E shtune, 05.12.2020, 11:12 AM (GMT)

Sporti » Futbolli Shqiptar

Në Juban, atje ku prej dy vitesh luhet futboll femrash

E shtune, 11.08.2007, 03:14 PM


Vendimi më i fundit i Federatës Shqiptare të Futbollit për krijimin e sektorit të femrave, është pritur mjaft mirë në rrethin e Shkodrës. Në veçanti për vajzat e fshatit Juban, vetëm pak kilometra larg qytetit të Shkodrës, të cilët për afro dy vite sterviten rregullisht në një ekip zyrtar pranë kompleksit sportive të Jubanit. Ka qënë një inciativë e pasionantit Ferdinand Jaku, pronar i kompleksit sportiv të fshatit, i cili në rolin e sponsorizuesit, në bashkëpunim edhe me trajnerin Marin Jaku, formuan grupin e vajzave, të cilat iu përgjigjen me shumë kënaqësi ftesës për tu rreshtuar në ekipin e futbollit. Janë vajza të moshës 15 deri në 22 vjeç, të cilat, kanë sfiduar bashkëmoshataret e tyre të qytetit duke marrë këtë rrugë të bukur dhe interesante. Terezina Idhija, kapitene e skuadrës, për të vijuar me Loreta Jaku, Terezina Palushi, Mirela Mirela Idhija, Emanuala Jaku, Xhulja Preçi, Rovena Palushi, Dorina Gjoni dhe Gilberta Marku, janë futbollistet femra të përzgjedhura nga dyshja Ferdinand dhe Marin Jaku për të përfaqësuar Shkodrën në një turne kombetar që do të zhvillohet nga data 12 deri me 14 në qytetin bregdetar të Sarandës. Vajzat kanë lënë prapa paragjykimet, apo thashethemet e fshatit duke u bërë pjesë e skuadrës së futbollit, madje duke bërë qënë pjesëmarrëse e shumë ndeshjeve, sidomos jashtë vendit, si në Maqedoni e Mal të Zi, ku kanë patur ftesat përkatëse. Madje, këto ditë, ato janë duke u përgatirtur për një Turne Kombëtar Futbolli, i cili është planifikuar të zhvillohet në qytetin bregdetar të Sarandës. 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora