheviqin arvanitasi i urtë nga Athina, Aristidh Kola, kishte paralajmëruar se nuk pranonte të flitej asgjë për Kosovën, përndryshe do të tërhiqej nga Dejtoni. I zhgënjyer nga ajo ç’ndodhte, Gjeka iu drejtua demonstruesve dhe gazetarëve: “Tani do të kemi luftë në Kosovë.” Erdhën pastaj vrasjet, rrënimet, ndjekjet dhe eksodet biblike.
Ironia e historisë: ata që në vitet më kyçe të çështjes shqiptare (shek. XIX) i kishin copëtuar trojet tona, qëndronin përballë atyre që e bënin luftën (shek. XX). Ndërsa rreth kështjellës së lashtë të Rambujesë ishte e pranishme diaspora. Në mes tyre dhe Gjeka i Mbishkodrës, kontributi i të cilit nuk do të prajë. Për fatin e Kosovës vendosnin SHBA-të, shtetet demokratike të paktit Euroatlantik si dhe gjaku ynë i derdhur.
Në mbarim të shek. XX u luajt guri i Atdheut dhe gjëra të dhembshme ndodhën; por inkurajuese për të ardhmen. Tek lexoj herë pas herë shkrimet e Gjekës, e sidomos rrëfimet e tij, më bëhen se janë pasqyrë pikëlluese e diasporës. “Kurrë nuk do ta harroj përcjelljen e fundit të babait për në vendlindje”, thoshte. Kishte kaluar në amshim dhe gjendej në Kapelen e Nju-Jorkut. Të bartet kufoma e tij në vendlindje kërkohej leja nga ish-ambasada jugosllave, e cila nuk do ta lejonte nëse kufoma nuk do të kontrollohej hollësisht. Dyshonin në aktivitete të ndryshme të Gjonlekajve, sidomos të Gjekës, i cili ishte tejet i pranishëm në manifestime të ndryshme., si pasojë e të cilave kishte tri dekada që nuk e kishte parë Trieshin.
Në vendlindje kufomën e prisnin familjarët e paktë që kishin mbetur aty. Tek fluturonte aeroplani e kishin lajmëruar nga “Zëri i Amerikës”, se kishte vdekur ish-presidenti rus, Andropovi. Kjo kishte ndodhur ditën kur ndahej nga babai. Duhet të ishte në Redaksi për të raportuar.
Nga një nxënës energjik i Gjimnazit të Gjakovës dhe student i Universitetit të Kosovës, Gjekë Gjonlekaj u ngrit gjatë maratonës së tij në një analist të shkollës amerikane.
Në veprimtarinë e tij, kaptinë më vete, është Nëna Terezë, simboli i humanizmit shqiptar. Për këtë figurë përmasash botërore, kontributi moral e financiar i vëllaznisë Gjonlekaj ka qenë tepër i madh. Në qershor të vitit 1997 humanisten tonë Kongresi Amerikan e shpalli qytetare nderi. Atyre ditëve kjo nënë e madhe iu kishte drejtuar vëllaznisë Gjonlekajve: “Çdo punë e bërë / me zemër të plotë / e ofron njeriun / pranë të madhit Zot… (E juaja fisnike, shtator 1997).
Ëndrra e Gjekës është që reliktet e Nënës Terezë të kthehen ne Katedralen e Prishtinës, që do e mbajë emrin e saj. Këtë ide duhet ta përkrahë dhe shtetet e Shqipërisë dhe Kosovës.

___________


NGA POEZIA NDËRKOMBËTARE
 
Karl Sandberg

 
NJË POET MODERN
 
Pasi dëgjoi udhëzimin:
“Mos u bëj derr”
Ai u përmirësua dhe shkroi:
“Ke kujdes se si po të duket
dhjami në ije.”
 
___________
 

Rapsodi i mirënjohur, Agim Gashi, të cilin policia e detyroi ta thyente me dhëmbë kasetën me këngën: “Po na vie shkau n’konak”!
Rapsodi i mirënjohur, Agim Gashi, të cilin policia e detyroi ta thyente me dhëmbë kasetën me këngën: “Po na vie shkau n’konak”!
PËRSE BËHEMI TË KËQINJ KUR S'JEMI TË TILLË?!

Shkruan Agim Gashi
 
Duke përcjellë gjendjen politike, ekonomike, kultorore dhe atë të përgjithëshme, skajshmërisht kam ardhë në përfundim se ne si popull jemi të prirë për debakle. Urrejta që ka kapluar komunitetin tonë droj se do të marri përmasa patologjike dhe të pashërueshme për kombin. Kjo po ndodhë mu në kohën kur nuk mund të sjell ndonjë fatlumësi për askend. Si u katandisëm aq keq? Askush askendin nuk e çmon, askush askendin nuk e duron dhe gjithësecili gjithkendin e sulmon, ofendon, e shanë, denigron. Interesante apo jo, kur jetojmë me një kohë tejet interesante ku sejcili ka mend më shumë se ç´mendon!
Shumica e popullit tonë i janë drejtuar kulturave të huaja, dhe aq bizarqe i mbrojnë ato kultura sa që janë në gjendje ta vrasin babain, nënën e farefisin për ato gjëra të cilat po i shkaktojnë vetëm dëm popullit dhe atdheut.
Për një copë post, për një shpërblim të themi abnormal, për një lavdërim, tipat e tanove dhe tarasëve janë në gjendje ta derdhin tërë arsenalin rrënues, të ecin nëpër gjakun dhe kufomat e shqiptarit, vetëm e vetëm ta arrijnë qëllimin për të qenë „pehlivan“ tek bosat e tyre të cilët i paguajnë. A fshihet këtu ndonjë e vërtetë e hidhur tek ata njerz që sot prodhojnë armiq, që shajnë figurat madhore të kombit, ia humbin vlerën asaj që u fitua me gjak e sakrifica? Këta tipa njerzish sulen furishëm mbi vlerat kombëtare me moton se nuk ka më të rëndësishme se grindjet, sharjet, përqarjet....
A ka më turpësi, më shtazarakllëk dhe më idiotesk se tipat e tanove e tarasëve kur sulmet e tyre i arsyetojnë si gjoja fundamentale, duke aluduar se shqiptaria fillon nga ata dhe përkrahësit e tyre, prandaj ai që mundohet ti pengon ose përpiqet ti korrigjoj, është kundër çdo gjëje që shpie kah përparimi dhe kombëtarja. Këto fërkime që po ndodhin në kohën e kriminalizmit në internet, nuk do e arrijnë qëllimin e idealizimit të brezave drejt një ardhmërie të lumtur, sepse rrugën drejtëvizore të kombit , me dashje e duke i shërbyer të tjerëve, janë duke e helmosur me helmet e huaja të çkombtarizimit. Këto fërkime dhe përqarje mes njerzish është dro të bëhen sëmundje dhe të shëndrrohen në një kruarje të llahtarshme.
Nëse këta tipa mendojnë se duke shkelur kufoma e gjak do të korrin suksese apo edhe do të korron karrierën e tyre, atëherë janë të mashtruar. Këta njerz tani janë bërë dhe shëndrruar në hije të zeza që të sulmojnë nga koka e deri te thembrrat, duke na kërcnuar, se ju që mendoni ndryshe nuk e keni gjatë! Shifni „pehlivanat“ e internetit si e kanë trurin e tyre dhe su ha palla se a rreshtohen djathtas apo majtas. Këta janë kudo, herë majtas e herë djathtas dhe në mënyra më të poshtra e çnjerzore sulmojnë duke sharë gratë, nënat, fëmijët....Thjesht, këta njerz janë shëndrruar në lakej ndjeksish, lakej akuzues, lakej bizar që nuk e pranojnë e as nuk e ndjejnë fatkeqësinë.
Njerz të dashur, disa po harronjë se morali dhe etika janë gjërat që e mbrojnë jo vetëm individin, por edhe kombin. Pse“ harrojmë“ e nuk ngrihemi bashkarisht kundër dukurive të cilat na lënë mbrapa? Pse nuk e mendojmë atë kryesoren, se kur vritet a fyhet dikush jemi të fyer e të vrarë të gjithë!? Jemi duke parë tyrli ëndërre, si tek ajo e gomarit, duke mos menduar se lejimi i hapsirave njerzëve antikombëtare, po na qon në humbje si komb. Në cilin kod etik shkruan se duhet lejuar të tillët të nëpërkëmbin vlerat kombëtare, nëpërkëmbin familjet, të vdekurit, gjakun e atdheun?! Nuk mund të mendojmë se rehatia dhe mirëqenja kombëtare do të na pikë nga qielli, ose të na e servojnë qetësinë të tjerët në pjata të arta. Këto janë iluzione nga të cilat duhet të largohemi edhe ne si popull, por me ndihmen e qeverive shqiptare të na e mundësojnë ta ndiejmë veten si të lirë.
A ka më tmerr se kur disa kalemgjinjë, rrahagjoksa, pseudointelektual, na i luajnë rrolet e Karamuratëve e Taras Bulbave dhe paraqiten shpëtimtarë të kombit. Ku ishin këta Karamurata e Taras Bulba, atëherë që nuk i dilnin të keqes përpara me ndonjë „trimëri“ të tyre? Pse sot janë ngritë me këto ndjenja të zymta antikombëtare dhe aq furishëm, pa zgjedhë metoda e mjete sulen mbi ndjenjat e njerut shqiptar? Ku janë organte e rendit, ku është drejtësia, ku janë qeveritë, ku është Kosova e Shqipëria? Tekefundit, ky mjerim intelektual që e ka kapluar shqiptarin duhet shëruar, përndryshe shkarravitja e historisë sonë dhe e fatit kombëtar do të vazhdoj akoma.
Dalja në skenë e sekteve të ndryshme fetare, deklarimet e imamëve të xhamive se ai apo tjetri e kanë vendin në ferr apo parajsë, janë të njejtat metoda kur ekzekutoheshin pa gjyqe njerzit e kombit nga njerzit me maska, terrorizoheshin familje të tëra, mirrej haraqi, dhunoheshin nxënëset e stundenteshat, drogohej rinia....Fatkeqësish, sot në skenën shqiptare veprojnë që të dyjat, por parapregaditjet bëhen me metoda elektronike të kriminalitetit në internet. Të gjitha vendet demokratike kanë formuar policinë e internetit dhe me efektivitet i luftojnë dukuritë e tilla terroriste. E pse ne jo?! Njerzit të cilët merren me terror dhe kriminalitet në internet, kanë emër, kanë adresa, kanë identitet. Pse lejohen pra të veprojnë lirshëm e aq bizarqe?
Edhe pse janë të ndarë në grupe, njerzit e tillë punojnë me të njejtat metoda. Njëri lavdëron Stalinin dhe stalinizmin, enverizmin e diktarurën, ndërsa tjetra lavdëron besimin fetar të tyre si gjëja më sublime e kësaj jete, duke ofenduar, sharë e denigruar ata që i takojnë besimeve tjera fetare. Deri sot shqiptarët ishin shembulli më tipik i rendit boteror për tolerance ndërfetare. E sot çka po ndodh me ne? Në anë tjetër shqiptarët ishin populli më i vuajtur nga zgjedha komuniste dhe politikat sllavo-ortodokse staliniste, ndërsa dalin trimat të cilët madhërojnë Stalinin, Enverin dhe diktaturën e proletariatit. Kësaj i thonë thjesht lufta e dytë e kllasave që e futi në përdorim Enver Hoxha e që ishte huazuar nga politika staliniste ruse.
Për të ruajtur diçka tonën, diçka nga tradita, kultura, historia etj., ne duhet të dëshmohemi se besa, fjala, falja, janë shqiptare dhe se i dallojmë në mes të njëqind kulturave tjera. Por, për tu arritur kjo ne duhet të jemi unik në sjellje dhe të kemi guxim njerzor për ta shiquar njëri-tjetrin drejt në sy, dhe që mos ta biem punën të fshihemi nga njëri tjetri. Liria nuk është kosh i mbushur me rrush e aq më pak atdheu. Liri kurrë nuk ka mjaft, por atë që e kemi duhet ta nderojmë drejt dhe si e do kultura e nderi. Arritja e majave të larta vështirë arrihet i vetmuar, dhe kjo neve si popull na mungon me bollëk. Pa unitet ska fitore të mirëfillt. Ne duhet të bëhemi më të mire gjë që as tani nuk është vonë. Qëllimi është që e ardhmëja mos të na gjej edhe më të përqarë.
05.03.2009

_____________
 
Agim Gashi

 
KANGË PËR AFRIM PREBREZËN
 
O zo´ ç´ka  ndi kjo botë shkreta,
Se n´Kosovë ç´po ban Sërbija-
Na i vrajnë vashat e djelmoshat,
Barbarisht masakrohen fëmija.
 
Maji i vitit  ´91,
Si çdo Maj që çet lule dredhzën,
N´kamë janë çu çetnikë t´Kuzminit,
Për me mbytë Afrim Prebrezën.
 
 
N´klasë të pestë nxanës shembullorë,
Me gëzim nana e çonte n´shkollë
Bashkë me motrën, Ganimeten,
Sa të lumtun e kishin jetën,
 
Por s´la  shkjau jetën m´e  gezu´,
M´e  mbytë Afrimin plane kanë ba,
Njimbëdhetë vjeç me ia nalë rritën,
E m´e  nda motrën me vëlla.
 
Ishte pra viti  ´91,
Pranerë, Maj, data 27,
Shkon Afrimi e lëshon bagëtinë,
Njimbëdhetë vjet djali tu´ lëshu´ shtat.
 
Merr me veti libra, fletore,
Për me i ba detyrat shkollore.
“Babagjysh ditën e mirë,
Do t´i  ruj´ mirë bagëtinë.
 
Kanë çu´ bagëtinë në ushë-Lendina,
T´Bardhit, të fshatit t´Madh,
Pa mendu´ po se në prita
Çetnikë, t´Kuzminit u kanë dalë.
 
Lojna t´çobanisë kanë fillu,
Edhe ftyra si nur u ndrit,
Me të shpejtë e kanë pru´ lajmin:
„Ikni, shkijet na kanë ra n´pritë!“
 
U ba rrëmujë e tollovi,
I lanë lojnat e çobanisë,
Po çfarë zemre duhet t´ketë njeriu-
Që e prishë lojën e fëmisë.
 
Të gjithë fëmija paskan ikë,
Veç Afrimin çetnikët e zanë,
Tu´ i mëshu me druj e shytni
Të vdekun n´vend e paskan lanë.
 
Kur u tregu´n  nan´s e babës,
Sikur djelli me ndalë dritën,
Se çetnikët e Kuzminit
Djalit t´uj ia ndalën rritën.
 
Si shqiptar s´e kem´ pasë traditë
Sikur shkjau fëmijë me mbytë,
Nanë e babë gajret me ba
Se deshmor djali u ra.
 
Gajret ban, nana Fatmire,
Edhe ti, baba Metush,
Se kësi krimi që ban çetniku
Nuk e ban në botë urrkush.
 
S´e  harrojmë djalin tuej,
E kujtojmë, po, pa ia da,
Prind ju pat juve për s´gjalli
Kur ra dëshmor, me mija i ka.
 
Vinë pranverat, stin´t  kalojnë,
E në Maj çel lule dredhëza,
Por s´harrohet kurrë për jetë
Fëmija i shqpes, Afrim Prebreza.
 
1990-Lipjan

 
KANGE PER NYSRET HALILIN

(Me sygjerimin e veprimtarit të qështjes kombëtare z. Veli Selimi, tash i ndjerë, ia kushtoj këta rreshta dëshmorit, mësuesit dhe luftëtarit Nysret Halilit)

 Moj Drenicë moj tokë e qetë,
E nderueme qofsh´për jetë
Bijt´ ma t´mirë ia dhe lirisë
Gurthemelit të pavarsisë.
 
Tokë e lashtë e Ilirisë
Në nji skaj të Dardanisë,
Në çdo luftë hove tuj marrë
Për anmikun flakë e zjarrë.
 
Nji shqiponjë prej Qyqavicës,
N´flatra shkronjat e Drenicës
UÇK-së me to i thurr
Jau falë nxansve nji flamur.
 
Atë flamur të shejt e t´luftës
T´Kulls´ t´Barotit të Oso Kukës,
Nysret Halili e ka nisë
Trimav radhen me jau stolisë.
 
Herë n´Qirez e herë n´Morinë
Ilaz Kodra mirë u prinë,
N´ato mele e lendina
Ka mbetë mësuesi te Kodrina.
 
Me gjak t´njomë e skuqi tokën
Nderoi pragun dhe nanë Loken,
Rreze drite n´alltar t´lirisë
Je dëshmor i Dardanisë.

Më 14.11.04

_____________

Gjurmëve të talenteve të rinj muzikor:

GJENIT E SHEKULLIT   U LINDËN NË GJILAN
 
Nga Demir KRASNIQI

 
Nuk është thënë rastësisht, se talentet e rrallë lindin njëherë  brenda një shekulli!
Se është vërtetë kështu , më së miri dëshmon fenomeni i rrallë i dy talenteve të rinj , të cilët më 28 Mars 2009, për herë të parë në jetën e tyre ,  u ngjiten në skenën publike para artdashësve të muzikës popullore, në sallën e Teatrit  të qytetit të Gjilanit, në kuadër të një Koncerti të muzikës popullore të organizuar nga Ansambli Muzikor “Gurra” nga Gjilani .
Vërtetë, salla e përmbushur përplot me adhurues të këngëve dhe valleve tradicionale popullore, thua se frymonte në heshtje, të cilën herë pas here e thyenin duartrokitjet që i bëheshin solistëve të këngës popullore dhe të  asaj folklorike .
Pa pritur , në skenë para publikut u paraqiten dy fëmijë të vegjël, të veshur me kostume kombëtare, me plisa të bardhë dhe me tupan në krah, të cilët i shoqëronin me ritme të gjalla meloditë e surleve dhe grupin valltarë të burrave, të cilët i vallëzonin vallet e rënda tradicionale të Anamoravës, Malësisë së Karadakut dhe Luginës së Preshevës !
Me të paraqitur në skenë, të këtyre dy djelmoshave – fëmijë, publiku i pranishëm në sallë, sikur u “zgjua nga gjumi i heshtjes “ dhe u ngritë i tëri në këmbë nga befasia e pa pritur dhe nga kureshtja për t’ i parë këta dy fenomen të rrallë , që deri më tani nuk janë parë , as imagjinuar në skenat e muzikës sonë popullore!
Të gjithë u mahnitën me këtë mrekulli të Zotit, u ngritën në këmbë duke iu duartrokitur , duke i prekur hundët që të mos iu bien mësysh dhe duke brohoritur me zë:”Mashalla ! Mashalla!”
Të gjithë të pranishmit mundoheshin që t’ i bëjnë nga katër palë sy e veshë , për t’i parë dhe dëgjua mrekullitë e Zotit! Të gjithë i nxorën nga xhepi foto-celularët, foto-aparatet dhe foto-kamerat, që t’i fotografojnë dhe t’ i xhirojnë këta dy talent . Madje, në sallë filloi një rrëmujë e madhe nga ana e adhuruesve, të cilët shtyheshin në mes veti se cili më parë do të fotografohet me këta dy fëmijë dhe cili do t’i puthë e përqafojë më parë?!
Qytetarët - adhurues dhe njohës të vlerave tradicionale muzikore, dolën nga salla të mahnitur dhe secili prej tyre, uronte nga zemra për këta dy fëmijë:”Zoti i ruajt! Zoti ju dhëntë shëndet dhe paçin jetë të gjatë!”
Që nga aj moment, qytetarët pjesëmarrës të këtij Koncerti, shkonin duke komentuar dhe duke i thënë  njëri – tjetrit:
 “Gjenit e shekullit u linden në Gjilan!”
Gjurmëve të hulumtimit të këtyre dy talenteve – gjeni, u vu edhe autori i këtij shkrimi dhe në vazhdim për lexuesit tanë të respektuar, po ju sjellim disa të dhëna më të hollësishme , për të shpjeguar se kush janë këta dy gjeni?!
Gjeniu i parë, quhet:

Ernes (Driton) Aliu

 Është i lindur më datën 05 Gusht 2006, në Gjilan. Pra, ka vetëm 2 vjet e 7 muaj jetë.
 Rrjedh nga një familje me prejardhje nga fshati Depcë i Malësisë së Karadakut, komuna e Preshevës, të cilët jetojnë në Gjilan. Kjo familje brez pas brezi është marrë me kultivimin e muzikës tradicionale burimore.
 Gjyshi i Ernesit - Abdullah Aliu , ka luajtur me def, darabuk, tupan dhe është instrumentist shumë i dalluar i këtyre anëve. Po ashtu, edhe daja i babait të Ernesit – Dritonit, Murat Baliu ka qenë instrumentist i Ansamblit “Kastriotët” nga Ferizaj, ku ka marrë pjesë në shumë koncerte e festivale, si kitarist, kontrabasist dhe instrumente tjera muzikore.
 Edhe dajallarët e gjyshit të Ernesit – Abdullahut:Halit Isufi, Arif Isufi,Besnik Isufi dhe Bujar Isufi, tradicionalisht janë marrë me kultivimin e muzikës dhe luajtjen në instrumente muzikore, si: mandolinë, violinë, def, tupan, lodra, saksofon etj.
 Babai i Ernesit – Dritoni, luan për mrekulli me tupan, në duet me të vëllain – Agronin. Edhe djali i hallës së Dritonit – Mefail Ibrahimi, është interpretues solistik i këngës popullore.
 Vogëlushi Ernes Aliu, që kur i kishte 12 muaj jetë, jepte shenjat e para të interesimit dhe talentit të tij , ndaj muzikës, e në veçanti vërehej dëshira e tij për të luajtur me tupan.
 Në moshën 14- mujore , i ka ditur së pakut 20 valle të ndryshme popullore, të cilave ua  përcillte me përpikëri ritmet, duke e dëgjuar mikun e shtëpisë – Behlul Rexhepin, se si i luante ato valle me surle.
 Në moshën 18 mujore , i ka përvetësuar thuaja se të gjitha vallet e rënda popullore të burrave, të cilat tradicionalisht kultivohen në Anamoravë, Malësinë e Karadakut dhe Luginë të Preshevës.
 Ernesi i vogël, për çdo ditë mbyllet në një dhomë dhe ushtron me tupan, pa u lodhur asnjëherë . Kur dikush e pengon gjatë ushtrimeve, ai bëhet shumë  nervoz dhe proteston para atyre që e pengojnë!
 Gjatë ushtrimeve me tupan, Ernesi ushtron duke dëgjuar muzikë nga radioja, incizimet e ndryshme, por ushtrimet më të suksesshme i bënë gjatë kohës kur i dëgjon gjyshin, babanë dhe shokët e tyre, se si ushtrojnë ata!
Babai i Ernesit, tregon me përgjegjësi të plotë, se asnjëherë në jetë askush nga familjarët e tij, nuk ia ka imponuar ushtrimet muzikore, as lojën me tupan, djalit të tij !
 Mirëpo, kur gjyshi i Ernesit – Abdullahu, i këndon këngët dhe meloditë e valleve (me gojë), Ernesi luan saktësisht me tupan, duke ua perceptuar rrënjësisht ritmet e tyre, madje jo vetëm ritmet e thjeshta, por edhe ritmet e përziera, të cilat nganjëherë as të rriturit nuk mund t’ i kapin !
Dhe vetëm atëherë kur ushtron me gjyshin, ndihet shumë i lumtur, i disponuar dhe tamam si “Mbret i vogël i muzikës!”
 Para masës publike, luan me tupan pa u frikësuar, pa u habitur dhe pa e humbur ritmin në asnjë moment! Nuk ekzistojnë ritme të muzikës sonë tradicionale popullore , që e dëgjon Ernesi vetëm njëherë, e të mos ia kapë veshi dhe t’ mos ia luajnë duart!
 Publiku kudo e  mirëpret në mënyrë madhështore, nga se nuk kanë pa këso fenomenesh . Disa , mbase mbetën edhe të habitur me talentin e tij kur e shohin në skenë kaq të vogël! Është interesante se si ky vogëlush, aq me përpikëri , maturi dhe mjeshtri di se si dhe kur të dilet në skenë, si qëndron para publikut dhe si kthehet nga publiku, pa u habitur asnjëherë!
 Ndaj njerëzve është i butë, i dashur, i afërt dhe i patrembur . Me Arditin janë shumë shokë të mirë, të pandashëm , të dashur dhe shumë herë ushtrojnë së bashku . Edhe kur dalin me prindër në kafene , ata që të dy pinë lëngje së bashku nga e njëjta shishe, nga se nuk duan që të pinë ndaras !
 Gjeniu i dytë, quhet:

Ardit (Behlul) Rexhepi
 
Është i lindur më datën 20 Shtator 2004, në Gjilan . Pra, ka vetëm 4 vjet e 6 muaj jetë. Rrjedh  nga një familje e cila tradicionalisht është marrë me kultivimin e muzikës popullore autoktone. Familja e Arditit, ka prejardhjen nga fshati Burincë i Malësisë së Karadakut, komuna e Gjilanit.
 Gjyshi i Arditit – Rizahu, ka kënduar bukur dhe ka luajtur me fyell e kavall . Babai i Arditit – Behluli, qysh në moshën 14- vjeçare ka marrë pjesë në aktivitetet e lira muzikore në Shkollën fillore “Selami Hallaqi” në Gjilan, ku luante mrekullueshëm me fyell. Pastaj , ka luajtur me çifteli, kurse aktualisht luan me surle dhe është mjaftë aktiv në jetën muzikore amatore dhe gazmendet e ndryshme familjare.
 Ka marrë pjesë në shumë aktivitete kulturore, si në Shkollën fillore “Selami Hallaqi” në Gjilan, pastaj në SHKA “Rreze dielli” të fshatit Remnik, komuna e Vitisë, kurse 6 vitet e fundit është anëtar aktiv në Ansamblin “Gurra” të Gjilanit, si dhe në SHKA “Kemajl Azizi” në Viti.
Arditi , që në moshën 3- vjeçare tregonte interesim të madh për muzikën, sidomos në luajtjen me tupan. Kur babai i tij – Behluli, nuk ia lejonte tupanin që të luante në te, Arditi i vogël , nga mllefi ia merrte kovat e turshive dhe duke ushtruar me to si në tupan, ia shponte të gjitha, derisa babai ia lejoi tupanin !
Babai i Arditit, është mjeshtër i vërtetë i  lojës me surle, por asnjëherë nuk ka luajtur me tupan. Por, biri i tij, Arditi i vogël e dëgjonte me vëmendje, sa herë që luante me surle dhe e shoqëronte me ritmet e tupanit. Për një kohë të shkurtër i mësoi të gjitha ritmet e valleve tradicionale popullore, të cilat i luante me surle babai dhe ky e shoqëronte vazhdimisht me tupan.
Arditi i vogël, për herë të parë ka dalë në skenën publike si instrumentist me tupan, më datën 25 Mars 2009, në Festivalin “Flakadani i Karadakut” në Viti, kurse më 28 Mars të po këtij viti, mori pjesë në Koncertin e muzikës popullore, të cilin e organizoi Ansambli “Gurra” në sallën e Teatrit të qytetit në Gjilan.
Arditi, ushtron me tupan, së pakut nga 4 orë në ditë, pa ia imponuar askush. Ai, i ushtron ritmet e këngëve dhe valleve popullore, kryesisht duke i dëgjuar programet e radios, ose incizimet e ndryshme.
Por, ushtrimet më të suksesshme dhe më të dashura për te, janë atëherë kur i thotë nënës së tij:”Nënë, ti këndo e unë do të përcjell me ritmet e tupanit!”
Është fëmijë shumë i urtë, i dashur, i sjellshëm dhe shumë komunikativ me njerëzit, anëtarët e ansamblit dhe publikun kudo që është i pranishëm.
Në skenat publike, del pa kurrfarë treme dhe asnjëherë nuk e humb ritmin, as qëndrimin para publikut.
Është interesante të ceket veçantia talentore si e Ernesit, ashtu edhe e Arditit, nga se ata që të dy, i perceptojnë me përpikëri të gjitha ritmet tradicionale të këngëve dhe valleve popullore, si ato të thjeshta, ashtu edhe ritmet e kombinuara të “Valleve të rënda të burrave” të cilat janë karakteristike në Anamoravë, Karadak dhe Luginë të Preshevës, e që këto ritme nuk e kanë të lehtë t’i kapin shumë nga instrumentistët e moshuar më me përvojë!
Le të shpresojmë se me këta dy gjeni të vegjël të muzikës tradicionale popullore, në një të ardhme të afërt, do të mburret jo vetëm Gjilani e Kosova, por mbarë populli shqiptarë kudo që jetojnë e punojnë! Por, edhe historia e muzikës tradicionale shqiptare, një ditë do të pasurohet me veprat artistike të cilat do të dalin nga duart dhe veshi i këtyre dy gjenive të rrallë të muzikës sonë!

Gjilan, Prill 2009.

____________
 

Sabit Ali Isufi (29.3. 1937), folklorist e humorist, në vend të nënshkrimit, vulos me gisht!
Sabit Ali Isufi (29.3. 1937), folklorist e humorist, në vend të nënshkrimit, vulos me gisht!
“Shqipëria etnike-për Fëmijë”
 
NJERIUN QË VULOS ME GISHT, E TAKOVA RASTËSISHT!
 
Nga Kadri Mani

 
Katundarin nga Gjyrishefci, malësia e Dardanës, e takova rastësisht dhe, as pa ngrënë fiq, u bërëm miq!
Zotni Sabit Ali Isufi është i martuar me zonjën Nazmije Korça- Isufi, dhe kanë tre bij e pesë bija: Ramushi, Aliu,  Bejtushi, Halime, Bedrije, Sadbere, Havishe, Shahe; ca të martuar e ca të pamartuar.
Zotni Sabiti është fort i zgjuar: di të llogartisë, të recitojë, di enigma e magji-hipnozë! Flet me gaz e me bujë, të kalon përtej shtatë lumnejve, pa të dhënë ujë!
E çova në hotelin KRISTAL (Gjilan) dhe ia porosita një kafe, me gëzim, për ideal! Shkuam te fotografi Sela, edhe bëmë pak hajgare, e fotografinë ia bëri pa pare!
 
Sabit Isufi
 
NEVE NA MBYTI SALLTANETI

 
Neve na mbyti salltaneti
Nuk e kemi për inati
Me numrue bëhet sahati
Nuk  e ekemi prej vetveti
Kështu gjithëmonë s’ka qenë adeti
Bukë e kripë shpesh mbesim pa ngjye
Kur kemë nis me përparue
Po i lamë tokat pa pune
Nuk ban kush me na e kalue
E zumë fushën krej me shtëpia
Kështu përpara shkon bujqësia
Krejt po donë me ra n’qytet
Katundar kush nuk do me mbetë
Vështirë është ba grua me gjetë
Gratë po thonë s’na duhen gjoja
Po pimë tambël nëpër dugaja
Tash tanë burrat janë tue gatue
Po thonë gratë s’mujmë dhomat mei tymue
Nuk mujna tokën me e punue
Po bahet pluhun me u pluhnue
T’lumt na t’lumtë për gratë tona
Çka të na thonë duhet t’i ngojna
Çka të shohin në kojshi
Pa ja ble çare s’po e ki
Nuk të vetë a kie a s’ki
Tashmë kështu domë me rrnue
hiç s’po na e kanda me punue
po shetisim me vetura
kështu përpara shkon kultura
bukë po blejna me  deviza
arat tona me therra e me murriza!
 
Kur e ha kudra qenin?
 
Kur t’i rriten këlyshët, ata jezitë, bashkë me ta krijon opozitë! Njësoj edhe gruaja sillet me burrin, sapo t’i rreten fëmijët- nuk e përfill burin më, bahet komandant me ushtarë!
 
Një familje e lumtur

 
Jemi në familjen e zotit Rustem Krasniqi, nga Juniku, me banim në Prishtinë, Kodra e Diellit II, Hymja 35, nr. 31, kati i V-të: fëmijët e fjetat shkëlqejnë nga pastërtia... përballë kanë Shkollën 8-vjeçare ILIRIA, ku shkojnë vëlla e motër, Albani dhe Albina, e nga ballkoni i vështron nëna Fatmire...
 
___________

Kadri Mani
 
NËNA FATMIRE
 
Nëna Fatmire ka dy fëmijë
Janë të urtë edhe mësojnë
Ajo ka një bir dhe një bijë
Nënën mësuese e dëgjojnë
 
Janë dy zogj të dallëndyshes
Në një çerdhe dhe n’një folé
Ata janë të sjellshëm grishës
Margaritarë vlerash dy perle!
 
Është vetë mrekullia e natyrës
Është vetë mrekullia e shoqërisë
Shtëpia-Shkolla n’krye t’detyrës
Është kulmi zenitor i pastërtisë!
 
Këta janë pra Albani dhe Albina
Kur tregojmë humor edhe qyfyre
Mbrëmjeve shpesh me ta rrina
Për dituri e për shporrje mynxyre!
 
_________

Albina Krasniqi
Albina Krasniqi
Albina Krasniqi. Kl. III-të

Mësuesja ime

Mësuesen time shumë e dua
Sepse ajo më mson mua,
Më mësoi shkrim e lexim
Dhe këngë e recitim
 
Prandaj unë do ta shpërblej
Gjithë të mirat t’ia kthej
Të mësoj e të punoj
Atdheun tim ta lulëzoj.
 


Nuk thuhet kot: fëmijët janë pasqyrë e prindërve.
 

Albina me rroba kombëtare

Albina me rroba kombëtare

Vëlla e motër, Albani dhe Albina
Vëlla e motër, Albani dhe Albina


____________

Halil Xani: (Blic) Mahi
14-12-2008

Kanaçet
Shitësi të birit:
-Përse more bir, i ke pirë gjithë këto cola-cola?
-Kanaçet po shiten shtrenjtë, babi. I ke parë ti njerëzit po
i mbledhin nëpër mbeturina, kurse unë i kam këtu,
në shitoren tonë-iu përgjigj çuni.
Këngëtarja në trend
Të jesh këngëtare në trend e të mos hiqesh fare nga ekranet
e televizioneve tona, nuk është e thënë:
-të kesh zë të mirë,
-të kesh tekst të mirë të këngës,
-të kesh orkestrim të mirë,
-të kesh veshje të mirë...
por
-të kesh ndonjë lidhje (nyje) me stafin e televizionit,
-të jesh e bukur,
-të jesh sharmante,
-të jesh e (zh)veshur sa më seksi.
Klau-kliu
Pas mbarimit të këngës, me efektet e zërit me
kompjuter kliu, klau, kliu klau, njëri tha:
Më pëlqeu disi kjo këngë, por po më vjen keq
që zërin e vërtet të këngëtares nuk e dëgjova.
Edukimi i nxënësve
Shkolla private e Shkozës shpall konkurs për pranimin
e nxënësve, të cilët do të edukohen se si:
-të mos pijnë duhan në klasë sikur mësuesit e tyre,
-të mos qëndrojnë në çajtoret plot tym në lojën me gurë si mësuesit e tyre,
-të mos shkojnë të dehur në punë si disa doktorë në disa spitale të Kosovës,
-të mos e vjedhin buxhetin sikur disa ministra e zyrtarë të lartë të Kosovës,
-të mos vjedhin komplet libra të të tjerëve e të thonë se janë të tyre,
-të mos vjedhin ujin, rrymën, pyllin, vagonët, shkollën, kishën...
-të mos vjedhin votat gjatë zgjedhjeve kur të rritën,
-nxënëset të mos vishen sikur disa mësuese të tyre...
Për këto dhe tema të tjera Ju garantojmë suksesin.
Ndihma sociale
Punëtori social-një fshatari:
-A po e njihni Shabanin, çka i ka hallet, a i plotëson
kushtet për ndihmë sociale?
-Po, more e njoh Shabanin, burrë i mirë është.
Punët i ka ligsht, bile e ka ble edhe një makinë,
ka hy borxh e kishit ba mirë me ia dhanë edhe
socialin, se bash në hall ka ra. Me i shitë lopët
po i dhimbsen.
 
__________

Demir Behluli/Një cikël vjershash
 
ATHUE?
 
Athue yj e hanë
a kanë nanë
vëlla e morët
shtpi dhe votër?
 
Athue, ku din mali
sa gjethe ka,
ujë me u dhanë
e mos me u tha?
 
Athue, athue,
shteret ai kkrue?                               
 
LUMI

 
Lumi gjithëmonë udhëton,
athue ku po shkon?
A do të kthehet përëri
në vendin e ti!?                        
 
Pse ikë teposhtë
e jo përpjetë,
athue zogjtë e malit
janë tue e ndjekë?
 
Gjithënjë lumi këndon
çdo gjë e freskon!
 
TRENI

 
Çuf-çuf! Çuf-çuf!
udhëton treni,
por kurrë n vrapime
nuk i këputet freni!
 
Athue, si po din treni
kur me u ndalë,
që udhëtarët
prej tij me  dalë?
 
-Fiu, fiu, fiuuu!
Fëmijët shumë i due.
 
ORA

 
Ç’ban ora:
Tik-tak, tik-tak!
punon, punon
e s’lyp hak?
 
Nuk lyp gurabi
as çokollatë,
rrin në kuti
ditë e natë.
 
-Tik-tak, tik-tak!
Unë punoj pa hak!
 
DIELLI
 
Tanë ditën dielli
rrezet po i derdhë,
e qysh po mundet
në mbrëmje m’i mbledhë?
 
Manndej natën dielli
pse nuk nxen?
Po ik si za fyelli
e nesër kur vjen?
 
-Or djalë, dielli
asht zog qielli...
 
/Nga përmbledhja: DIELLI-ZOG QIELLI, Shkup-1969/

 
____________

Dy shkrime paralele

LIDHJA E SHKRIMTARËVE E KOSOVËS PA LEGJITIMITET
 
E shoh të udhës të sugjeroj që në procedurën e paraparë me aktet juridike të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës të bëhet zgjedhja e Kryesisë së re, kryetarit të ri dhe e organeve të tjera të reja
 
Nga Hamza Halabaku

 
Duke lexuar dorëheqjen e mikut tim – shkrimtarit, Faruk Tasholli,  nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, me të cilën shpreh indinjatën e tij të arsyeshme,  që udhëhqësia e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës nuk e nderoi presidentin e Kosovës Ibrahim Rugovën,  ish kryetarin Shoqates së Shkrimtarëve, që tani ky asociacion e mban emrin Lidhje.
Edhe unë shpreh zemërimin tim, pasi jam anëtar i kësaj Lidhje që nga viti 2002.
Dr. Ibrahim Rugova ishte fryma e dashurisë, e gëzimit, e paqes, e durimit, ishte mirëdashja dhe mirësia. Dr. Ibrahim Rugova ishte besimi, ishte zemërbutësia dhe krenaria gjithëshqiptare. Dr Ibrahim Rugova, ishte pra njerëzorja shqiptare, ishte intelektuali dhe prijësi i plejadës që e ndërkombëtarizoi çështjen shqiptare në përgjithësi e të Kosovës në veçanti.
Ky gjest i udhëheqjes së Lidhjes së  Shkrimtarëve të Kosovë është një nonshalancë e treguar ndaj një personaliteti madhor, për mosrespektimin e saj  për kryetarin e dikurshëm tejet të respektuar të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, respektivisht antarin e saj  Dr. Ibrahim Rugovën i cili la gjumë të pashlyeshme në letrat shqipe dhe në jetën kulturore e politike të Kosovës.
Meqë jam jasht Kosovës, lus anëtarët e nderuar të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës që të gjejnë mënyrën dhe kohën për tu tubuar për të shpreh respektin dhe nderimin ndaj presidentit të ndjer Dr. Ibrahim Rugova. Njëherit e shoh të udhës të sygjeroj që në proceduren e paraparë me aktet juridike të Lidhjes së Shkrimtarëve  të Kosovës të bëhet zgjedhja e Kryesisë së re, kryetarit të ri dhe organeve tjera të reja, meqë me veprimin e bërë, respektivisht me mosveprimin e tyre, Kryesia e tanishme, përkatësisht kryetari i tanishëm e ka humbur legjitimitetin dhe respektin e nevojshëm të antarësisë së gjërë ndaj tij.
-------------
 
 Koment Xuni (Çetta):
I vetmi fat qe pat Demaçi është hapësira e mediave e cila edhe nuk ka pas se si të i mohohet, gjitha tjerat kanë qen, janë dhe po vazhdojnë të jenë prapaskenat më të pa skurpullta ndaj tij, prapaskena dhe shantazhime këto jo vetëm të burokracisë se thurur me njerëzit apo llumin e të gjitha periudhave, por mjerisht edhe nga shokë e veprimtar nuk i munguan ato të zeza.
Demaçi po dëshmon aftësitë e tija si shkrimtar fillimisht, si veprimtar dhe i sakrificave për veprat e tij në shërbim te vendit, si tolerant madje i tepruar më vonë, si publicist dhe humanist i përmasave ndërkombëtare, si njeri i vet flijimit dhe vetë ngritjes, si njeri i vetë komprometimit por edhe i vetë arsyetimit deri në madhështi artistike por gjithë herë në funksion të qëndresës dhe politikës anti pushtim.
Nëse thuhet se politika është lavire, Demaçi në atë pjesë të vetkompromentimit siç u shpreha qëllimisht më parë, ai ka tentuar që vet(ë) laviret politik të cilët bëjnë politikë lavire të i lakuriqoj dhe bënë të dukshëm ata me qëllimin e vetëm qe gjërat të mos mbetën tabu tema por te dihen në imtësi ato dhe mendoj se ja ka arritur këtij qëllimi kuptohet duke i kushtuar jo pak edhe Ademit.
Ademit nuk e di se si dhe në çfarë masave do i arsyetohen mos përpjekjet e afrimit te individëve të cilët kanë bërë shumë për kauzën tonë!!! Edhe kur ka pas oferta bashkëpunimi nga individ të tillë, niveli i mirëkuptimit nga ana e Ademit ka qenë të jetë i ultë. Kjo bashkë me lojërat qe jo pak shokë edhe ja kanë luajtur Ademit ka bërë qe njerëzit e rezistencës të jenë të shkapërderdhur si vetë e qyqes siç thotë populli.
Në fund fare mund te themi se Ademi edhe kështu si individ po ia del të jap nga vetja në shërbim të rrugës se mbetur.

Komenti ynë:
  
Nga Kadri Mani
                                                                                         

HIQNI TENDENCAT, QË T`I MERRNI KOMPETENCAT!!

Ish-të burgosurit politikë, akademikët-(inteligjencia e lartë) dhe oficerët shqiptarë, në relacionet: Tiranë-Tetovë-Preshevë-Prishtinë-Mërgatë, në shumicën absolute të rasteve, njëkohësisht janë krenaria dhe turpi i Kombit tonë shqiptar.
(Kadri Osmani-Mani, më 15.7.2005)
 
O Xun Çetta i hallakatur! Shko ti me Ademin tënd prapa diellit! Teksti yt donkishotesk, vetëm sa sinjalizon orientimet tuaja antiinstitucionale-antikombëtare, dhe tregon aftësitë tuaja të kufizuara, jashtë çdo te vrtete e jashtë çdo logjike të shëndoshë.
 
__________  
 
Ismet Tahiraj/Një cikël vjershash

TEK UNË ZEMRA, E JO NAKARI
(QERSHOR 1999)

Ndalem e lotoj
Loti zemrën ma rrëmben.

E shikimin e lëshoj
Kalin e kalëroj.
2.     
Kallet shpirti
Ndizet trupi.

Nuk jam në  Urnë,
jam në urti.

Mbi askë s’ kam hedhur gurë
Loti kalin e ka shiluar.

Mbeti fjala e   pathënë.
3.
Një gjel që më shemb
Në sofër m’i çukat trohat

Loti kalin po e tremb.
4.
Sa kam  dhembje
Kam dhimbë
Sa më ther me gjilpërë.

Zë nuk lëshoj
Fytyra ime  e verdhë
Derdh  dhembjen vrer.

Skamnoria  nuk më  Rrenë
Më Rrethon e më brenë.

Në mua leh një qen i zi
Jo, i zi, por dhe azgan.
          
M’i tremb dëshirat
Ëndrrat m’i han.
Loti kalin ngan—revan.
5.
Ca më  ngushëllojnë
Ca më shajnë…

Dy taborret që më ngajnë
Me  asnjërin nuk shkoj
Kundërshtoj…

U sosën  bibat e çelibari
Tek Unë zemra—tek ata nakari….
Loti u ndry—u ndal kali.

HIJET GRI
 (Hadës 2005 e tutje)

fshati i hirtë
drunjtë e hirtë,
kupolë minareje
e hirtë .
ëndëndërrat  t’ hirta
kahmot shtëpive
kahmot shpirtërave...
dhe udhë
që kapërdijnë
hirtë
dhe hijet gri.
Bartën labirintheve.
2.
për ta krijuar përshtypjën
që s’ ka mace këtu,
që s’ janë trazuar , qentë
ëndërra t’ hirta- turbulluar.
Prag i shtëpisë
Kuturu...
3.
fshësarët kohën
fshijnë,
përhudhën
breznitë.
4.
vezë qyqeje
kulmeve klloqijnë...                        

ËNDËRRAT  E   PËRMJERRURA

Trup engjëlli
Po vjen
Kokë këlyshi ka
( e po na rrenë)
rrasat na i shtje
t’ koka , t’ këmbët.
2.
furtunë e errët
malit po shkretonë
as  lerth
as  kokërramurrizi
kërkund nuk janë.
Këlysh engjëlli
Ëndërrat po na
I përmjerrë...

KOPRRACI

Pleshta e morra
S’ i sjell terr e natë,
Por krahu i thatë 
As  zgjebën me kamatë
S’ ta jep  myk  I kohës.
Engjëlldjallë
I buzqësh  vetës
Pënatë.
S’ ti  jep  gjynahet!

MIRËSINË

E përpiu
Breshëria.
Kalerim.
Ngutas sorrat
Lëshojë glasë.
2.
njeriu drekon
vetëvetën
se lindën
mirësjellje hardhuce...
                         
PRILL I PRERË

O njeri a varr i qelbur
Ti di ( mirë e di ) se unë
S’kam shtëpi...
Rroj nën kumbulla
Rroj nën dushqe.
E kam një prush fëmijë
O njeri a varr i qelbur
Lufta na dogji, me hi.
2.
mos më bëj
ta derdh vrerinë vetë
as surratin tënd
s’kam pështymë- ta njomë
jargitu pas hajeve
(te nëmura) tepër t’mëdha
se dushqeve unë
bohemoj pa zë
dhe kur fle, nuk fle.
Dhe myk i kohës
T’vretë o qelbvarri.
Se oborri s’ ruhet
Me thuprat e fjalëve...

SAHITI I LUTIT

Gabim e ka
Akeroni
e merr dhinë
E lë lakrën .
Lakrën e hanë lepujt
Dhinë e ha ujku.
2.
Në fundbarke
Skutullaçë i rri-gjarpëri.
3.
Në luftën e fundit
Bandill më të hijshëm
S’ ka  parë  Prekazi.

Si ai pa përtesë
Gatuar  bukë
Më nuk ka.
4.
Përditë del e rrezitet
brigjeve
Nga pellgu i mjerimit .

Dhitë ia rrisin—rriskun….
5.
s’ do i përmbyset barka
n’ ujërat e mëdha.  
     
VETMO

Merre me vete vetminë kudo
Fillikat vetëm mos udhëto.
2.
merre vetminë e fishkëllo
e fol e fol , me erën
ec e mos u tundo…

___________

Isuf Bajrami
isuf_b@yahoo.com
 
Reagim kundër Abedin Rakipit!

   Përçarjet në krahinarizma, ideologji, besime fetare, klane e grupe të tjera janë pjellë e pushtuesve z.Rakipi.Prandaj ju thërras me urtësi dhe me tolerancë që të mos t’i fryni zjarrit të huaj në shtëpinë tënde, sepse druaj se mos po digjeni edhe vetë në të!!!
   Arvanitasit nuk ka logjikë që të jenë në "Aleancë" me serbët, por as me grekërit. Mund të jenë individë, të cilët për interesa sekundare, apo materiale bashkëpunojnë edhe me të tjerët (në mesin e tyre mund të jeni edhe ju) pa keqkuptime.

___________

Zotni Hasan Januzi në bisedë me gazetarin Kadri Mani
Zotni Hasan Januzi në bisedë me gazetarin Kadri Mani
02-05-2009

E KALUARA DINJITOZE,
PLEQËRIA E BARDHË!

Mësuesi veteran, Hasan Januz Sherifi-15.4.1921

Nga Kadri Mani

Pranverë 2009, gufojnë e fugojnë, bulbërojnë: bari e dushku, bletët, fluturat e fëmijët, lule e lumaqe... Pranverë e bekueme, ti zemrat na i kënaqe! Edhe drunjët gjysëm të tharë, tentojnë të vegjetojnë... vetëm spiunët s’kanë pranverë dhe nuk duhet t’i lëmë rehat as të gjallë dhe as në varr: keqbërës ishte e vdiq i tillë faqeziu Murtez Dushica nga Velegllava, korrier shkolle në Makreshin e Poshtëm, që nuk ngopej me spiunllëqe ditenet...
Po mësuesi im i mirë as i zë ngoje emrat e të tillëve, paçka se nuk mund të mos i përmend vuajtjet e veta, e ne njerëzit e asaj ane e dimë mirëfilli se nga i vinin akuzat më banale: Nuk bën të jetë mësues ky që shkon me bakall (brokë) në nevojtore!
Korrieri, mësuesit i mban ders për higjenë!
Urdhëri në kohën titoiste ishte: transferimi sa më i shpeshtë i mësuesve!
Borgjezia e di që arsimi është xixa e populli është baruti: andaj edhe është aq vigjilente që ta mbajë larg flakën nga baruti!!
Që mësuesit të mos arrnin të ambintoheshin me nxëxnës: të mos guxojnë të flasin lirisht, t’u shpjegojnë për rrethanat ekonomike-politike, padrejtësitë, tepricat, aksonin e armëve...për vrasjet e për zhdukjet...
Po pyteshin korrierët e shkollave të fshatrave fqinje mesvete:
-Sa mësues i ke ndërruar sivjet?
-I kam ndërruar pesë!
- Kurse unë i kam ndërruar shtatë!
Nuk po i përmend kësaj radhe edhe spiunët tjerë, në pritje të hapjes së dosjeve...
Më datën 17.4.2006 e vizitova ish-mësuesin tim të dashur, zotni Hasan Januz Sherifin në shtëpinë e tij në Gjilan. Fillimisht pyetemi dhe çmallemi duke evokuar të kaluarën tonë entuziaste dhe njëherazi të rëndë në atë kohë, në meset provokuese, në radhë të parë nga korrierët e shkollave!!
Më 1953, kur punonte në fshatin tonë të lindjes, Makreshi Poshtëm, mësuesin Hasan e merr në pyetje komandanti serb i policisë në Aratanë (Novobërdë):
“Pse po e dëgjon Radio-Tiranën?”- e mësuesi as kishte fare radio!!
Ama për këtë padi një vjet ngeli pa punë, në Entin për Inkuadrim! Pastaj e dërgojnë mësues në Pograxhë të Gjilanit, ku punon vetëm 2 vjet. Pastaj sërish në Makresh 2 vjet dhe përjashtohet!
Nga aty në Zhegër-Haxhaj 2 vjet. Nga aty shkon në shkollën 2-vjeçare në Normale të Gjilanit dhe pasi e kryen Normalen, shkon mësues në Muqibabë, 2 vjet. E çojnë në Bukovik?- dhe në Velekincë punon 16-vjet deri sa del në pension më 1984.
Zotni mësues, e kemi filluar në pranverë dhe po e përmbyllim në prag të Vitit të Ri 2007 me një të vetmen:
Pyetje: Viti i Ri 2007 dhe dëshirat tuaja?
Përgjigje: Pavarësia! Të rriten pensionet: nuk po na mjaftojnë-thotë- as vetëm për bukë dhe as vetëm për ilaçe!!
Dhe që të ec shteti përpara: të punësohen rinia, pra të ndërtohen fabrika dhe të hapen vende të reja pune.
Të jemi të bashkuar e të vëllazëruar, e këtë e sjell vetëm dashuria njerëzore, kurse me të huajt-durimi, siç po i thonë shpesh-tolerancë dhe bashkëjetesë.
Bisedoi,
Kadri Osmani- Mani
Pyetje: Zotni mësues, nga intervista e paraprake ka kaluar shumë ujë nën urë, atëherë ishim përpara pavarësisë, e tash jemi pas pavarësisë: çfarë ndryshimi shihni Ju?
Përgjigje: Apsolutisht asnjë ndryshim! Madje mund të them se edhe keqësim: rinia po kërkon çdo labirint të ik jashtë! Në anën tjetër, kurrkush nuk po na lakmon të vijë te ne!

__________
 
Ismet HEBIBI
 
A D E M  L E GJ E N D A R I
 
 
 
Po pyesin njërëzit: kush është Adem Shaban Jashari
Po pyet bota nga është Adem LEGJENDARI
 
Zanat e malit si Orët historike të lavdishme
Kumbojnë e jehojnë mbi bjeshkët e larta Ilirijane
 
Adem Shaban Jashari
Adem Shaban Prekazi
Adem Shaban Drenicasi
Adem Shaban Kosovari
ADEM LEGJENDARI
Gjithë Trimat dhe Trimëreshat e Lirisë
Janë Bijë e Bija të mëdhenj SHQIPTARI!
 
Po pyet Bota? Ankthi kokë e shpirt iu zë
Ku gjëndet kjo farë Kosova!
Çudia e Zotit? Kurrë dëgjuar s’kemi për të
 
Athua si duket!? Sa është e madhe?!
çfarë Populli e njerëzish ka,
Në cilin xhep magjistarët e fshihnin deri Sot
Si duel në lajmet kryesore VOA, BBS CNN,....
Lakmi po ia marrim.Paska Besë e Zemër
 
Lajm i vërtet apo mit Fantastik?!
Merreni me mend. Vetëm a iu duket e mundur?!
Burra, Gra, Pleq e Fëmijë në Djepa
Flijohen e Luftojnë kundër okupatorët gjenocidalë
për Liri!
për Atdhe!
për Pavarësi!
 
2.
Histori e tillë shkruhet vetëm nëpër romane
Ju s’e dijtkeni?!Eshtë plotsisht e vërtetë
Pra mbajini mirë n’mend e mos dyshoni
Që ky vend i lashtë po i nxjerr në dritë!
si Fjalët
edhe Veprat
 
Jashtëtokësorët jo se jo nuk e sollën nga Marsi
Zjarrin e Dashurisë atdhetare
Ky vend mitësh e legjendarësh
Në planetin Tokë ndodhet. Por ia injoruan mjerisht
Kreshnikërinë epike
dhe lirinë e fjalës
 
Historia përsëritet e kronistët i le të çuditur
Ky vend me kaq shumë Trima
Popull aq të shumëvuajtur dhe stoikisht bujar
Si s’u zhduk as asimilua deri më sot
Nga një lis shumëzohen në dhjetë Lisa
 
Miliona pyetje vërshojne tokën
Miliona përgjigje mahnisin botën
 
Miliona pyetje bëhen si rrufe
derdhen si fyshekzjarrë
rilindin e përsiaten si mrekullia
Rrotullohen marramenthi si ringishpill
I lenë gojëhapur të paditurit
I verbërojnë magjistarët e djallit
 

Të gjjithë pyesin. Miliona pyetje sfidojnë botën
Ku gjëndet Kosova. Sa është i madh Prekazi.
Kush është vallë komanadanti Adem Jashari
 
Po pyesin njërëzit: athua si dukej Adem Shaban Jashari
Po pyet bota cili Vigan i lashtë na qenka Adem LEGJENDARI
 
Zanat e malit si Orët historike të lavdishme
Kumbojnë e jehojnë mbi bjeshkë të larta Ilirijane
 

Adem Shaban Jashari
Adem Shaban Prekazi
Adem Shaban Drenicasi
Adem Shaban Kosovari
ADEM LEGJENDARI
Gjithë Trimat dhe Trimëreshat e Lirisë
Janë Bijë e Bija të mëdhenj SHQIPTARI!
 
 
3.
Pyesin alkimistat memecë
E mbesin pa gjuhë e fjalë shumërrokëshe
 
Pyesin hedonistët e llastuar
Dhe mbesin pa sy – duke i ra kokës qosheve
 
Pyesin femrat zemërgurë e të liga
E mbesin pa dritë dhe pa fëmijë
 
Pyesin burrat kryeneçë e analfabetë
Dhe mbesin pa atdhe e pa liri
 
Por edhe pyetjet si era marrin një kahje të re
Si mund të duket ai vend liridashës
Sa shpejt u bë i njohur: si të ishte
Mrekullia e nëntë e Botës
dhe e Çudirave magjike nga libri i fantazive të Lizës
 

Mos është vend i gjenive dhe teknikës sofistike
Toka e bekuar e cila po lindtka Vigaj!
 
Ku gjendet. Më thoni ju lutem shumë nëse e dini ku gjendet
Ku është Kosova? Kush është Drenica? Çka është Prekazi?
 

Për ata që duan ta dinë. Për ata që do të vijnë
Kosovën, Drenicën dhe Prekazin!
I gjeni në hartën e Europës juglindore
Po deshët më sigurt i kërkoni
në Zemrën-Trupin-Qenien
Thellë në Shpirtin e Bardhë të çdo shqiptari!
 
Kërshëritë e habitë s’kanë të ndalur
Miliona pyetje duan përgjigje fikse
Kush ishte Adem Jashari. Si dukej Adem Legjendari
 
E kuptuan njërëzit: kush është Adem Shaban Jashari
E pranoi bota Viganin, Adem LEGJENDARIN
 
Zanat e malit si Orët historike të lavdishme
Kumbojnë e jehojnë mbi bjeshkë të larta Ilirijane
 

Adem Shaban Jashari
Adem Shaban Prekazi
Adem Shaban Drenicasi
Adem Shaban Kosovari
ADEM LEGJENDARI
Gjithë Trimat dhe Trimëreshat e Lirisë
Janë Bijë e Bija të mëdhenjë SHQIPTARI!
 
06.03 2000, Junik.
 
 Shënime biografike për zotin Dr. Ismet Hebibi

Ismet Hebibi u lind më 05. 06 1955 në Junik-Kosovë. Shkollën fillore e kreu me sukses shembullor në vendlindje, ndërsa diplomoi si kadet ndër më të sukseshmit në Gjimnazin ushtarak në Beograd në vitin 1974.
I pajisur me edukatë atdhetare dhe ide progresive për lirinë dhe drejtësinë, refuzoi vazhdimin në Akademinë ushtarake dhe u regjistrua në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Kompenzoi me detyrim shkollimin e mesëm nga puna dhe honoraret e tij, dhe u përcaktua me elan,vetëdëshirë dhe dashuri për çështjen Kombëtare.
Kreu me sukses fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Në vitin 1980 iu botua si libër fitues ndër më të suksesshmit nga librat  me poezi, libri ''NUNOSJE"', dhe më vonë pasoi libri i  dytë "DRITËZAT E MASHTRIMIT", më 1989, prapë nga NGB "RILINDJA", në
Prishtinë. Ishte fitues i shumë konkurseve letrare për tregime dhe poezi, gjithashtu
merrej me estetikë dhe kritikë filmi në gazetën "Zëri”, Prishtinë. Pastaj pasoi edhe
libri i tretë "MAGJIA E HUMORIT TË ZI", më 1995, si dhe shumë libra me tregime dhe poezi, të pabotuara, por në dorëshkrim dhe të gatshme presin ditët e mira të botimeve.
Specializoi në degën e Oftalmologjisë në Shkup dhe Prishtinë. Është Oftalmolog-kirurg dhe zbulues e shërues i shumë sëmundjeve në lëmitë mjekësore, me një përvojë dhe suksese 25 vjeçare (Kanale loti pa operacion, Kancer syri pa operacion, Kancer gjiri ke femrat-pa operacion, Kancer lëkure dhe kancere tjera, gjithashtu pa operacion, dhe shërues i sëmundjeve lëkurore, Epilepsisë dhe sëmundjeve nervore, ...)
Vazhdimisht punoi dhe u avancua si profesionist në mjekësi, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, por është i palodhshëm edhe si shkrimtar dhe veprimtar politik .Në vitin 2000 ka hartuar Letrat për Pavarësinë e Kosovës- dhe i ka dërguar në adresa të organizatave UN, KS i UN, KE, si dhe në adresa të shumë Presidentëve (SHBA, ANGLI, SPANJË, FRANCË, HOLANDË, BELGJIKË, ZVICËR, GJERMANI, AUSTRI, ITALI, SHQIPËRI, KROACI , MAQEDONI, SLOVENI), si dhe shumë Kryeministrave dhe Parlamenteve të botës demokratike.Gjithashtu më vonë edhe Zotit Ahtisari, Albert Rohan, S. Lehne, Havier Solanës, Zotit UISNER, dhe shumë Senatorëve dhe Kongresmenëve miq amerikanë. Ka marrë përkrahje dhe ka korespondencë aktive me shumë personalitete shtetërore anëkënd botës demokratike për Pavarësinë e plotë të Kosovës, dhe tani korrepspondon në mënyrë aktive.
LIGJERON NË TË GJITHA KONFERENCAT DHE SEMINARET POLITKE QË MBAHEN NË KOSOVË DHE JASHTË- PËR KONSOLIDIMIN, AVANCIMIN DEMOKRATIKO-JURIDIK, TË TË GJITHA TË DREJTAVE  LIGJORE DEMOKRATIKE DHE LIRIVE NJERËZORE, SI DHE PËR BASHKPUNIM RAJONAL, EUROPIAN E BOTËROR MBI PAQEN DHE SIGURINË E PËRGJITHSHME. BËN KOMENTE NË TË GJITHA GAZETAT DHE AGJENSITË E LAJMEVE NË INTERNET.
Kredoja e Tij jetësore është liria njerëzore dhe liria shpirtërore, mirëqenia dhe shëndeti i
njerëzve, si dhe lumturia e të gjithë njerëzvet në gjithë rruzullin e bukur tokësor.
Njeh dhe shkruan bukur gjuhën shqipe, kroate, gjermane, sllovene dhe anlgeze.
Jeton, vepron dhe punon në Junik- Kosovë; tel:+377 44 175 966 dhe +386 49 175 966, si dhe email:dr.ismet_hebibi@hotmail.com

____________

U DHA PREMIERA E SHFAQJES PËR FËMIJË “KEKEC”
 
Teatri i të Rinjve të Qytetit në Prishtinë, realizoi shfaqjen e dytë këtë vit, duke e festuar 16-vjetorin e Themelimit dhe punës së pandërprerë të këtij Teatri.
Pra, në Dodonë për të festuar Ditën e Evropës, dhe njëherit 16-vjetorin e TRQ-së, u dha shfaqja për fëmijë e autorit slloven Allesh Çar "KEKEC", sipas motiveve të Josip Vandotit.
Kjo shfaqje ishte një verzion interesant për shikuesit e vegjël...sepse i provokoi mjaft mirë në mënyrë që me kurreshtje dhe qetësi maksimale të përcjellin shfaqjen deri në fund.
Regjia e shfaqjes është bërë në atë mënyrë që qartë të vërehen disa tipare të karaktereve në shfaqje dhe epitetet e personazhwve...siç është: humaniteti i organizuar, mprehtësia logjike e moshës së fëmijëve, injoranca tek qëllimbëresit...magjia e keqe që bëhet si pasojë e hapjes së parakohshme e një sandëku, nga i cili dolen personazhet e përrallës etj. Të gjitha këto janë reflektime të cilat shërbejnë si mesazhe që e gjithë veprimtaria e të rriturve reflektohet tek fëmijët e vegjël.
Shaqja ishte e organizuar edhe me ndihmën e përzgjedhësit të muzikës, Lulzim Borovcit; skenografinë e Nail Borovcit; Kostumeve të Fikrije Lutës, si dhe manipulimit të dritave dhe efekteve të muzikës nga Arbër Luta.

_____________
 
Drita Braho/Dy vjersha

DRENICA

Drenicë trime lulegjaku
Mbuluar me flamur
Qajnë femijët nëpër vatra
Po ti Shqipe s'epej kurrë
 
Vallë, çkërkon shqipetari?
Nëpër shekuj të historisë
Nderi yt Drenicë e dashur
Ballë i kombit i lavdisë
 
Eh Drenicë o tokë martire
Trupi yt mbushur me plagë
Balsam të ëprej shqipnie
Mbahu nënë se më ke pranë
 
Nje fjalë bese të dergoj
Është besë shqipetari
Kur ti Drenicë rënkon
I vdekuri ngrihet nga varri

MINATORËVE TË TREPÇES, ME RASTIN E 20 VJETORIT TE GREVËS

Nëntoka të mundon
vëllezër
Nëntoka të mëson
vëllezër
Me zemrën e saj
Ju gjakun shkritë
Si thonë kot:
"Nënë e bij"
Ju që frymemarrjen
latë
E rrënjët e tokës
I mplekesët me rrudhat
e kallot
Të lidhur përjetësisht me tokën
Liri me duar mbollët
Ju, triumfatorë mbi vdekjen
Që çdo ditë e shihnit me sy
Ju edhe sot si
Shqiponjat
Nënetokën tuaj
Keni liri

Berat, 20 SHKURT 2009

____________
 
Charlie Chaplin, jeta e një klouni gjeni

Nga Vangjush Valla 

Në 120-vjetorin e lindjes së një prej artistëve më të mëdhenj të shekullit të njëzetë. Fëminia, shkëlqimi si komik, Hollivudi, gratë, telashet me autoritetet, filmat politikë. Dhe disa dialogë me Çërçillin dhe Pikason

Regjisori dhe aktori anglez Çarli Çaplin (Charlie Chaplin 16 prill 1889 - 25 dhjetor 1977) ishte një talent i jashtëzakonshëm, i cili shpenzoi jetën për t'i bërë njerëzit të qeshin dhe të mendojnë.
Kur bota vuante pasojat e Luftës së Parë Botërore, shumë njerëz gjetën shpresë në filmat e tij, edhe pse pas komikes së tyre fshihej një jetë e trishtuar. Në një sondazh mbarëbotëror të drejtuar nga kritikë të filmit, Çaplini votohet si aktori më i madh i historisë së kinemasë.

"Në çastin që bleni një biletë, ju papritur ndodheni në një botë tjetër" shprehej Çaplini. Shfaqja tek ai, nga zbavitje e rëndomtë shndërrohet në art.
Ai i dha komedisë një frymë të re në një kohë kur paniku i pasluftës, fashizmi dhe depresioni ishin pjesë e jetës, në Evropë dhe Amerikë. Ndërsa jeta e tij pas ekranit ishte e tronditur, dhe ndoshta ky ka qenë shkaku i frymëzimit të thënies së famshme së "Jeta është një tragjedi kur e sheh me lupë dhe komedi në rrjedhën e saj."

Çarli Çaplini u lind në Londër më 16 prill 1889. Nëna e tij Hannah, nga martesa e parë kishte një djalë, Sidni.
I ati, një alkoolist i thekur, e braktisi familjen kur Çaplini ishte 1 vjeç. Nëna ka bërë të pamundurën për dy djemtë e saj.
Ajo e humbi aftësinë e të kënduarit nga një sëmundje e grykës, dhe më pas, për shkak të varfërisë së tejskajshme, u shtrua në çmendinë. Djemtë dërgohen në jetimore, ku më pas Sidni largohet për të ndjekur shkollën e marinës. Për Çaplinin, sëmundja e nënës ishte trishtim dhe mërzitje e madhe që shpesh ndjehet në krijimtarinë e tij.
Nga njëra anë, filmat e tij janë si të thuash autobiografikë dhe pasqyrojnë rininë e tij, si në filmin "The Kid" (Fëmija, 1921) në të cilin ai lufton që fëmija të mos mbyllet në jetimore, ose në filmin "Modern Times" (Kohët Moderne, 1922) ku ai ndihmon një vajzë të arratiset nga jetimorja.
I ati që kujdesej për të në kohën që nëna ishte në spital, e vuri re shpejt talentin e të birit.
Çaplini ishte duartrokitur për lojën e tij që 5 vjeç, kur zëvendësonte në skenë të emën. Dhjetë vjeç, nën drejtimin e të atit, iu bashkua një trupe teatri për fëmijë dhe filloi të japë shfaqje në të gjithë vendin.
Gjashtëmbëdhjetë vjeç ishte ndër aktorët më popullorë në Londër. Një nga adhuruesit e tij, Fred Karno, aktor dhe pionier i komedisë gaztore e fton në trupën e tij.
Tre vjet më vonë, pas kthimit nga Amerika, ftohet nga Mack Sennett, themeluesi i studios Keystone në Kaliforni.
Ai mblidhte aktorë nga cirku dhe skena e teatrit, dhe Çaplinit i ofroi rrogë javore me 150 dollarë për t'iu bashkuar trupës së tij. I riu kuptoi se stili i komedisë së Senet-it nuk i ngjiste stilit të tij, kështu që më 1916 vendos të xhirojë filmin e tij, duke krijuar karakterin e famshëm të Endacakut.

Bashkë me të mëdhenjtë e Hollivudit, D.Ë. Grifith, Mary Pickford dhe Douglas Fairbanks, themelon studion "United Artists".
Atëkohë komedive gazmore të Hollivudit iu mungonte cilësia, dhe kishte regjisorë që e xhironin filmin brenda ditës. Kurse filmat e Çaplinit kishin një organizim të detajuar. Njëherë, për një skenë të vetme, ai harxhoi pesë ditë xhirimi, e cila në film zgjat vetëm disa sekonda. Skena finale në filmin "City Lights" (Dritat e Qytetit - 1932) cilësohet si një nga më të bukurat e kinemasë amerikane. E xhiroi 342 herë.

Martesat dhe telashet

Pas karrierës së suksesshme, jeta private e artistit ishte shumë e vështirë. Martesat me vajza shumë më të reja se ai në moshë, ia quajtën prirje e cila e kishte origjinën te fëmijëria e trazuar. Martesa e parë me aktoren Mildred Harris, 12 vjet më e re, përfundoi me divorc pas dy vjetësh.
Në moshën 35-vjeçare martohet me Lita Grey, 16 vjeç. (Shumë vite më vonë, shkrimtari Vladimir Nabokov, pohoi se romani i tij "Lolita" ishte frymëzuar nga marrëdhënia e Çaplinit me Litën).

47 vjeç martohet me Paulette Goddard, një aktore 24-vjeçare. Më në fund martesa e tij e katërt me 17-vjeçaren Ooana O'Neill, vajza e dramaturgut Eugene O'Neill zgjati deri në fund të jetës së Çaplinit, më 1977.

Në kohën e periudhës së Makartizmit, në Amerikë, Çaplini dyshohej si përkrahës i komunizmit sidomos për komedinë e tij të zezë "Dritat e Skenës" 1952. Vendimi për të ruajtur qytetarinë angleze u pa me dyshim nga autoritetet dhe FBI e ndiqte për evazion fiskal.
Ndërsa diskutohej dëbimi i tij, autoritetet amerikane e ndaluan të hyjë në Amerikë kur ishte duke u kthyer nga pushimet me familjen. Më në fund vendoset në Zvicër ku xhiron dy filma dhe shkruan autobiografinë.
Më 1972 i jepet Çmimi Oscar për karrierën, dhe autoritetet i japin leje speciale për të hyrë në Amerikë. Ceremonia e Oscarit do të mbetet e paharruar për pjesëmarrësit që këndonin me përulje temën e këngës së filmit "Kohët Moderne".

Mbreti i filmit pa zë

Mjeshtër i tragjikomedisë. Duke luajtur të nëpërkëmburin dhe të braktisurin, ai e bëri spektatorin të qeshë duke kritikuar ndërkaq shoqërinë. Si aktor dhe regjisor, askush si ai nuk e ka mbërthyer dhimbjen e shoqërisë. Kur 24-vjeçar shkonte në Hollivud ai ishte tashmë yll.
Bileta e tij e suksesit ishte "Endacaku": bastuni, mustaqet, veshja karakter. Në jetëshkrimin e tij, Çaplini rrëfen së shumica e karaktereve të tij ishin ngjizur gjatë kohës që zgjidhte garderobën. Pantallona të gjëra, pallto e ngushtë, kapelja bombei, këpucë të mëdha dhe mustaqet e miut.

Por ai krijoi një karakter krejtësisht kontradiktor: Endacakun, zotërinë, poetin dhe të braktisurin, i trazuar nga ëndrrat, i intriguar nga shkenca. Ishte kjo figurë që mbeti maja e karrierës së tij që vijoi me 35 filma.
Ky perfeksion kontrollonte gjithë procesin e realizimit të filmit. Kjo mani e Çaplinit për të kontrolluar gjithçka shfaqet gjatë xhirimit të "The Circus" (Cirku, 1928) i cili i mori dy vjet kohë vetëm për skenën finale: një hije e gjatë në lindjen e diellit. Grupi i xhirimit duhej të priste derisa të dilte dielli dhe kamerat të xhironin pa ndalim derisa mëngjesi të ikte.
Ai donte një skenë ku një karrocë cirku ecte në vetmi. Qëllimi ishte që t'i shtonte një ndjenjë të hollë komedive të tij.

Çaplini e kishte kuptuar dobësinë e njeriut përballë natyrës dhe ishte i bindur se humori është e vetmja mënyrë për t'i bërë ballë asaj. E qeshura, besonte Çaplini, lind prej kontradiktës. Spektatori shpërthen në të qeshura kur Endacaku e gjen veten herë pas here në situata të pavolitshme.
Një kapele që fluturon, në vetvetë s'të bën të qeshësh, por kur sheh të zotin e saj që e ndjek pas, atëhere po.
Çdo komedi e Çaplinit është bazuar në këtë situatë komike. Kujtoni skenën kur ai është duke shijuar një akullore dhe ajo shkrin e bie mbi pantallona, pastaj në qafën e një pasanikeje trashaluqe poshtë ballkonit.

Përvoja e tij e hershme në jetë i pat mësuar se e qeshura dhe dhimbja janë të lidhura me njëra-tjetrën. Ai thoshte se në rini, romanin "Oliver Tuist" të Dikensit e mbante poshtë jastëkut. Kjo tregon se asnjëherë nuk e harroi fëmijërinë e tij të varfër.

Regjisori Jean Cocteau, një nga artistët e talentuar të shekullit të njëzetë, thoshte se Çaplini e përdor të qeshurën si gjuhë universale për të gjithë popujt e botës, pavarësisht moshës dhe racës. Kurse regjisori Haward Hawaks e quante "Don Kishoti i komedisë".

"Ethet e Arit" (Golden Rush, 1925) është shembull i mirë i kësaj thënieje. Komedia ngërthen zakonin e vjetër të njeriut në kërkim të arit. Në një skenë Çaplini ha për darkë një këpucë të vjetër.
Pasi e ka gatuar këpucën me kujdes të madh, e vendos atë mbi një pjatë në tavolinë. I shijon lidhëset sikur të ishin makarona, ndërsa sholla i ngjan një filetoje peshku. Moskokëçarës lëpin gozhdët sikur të ishin halat. Në të vërtetë skena shpreh oreks.

Komedia e Çaplinit ndërron me kohën. Në filmin "City Lights" ai është endacaku që zë mikeshë një vajzë të verbër leshverdhë e cila shet lule. Kur mëson së vajza mund ta fitojë shikimin nëpërmjet operacionit, i kërkon borxh një pasaniku pijanec. Fatkeqësisht e marrin për hajdut dhe e fusin në burg.
Pas disa vitesh takon sërish vajzën e cila dikur kish kujtuar se ai ishte njeri i pasur dhe joshës dhe tani, mjeranin që qëndronte përballë saj nuk po e njeh. I vjen keq për të dhe i fal një kacidhe dhe një tufë me lule. Kur duart e vajzës e prekin, ajo më në fund e njeh.

Aftësia e Çaplinit për të trajtuar probleme madhore duken qartë në filmin "The Great Dictator" (Diktatori i Madh, 1940) dhe "Monsieur Verdoux" (Zoti Verdu, 1947). Tek i pari ai luan njëherësh një berber të pafajshëm hebre dhe Hitlerin.
E çuditshme të përfytyrosh se Çaplini, ndër njerëzit më të dashur të botës, dhe Adolf Hitler, vrasësi i i njerëzve në masë, të kenë diçka të përbashkët. Të dy kanë lindur në prill 1889 dhe mbajnë të njëjtat mustaqe.
Madje disa thonë së Hitleri i kopjoi artistit mustaqet për t'iu kundërvenë popullaritetit të tij. Në skenën e fundit të filmit, ai vështron nga kamera dhe i bën apel spektatorit "të luftojë diktatorin dhe të mos e humbasë besimin".

Jo aq popullor sa dhe filmat e tjerë, për "Zotin Verdu" Çaplin pohon se është një ndër më të mirët që ai ka bërë. Zoti Verdu, është vrasës dhe njëkohësisht punonjës banke.
Ai e mbron veten në gjyq duke u shprehur së "vrasja masive është e përligjur nga bota. Armët janë prodhime për të kryer vrasje masive, kurse gratë e shkreta janë vrarë në mënyrë shkencore. Kurse unë jam thjesht një fillestar i vrasjeve masive. Nëse ti vret një njeri të vetëm, ti je maskara, por nëse vret 1 milion, je hero."

Tek ky film, Çaplini këmbëngul së shoqëria amerikane e nxiti luftën. Publiku u frikësua prej këtyre mendimeve dhe artisti u detyrua të largohet nga Amerika dhe të jetojë në azil në Zvicër.

"Dritat e skenës" ishte i fundit dhe më mbresëlënësi film i Çaplinit. Në atë film ai i kthehet pas karrierës 40-vjeçare si aktor. Aty shprehet se "Jeta mund të jetë e mrekullueshme nëse ti nuk i frikësohesh asaj.
Gjithçka për të cilën ti ke nevojë është kuraja dhe imagjinata." Dhe ai mendonte se në jetë ka gjëra më të tmerrshme sesa vdekja, prandaj prej jetës nuk duhet hequr dorë.
 
Marrë  nga Shekulli 14/04/2009
 
____________

Për librin e parë të Faik Konicës?
 
Nga Agron ALIBALI

agron@rcn.com  
 
Të nderuar,
 
Sot, me datë 28 prill 2009, në Shkollën Pasuniversitare të Arteve dhe Shkencave të Universitetit të Harvardit u mbajt një seminar përkujtimor për Faik Konicën, ish student i kësaj shkolle, i diplomuar me Master më 1912.
 
Në fund të seminarit, Znj. Ardeta Gjikola, drejtuesja e panelit dhe studente pasuniversitare në të njëjtên shkollê, u treegoi pjesëmarrësve librin e Konicës "Ese për Gjuhët Natyrore dhe Artificiale", me pseudonimin Pirrhus Bardyli, botuar në vitin 1904 në Bruksel. Ksombla është pjesë e koleksionit të librave të rrallë të Bibliotekës së Universitetit të Harvardit. Eshtë fare pak e njohur, dhe ishte tërhequr nga biblioteka vetëm një herë, në vitin 1939.
 
Me sa dimë, kjo vepër e Konicës është lokalizuar për herë të parë nga studiesi shqiptaro-maqedonas Luan Starova, i cili e pa në bibliotekën e G. Apollinaire, në shtëpinë e tij në Lagjen Latine të Parisit. Më pas vepra është analizuar nga studiuesi shqiptar Artan Puto.
 
Sipas Znj. Gjikola, teknologjia moderne mundëson sot leximin dhe studimin e kësaj vepre të Konicës nga të gjithë të interesuarit nëpërmjet shërbimit Google Books, i cili ka digjitalizuar pikërisht ksomblën që ndodhet në Bibliotekën e Harvardit.
 
___________
 
Anetaresohuni ne Institutin Alb-Shkenca (IASH). Per kete duhet te dergoni kerkesen dhe CV-ne tuaj ne adresen: ga@alb-shkenca.org
 
Botime te IASH:
Revista "ANASH - Approaching Science"
Revista "Aktet e Takimeve Nderkombetare Vjetore" (Proceedings of the International
 
___________
 
ARKIVORE

REPRESIONI SERB NË KOSOVË
 
Do ta shihni pas dy ditëve?! Kështu u kërcënuan milicët serbë dje me rastin e një ndërhyrje brutale ndaj tre nxënësve afër Xhamisë së Madhe në Prishtinë
Dje, më 24 maj 1993, rreth orës 13, në afërsi të Xhamisë së Madhe, në Prishtinë, milicia serbe ndali tre nxënës shqiptarë të moshës 15-16 vjeç. Pa iu dhënë kohë që të përgjigjen në pyetjet e bëra, milicët filluan t`i rrahin nxënësit, duke i goditur me shqelma, me grushte dhe me kondakë pushkësh.
KMDLNJ.
Dëshmitarë të kësaj ngjarje ishin shumë besimtarë që në atë kohë ndodheshin në oborrin e Xhamisë. Njëri prej tyre, Selatin Fazliu, duke mos mundur të durojë këtë skenë të tmerrshme, kërceu rrethojën e oborrit të xhamisë, dhe pas disa përpjekjeve, arriti t`i nxjerrë nga duart e milicëve nxënësit, një vajzë dhe dy djem. Për një kohë, shtatë policët iu kthyen Selatin Fazliut. Derisa këta po merreshin me të, nxënësit u larguan nga vendi i ngjarjes dhe me disa automjete private të rastit, u dërguan për ndihmë mjekësore. Në ndërkohë, te vendi i kësaj ngjarjeje, u afruan edhe besimtarë të tjerë, dhe njëri prej tyre e tërhoqi Selatinin në turmë për të shpëtuar nga duart e milicëve.
Sipas fjalëve të 24 dëshmitarëve që kanë dhënë deklarata në KMDLNJ lidhur me këtë ngjarje, milicia fyen me fjalët më të rënda besimtarët e pranishëm, dhe iu tha: “Edhe dy ditë do të merrni vesh se kush jemi ne...”

_________

Selatin Fazliu i biri i Ilaz Agës nga Koliqi
Selatin Fazliu i biri i Ilaz Agës nga Koliqi
Në Beograd policia serbe arrestoi Përparim Fazliun
Prishtinë, 31 korrik (QIK)

Më 29 korrik të këtij viti, policia serbe në Beograd arrestoi Përparim Fazliun nga Prishtina, ish-dezertorin e APJ-së në vitin 1991, i cili po kthehej nga Anglia.
Babai i Përparimit, Selatini, i tha QIK-ut se djali i tij Përparimi, në fillim është dërguar në stacionin e policisë në Beograd, dhe prej aty ai është dërguar në burg.
Zotni Fazliu tha se djali i tij kishte me vete një shumë parash dhe disa pako me rroba.
 

Selatini me bashkëshorten Magfire Pakashtica-Fazliu
Selatini me bashkëshorten Magfire Pakashtica-Fazliu
Njeriu duhet të ketë marre prej njerëzve dhe frikë nga zoti.

Më 25.9.2005: Jemi në vizitë te veprimtari i mirënjohur, zotni Selatin Fazliu dhe te gruaja e tij zonja Magfire Pakashtica-Fazliu.
Magfire Pakashtica-Fazliu tha: Njeriu duhet të ketë marre prej njerëzve dhe frikë prej zotit.
Fëmijët e tyre janë: Përparimi, Liza dhe Edini i cili është Dr. i mjekësisë të aviacionit.
Zotni Selatini është anëtar i Ballit Kombëtar që prej 1951, por si i mitur-pa librezë! Kurse me librezë, që prej 11.2.1957, me nënshkrim të Xhafer Devës.


___________

Ballistët kosovarë në mbrojtje të trojeve shqiptare

Shkruan: Gazmend Islami

Duke parë se populli shqiptar po digjej e përvëlohej nga hordhitë çetnike serbo-sllave, me të cilët bashkëpunonin shqipfolësit komunistë, gjatë pranverës së vitit 1944, nacionalistët kosovarë nuk mund të rrinin duarkryq dhe të shikonin acarimin e situatës.
Duke u munduar që më shqipfolësit komunistë kontradiktat të mos shkonin deri në vëllavrasje, edhe përkundër fjalëve të urta të burrave të mençur nacionalistë, se serbit nuk i zihet besë, nacionalistët më të shquar u bashkuan dhe u rreshtuan përkrah ballistëve për mbrojtjen dhe çlirimin e Kosovës, si dhe bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare në një shtet të vetëm etnik. Ilaz aga nga Koliqi dhe Hajriz Përpellaci, duke parë rrezikun e madh që po iu kanosej shqiptarëve të Kosovës, iu bënë thirrje të gjithë burrave për t’u mbledhur në një kuvend, i cili do të diskutonte çështjet e mëdha të luftës kundër shkjaut, çetnikëve serbo-sllavë.
U thirrën në kuvend: Adem Gllavica, Luan Gashi, Sabit Fazliu, Mulla Hamit Pakashtica, Hajriz Përpellaci, Bejtë Përpellaci, Mulla Ramë Govori, Nexhmedin Sejdiu, Ejup Hoxha, Fahri Sejdiu, Brahim Përpellaci, Ali Govori, Halim Govori, Selim Ramë Gjocaj, Demë Ali Pozhari, Pjetër Nika, Shaban Mulla Idrizi, Nezir Hasani, Mehmet Krileva, Mulla Azem Geci, Rifat Kuka, Tahir Berisha e shumë e shumë burra të tjerë të lirisë.
Në këtë kuvend u diskutua me zjarr dhe të gjithë pjesëmarrësit, si bijë të Kosovës, u zotuan  se do të luftojnë deri në çlirimin definitiv të atdheut dhe bashkimin e saj me Shqipërinë mëmë. Unanimisht u zgjodh Kryesia e Kuvendit me në krye: Luan Gashin, Adem Gllavicën, Sabit Fazliun, vëllai i Selatinit e biri i Ilaz Agës, Mulla Ramë Govorin dhe Mulla Hamit Pakashticën. Këta burra caktuan edhe detyrat për strategjinë e mëtejshme të luftës. Ata nisën të organizojnë edhe çetat e para balliste, dhe pas një periudhe shumë të shkurtër, pothuajse në të gjithë territorin e Kosovës filluan të veprojnë çetat e Ballit Kombëtar.
Çetat e pata të udhëhequara nga Ilaz Aga e Hajriz Përpellaci, menjëherë u hodhën në aksione dhe luftime me gjakatarët serbë në rrethinën e Kaçanikut, vend ky ku çdoherë armiqtë shekullorë të shqiptarëve kanë lënë kockat. Në atë betejë serbët lanë të vdekur përmbi 150 vetë.
Vetëm një ditë më vonë, çetnikët serbë të ndihmuar edhe nga komunistët internacionalistë shqiptarë, ndërmorën një ofensivë në rrethinat e Ferizajt për t’u hakmarrë për humbjet që pësuan në Kaçanik, mirëpo përsëri çetat e Ilaz Agës, të cilave iu erdhën në ndihmë edhe ato të Adem Gllavicës e Sabit Fazliut, i shpartalluan keqas, përsëri me humbje të rënda. Një javë më vonë, Ilaz Aga së bashku me trimat e vet ballistë merr vesh se çetnikët kanë filluar të masakrojnë e vrasin gra, fëmijë e pleq në anën e Llapit e të Gallapit, kështuqë ai detyrohet të shkojë në ndihmë të çetës të Mulla Ramë Govorit, të cilat me gjithë përpjekjet dhe luftimet e ashpra, nuk kishin mundur t`i mbronin civilët, humbjet e të cilëve në fshatra të tilla, si Shajkovc, Prapaçan, Keçekollë, Brainë, arrinin në rreth 2000 vetë. Pas ardhjes të çetës të Ilaz Agës dhe të disa çetave të tjera, në vendin e quajtur Drazhnje, u bë një luftë për jetë a për vdekje, ku shkiet humbën 357 gjakësorë dhe mbi dyqind të tjerë u kapën të gjallë, për t’u pushkatuar më pas. Pas varrosjes së këtyre çetnikëve, një komunist shqiptar me emrin Ali Shukriu, duke iu ardhur në ndihmë serbëve, së bashku me disa komunistë tjerë, filloi të thoshte poshtë e përpjetë se serbët janë vëllezërit tanë, kurse ballistët janë armiqtë tanë. Kështuqë çetat e Ballit që nuk donin vëllavrasjen u tërhoqën, por afër Shtimjes çetnikët kishin filluar përsëri masakrat. Në luftë kundër tyre shkuan çetat e Luan Gashit, Adem Gllavicës e Sabit Fazliut, një intelektual ballist i shquar, që kishte studiuar në Angli, fliste shtatë gjuhë të huaja, dhe për momentin dhe çështjen, e kishte ndërruar penën me pushkën, duke u vënë në krye të çetës. Mirëpo në luftimet me çetnikët serbë, ky bir i Kosovës ra për të mos vdekur kurrë. Në betejë u vranë shumë çetnikë, por pas disa tradhtive që bënë komunistët të udhëhequr nga njëfarë „Komandanti„ e që quhej Mustafa Hoxha, vriten më shumë se 65 ballistë, 65 bij të Kosovës, që vriten nga vëllezërit e tyre të një gjaku, e që quheshin komunistë.
Për të gjithë këta ballistë, Kosova u shtang, sepse ata u vranë nga vëllezërit e tyre komunistë. Kur dëgjoi Ilaz Aga për vrasjen e të birit dhe humbjen e ballistëve të tjerë, tha vetëm se nuk më dhimbset djali me shokët e tij që dhanë jetën për Kosovën, por më dhimbset Kosova dhe Shqipëria që do të mbeten nën Komunistët.

____________

Haxhi L. Kuqi

DUKE KËRKUAR MIKUN TIM
(Mikut tim Selatin Fazliut)

Ti linde kur dielli perëndonte
Por dielli në zemër kishe
Prandaj gjete strehë kudo që shkove
Në Zarë të Kroacisë të babai i "Lirisë"
Me "Lirinë" ti u mësove
Prandaj torturën përballove
Se një ëndërr në zemër kishe
Si Kosovën të gjallë ta shihje.
E një ditë Ti në Kosovë erdhe
Se n’Kosovë ti mendjen kishe
Por shumë gjak morën prej teje
Se therror këtu të priste.
Natyrisht ti këtë e dije            
Dhe se vej në dyshim fare
Por se doje që gjakun tënd
Ta bëje një me rininë shqiptare.
(Haxhi L. Kuqi: "LETËR POPULLIT IM",
Prishtinë, 1997)

______________
 
QAZIM KOMANI, Figurë e ndritur e Historisë Kombëtare
Pushkë e ngritur kundër robërisë

Nga Dr. Hakif Bajrami

Qazim Komani (1895-1948) si ushtarak profesional është komandant i Mbrojtjes Kombetare të Kosovës dhe u angazhua për mbrojtjen e kufijve te saj.
Qazim Komani lindi ne Gjakovë me 1895 në një familje, e cila gjthmonë ishte flijuar për Shqipërinë etnike dhe për Flamurin kombëtar.
Duke i qëndruar besnik atij parimi, duke nderuar vetëm idealin gjithëkombetar më 1948, si i burgosur politik në Sremaska-Mitrovicë, do t’i deklarojë Rrustem Statovcit: “gjithmonë kam qenë i gatshëm të japë jetën për dy parime të shenjta – për çlirimin e Kosovës dhe per Mëmën Shqipëri”.
I edukuar në një familje të urtë dhe bujare, Qazim Komani me propozimin e prindërve (babait Mehmetit dhe nënës Rukie – nga dera e fisme e Junikut) do ta marrë rrugen e ushtarakut profesional.
Prindërit ia kishin imponuar atë rrugë te shkollimit sipas inciativës së patriotit Haxhi Zeka.
“Vatanit i duhen oficerë të shkolluar dhe te guximshëm. Kujtoi se djemtë që kanë shëndet, pamje dhe shtat kreshnik, meritojnë të bëhen oficerë”, i pat këshilluar Bajram Curri.
Këto të dhëna na i ka dhënë patrioti Ramiz Binishi me 1975, i cili kishte qenë njëherish jo vetëm pjesëmarrës në shumë ngjarje me karakter gjithëkombëtar, por njëherit së bashku me Ibrahim Gjakovën, Bajram Currin, Bedri Pejanin, Hysni Currin e të tjerë ua kishin dhënë kahun jetësor shumë të rinjve shqiptarë.
Qazimi, si djalosh plot fuqi, me një inteligjencë te pashoqe, si nxënës i shkëlqyer do të orientohet në akademinë ushtarake.
Aty do të tregohet më i miri prej të gjithëve ne klasën e tij:
-Së këndejmi, një djalosh plot shëndet, i pajisur me kulturë evropiane, si njohës i shkëlqyer i gjuhëve dhe i literaturës mbi strategjinë e artit ushtarak, gjithnjë e me vëmendshëm dëshmohej në profesionin e oficerit energjik dhe parimor.
Për shkak te vetëmohimit dhe kryerjes së detyrave me përpikëri, Qazim Komani do të bëhet në moshë shumë të re major, nenkolonel dhe kolonel i Ushtrisë Shqiptare.
Në këtë gradë do të emërohet Komandant i Mbrojtjes Kombëtare të kufirit të sektorit të Kosovëes ne vijën: Bihor-burimi i Llapit-Përpellac (K. 1181-Bijanovc) në tetor 1943.
Qazim Komani, ne sajë të aftësive profesionale, Qendrën e Komandës së Mbrojtjes Kombëtare të Sektorit të Kosovës do ta vendosë në Prizren.
"E kam zbatuar Deklaratën e Qeverisë, sepse ishte me përmbajtje dhe kërkesa patriotike", do të deklarojë Qazim Komani ne Tiranë me 1945 para hetuesisë.
"Unë në punën time shpirtërisht kam urrejtur çdo okupator, prandaj dhe atë jugosllav. Për mua si ushtarak nuk kishte asnjë arsye të mos zbatojë këtë deklaratë gjithëkombëtare, ne të cilën theksohet:
-Duke u nisur nga fakti se fisi arbëror i bashkuar për të parën herë...
-Duke parë një pjesë të popullit shqiptar në anarki mendore dhe morale...
-Duke parë nevojën e pajtimit të mendimeve të ndryshme që përcajnë sot popullin për të qenë gati të mbrojë Atdheun me armë...
-Duke qenë të bindur ne detyrën e shenjtë për të luftuar për liri – vendosëm të lidhim BESA-BESE që të rrojmë të lirë dhe të bashkuar, a të vdesim”.
Me këto parime Qazim Komani do të pranojë (së bashku me Fuad Osmanin – kolonel) për të shërbyer dhe drejtuar forcat e Mbrojtjes Kombëtare të Sektorit të Kosovës duke mbrojtur me nder kufirin gjithënjë të rrezikuar prej forcave çetnike, prej Bihorit e deri ne Përpellac-Merdar-Prapashticë drejt Preshevës.

Kodeksi i sjelljes se forcave te armatosura shqiptare

Për ta mbrojtur kufirin si kërkonte thirrja e një ushtaraku patriot, Qazim Komani, ne cilësinë e komandantit te Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës, do ta parashtrojë një kodeks sjelljesh për forcat e armatosura kreshnike shqiptare: “Për me i riorganizuar fuqitë ushtarake me përgaditë kombin për sakrifica, që do të kërkohen prej tij; Për me u ba ballë fuqinave të armatosuna të kombeve fqinjë në rast se mësyejnë kufitë tanë me qëllim përvetësimi të ndonjë pjese te tokes s’onë Arbnore; Për me i dhanë Qeverisë Kombëtare ndihmën dhe përpjekjen t’one morale dhe materiale; Për me i lanë në një anë çdo armiqësi dhe marrje gjaku gjer në mbarimin e luftës”.
Keshtu Mbrojtja Kombetare e Sektorit te Kosoves del se ishte e përgatitur politikisht dhe shpirtërisht për mbrojtje të atdheut, fakt ky që u dëshmua edhe pas nëntorit te vitit 1944, në luftën e Shaban Polluzhës dhe Mulla Idriz Gjilanit me shokë.
Forcat e Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës numëronin 3000 veta të sistemuar në dy regjimente, gjithnjë në kuadër te Ushtrisë shqipatre. Rregjimenti i parë kisht qendrën ne Pejë (Prenk Pervizi, Ahmet Sati dhe Masar Kryeziu).
Me rregjimentin e katërt me qendër ne Prishtinë (deri ne qeshor) dhe pastaj me qendër në Gjilan (deri në nëntor 1944) komandonte Fuat Osman Xhaferi (1895-1946, i pushkatuar në Prizren). Si oficer ndihmës kishte: Sait Bashën dhe Isa Kokolarin. Të gjithë këtyre ushtarakëve të devotshëm shqiptarë u vinin për krah edhe: Sulejman Mala, Gjon Kot Martini, Ibrahim Kelmendi, Shefqet Shkupi dhe pastaj Mulla Idriz Gjilani dhe Shaban Polluzha me shokë, gjithnjë të ushëhequr me përpikëri profesionale nga koloneli Qazim Komani.
Duke i mbeutr besnik “Besa-Besës”, Qazim Komani do të vendosë që me të gjitha mjetet, në nëntor të vitit 1944, ta mbroje Kosoven nga depërtimi i forcave çetniko-komuniste.
Lidhur me këtë detyrë të shenjtë nuk do të luhatet kurrë.
Qazim Komani, në sajë të vlerësimit që kishte bërë, kishte vendosur që të gjitha forcat shqiptare të koncentrohen në Drenicë. Pas një kohe do të thirret në Tiranë dhe atje çuditersiht do të arrestohet. Pas marrjes në pyetje, përkundër reagimit intern por edhe kërcënues të udhëheqësit më të lartë të Kosovës Fadil Hoxha, që Qazim Komani të mbetet në Tiranë (“sepse ai atje nuk do të mund të dënohej në asnjë mënyrë”, dhe po të mretëronte drejtësia nuk mund të dënohej as në Kosovë) komunistet e Enver Hoxhës do t’ia dorëzojnë xhelatit Sapsoje Gjakoviq, i cili do t’ia organizojë një proces gjyqsor.
Në atë proces patrioti Qazim Komani do të akuzohet pse ka organizuar mbrojtjen e trojeve te Rrozhajes, Bihorit, Plavës, Gucisë, Llapit, Gjilanit – tërë Kosovës.
Qazim Komani, do të akuzohet pse në fshatin Rogove në prill 1944 kishte organizuar themelimin e Ushtrisë Shqiptare me emrin “Kreshnik”, ku përfshiheshin të rinjtë prej 20 deri ne 35 vjeç, dhe njësitë me emrin “Vullnetar” ku përfshiheshin personat prej 35 deri në 70 vjeç.
Kështu, në bazë te aktakuzës, që bazohej ne parimet çetnike, Gjykata e Prizrenit do ta dënojë Qazim Komanin me 15.05.1946 me denimin me te rëndë - me vdekje. Por, në sajë të provave që posedonte Gjyqi, në sajë të interesimit te shumë antifashistëve perëndimorë, me të cilët ishte shkolluar ne akademitë më të larta ushtarake, Qazim Komanit do t’i “falet” jeta dhe dënimi do t’i shnderrohet në njëzet vjet burg të rëndë.

Si u mbrojt patrioti Qazim Komani para gjyqit?

Qazim Komanin dhe Fuad Osmanin, komunistet (çetniket ne fakt) në gjyq nuk iu lejuan të kenë avokatë.
Këta dy ushtarakë shqiptarë ishin mbrojtur vetë.
Në gjyq Qazim Komani do të tregohet se nuk mbrohej me asnje fjalë, por padinë e kishte kthyer në një akuzë të rëndë kundër një ideologjie, e cila hiqej se është për drejtësi sociale dhe barazi kombëtare. Por, në esencë pushteti komunisto-çetnik në Kosovë me të gjitha mjetet maskohej pas disa frazave dhe demaskohej me terrorin e eger dhe violencën që përdorte ndaj kundërshtarëve ideologjikë.
I edukuar që ta thotë gjithnjë të vërtetën Qazim Komani do të deklarojë: “Me kapitullimin e Italise, Komiteti Ekzekutiv i Tiranes, mbasi likuidoi Qeverinë fashiste shqiptare, thirri Asamblenë Kombëtare të përfaqësuesve te Shqipërisë së Vjetër e të Kosovës dhe mandej më në fund kjo Asamble dekalroi të rrezuar sundimin grabitës të fashizmit, shpalli indipendencen e Shqipërisë, ktheu në fuqi Statutin themeltar si dhe të gjitha ligjet shtetërore që ekzistonin para 7 prillit 1939. Në bazë të Statutit (Kushtetutës) pushteti sovran, Asambleja ia besoi Këshillit te Nalte te Regjencës. Ndërsa Regjenca e shpalli formimin e Qeverisë së re kombetare”. Qeveria, thote Qazim Komani para gjyqit, bashkë me shumë masa të tjera me karakter internacional, duke patur parasysh okupimin ushtarak gjerman të Shqipërisë e të Kosovës, u orientua që popullin shqiptar ta shpëtojë prej një katastrofe të pushtuesit, ku do ta pësonte sidomos Kosova.
Të autorizuara prej Asamblesë të gjitha dikasteret e Qeverisë i moren ne shërbim nëpunësit e shtetit, kështu që Komanda e Mbrojtjes Kombëtare, do t’i thërras të gjithë oficerët dhe nenoficerët qe ndodheshin në zyra, por edhe të gjithë ata oficerë qe gjatë okupimit nuk kishin marrë detyra (1939-1943), ose ata që kishin qenë në burgje dhe internim, siç ishte rasti me kolonelin Qazim Komani.
“Detyra e Komandës së Mbrojtjes Kombëtare të Sektorit të Kosovës ka qenë për t’i mbrojtur kufijtë e Kosovës, duke mos patur asnjë preferencë të ndonjë parite të atëershme, duke i konsideruar këto si rryma të brendshme të popujve. Prandaj, detyra e sektorit është kryer me sukses, sepse prej anës sonë nuk është provokuar asnjë incident. Përkundrazi, gjermanët duke pasur SIMPATI TE MEDHA NDAJ QEVERISE SE NEDIQIT, kishin filluar sidomos në janar te vitit 1944 për të shfaqur DYSHIME me tendencë te sektorit të Kosovës.
Sektori Kosva ka mbrojtur vijën që e konsideronim te demarkacionit, sepse ne okupatorin nuk e kemi pranuar kurrë. Prova me eklatante që Forcat e beogradit (Nediqit) dhe ato gjermane bashkëpunoni është rasti i mësyerjes së tyre në ballin e Kolashinit me qëllim që të depërtojnë në tërë Kosovën”.
Për atë qëllim gjermano-serb Sektori Kosova kishte marre dhe dokumente autograf të pararojës së fuqisë së Nediqit. Lidhur me këtë Qazim Komani menjëherë kishte lajmëruar Komanden e Mbrojtjes Kombëtare të Zonës, mbi makinacionet gjermano-nediqiane, që synon dalëngadalë të shtrijnë sundimin e Nediqit në tërë Kosovën, në dëm të shqiptarëve. Pa pritur zhvillimet diplomatike mes Tiranës dhe Komandës gjermane, Qazim Komani me shpejtësi i kishte koncentruar forcat e Rakoshit, Skënderajt, Runikut, Istogut dhe disa çeta na vija më lindore e tokave shqiptare, duke i dhënë urdhër Komandës së Operacionit për ta permbysur fuqinë “nediqiste”- çetnike përtej vijës së demarkacionit, duke çliruar atë pjesë të tokës shqiptare dhe duke siguruar atë nga sulmet e tjera eventuale. Kështu, do te deklarojë Qazim Komani para gjyqit komunisto-çetnik në kushtet e diktaturës ushtarake, prej së cilës të gjithë shqiptarët duhej të shfaroseshin.

Mbrojtja e kufirit ishte detyrë e shenjtë

Si nëpunës dhe oficer i Shqipërisë, do të shkruajë ne ankesën e tij Qazim Komani, isha i detyruar për të shërbyer atje ku e kërkonte Atdheu dhe kombi im.
Fati më solli në Kosovë, për të shërbyer mender.
Nga ky fakt, Gjykata Popullore e Tiranës( eshte fjala per gjyqet e pasluftes te llojit stalinist...shenimi im..brari) , as mua e as të tjerët, nuk i gjykoi, sepse detyra e ushtarakëve kërkonte të mbrohen interesat e larta të kombit.
Me të gjithë popujt jam sjellë njerëzisht, pa dallim race dhe feje, per çka jam i lumtur, sepse gjate procesit gjyqësor të montuar nuk u paraqit askush për të më ngarkuar, kishte konkulduar Qazim Komani.
Mjerisht ajo gjykate nuk pershkohet me drejtësinë që ngërthen në gjiun e vet populli.
Ajo Gjykate e Qarkut ne Prizren, thotë më tej Komani, më ka cilësuar si shërbëtor të okupatorit, si gjermanofil. Në lidhje me këtë, këto fjalë gjykata jonë shqiptare nuk i ka përdorur. Prandaj, po përsëris, thotë Komani, se po të kisha shërbyer në interes të okupatorit, gjykata shqiptare, si e vetmja kompetente per t’i gjykuar bijtë e vet, për të tilla akuza nuk do të më falte kurrë.
Qazim Komani, siç del nga dokumentet qe jane ruajtur, do të dënohet me vdekje, vetëm pse ishte shqiptar, prej një regjimi që kishte ndërruar vetëm emrin por jo edhe metodat krimiale, për t’i shfarosur shqiptarët. Qazim Komani do të ankohet ndaj dënimit bestial dhe në mungesë të fakteve, instanca më e lartë gjyqësore, do t’ia zbresë dënimin me burgim 20 vjeçar.
Qazim Komani do të vendoset ne burgun famkeq te Sremska-Mitrovicës, ku po dergjeshin edhe Shaqir Curri, Kolë Margjini, Rrustem Statovci e të tjerë.
I sëmurë rëndë nga torturat, për herë të fundit Qazim Komani do t’i nënshtrohet një kontrolli të vonuar prej mjekëve dr.Ridelli(gjerman), dr. Franci(zviceran), dr. Llangi(holandez) – të gjithë përfaqësues të Kryqit të Kuq.
Këta mjekë humanistë do të konstatojnë diagnozën e sëmundjes së Qazim Komanit. Ajo sëmundje ishte robëria e kombit të tij. Qazim Komani do të ndërroje jetë me 1948, nga torturat, në duar të patriotit Rrustem Statovci me fjalët e fundit: “Ah sa shumë burra i ka humbe Shqipnia qe katër vjet...”
Edhe në burg, në prani të dënuarv politikë, ku ishte edhe Nojenbaheri, Qazim Komani haptazi theksonte me një kushtrim të burrit të pamposhtur:

“O Kosovë, o tokë bekue,

Gjithë për ty gjaku m’gufon,

S’ka shqyptar kush TY t’harron”.

Qazim Komani, që u flijua për Kosovën dhe Shqipërinë etnike mbeti pushkë e ngritur kundër robërisë. Me rastin e njeqindvjetorit te lindjes, vepra e tij atdhetare në ruajtjen e kufijve etnikë, në ruajtjen e trojeve stërgjyshore, mbetet shkolle e kujtesës, nderit dhe patriotizmit.
Së këndejmi, prpozoi publikisht që Dogana e pare e Republikes se Kosovës ta mbajë emrin e patriotit Qazim Komani.
Qazim Komani lindi ne Gjakovë në 17 janar 1895 ne një familje e cila gjithnjë ishte flijuar për Shqipërinë etnike dhe per Flamurin kombëtar.
Duke i qëndruar besnik atij parimi dhe duke nderuar idealin gjithëkombëtar në 1948, si i burgosur politik në burgun e Sremska Mitrovicës te Serbisë do t’i deklarojë patriotit Rustem Statovci: “Gjithmonë kam qenë i gatshëm të jap jetën për dy parime të shenjta – për çlirimin e Kosovës dhe për mëmën Shqipëri”.
Ne moshën 17-vjeçare u bashkua e luftoi me çetat malësore të Bajram Currit dhe me formimin e shtetit shqiptar iu dha bursa për studime në kolegjin Italo-Shqiptar te “San Demetrio Corona” të cilin e mbaroi në gusht 1918 dhe mbas kësaj kreu studimet e larta për oficer këmbësorie.
Në shkurt të 1922 u emërua toger dhe 2 muaj më vonë për merita te posaçme gradohet kapiten.
Për aftësi dhe përkushtim në detyrë do të bëhet që në moshë të re major, nënkolonel, kolonel.
Ne 1920 mori pjesë në forcat mbrojtëse të Kongresit të Lushnjës.
Nga 1925 deri 1928 punoi si mësues në Normalen e Elbasanit.
Nga 1928 deri 1939 ishte oficer karriere me detyra të rëndësishme në ushtrinë shqiptare ku u dallua për frymë të lartë patriotike dhe krenarie kombëtare.
Me pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste u burgos për disa muaj e në vazhdim u internua në Itali për dy vjet mbasi nuk pranoi të bëjë betimin dhe të shërbejë në ushtrinë italiane.
Me kthimin nga internimi qëndroi pa punë gjate gjithë viteve të pushtimit italian.
Tetori i 1943 kolonel Qazim Komanin e gjeti në Kosovë, ku kishte pranuar detyrën Komandant i “Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës” me komandë ne Prizren.
Detyra e “Mbrojtjes Kombëtare te Kosovës” ishte që me forcat e saj të organizuara si ushtri e rregull shqiptare dhe me oficerë krejtësisht shqiptarë të mbrojë territorin e Kosovës duke mbrojtur kufijtë prej forcave çetnike prej Bihorit-Plaves-Gucisë e deri në Përpallac-Merdan-Prapshticë drejt Preshevës.
Duke mbetur besnik i “Besa-Beses” Qazim Komani do të vendosë që me të gjitha mjetet dhe forcat njerëzore në Nentor 1944 ta mbrojë Kosovën nga depërtimi i forcave çetniko-komuniste.
Lidhur me këtä detyrë të shenjtë nuk do të luhatet kurrë. Në bazë të vlerësimit që kishte bërë, kishte vendosur që forcat shqiptare të përqëndroheshin në Drenicë. Pas një kohe thirret nga komanda eprore në Tiranë dhe atje mbas disa ditësh arrestohet nga komunistët e ne 1945 nxirret në gjyqin special.
Ne 1945 dërgohet ne Jugosllavi sipas kërkesës jugosllave.
Komunistët e Enver Hoxhës do t’ia dorëzojne patriotin Qazim Komani xhelatit Spasoje Gjakoviç i cili do t’ia organizojë një proces gjyqësor në Prizren.
Në këtë gjyq cetniko-stalinist do te akuzohet pse ka organizuar mbrojtjen e trojeve te Rozhajës, Bihorit, Plavës, Gucisë, Llapit, Gjilanit – tërë Kosovës.
Do të akuzohet gjithshtu pse në fshatin Rogovë ne Prill 1944 kishte organizuar themelimin e Ushtrisë shqiptare me emrin “Kreshnik” ku përfshiheshin te rinjtë prej 20 deri ne 35 vjeç dhe njësitë me emrin “Vullnetar” ku përfshiheshin personat prej 35 deri ne 70 vjeç.
Gjykata e Prizrenit ne 15.05.1946 e dënoi me vdekje, dënim i cili u shndërrua në 20 vjet burg të rëndë, në sajë të interesit te disa personaliteteve antifashiste perëndimore me të cilët ishte shkolluar ne Evropë.
Kosova do t’i jetë mirënjohëse birit të saj Qazim Komani, mjafton të përmendet trimëria dhe aftësia e ketij patrioti i cili në krye të forcave shqiptare, theu për turp në një front prej disa dhjetëra kilometrash në frontin e Kolashinit, ushtrinë e Beogradit (Nediçit) prej disa divizionesh dhe e smbrapsi atë. Kjo qe një fitore e armëve shqiptare, një disfatë e Ushtrisë Jugosllave dhe Kosova shpëtoi ndoshta nga shfarosja e plotë.
Qazim Komani haptazi ne burgun e Sremcka-Mitrovices theksonte me një kushtrim burri të pamposhtur:

O Kosovë, o tokë bekue

Gjithë për ty gjaku m’gufon

S’ka shqyptar kush TY t’harron.

Ai vdiq në gusht 1950, varri tij nuk dihet.

Në letrën e tij të fundit që i drejtonte nga burgu gruas së tij besnike mes të tjerash shkruante:

“...Une jam në spital ka tre muaj dhe përveç fatkeqësive çdo dite më asht më keq. Ndonjë lajm katastrofik për mua mos të të kapi në befasi, sepse për ju ka kohë që nuk jam.

Nuk të kam lënë as pasuri, as borxh.
Te jeni në mëshirën e Zotit
I yti...
Zoti pati mëshirë për atë familje, por jo regjimi i Enver Hoxhës i cili këtij patrioti ia nxorri gruan me 6 fëmijë të vegjël në rrugë të madhe. Për ta do të vazhdonte dënimi jugosllav, por tashmë në shtetin shqiptar.
Ishte i njëjti fat si për qindra e mijëra familje të tjera shqiptare.
Me dekretin nr. 547 date 3.VI.1993, presidenti Sali Berisha dekoroi Qazim Komanin me urdhërin “Për veprimtari Patriotike të Klasit të I-re” me motivacion: “Udhëheqës, organizator i penës dhe pushkës për realizimin e programit të Komitetit Kombëtar të Mbrojtjes së Kosovës.

Lavdi Burrave te medhenj te Kombit !

* Familja e mirenjohur atdhetare Komani e Gjakoves thirret ne Popull dhe Komoni por eshte e njeta Familje...
 
Ismail Maliqi u lind më 12 tetor të vitit 1943 në Busavatë të Dardanës (ish Kamenicë).Vdiq në një fatkeqësi trafiku në vendin e quajtur Zhabarë të Mitrovicës më 26 qershor 1988.
Biografia
Ismail Ali Maliqi shkollën fillore katër klasëshe e kreu në vendlindje, ndërsa klasat e larta në Gjilan. Në Gjilan kreu edhe shkollën e mesme ekonomike me sukses shembullor në vitin 1958.
Në shtatorin e vitit 1958 regjistrohet në Akademinë e lartë Ushtarake në Beograd, të cilën e kryen me sukses të shkëlqyeshëm në vitin 1962. Filloi të shërbejë në Banjallukë, pastaj në. Vinkovc të Kroacisë, Sarajevë, ku pas një kohe të shkurtër arrin gradën kapiten të klasit të parë. Ishte ndër oficierët më të rinj në moshë, që merr këtë gradë për një periudhë të shkurtër kohore.
Ismailit iu plotësua dëshira e madhe atëherë kur iu lejua të punojë si epror ushtarak në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë, për një kohë më të gjatë (1972-1980). Gjatë kësaj kohe aktivitet të madh zhvilloi në regjistrimin e të rinjve shqiptarë në shkollat dhe akademitë ushtarake. Gjatë kësaj kohe ai arrin gradën ushtarake major.
Katër vite transferohet në Leskoc, dhe gjatë kësaj kohe sa ishte në Leskoc arrin gradën e nënkolonelit. Kah viti 1985 Ismaili kthehet në Prishtinë . Udhëheqja e Kosovës e pret krahëhapur me mirëseardhje dhe respekt të madh.
Në Prishtinë zhvillon aktivitet të dendur politiko-ushtarak. Ligjëroi lëndën Mbrojtja Popullore I dhe II në Fakultetin Juridik të Prishtinës. Ishte iniciator kryesor për hapjen e Qendrës stërvitore ushtarake për aftësimin e kuadrove të Mbrojtjes Territoriale në Hajvali dhe kryeshef i saj. Dha disa iniciativa dhe punoi në projektin për hapjen e fakultetit Ushtarak në Prishhtinë, Por rrethanat politike dhe qëndrimet e Beogradit penguan hapjen e tij.
Ismail Maliqi me kohë kishte regjistruar shkallën e tretë të studimeve në Shkencat politiko-ushtarake në Beograd dhe pak para mbrojtjes së magjistraturës, vdekja e papritur e ndau nga jeta.
Përshkak të rrethanave të atëhershme politike, kur Kosovës i përgatitej marrja e autonomisë, Ismaili dhe shumë eprorë tjerë shqiptarë transferohen nga Prishtinë në viset tjera. Ismaili transferohet në Beograd pa dëshirën e tij.
Pas dy muaj qëndrimi, ai merr pushimin vjetor dhe vendos që me familje të shkojë në pushim në Ulqin. Më 26 qershor 1988, Ismaili me familje niset me veturën e vet për në bregdet. Pasi kalon Mitrovicën një malazias, me veturën e vet , e godet drejtpërdrejt. Nga ky aksident i rëndë, Ismaili dhe djali i tij i vogël 5 vjeçar, Iliri, marrin lëndime të rënda dhe vdesin. Ndërsa bashkëshortja me djalin e madh Gazmendin, po ashtu me plagë të rënda, i shpëtojnë vdekjes.
Sot pas aq kohe flitet se vdekja e tij është enigmatike dhe se gjithnjë është dyshuar se ishte apo nuk ishte e kurdisur etj. Ngasësi i veturës që e goditi, një malazias, thuhet se ishte i dënuar për tri vjet me kusht. Edhe ai kishte pësuar lëndime të rënda. Po pas shërimit në spitalin e Shkupit, u zhduk, nuk doli kurrë para organeve gjygjësore.
Ismaili ishte një ushtarak i aftë e me perspektivë të madhe që të arrinë piedestalin më të lartë të karrierës e gradës ushtarake, që një ditë njohuritë dhe aftësitë e veta ushtarake t’i vejë në shërbim të popullit të tij. Vdekja e tij ishte humbje e madhe për atdheun dhe familjen. Ata që e njohën me dhembje e dashuri shprehin respektin dhe krenohen me veprën e tij.

Burim i të dhënave
Halit Sylejmani-Maliqi,-"Busavata ndër shekuj",monografi, Prishtinë 2006.

____________
 
Kadri Mani
 
KATEDRALJA NË PRISHTINË
 
Katedrale, katedrale
Hidhe shtatin dalëngadale
Ti na mbush me ideale
Sa e bukur sa e hijshme
Sa e këndshme sa e shijshme
Me ty e kemë hovin e rritës
Në ty bazën e traditës
Me ty shkronjat e Alfabetares
Në ty rritën e Abetares
Katedralja "Nënë Tereza"
Qofshim të lumtur ndër breza!
Katedralja e Shën Nikollës në Lezhë
Historisë shqiptare i pati dhënë peshë
Tëhu tutje larg i pati shkuar jehu
Aty pushon Gjergj Kastrioti Skënderbeu
Kështu e deshte koha edhe vendi
Aty u pat mbajtur edhe Kuvendi
Monumentin e bërën objekt të xhamisë
Që të na i zhduknin gjurmët e historisë
Edhe këtu në Prishtinë na lehën prapë
Do furraxhinj edhe do kasapë
Që e kanë zanatin me pjekë e me therë
Edhe me llomotit kot e me bë poterë
Armatura Fi tridhjetë
Faltorja jonë ti rrnofsh përjetë!
 
___________
 
PROFESOR FEHMI AGANI, HERO KOMBËTAR

 
KOMUNIKATË PËR MEDIA
 
Nga Hysen Ibrahimi, kryetar i Lidhjes Demokratike të Dardanisë - Dega në Suedi
05-05-2009

Ishte personaliteti më me ndikim në radhë të parë për të gjetur rrugët e duhura drejt përparimit të institucioneve të Kosovës, i cili pasqyron bindshëm në planin e krijimit të klimës politike dhe pastaj të kërkesave juridike-kushtetuese, i cili merr funksionin e ideatorit dhe krijuesit për avancimin e statusit të Republikës së Kosovës
 
 Ngushëllim bashkëshortes së Prof. Agani, Zonjës Sadije Agani, Familjes Agani dhe bashkëpunëtorëve të tij.
 
Sot  mbushen 10 vjet, prej se kur është vra Profesor Dr. Fehmi Agani, nga dora gjakatare serbe, që ishte promotori i lëvizjeve kombëtare demokratike, shumëvjeçar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, bashkëpunëtori më i ngushtë i kryetarit të parë të Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, i cili qysh nga vitet e ‘60-ta ka filluar me paraqitjen e tij publike për të argumentuar të drejtën e Republikës së Kosovës, e që asnjëherë nuk u luhat nga kjo rrugë, por i bindur se kjo do të arrihet heret apo vonë, deri në vdekjen e tij.
Prof. Agani, studioi filozofinë, specializoi në shkencat sociologjike dhe politike, ku edhe doktoroi në këto shkenca. Prof. Agani është njëri ndër themeluesit të Universitetit të Prishtinës, ishte prof. Universitar si ligjerues, ku ndërkohë arriti të themelojë edhe Degën e Filozofisë e të Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës. 

Të themi që në kryet e Prof. Aganit, për arritjet e tija Kombëtare Shqiptare, duhet t’ia dijë për nder Zotit që ja dha dituninë, guximin dhe besimin surrealist, veçanërisht kur në fillim të viteve të ’90 u angazhua në kreun e lëvizjes së madhe politike  për Pavarësinë e Republikës së Kosovës, në udhëheqjen e ngushtë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, nënkryetar i saj, që është konsideruar ”lapsi” i LDK-së.
 
Ishte personaliteti më me ndikim në radhë të parë për të gjetur rrugët e duhura drejt përparimit të institucioneve të Kosovës, i cili pasqyron bindshëm në planin e krijimit të klimës politike dhe pastaj të kërkesave juridike-kushtetuese, i cili merr funksionin e ideatorit dhe krijuesit për avancimin e statusit të Republikës së Kosovës. Fjala e tij, kishte kuptim si të zgjedhjeve të problemeve të veçanta dhe atyre madhore në tërësi. Ishte model i pasqyrimit në themelimin dhe ngritjen e institucioneve shkencore, politike dhe Kombëtare, në momentet e pikërishme, ai kishte me gjetur formulën e zgjedhjes për dalje nga pengesat që ishin dobiprurëse për Kosovën. Kështu pra,  profesor Agani, ishte shndërruar në ”faktorin e zgjedhjes së situatave kritike” kurse në anën tjetër për të ekzistuar në rritjen e infrastrukturës së brendshme institucionale të Republikës së Kosovës.
Ai, arriti duke krijuar këtë lloj raporti midis realitetit konkret, dhe duke dalë hapur për rreziqet që e presin Kosovën, me ndryshimin e Amandamenteve kushtetuese dhe Kushtetutën e vitit 1974, nga regjimi i Serbisë. Veprat e mëdha Kombëtare të Prof. Fehmi Agani, janë veprat më të realizuara, shprehimisht mund të themi se mbizotërojnë si ndër veprat më të mëdha në vlerat Kombëtare që përafrohen me veprat e kryetarit Dr. Ibrahim Rugova.
Kur flasim për Prof. Aganin, për një procedim të veprave të tija, konkretisht ato vepra me ndikimin për dalje nga kriza, apo edhe për të hyrë në krizë ashtu sikurse që e ka kërkuar nevoja dhe kërkesa Kombëtare, duhet të kemi parasysh prirjen e talentit të tij prej një filozofi, prirje që është esencialisht dhanti e natyrës cilësore, ngase Profesor Agani qëndron stoik në përqëndrimin e filozofisë politike të kryetarit të parë të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, deri në vdekje.
Ndërkaq, nga shpirti i tij atdhetar, burojnë situatat për krijimin e infrastrukturës së mbrendshme dhe të jashtme politike, të institucioneve të Kosovës, ku për këtë në vitin 1981, Prof. Agani përjashtohet nga organet e lidhjes komuniste të ish-Jugosllavisë, e po ashtu i merret e drejta për të ligjëruar si porfesor universitar. Meqë shpirti i tij kishte krijuar bazamentin e bazës Kombëtare, mbi të cilën ngritet ideja me motive drejt Pavarësisë së Republikës së Kosovës, kishte arritur në një masë të madhe të kapërcej me shumë sukses duke i nuhatur të gjitha politikat e regjimit serb të gatuara përmes planeve të tyre në akademinë e shkencave serbe, për shfarosje etnike shqiptare.
Duhet thënë se aty ku ka arritur Prof. Agani të mbajë kontrollin mbi zhvillimet politike, mbi procesin e rrugëtimit në preokupimet politike, ka arritur që t’i ikë shabllonizmit të planeve të serbisë dhe përsëritjen e tyre për zhdukjen e popullit shqiptar për mes spastrimeve etnike dhe shpërnguljen e tyre.
 
E veçanta e karakteristikës së Prof. Aganit, ishte  nuhatja e parakohshme e modifikimit të planit serb me motivacion për aksion në zhdukjen e popullit Shqiptar!
 
Mes situatave të ndryshme, apo lidhjeve njerëzore, partijake, institucionale, ekziston një korrendspendim maksimal në mes institucioneve dhe popullit, ku institucionet gjithëherë i ka përfaqësuar Prof. Agani, sidomos në ndërtimin e raporteve  midis grupeve dhe partive politike të Republikës së Kosovës. Me fjalë tjera, ka qenë njeri i Unitetit Kombëtar Shqiptar. Përveç kësaj, ai u angazhua për hapjen e komunikimit të shqiptarëve në ish-Jugosllavisë, me shqiptarë të Shqipërisë dhe mërgatën shqiptare.
Vepra e Prof. Fehmi Agani, ndonëse me një shumësi të madhe të ideve për zgjidhjen e nyes së Kosovës, me tema qëndrore të përmasave të politikave europiane që u shtrinë prej veprës në vepër, është aq e pasur sa që i përket veprave më madhore të figurave më eminente të çështjes Kombëtare. Profesor Agani, dëshmon me prirjet e tija të veçanta për kombinacione të kontestit të ri politik, duke ju kundërvënë me një politikë të mençur filozofike. Të gjitha këto, janjë vetëm një pjesë shumë, shumë e vogël në krahasim me punën e tij për Pavarësinë e Republikës së Kosovës.
Bazuar në të gjitha këto fakte dhe argumente, të cilat serbia kishte përcjellë këto lëvizje të prof. Fehmi Agani, sot e 10 vjet, u vra mizorisht Prof. Fehmi Agani nga policia serbe, afër Lipjanit.
Në saje të të gjithë kësaj veprimtarie të tij, atij ju dhanë këto mirënjohje:
 
Urdhëri Hero i Kosovës
Medalja e Artë e Pavarësisë
Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit
Poashtu bashkadhtdhetarët e Suedisë, i dhanë Mirënjohje publike, Prof. Fehmi Aganit, me rastin e manifestimit të Pavarësisë së Kosovës.
Me këtë rast, Kryesia e Lidhjes Demokratike të Dardanisë – Dega në Suedi, shpreh ngushëllimet më të çiltra, Familjes Agani, bashkëshortes së tij Zonjës Sadije Agani, kolegëve të tij, Familjes së gjërë, në këtë ditë zie, por edhe krenarije për njeriun që e potën e që ishte vu në krye të Lëvizjes Kombëtare, që për atë kohë ishte Lidhja Demokratike e Kosovës me në krye strategun Dr. Ibrahim Rugova.
Zoti e bekoftë shpirtin e Prof. Fehmi Agani, dhe Familjen Agani në përgjëthësi.
Zoti e bekoftë popullin Shqiptar, shtetet mike të Europës dhe SHBA-të.
 
Në emër të Kryesisë së LDD-së – Dega në Suedi,
Hysen Ibrahimi, kryetar

______________

Jevrem Brkovi?
 
Zagreba?ke pjesme

JEDNOJ ZAGREP?ANKI

Gospodi?na, pakao je moj život cio,
Zagledam se u tvoje o?i i vidim:
U ljepšem oku nikad nijesam bio –
I mlad i jak – da se sebi svidim!
Gorda gospo Ilice, vazda odve? žena,
Spoznaj u sebi Onu što nekad bješe moja:
Još si puna rima iz mojih katrena,
Uz to i vitka breza jednog perivoja.
Usud me progna iz zemlje dukljanske,
Te stazama smrti i crnih to?aka
Do?oh do ljubavi bezumne, paganske,
Do požudne djevice s Pantov?aka.
Budem li u aleji pjesnika s juga,
S krsta?om i imenom bezdomnika,
Vjerujem, ti ?eš, a ne neka druga,
Pobožno pohodit toga bezbožnika!
Znam, iskra ?e jedna u tebi zaiskrit,
Stoplit tvoje tijelo strastveno i vitko.
Šapnu?eš toj krsta?i da kao taj Skit,
Tajnu tvog erosa ne spoznade niko!
Vratim li se živ u zemlju predaka,
Ili budem sudbe prognanog Horacija,
Svjedo?i, mjesto mojih potomaka –
Budi moja Duklja i moja Kroacija!

Zagreb, 16. XI. 1996

SJE?ANJE NA VESNU R.

Vesna R., hvala ti za najmla?u mladost,
Bio je to dar i udes poslat sa nebesa.
Ti nikada vidjeti ne?eš moju starost,
Ostajem u tebi vitak, bestjelesan!
Bi?u jednom humka, ?empres vitak bi?u,
A bijah oluja bez vjetra i kiše.
Neka tebi nalik moja jutra svi?u,
Ono potonje ponajviše!
Na sve sam naše crtu, to?ku i kraj,
Znala si: Dukljanin tvoj i to može.
Ti spoznade, draga, i pakleni raj –
Demonu tvom živopisan ispod kože!
Vesna R, od mladosti sam bio mla?i:
Uz tebe stasit i lagan kao krilo laste.
Iza?i, djevoj?ice, u svoj vrt i na?i
Onaj žbun iz kojeg naša breza raste!
Za drugog sam te pravio cijelu,
Budio sva ?ula strasti raspusne.
Taj ?e budu?i na tvome tijelu
Prepoznat moje ruke, o?i i usne!

Zagreb, 20. XI. 1998

ZAGREBU I PURGERIMA

Da u meni nije tog ?avlovog inata,
Te žudnje žudnije od svake požude:
Da se vratim me? svoje neljude i ljude,
Ve? bih bio žrtvom opasna zanata!
Tek sada vidim i pojmim, tek sada,
Zagabrijski su purgeri ro?eni moj rod.
Za njih sam pajtaš njihov, za svoje odrod
Sa Istoka ubjegao usred Zapada!
Na Jela?i? placu sam kao na Cetinju,
Iz hladne secesije bude rije? odve? blaga.
Znaju Zagrep?anci ko si, znana im je saga
Tvoja dukljanska, i uz gemišt je spominju.
Iz doma u dom – svuda za mene doma:
Uz kapu?ino u Gradskoj, uz objed i prošek,
Ko da buš tu došel i ostal zanavek –
Da na Mirogoju skon?aš svoj roman!
Ako si igda na vanštini bio bogec svoj,
Me?u purgerima si tri tisu?e dana
Kao ne-purger – po svemu purgeru ravan,
Imao svog Tina, Krležu i Zagorkin Perivoj!

2. II. 1998, Zagreb, Klub A. G. Matoš

VRATI?U SE!

Moram zbog njih, zbog neprijatelja mojih,
Da ne bi pomislili kako nikad više
Ne?e rapsoda biti da ih opiše –
Bi?e sve dok Dukljanin ovaj postoji!
Moram zbog Nje što udes naš podnese:
U mojem ?e životu sve do kraja
Biti za nju mjesta da ne bi o?ajna
Klela svoju mladost, što mi je prinese!
Moram zbog Njih, u tren povijesan:
Zbog sinova mojih Balše i Damjana,
Zbog prvoro?ena unuka Brajana,
Vratiti se tamo ?e jedino jesam!
Moram i zbog onih iz roda mojega,
Što zbog mene ne bi ni na groblju kisli.
A bi u kafani pijano pjevali.
Zbog Gorkina groba, razloga boljega,
Ne bi njen Domaš mogao da smisli:
Dosta ste ga, dosta izdajicom zvali!

Zagreb, 2. VI. 1998

KAKO OTI?I?

Kako oti?i, ostaviti zemlju i ljude,
Što te uz dobrodošlost, uz osmijeh
Primiše za svojega, da s njima vijek
Dovršiš i vazda Dukljanin budeš?
Kako oti?i od prijatelja, bez suze,
Od naroda što samo zbog tebe ne?e
Da se kamenom na tvoj narod me?e,
Zbog pohare Konavala i Raguze?
Kako oti?i iz Ilice, gdje svaki
Šeta?, vlasnik butika, zlatar i urar,
Daje ti pozdrav i smiješak na dar –
Za tebe od zlata zla?eniji nakit!
Kako oti?i s Jela?i? placa, od Bana,
Ne biti više u Gradskom podrumu,
Mislionici purgera i gospona?
Uz kapuciner i konjak, usred dana,
Gdje je Krleža, uz varijaciju umnu,
Pio bocu prošeka uz pjat barbuna!

Zagreb, 3. IX. 1998

VRATI?U SE!

Zbog sunca što ga evo u krvi nosim,
Mjese?ine one svud rasute, naške.
Moram, makar sve stopu po stopu unatraške
Hodio do Duklje moje nogama bosim!
Zbog stare jabuke, još starije kruške,
Oraha što je uz Kulu ostario –
Na mojem je ro?enju ve? starac bio –
Zbog Njega i Kule, makar potrbuške!
Zbog ljeta, sun?ane jare, neba, zvijezda,
Zbog Lude Mare kad strekne od sunca,
Kad uzjaše jarca, magarca il junca –
I podavi ti?ad, poruši gnijezda!
Zbog žednog ljeta, presušenih ublova,
Opli?alih rijeka, sprženoga polja,
Zmija otrovnica kad šište i sik?u.
Zbog Starca Radosava lova – neulova,
Modrijeh vinograda u selu Doljan:
Kad grož?e djevojke pršte, tamo bi?u!

Ilica, 8. IX. 1998

KAKO OTI?I?

Kako oti?i iz jutra u Ilici,
Kad ga prvi tramvaj bu?no razbudi?
Kako bez Britanca, pijaca i ljudi,
Svetkovine boja u jutarnjoj slici?
Tu su pitur-majstori, prijatelji stari:
Nedjeljom u ateljeu, uz ?ašu pi?a
I kod Dimitrija i kod Vejzovi?a –
Kod Bariši?a dok Tomislava kipari!
Kako bez Arežine, Blaže i Marka,
Bez Vita i Ljube, bez Špoljara Mira,
Bez Lepe i Olge, bez Barbierija,
Bez Age Simovi?a i svega pet zemljaka?!
Kako oti?i iz tri tisu?e dana,
Iz Osam godišta prognanog Crnogorca,
Iz A. G. Matoša, Drageca i Tina?
Otišao, ostao – na tebi je rana
Kao na ratnoj zastavi sa Grahovca:
I Kroacija je tvoja Domovina!

Zagreb, Ilica 81, 21. X. 1998

VRATI?U SE!

Moram, makar ne našao sebe tamo,
Nigdje i ni u kom, osim u orahu,
Možda u Gorkinu potonjem izdahu:
Ne našao sebe ni u sebi samom!
Moram zbog one hrabre glave i ruke,
Što grafitom jednim ustavi vrijeme:
»Vrati se Brkovi?u, vrati se Jevreme!«
Vra?am se, brate moj, da mu?imo muke!
Moram zbog Zvona Ivanova, zbog Duklje,
Rana Damjanovih i smrti Raoni? Saše.
Zbog izdanih i onih što izdaše –
I naš je bol i njihov ve? ujedno stopljen!
Moram pro?i Gradom, što se ne okrenu
Kad me gonitelji prognaše nesre?ni,
Da ga sa?uvam od novog zasti?a!
Razloge za ?ovještvo na?i u svemu,
Samarili nas po konjski i magare?i –
Bi?e Dan praštanja – il’ mi se privi?a!
Zagreb, Ilica 81, 16. II. 1999
 
Zvono Ivanovo

Gospodar naš Ivan Crnojevi?
ostavi nam Zetu zemlju i Velju vodu nasred zemlje.
Ostavi nam sina ?ur?a, a ?ur?e Oktoih na Obodu,
ostavi nam Cetinje i Manastir na Cetinju.
Ostavi nam Gospodar naš Ivan i Zvono Ivanovo!
Na Zvonu je Ivanovom bilo zapisano:
“Gospodar Ivan Crnojevi? za dušu gospo?e Mare,
plemenite majke svoje iz roda Kastriota.”
Zvono je u Veneciji sliveno
pod nadzornim okom majstora Erika Berina.

Bilo je i takvih naših godina
kada sve olovno,
sve bronzano, sve mesingano,
sve mjedeno,
sve lastreno
stopismo i u oružje sje?ivno
i zrnevlje puš?ano pretopismo.

Bilo je i takvih naših godina!

Samo smo Zvono Ivanovo na Cetinju Ivanovom ostavljali
da smrt našu ili uskrsnu?e oglasi!

Zvonilo je Zvono Ivanovo
i kad se Petar Prvi Cetinjski predstavi,
i kad se u svetitelja obrete,
i kad se Rade Tomov ustoli?i,
i kad o?i sklopi,
i kad ga na Lov?en izniješe da vjekuje –
Jektalo je Zvono Ivanovo!

Gdje god zadobismo,
zvonilo je Zvono Ivanovo.
I kad izgubismo
je?alo je naše Zvono Ivanovo!
I kad mladi knjaz naš Danil Petrovi?
bi u Kotoru usmr?en
jauknulo je Zvono Ivanovo!

Zvonilo je Zvono Ivanovo
i kad Nikola Mirkov postade Nikola Prvi,
i kad na zli put s Cetinja obrnu –
samo je zajektalo Zvono Ivanovo!

Na Cetinju, i u Crnoj Gori cijeloj,
u potonje vrijeme vijeka koji nas bješe,
bi i silnijih zvona od Zvona Ivanova.
Ali samo ono imaše onaj zvon i glas,
onaj jek i lelek, onaj jektaj i jecaj,
što i kad ne zvoni
u svakom Crnogorcu odzvanja!
I kad mladi knjaz naš Danil Petrovi?
bi u Kotoru usmr?en
jauknulo je Zvono Ivanovo!

Zvonilo je Zvono Ivanovo
i kad Nikola Mirkov postade Nikola Prvi,
i kad na zli put s Cetinja obrnu –
samo je zajektalo Zvono Ivanovo!

Na Cetinju, i u Crnoj Gori cijeloj,
u potonje vrijeme vijeka koji nas bješe,
bi i silnijih zvona od Zvona Ivanova.
Ali samo ono imaše onaj zvon i glas,
onaj jek i lelek, onaj jektaj i jecaj,
što i kad ne zvoni
u svakom Crnogorcu odzvanja!
 

Pjesnik s tjeralice
Brkovi? je od onih pjesnika koji je iskazivao gra?ansku i književnu hrabrost podjednako u rodnoj mu Crnoj Gori, uo?i posljednjega rata, kada je pošteno progovorio o revanšizmu i nacionalnoj netrpeljivosti polaze?i prije svega od premisa crnogorskoga prostora te je otvoreno, kada su se rijetki to usudili, progovorio o etnogenezofobiji. Zatim je s istom hrabroš?u osudio agresiju Jugovojske (pa i sudioništvo svojih sunarodnjaka), posebice kada je rije? o Dubrovniku. S istom je humanom ljudskom prkosnoš?u, spram rušila?kih nagona, nastupao i u egzilu, u Zagrebu, gdje je bio udomljen nakon što je postao pjesnik s tjeralice na popisu za primarnu likvidaciju Miloševi?evih milicija. Koliko se srodio s Hrvatskom i Zagrebom, pokazuje i u ovom svom ciklusu pjesama, iako sada s me?udržavne distance, ostavši veliki ?ovjek. Ponajprije kao pjesnik (iako i vrstan romanopisac, dramski pisac, esejist, pamfletist i polemi?ar), bolno ukorijenjen u iskonsko bi?e svoga naroda, Brkovi? je znao iskazivati goršta?ku mušku snagu, smisao za povjesnicu te za psihologiju društvenoga neuspjeha, mo?i, slave, uspona i padova. Rije?ju, znao je ?ovjeku, gipkim jezikom tradicije, vra?ati amputirane dijelove.
No za Zagreba?ke pjesme zaista nisu potrebne metapsihološke interpretacije, one su pune prepoznatljiva života koji kao neki vrijedan predmet iznovice postaje predmet ispitivanja, jer njegove slike stalno izmjenjuju položaj. Brkovi? ?e i neku zagreba?ku erotsku situaciju (dijalog sa ženom) iskoristiti kao povratak u zemlju predaka. Jednostavno postoje pjesnici koji neke stvari rade zbog domovine. Osim što uhu ?ita?a uga?a ?itko pitkom erotikom, on u ove pjesme s radoš?u unosi vedutski vokabular Zagreba, crpe?i snagu iz osobnih iskustava. Ti stilizirani zagreba?ki motivi odišu, mogli bismo re?i, ?ak skladnom matoševskom formalnom estetikom, ali ?e usporedba biti potpunija ako u nju unesemo tvora?ku snagu, primjerice, Vjekoslava Majera, odnosno sposobnost da se kroz jednostavne vizure vi?enja svijeta progovara jednostavno. Zapravo, Brkovi? ?e uvijek nešto graditi za budu?nost, odrješitim emotivnim registrom, da bi se na jednom mjestu okupila samo bitna zna?enja.
Sead Begovi?
Pretu?en crnogorski pisac Jevrem Brkovi?
25-10-2006
Tri naoružana napada?a su ranili poznatog crnogorskog pisca Jevrema Brkovi?a i ubili njegovog voza?a.
Lokalni mediji izvještavaju da se napad desio kasno sino? kod Brkovi?evog doma u Podgorici. Napada?i su gospodina Brkovi?a prvo pretukli pretukli i potom iz vatrenog oružja ubili njegovog voza?a Sr?ana Voji?i?a koji je pokušao zaštititi gospodina Brkovi?a. Ljekari navode da su Brkovi?u pružili pomo? u bolnici u Podgorici zbog zadobijenih rana koje ne predstavljaju opasnost po život. Motiv napada nije odah poznat.  Jevrem Brkovi? je kasnije rekao reporterima da vjeruje da iza napada stoje ubice i gangsteri koji su se prepoznali u njegovom najnovijem romanu.  Gospodin Brkovi? je bio meta nekoliko politi?ki motiviranih napada zbog svog protivljenja srbijanskoj ulozi u balkanskim sukobima 90-tih godina. On je veliki dio vremena proveo u Hrvatskoj i vratio se u Crnu Goru 1999.

______________
 
Dy shokë të pandashëm: Beqir Bajraktari edhe Kadri Mani!!
 
Lapidari i dëshmorëve: Rexhep Mala e Nuhi Berisha-Gjilan
      
 
Nga Kadri Mani

 
Kush tha se nuk mund t’i bësh dy shqiptarë bashkë!?- ja ku jemi bashkë!! Dhe as jemi fqinj, as kemi qenë bashkënxënës as bashkushtarë; jemi njoftuar rastësisht në spital, dhe jemi lidhur me një ideal! Tash pimë kafe e bëjmë llafe, shpesh hamë në një kupë e pimë rasoj nga një kacë, unë në Artanë dhe ai në Bllacë!
Ai familjen më të madhe dhe unë më të vogël, por nuk e mashtrojmë njëritjetrin dushk për gogël!
Qëndrojmë roje nderi, me dëshmorët në mes, e kemi prish një thënie: i drejtë si litari në thes! Ne dy jemi të drejtë, sikur kumbonarja e minareta, i tallim kush thotë- tung, ne themi- tungjatjeta!
Ja pse jemi më të mirët, ja pse jemi më të dëlirët: se nuk rrejmë e nuk mashtrojmë, drejt punëve tona shkojmë!
Familja Bajraktari: Beqiri ka 52, Hanumshahe 54, Ragipi 32, Hatixhja 31, Shaipi 30, Sahiti 29, Sabiti 26, Halimi 24, Blerimi 22, Hava 20, Arsimi 18, Liridoni 16: të gjithë janë argatë të meleqit e jo të dreqit! Janë nxënës, studentë, mësues e diplomatë, askush nuk jua bë ngat! Ata janë katundarë, por jetojnë si pashallarë! Ata nuk punojnë me hile, por askush nuk jua lë dot ngile!
Dhe unë jam një burrë i mbarë, ta lavdëroj pak veten që të dukem si shqiptar! Nuk jam si të tjerë gazetarë: gazetarët shkruajnë gazeta/ më shumë rrena se të vërteta!
Tungjatjeta!
  



(Vota: 11 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora