E enjte, 28.03.2024, 02:04 PM (GMT)

Kulturë

Kastriot Tusha

E shtune, 25.06.2005, 09:26 PM


Kastriot Tusha
Kastriot Tusha - Tenori ambicioz

Tenori Kastriot Tusha ka ardhur ne skenen shqiptare me nje fizionomi e tingellim te ri, kristalor

U lind ne Elbasan me 1963 dhe mesimet fillestare per kanto i mori ne Shkollen e Mesme te Muzikes "Onufri" te Elbasanit. Me pas mesimet per kanto i vazhdoi ne Akademine e Arteve te Bukura ne klasen e Gaqo Cakos.

Mbasi kryen studimet ne 2002, aktivizohet prane solisteve te Teatrit te Operas dhe Baletit, por edhe si kengetar, solist prane Ansamblit te Kengeve e Valleve Popullore.

Ne Teatrin e Operas dhe te Baletit, Tusha realizon nje veprimtari te ngjeshur koncertore me pjesemarrje te gjere ne mjaft role ne operat shqiptare dhe te huaja, me koncerte te llojeve te ndryshme, me repertor te pasur, ashtu si ne fushen e muzikes se lehte dhe asaj popullore, si brenda vendit dhe jashte tij, si nw Gjermani, Itali, SHBA, Zvicer, Turqi, Angli, Danimarke, Kosove, Maqedoni, Kanada, Norvegji, Suedi, Irlande e gjetiu. Eshte ngjitur ne skena te shumta operistike, me role si Alfredo ne "La Traviata", role te "Rigoleto", te "Trovatore' etj, etj.

Ne te gjitha keto debutime ai e ka shaqur veten si nje kengetar lirik sugjestionues dhe terheqes.

Qe nga viti 1992 Kastriot Tusha eshte kengetar i lire, i pa impenjuar ne ndonje trupe operistike. Kjo e afroi me shume me ate zhaner koncertesh me kenge qytetare te krijuara, qe i modulonte bukur me tingullin e tenorit lirik.

Tusha u be teper terheqes per degjuesit, duke i hapur vetes nje karriere te shkelqyer ne kete gjini kenge.

Ka kenduar shpeshhere edhe me kengetare te muzikes se lehte si Deda, Makashi Gjoka, si dhe me Vikena Kamenicen e Manjola Nallbanin.

Tusha eshte nje tenor ambicioz i cili me koncertet e tij recitale, shkon me tej drejt rrymave te ndryshme te te kenduarit, ritmeve latino-amerikane, nen shoqerimin e Orkestres se Re te Filarmonise, orkestrave te tipit sinfoxhas, etj.

Synon te dale ne treg me sidi muzikore dhe te shfaqet ne skene me tipe melodish, me emocione te larmishme, perputhur me karakteret e kengeve dhe rrymave perkatese.

Koncertet e tij ai i realizon edhe me ftesat qe u ben artisteve vendas dhe te huaj, per t'i plotesuar, nga kjo pikepamje, imazhet rinovuese te koncerteve te veta. Zgjedhja qe ai ka bere eshte e sigurt.

Ai eshte i prirur vec muzikes operistike edhe ndaj muzikes qytetare te llojit te aries, dhe nuk ka nguruar edhe te kendoje kenge te perzgjedhura popullore.

Tema



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora