E enjte, 28.03.2024, 11:43 AM (GMT)

Faleminderit

Ukshin Zajmi: Figura të ndritura ilire-shqiptare me fame botërore

E shtune, 30.05.2009, 06:13 PM


Papa Shën Eleuteri
Papa Shën Eleuteri
Figura të ndritura ilire-shqiptare me fame botërore

Nga Ukshin Zajmi

Papa Shën Eleuteri prin
 
Shumë përsonalitete me famë botërore ishin iliro-shqiptarë: Shën Eleutheriusi apo San Eleuterio përkatësisht Papa Eleutari, San Caio (283- 296) Giovanni IV (640- 642), Shen Asti, peshkop i Durresit, Shen Terini nga Butrinti, Shen Donati, peshkop i Evrojes (Paramithi), Lauri dhe Flori nga Dardania, Shen Dardani, Shen Jeronimi, Shen Ashtini, Shen Albani e Shen Angjelina….

Në vargun e përsonaliteteve me rëndësi botërore të prejardhjes iliro-shqiptare, i pari në listë radhitet Papa Eleuteri. Për këtë përsonalitete flitet në librin e tretë, të botuar me emrin e Marlin Barletit, në faqën 51, në botimin e vitit 1555. Nga ky libër, por edhe nga materialet tjera, mësohet se Papa Eleuteri, i quajtur Papa XIV, i Pontifikatit të Romës, ka lindur në Nikopojë të Epirit, përkatësisht në Prevezë të Çamërisë.
Mësohet se ai u lind 100 vite pas Krishtit. Studimet i ka kryer në Romë dhe në periudhen e Papës Shën Ançiteti, i cilin qëndroi në fron prej vitit 157 deri me 168, Eleuteri mori urdhërin e Meshtarisë. Papa Eleuteri e më vonë Shën Eleuteri në Fronin e Shën Pjetrit u ul në vitin 177 (sipas Engjëll Sedajt në vitin 182). U martirizua nga idhujtarët e Romës në vitin 192. Nga disa të dhëna mësohet se në rolin e Papës, Shën Eleuteri qëndroi deri në vitin 186, pra nëntë vite, por disa thonë se ai qëndroi në fron 15 vite. Përndryshe, kjo e dyta, duket se është përzier me vitin kur ai u martirizua.
Si do që të jetë, mësohet se Papa Eleuteri përhapi Ungjillin në shumë vende të Mbretërisë Romake, madje, pas lutjes së Luçit nga froni i Anglisë, ai dërgoi misionar për të predikuar edhe atje, duke e bërë krishterimin besim dominues për qytetërimin evropian. Bëhet e ditur se ai e kreu me përkushtim të madh këtë detyrë të rangut botëror, dhe se, pos 12 meshtarëve dhe 8 dhjakëve ai u dha tituj edhe 15 peshkopëve të vendeve të ndryshme. Ishte kundërshtar i bestytnive të shumta, andaj dha edhe urdhëra të ndryshëm. Është ruajtur urdhëri për mos respektimin e bestytnisë hebreje e maniake për mosngrënien e mishit të shtazëve nga njerëzit. Ky urdhër në latinisht është: ” Firmavit ut nulla esca usualis a christianis repudiareta, maximo fidelibus quesca Deus creavit, quae tamen rationalis et humana est”.
Se Papa Eleuteri e pastaj Shën Eleuteri kishte një emër të madh, dëshmon e dhëna që na e zbulon Engjëll Sedaj, se në Kapelën Sikstina, në afreskat e Mikelanxhelo Buonarotit është i pikturuar edhe portreti i tij. Sipas zbuluesit, ai, paraqitet në profil me një mjekërr të gjatë, i ulur në fron duke mbajtur në duar një libër të madh, ndërsa në shpinën e tij janë dy engjëj-fëmijë duke e shikuar të njejtin libër. Se Papa Eleuteri është shqiptar na dëshmon edhe Zef Valentini, në shkrimin e tij për këtë figurë të ndritur shqiptare në revistën “Lajmtari i Zemrës së Krishtit”, të botuar në Shkodër në vitin 1994. Kjo dëshmohet edhe nga një letërkëmbim i Skënderbeut i vitit 1460, kur ai, princit të Torontos, pos tjerash i shkruan:” Ne shqiptarëve na thonë Epirotë…”, kurse dihet, se Epiri shtrihet nga lumi Vjosë deri në gjirin e Ambrakisë në jug, dhe prej maleve të Pindit në lindje deri në
brigjet e Jonit në perendim. Krahas kësaj, dihet se në sinodën e parë të Romës që është bërë në vitin 130, kanë marrë pjesë me qindra peshkopë nga Iliriku, e kjo do të thotë se në shekullin e dytë në Ilirik ka qenë një administratë kishtare e organizuar shumë mirë, andaj dikur Iliriku është quajtur edhe "Ishulli i Shejtorëve."
Duke parë këto të dhëna, kot mundohen të tjerët që të përvetësojnë përkatësinë kombëtare të shumë përsonaliteteve shqiptare, sepse iliro-shqiptarë ishin: Shen Eleutheriusi apo San Eleuterio përkatësisht Papa Eleutari, San Caio (283- 296) Giovanni IV (640- 642), Shen Asti, peshkop i Durresit, Shen Terini nga Butrinti, Shen Donati, peshkop i Evrojes (Paramithi), Lauri dhe Flori nga Dardania, Shen Dardani, Shen Jeronimi, Shen Ashtini, Shen Albani e Shen Angjelina.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora